Në orën 18.10 minuta, ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani la pas ambjentet e paraburgimit, gati tre orë pasi Gjykata e Apelit ndryshoi në favor të tij masën e sigurimit personal nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpiak’. Nga burgu 302, ish-guvernatori u shoqërua drejt banesës së tij në kryeqytet nga policia. 

Dhjetë ditë pasi provoi kufizimin e lirisë në paraburgim, arresti shtëpiak u vendos për Fullanin me një qëndrim unanim nga të tre gjyqtarët e vleftësimit të masës, Alaudin Malaj, Agim Bendo dhe Shkëlqim Miri. 

Trupa gjyqësore, me relator Alaudin Malaj, shpalli se Fullani nuk duhet të lërë ambjentet e shtëpisë sipas këtij vendimi dhe të mos kontaktojë askënd tjetër përveç familjarëve të tij. 

Gjatë kësaj seance, avokati i Fullanit, në mbrojtje të klientit të tij rëndoi pozitat e ish-guvernatores së parë Elisabeta Gjoni, kur tha se edhe pse nuk ishte propozuar emri për zv.guvernatorin e dytë, ky vend nuk mund të konisderohet vakant pasi sipas rregullores, kompetencat për kontrollin e Departamentit të Emisionit i kishte në fakt zonja Gjoni, aktualisht guvernatore në detyrë. 

Avokati rëndoi edhe Këshillin Mbikëqyrës kur e konsideroi Ardian Fullanin si mes të barabartëve sikurse anëtarët e këtij këshilli, përsa kohë prokuroria e dyshon atë se duhet t’u kishte propozuar atyre rregullime ligjore. 

U rënduan po ashtu edhe pozitat e ish-drejtorit të Departamentit të Emisionit, Dorian Collakut, i cili sipas mbrojtjes duhej të propozonte akte nënligjore për mirëfunksionimin e këtij seksioni. Ish-guvernatori shtoi se gjatë 30 viteve si bankier, por edhe 10 viteve në detyrën e guvernatorit kishte punuar me pasion dhe në respekt të ligjit. 

“Ngjarja e rëndë ishte një rrufe në qiell të pastër, por ajo është një ngjarje e shkëputur dhe mund të ndodhë kudo. Departamenti i Emisionit funksiononte me rregullore”, e mbylli fjalën e tij Fullani. 

Nga ana e tij, prokurori Nezir Gjoka përmendi edhe dëshmitë e dy anëtarëve të këtij keshillit, Dhori Kule dhe Ermelinda Meksi, që kanë deklaruar para prokurorit të Tiranës se i kishte kërkuar në rrugë jo formale guvenratorit të propozonte zv.guvernatorin e dytë, gjë cila nuk ka ndodhur. 

Pas shpalljes së vendimit, avokati Maks Haxhia u shpreh i pakënaqur me masën dhe njoftoi se do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë. "Nëse do klasifikohet për ndonjë përgjegjësi administrative ose penale, ai nuk mund të ndahet nga Këshilli Mbikëqyrës, sepse ky këshill është një organ kolegjial dhe ashtu siç funksionon për një anëtar funksionon edhe për të tjerët”, tha Haxhia. 

Por ndërsa ish-guvernatori fitoi nga bujaria e gjykatës, e hëna nuk ishte ditë me fat për ish-inspektoren e përgjithshme Elivar Golemi. Ajo u la në ‘arrest me burg’ edhe pse theksoi se kishte qenë në dispozicion të prokurorisë dhe se materialet që prokuroria i përdori për hetimet ua kishte vendosur ajo në dispozicion. 

“Auditi, me sa di unë, nuk është kryer as në 2008, 2009 dhe deri më 2011, kur unë mora detyrën. Përse ngarkohem unë me përgjegjësi kur kam punuar me devotshmëri”, tha zonja Golemi. 

"Çdo çështje, gjetje, rekomandim që është adresuar gjatë periudhës që kam drejtuar Departamentin e Kontrollit ndodhet i përfshirë në këto raportime. Kur Këshilli Mbikëqyrës e ka parë të nevojshme më ka kërkuar serverin. Në asnjë herë të vetme, deri në korrik, nuk kam pasur kërkesë për takim pa administratorin. Rasti i vetëm është kur anëtarja e KM, Ermelinda Meksi, në korrik 2014, bëri një kërkesë me email ku kërkonte të takoheshim pa praniën e administratorit. Kam për detyrë të raportoj në Këshillin Mbikëqyrës çdo tre muaj dhe të gjitha raportimet gjenden në protokollin e sekretarisë së këtij këshilli”, tha ish-inspektorja e përgjithshme. 

Gjykata e Apelit gjatë ditës la në fuqi vendimet e shkallës së parë me ‘arrest shtëpie’ për ish-inventarizuesit Ilir Dedja dhe Fatbardha Gurthin, ndërsa ndryshuan vendimet për kolegët e tyre Bahri Allushi dhe Gentian Jahja, për të cilët u vendos nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’.

40 Komente

Me mire do ishte te kishim nje permbledhje te Vendimit te Gjykates se sa bilbilosjet e " kendo o Muze trimerite avokatekse te M.Haxhise " nqs nuk hyn dhe ky tek Elita , gje qe e justifikon , them se smiley

Keta te bukurit nuk mund te mbahen ne burg.

ore ky Fullani, mban jelek antiplumb, apo keshtu e ka posturen..?smiley

 

gjykatesi Alaudin,  thote...  duket sikur  nga nderzimi i Aladinit te perrallave  dhe Kolaudimit te makinave,  eshte formuar emri i ketij, Alaudin..smiley

smiley

Shpresoj qe nje nga 213 mediat shqiptare do t'i beje nje permbledhje shqyrtimeve gjykate-ore te te gjithe te arrestuarve per vjedhjen e BSH; kush eshte lene ne arrest burgu e kush ka dale jashte, e mbi c'baze/logjike ligjore apo proces-hetimore. Si dhe nese Apeli ka shqyrtuar ndonje kerkese tjeter mbrojtje nga keta hajdutet e thesarit per te kthyer vendimin fillestar te gjykates per arrest.

Nese do benin ndonje statistike per shkelje ligjore te ngjashme ose me te lehta (sa veta gjykohen ne burg e sa gjykohen ne gjendje te lire apo me arrest shtepie) them se do kishte xhevahire. 

Rama nderkohe fton shqiptaret (Pjer, mos rri po duku) te aplikojne per antare te keshillit mbikqyres te BSH, i jep afat dy jave.

Kurse Arvizu konkuron programet e humorit shqiptar; i le amanet drejtesine Ilir Metes smiley

P.S. s'FMN.

Xhibo, artikullin per kanditaturat e guvernatorit te ri te bankes qendrore, e kam sjelle para nja 1 ore, e ke tek temat poshte. Une do kisha deshire te aplikoja, por nuk guxoj dot, per shkak se nuk kam dipllomen e larte, ndonse e di ekonomine shume me mire se ata qe kane masterat atje. 

 ke harxhu kohen kot, e kishe ble nje Diplome dhe e rregulloje nje vend  smiley, ja c``bohet ne memedhe, kshu te gjithe jane me Diplome  por marrin vesh si te vjedhin per vete dhe si te korruptojne eproret politikane ! po ti nuk e bo kte gabi!m! Je nje brez tjeter se edhe e kishe ble nje DIPLOMEsmiley

Une do kisha deshire te aplikoja, por nuk guxoj dot, per shkak se nuk kam dipllomen e larte, ndonse e di ekonomine shume me mire se ata qe kane masterat atje.

Bravo per modestine! 

Si dhe kjo masa qesharake, sidomos duke pasur parasysh kapacitetin e Fullanit per te prishur provat e hetimit apo per te ndikuar ne hetim me menyra te tjera:

Trupa gjyqësore, me relator Alaudin Malaj, shpalli se Fullani...të mos kontaktojë askënd tjetër përveç familjarëve të tij. 

Si do implementohet kjo masa o ti zotni Dine Malaj? Do ja kontrolloje internetin Ermal Beqiri ne shtepi dhe do konsultohet me Spartak Brahon per te konkluduar nese ishte Fullani dhe jo ndonje nga familja personi qe kontaktoi me x apo y person ne banke /politike /kafene /berbehanaeBerberittePeshkut?

Xhibo, gjykata e kishte merak te madh se mos vjen tek peshku. smiley

Veshtire per te gjykuar nese ka qene Prokuroria dobet apo gjykata kucke. 

Dmth u arrestua se u doli perpara dhe u lirua se duhej tu kthente kurrizin smiley

Po ne sikur kishim nje vandak ligjeruesish per "koka turku "  e ne teresi koka qe ne gene ,dmth ADN ,vertetojne se rrjedhim nga Majmuni .

Te gjithe keto koka cilesore dhane mejtime .Tani nuk kane me ? Gjembi si e ka mejtimin e mendjes ? Apo do presim rekursin e Haxhise per ta nxjerre "te pafajshem "smiley

ndonje shperblim per 10diteshin e fullanit ne biruce nuk do te jepet!!

perse behen qesharake dhe i cojne ne gjykatesmiley

Jam shume kurioz sesi i kane arsyetu dy vendimet qe jane te ndryshme, megjithese rethanat i kane te njejta. Fullani ne shpi, kjo ne burg..... Mbase ngaqe Fullani eshte publik, nuk e ka te lehte t'ia mbathi?

dmth prokuroria qenka perdorur nga Rama..

e pat dhe banka, me siguri do gjejne ndonje specialist per ate post

Per akuzen qe i eshte bere edhe arest shtepie eshte shume. Maksimumi duhej detyrim paraqitje nje here ne jave. Por ajo qe me ben te qesh eshte se prokuroria e akuzon per shperdorim detyre ndersa Bordi i Mbykqyrjes e shkarkoi pasi ai (Fullani) ka cenuar thellë interesat e Bankës së Shqipërisë. Dhe kjo per mua eshte nje vendim  qe duhet ti peshoje rende pasi do te hote se ai ka vepruar ne kundershtim me regulloret dhe vendimet e Bordit me pasoje dhunimin e interesave primare te BSH  te cilat jane stabiliteti monetar, stabiliteti i cmimeve , menaxhimi i kursit te kembimit dhe rezervave valutore etj. Mirpo asnje akuze te tille nuk kemi nga organi i akuzes. Mendoj se prokuroria duhet te therase edhe njehere anetaret e BOrdit dhe t'ju kerkoje fakte se ku e ka dhunuar interesin e thelle te BSH dhe pastaj ti perpiloje nje akuze te dyte dhe ta arestoje prape. Nese prokuroria nuk e ben kete gje do te thote se eshte e kapur nga krimi dhe sigurisht nga salija dhe se deri tani vetem sa ka tallur bithen si gjithmone.

Tha Komandanti qe do lirohet , u lirua , skemi cbojme Drejtesia eshte ne duart e Komandantit.

Duhen fatkeqsisht nje kohe egjate qe sitemi i korruptuar i drejtesise shqiptare te instaluar nga Berisha per shume kohe te cmontohet, eshte afer mendsh qe te thuash se Fullani do te te marr ndonje denim per abuzimet me detyren, dhe shperdorim te financave

! Eshte qesharake ajo thenia eHaxhise per" xhelozine " qe kane kane disa per Fullanin si `King`, .dhe kur mendon qe u be King me parate e shqiptareve! dhe tani eshte mbrapa hekurave, nuk ka me shans te kete ndonje nam kingu, pas kesaj, se do ti njisin nofken e hajdutit, dhe `kin` hajdut nuk ka ! smiley

Une nuk e kuptoj percfare Fullani e mbajne (avokatet e PD) `king` cfare ka bo ndonje reforme a ndonje publicitet LIBRASH per Banken ndonje metode pune te vecante qe ka ndihmu Thesarin e shtetit ?!!! Si do qe te jete futja opinioni i brendshem dhe ai i jshtem besoj po ndjekin se deri ku do te shkoj standarti i Drejtesise shqiptare  me kete ceshtje te bujshme deri tani!

Do zoti mos te jete nje fllucke sapuni dhe Fullani te dali palagur, se pastaj do ti hapet rruga te tjereve, si Fullani .dhe e mori ferra uraten -do t thone! - Ai vend nuk behet!

Sigurisht qe del pa lagur , te jesh i sigurte qe ne 2017 - en behet deputet .

thash pak me larte do kohe qe te cmontohet ajo qe ka ndertuar Komandanti, ne keto 20 vjet, nje Shqiperi Demokratike, " me kusar  hajdut cowboy!

Me vjen shume keq qe je kaq naiv , " do kohe te cmontohet " nga kush e pret cmontimin ti amon, nga Edin Rama ?  smiley M e vjen keq , por gjithsesi une do te vazhdoj  edhe ne ditet muaj e ardhshem te bashkebisedoj me ty smiley

Erion Brace:

 

Rroga vjetore e Fullanit është 11 4320 dollarë, paga mujore 9 milionë lekë në muaj. Por ndërkohë

 një përllogaritje e vogël në pagën mujore të tij, mund të arrihet fare lehtë në përllogaritjen se

Fullani paguhet se dy presidentë, dy kryeministra dhe dy kryetarë Kuvendi shqiptar të marrë

sëbashku. Çka e nxjerrë atë të një rëndësi të dorës së parë në vend, teksa merr 114 320 dollarë

në vit, ndërsa presidenti shqiptar merr 26 297 mijë dollarë në vit.

Parakalohen edhe presidenti

rus Putin me 81 mijë dollarë, Morales i Bolivisë me 21.6 mijë dollarë dhe presidenti i 1.5 miliardë

njerëzve dhe superfuqisë së re ekonomike, Hu Jitao i Kinës me 3 mijë dollarë"

----------

Ky Fullani duhet te bej vezen e kuqe me nje rroge 114 320 dollare!  Rrofshin shqiptaret qe  mbajne nje `bankier ` me 114 320 dollare ne vit !!!

smiley

 

Ne kete pike Fullani duhet pergezuar per ndershmeri se ka pasur ne dore t'ia caktoje rrogen vetes sa ti doje bytha por u mjaftua me vetem $114 mije ne vite.

Nashi eshte me arrest shtepie me kusht qe te mos largohet nga vila e tij luksoze e me pishine.hapi i dite shpallja i pafajshem.ja pra qe krisma nuk ka pasur ...smiley

E pati thene dikush para disa kohesh qe Fullani kishte mundesi te ecte shume ne Itali. smiley

Nderkohe ne Amerike Kryetarja e Bordit drejtues merr $201,700.

America me 315 milion banor , Albania me 2.8 milion Fullani merka dicka me pak se Kryetarja e Bordit drejtues smiley ne duhet te kemi nje buxhet me te madh se amerika te paguajme nje guvernator banke 114,000 dolarro!

 

+1
 

Po qe se shqiptaret jane nje popull europian, i zhvilluar, te dalin dhe te shkojne ne shtepine Fullanit ku ai eshte i arrestuar dhe te protestojne me tabela , ku te jene afishuar rrogat e tyre, dhe te kekrojne pastaj qeverise te rrisin rrogat dhe pensionet, dhe t mos paguajne Fullanin me shume se Putini ose ai presidenti i Kines! Turp!Me aq lek sa jane vjedhur nen hunden e ketij hynderrit, shteti shqiptar mund te mbyllte shume vrima, fjala vjen te rriste pensionet e pleqve invalideve,

Po po dhe sala rrinte te shpia ne brrake derisa ja falen..... ndersa rama ka 3 mije euro , hahaha po ilir floriri??
Cmerreni me rrogen? Ai ka bere namin duke vjedhur e abuzuar, apo nuk eshte fiks si doganieret :
Pse, marrim rroge ne????

He bre u gjet guvernatori i ri?

Sa kohe do te rrije para se ta fusni ne burg sepse edhe ai tjetri mund te vishet bukur se ja do detyra sikur thuhet.

Ore po kete Fullanin sikur e kane paraqit me nja tre a kater Vila .Ka gjo vendimi ne cilen "shtepi"' duhet te qendroje ne arrest ? Me e mira , me qe grumbullohen edhe prodhimet tani ne vjeshte ,  i takon ta kete ne Farke .Dhe hava e mire dhe Relaxohet se osht lodhe shume ..

Xhibolja ka ndonje infoartikullgjykatvendimi apo hajt mo se per PPU eshte ..le nje koment aty smiley   futi  dhe nje serverermal per tu duk si bashkekohor mer jahu "i pakapshem "' dhe hec mo smiley

Rama i thote atyre qe shprehin dufin tek faqja e tij ne Facebook per nxjerrjen e Fullanit nga burgu:

- E keni gabim, une jam qeveri, s'jam prokurori-qeveri si ne kohen e Enverit. Kaq desha tju them se po te shkruaj me shume ju harxhoj kohen juve qe do ta lexoni...si dhe desha t'ju le te ditur se do flas me shume per Fullanin te enjten tek Opinioni i Fevziut te ligeshtuar per Fullanin, keshtu qe me ndiqni aty! smiley

Te gjithe tek Fevzo...po tek Kol Balla pse s'shkojne keta, aq me teper qe ai eshte i pavarur?

E paska gjet nji '"qofte " Gjibi per me na dhene me kuptue se ky fare Musteqje si Dordolec paska vlera me e emertu "tradheti kombetare " smiley I jep vlere vetes nje Individ pa piken e personalitetit per ate Post .nje matrioshke politike e rradhes se Berishes ,  sikur ju dogj suma njeriu se cfare thote e ben ai .Tani dhe nje "Tablo Sinoptike " na duhet nga bari falliu dhe m'rrjegull eshte PD-hi !

Pse te Fevzi Uturaku ? Nuk eshte sekret .Aty eshte bere M...Mullar dhe Uturak pas Uturaku ( emision pas emisioni&nbspsmiley z.Fevzo -ziu , mundohet per te miren tone te na ushqeje nga pak ...

Po keshtu ndonje gje nga Vendimi Gjykates  shoqja Gjembi ka apo jo ?

Po rri e rehat se shume gjera po kerkon. Kujt i duhet gjykata, vendimi, hetimi, denimi, akuzimi. Ajo c'ka na duhet neve jane cicerimat. E lexon si tha me lart. Cfare tha ai per kete pune? Foli me 140 germa. Dhe ne fund hame edhe nga nje ngjale me porosi nga shoqet antikomuniste.

Dhe shume keq nuk e ke .Po mbase ka ardhe koha qe te mesohemi te gjykojme nga Vendimet e atyre qe e kane te drejte Ligjerisht ... .ose do vazhdojme te presim bajgerimet e shokeve "cfare tha Rama " "cfare tha Basha " qe helbete edhe Xhibolja te kete argumente per ti shtjelluar me poshte ato qe argumentoi me lart smiley , si psh "cfare tha Brahua me Ermalserverin " si dhe Oooooooo o brinja , matrioshka me emer te modh mer jahu ..cfare tha Presidenti Nishani smiley

ajo kohe ka ardhur dhe ka ikur me duket po na kem fejsin e bukit or tie per te leshue piskama .... se prokuroria eshte nje lavire bulevardi ... me keshtu jan mesu keta shoket antikomuniste prandaj tani habiten ... po si ere nuk guxoi ta shante prokurorin apo gjykaten po del e thote s'jam as prokuror as gjykates ... ky s'qenka burr shteti mer jahu

Aman mor burre se aty te rri mendja kush do zgjidhet dhe si do zgjidhet. 

Linku i pare  s'te punon. 

Linku i dyte thote ta zgjedhim me facebook e me Like. C'fare te komentojme ketu? 

Do mesohen edhe keta me shprehjen lexhendare te Gjembit " ka shtet or tie "

arresti e shpise e kishte si "barazimin ne xhep". Ai man shprese me e mbyll si dosja e lulit, me procedure

 

Nuk me besut mu kur ju paralajmerova se " me ato akuza nuk denohet Fullani ..!" Me akuza te tilla, plotesisht te merituara, ja leronte nenen vetem Enveri.Te gjith ata qe edhe e urrejne edhe e duan i kemi te shprehur me opinionet e tyre ketej siper.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).