Radio e Jahtme e Kinës, (CRI) ka kryer një intervistë me Kryeministrin Rama gjatë vizitës së tij në Kinë. CRI gjithashtu raporton mbi takimin midis dy kryeministrave. Mbi detajet e bisedës midis Keqiang dhe Ramës, CRI shkruan se, "Li Keqiang u shpreh në takim se Kina i kushton vëmendje të madhe miqësisë tradicionale me Shqipërinë... Kina dhe Shqipëria kanë perspektiva të gjera bashkëpunimi në fushën e energjetikës, të industrisë minerare, bujqësisë, infrastrukturës etj. Kina është e gatshme të importojë më shumë produkte cilësore bujqësore dhe minerare nga Shqipëria dhe përkrah pjesëmarrjen e kompanive kineze në ndërtimin e infrastrukturës shqiptare, veçanërisht në ndërtimin e autostradës që lidh Shqipërinë dhe Maqedoninë, për të arritur sukses në realizimin e projekteve të mëdha mes dy vendeve." - raporton CRI.

Më poshtë intervista e Kryeministrit Rama.

Kjo është vizita juaj e parë në Kinë që pas marrjes së detyrës së kryeministrit. Sot mbyllët një takim me homologun kinez zotin Li Keqiang, çfarë tema prekët në takim dhe çfarë pritshmërish keni nga vizita në Kinë?

Është e vërtetë, kjo është vizita ime e parë në Kinë si kryeministër, dhe ky është takimi i dytë me kryeministrin e Kinës pas takimit të zhvilluar në Bukuresht në mbledhjen e thirrur prej tij me pjesëmarrjen e të gjithë drejtuesve të qeverive të vendeve të Europës Lindore dhe Qendrore. Praktikisht takimi ka qenë vazhdë e takimit të nisur me plane të reja e me projekte të reja dhe mundësi të reja që ka sot Shqipëria dhe rajoni për të rritur bashkëpunimin me Kinën.

Cilat fusha shikoni më me përparësi për zhvillimin e bashkëpunimit me Kinën?

Ka një komponent që lidhet drejtpërdrejt me mbështetjen e qeverisë kineze, por ka dhe një komponent tjetër që lidhet me krijimin e kushteve për sipërmarrjet private kineze. Për sa i përket pjesës që lidhet me qeverinë kineze, ne praktikisht jemi duke finalizuar një marrëveshje për financimin e punimeve për Rrugën e Arbrit, dhe ndërkohë jemi duke diskutuar për një serë projektesh të reja, ku do të përmendja projektin e sistemit hekurudhor që mund të jetë një projekt i finacueshëm nga pala kineze, duke pasur parasysh dhe interesimin e shprehur nga qeveria kineze për rajonin në tërësi në këtë aspekt, projektin e autostradës së kaltër, gjë që e kemi biseduar edhe në takimin e Bukureshtit, padyshim projekte që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin e bujqësisë dhe jo vetëm të infrastrukturës, peshkimit, por edhe të arsimit. Sot kryeministri Li ka bërë prezent nismën për t'i dhuruar qeverisë shqiptare një grand prej 10 milionë juanësh të cilat do të shkojnë për financimin e projektit tonë të madh të transformimit të sistemit të mësimdhënies përmes inovacionit dhe kemi folur edhe për portin e Shën Gjinit, që është një projekt madhor dhe që besojmë se ka një interes konkret.

A mund të na thoni zoti kryeministër në çfarë drejtimesh do të punoni për të integruar vendin në Bashkimin Europian?

Ne jemi në një proces të ri pas marrjes së Statusit të vendit kandidat dhe drejtimet e këtij procesi janë shumë të qarta. Ato lidhen me demokratizimin e mëtejshëm përmes forcimit të ligjshmërisë, përmes formimit të institucioneve, forcimit të të gjitha sistemeve përmes të cilave zhvillohet jeta publike në Shqipëri por dhe zhvillohen marrëdhëniet midis individit dhe shtetit. Kështu që në këtë aspekt një vend të veçantë do të luajë vazhdimi i betejës kundër korrupsionit, si një betejë për modernizimin e shtetit në radhë të parë dhe modernizimin e sistemit. E s'ka dyshim pastaj përafrimi i legjislacionit dhe i vijës së përgjithshme së sjelljes së shtetit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

Turizmi është bërë një sektor i rëndësishëm për zhvillimin, si do të punoni në këtë drejtim?

Sigurisht që zhvillimi i turizmit është një prioritet kombëtar sepse turizmi është një nga burimet e reja të rritjes ekonomike për Shqipërinë. Nga njëra anë ne kemi filluar një punë intensive për të siguruar më shumë pastërti, por sigurisht kjo punë do të vazhdojë për të ndërtuar sisteme të qëndrueshme të pastrimit dhe të higjienës së plazheve tona në radhë të parë, dhe nga ana tjetër për të përmirësuar infrastrukturën me një sërë projektesh që do të vijnë vitin e ardhshëm dhe vitet në vazhdim, dhe sigurisht për të nxitur investimet e huaja apo private qofshin dhe shqiptare me modele të reja të zhvillimit dhe sipërmarrjes në turizëm.

Zoti kryeministër seksioni shqip i Radios së Jashtme të Kinës ka filluar transmetimet 45 vjet më parë: çfarë imazhi të Shqipërisë duhet që ne t'i përcjellin publikut kinez?

Ne kemi një histori të gjatë të përbashkët, e cila është një ndihmë e madhe në këtë drejtim dhe e bën më të lehtë punën tuaj, por sigurisht që sot jemi në një kapitull krejt tjetër të historisë së marrëdhënieve tona, në një kohë krejtësisht të re strategjish zhvillimi dhe qasje tërësisht të reja në raport me të ardhmen dhe me njëri tjetrin. Dhe natyrshëm Shqipëria nuk është ajo ishte dikur për Kinën, dhe pesha e Shqipërisë në raportet e Kinës me botën është shumë më relative, por nga ana tjetër kjo nuk do të thotë që ne të mos i bëjmë të gjitha përpjekjet që Shqipëria të tërheqë vëmendjen e opinionit publik në Kinë dhe të tërheqë vëmendjen e njerëzve që në radhë të parë janë të dhënë pas udhëtimeve, desitnacioneve të reja, për ta bërë Shqipërinë një destinacion të ri turistik edhe për kinezët.

51 Komente

s'e paska pas keq Berisha kur tha qe oburra, t'i hyme kinezces me inat derri!
Shume largpames paska qene. Vej bast qe as VQ s'e ka te perfshime mesimin e kinezces. Une deri tani nuk e kam has askund

Paska mor dhe Roshin e Kavajes me vete? vej bast qe ky do ket pas gisht te ulja e tensionit te kryeministrit diten e pare te vizites ne Kine. Ky ta prish gjakun

Jo Bredhso, nuk mund ta sygjeroje VQ mesimin e kinezces. Biles kjo perben nje pengese parimore ne diskutimin Pjer-qeveri. Ti besoj kaq gjo e di. Kina i ka shume keq punet me ndotjen e ajrit me CO2. Pjer e konsideron vend te mbaruar. Ceshtje kohe derisa te plase tullumbacja Kine.

a thu e kane hack titullin e temes hackerat?
Apo Blendi eshte interist?

Se si mund te shpjegohet ndryshe "interi-vista"?

Like!

Ta kete valle Qorri ene kete te mete te modhe?!!! Te jete ene interist "i shkreti"? Tifoz me gjermont o kshu qe car s'pret nga ai ne fakt.

Kinezet jane interesuar per Portin e Shengjinit...Me sa duken bathet gjithe portet e jugut te Evropes do jene nen pronesi te COSCO  smiley

Nje sygjerimi im vitin e kaluar Kryem." Njihja borxhin e vjeter Kines prej rreth 2 miliard USD.Kerkoi nje borxh te bute prej 10 miliarde dhe merr 8 .,!"Vur tere mendjen shkencore ne hartim projektesh per agro turizem dhe infrastrukturen pingule me detin e turizmin malor, duke hartuar modelin zhvillimor,  nga nje sinteze e analizave shkencore te resurseve te krejt terrenit mbi e nentoksor..."

Vetem keshtu mendoj se ky vend behet shpejt...!Rilind vertete ....

....Te gjitha te tjerat do jene " i kuq buzesh per plaken..." ! 

Intervista ishte interesante, ndonse ne disa pika nuk me pelqeu, ndersa intervista e Roshit me pelqeu, ishte me e hapur dhe me e çilter. 

Grava, per Kinen kemi biseduar para 1-2 vjetesh, kishim perputhje mendimesh, (ndoshta m'duket se e kam pershkruar edhe tek nje nga tregimet e mia, Beluli ose Bredharaku ose Xhibi ose Art mund ta nxjerrin ketu, si kompjuterista qe jane), mirpo qe te marrim borxhe nga Kina apo perendimi, m'duket se nuk eshte nevoja. Kjo tregon paaftesine e shqiptarve aty, qeverise aty. E tha mir nje peshkist (shqiptaro-çifut) ketu para 1-2 vjetesh, se; Shqiperia nuk ka nevoje te zvarritet, zgerlaqet neper qeveri e institucione financiare, i mjafton te shpenzoje 5 euro e te zbertheje mire se çfar thuhet tek VQ. 

E tha e tha por kujt ia tha. Shqiptaret me mire te paguajne 5 euro nje birre sesa nje liber que iu hap syte. E ka thene dhe Jezusi: Profetet urrehen ne vend te vet.

Po ti Vlonjato, a e ke blere vete VQ apo shkon ne Shqiperi vetem birra dhe ekspreso smiley

Z Pjer, une kam blere 3 kopje te librit tuaj vjet (ne fakt mi bleu nje i aferm se kisha merak mos mbaronin kur te shkoja Shqp). Mbasi e lexova me vemendje (here pas here beja ndonje pushim ndermjet rrjeshtave qe te reflektoja mbi ato qe lexoja) te tre kopjet i shpernadava neper miq. Dhe ata qe prej asaj kohe jane bere dhe antare te peshkut qe te kene mundesine te te ndjekin live ne kometet e tua te thella e largpamese.

Ahhh smiley kjo gje me pelqen smiley veç do te dija se ku i bleve, ne Tirane, Vlore. 

Me duket se ne Tirane, pasi personi me tha : i ke dhurate! Keshtu qe dhe une nuk e cyta me tutje. ''Falemiderit, sinqerisht faleminderit'' kaq pata mundesi t'i thoja. Besoj se me kupton. 

Te kuptoj i dashur, veç tani qe e ke lexuar, ke te drejten e 5 pyetjeve nga/rreth VQ, qe do mi dergosh tek posta private ketu, per Intervisten e madhe. Naten, se ketu eshte ora 11 e 20 smiley

bravo Vlonjat nuk kushton asgje ti thuash tjetrit nje fjale te mire. Ja psh sonte Pierre do te fleje si nje qingj i kenaqur! Sikur edhe Gjembi ti thoshte ndonje fjale te mire per VQ-ne (veshtire ne fakt se ajo mendjen vetem per ti cpuar/ngacmuar te tjeret e ka) kaq do Pierre dhe jeton edhe nje muaj tjeter i lumtur. Gjerat e vogla dhe qe nuk kushtojne gje ndonjehere jane te medha per te tjeret.

Prania e Z PTH ne kete blog na nderon te gjitheve. Aq me teper kur Ai merr mundimin dhe shprehet per gjera qe kane interes per te gjithe ne shqp kudo qe jemi.

Jo vetem qe i kam lexuar por dhe printuar. I kam ne nje kornize aty mbi tavolinen e punes. S'te bie rasti dy here ti kesh te printuara dhe te komunikosh drejtperdrejt me autorin.

Zeqo, ajo faqja aty nuk eshte e imja. Ka vertet materiale te miat, por nuk eshte e ndertuar siç duhet dhe nuk e di se kush e ka ngritur ate faqe. 

a thua te jete ndonje sharlatan qe ka uzurpuar emrin e PTH dhe shet mend neper blogje?

Prania e Z PTH ne kete blog na nderon te gjitheve. Aq me teper kur Ai merr mundimin dhe shprehet per gjera qe kane interes per te gjithe ne shqp kudo qe jemi.

Prania e Z PT. (pike)

Ketu do te duket sa largpames eshte K/M EKR. Une (flas dhe ne emer te miqeve te mi ne diaspore) jam per nje kandidature nga jashte Shqiperise. Dmth, shqiptar qe jeton dhe punon ne perendim, qe ka lidhje dhe kontakte me koka te medha ne Bruksel, USA dhe Kanada ( per keto dy te fundit nuk eshte shume e veshtire se lobi shqiptar eshte shume i fuqishem). Njeri qe nuk eshte perfol per asnje shkelje dhe te pakten te kete publikuar nje punim serioz dhe te qendrueshem per ekonomine. A ka njerez te tille? Veshtire eshte por po te kerkohet edhe gjenden.

birra dhe ekspreso  [smiley]

edhe qofte me raki zoti Pjer. Juve vete na i keni levduar ne rrefenjat verore qe i cfaqni here pas here ketu ne PPU. 

Shumë boshllëqe Intervista . Asnjë fjalë për ngjitjen e Murit Kinez ? Kthehu babasqap .Ti o vlla i ngjite shkallët dhe pe ngjashmëri midis PK kineze dhe PK të Reformuar Shiptare PD-hit si parti të suksesëshme . Jo ky Rama që është tip Koti . Mirë që nuk ngjit shkallët por as ngjashmëri nuk pa midis " se të majtat zotrie " smiley

Grava i nderuar .Ti mirë i ke gjërat me taten , po Kina na ka Borxh jo ne asaj . Tani dum s'dum ,  Enveri ka qenë i Parë dhe " qëroi " llogaritë duke cilësuar se " nuk paguhet mbështeja e Shqipërisë për tu Futur Kina në Europë " kaq .. Pastaj kishte dhe ca të dhëna me lekë dmth Qindarka , që do të kenë ngatrruar ty .

Gjithsesi Kina nuk përfshihet në atë që duam NE por në atë që i Leverdis asaj . Lexoje mirë Edin se e paska Kuptuar " pa ngjitur shkallët për tek muri Kinez " sidomos pas pritjes madhështore që i bëri PD-hi Min të Jashtëm Kinës ,me parullën e pashlyeshme në shekuj si krenari Kombëtre ..." Li pen -Turi Qen "

Dhe natyrshëm Shqipëria nuk është ajo ishte dikur për Kinën....

Përshëndetje !

o drize babagjyshi qe e kishte lene takati u ngjit ne maje te murit Kinez po ky i riu si e ka pllanin...

Ky i riu thonë nuk kishte këëllqe ti ngjiste dhe ka lënë nga një sPirth sPirth sPirth i dhonë nëpër shkallë të merret vesh Kinezçe .Kohë të reja , njerëz të rij ..ka pas qenë një emision i kohës sonë smiley

Juve Turtulleshë ç'mejtim keni ? Nga dosierët si e trajtojnë këtë smiley Ka ndonjë llaf nga ai që " me gjashtë të zëna nuk i zije dot kokën  dhe u mburrej  Juve " jam i pakapshëm "

Cudi edhe KM i Serbise eshte per vizite ne Kine ne te njejten dite me Ramen.

Te jete rastesi?

Çfarë thonë tablot Sinoptike të VetVendosjes ...O arrë gollogungë smiley

Kështu i tha dhe Hrushovei Vekes ...kam Vukmanoviçin e Titos këtu ..Do ta takosh  ?

E ti ke mar kum ke bovat ka hona

ja si vijne ditet, miqesia perseritet.

Ashtu eshte dhe shqipot lepijne ate qe kane peshtyre.Dikur ne benim ga e kinezet na derisa karafilit te gjylos i mori koka ere.U be bashke me Hyson e xhixhi mezese e metin e sulltanes dhe te tre keta miqte, i kerryen nje leter 19 faqe mao ce dunit.thelbi i letres  ishte smileyi guxon ti (udheheqesi i 1/4 te popullsise se globit) te ftosh ke te duash (fjala per nixonin) ne shtepine tende pa na pjetur me pare ne?!Vekja shpiku dhe termin perbuzes "kinezerira" , kadareja shkrojti ate romanin me tone raciste per kinezet.

Dikur ne grahmat e fundit te pushtetit R Alia u mundua te rilidhej e ftoi Li pen KM kinez i asaj kohe.Por historia kishte thirrur nje trangull akoma me te madh ne krye te shqiptareve, saliun e sheqeres.Ketij nuk e di kush i kishte futur ne mendje se ishte lider boteror i te drejtave te njeriut e ishte brengosur fort per masakren e tien an menit.nderseu studentet me protesta "li pen turiqen" perpara ambasades kineze , ai nuk erdhi fare.needless to say se nuk ka qene kina ajo qe eshte demtuar nga keto karagjozlleqe .

Flet kodra pas bregut se te duket sikur te dyVendet Udhehiqen nga Marksizem Leninizma smiley ... Te gjitha Fruta jane po Molla me Portokallet nuk krahsohen .Keshtu i bete Ujem c'kish ndodhur dhe nashti perpeliteni duke pare nga ish Partia smiley

Le te bejne dhe keta Hajdutet e PD-hit ose llumi i ish PK ,  si PK e reformuar , sa beri ajo Partia tjeter komunsite  ne kete..Miqesi ...O ta lumsha noj Parti / Mik te madh na fale TI ..ne kushtet e reja , pastaj te shesin Pordhe kush i ka fajet me Qinanen .  Llafe e pordhe pas Davetit kane tegjithe babasqeperit , po  sidomos Shkodreqet me barcaleta smiley

Naten e mire dhe pafsh enderra te bukura me Kinezka !

Ishte politike largpamese ajo e   partise shoku idriz.

si kendonte populli me ate mencurine e tij te thelle:

moj parti balle bajrak

xhevapin ua dhe shuplake

syte tu pellcasin flake.smiley

ne vitin 1990 bandilles parti i humbi vula , kinezet jane ende atjesmiley

 

smiley Ka lezet me ty Alba ,se i kupton gjërat me thellësi .smiley  Po që   të ta ngas llafnë , kështu më ndodhi dhe mua në 90 vjetorin e ditlindjes .

gëzuar xha idris ..tha Vekja .. Të na rrojë partia .

Të na rrosh ti o enver . Parti që thua zotrote , do vijnë sPirith sPirth sPirth i dhonër sa të duash  të bëjnë Parti !

Gabim xha Idris .Partia mbi të gjitha .Ajo na dha jetë , na dha miq .

E mo enver .Partia Partia po Partia do burrë ... i thashë unë .

Po që i di gjërat zotrote i di dhe me vite që nga viti 90 që Shqipëria nuk ka lëvizur .Aty është smiley

 

Sot kryeministri Li ka bërë prezent nismën për t'i dhuruar qeverisë shqiptare një grand prej 10 milionë juanësh të cilat do të shkojnë për financimin e projektit tonë të madh të transformimit të sistemit të mësimdhënies përmes inovacionit

1 US Dollar= 6.13 Chinese Yuan  ....dmth 1.6 miljon dollaro ka dhuru populli vella kinez smiley

Nuk do japin Saliut as Fullanit i nderuar Grande Kaka . Prandaj s'të duken gjë ty smiley

prap ky flamuri me llape jashte ??

Peshku ka bere progres, s'Kine-argaliset dhe aq shume nashti, bile s'e akuzon Shqiperine as per Merkel-tradheti.

Mbi detajet e bisedës midis Keqiang dhe Ramës

Dialogu me kryeqiangistin e Qines dmth smiley

 

damn nese duam te degjojme shqipe te embel te paster pa aksent dhe asnje gabim gramatikor duhet te shkojme ne kine.smiley

Shife Ramen me qinezkat lol

Sa i perket rolit te balancuesit dhe flirtuesit me te medhenjte e koalicioneve te ndryshme (rol tipik i vendeve te vogla si Shqiperia) Rama deri tani e ka bere relativisht mire, packa se nese do ishte ne doren e tij, them se do ishte me mire ta bente viziten ne Kine para samitit te Ballkanit ne Gjermani. 

ky muhabeti i investimeve kineze eshte si bicim valiumi e shprese per publikun.ka 25 vjet qe behet ky muhabet , delegacionet vene e vine me deklarata 'me do te dua , do investojme, jemi te interesuar , do bejme kete apo ate ".pershtypja ime eshte se jo shume shtete jane te gatshme te rrezikojne miliarda $$ ne nje vend ku 90% e parlamentit duhej te ishte ne burg per korrupsion.

argendis faqe interesante intervista interesante, nuk e dija qe kinezet  paskan nje radio shqip per 45 vjet ! krahas rusise bullgarise rumanise ..smiley

I shqipes eshte nder seksionet me te vjetra aty,i hapur nen kujdesin e dhe me porosi te Cu En Lait.Nuk i ka nderprere asnje dite transmetimet,as edhe ne kohen e ngrices mes dy vendeve.Do tua percjell fjalet e mira te tua dhe te Albessmiley

Te henen nisen per Bruksel, Londer, dhe Uashington (mision 10 ditore) dy keshilltare private te EKR per te sonduar diasporen per kandidaturen e Gouvernatorit te BQSH. Shpresojme te zgjedhin me te mirin .

per te sonduar diasporen per kandidaturen e Gouvernatorit te BQSH

Pjer, mos rri po duku smiley

Xhibi, artikullin e lexova me nje fryme. Kjo tregon edhe nje here largpamesine time (te me falin lexuesit per mburrjen), kur jam shprehur per driteshkurtesine e perendimorve. Kjo gje ky artikull (qe ke sjelle me link) tregon mjerimin e atyre lordeve, e atyre qe pretendojne se bejne politiken e madhe, politiken boterore, nderkoh qe jane bishti i kavallit. Them keshtu, se njerez qe ishin dilitante ne ekonomi, ne politike, ne te drejtat e njeriut, u pompuan dhe dolen ne krye te opozites shqiptare, me lloj-lloj demagogjish, dhe u priten krahapur nga gomeret perendimore. Ku jane keta tani, ku jane ata lordet tani, a e kuptojne ata se sa te deshtuar jane ne kete jete,  apo e masin kutin e jetes me parate qe vene. Eh ç'hajvane qe kane qelluar. 

Ah se harrova Xhibo, javen tjeter jam ne Shqiperi, per nje mision tjeter. 

Pjer qe te sfidosh "te deshtuarit" merr nje camera dhe shperthe me idete tuaja per ekonomine, pastaj hdhe ne You Tube dhe do te shikosh qe kjo metode do te te bej me publik se VQ, nuk ke nevoj fare te maresh gazetar,nuk ke nevoje per blendin ose per intervista ne televizione mediokre, harroji keto, "vetadministrimi" eshte ide pozitive per te ec perpara,  publiko veten tende si ekspert, i sukseshem, ke per te pare pastaj sa shpejt do te behesh i njohur! smileyse tek peshku vetem nja tre kater vete te njohin po keta jane pese pa hic!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).