Unë ju solla pranverën, më ndjeni për mendjemadhësinë. 
M’i jepni të gjitha ëndrrat e vrara dhe shpresat e vdekura. 
Jam maniak dhe poet, mbledh dhimbjet e njerëzve, 
Që të kënaq oreksin e tyre për ngushëllim. 

Ju bëj të qani dhe të ndjeni mëshirë për vehten tuaj. 
Më dashuroni! Jam i papërkryer dhe aspak madhështor. 
Iu marr historinë dhe e tregoj si timen, 
Për t’iu mbushur mendjen se ka edhe të tjerë që ndjehen njësoj. 

Jam i lig dhe i padrejtë, i’ua mashtroj zemrat, 
Por ju m’i puthni duart, se keni nevojë; 
Atë që ndjen dhimbje e bëj ta dojë vuajtjen e tij, 
Atë që s’ndjen e bëj ta kërkojë. 

Jam i keq dhe i nevojshëm, jam poeti, 
Njerëzit më duan dhe kështu duhet të jetë, 
Sepse jam si gjuha që ua gjen dhëmbin e prishur. 
Di si t’ua nxis dhembjen dhe di si t’i bëj që ta shijojnë!

5 Komente

s'të paska shkuar ende, por vazhdo punën. smiley

Eh poet sa force te madhe qe paske! Mos harro te shkruash edhe per veten tende! smiley

Nqs je mbi moshen 17 vjec ...grisi shpejt keto flete dhe mos shkruaj me Gomarlleqe

.Po ishe me poshte ,si po themi 16 vjec.. Urime te Medha  per shpirtin ne Revolte qe eshte Kushti Nr Nje te jesh Poet ...dhe pac udhe te mbare !

O Poet degjoje Z.Ferra se nuk ha m... kot Idrizi.

nuk eshte letersi joo.., eshte nje hakmarrje çmendur poeti!.smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).