Kanioni i Langaricës, monument unik dhe i rrallë në botë, është në rrezik! Kanioni i Langaricës, Monument i Natyrës Shqiptare, shpallur me ligj si i tillë, është në rrezik! Kanioni i Langaricës, Monument i Natyrës në shërbim të shëtitjeve në natyrë dhe shëndetit publik, është në rrezik!

Këtë rrezik nuk e vë në dukje vetëm unë si gazetar: kam lexuar edhe artikullin e akademik prof. Alfred Frashërit botuar në mjetet e komunikimit publik. Fatkeqësisht edhe këtë vit, si në pranverë ashtu edhe në verë, turistët shqiptarë dhe të huaj, si edhe frekuentuesit e banjave termale të Banjës në Përmet, janë llahtarisur nga puna, me lejen e qeverisë, për ndërtimin e dy hidrocentraleve që shfrytëzojnë urjat e këtij Monumenti të Natyrës Shqiptare.

Paradoks në absurd: Shteti shqiptar, i cili ka për detyrë kushtetuese të kujdeset e të mbrojë monumentet e natyrës , jep leje për ndërtimin e dy hidrocentraleve dhe një lavatriçeje për materiale ndërtimi! Këto leje, sipas akademikut Alfred Frashëri, gjeofizikan, specialist i ujrave termale të Shqipërisë, botues ndër të tjera edhe i studimeve dhe librave për ujrat termale,  lë pa ujë Kanionin e Langaricës dhe nga kjo rrezikojnë zhdukjen banjat termale shekullore!

Furnizimi me energji elektrike i popullsisë është detyrë tjetër kushtetuese, por kurrsesi kjo e drejtë nuk duhet shfrytëzuar duke shkatërruar Monumentet e Natyrës, veçanërisht ata të njohur si të tillë me ligj. Dhe për më tepër kur egzistojnë mundësi të tjera. Pranë Kanionit të Langaricës janë ujrat e Vjosës, me rezerva dhe mundësi shfrytëzimi energjitik tejet të mëdha, janë ujrat e Drinit në Skavicë, ujrat e Devollit në Banjë e Grykë.

Deri më sot, askush nga lejedhënësit, nuk ka dalë publikisht të shpjegojë dhënien e atyre lejeve në një monument natyre të shpallur me ligj, si edhe shfrytëzimin e monumenteve të natyrës kur egzistojnë mundësi të tjera. Askush nga të intervistuarit nga ana ime nuk pranon jo shkatërrimin e dukshëm (marrjen dhe prishjen e pastërtisë së ujrave) të natyrës, por as rrezikimin e saj. Askush nuk pranon ndërtimin e hidrocentraleve me vlerë shoqërore të papërfillshme në Kanionin e Langaricës, përkundrejt kërcënimit të natyrës së kanionit për qëllime përfitimi personal.

Ndalni ndërtimet, qoftë edhe me leje, që rrezikojnë monumentet e natyrës të Shqipërisë! 

5 Komente

Nese eshte monument kulture, gje qe ligji e mbron, i bie qe kryetari i asaj komune/bashkie, te hedhi ne gjyq firmat ndertuese aty, dhe e nxjerrin vete ato se kush e ka dhene lejen. Per te gjetur se kush e ka dhene lejen dhe abuzuesin e ligjit, ka dhe nje rruge tjeter. Komuna/bashkia e atij vendi, ben akt-padine ne prokurori e polici, dhe jane keta qe duhet ta gjejne se kush e ka shkelur ligjin per mbrojtjen e vlerave kulturore. 

HEC aty, se me e mira do behet, po hë..

Artikull jo banal, pasi prek nje teme shume te gjere dhe kryesore, ate te modelit te zhvillimit ekonomik dhe shoqeror te vendit. 

Mati dhe familjaret e vet p.sh. merren me biznesin e turizmit, sidomos me turizmin e natyres, veprimtari ekonomike nga e cila perfitojne qindra mijera euro cdo vit. Kuptohet qe atij i intereson qe sa me shume hapesira te Shqiperise te ruhen te virgjera.

Nga ana tjeter qendron interesi i biznesit te prodhimit te energjise elektrike, qe ka treg te garantuar ne Shqiperi per sa kohe vendi nuk i ploteson dot vete nevojat per energji dhe detyrohet ta importoje.

Adoptimi i nje strategjie afatgjate te zhvillimit ekonomik dhe social, te pakten ne vija te pergjithshme do ti zgjidhte vetvetiu shume konflikte te ketij lloji. Pasi do ti adresonte qarte dhe sakte energjite ekonomike dhe sipermarrese te vendit ne disa sektore, duke perjashtuar detyrimisht te tjere. 

 

 

 

Lejet e kujt Qeverie jane.

mbushja e vendit me HECe nuk eshte strategji me mend.shqiperia me mire ta importoje energjine elektrike se sa te shkaterroje mjedisin e saj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).