Kulla dykateshe - Kim Mehmeti (Roman)

Që në fillim do thënë se rrethi përmbajtjesor, lënda bruto, ngasësi kryesor i frymëzimit, edhe me këtë rast, vjen nga shtresimet e botës, frymës dhe shpirtit të fshatit, tashme emblematik në opusin letrar të këtij autori. Edhe kësaj here, Kim Mehmeti vjen të rrëmbejë atë që ka mbetur pa u thënë nga romani paraprak, atë që, në njëfarë mënyre edhe mund të jetë paralajmëruar në veprën e parafundit, mbase edhe pavetëdijshëm…Kështu, saga fabulare edhe te “Kulla dykatëshe” sjell një pleksje prejardhjeje rrënjësh e rrugësh, thurje fisesh dhe besimesh, varrezash dhe kodesh; pleksje hapësirash e pamje-dritaresh të shtresuara ndër mote që, kemi pasur rast t’i vërejmë, të shpërndara si oaza të izoluara, në tërë veprën e këtij autori, - gjithnjë dhe rishtazi si vetëdije e munguar që pret rrëfimin e radhës…

Në këtë roman, Kim Mehmeti sjell shtresën më ekzistenciale të fshatit, sjell kullën, kryepersonazhin, shtyllën mbështetëse drejt shpalimit të tij. Kulla rrezaton simbolikën e qenies fizike dhe shpirtërore të traditës, të historisë dhe mitit, pasqyron sfidat dhe qëndresën e shtresuar si mbamendje, si identitet. Kulla është pasqyrë e burrërisë dhe çburrërisë, e rënieve dhe ngritjeve të njeriut… Pikërisht rreth këtij personazhi bosht, do të thuren ngjarje sa të thjeshta dhe të përditshme, po aq fantastike dhe të magjishme. Raporti ekzistencial i njeriut me Kullën është ndërthurje mozaike, në sfondin e të cilit do të shquhet sidomos emocioni i mallit, që, me këtë rast, ngjizet dhe shpërthen përmasash që s’mund t’i perceptojë lehtë arsyeja normale. Në strukturën narrative të këtij romani, malli i të çrrënjosurit me dhunë, i shpërthen konvencat rrëfyese, prek lartësitë narrative si alarm dramatik, fizik dhe shpirtëror. A shuhet malli për Kullën duke e marë atë përmes syrit të kamerës me vete, në arratisjen pa kthim, dhe, për më shumë, a mund të arrihet kjo përmes  bartjes së vërtetë e konkrete të mureve, skutave masive dhe të gdhendura, - kështu i vë të gjitha sfidat e mundshme në sprovë, rrëfimi më i ri i Kim Mehmetit.  (Ali Aliu)

Kush mund te jete ky njeri, pyesnin njeri-tjetrin me habi fshataret. Jo qe ne fshat nuk vinin te panjohur e te paftuar, por i ardhuri i asaj dite I habiti, edhe pse nuk beri asnje sjellje te cuditshme, apo ndonje veprim qe do t'i shqetesonte. Mbase i cuditi se nuk iu drejtua asnje porte qe te therriste te zotin e kulles, e pasi te degjonte zerin e shtepiarit nga brenda qe t'i thoshte:''Hyr ne kete vater, cilido qofsh!'' - te hynte dhe te ulej kembekryq ne oden e burrave. Ai nuk u ndal te pyeste se ku jetonte filan njeriu, por u drejtua kah xhamia e fshatit. E te xhamia nuk shkonin miqte e fshatareve, por daullexhinjte e dasmave, nallbanet dhe kallajxhinjte, te gjithe ata te cileve kryeplaku I fshatit ua caktonte vendin se ku do te flinin, ku mund te kallnin zjarr per te kallajisur tepsite e bakerta, apo se ku nallbanet do t'i mbathnin mushkat xanxare ne pranvere. Aq me shume qe i ardhuri ia kishte mesyre fshatit posa kishte gdhire mengjesi, ne nje kohe kur ishte ende heret te prisje ndonje mysafir, apo ardhacak nga ndonje fshat i aferm, te cilet, here-here ia behnin ne oret e hershme te mengjesit, por vetem nese duhej te sillnin ndonje lajm qe nuk priste, kur duhej te lajmeronin per vdekjen e ndonje te afermi te kullave te ketushme, apo kur ndonje vashe e fshatrave perreth, ishte zhdukur pa name pa nishan, e te sajte vinin te pyesnin mos valle e kishte grabitur ndonje djalosh i ketushem...
 

Libri i plote tek : http://scbks.blogspot.com/2014/09/kulla-...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).