Para aksionit  të policisë së shtetit në Lazarat, duket se gazetarët italianë janë futur për të bërë një reportazh ne fshatin që është quajtuar “Meka e marijuanës”. Emisioni "Le Iene"  ka transmetuar dje një reportazh për drogën e Lazaratit  ndërsa tregon rrugën që ndiqet në mënyrë që lenda narkotike të mbërrijnë në Europë.
 
Sipas gazetarit italian kjo rruge nuk është as nëpërmjet portit të Durresit dhe as te Vlorës, por nëpërmjet portit të Igumenicës në Greqi. Në reportazh flitet se rruga nga Janina për në Igumenicë kontrollohet nga police që kanë marrëveshje me trafikantët.

“Këta policë si shqiptarë ashtu edhe greke paguhen mire nga trafikantet e drogës. Presioni financiar nga aktiviteti kriminal shkon deri në atë pikë sa për të korruptuar institucionet madje edhe policinë”, theksohet në reportazhin e transpetuar në emisionin  "Le Iene" .

 
Madje në një pjesë tregohet dhe presioni që iu bëhet gazet-rit italian dhe grupit të tij për të marrë materialin video të filmuar.

(g.f/shqiptarja.com)

2 Komente

Le Iene duhen hedhur ne gjyq per kete, sepse e kane filmuar dokumentarin para se te hynte policia ne Lazarat, dhe e transmetuan sikur policia nuk kishte hyre ende.

Na cane trapin ma Lazaratin kta... a thua vetem Shqiperia ka zona te tilla. Mu ne Krete shkoni keni me dhjetra lazarate, pse s'shkoni? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).