Edhe pse entuziazmi i kryetarit të komisionit të ekonomisë për të hedhur dritë mbi vjedhjen rekord në Bankën e Shqipërisë duhet lavdëruar kjo nuk do të thotë që ai nuk duhet t’i përmbahet kornizës ligjore.

Kryetari i grupit parlamentar të Ekonomisë dhe Financës Erjon Braçe hyri gjatë dy ditëve të fundit në një luftë shkresurinash me inspektoren e përgjithshme të Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi mbi detyrimin apo mosdetyrimin e kësaj të fundit për t’u paraqitur dhe për të dhënë llogari para Komisionit Parlamentar, në lidhje me vjedhjen e 713 milionë lekëve në thesarin e Bankës së Shqipërisë.

Letërkëmbimi i publikuar me nxitim nga të dyja palët në mbrojtje të argumentimeve të veta lidhet me interpretime të ndryshme të ligjit për Bankën e Shqipërisë si dhe me muhabete të llojit: kush jam unë e kush je ti.

Gjithsesi, vjedhja e Bankës së Shqipërisë ka vënë në sytë e publikut për herë të parë nga viti 1997, kur u hartua ligji aktual për BSH, vetë mënyrën e konceptimit të organizimit të bankës qendrore. Por shkresat japin edhe të dhëna interesante për mënyrën se si të dyja palët i konceptojnë dokumentat, detyrat dhe të drejtat e tyre ligjore dhe limitet që i njohin vetes.

Banka e Shqipërisë është konceptuar si një institucion tërësisht i pavarur, me garanci të gjera ligjore për të shmangur mundësinë e shantazhimit të saj nga ana e qeverisë apo parlamentit. Për këtë arsye, pra për të shmangur rrezikun që guvernatori i BSH të shantazhohet nga politika, kjo e fundit ka të drejtë ta zgjedhë atë, por nuk ka të drejtë ta shkarkojë. Shkarkimin e ka në dorë Këshilli Mbikëqyrës. Ky i fundit zgjidhet nga politika, por është gjithashtu i pashantazhueshëm nga politika me shkarkim.

Banka e Shqipërisë është gjithashtu në llojin e konsulentit të qeverisë, dmth ligji ka përcaktuar që BSH është mësuesi dhe parlamenti është nxënësi. Kushtetuta në fakt duket se nuk flet për “rol kontrulles” të parlamentit mbi BSH. Përkundrazi, ajo thjeshtë sanksionon që banka është e pavarur dhe drejtohet nga Këshilli Mbikëqyrës.

Tani, shkresa e parë e z. Braçe, (link shkresa) e publikuar nga zyra e shtypit e parlamentit, sugjeron se Braçe i jep të drejtë vetes pa marrë mundimin të citojë ndonjë ligj nga i rrjedh kjo e drejtë, të marrë Inspektoren e Bankës së Shqipërisë në pyetje. Ai i thotë se e sheh të nevojshme këtë në “përmbushje të detyrimit kushtetues” të parlamentit për kontrollimin e Bankës së Shqipërisë, por nuk merr mundimin t’i referohet ndonjë neni të kushtetutës për të provuar se parlamenti paska me të vërtetë të drejtë të “kontrollojë” Bankën e Shqipërisë. (Neni 161 i Kushtetutës)

Znj. Golemi i përgjigjet Braçes në mënyrë joagresive duke i thënë se ligji i Bankës së Shqipërisë (shkresa)  nuk i jep aspak të drejtë të raportojë para Kuvendit. Këtu Braçe mori mundimin të gjejë argumente ligjore për kërkesën e tij. Ai përmendi nenin 54 të ligjit për Bankën e Shqipërisë si argument se pse ka të drejtë ta thërrasë. Megjithatë, Golemi duket se ka të drejtë. Ligji thotë se Inspektori i Përgjithshëm zgjidhet nga kuvendi. Ajo raporton para Këshillit Mbikëqyrës. Golemi iu përgjigj  duke theksuar se pikërisht neni e ndalon të paraqitet.

Tashmë Braçe raportohet se ka kërkuar që Kuvendi i Shqipërisë të shkarkojë znj. Golemi. Ligji thotë se Golemi, njësoj si anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës dhe Guvernatori, pezullohen nga Këshilli i Ministrave dhe shkarkohen nga parlamenti vetëm në rast se plotësohet një numër kushtesh. Kushtet janë: pamundësia për të kryer detyrën, dënim nga gjykata me burg,falimentim financiar, është ndaluar nga gjykata të kryejë detyra të nëpunësit shtetëror apo merret me veprimtari politike.

Dukshëm asnjë nga këto kushte nuk janë plotësuar.

Edhe pse entuziazmi i z. Braçe , i cili ka qënë aktiv në këtë çështje, duhet lavdëruar, kjo nuk do të thotë se ai nuk duhet te marrë mundimin e të lexojë ligjet e gjithashtu, edhe kushtetutën.

97 Komente

Eshte njelloj si antarin e KLD qe e zgjedh parlamenti dhe nuk jep llogari para komisionit te ligjeve. Vetem prokuroria dhe gjykata dhe me pas Keshillat e pastaj parlamenti. Kryetaret e keshillave japin info periodike. Anetaret nuk kane detyrim ligjor paraqitje por raportim me shkrim ne rast kerkese dhe ky jo me anashkalim te Keshillave. Brace eshte akoma te larja e duarve me sapun.

Shume e sakte! 

Amatorizmi profesional i Braces, si kryetar i Komisionit te Ekonomise, vijon te jete skandaloz! 

Po se mos vetem i atij!?

 

 

KLD nuk jep llogari ?? je i sigurte per kete.. Te kujtohet shkarkimi i Nik xhelit??? apo e harrove.

Ketej nga jetojme nqs parlamenti te con leter per tu paraqitur para ndonje komisioni hetimor, jo qe nuk diskutohet qe do shkosh por dhe kur te flasesh do thuash te verteten ne rastin me te mire dhe gjysem te verteten (justifikimi qe nuk me kujtohet) ne rastin me te keq. Ndryshe te cojne policin te shtepia dhe flet para parlamentit me byrzylyk ne dore.

Sipas ligjit jo sipas partise.

wtf 

Komision hetimor, mire e the. Po ne kete rast nuk ka asnje komision hetimor. Brace e therret inspektoren ne cilesine e kryetarit te komisionit te ekonomise... .

Hahahaha o Erebare! 

Sa shkurt i paske ra jurisprudences konstitucionaliste! smiley

Ndi ktu!

Kuvendi ka tager te therrase cdo qytetar perpara tij dhe qytetari ka per detyrim te paraqitet! Pastaj, pyetjeve qe i behen, ka te drejte te mos i pergjigjet nese mendon qe Kuvendi nuk ka tager qe ti dije keto pergjigje. 

Edhe ti Erebare nje i barazlarguar je. Qejf e ke eren e sqapit here mas here

 

Mroklle, "kuvendi ka tager..." etj, etj. A na e sjell i cik ktu burimin ligjor te ketij pohimi? Flm!

Kjo qe kerkon ti, ti e di shume mire, qe eshte e pamundur te te ofrohet. Keshtu, ne menyre ekplicite- qe parlamenti ka tager te therrase per te pyetur cdo nepunes te shtetit. 

Por tradita parlamentare dikton qe parlamenti ka hyqem te therrase perpara tij cdo te punesuar ne shtet, qe ne instance te fundit eshte i punesuar nga parlamenti, si gardianin i  fundem i puneve publike te nje vendi.

Kjo qe kerkon ti eshte si te kerkosh nje burim te shkruar qe  te thote qe Parlamenti duhet te kete nje seli, dhe nese dikush le parlamentin jashte asaj godines ke Rruga e Elbasanit, te dale e te thote qe Parlamenti nuk ka te drejte te kete pullaz mbi koke sepse nuk ka te shkruar diku qe parlamenti mblidhet ne nje godine ku ka tavolina dhe karrige.

komision hetimor thua ti? 

Po nese nuk ka ceshtje per tu hetuar, por thjeshte nje deshire te aksh komisioni te perhershem per te pare mbarevajtjen e nje pune? 

Ta zeme se eshte nje deputet i opozites qe kerkon hesap nga, te themi, drejtori i tvsh-se, per dicka qe nuk perben objekt per "hetim" aq sa te mund te ngrihet komision hetimor? 

Si do mendoje ti, a ka tager parlamenti ta therrase ate, ose shefin e financave te atij, se mbase drejtori ka detyrim te paraqitet.

si mendon ti?

Parimisht, sigurisht duhet te paraqitet. 

Ligjerisht nese therritet si qytetare ka detyrim ligjor. Nese thirret per postin qe mban nuk ka detyrim ligjor.

Nuk ka vend per partizanllek

Gabim. 

Kuvendi pikerisht per arsye te pozicionit qe ke, dhe ne lidhje me kete pozicion ka tager te te therrase. Jo kot si qytetar, qe te deshmosh ti ku e pi kafen, a e pi te zeze apo e pi achik. smiley

Kuvendi nuk mund te therrase ne menyre kapricioze dhe arbitrare subjekte private pa arsye. Por nje zyrtar e therret pa pike ngurimi. 

Ina Rama, degjoj qe po thote ndonje nga keta te eres se sqapit! 

Shkoi ajo! 

Sill burimin, te kam shkrujt me lart...

Une s'e kuptova se cili nen e ndaloka zonjen Golemi te shkoje ne Kuvend dhe nese eshte Kushtetuta apo rroga e saj 50 mje dollareshe qe e pengon hapjen e sqepit te zonjes Golemi.

BIRN si investigativ qe eshte do bente mire te begeniste shqyrtimin e logjikes se te paguarit te ketyre punonjesve publike me rroga 10 here me te shtrenjta se rrogat publike.

P.S. Bonus pike negative, termi "shkresurina". Sido qe te jete Brace, eshte antar Kuvendi dhe "shkresurinat" s'jane letra bythe apo artikuj gazetash me te cilat fshin bythen Berisha n'Kuvend.

 

Erebara e ka gozhduar problemin shume sakte, ti Xhib, se problemet nuk zgjidhen me britma e pasthirma nga foltoret para mediave, por me rruge ligjore. 

Inspektorja e BSH-se nuk ka detyrim te paraqitet per interpelance perpara Kuvendit, as ne seance plenare e as ne komisione. 

Ndryshon puna nese Kuvendi ngre komision hetimor per kete pune.

Tani, meqe ceshtja qenka kaq e rende, pse nuk ngrene nje komision hetimor keta zoterinjte, qe ti jape drejtim punes!? Aty Bracja, apo cilido tjeter, ka te drejte te therrase dhe te marre ne pyetje te gjithe ata qe ju duken me interes...

Ja qe nuk e ngrene komisionin, madje Rama e ka thene cope, e perseriti edhe dje, qe nuk merret (politikisht) me kete pune, por ja ka lene, degjoni, degjoni ... shoqerise civile!!!

Pse keshtu!?

Po sepse "brenda ne tave" kemi edhe 'Liken' famekeq, keshtu qe taves nuk eshte aspak e udhes qe ti japet kapaku... .

Keshtu pra, Erebara qe i di gjonat, shume mire ben qe tall i cik prapanicen me Bracen  

E morëm vesh që i  paske dhonë Çekiçin për të ngulë gozhdë Erebarës .Tani jepi dhe darët dhe bashkë me të boni  punë sipas vargjeve të Agollit 

Morët darët more trima / shkulët gozhdët mbetën vrima .... dhe kompletohet Karshilluku e tallja e byçkës së Erebarës me Braçen dhe Publikun !

Çoku shkru nganjëherë edhe gjëra që lexohen zotruej !

Komisionin hetimor s'e ngrene se (me gjase) Bracja eshte i vetem ne kete ceshtje; opozita luan bojkotazi dhe eshte pro-Fullaniste ashtu si supermaxhoranca me mbi 2/3 e votave po ben cmos qe te izoloje Fullanin dhe kryesine tjeter te BSH nga politika, publiku e cdo gje qe mundet ta izoloje, me shpresen qe derisa te dale (nese) ndonje verdikt ligjor, impakti do jete minimizuar; tek e fundit kur mileti ja beri kabull Metes pse jo dhe Fullanit - mendon Rama me shoke.

Por ky pushtllek i Rames dhe vasaleve te tij s'e justifikon sjelljen renegate* te ketyre mekembesve te Fullanit. Institucion i pavarur s'do te thote institucion ekstra-ligjor/shteteror.

*renegate eshte tm i Kodhelit per avionet-mushkonja nga te cilet na mbron NATO 

Po dhe njëhere që erdhe me mënd e bëre si Lopa smiley Po mbylle një kapitull njëherë pastaj zgjerohu .Apo tu duk se të konkuruan këta për dërstilën dhe humbe pikë si e barazlarguar smiley

..ashtu si supermaxhoranca me mbi 2/3 e votave po ben cmos qe te izoloje Fullanin dhe kryesine tjeter te BSH nga politika, publiku e cdo gje qe mundet ta izoloje, me shpresen qe derisa te dale (nese) ndonje verdikt ligjor, impakti do jete minimizuar; tek e fundit kur mileti ja beri kabull Metes pse jo dhe Fullanit - mendon Rama me shoke....smiley

Edhe sikur shollomotkë të kishe pirë nja dy tre dopio kështu $oqellëqesh nuk do lëshoje . Flit thjesht Xhibole , flit thjeshtë . Mos i bëj Ujem mejtimet . Fiksoje në tru.....

E vërteta është shumë e thjesht .Për karieristët dhe dërdërsit  ka njëmijë vrima edhe Fëndyelli !

O papagall, s'u lodhe duke komentuar cdo koment timin me skizofrenine tende?

Fole per veten tende o l0qe legjendare e Peshku, apo e ke te pamundur te krijosh nje mendim a koment ne te cilin s'perfshihet futja e kokes poshte k0qeve te mia apo kruajtja e bythes tende me b0let e cdo komentuesi tjeter? smiley

smileysmiley

Akoma , ke akoma për të larë Xhibole .Të mësosh që gishtat mund ti fitësh ose të ti fusin edhe në vënde të tjera, jo për të thyer tastierat . Akoma nuk ke sharë nga Familja smiley

Po besoj e ke kuptuar që përveç Fjalëformimeve nuk mund të formohen fjalë mendime . Jo për gjo po aq e ke kapacitetin .

'Çthua më sipër e shtjellon më poshtë dhe ikën e kënaqur pasi le një koment aty"

Ke akoma Xhibole smiley Akoma nuk e ke përvetsuar mirë ..Kontrollo zemërimin .Je parashkollore akoma .Mos u rej me " se linku zotrij " .Shembulli LefTKopesë që kishte Tre mastera nuk të ka mësuar .

Ke akoma Xhibole për të vuajtur mendërisht smiley

Jashtë sizofrenisë dhe brënda prurjes .Pse ti paske të drejtë të grish Pordhë në çdo prurje dhe të tjerët të të lënë të vazhdosh pambarimisht të grish Pordh ?

Pëjetje e qetë Gjib !

eh, pa institucione nuk behet jo. me mire pa buke se pa institucione. jemi qytetare te civlizuar a jo?

pastaj me se do lujm gjith diten ne? me top llastiku?

vetem se topi i llastikut llastik e fush loje do. institucionet dun... ehuhaaaa, po ia le mrroklles t'i numeroje te gjitha se vallaj s'ia vlen gjithe ai budallallek.

Nuk e di ca rendesie ka qe kjo te shkoje tek Bracja. Aty u pa qarte qe eshte bere ... kala. Kjo eshte per prokurori, se ajo te nis per ke veni jo Bracja. 

Per prokurori dhe per komision hetimor parlamentar, pasi BSH-ja eshte institucion me shume rendesi!

Po ja qe Fullani ka ca lidhje edhe me aleatet e Rames, keshtu qe ky i fundit i ka i cik duart e lidhme nga a drejtim.

Ky rast eshte vetem nje nga te shumtet qe hedhin drite mbi koston e paperballueshme per interesat publike te qasjes se LSI-se ne koalicion... . 

 

Obo, nuk eshte ngrejte komosion hetimor parlamentar (i cili prapeseprape nuk te co ke veni sic thote 4-i). Prandaj per mendimin tim Bracja, sic e ka zakon, ha m.. kot. Nuk mund te detyrosh dike te paraqitet ne nje komision parlamentar se i teket Braces. Po nuk e pate te percaktuar ne ligj. Me sa di une inspektorja nuk raporton ne Parlament. I vetmi qe raporton eshte Fullani. 

Nga njera ane kjo zonja ka gjithe te drejten e saj qe Bracja te mos e perdori per te bere show. Ne fund te fundit ajo do pergjigjet ne Prokurori dhe kjo do vendosi nese eshte per ndjekje apo jo. Ne komision te ekonomise ka ca biba qe bejne pyetje qe te vesh duart ne koke. Kryetarja e nje institucioni te pavarur pyetej nga deputetja e ngarkuar te mbikqyrte pune e atij institucioni, pse kishte lejuar investime afatmesme (term zhargoni financiar por kurrsesi term ligjor).

Nga ana tjeter kjo tregon nje mosfunksionim te perhershem te shtetit. Kur institucione te kesaj rendesie nuk arrijne te gjejne gjuhen po rrine e dalin para mediave ne konkursin kush ben me shume show e kush ja ngop me shume tjetrit, karagjozlliku ka arrit kulmin. 

Ligji menjane, ka nje karshillek 4derrist ketu Guce, tip s'me do trapi dhe s'vij ne Kuvend; ka 0 ndjesi publike e politike nga Fullani, Golemet e qolemet e BSH, duke pasur parasysh qe behet fjale per nje goxha skandal.

Kjo biba qe punon qe ne 2003 ne BSH e paguhet nje qerre para, duhet te kishte shkuar ne Kuvend; mund te mos i pergjigjej pyetjeve per show te Braces, apo asnje pyetje nese s'deshte. Po kur Fullani sillet si perandor dhe Rama e mbulon me flaumrin e pavaresise, normal qe dhe kjo asaj vrime do t'i fryje.

Thene kete, ashtu eshte qe ne teresine e gjerave kjo nisma e Braces ishte me shume si nje valvul per shfryrje publike, duke ditur qe tagrin e ka me te shkurter sesa Bracja smiley

Ti Xhibo ja ke dhone xhevapin vetes me fjaline e funit. Nuk ka tager per asgjo komisioni i Braces o burre. Njerzit si gjithe Parlamenti i ka qe s'dine nga lidhet gomari. Car te me rruhet mua a jep apo jo kjo llogari atje.

Shqetesimi real me te cilin duhet te merremi eshte fakti qe nga momenti qe dy institucione nuk jane te te njejtit krah politik (os eme mire te themi klan se ka disa te tille ne secilin krah) atehere eshte e pamundur te gjehet gjuha e bashkepunimit.

Tashti, me thone te drejten, pavaresisht  te gjithave, Bracja e merito te bertasi i here si bos, t'i bi tavolines a thyj nei qelq. Se ka plas tu bertit kushtu ... ne te thate dmth.

Mire mer 4-o nuk po ta prish. Vetem se kom hall se do i humbi krejt sharm-i pastaj. Se deri tani e kone more me te qeshme dynjoja Bracen. Ene Rama kur i thonin qe ta hiqte qafe (ne sensin politik), e mbrote ene thote "Car thoni mer?! Ai me duhet se me ngre moralin e me bo me qesh kur bo si nerv"

Po filloi me thy gastare e me lone copa pertoke do cpohet nanjoni e do fillojne shpullat. 

Pranej mos ia fik deren te shkretit tu i shti n'men gjona qe s'i arri as me te kercyme ai.

Lizander Saraçi; " ....Njerzit si gjithe Parlamenti i ka qe s'dine nga lidhet gomari..." 

 

Lizandro, aty, kryetaret e Komisioneve te Parlamentit, mund te jene te gjithe gomere, por, por, por (mesoje kete se je dhe politikan dhe mund te drejtosh neserdej), Komisionet e Parlamentit, jane dhomat me te larta te saj, dhe jo kur nje kryetar i kesaj dhome te theret, por edhe nje antar i asaj dhome/komisioni te theret, je i detyruar te shkosh. Te pakten keshtu eshte kendej ne perendim, dhe nese aty nuk eshte keshtu, do te thote se ka nje handikapt ne demokracine parlamentare. 

Dikush tjeter ketu u shpreh se ajo (Golemi apo BQ) mund te paraqiten vetem para nje komisioni hetimor qe ngrihet nga Parlamenti apo nga njera prej Komisioneve/Dhomave. Mirpo lind pyetja, kush eshte me i madh, Komisioni i Perhershem apo Komisioni provizor qe ngrihet per nje çeshtje, dhe kur mbaron hetimi shkrihet ai komision. 

Duhet ta dini se Komisionet/Dhomat e Perhershme, llogjikisht, ligjerisht, qendrojne me lart se çdo institucion tjeter. 

Golemi apo BQ

Pjer, ashtu eshte Fullani? Di ti dicka qe s'e dime ne te tjeret?

gjemboooo smiley Banka Qendrore = BQ

Faleminderit per sqarimin Pjer. Nuk marr vesh une nga keto prandaj. smiley

Po c'a thu mo Lizander  , edhe ti si Gjergji .. eshte e "pavarur"?  Te pa varur nga kush.. nga Populli???

Bracja  eshte kryetari i komisionit TE PERHERSHEM parlamentar te ekonomise.  Dhe kalon nga ky komision propozimi i emrave te : keshillit mbikqyres, emri i guvernatorir. edhe emri i kesaj pipiricke inspektores.

Kendej  nga ne Lizo.. po te thiren keta te parlamentit dhe nuk vjen .. ; TE VIJNE DHE TE MARRIN ME BREKET E GJUMIT . dhe te sjellin ne parlament. 

Ben apo s'ben show bracja : ESHTE NE TE DREJTEN E TIJE.  si kryetar i  komisionit te ekonomise, po pse kjo pipiricka e "pavarur "  do ti beje karshillek parlamentit.??? Te veje dhe po te kete byth te genjeje ose mos ti pergjigjet pyetjeve.

A e kupton se c'ka ndodhur ??  Kane vjedhur Banken e Shqiperise per 4 vjete rresht.. dhe Kokmishi guvernator. dhe Pipiricka Inspektore nuk ja kishin IDENE se c'ndodhte.... 

O galile keto termat "i pavarur nga populli" jane ca pordhe me rigon monizmi. Une po te flas per ligjin qe rregullo marredheniet e kesaj gruse se huj me Parlamentin. Nese diku aty thuhet se raporton ne Parlament sa here ta therrasi ky i fundit, atehere ajo cohet per leckash aty. Nese nuk thuhet Bracja ha m... kot se nuk e sjell dot.

Te mos ngaterrojme emocionet e shkatuara nga vjedhja me detyrimet dhe lincimet. Sa faj ka kjo ne mos zbulimin e vjedhjes nuk e them dot une. E as Bracja pasi t'i beje asaj ca pytje per show delesh para ekranit. Kete tani mund ta thote vetem Prokuroria. Dhe per sa kohe ceshtja eshte nen hetim nuk ka asnje kuptim qe te fuse hunet Parlamenti. Kjo e Braces vje vetem ere presion ndaj Prokurorise. Ai do te beje show dhe ta nxjerre para shqiptarve si fajtore qe Prok te detyrohet te marre masa. Te garantoj une qe soji i palacove ne Parlament perdor te njejtat metoda si hetuesit e kohes se Xakes ne gjyqe popullore (mjafto te kujtosh "seancat e pyetjeve" per kandidatet ne Gjykate te Larte apo Kushtetuese ne kohen e Sales).

 "i pavarur nga populli" jane ca pordhe me rigon monizmi.

Duken si Sllogane por Ajo eshte e vertete. 

Por jo mor Lizander.. Shqiperia eshte Republike Parlamentare.  neni 1 i kushtetutes... c'do te thote kjo.? (  populli i kalon fuqite e tije te zgjedhurve te cilet flasin : NE EMER TE POPULLIT)

 

 Kush eshte pronari i BSH.? ( ose shareholders) --Shqiptaret qe kane zgjedhur deputetet te flasin ne Emer Te Popullit. dhe te mbrojne interesat e tyre.

Si funksionon BSH: kemi Bordin e Bankes. ( te gjithe te propozuar dhe zgjedhur nga kuvendi) dhe Guvernatori i Bankes. Edhe ky i propozuar nga Presidenti dhe miratuar nga parlamenti. Guvernatori merret me qeverisjen e Bankes.

 Kjo Inspektorja ne fjale propozohet dhe zgjidhet nga parlamenti : per te kontrolluar punet ne banke dhe per te qene e pavarur nga GUVERNATORI .  dhe jo nga parlamenti Interesat e te cilit presupozohet se mbron.

 E degjove Inspektoren e Meparshme  , si e kontrollonte guvernatori ate.. duke shkarkuar Inspektoret  qe duhet te punonin per Inspektoren e pergjithshme .dhe duke emeruar njerez te paafte. Guvrnatori vete nuk kishte zbatuar rekomandimet e FMN. per specializimin e metejshem te Inspektoreve qe normalisht duhet te ishin nen varesine e Inspektores se pergjithshme..   SHKURT FARE :  Eshte ajo qe tha Spartak Ngjela : DO QE TE JESH ABSOLUT (MBRET I BANKES) ?? ATEHRE MBAJE PERGJEGJESI ABSOLUTE.

 Fakti qe Banka u vodh per 4 vjet rresht  eshte  kuje.

Edhe keiendi nuk do mungonte me krahasime smiley  Nuk është njësoj si anëtari KLD ashtu dhe Inspektorja .Ose është mashtrim ose vetmashtrim kjo logjikë me lojra fjaleëh dava dërstilistësh si Keiendërat !

Në rastin e parë një anëtar KLD-je vepron brënda nje Institucioni të Pavarur dhe i shërben atij .

Në rastin e dytë Inspektorja Është e Parlamentit pranë bankës dhe i Shërben Parlamentit , jo vetëm me shkresa!

Në të dy rastet asgjë nuk e pengon Parlamentin për "karshillëqe gangsterësh " të  PD-hit të " s,varem nga tye " për të marrë masa proceduriale deri në shkarkim . Sidoqoftë në thelb..... O je o Nuk je Republikë parlamentare ! Mos dil nga shinat Erebara !

Dëngëlat e Mullahut të Presidencës bashkë me surrogatot e këtij "argumentuesit " nuk duhet të bëhen premisa për të mashtruar publikun sepse "ashtu i kuptojnë " Ajo duhet të shkojë qoftë dhe Formalisht dhe po nuk pati arsye shëndetësore ose të tjera Humane si vaki etj , duhet shpënë edhe Forcërisht .Këto janë Plehrat që la Saliu me Jozefpërckën !

+ 1 Xhibole smiley

 Shkrim me KOT po KOT fare . bo bo. bo.. Erebara ja ke fut kot plako... "Institucion i pavarur " thote.:  

Aq te pavarur e bene sa nuk duhet te japi llogari edhe perpara pronareve te Bankes  se Shqiperise.  Pra shqiptareve.

varesia e BSh eshte e kapeshme :  kush zgjedhe keshillin mbikqyres.  kush zgjedh guvernatorin. dhe kush zgjedh inspektoren  ne fjale qe edhe sipas pershkrimit te vendit te punes duhet te jete e pavarur nga Banka dhe guvernatori. por JO e pavarur nga kuvendi. qe e ka  emeruar atje per te kontrolluar veprimtaine e Guvernatorit . se pastaj ndodh ajo qe ndodhi. 

 

Po kanë plot apologjetë dërstile këta , "me e lagu se lagu " Dhe më e lezetshmja është se  vetë Drejtoresha e Dërstilës  ka mbajtur Qëndrimin më të arsyeshëm e më të argumentueshëm Ligjor smiley

Erebara si bartës e prurës i këtij argumenti absurd mund të  justifikohet vetëm me Ylefenë , për kët shkrim . Në mos e pastë porositur ndonjë  .edhe Erebara  rob zoti është...do hajë bukë e me qit nanji lek .Ka zgjedhur me shkrimet .Hallall me plot gojën kur ja botojnë gazeta dhe e pagujnë .

 Por kur ti thonë që do shpiem tek PPU ...le ta kruajë pak Kokën se nuk i bën keq smiley .Të mos vijë si këta që " kam mejtim mëndje pse mos ta them "*111*

e njejta llogjike ka lene pa "zgjidhur" gjithe krimet shqiptare e sidomos, rruge - t e kombit, 21 janarin, meten, trebicken, gerdecin etj etj...ketu problemi eshte prok e gjykata, te tjert include edhe kuvendin tallin meneren me ne....leprat...

 

Rasti i Gj Gjonit eshte i njejte ose afersisht. Keshilli i larte nuk e shkarkon. Komisioni i ligjeve nuk e therret dot mgjth se eshte i zgjedhur nga parlamenti. Nuk e shkarkon dot gjithashtu. Pritet nje mbarim i rekurseve ne gjykata dhe pastaj vepron parlamenti. Komisionet parlamentare therrasin kryetaret e institucioneve per te ndihmuar ne hartimin ose ndryshimin e ligjeve. Ata kane detyrim ligjor te paraqiten dhe te japin pergjigje. Komis parlam nuk kane te drejte te bejne propopzime shkarkimesh per zyrtare qe kane varesi nga Keshilla te cilat i kane zgjedhur ose japin llogari para tyre. Ndryshe nuk ka pavaresi por varesi direkte ndaj partive te cilat ndrrojne shumicen ne parlament.

Kryeprokurori Fusha: Hetimi në Bankë drejt fundit 

 

...I pyetur në veçanti nëse do të thirret në Prokurori, Guvernatori i Bankës, Ardian Fullani, Fusha theksoi dy herë se “do të thirren të gjithë personat që kanë dijeni për ngjarjen,” pa specifikuar asnjë emër.  [Ora News]

Dmth hetimet u bekan dhe shpejt pa zgjatur me vite?

Shqip-skepticizmi afatgjate gjithsesi thote shif se mos ky perfundimi shqip-rrufe i hetimeve behet me shume me qellim minimizimin e impaktit ligjor e politik ndaj drejtuesve te BSH sesa gjetjen e fajtoreve (pertej atyre te nivelit te fundit qe jane ne burg).

Ngelet te shohem se cfare do qise Prokuroria mbi uje, si dhe nese dikur (qofte dhe nga mandati i dyte) do kete ndonje reagim nga Rama/maxhoranca rilindase i cili eshte i ndryshem nga qendrimi aktual "te mbrojme fullanet me cdo kusht".

Rama e tha qarte mbreme nga Wellsi qe pres hetimin e prokurorise. Te tjerat qe i dha te drejte opinionit publik, Braces futeshin tek ajo qe "ju ka lali xhan" beni punen

Te thuash presem hetimet eshte si te thuash qendrimi yne eshte te presem lindjen e Diellit gje e cila do te vije paralelisht me pritjen tone per rrotullimin e Tokes.

Si dhe, te njejten gje tha dhe Berisha per Meten pas skandalit te tij; dukshem Rama--dhe gjithe populli--s'ishte dakort me batanijen politike me te cilen Berisha e mbeshtolli Meten atehere. Po sot Kryeminister rilindes pa m'thuej si je me koherencen - tha.

Te mbash gojen mbyllur si Kryeminister per nje megaskandal te tille ne emer te pavaresise institucionale, nderkohe qe dite per dite atakon presidentin (me pare kreun e SHISH, kryeprokurorin) me fjalet dhe menyrat me banale, eshte ne vetvete skandal, perpos qendrim selektiv dhe mungese koherence ne raportin me institucionet e pavarura.

Si dhe, skandali i vjedhjes ne veteve qiti ne pah nje sere "lakroresh" (tm Spartak Braho) mosfunksionues e korruptive tek BSH, te cilat patate te nxehta e bejne akoma me te shpartalluar qendrimin me duart lart te Rames.

Si mund te fshihet pas "te presem hetimet" kreu i shtetit perballe ngjarjeve si keto? S'paska asgje per te thene?

Po ta nxirrje pak hunden nga peshku e te perpiqeshe ta qyteteroje pak veten, do te kishe kuptuar qe asnje udheheqes boteror ne nje vend demokratik nuk duhet et jape opinion per nje ceshtje nen gjykim, sepse sido te dilte rezultati i hetimit pastaj, do te thuhej qe u ndikua nga fjala e kryeministrit. Kshu malokshe sic jeni mesuar ju, e beri ajo ministrja e brendshme ne Maqedoni. "U kapen vrasesit e masakres", tha per shqiptaret e dyshuar per vrasjen e pese maqedonasve qe ne castin qe u arrestuan. Dmth, ajo e dha vendimin e saj qe para gjykimit. Sado prova te kishin nxjerre maqedonasit, prape do te akuzoheshin se procesi ishte kushtezuar nga ministrja dhe nuk ishte i paanshem. Ajo dhe Berisha i bejne gjerat malokshe sic i doni ju. Berisha nxirrte (e vazhdon e nxjerr edhe sot ne facebook) nga dhjete akuza tronditese cdo dite, pa piken e proves, dhe diten tjeter i harronte e nxirrte dhjete te tjera, tamam malokshe. 

Ta tregon herm-i ameriken dhe boten ty - tha. Shume dembel, akoma s'ke hapur llogari te re n'Peshk.

E sheh pra qe s'ke si pergjigjesh. Shko te facebook i Sales po deshe sjellje sale. nuk flet kryeministri normal per nje ceshtje nen gjykim, ne asnje vend te botes, sepse akuzohet qe ushtroi ndikim ne rezultat. Eshte rregull baze demokracie qe ju mbase as e keni si koncept.

arqihermistshumetetjere, eshte nen hetim nga prokuroria dhe ne gjykim Fullani? Une deri tani kam degjuar qe eshte kapur autori dhe bashkepunetoret, por Fullani dhe Golemi jane thirrur vec per pyetje.

Po, eshte nje komision parlamentar qe po heton punen e gjithe stafit, perfshire dhe Fullanin. Gjykata po heton situaten me te gjithe stafin, ka arrestuar gati 20 vete e s'kane mbaruar ende me hetimet. Sot kane marre ne pyetje edhe anetaret e keshillit mbikeqyres.

1. Dmth eshte krijuar nje komision parlamentar per kete ceshtje? Dhe zonja s'pranon te vije ne komision?

2. Gjykata nuk heton por gjykon. Prokuroria heton.

3. Me c'di une, antaret e keshillit jane thirrur per pyetje sqaruese e jo se jane nen hetim ata. Po keshtu dhe per Fullanin dhe Golemin.

Zonja s'pranoi te paraqitej dhe u nis procedura per ta shkarkuar. Pra, jane hetime me pasoja konkrete, jo thjesht per zhurme. Nuk flitet per hetimet ashtu sic nuk flitet per gjykimet, jane ne te njejtin nivel, dy hallka te te njejtit zinxhir. Hetimet e prokurorise shkojne per gjykim ne gjykate, eshte i njejti proces nga struktura te te njejtit departament shteteror, te lidhura zinxhir, me njerez qe dalin nga e njejta shkolle. po e le me kaq se ti s'ke njohurine baze. te merresh me ty duhet te te mesosh ABC-n nje here. Komisioni hetimor heton dhe te dhenat qe mbledh i con ne gjykate, po ashtu dhe policia. Thelbi ne kete debat s'eshte hic ky. Qellimi i njerezve si Xhibi eshte qe ta nxjerrin Ramen me cdo kusht si te barabarte me Salen. Problemi eshte qe Rama ka te metat e veta por vetem si Sala s'eshte, sado te lodheni t'i barazoni. Po qe per qendrimet e PS e PD ne kete rast, PD e ka mbrojtur hapur fullanin e Basha tha qe po te shkarkohet do te ishte katastrofe, ndersa nga PS kane thene qe duhet ta jape doreheqjen vete. Xhibi kapet pas fijeve te kashtes.

po e le me kaq se ti s'ke njohurine baze. te merresh me ty duhet te te mesosh ABC-n nje here

smiley  Dakort, ti ke shume te drejte. Eshte faji im. Si dhe faji i Golemit qe me gjithe kete rroge tere keto vite nuk paska bere dot 200000 euro, te jepte dyqane me qera e ta flinte mendjen.

Jo, jo. Faji eshte i imi qe marr mundimin te te flas. Ta them sinqerisht qe ti s'ke njohurite baze. Megjithate, Xhibit i shkoi huq se Fullani sapo u arrestua. lol Hani mut qe te dy tani. Xhibi le te marre lugen e madhe. Po te kishte folur Rama, do te quhej arrestim i motivuar politikisht.

Pytje ne drejtim te pergjithshem, por sidomos per keta "literalistet" bytha t'quta qe e kerkojne ku shkruhet e zeza ne t'bardhe taksativisht detyrimi i kesaj per tu paraqit:

ej, po me shkrim qe do me u pergjigj kjo, ku egzakt shkruhet ne ligj/kushtetute etj? smiley 

Ate se ku shkruhet qe mund te pergjigjet me shkrim e dine esnafet qe i kane shkruar pergjigjet per Bracen. Zonjen e paskan propozuar per shkarkim, po ne Kuvend, nje kosto te cilen zonja dhe ata qe qendrojne pas saj duhet ta kene konsideruar te pranueshme ("krahasuar me cfare?" do te ishte pyetja).

Shkrimi mua me duket se i bie gishtit ne vend se gozhdes.

po mire mer, le t'i thone qe eshte dhe ambasadori amerikan i pranishem. Se te amerikani shkojne falen te gjithe kshu, pa problem, a thu se institucionet qe i kane punesu jane amerikane. Si perfundim, ka nji shperfillje ne max te institucioneve shqiptare, packa se ktyre te fundit vec emri u ka ngel se jane kthy ne cirqe kllounash

Si ka mundesi qe nje artikull pa fare rendesie te vecante merr 50 komente? 

Tjerrja e leshit paska nisur me rendimend goxha te larte ... Good morning Albanie ta hongsha zemren! 

Po ku ka gru albaneze qe degjon se ca thote nje bur si Erion Bracja??? Pa bertit palloshi nuk shko ajo ne parlament harroje.

Mor po vari lesht parlamentit po ku eshte ajo dreq prokurorie e pse nuk e kap per veshi kete "mbikqyrsen". Se ca ka mbikqyr kjo gjithe keto vjet me milionat duke flutuar une nuk e di. Se si vazhdon kjo te paguhet per kete pune te falimentuar une nuk e di. Te ceefsha gjykatat e prokurorite bashke! 

Tani pertej kerkesave xhiboliste/saliste (pse s'ka bertit edvin kristaq rama per kete pune) - konkretisht c'fare mund te beje KM'ja me fullanin dhe shoket e fullanit? 

Mor po vari lesht parlamentit po ku eshte ajo dreq prokurorie e pse nuk e kap per veshi kete "mbikqyrsen". Se ca ka mbikqyr kjo gjithe keto vjet me milionat duke flutuar une nuk e di. Se si vazhdon kjo te paguhet per kete pune te falimentuar une nuk e di.

Normalisht do isha dakort. Por mosberja e punes nuk eshte krim. Per mosberje pune zakonisht hiqesh nga puna. Vendim qe e merr ai/ajo qe ke me siper.

ah jo gjembac nuk eshte ashtu. mosberja e punes mund te te coje ne "neglizhence kriminale" - keshtu qe perben edhe krim i dashur

Fullani sapo u arrestua. 

Shpresoj qe provat te jene te forta dhe jo show. Sepse koka e ketij lloj turku eshte shume e rende. Eshte Guvernatori, nuk lejohen fiasko!

Gjykaten e ka Sala. Problem do te jete. Tani eshte e qarte se c'ndryshim ka Rama me Salen, shteti vs tamam rrumpalles. 

Nje Guvernator eshte baraz me nje Kryeminister ose President. Qe te arrestosh Guvernatorin e Bankes Qendrore duhet te kesh prova te pakundershtueshme. Procedura eshte kjo: duhet marre firma e Prokurorit te Pergjithshem dhe Gjykates para se te arrestohet. 

Nese provat jane te kopsitura mire, ska gjykate qe e shpeton. Uroj vertet te mos kene bere kalamanlleqe.

Me c'eshte degjuar deri tani, arrestimi eshte bere ne baze te deshmive te keshillit mbikeqyres.

Vertet kam frike se kane gabuar. Me opinione nuk mund te denohesh. Prova ne kete rast mund te jete kjo: ka patur dijeni per abuzimin dhe nuk ka nderhyre, ose dicka e tille, dmth nje rrethane qe e ve me shpatulla per muri. Duhet te keni parasysh se Fullani do te kete avokat te nje kalibri te larte. Te marresh ne sy nje arrestim te tille, do te thote se ka vetem tre mundesi:

1. Ke ne dore prova te forta (biseda telefonike, emale, pergjime ambientale) ose prova te terthorta qe te ngarkojne me pergjegjsi penale.

2. Prokuroret jane treguar naiv dhe te nxitur nga instinkte lavdie (nuk te bie shpesh ne karrier mundesia per te arrestuar nje guvernator).

3. Eshte vendosur te behet koke turku e permasave gjigande, per ti thene botes se ne arrestojme edhe guvernator bankash. 

Mos me vika keq per ... Bracen. Edhe njehere qe i erdhi shonsi ia dogji prokuroria. Dihet kjo e fundit punon per Saliun. 

Kurse Fullani turp e faqja e zeze po eshte ndy ne kete mesele. 

u arrestua dhe elivari more, bashke me fullanin. kur them une qe eshte i ngadalte ky. lol

Prap i iku pjesa e luanit. S'kemi c'i bejme, una isha dakord, po kundershtonte Lizandri.  

Lizandri ka shume faje.

Qenka terren per Bracen, po qe keshtu, dmth e pac ne qafe. 

Une ta kem ne qafe? smiley

Ti spiunove per pune fajesh. 

Edhe pas shkrimit Bombë të Erebarës dhe komenteve të Drejtoreshës së Dërstilës të ndodhë KJOsmiley

Uroj që të kthehet në "pentitto " në se është i vërtetë ky lajm .Ta marrin vesh njëherë e MIRË kjo Lukuni buzëshpërvjelurish dëngëlisdtë e karieristë të çdo lloi , se çfarë i ka punuar atij Vendi mostra Berisha me sloganin që po blegërijnë prej mbi 25 vjet , turma të tërë me filossofë . bamnkierë , ekonomistë etj muuuuuuuu !

Bini bura .kamunizma rae ..

do e lirojne pasneser po he, kush eshte gjykuar e denuar ne Shqiperi qe te denohet Fulani? Ama edhe te behet Caci guvernator eshte kulmi.

do lirohet sepse gjykaten e komandon ende sala. por duket se kane deshmuar anetaret e keshillit mbikeqyres kunder fullanit, ndaj e kane arrestuar. ia kane futur te vetet, me sa duket.

Thuhet qe eshte caktuar.

Pse ca te keqe ka Caci. Asgje s'i mungon. Ky Fullani s'kishte as universitet ne pronesi dhe e beri per bukuri guvernatorllikun. 

Hu iz Caci?

Nderkohe qe trusti i ngjales pret verdiktin ligjor...po pergjegjsi profesionale, etike dhe morale ka kryesia e BSH kur "papritur" e shikon qe ne kete institucion shteteror vidhen parate me thase, qe incizimet e kamerave auto-fshihen qellimisht, kur procedurat e inventareve te parave nuk zbatohen, kur prokuroria kerkon inventarin dhe BSH s'e ka, etj?

Po kur kjo kryesi e BSH jo vetem qe s'mban asnje pergjegjsi te tille por ben shantazhe (po ika une ik stabiliteti i vendit - Fullani), ka ndonje pergjegjsi publike klasa politike te beje nje gjysem komenti per keto katrahura, sidomos kur "padrejtesisht" populli krijon pershtypjen e kapjes se shtetit nga cubat dhe te nepotizmit politik tek te punesuarit e BSH?

Po per faktin qe punonjesit e BSH paguhen sa 10fish i punonjesve te tjere publike ka te drejte a detyre te shprehet ndonje politikan, apo quhet ndikim ne hetime kjo?

P.S. E paskan arrestuar Fullanin; shpresoj qe dhe Prokuroria ta dije sic e di Rama qe Fullani eshte institucion i pavarur.

lol, akoma duke ngrene muhtalebi ky per komente nga klasa politike. E merr vesh qe u arrestua Fullani mo? Po te kishin komentuar politikanet do te quhej e ndikuar politikisht. nuk behen punet katundarce, o njeri. merre komentin e politikaneve e fute mu atje ne sufllaqe, se jemi lodhur me komente ne kaq vite. Sot duhen vepra e vepra nga institucionet perkatese, jo nga baballare partish qe fusin hundet ne gjithcka. Kur ta kesh kuptuar kete do te kesh ngjitur nje shkalle qyteterimi, do te jesh nje nivel mbi salen. lol

Dmth prandaj heshti Rama deri tani, qe sistemi i drejtesise se Berishes (sipas juve ngjaledeleve) t'i jepte Fullanit hakun? smiley

Xhanem kur Bracja merr meritat e ketij arrestimi normal qe dhe ti si ekspert nderkombetar i ceshtjeve penale ashtu do mendosh.

S'eshte faji im qe s'ta nxe kapaciteti ty qe me hetimet merret policia e prokuroria dhe jo baba saliu. lol Ti je mesuar me nje figure qe ben gjithcka e ta quash baba. Je ende 60 vjet mbrapa me trurin tend te vogel.

Ndaje mendjen, me hetimet merret policia apo gjykata?

lol, a ti je per gjynah. Kur kapesh pas fijeve te kashtes, gjej nje kashte te hajrit te pakten.

lol, akoma duke ngrene muhtalebi ky per komente nga klasa politike....smiley

Çfarë të marr vesh Xhibolja me karieristët e tjerë që vijnë  vërdallë me " paragrafi shtatë e lejon po Rama me Metën që kur hëngrën Ngjalën nuk kanë të drejtë të kërkojnë nga NATO të sulmojë Spartak Brahon me çantë të zezë  që nuk njeh akoma Politkën e Jahtme "

Me Berishën e Boden mba tre dasma në Devoll . me këta të Dërtstilës pa merak gjith beharin pa tu çarë daullja !

 

hahaha akoma te komentet e ke mendjen - kur them une qe je mesu me bajrak ti nuk me beson. Po ku ishe ti gjib kur baba jot i vinte neper poste keta edhe u jepte ato rrogat 10fish? Ama kur komentonte baba prej majes se kulles (aka facebookut) kishte dhe ka lezet, pa te tjerave çiju nanen.

lere te shkretin se po kapet pas fijeve te kashtes. Kemi 24 vjet me komente baballaresh partish, ky s'qenka ngopur. lol

gjibja edhe sikur te pushkatohet Fullani - do thote - po Edi pse nuk komentoi???!!!!

Hajt mos u merzisni, se prokuroria po gjen dhe paret. Thuhet se nje pjese e tyre do ndahen dhe nder komentuesit e kesaj teme per ndihmen morale qe dhane. 

Brace po ben  punen e vet me se miri, me ato shkresurinat , keshtu duhet te punojne te gjithe.

Ja dhe rezultati.

Kjo teme nuk eshte me aktuale smiley

Mire e kishe ti; sa u largua vemendja e Rames nga pedofili i Kokedhimes, Brace e arrestoi direkt Fullanin smiley

A t'thash? Urdho tani smiley

Banka e Shqipërisë është konceptuar si një institucion tërësisht i pavarur, me garanci të gjera ligjore për të shmangur mundësinë e shantazhimit të saj nga ana e qeverisë apo parlamentit.

Nashi une ligjin nuk e kam kenduar dhe kerkoj falje paraprakisht nese ia fus kot .por right off the top of my head parlamenti eshte organi suprem i cili me ane te perfaqesuesve te zgjedhur nga populli ushtron sovranitetin e tij dhe ka te drejten ti kerkoje llogari kur ti doje bytha kujtdo qe eshte ne buke te popullit shqiptar.heren e fundit qe kontrollova paret e bankes se shqiperise jane te popullit shqiptar jo te ardian fullanit me shoke.pavaresia ka te beje vetem me aspektin teknik dmth normat e interesit , sasine e pareve ne qarkullim me qellim qe banka te operoje sipas ligjesive ekonomike e jo ne baze te presioneve politike, jo kur kryhet vjedhje diten per diell.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).