Të pranishëm në sallë ishin edhe një pjesë e deputetëve të PDIU-së, të cilët në rastin e dekretit për kthimin e ligjit “Për ndarjen territoriale-administrative” bashkuan votat me mazhorancën, ndërsa në rastin e dekreteve të tjera votuan pro Presidentit, duke luajtur kështu edhe rolin e opozitës.

Kuvendi nisi dje sesionin e ri pa praninë e opozitës kryesore dhe vetëm me votat e PS-LSI, që në rastin më të mirë arritën në 81, u rrëzuan në një seancë të vetme 5 dekretet e kreut të shtetit, me atë të cilave ishin kthyer për rishqyrtim 5 ligje tepër të rëndësishme. Mazhoranca ka votuar duke rrëzuar dekretet për ligjin “Për Shkollën e Magjistraturës”, atë për disa ndryshime në ligjin “Për Gjykatën Administrative”, ndryshimet në ligjin e KLD-së, ligjin “Për Policinë e Shtetit” dhe ligjin “Për ndarjen territoriale-administrative”. Seanca e djeshme konfirmoi edhe një herë përçarjen e opozitës, pasi ashtu si edhe në seancën e datës 31 korrik, dje të pranishëm në sallë ishin edhe një pjesë e deputetëve të PDIU-së, të cilët në rastin e dekretit për kthimin e ligjit për ndarjen territoriale-administrative bashkuan votat me mazhorancën, ndërsa në rastin e dekreteve të tjera votuan pro, duke luajtur kështu edhe rolin e opozitës.

Argumentimi

Por para se të kalonte në proces votimi, 4 përfaqësues të mazhorancës argumentuan arsyet pse këto 5 dekrete po rrëzoheshin nga ana e Kuvendit, duke mos nguruar të sulmojnë kreun e shtetit, Bujar Nishani, se arsyetimet me të cilat ka shoqëruar këto dekrete janë ato që ka shprehur edhe PD. Ish-kryetari i komisionit parlamentar për reformën territoriale, Bashkim Fino ka deklaruar se Presidenti ka tejkaluar kompetencat kushtetuese, duke u përpjekur t’i imponohet Kuvendit për kohën se kur duhet të bëhej reforma në fjalë. “Jeni bërë pre e mendimit të PD-së, e cila kërkonte që më parë të bëhet ligji i decentralizimit e më pas ndarja territoriale”, – u shpreh Fino. Ndërsa në lidhje me dekretin për ligjin e Gjykatës Administrative, deputeti i PS-së, Armando Subashi tha se argumentet e Presidentit nuk qëndrojnë, pasi sipas tij, ekzekutivi nuk ndërhyn në gjyqësor, ashtu siç thotë kreu i shtetit. Për këtë arsye ka theksuar ai, dekreti i Presidentit nuk ka asnjë bazë si nga pikëpamja ligjore, ashtu dhe kushtetuese. Fjalën në këtë seancë e ka marrë edhe kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili megjithëse ka bërë të ditur se nuk do ta përdorte foltoren e Kuvendit për të hedhur baltë e për të sharë Presidentin, ka akuzuar atë se me këto dekrete ai ka dalë kundër tre prioriteteve kombëtare: Reformës në drejtësi, reformës territoriale dhe luftës kundër krimit të organizuar. “Më vjen keq të kujtoj që ndërkohë që rendi për t’u bërë pjesë e sulmit ndaj Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, – nënkupto edhe qeverisë, – për atë kaçatorin e drogës që ra në Divjakë, ende nuk e kam dëgjuar të thotë një fjalë as për superaksionin e Lazaratit, në mbështetje të trupave të policisë; as për superaksionin e Dukagjinit, në mbështetje të trupave të policisë dhe të paktën një fjalë të vetme për t’u solidarizuar kundër atyre gangsterëve që patën kurajën të qëllojnë dhe t’i rezistojnë me armë Policisë së Shtetit, duke vënë në rrezik serioz jetën e trupave të Policisë së Shtetit”, – tha Rama.

Për opozitën

Më tej, ai në këtë fjalë është ndalur edhe tek bojkoti i opozitës, duke theksuar se arsyet me të cilat ajo ka justifikuar këtë vendim nuk qëndrojnë. “Ata mendojnë se mungojnë me arsye, por unë besoj se arsyet e paraqitura për mungesën janë në fakt arsyet që konfirmojnë mungesën e plotë të ekuilibrit të opozitës në raport me detyrat ndaj publikut dhe ndaj zgjedhësve të vet. Ashtu sikundër opozita është në të drejtën e vet të bëjë atë që sheh më të arsyeshme. Ne nuk mundet veçse ta respektojmë në zgjedhjen e saj, të bindur që s’mund të bëjmë babysitter-in e opozitës, aq më tepër që opozita nuk është një bebe që sot qan nga uria, por një plak që qahet nga mbingopja”, – shtoi Rama.

Votat për dekretet

Dekreti për kthimin e ligjit “Për Shkollën e Magjistraturës” u rrëzua me 77 vota kundër dhe 4 vota pro (PDIU dhe 1 deputet i LSI).

Dekreti për kthimin e ligjit “Për Gjykatën Administrative”, u rrëzua me 78 vota kundër dhe 3 pro (PDIU).

Dekreti për kthimin e ligjit “Për KLD” u rrëzua me 78 vota kundër dhe 3 pro (PDIU).

Dekreti për kthimin e ligjit “Për Policinë e Shtetit” u rrëzua me 79 vota kundër dhe 3 pro (PDIU).

Dekreti për kthimin e ligjit “Për ndarjen administrativo – territoriale”  u rrëzua me 81 vota kundër (mazhorancë plus PDIU).

Dekreti “Për shkarkimin e Ilirian Celibashi, nga detyra e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin” u votua me 76 vota pro dhe 3 abstenim (PDIU).

Dekreti për emërimin e Ermonela Felajt në postin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin u votua me 76 vota pro, 1 kundër (Meta) dhe 3 abstenim (PDIU).

8 Komente

Nishanin e griu qeveriu, Fullanin e la ta haje miu.

Brace nga ana e tij thote qe do ta haje ai para miut, duke filluar nga neser.

po mire mo se kuptoj si ka mundesi qe asnjeri nuk i argumenton keto gjate e gjere per ne qe si dime. ai tjetri thote si pranoj - keta thone ske te drejte - kush ka te drejte ne kete mes? 

Ja te ta permbledh une per territorialen. PS beri reformen territoriale dhe i ofroi PDs pjesemarrjen. PD tha "ose me jepni te drejte vetoje, ose nuk vij une sa per dekor. PS u dha te drejte vetoje. PD s'e priste, dhe tha: "Mire, po deshet te vij une, riktheni ne pune njerezit e PD qe hoqet nga puna". PS nuk pranoi. Pastaj PS diskutoi reformen me kryetaret e bashkive, por asnje nga kryetaret e bashkive te PD nuk u ankuan, as tek PS, as tek Presidenti Nishani para se ligji te miratohej ne parlament. Priten sa u miratua ligji nga PS, pastaj u mblodhen vendoret e PD dhe u ankuan te presidenti. Pasi u ankuan keta, Nishani tha "eshte antikushtetuese sepse jane ankuar te zotet e punes, ndaj do ta kthej". Dmth, "te zotet e punes" nuk mblidheshin per qamet para se te miratohej, qofte dhe me presidentin, por me t'u miratuar u mblodhen te presidenti. Pra, nuk eshte puna nese gjerat jane bere si duhet apo jo. Puna eshte te dale kundershtari keq para mediave dhe kaq. 

në sallë ishin edhe një pjesë e deputetëve të PDIU-së, të cilët në rastin e dekretit për kthimin e ligjit për ndarjen territoriale-administrative bashkuan votat me mazhorancën, ndërsa në rastin e dekreteve të tjera votuan pro, duke luajtur kështu edhe rolin e opozitës.

Mesa di une deputete te PDIU-se, pra te partise se Camerise shqipetare jane kater. E ckuptim ka te thuhet qe presente ishin " nje pjese" kur fare mire mund te thuhej se ishin dy apo tre syresh. lol

Besoj se sonte Nishani do jete ndjere i lehtesuar qe ja rezuan dekretet se ka qene ne stres te madh.

Mos more , nuk u priste .

smileyNuk e kuptoj pse Cuni Sheqeres duhet me shku ne Parlament kur ai ka Jar Musteqen President qe dikur ish gati me dhon jeten Tek shkollA e Bashkume per bustin e Merhumit, ...por kur ka qen Minister ky plehra simbol i kombit gjoja a e dini sa njerez pushonte nga puna me motivacion politik????nuk ka pas minister PeDi, qe ka pushu me shum se ky. Por Cuni Sheqeres ka ene gjykaten e larte e kushtetuese, ene SHISh ene prokurori....gjymsen e mediave....lek plot....parlamenti eshte per trafikante si Mediu a Agron Duka i krimit...thot Cuni Sheqers ..pardje....heu po ene ai Deputeti i pd e vrau nji Lsist gjate fushate e eshte ne parlament....

Cuni Sheqeres duke urdhenu mosfutjen e PeDit ne parlament....ka pakesu numerikisht numrin e vrasesve e trafikanteve ne foltore.

mire

ca vlere ka opozita ne parlament ne shqiperi kur se pjerdh kush....as dje, as sot.....do kishte vlere nese zeri i tyre degjohet dhe reflektohet ne ligjet qe kalojne, perndryshe si brenda si jasht njelloj....te pakten jasht nuk japin ndonje shembull paqesor rrahje midis deputetesh!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).