Në fundjavë (më 20 shtator) do të luhet derbi i madh italian mes skuadrave Milan-Juventus.

Milani dhe Juventusi në dy takimet e para kanë shënuar fitore dhe së bashku me Romën kanë pikë maksimale, gjithsej 6. Veçori është se Milani ka shënuar 8 gola e pësuar 5,ndërsa Juventusi  ka realizuar 3 dhe nuk ka pësuar asnjë. Dhe kjo vërteton se Juve ka mbrojtje shumë më të fortë, por pavarësisht kësaj me 20 shtator në “San Siro” do të shihet se kush është më miri.

Lidhur me ndeshjen mësohet se për Fernando Torresin ka shpresa të mira që mund të rikuperojë. Sulmuesi spanjoll vazhdon të ketë ende dhimbje në kavilje, ndonëse ai së bashku me El Sharauin po i përgjigjen mirë stërvitjes së specifikuar, e cila mund t’u garantojë atyre prezencën në fushë, të shtunën në mbrëmje. Problemet nuk përfundojnë këtu pasi stafi i Inzagit do të shqyrtojë me kujdes dhe gjendjen e mbrojtësit Aleks ndërsa mungesa kryesore e madhe është e portierit spanjol Diego Lopez, duke i lenë vendin Abiatit,  i skualifikuar Bonera.

Juventus nga ana tjetër vjen me dy mungesa të rëndësishme si ajo e Andrea Pirlos dhe Arturo Vidal që të dy të dëmtuar e vendin e tyre e zevëndësojnë Pogba e Markizio, sulmi pritet të përbëhet nga të zakonshmit Tevez e Llorente,  të gatshëm Morata e Koman ky i fundit një zbulim i bardhezinjve

Derbi i Italisë do drejtohet nga gjyqtari Rizzoli, i kuotuar si më i miri në ''Seria A'. Shikim të këndshëm për gjithë ''peshqit notues në akuariumin tonë virtual''!

18 Komente

si i vogel  isha tifoz i milanit per shkak te ngjyrave kuq e zi ne ate kohe ishte e ndaluare veshja e robave kuq e zi ne kosove dhe me kujtohet nje here nje mik me dha nje dress te milanit keshtu une e vesha dhe u nisa per ne shkolle kure pa pritmas me ndali policia komando speciale e xhandarmaris serbe dhe me tha ta zhvesh dresin e milanit se ishte kuq e zi si flamure i shqiperise

suksese milanit

As finalja e kampionatit boteror nuk eshte shikuar nga miliarda njerez e lere me te shikohet kjo  ndeshje. Ky eshte nje egzaltim i tepruar qe para se gjithash tregon inferioritetin e tekstshkruesit.

Dielli italian shkelqen vetem deri ne Shqiperi e shqiptaret mendojne se ai e nxeh gjithe boten.

Sigurisht qe numri i teleshikuesve jo vetem per kete ndeshje e kalon shifren 1 miliard, ndeshjet si psh Roma - Lazio, Inter - Milan, Juve - Inter, Barcelona - Real, Manchester - Liverpool,  Bayern - Dortmund e ndonje tjeter gjithmone kane patur nje numer rekord shikuesish. Nuk do te bej une tashti gjeografine e Amerikes latine, Euopes apo Azise sepse te gjithe e dine sa banore kane dhe c'lidhje kane shumica e tyre me futbollin. Artikullin e kam shkruar une dhe s'po kuptoj se ku qendron inferioriteti ketu. Dukesh qe larg qe je datelindje e vone, e qe s'ja ke fare haberin nga sporti, gjithashtu berja tifo e shume shqiptareve per skuadra italiane s'do thote asgje, dhe afeksioni qe shqiptaret kane per Italine nuk mund te pershkruhet kurre me krahasime te tilla banale si ai qe shkruani ju me lart. 

PS
Normale qe tifo behet per skuadra italiane e gjermane me shume ketu duke ditur nivelin e futbollit shqiptar dhe vecanerisht te skuadres se kryeqytetit Tirones.

kto ekipe kan 10 vjet qe s'dalin as ne cerekfinale ne CL....
 

miliardasmiley  2 milion italiane dhe 3 milion shqiptare ,jane te vetmit qe e shikojne,,

Shum reklam po iu boka kesaj neshje, po kam frike se mos dali si Rrogozhina me Peqinin smiley

Nuk ka egzagjerim , nga Miliarda njerez shikohet , shikohet prej Milanit jo prej Juves , me Pipon trajnier Milani po ben mrekullira , kampionati nuk diskutohet kete vit ndersa ne CHL ne finale .

hmmm, duhet te prisni dhe nja pese vite te mira Brado!

Sa ta lexoje Lizandri kete e po ta jep nje pergjigje smiley

Jo mi Kaktus se e ka auto-derizion Bradi kete. A e shef qe do dali Milani qe kete vit ne finale te CH.L. nderkohe qe nuk lu fare as ne Inter-toto. Nejse ka nje shonc te vertete qe te fitoje Trofeo Berlusconi kete vit.

Ky trofeo Berlusconi vjen me cmim bunga bunga?

Per mos me i hanger hakun, juve-Milan asht pak ma nalt se Tirana-Skenderbeu. smiley

Kishin bere nje studim per vleren reale te Serie A, kishte dal qe ben me shume lek po ta shesesh per skrap smiley

Derbi i Italise ka qene Inter-Juventus, quhej keshtu pasi ishin te vetme ekipe qe nuk kishin rene kurre nga kategoria e pare.Tashme kjo nuk ekziston me. Nje tjeter motiv per ta quajtur derbi,eshte edhe motivimi i ekipeve apo presidencave,me pak fjale ekipet urrehen jashte mase mes tyre. Milan-Juventus kane patur rivalitet,por e pakrahasueshme me urretjen ne gen qe prodhon Inter-Juventus! Njese..fiton Juve,fal edhe barazimin!!

Si mer miliarda? A nuk te duket pak?

Po nga 300 miliard qe I ka llogaritur ky qe jemi , ke 6-7 miliardshi do shohin ndeshjen, hahaha.

Rezultati ishte pa shume surpriza sepse dihej qe Juvja nuk ka kerkote bente goleade ne San Siro (si 6-1 i 97-s). Pjesa pare qe e lezetshme se te dyja luajten hapur dhe kishte ritem. Pjesa dyte qe e dobet sepse Milani u mbyll dhe i ra lezeti lojes. Juvja beri golin dhe administroi ndeshjen. 

Sa per shikuesit e neshjes, une s'i kom numru te gjithe smiley po duke dite interesimin ne rritje per futbollin ne Azi (prej basteve kryesisht) nuk do cuditesah qe te kene qene mbi 1 miliard. Sepse, per me teper, ne ate orar nuk kish asnje ekip tjeter te rendesishem qe te luante.  

Serie a nuk e ka me shkelqimin e dikurshem. Shum korrupsion pak inovacion. Aty nuk mbushen dot stadium et e Jo te shihet nga gjith bota.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).