Po ai që i vodhi, s'ka faj fare mo?! Hiç ai, gjak e dhjamë ato që vodhi....:D

Paratë e vjedhura në Bankën e Shqipërisë do të paguhen nga qytetarët. Top Channel ka mësuar skemën përmes të cilës Banka Qendrore do e ngarkojë të gjithë koston e parave të vjedhura drejtëpërdrejtë tek taksapaguesit duke ulur fitimin që ajo transferon në buxhetin e shtetit.

Vjedhja e parave në arkën stok pakësoi kapitalin e Bankës së Shqipërisë me 713 milionë lekë ose 7.1 milionë dollarë. Në këtë situatë drejtuesit e saj kanë vendosur që ta rikuperojnë kapitalin e humbur nga fitimi që banka derdh në buxhetin e shtetit. Kjo do të thotë se vitin e ardhshëm buxhetit të shtetit do t'i mungojnë 7.1 milionë dollarë, para të cilat mund të ishin përdorur për investime apo qëllime të tjera në shërbim të qytetarëve.  

Top Channel ka mësuar se kjo është një çështje, për të cilën ka patur jo pak debate mes Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave. Por në fund vendimi final ka qenë i bankës dhe skema e vendosur nga ajo thërret drejtpërdrejtë qytetarët të paguajnë shumën e vjedhur.

Zyrtarisht banka thotë se janë 713 milionë lekë. Por prokuroria ka hedhur dyshime se shifra mund të jetë disa herë më e madhe. Nëse këto dyshime vërtetohen, atëherë vitin tjetër Qeveria jo vetëm që s'do të marrë asnjë lek fitim nga Banka e Shqipërisë, por mund të detyrohet edhe të marr borxh për të plotësuar kapitalin e humbur të bankës, në kushtet kur prokuroria të paktën deri më tani ka dështuar të gjejë paratë.

31 Komente

ne fakt duket sikur kushedi, po 7 milione $  ti pjestosh per 3 milione shqiptare, 2$  per koke u bie.  hiç gje nuk eshte..smiley  i fusni edhe nje gote vere nga prapa, e me shendet!.smiley

Belulo, po e gjete more djale kete artikull. Piksepari, parate qe ata kishin vjedhur, ishin stoqet (serit e numrave) qe BQ herpashere i djeg, se zevendesohen me te rejat, dhe kjo eshte nje praktike e njohur ne bote kudo. Ata dy personat hajdute, ishin thjesht, si ato 3 grate qe punonin pastruse ne banke ne Amerike, qe cdo dite nxirrnin nga banka plehrat, nese te kujtohet si film, qe e kemi pare te gjithe, para qe banka i skualifikonte per tu fshire, djegur.

Po nuk na thane ndonje gje te re, keta o belul trimi... gjithmone te vjedhura e te pavjedhura, taksapaguesit i mbajne ne kurris...si te vjedhura si keto, si te vjedhura nga tenderat a prokurimet, si te vjedhura nga invalidet si kokrra e molles, si vjedhja e ujit, si vjedhja e energjise, po njesoj, gjithmone ai qe i ka paguar gjitheheret ai do te vazhdoje te paguaje akoma, nuk perben çudi Belul vellai. Edhe 180 milion parate vjetore te rroges se Fullanit, edhe 50 milion x 9 te keshillit mbikqyres, edhe 65o milion leket e ushqimit per Fullanizmin, edhe 6 milion eurot per qaerate.. po ne do ti paguajme, ndaj mos u merzit per kaq pako gje.... Ai qe i vodhi shume shume 7 vjet do te beje se kaq e kane qitapet...

mire alidemso e dime, si gjithmone populli i paguan te gjitha.. por e reja ketu eshte se kemi (te pakten) nje hajdut qe eshte ndaluar dhe e ka pranuar vjedhjen.. tashi, pse nuk presim me pak durim sa te behet nje bilanc pasurise dhe llogarive bankare te ketij hajdut, apo te tjereve qe eventualisht do dalin gjate gjyqit.. dhe ato qe do konfiskojme nga "pasuria" e tyre, aq sa jane, ja kthejme bankes/shtetit, ndersa pjesen tjeter pastaj, do ta paguaj taksapaguesi.. skemi cbejme!

Se kushedi sa vite kalojnë sa të gjykohen, të dënohen, të gjenden pasuritë, t'i kalojnë shtetit, e-hu-ha...

po mire, po te jet keshtu ky tipi ka bere pune te paqme! vodhi 7 milion $, do bej nja 4- 5 vjet burg.. do dale i larë nga kjo mesele, se e kreu denimin medemek, i fut nje ne ishujt Malafidesmiley, e shtyn pjesen tjeter te jetes ne menyre te kulturuar, duke ngrene parate e vjedhura.smiley
e kush nuk do ti bente 4-5 vjet burg per 7 milion $..?? bile nuk quhet fare sakrifice... dynjaja shkon ne kurbet 30-40 vjet, i qihet nena kur i thone llafit, dhe nuk arrin te bej as ato 200 mije eurot e fortlakmuara..smiley

Belul denimi per ate s'ka fare pse te jete 4-5 vjet. Ne nje rast te ngjashem vjedhje ne nje banke te nivelit te dyte (me shume me pak se gjysma), hajduti u denua me 15 vjet burg, para pak muajsh. Ne rastin konkret hajduti mund te denohet edhe me shume sepse shuma eshte shume me e madhe dhe vjedhja ka ndodh ne Banken e Shtetit.

Po pavaresisht se sa denohet hajduti, 10, 15 apo 20 vjet, prokuroria vazhdon kerkimin e parave. Ne rast bashkepunimi me hajdutin, behet nje marreveshje besoj dhe nese kthen parate i ulet denimi. Ne rast te kundert parate po s'u gjeten per 2-3 vjet eshte shume veshtire te gjenden me vone. 

Kurse kalimi i "humbjes" ne bilancin e bankes eshte nje detyrim i pashmangshem. Edhe mos bejme sikur ka ndodh fundi i botes se 5 milione euro ne buxhet nuk eshte se ulin apo ngrejne gje.

ti Lizandro po na e spjegon funksionimin e drejtesise shqiptare si ato eksperimentet laboratorike qe behen ne parametra optimale... vakum, temperatura, lageshtia, shpejtesia... te gjitha nen kontroll te plote!.smiley. mirepo,tak, vjen Gjin-Gjon-Fusha me termoçiftet e djegura, e ta 10.t gjithe eksperimentin..smiley
keshtu pra, ky mund te denohet 15-17 vjet, por si djal i mire qe bashkpunoi me drejtesine, por edhe se pas nja 5-6 vjetesh presidenti i radhes do ti jap amnisti, perfundimisht 5 deri 7 vjet ka per te bere ky trimi..
ndersa ato parate qe do gjej prokuroria, harroji ti.. aq sa gjeten parate e firmave piramidale..smiley
pastaj ky miku e ka planin tamam.. i "humba" ne baste tha.. dhe per kete ka prova maskarai, sepse rezulton qe ka "humbur" vertet para ne baste..smiley

jo me kot ...disa kane rrespekt te vecante per kontributet e shquara ...te Fullhajnit

S'paska ardhë ai wikipedias smiley

Ndonjë më shumë specialist se sa konkluzionet e drojtura Politike " po na i fut qveria " Psh më të specifikuara në ndarje

sa para  ( prerje të reja ) janë vjedhur ose mungojnë që priteshin e llogariteshin në qarkullim ..që është Dëm Real

Dhe sa para "të vjetra "  stok  ose që do të asgjësoheshin por që janë vjedhur për tu riasgjësuar ndoshta disa herë ..që ndikojnë në Humbjen reale .

Si e zbuloi Top Chenel skemën e zëvendësimit të parave Dëm ose të Vjedhura këtë kur nuk e ka thënë fjalën përfundimtare Gjykata ?

Mundësisht !

Mungon specifika i nderura Heretik .Ku është Fullani aty ?

Ai dem mbetetet dhe parate mbeten te vjedhura packa se ato mund te ishin percaktuar per eliminim, pasi ne vend qe te digjeshin jane akoma ne treg. 

Vjedhja vjedhja nuk eshte ndonje gjo e re qysh kurne shqiperi fitoi `demkracia` ne per kete dite kemi luftue, me i dhon popullit lirine, dhe me i marr paret!

kjo histori eshte rekord - "si me vjedh qeverin edhe kur sje ne qeveri"

hahahahah e degjova dhe une kete lajm. Eshte lajm tipik gazetari/eje medioker qe kujton se mer vesh nga ekonomia. A thua se tha ndonje gje te madhe. Ne fakt nuk tha asnje gje, por vetem sa alarmon injorantet ose te paditurit. Nese ky eshte qellimi i ketij gazetari atehere qenkerka edhe maskara burre/grua. smiley

Muhabet kot, pa lidhje. Normal që do i zëvëndësoje shteti, kush do i zëvëndësojë?

legjenda thote qe keto para u vodhen per te shlyer listat e borxheve neper supermarkete (blerja e votes). tek e fundit shteti per kete eshte.

aman vetem nje nga orat e shtrenjta konfiskojani cunit te fullanit, nxirreni ne ankand dhe me leket e shitjes beni nje spot ndergjegjesimi qe te mos japin perseri ushqime me liste supermarketet.

I ka thene njeri Braces qe buxhetin e ben Qeveria e jo Bracja?

Thuhet qe Bracja e ka nda mendjen, do beje grusht shteti, prandaj po ha shume spinaq kohet e fundit. 

a jo. bracja eshte zeri i te madhit. pse ore perlnia e Tij do i sqaroje te gjitha? kush do merret me perlat masnej?. smiley

Me ne fund u gjet burimi per te mbulu jo vetem keto humbje, por dhe te ardheshmet. Parlamenti do transmetoje pay per view ndeshje boksi

eshte ky ai rasti qe thane se Strazimirin e rrahen  me rrip ne banjot e parlamentit..?

nuk e di. Por thone Rama qe kur iu kujtu qe eshte katolik po mundohet te pastrohet nga gjynahet. Duhet menduar dhe per dynjane tjeter jo vetem per kete.

ky Ndoka eshte ai krimineli qe eshte denuar dikur ne Itali mos gaboj..?   ok.  e qarte!  Rama si skuth qe eshte, gjeti  menyren ta heq qafe  Ndoken.  se deri tashi, fakti qe  kishte  ne grupin e vet parlamentar nje deputet kriminel, sbente  asnje pershtypje.

Ne fakt Rama do ta kete icik problem kur te shkoje per zgjedhjet e tjera tek pazari i trimave...Ekziston vertet nje pazar i tille me duket andej nga Laci, ku mund te marresh trima me qera per zgjedhje. 

E paska honger nji ai qerosi te kombinum . Vallaj ..hak grusht ... per ate langaraq smiley

Po si paska qendru pa ra nokdawn ? Do e kete stervite Berisha si " qendrestar " !

 

Si i tha qerosi: Qellove si kalama o Mane.
E rond vallai, te gjush dy here dhe qerosi vazhdo biseden ne Tel.

Z.Ferra ku mi gje Palloshi keta mercenare mer amon?

Po pse ca kishit menu ju?

do i shiste policia si skllever ne ankand keta qe ka arrestu dhe do i vente familjet perkatese ne pune te detyrume derisa te laheshe borxhi? 

Car karagjozlliqesh! 

Keto te barazlargumit mu mi ftofin koqet krejt!

Me i llaf, leje ate qe vodhi, po shif ca po bo ed palloshi! 

Po ja merr popllit! Njesoj si hajduti! 

Nen nivelin e Peshkut kjo, biles edhe Peshkut qe ketyre muajve te fundit!

Po jo mor mrrokell - keta duan te jene te barazlarguar jo se jane. Objektivi i ketyre eshte ti nivelojne te keqijat dhe ne fund te thone - a e shef se jemi te gjith njesoj. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).