Gjithëçka nisi me zemërimin e nënave, kur të vegjlit e tyre u gjendën përballë Napoleonit dhe Antosias, ciftit të gomerëve që edhe pas 10 vjetësh bashkë bënin dashuri si për herë të parë. Nënat gjetën mbështetjen e një zyrtareje konservatore me emrin Lydia Duziak, e cila arriti të ushtrojë aq presion mbi Kopshtin Zoologjik sa të ndanin çiftin në dy kafaze të ndryshëm.

Kjo është pika kur ngjarja kthehet në lajm kombëtar në Poloni. Ndarja e gomerëve u prit me zemërim nga publiku, që e quajti idiotësi të gjithë historinë me fëmijë të ekspozuar ndaj seksit.  Mbi 7000 qytetarë firmosën peticionin për ribashkimin e gomerëve dhe një faqe në Facebook kushtuar kësaj kauze arriti mbi 10.000 pëlqime. Pas vetëm një jave të ndarë, Kopshti Zoologjik kërkoi ndjesë dhe i ribashkoi Napoleonin dhe Antosian. "Nuk ishte asnjëherë qëllimi ynë që kafshët të ndëshkoheshin për sjellet e tyre natyrale." - thuhej në një deklaratë të Kopshtit në Poznan, Poloni.

22 Komente

Çudi qe ne kete teme interesante me seks gomeresh nuk paska komentuar duke reaguar me zemrim Kopshtarja Zologjike.

 

Napoleonet jane zakonisht fitimtare..smiley

Sikur këta gomerë të kishin gojë dhe të na tregonin si e kanë mposhtur rutinën në kushte kaq të izoluara...

-po thone qe kete çiftin e gomereve e motivonte motoja anglo-saksone: "killing time".... ose ose, "fuck monotony!".smiley

kopsht zoologjik me gomere.smiley. tipike per vendet ishkomuniste kjo. mu si ai i Tiranes qe sec kane ca mace, qen, e pula, apo ca pullumba e sorra qe ulen aty pari per qejf te vet, por qe drejtoria nuk ngurron ti fuse ne organiken e saj..smiley
....ah, po.... se desh harrova edhe ate luanin, e vuajtur, çalaman qe u ka zene deren.

"Gjithëçka nisi me zemërimin e nënave, kur të vegjlit e tyre u gjendën përballë Napoleonit dhe Antosias, ciftit të gomerëve që edhe pas 10 vjetësh bashkë bënin dashuri si për herë të parë".

 

Nenat jane zemeruar nga fakti se edhe pas 10 vjetesh cifti bënin dashuri si për herë të parë, apo çka ?....Se si nuk jane ne gjendje te informojne drejte.....

Hajd ishallah po kthehet opozita ne Parlament!

" dashuri kafsherore" smiley

Likja ndenjti gjithe ato vite i ndare nga Rama, kurse gomeret polake nje jave mezi paskan duruar.

Ti qaja i here halin Rames o Xhib se nuk bohet nomi. Ne fun te funit Likja nuk ishte vetem ne vitet larg Rames.  E kish gjet gamorin e rradhes.

Ide shume e mire kjo, per te teatralizuar politiken tranzicioniste n'Shqiperi si mardhenie romantike midis protagonisteve, bile aq me humoristike nese teatralizohet si qemoti kur dhe rolin e grave ne teater e benin burrat veshur me fustane (sic p.sh. ju hap name se qe veshur Gramoz Ruci).

Po te kene mend keta qe bejne humor ne Shqiperi e realizojne si projekt. Ose mund t'i bjere shkurt ndonje tip Cmendina Dublim dhe te beje voice-over te ndonje skene me kafshe qe e bejne (te beren sho-shoqit) me radhe.

Xhibo kjo analogjia calo icik, me thone te drejten. Dmth keta gomeret e bejne per qef te vet dhe spektatoret, mesa duket jane zilijos. Kurse ne rastin qe permen ti, spektatoret e hane, if you know what I mean. 

Kushedi cfare lloj bari ka ngrene dhe hane gomeret qe jane shume hot! 

"Nuk ishte asnjëherë qëllimi ynë që kafshët të ndëshkoheshin për sjellet e tyre natyrale." 

keni pare ju ndonje gomar te ndertoje kopshte zoologjike dhe te jetoje ne to si sjellje e tij natyrale?

Gezohem per dy gomeret e dashuruar, por vetem ndrydhja ne kopsht zoologjik eshte privimi me i madh dhe padrejtesia me mizore qe mund t'i besh kafshes.

When he went to bed that night his mind was made up to run away. He felt like an eagle: hard, sufficient, potent, remorseless, strong. But that passed, though he did not then know that, like the eagle, his own flesh as well as all space was still a cage.

                                                                                     Light in August, William Faulkner

smiley

 

Po, jemi gjithmone te kushtezuar sado te te lire te mundohemi te behemi. Por s'ka aspak lidhje ketu sepse behet fjale per nje shkelje te te drejtave te kafsheve: per te jetuar ne habitatin dhe hapesiren e pershtatshme per secilen specie. Nuk e di per ty, por per mua ka diçka me te vertete perverse dhe te pamoralshme ne kenaqesine per te pare nje kafshe te kufizuar dhe ne vuajtje.

P.S. Ne te thene kete, e di mire, qe per hir te kundershtimit ke per te sjellur diçka tjeter po aq pa lidhje per temen. 

Kjo eshte per hir te kundeshtimit, por nuk do te thote se nuk eshte brenda temes, sepse per mua ka diçka me te vertete perverse dhe te pamoralshme ne kenaqesine per te pare nje njeri te kufizuar dhe ne vuajtje brenda nje teme.smiley

Ndoshta me vone mund te jap nje pergjigje brenda temessmiley, megjithse e di qe eshte pune e kote sepse t'i je apsajt gjithnje, nuk je ne asnje teme, je perjasht çdo teme, sepse je bija e denje e Eves zanafillore qe e shef perverse dhe te pamoralshme kenaqesine per te pare Kopshtaren e kufizuar dhe ne vuajtje brenda kufizimeve seksuale te Kopshtit te Edenit.

 

smiley

Kjo skene te kujton ekskursionet e fillores.kuajt e lumjaneve qe .. you know, ilaritetin e kalamajve , zerin e alarmuar te zysh hajries :"samir , blerim e ju te tjeret vazhdoni ecni se jua shkula veshet!"smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).