Në këtë libër, autori e jep përgjigjen duke treguar jo vetëm sesi përplasjet ndërmjet qytetërimeve përbëjnë kërcënimin më të madh për paqen në botë, por edhe sesi garancia më e mirë për paqen në botë është një rend ndërkombëtar i mbështetur mbi qytetërimet. Cilat janë qytetërimet që po hyjnë në konflikt në skenën globale? Nga njëra anë është natyrshëm modeli amerikan. Po cilët janë protagonistët e tjerë? Ç’peshë ka fuqia ushtarake; po ajo ekonomike në këtë ndeshje për të fituar supremacinë botërore? Ç’rol do të ketë Evropa? Cili do të jetë roli i Azisë dhe i ekonomive në rritje? Leximi i librit të Samuel P. Huntington, profesor në Universitetin e Harvard-it, rezulton të jetë një mjet i domosdoshëm për cilindo që dëshiron të thellohet me një vetëdije kritike në të kuptuarit e fakteve që kanë karakterizuar fillimet e mijëvjeçarit të ri.

 

Pjesë nga Parathënia

Ne veren e vitit 1993 revista Foreign Affairs botoi artikullin tim me titullin "Perplasja e qyteterimeve?". Ky artikull, sipas redaktoreve te Foreign Affairs, gjate tre vjeteve ndezi me shume diskutime se cilido artikull tjeter i botuar qe nga vitet 1940. Eshte e natyrshme qe ka ngjallur me shume debate gjate tre vjeteve sesa gjithçka tjeter qe kisha shkruar me pare. Pergjigje e komente per te kane ardhur nga çdo kontinent dhe nga dhjetra vende. Njerezve u beri pershtypje ne menyra te ndryshme: i terhoqi, i zemeroi, i trembi e i trazoi argumenti im se permasa qendrore dhe me e rrezikshme e politikes globale qe po shfaqet, do te jete konflikti ndermjet grupeve te qyteterimeve te ndryshme. Pavaresisht se çfare ndikimi tjeter pati, ky artikull u preku nje damar njerezve nga cilido qyteterim. Duke pare interesimin, keqperdorimin dhe kundershtite rreth artikullit, e quajta te nevojshme qe t'i hulumtoja me tej çeshtjet e ngritura aty. Nje rruge e dobishme per ta parashtruar nje çeshtje eshte ta paraqesesh ne trajten e hipotezes. Artikulli, i cili ne titull kishte nje pikepyetje, te cilen pergjithesisht nuk e vune re, ishte nje perpjekje per te bere pikerisht kete gje.

Ky liber qe keni perpara, synon te jape nje pergjigje me te plote, me te thelle dhe me gjere te dokumentuar per pyetjen e artikullit. Ketu jam perpjekur t'i perpunoj, t'i lemoj, t'i plotesoj dhe, sipas rastit, t'i percaktoj temat e parashtruara ne artikull, si dhe te shtjelloj shume ide e trajtoj mjaft pika qe kishin mbetur pa u prekur ose ishin kaluar shkarazi ne artikullin e permendur. Nder keto jane: nocioni i qyteterimeve, çeshtja e nje qyteterimi universal; marredhenia ndermjet fuqise e kultures; zhvendosja e peshores se fuqise ndermjet qyteterimeve; indigjenizmi kulturor ne shoqerite joperendimore; struktura politike e qyteterimeve; konfliktet e perftuara nga universalizmi Perendimor, militantizmi mysliman dhe ngulmimi kinez; barazpeshimi dhe nxjerrja ne krye e pergjigjeve ndaj ngritjes se fuqise kineze; shkaqet e dinamikat e lufterave ne vijen e shkeputjes, si dhe e ardhmja e Perendimit dhe e nje bote qyteterimesh...

 

Libri i plote tek: http://scbks.blogspot.com/2014/09/perpla...

13 Komente

E rekomandoj per te gjithe: e ka parashikuar boten e sotme qe ne 1993 (perfshi ngjarjet ne Ukraine)

ncuk. as kete nuk e lexoj.

arnaut, te ka bere pershtypje kapitulli per Ukrainen ë ? Edhe mua (ketu e në 1998 kuptohet, viti kur doli libri ketu tek une), por akoma me teper me pat impresionuar ai skenari  sci-fi i perplasjes Kine-USA (andej nga fundi i librit)

Nejse, ti e di fort mire se ç'nuk eshte thene per Huntingtonin keto 20 vjet, por po e them dhe une timen smiley
Dhe po nisem nga kjo e jotja :

e ka parashikuar boten e sotme qe ne 1993

Une them qe, ne fakt, nuk ka qene shume veshtire te parashikoje ne 1993 boten e sotme  (ose per ta thene me thjesht: e kush nuk e dinte se ukrainasit jane gjysma katolikë dhe gjysma ortodoksë).
Une them se, ajo qe nuk eshte e kollajte, eshte  te parashikosh boten e neserme
smiley

 

 

p.p.s.l. tha (me edukate)

Plasi perplasja midis ukrahinasve dhe ruseve, qe s'ka bir qe i dallon, apo siriane te "qyteterimeve" te ndryshme. 

Ky ka ardhe dhe here  tjeter dhe eshte  e vertetuar qe asgje nuk ka provuar .Ka huazuar Tezen e shkaqeve te Luftrave dhe Perplasjeve midsi te Shtypurve dhe Shtypesve , Cfrytezuesve dhe te Cfrytezuarve si nocioni me i provuar Historik dhe ka shpike nje term qe ka finese por .... yrrja burrja per fytyr -grijte .

" Perplasje Qyetetrimesh " dikur e prune  si baze Fetare .

Qe do te thote Racizem , pasi asnje"'qyteterim"  nuk presupozon epersi mbi tjetrin ne Teritore te ndryshme .Lenini e ka parashikuar se cdo ndodhe dhe e vetmja qe dinte  ishte Monda smiley

Kuptohemi drejt .Askush nuk mba pergjegjes se paraqit nje Studim por askush nuk ka te drejte te Huazoje perfundime qe i kane dhene te tjeret me kohe e vakt !

Nje teze e pergjitheshme nuk ka nevoje me per Vertetim sic eshte Pasurimi relativ Vs Varferimi absolut  i mases se madhe te Njerzimit . Ky po qe eshte shkaku i hendeqeve te thella qe sjellin perplasje . Kjo po ndodh Sot dhe do te ndodhe edhe Neser !

ftoj xhibpeshkkerkusearkivisten te deshmoje e provoje se kjo eshte prure e debatuar !

Nuk themi qe cdo teze qe ka parashtruar autori eshte e vertete apo do ndodhe, une personalisht jam kunder nje pjese te tyre, por gjithsesi si liber ja vlen te lexohet, eshte i shkruar mir dhe te ndihmon te formosh pak a shume nje ide te pergjithsme rreth gjeopolitikes boterore

kjo po, si nderhyrje. duhej, te orienton.

Dmth mendimi yt personal perse e ke sjell si prurje këtë ketu.

Kopertina origjinale eshte kjo apo versioni shqiptar?

versioni shqiptar smiley

A eshte ne shqip ky liber. 

Flm Helper... sikur ta dija. E pavend kopertina megjithese interesante.smiley

smiley
 

@Pjer Thomas, sa pertac qeke mer burr smiley, vetem kliko linkun edhe e kupto qe eshte ne shqip

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).