Çfare kishin humbur shqiptaret.

16 maj 2014, e premte mengjez, u çuam me shpejt seç duhej, ndoshta nga nje stres i lehte i nisjes drejt memedhimbjes. Te gjitha, bagazhet, kartat, eurot, leket, i kishim bere gati, dhe po i hidhnim dhe nje sy, duke bere kafen e duke i nxjerre ne sallon ter bagazhin. Gruaja kishte stresin e peshes se bagazheve, se Jetairfly e kish bere nga 20 kilo ne 15 kilo bagazhin  madh, nderkoh qe bagazhet tona ishin aty tek 17 e 17 kilo. E kisha qetesuar gruan duke i thene se kjo mund te ishte nje taktik e firmes se fluturimit per te mos i lejuar shqiptaret ta kalonin 20 kilshin, siç vepronin gjithmon, siç veproja dhe une nganjehere. 

Ne aeroport, si gjithmon korrekt, 1,30-2 ore para. Tek çekingu per çudi asnjeri. Kujtuam se ishim te paret dhe po afroheshim lente-lente. Punonjesja e Jetairfly-s na i beri me shenje te afroheshim. 

- Si duket qenkemi te paret sot, - buzeqesha une po hollandisht. 

- Jo, ju jeni te fundit thuajse, kartat e identitetit, - zgjati duar ajo, nderkoh qe une me gruan u pame sy nder sy sikur po zbulonim diçka te re tek njeri-tjetri. 

- Bagazhet, vendosini aty ju lutem, - morri ajo kartat nga dora e gruas, nderkoh qe une hamalli vendosja dy valixhet tek trasportieri. Ato shenonin 35 kile se bashku. Sikur ta dija, çdo gje vazhdoi ne rregull, nderkoh qe gruaja rrinte me frike se mos do na kthenin kilot e teperta. 

- Te thashe, qe nuk do na nxjerrin probleme, se kjo eshte taktika e tyre, qe njerzit te mos i mbushin mbi 20 kilo, - i fola sapo u larguam, - prandaj dhe nuk kishte njerez, se kane qene te gjithe poshte 20 kilshit, kane kaluar te gjithe shpejt e shpejt, i kan ra lapsit belgjit. 

Kaluam kontrrollin policor dhe doganor dhe u futem tek salla tjeter ku ishin nisjet e avionave te ndryshem. Stolat e vendit ku ndodhej nisja per Tirana, ishin plot me shqiptare. Te gjithe ne hesapin e tyre. Une si njeri qe s'me rrinte bytha rehat, beja shetitje duke vezhguar pikat e nisjeve te tjera. Per çudi, vendi ku niseshin per Kanada dhe Albanie ishin plot, jo vetem stolat e zene, por dhe njerez ne kembe si puna ime. Kish per Amerike, Rusi, Suedi, etjera vende, por pak pasagjere, ndonse ishin ne te njejtin orar afersisht. 

Vura re nje pike te Brussel Airlines, shoqeri fluturimi qe fale paaftesise se drejtuesve, mirrte subvencionime nga shteti, thjesht per te mbijetuar. Ishte vazhdim i Sabenes se famshme dikurshme qe kish falimentuar. Kishin ndryshuar vetem emrin, nga Sabena ne Brussel Airlines. 

- Mirdita zonje, - buzeqesha si nje Don Zhuan, - shoh qe s'paskeni pune. 

- Jo dhe aq per momentin, - buzeqeshi ajo me te njejten monedhe. 

- Keshtu eshte kur nuk operoni me vende ku ka shume levizje, ku emigrantet levizin per vendet e tyre. 

- Ee, nuk ju kuptoj, psh ju per ku udhetoni, - drejtoi koken ajo nga pika/vendi i shqiptarve qe ishin karshi saj. Si duket me kish vene re nga xhirot qe beja ne pritje te hapjes se çhekingut te hyrjes drejt avionit. 

- Une udhetoj drejt aeroportit Nene Tereza, - vemendja e saj u perqendrua me shume, ishte taktika ime kjo, - ne Tirana. 

- Aha, paska shume njerez per Albanie, - veshtroi ajo grumbullin e shqiptarve dhe belgjeve qe prisnin duke biseduar secili ne hesap te vet.  

- Shumeee, me teper se shume, biles rradhen e fundit kishte aq shum njerez sa ngelen njerzit ne kembe, si ne autobuz. 

- Ou, - buzeqeshi ajo, duke zhbiruar syte e mij a thosha te verteten apo jo. 

- Per fat te keq, ngeli edhe banjo e zene, se e perdornin njerzit si stol per tu ulur, - buzeqeshja e saj u zgjerua se tepermi, - kush ta zinte i pari. 

- Po me habisni me keto, qe .... paska vertet shum njerez per Albanie. 

- Gjyhna qe Brussel Airlines nuk fillon nje linje me Albanien, 1 here ne jave, si e filloi Jetairfly dikur, tani e ka bere 3 here ne jave, dhe per çudi avioni plot, sikur me qene ne tramvaj. 

Pas disa minutash, u ndava me punonjesen e Brussel Airlinesit. 

- Tani te iki une pak ne banjo ketu, se kam hallin se mos e bllokon banjon e avionit ndonjeri qe ngelet n'kom, - i zgjata doren. Nderkoh ajo qeshte. 

Chekingu u hap dhe te gjithe ne rresht drejt avionit. Isha diku pak mbrapa mesit te avionit. Ndigjohej, si gjithmon gjuhe shqipe, hollandisht dhe frengjisht. Dominonte shqipja. Avioni u nis dhe pas nja gjysem ore afro, filloi servimi i ujtit, kafese e gjerave te tjera. Te gjitha ishin me lek perveç gotes se ujtit. Pas kesaj filloi shopingu per produktet tax-free. I thençin pa taksa se shumica e produkteve mu duken pak me te shtrenjta seç i shisnin LIDL dhe Carrefour. 

- Po ato produktet qe ka porositur goca nepermjet internetit, do na i japin tani, - pyeta gruan qe dremiste. 

- Ee, jo-jo, do na i japin kur te kthehemi, se keshtu e beri porosine. 

" Ehh, ç'punojne firmat sot", po mendoja, "edhe kur pret bileten, nuk te harrojne te te pyesin se nese do noi gjo te lire, pa taksa, mos e humb rastin, nuk te vjen ky rast veç ne lartesine 10 mij metra" . Siç duket, fiskaliteti pinte uje deri ne zonen me oksigjen, ne zonen me hidrogjen apo azot, ishte gjithshka pa taksa. Si duket piloti apo stuaderskat, e pershendetnin fiskalitetin duke i treguar gishtin e trashe apo brylin, naaa. 

- Ama dhe keta me keto çmime, - nuk mu rrinte pa folur, - te keqen e ALDI-t tone. 

 Ishim ne krahun e majte te avionit dhe nuk e kishim fatin te shihnim detin apo te na ngrohnin rrezet e diellit. Shihnim male dhe re, nderkoh qe krahu tjeter shihte detin dhe diellin. Avioni fluturonte mbi vijen bregdetare te Kroacise, Malit Zi e Albanise  thuajse, duke bere zbritje te lehte.  

- Ata qerratenjt andej, u kenaqen duke pare detin, - zgjoja gruan nga dremitja, - fli-fli, se te zgjova kot, nuk ke faj, s'ke ç'te shohesh kendej, ah zonj, zonje, - thirra nje stuardeske, e cila u perkul mbi mua, - ai krahu andej, ka gjith kohen ne diell ndersa ne ne hije, ata po kenaqen duke pare detin ndersa ne vetem re e male, m'duket se firma juaj duhet te na beje nje skonto, ulje çmimi per kete fat te keq qe kemi patur gjate ketij udhetimi. 

Ajo su permbajt se qeshuri, duke me rene lehtesisht ne supe me doren e saja, nderkoh qe fytyra ime me nje buzeqeshje te ngrire, i ngjante fytyres se Pitkinit. 

Ne Shqiperi na priti nje kohe e mbyllur. Kur po zbritnim, po bejshim pak muhabet me nje çift belgjish te vjeter qe ishin ulur mbrapa nesh. Ishin perfaqesues te nje firme turistike belge, dhe po vinin te zbulonin Shqiperine, njekohesisht edhe te lidheshin me partnere shqiptare. 

Ne aeroport, shyqyr ishin dy firma celularesh, Vodafon dhe Eagle. Dikur ishte dhe AMC por ishte zhdukur, siduket nga qiraja e larte. Vajta tek Eagle pasi kishte oferta interesante, dhe e mbusha telefonin. Per fat te keq nuk kisha leke por euro. Po rrija aty, duke menduar se gruaja, motra e saj dhe baxhanaku do vinin aty, gje qe do me jepte mundesi te thyeja ndonje euro. Por jo, veç kur u duk baxhanaku, si gjithmon i shqetesuar per vonesen qe po beja tek dyqani i celularit. E pashe qe kish humbur qetesine shpirterore. Me erdhi keq per te. I kerkova leke borxh dhe u likuidova me dyqanin e firmes Eagle. 

Me taksine e tij, drejt e tek studioja ne Durres. Sahati i ujtit ishte hequr nga punonjesit e ujsjellsit, ku çdo gje ishte tamposur. As per energji nuk flitej fare, thuhej se ishte vjedhur kablli dhe u detyruam te therisnim nje komshi aty tek shkalla qe mirrte vesh nga elektriku dhe hidrauliku. Pas gjysem ore energjia u rregullua. Direkt vura prizen e frigoriferit. Dola te blej uje dhe diçka, nderkoh qe nata i kish zen vendin dites. Me shume nuk mund te benim, ndiheshim pak te lodhur dhe rame te flinim ashtu pa u lare.  

 

              Dita e dyte  17-5-2014 e shtune 

Te rrija shtrire te shplodhesha apo te çohesha, kjo ishte dilema e mengjezit. Te çohesha, ora shenonte 5,30-6,00, nuk dija ç'te beja. Gruaja po ashtu, pa uje, nuk dinte ç'te bente. Dukej sikur jeta ishte nderprere ne mes. Rreth ores 6 te mengjezit u çuam dhe po vinim verdalle pa bere asgje. Filluam te mirreshim me valixhet. Rreth ores 7, pas kafes, u nisa drejt ujsjellsit. E dija qe punonin te shtunave, e kisha eksperienc nga rradhet e shkuara, ku interesohesha te vinin e te vendosnin sahatin e ujtit. Po ata e hiqnin, e vendosnin dhe une pagoja si gjithmon rreth 2000-2300 leke, qe i thonin 15-16 euro oficiel, plus sherbimin e shkonin aty tek 20 euro qe iknin kot çdo vit. Nuk me vinte inat dhe aq shume per 20 eurot, se sa per kohen qe humbja gjithmon dhe historine qe perseritej gjithmon. 

- Zonje, une jam ai emigranti nga Belgjika, nese ju kujtohet, qe vendos gjithmon sahat te ri sa here qe vij, kuptohet jo per fajin tim, - ju drejtova njeres prej tyre qe sensoret me drejtuan. E dija qe sensoret e mij punonin perfekt, shume me mire se ter organizmat dhe instancat e vendit dhe te huaja aty. I tregova se ku banoj dhe ajo filloi te qartesohej. Filloi te shikonte ne kompjuter. 

- Po, ketu shkruan se te eshte marre sahati nga neve, por qenke debitor, pa paguar keto ne nuk mund te bejme asnje veprim. 

- Nuk ka problem, me thuaj sa eshte shifra, sa muaj jane pa paguar, ti pagoj tani, se une s'kam uje, se dje erdha, dhe sa here qe vij po e njejta histori, gjej sahatin te hequr, tubin te tamposur me vule, dhe asnje pike uje. 

- Ketu shkruan se ta kane hequr se ka patur difekt, megjithate paguaj keto, - nxorri nje flete ajo nga printeri ku shkruante 1100 leke thuajse, afro 8 euro, tarifa e sherbimit te disa muajve, - dhe shko tek magazina aty mrapa te marresh sahatin e pastaj ec ketu te te japim hidraulikun ta montoje po sot. 

Pagova tarifat dhe vajta tek magazina. Dera mbyllur. Pyeta nje roje qe rrinte ne nje si kolibe, dhe me tha se si e shtune qe ishte, edhe vinte edhe s'vinte. Megjithate e morri ne telefon, dhe ai tha se vinte per gjysem ore. Shfrytezova kohen duke shkuar drejt qendres, pikes se Eagles, per te blere nje karte dhe per gruan, pune qe doja ta mbaroja qysh ne aeroport, por qe nuk e mbarova dot per shkak te nxitimit te taksise, baxhanakut me nje fjale. Ne Shqiperi per çudi, çdo pune ishe i detyruar ta mbaroje pergjysem, dhe difekti i kesaj gjeje ndodhej pikerisht tek ne shqiptaret. Pikerisht kete kete doja te luftoja, kete fryme te keqe, kete fryme derrmuese. Per mua, si njeri i sakte dhe korrekt, ne krahasim me te tjeret, punet pergjysem, me vonese, ishin nje torture e vertete, nje vjedhje e kohes. 

Pasi mbusha telefonin e gruas tek pikat e Eagles, drejt e tek magazina e ujsjellsit. Magazinieri, hapi nje dere te vogel metali dhe ç'te shihje, nje pellembe uji kish mbushur magazinen me rafte. Magazinieri u fut brenda duke hecur me takat e mbrapme ndersa une ndejta tek dera duke i zgjatur letren qe me dha punonjesja e ujsjellsit. 

- O ho, po ketu shkruan qe ka qene me difekt, ato me difekt une i kam hedhur se bashku atje ne cep, une thashe se mos e kishe tek keto ketu ne raft, do vish te henen me mire ta kontrrollojme mire, se ku ta gjesh tani, shih ç'a ujti edhe ketu, a punohet keshtu. 

- Po une jam pa uje fare, se mbrem erdha, dhe s'kam uj as per wc. 

Kishte zgjidhje per ujtin me nje tub freksibel sa per dy dite, por doja te isha korrekt me firmat kontraktuese apo me shtetin siç i thonin ne gjuhen popullore ne Shqiperi. Aty mesova se edhe per debitoret nen 5000 leke, 35 euro, nuk ua hiqnin sahatin.   Vajtem perseri lart tek zyrat. Nje si shef aty tha se duhej te bleja nje sahat te ri dhe se ata ishin te gatshem te me ndihmonin me hidraulikun. 

- Po nese sahati ka qene me difekt, do te thote se ju e keni vene me difekt, se dhe radhen tjeter tek ju erdha, ju i vendosni, ju i hiqni, une nuk e kuptoj kete muhabet, eshte sahati i 4 qe vihet e hiqet, dhe une vetem paguaj kotsekoti. 

Ankesave te mia, iu vinte si pergjigje nje rrudhje buzesh dhe nje si gjoja keqardhje nga ana e tyre per mua. Pagova, nderkoh mbrriti dhe hidrauliku, te cilin e njifja dhe me njifte pak a shume. 

- Prap ta kane vjedhur sahatin, - u nisem drejt autobuzit. 

- Jo-jo, kesaj here ka qene me kafaz, nuk eshte vjedhur, e kane marre punonjesit tuaj, megjithse dhe radhen tjeter po ata e kane marre se i kane pare komshinjt e mij.  

Pas kesaj ai nuk foli dhe drejt e tek studioja/gazonierja ime. Sahati u vendos, por duhej te prisnim deri neser ne mengjez per uje. Normalisht ujti leshohej dy here ne dite ne plazh, mengjez dhe darke, por tek shkalla jone vinte vetem ne mengjez.  

 

                   Dita e 3 ,  18-5-2014   e djele 

Ora 4 e çerek e mengjezit, ndigjohet ujti, çojm kokat tona, shohim njerin-tjetrin, po kesaj radhe jo sikur kemi zbuluar ndonje gje tek njeri-tjetri, po sikur kemi zbuluar uje ne Mars. Fitore, çohemi menjehere, secili ne punen e tij, une laj enet ndersa gruaja fillon me rrobat dhe ballkonin. Shyqyr ujti qendroi rreth dy ore. Perfitova nga rasti te laj prapanicen dhe paranicen, ishte vertet nje lehtesim. Ne kohen kur i erdhi rasti gruas per tu lare, iku ujti. Vume nje tenxhere ne furrnelle, metode qe nuk na u nda ter vakancies. Sapllakia e kohes se socializmit, ishte nje shpetim edhe tani ne kohen e kapitalizmit. 

Si dite djele qe ishte, u nisem tek pazari i Shijakut, pazar qe namin e kishte te madh, por produktet pak me te shtrenjta se pazari i Durrsit apo Tiranes. Ishte mezi i majit dhe çmimet dukeshin vertet te kripura per xhepin e shqiptarit vendas. Per ne shqiptaret e jashtem, dukeshin jo aq te lira e jo aq te shtrenjta, çmime qe ne ditet ne vijim do uleshin. 

Mbasdite vajta nga stadiumi i Durrsit per te pare ndeshjen e te rinjve ndermjet Teutes dhe Shkendijes. Doja te shifja dhe nje lojtar komshi aty, qe donte qe ti rregulloja nje klub belg. Me kish thene qysh vitin e kaluar dhe kisha biseduar me 3-4 klube, ku dy me kishin dhene llafin per ta pare. Ndeshja paraqiste disa difekte qe dukeshin qe ishin pasoje e mos mesimit te futbollit mbi baza shkencore. Raporti i lojtarit me pozicionin e tij, ne raport edhe me topin, nuk respektohej fare. Dukeshin qe trashegonin difekte nga e kaluara e tyre, kur ishin me te rinj, femije. Lojtari qe me interesonte mua, kishte nje fare pregatitje, topin e kontrrollonte mire, vrapin e kishte si profesionist, elementet baze te futbollit i zoteronte aty tek 50-60% gje e mire ne krahasim me disa lojtare te tjere. Sidoqofte loja ishte e dobet ne pergjithesi, edhe per shkak te mos lidhjes me njeri-tjetrin, shenje kjo e mosdisiplinimit. 

- Alo shef, - mora ne telefon G...., kur po pija nje birre buze detit ne darke, - ç'kemi biri im, si po shkojne punet andej. 

- Oh, papa presato, ku je, ç'thone pushimet- u ndigjua zeri nga pertej. 

- Ja vetem buze detit, po pij nje birre, ngaqe s'ka uje, o keq per uje, por birre dhe konjak ka sa te duash, ah te ishe ketu, do laheshe ne birre. 

- Ha-ha-ha, degjo morra vesh nje lajme interesant per Albanie, ku mund te behemi te dy te pasur. 

- Nuk po te kuptoj, shprehu me qarte. 

- Eshte fushe biznesi, nje fushe diamanti aty, ku mund te fitojme para me grushta. 

- Nuk te marr vesh biri im - "nje fushe me mut e di qe ka" mendova dhe shtova menjehere,- ke ndonje plan apo ke zbuluar ndonje gje qe une nuk e di. 

- Eshte diçka qe dhe ti duhet ta dish, por ne telefon nuk mund ta them, ka para te madhe, kur te vish ketu do ta konsumojme. 

- Po me çudit, po me ben te nisem per aty, mu prish qetesia shpirterore - dhe vertet ate nate po torturohesha per çfar e kishte fjalen ai.  

 

                        Dita e 4 ,   19-5-2014  e hene  

Gruaja çohet e para per ujtin, ne 3 e çerek, por kot se ujti kishte orarin e tij dhe fuqine e tij. Kur kishte fuqi/rrjedhje te madhe, ujti vinte direkt dhe heret, kur kishte pak rrjedhje/fuqi, ujti vinte pak me vonese dhe ikte me heret. Une u çova ne 5 si i lodhur dhe pashe lavatriçen qe punonte dhe gruan qe po lante e pastronte ter spinaqrat, sallatrat, kungujt, domatet, karrotat, kastravecat, specat, nje karroce plot me bio qe i kishim blere dje ne Shijak. 

Po ne mengjez u nisa per Tirane. I telefonova Leonardit tone se po vij drejt e tek 21-shi. Po me priste afer udhekryqit te 21-shit, aty ku puqej unaza me linjen e kombinatit. Sapo u takuam po me tregonte kaosin aty. Ankohej per gjithshka, per trafikun, per policet, per qeverine, per kulturen e njerzeve. 

- Ketu Pjero s'ka gje ne vije, nuk behet ky vend, - u ulem ne nje lokal po aty tek 21-shi. E pritsha kete zgjenjimin e tij por jo kaq shpejt. Kish qene gjith shpresa se duke u kthyer ne vendin e te parve te tij, do te mund te bente diçka. Shpresonte tek Palloshi dikur por jo tani. Shpresonte se shoqeria shqiptare do hecte perpara por jo tani. Para ca muajve, kur erdhi ne Antwerpen dhe me tregonte per planet e tija, e kisha kundershtuar me takt te mos nxitohej se po ashtu kisha qene dhe une dikur, plot entuziazem, entuziazem qe me ishte shuar gradualisht, pikerisht nga pislliqet qe benin shqiptaret, te politikes e shtresave te tjera. 

Perpjekja e tij, per ti mbushur mendjen prinderve qe kishte ne nje fshat, te cilet mirreshin me nje biznes te vogel bagtish, per ti shitur ato 30 koke delesh dhe 2-3 lopet, kish rezultuar e pasukseshme. 

- Dhe te mendosh Pjero, qe çfar hane, se i pashe vete, te vjen te plasesh, nuk hanin asgje, veç pershesh me qumesht ne mengjez e pershesh me kos ne darke, dhe me 12 deri 16 ore pune ne dite. Pse jete eshte kjo, - rrukulliste kafen qe e kish shtuar me uje Nardi, per ta bere pak me te bollshme.  

- Bo vaki ashtu jane mesuar gjith jeten, nuk e ndryshojne dot tani ne pleqeri, - mu kujtua personazhi i çuditshem hollandez, i cili ndonse ishte milioner, hante dy riska me buke me 1 fete sallam. 

Me Nardin u ndame dhe me shpejtesi drej e tek Rogneri, atje ku kishte studion nje nga tre moskotieret e Peshkut, Blendi. Programi qe ai jepte ishte 8 me 10, dy ore program. Ndonse isha pak me vonese, ne 10 e 10, Blendin e gjeta aty. Si dukej po pregatitej te ikte ne punen tjeter. U perqafuam si dy miq te vjeter dhe i thashe se nuk do ti haja kohen me shume se 5 minuta. 

- Pjer, neser ke kohe, te ulemi gjekundi ne nje restorant, do te qeras une, se tani e kam kohen ....

- Kohe kam sa te duash, jam nje muaj ne pension, por do te qeras une - u gezova per ftesen e tij. Nuk dija kujt t'ia vija kete bujari a ftese, rritjes se te ardhurave te tija apo rritjes se fames time, mu kujtua Warren Buffet. 

- Jo-jo do te qeras une, takohemi tek Petro Nini perball eshte nje restorant peshku aty - kemenguli ai duke nxituar, - aty nga ora 1 e drekes, megjithate do te telefonoj.   E pershendeta gjith gezim dhe u nisa drejt shtepise time ne Allias, e nga aty drejt Durrsit. 

Te pije nje gote birre a nje kafe a nje fernet a konjak buze detit, ishte diçka fantastike. Deti te inspironte. Aveniri i mbremjes mu prish nga emaili im qe nuk hyja dot. Ma kishin bllokuar. Nuk e dija, keta brenda apo ata jashte. Veç shaja me mendje te tere, Palloshin, perendimin dhe lindjen. Kujt i prishte pune, kontakti im me miqte ne Shqiperi. 

 

                         Dita e 5 ,   20-5-2014  e marte 

Top-Channel-i, pas leximit te gazetave te mengjezit, po jepte nje emision sensibilizues per zjarrfikset, per pallatet e reja qe ishin pa aksesoret perkates se zjarrfiksit, etj. Ne interviste ishte nje oficer i zjarrfikesve dhe sipas tij gati te gjitha pallatet kishin probleme ne kete drejtim. Shum shkalle ishin pa mjetet perkatese, apo iu ndryshohej vendi. Kjo gje tregonte se sa pa respekt punonin shqiptaret per sigurimin e jetes se tyre nga zjarri apo rrezikshmerite e tjera te jetes. 

Ne dreke u nisa drejt Tiranes per takimin e famshem me Blendin. Me dergoi mesazh se do vonohej rreth gjysem ore, gje qe e shfrytezova per te pare çmimet tek nje Carrefour aty dhe ndonje dyqan tjeter. 

Me ne fund Blendi u duk me nje çante shpine, si ato qe mbaja une kur bridhja Durres-Tirane e vende te tjera. Shyqyr qe nuk kisha marre çanten e shpines dhe une se do dukeshim si dy eksplorator te huaj. 

- A ulemi ketu Pjero, tek ky lokali i peshkut, me duket vend i qete. 

- E shoh qe ke vendosur te me respektosh Blendo me peshk, po une peshk kam ngrene sa ç'ka ngrene e ter kjo lagjia ketu, - buzeqesha, dhe kerkova te gjenim ndonje lokal ku te kishte barishte dhe qofte. 

- Eshte nje lokal ketu me poshte qe ka dhe birre korçe, çoku bejne edhe byrek me lakror.  

- Ah, shkelqyer, megjithse ne shqiptaret bojm gabim qe i sulemi mishit nderkoh qe duhet ti sulemi barishteve, zarzavateve, perimeve, flasin doktoret per rreziqet e mishit ...., - vazhdonim biseden e produkteve neve duke shkuar drejt stadiumit Dinamo. 

Nje lokal druri, i punuar bukur ku shkruhej "Birra Korça" te ngjallte vertet interes te hyje brenda. Nje gjelberim i bukur, rrethonte kete lokal si shtepize. Zume vend tek nje tavoline buze dritares. Biseda vazhdonte rreth varferise dhe politikes. I permenda luften e brylave qe ekzistonte per vendin e punes tek shqiptaret, si nje sindrom i vjeter dhe jo i ri, ku LSI kish dale me e forte dhe luante piset per shkak te pozicionit te favorshem qe kish ne politik. Blendit, nuk i pelqente jo vetem kjo, por dhe enverizmi i tyre, dalja me grusht dhe para fotos se E. Hoxhes. Ketu e kundershtova pak me mendimin se ishte me mire qe shfaqnin hapur bindjet e tyre, dhe se E.Hoxha nuk ishte dhe aq gogol sa e kishin fryre. 

- Dhe ti e di Blendo, qe kete e them une qe kam qene jo vetem kundershtari me i terbuar i tij, por edhe e kam urryer e luftuar me shume se çdo shqiptar. Tani dalin e kane dale, pas pilafit me qindra antienveriste, - dhe biseda u fut drejt rrjedhjes se historise tone shqiptare ne te kaluaren, per dhunen qe ekzistonte ne kohen e socializmit. Edhe ketu me duhej ta kundershtoja pak Blendin, duke i kujtuar rregjime shum me te egra e te dhunshme se ai i E. Hoxhes. 

- Po si shpjegohet Pjer qe edhe ne ate kohe, njerzit kishin frike, ndodhnin tortura, burgosje, pra njeriu kundra njeriut. 

- Te themi te drejten, me ligj, edhe ne ate kohe, tortura nuk lejohej, - po i thoja pikerisht une i torturuar nga ai regjim, - por keto gjerat negative qe ndodhnin, nese mund ti emerojm keshtu me nje emer, ndodhit negative, ekzistonin ne ter boten, biles edhe ne perendim dikur .... 

- Si koha e markatizmit ne Amerike dikur, - rrekelleu serioz ujtin Blendi. 

- Po, por jo vetem ajo, o uu, sa periudha te errta kane kaluar vendet perendimore,- mu kujtua pergjigjia qe i kisha dhene Graves per pyetjen ndaj E.Hoxhes qe me kish bere ai, - por une mendoj, seee, kete pyetje ia kam bere edhe vetes gjithmon se si ndodhnin keto gjerat negative, mendoj se ka pas ekzistuar nje fryme, dukej sikur nje fryme i drejtonte njerzit ne ate kohe, duke filluar nga E.Hoxha e deri tek njerzit poshte, - dhe po i tregoja se si rregjimi iu hegri kokat edhe bijve te vet, atyre qe iu kishin sherbyer apo qe ishin edhe ne rrethin familjar si Omari, - .... kjo eshte e çuditeshme, gjithmon kam menduar per kete gje dhe konkluzioni im, qe mund te mos jete 100% i sakte por i afrohet, eshte se nuk eshte faktori njeri numri nje ai qe vendos, por fryma ekzistuese, duket sikur te gjithe jane lojtare, ata vete nuk e kuptojne se ç'loje bejne, iu duket çdo gje e drejte, kuptohet qe ketu futet edhe faktori Kushtet, eshte si ajo teza e famshme qe diskutonin filozofet e shekullit 18-19, a jane kushtet qe e bejne njeriun apo njeriu kushtet, kjo filozofi qe ne gjuhen popullore thuhet a e beri veza pulen apo pula vezen, vazhdon edhe sot ne diskutim, eshte e diskutueshme - ngrita goten e birres Korça. 

 Pas disa bisedave te pergjithshme politike, u futa ne gjerat konkrete qe me interesonte. 

- Blendo a fole me Penarin per ate çeshtjen qe te thashe vitin e kaluar, listimin e Peshkut ne Burse, ti japim nje vlersim qofte e minimal, nuk ka rendesi vlera qe do i japin ekspertet e burses, per ne ka rendesi vlera qo do marri pas intervistes se madhe, diferenca qe do krijohet ne kete rast, ajo qe do gjenerohet, vlere qe mund te rritet edhe nese gazetat shqiptare e botojne,  mbase flasim edhe me ndonje banke shqiptare qe operon me gazetat shqiptare ketu, per ta mbajtur te dubellsuar vleren e asaj qe gjenerohet edhe nga shitja e kesaj pakes se intervistes, ose banka munt ta shit-bleje nepermjet ndonje pakete te nje pjese te teresise se gazetes, rendesi ka te nominohet me nje fare vlere ne burse se pastaj futem une ne loje, eshte fusha  ime pastaj, per mu nuk ka rendesi fitimi nga kjo loje, se ketu fitoni ju si blog, dhe se sa mund te vlersohet ne fillim, a 3 mij euro a 10 mij e 20 mij euro, kjo nuk ka shum rendesi para asaj qe te hyj ne loje Peshku, se artikuj, mendime te vyera, pershkrime, tregime do hyjne gjithmon tek Peshku, keto jane vlera te teresise qe nuk bejne gje tjeter veçse e shtojne vleren e aseteve te saja, me vone hapim dhe nje numer llogarie ne emer te Peshkut per emigrantet qe duan te derdhin donacione apo duan te behen aksionere, nese ju tre moskotieret, siç ju quaj une, jeni dakort, ketu veç rritje do kete, krijim paketash dhe rritje te vleres se tyre. 

- Kjo eshte interesante Pjer, une do ta diskutoj perseri me Penarin, veçse neve jemi thjesht nje blog shoqeror, social siç i thone, nje bashkpunim vullnetar ne interes te komunitetit shqiptar, diçka pa fitime financiare. 

- E di, ju jeni thjesht si ato OJQ, organizate jo fitimprurse....

- Jo, as si ato nuk jemi, se ato kane nje fare aktiviteti, ato mund te regjistrojne diçka si pune, si aktivitet, se jane edhe te regjistruar ne gjykate si person fizik apo juridik, ndersa ne jemi thjesht nje blog, si mijra blogje ne bote. 

- Po jeni faqja, blogu me i rendesishem, ose nje nga me te rendesishmet, nder me te klikuarat, pastaj sot ne bote çdo gje eshte e shiteshme, ju jepni informacion, njerzit japin informacion e komente, ide nga me te ndryshme, ide fantastike, keto ne burse konsiderohen aset. Ashtu siç veprohet me reklamat, mund te veprohet edhe me kete aset, me keto informacione. Krijohet nje treg i vogel si fillim, por mos harro, se çdo lloj tregu i ri, sado i vogel ne fillim, ka gjithmon gjasa te zgjerohet, e keshtu do veprohet edhe me kete treg te ri qe dua te hap une. 

- Une kam ndermend Pjer, te hap nje si kurs stazhi per gazetaret e rinj, biles jam ne hapat e para, ku mendoj dhe deshiroj qe gazetare te rinj te vijne e te bejne praktiken me mua.... 

- Gje shum e mire kjo, gje e shkelqyer, - e nderpreva une Blendin, - praktika, stazhi, vlersohen shume ne perendim, - nderkoh qe Blendi me tregonte per shpresat e tija ne drejtim te gazetarise, percjelljes dhe prezantimit te lajmit, informacionit. 

Sallata, qoftet, patatet, salca e kosit, buka e thekur, birra po hecnin ne menyre proporcionale. Porosita birren e trete, kur kamarieri nderhyri; 

- Me falni qe po ju nderpres, - pa ai nga ne te dy - desha t'ju pyes, mos jeni Blendi, ai i emisionit te mengjezit.... - vazhdonte kamarieri duke i bere me modesti komplimentin Blendit tone. Ne fakt Blendi kishte fituar popullaritet, edhe fale timbrit te tij, gje qe ia kisha vene ne dukje para dy-tre vjetesh. Zeri i tij kishte nje timber te shkelqyer, terheqes, tamam prej prezentatori. Sapo iku kamarieri, me tregoi edhe per nje oferte qe i kishin bere per nje emision tjeter mengjezi, si autor. 

- Veçse rroga Pjer ishte e pamjaftueshme,  dhe ne prapaskene perspektivat ngushtohen. 

- Paske bere mire qe nuk ke pranuar, te mos dalesh si prezentator, kjo eshte vdekje per ty, - buzeqesha. 

- Po-jo ore, si ta leja prezantimin e misionit te mengjezit, pastaj kush do i beje ato ooo-te, ato eee-te, aauuu, - qeshi Blendi, - çfar tham qipar, prezantimi eshte art me vehte. Perfitova nga rasti dhe i kerkova Blendit te benim nje foto me aparatin e tij. 

- Pse jo Pjero, ne jete keto jane kujtime te bukura, çfar do mbahet mend nga kjo dreke, ja ky muhabet, kjo foto, qoftet, sallatrat do harrohen, ky takim do mbahet mend, - thirri kamarierin Blendi. 

- Natyrisht Blendo, - mu duk me i pjekur ai ne krahasim me vitet e shkuara, - e di çfar kam "zbuluar" ne thojza kuptohet, ne kete jete Blendo, se ne kete bote e rendesishme eshte miqesia me njerzit, - u afrua kamarieri i cili na beri dy foto me Blendin, i cili i futi ne emailin tim. 

- Nuk e di nese do vij apo jo Blendo se ma kane hequr emailin keto dite qe jam ketu. Nuk e di se si, po ma kane prishur, nuk komunikoj do me asnjeri, - rrekelleva birren sikur do me hiqte ter merzitjen e nderhyrjes qe me kishin bere tek posta elektronike. Blendi me propozoi se mund te me ndihmonte te hapja nje faqe timen ku njerzit mund te komunikonin me mua. Nje faqe si ajo e disa shqiptarve qe ishin edhe tek Peshku. 

- Te falenderoj Blendo per interesimin, por te them te drejten s'kam kohe, e kam kohen shum te kufizuar, plus qe s'jam i kompjutrit, - mu kujtua nje faqe/blog me emrin tim, qe dikush kishte hapur sikur ishte simpatizant i imi. Bizeda rridhte rrjedhshem, duke prekur shum çeshtje dhe pikpamjet qe kishim per to. 

- Ky po punon dhe do te punoje, - e kishte fjalen per kryeministrin ai, - por s'po e lejne, shif ç'a po bejne, duan ti fusin shkopa nen rrote, - e kishte fjalen per greven e urise te te hequrve nga puna. 

- Kjo pune keshtu ka shkuar fatkeqesisht, PD hiq socialistet e PS hiq demokratet, persa kohe keta nuk respektojne statusin e nenpunesit. Ky, palloshi, mund ta rregulloje kete pune vetem duke hapur vende te reja pune, mirpo ky s'po hedh ne treg as bono-ushqimi e as obligacione te CO2, dhe nuk e kuptoj se kush e pengon. S'te thote gje njeri, as nje institucion financiar, asnje force financiare apo politike, nese ti lufton varferin me keto dy mjete te pakten. Ky m'duket sikur i ka lidhur vet komt e veta, ose ia kan lidhur, bo vaki ajo Peza qe perflitet, - mu kujtua Kristi jone i Peshkut. "Eh me mire Kristi jone kryeminister, ose noi Klod tjeter se sa ky " , mendova duke e qepur gojen. 

U çuam, dhe beme nje goxha rruge bashke. Rruges e ndaluan nja 3 gra te vjetra. 

- Mos je Blendi ti more, çuni i ..... - i foli njera.

- Uu ky eshte ai qe prezanton ate programin moj, - u afruan ato ndaj Blendit. Ajo e para i njihte nenen e tij dhe i tha ti bente te fala. asaj. Blendi jone, tashme ishte bere figure e njohur nder shqiptaret. U nda me ato dhe vazhduam drejt ekspozites "Shqiperia sot", ku dikur kishte patur kete emer, se sot nuk dihej seç ishte bere. 

- Krijimi i nje vlere qe nominohet ne burse Blendo, qofte edhe ne formen metafizike ne fillim, si diçka te pakapshme ne fillim, si diçka virtuale, me vone kthehet ne forme fizike kur hidhet ne investim, dhe vlera e Peshkut, asetet e saja mund te kthehen ne investim produktesh, ne diçka fizike, diçka te prekshme, - po filozofoja une per menyren e veprimeve bashkohore perendimore. 

  Rrugica e famshme e tij, me ne fund u duk. Ishte shtruar. U ndame si dy miq te vjeter. Ishte kenaqesi te rrije e te bisedoje me Blendin, veç ai kohen e kishte shum me te ngjeshur se mua dhe se shum shqiptare. Natyrisht ishte kohe e kapitalizmit, kohe e vrapit, kohe e gjurmimit te punes dhe lekut. 

 

                       Dita e 6 ,  21-5-14  e merkure 

 Ujti ne mengjez kish filluar te vinte gjithnje e me pak, gje qe nervonizonte jo vetem gruan qe shkarkohej mbi mua, por me acaronte edhe mua, veç une e permbaja. Gjeja ngushellim tek gota e fernetit ne mengjez, te cilen e merrja gjithmon me vehte me gote plastike te vogel per ta pire me kafe ekspres buze detit. 

 Mbasdite, u nisa drejt KS Teuta te rinjte, te shihja  komshiun ne stervitje. Nuk kishin me ndeshje. Ne stervitje dukej mire, topin e kontrrollonte mire, e stoponte mire, sprintet i merte mire, pasat i jepte preçiz, vrapin e kish te lehte, dukej sikur rreshqiste ne fushe, seç kish nje vrap prej profesionisti, dukej sikur kursente energjite me ate lloj vrapi, krejt ndryshe nga te tjeret qe vraponin rende e te sforcuar. 

Nga darka erdhi çuni, te cilit ia kishim prere neve bileten, per ta larguar sadopak nga shoqeria e tij atje, ca te rinj, dikush me cigare e dikush me canabis, te rinj qe neve na dukeshin ibret-jalem, ndersa atij i dukeshin shoke/çuna te mire. Gruaja me kish porositur, qe te mos ta acaronim çunin me kritika, por ta çonim e ta shetisnim gjithandej. Ai ishte i perkedheluri i shtepise, dhe me dukej se kjo temenah e gruas e kish prishur me shume ate. Megjithse puna e kishte shtruar ca. S'kish ca muaj qe kish dale ne shtepi me vehte dhe kjo e kish bere qe te mirrte pergjegjesi per jeten me shume. 

- Hec babuçi, dalim pijm noi kafe buze detit, - u çova une. 

- Po lere çunin te shplodhet, - shtrydhi lecken gruaja. 

- Jo-jo nuk jam lodhur, - u çua ai. 

- Po deshe hec edhe ti o gru. 

- Jo-jo vazhdoni ju. 

"Ehh, qe ke lindur per pune o gru", mendova duke mbyllur deren. 

 

                              Dita e 7 ,  22-5-14  e enjte 

 Top-Channel-i po jepte emisionin e mengjezit, ku psikollogu po fliste per vlerat e familjes dhe kundra adoptimit te femijve nga geyt. Opinioni ne Shqiperi ishte ndare ne dy pjese ketu, ku shumica mendonin se adoptimi nga ky grup njerzish, homot,  nuk duhet te lejohet. Ne fakt i ketij mendimi isha dhe une, bashkjetesa e tyre te lejohej, te njifej si "martese" per efekt pensioni e ndonje modalitet tjeter perfitimi, siç perfiton gruaja nga burri apo burri nga gruaja, por jo tu lejohej adoptimi. 

Me vone morra ne telefon nje familje qe kisha per ti dhene ca ilaçe qe mi kishin dhene qysh ne Antwerpen per ta. Ne Shqiperi kishte te gjitha llojet e ilaçeve, nga shum shtete, kishte versione te lira dhe versione te shtrenjta, por shum shqiptare besonin tek ilaçet e jashtme. Ato qe hynin ne Shqiperi, i quanin te nje kualiteti te dobet. Kjo gje ishte edhe per produktet e tjera. Nje mendesi e çuditeshme kjo, thuajse tek te gjithe shqiptaret. 

 Personi qe morra ne telefon per medikamentet, me tha t'ia jepja ndonje shoferi aty se ai i sillte vete, e se pagesen prej 200 lekesh, -aq sa ishte "taksa" e transportit- 1,4 eurosh e pagonte ai, dhe ashtu bera, veç kur ia dhashe shoferit, i lidha te dy me telefonin tim. Doja te isha preçiz dhe njekohesisht te kontrrolloja kete sistem poste tip popullorçe. Te dy, shofer e pritesi, u morren vesh dhe une u çlirova dhe nga ky obligim. U habita me kete lloj "poste" dhe me vajti mendja tek lendet, materialet e ndaluara. Valle transportoheshin keshtu edhe substanca te tjera, kaq lire, dhe sa ishte xhiroja. 

 

                             Dita e 8 ,  23-5-14  e premte 

 Megjithse e venim zilen me telefon per tu zgjuar, nga meraku i ujtit, u çonim diç me shpejt se zilja. Gje me te 10-re nuk kishte. Si gjithmon ujti ikte heret ne 6-6 e çerek, te mengjezit, 1 ore uje. Pija goten e qumshtit me pak Gold-kafe, nje kafe me kokrra si Nes-kafe, dhe dilja me goten plastike me fernet te Akua-Likuorit ose te firmes Luani, ose ngaiher i perzieja. Per perzierje pijesh me kish dale nami jo vetem ne Belgjike por se fundi edhe ne Shqiperi. 

- Nje kafe, - u ula ne tavoline, duke pare detin qe ishte terhequr pakez. Megjithse ishte heret, dukeshin njerez qe vraponin lehtshem apo shetisnin me hap te shpejte.  Pastrueset, dukeshin po heret qe mblidhnin pislliqet. 

- Bes , - pashe nje komshi qe kishte nje vile prane pallatit tone, zgjata doren drejt stolit te tavolines sime, duke e ftuar te ulej. 

- He Pjer ç'kemi, si po i kalon pushimet. 

- Leri pushimet e mia, - buzeqesha, - se une s'boj pushime, po ti, kam 1 jave afro, qe te shoh çdo dite qe me ate karrocen tende, transporton ato çadrat per andej nga porti, te shoh nga mengjezi deri ne darke, pune, vetem pune, sikur te punonin te gjithe shqiptaret si ty, 12 deri ne 16 ore ne dite, ky vend do ishe bere lule, - qeshem te dy. 

- Po ç'a te bej o Pjero, po nuk i nxorra çadrat ne mengjez, e po nuk i mblodha ne darke, ti vjedhin, ti vjedhin ore ti vjedhin. 

- Po kaq shume sa punon ti, do ishe bere milioner tani, e do kishe vene noi shegert qe do punonte per ty tani. 

- Eee, se mos ka njeri tani, çoku vjen ndonjeri, ja te shohim neser mase mban koha se te shtun e djele levizin njerzit. 

- Po ti vjet i kishe ketu çadrat para ketij hotelit me 5 yje, apo nuk te lane keta. 

- Shyqyr qe me lane dhe vjet, se faktikisht i bie zona e tyre aty ku kisha çadrat, por kete vit keta filluan tamam dhe vune çadrat e tyre. U largova vet me mirkuptim dhe mirbashkbisedim, ishte zona e tyre, nje kafe, - iu drejtua klubistit qe u afrua. 

- Atje afer portit, çoku vijne pensioniste, te pakten mesa mbaj mend une qysh nga koha e socializmit. 

- Joo, vijn, vijne edhe te rinj qe duan te rrijne larg kallaballekut. 

- Sa i mban çadrat. 

- Po 200 leke, ç'ti mbash me shume, ne fakt te gjithe aty i mbajne 300 leke ata te tjeret, po une si i ri aty me duhet te krijoj nje fare klientele, te shtune e djele nese ka njerez do e çoj edhe une 300 leke, nuk kam nga ia mbaj, - pershendeti me dore ai nje komshiun tone, i cili u ul ne tavolinen tone. 

- Cfare do marresh noi gjo nga mua Ba...., - iu drejtova te porsaardhurit. 

- Nje kafe, nje kafe Belgjika, - buzeqeshi ai duke ngritur gishtin sikur thosh se; nuk kam gabuar. Nderkoh qe une aprovova me kok dhe buzeqeshje se nuk kish gabuar. 

- Po ç'thote Belgjika, ç'behet andej, - shtoi ai pak pak. 

- Hiç, vetem pune, pune nga mengjezi deri ne darke.

- Oh, po nuk thua shyqyr, pune duam dhe ne, po s'ka, - drejtoi syte nga Besi ai si per mbeshtetje. 

- Kjo eshte nje çeshtje per te cilen ju ketu luftoni, qe ju doni me gjith shpirt, pune. Ne atje kemi pune, gje qe juve ju mungon ketu, por ne nuk kemi ato qe ju keni, diellin dhe gjallerine. 

- Morpo diellin po jua japim juve, ju vetem na sillni punen - qeshi Besi. 

- Po do rregullohet edhe ketu, veç duhet durim, - rrekelleva kafene une. 

- He, per tu rregulluar ka, - foli Ba...., - nje mut rregullohet me keta hajdute, ketu po nuk e morri serbi, nuk ka gjo ne vije, vetem ata e bine ne ujdi kete vend. 

- Tani, si vend me i zhvilluar se ne, edhe mund ta rregullojne, mund te mos diskutohet, por synimi jone eshte perendimi, nje vend perendimor, si Italia, si Belgjika, keto po e rregullojne menjehere vendin tone po te duan - pashe fundin e filxhanit une ku lundronte pika e fundit e kafese. 

Pas pak pagova dhe u largova drejt gazonieres time. Top-Channeli po jepte emisionin e mengjezit te pas ores 8. Dikush nga ministria e Shendetesise apo vete ministri, po fliste per paketat e sherbimit shendetesor falas, te cilat do te mbuloheshin nga fondet. Si duket menyrat bashkohore perendimore po futeshin edhe ne Shqiperi. Njeriu i qeverise, po shpjegonte edhe per kontratat qe do kishin spitalet shteterore me ato private, per pacientet ku semundja e tyre nuk kurohej ne spitalet shteterore do iu percillej spitaleve private, dhe pacienti nuk ishte i detyruar te paguante pasi ai ishte i mbuluar nga keto fondet shendetesore. Kjo gje sherbente edhe per operacionet, ku spitalet private kishin mjeke me te specializuar. Dializa, e cila deri ne keto momente kryej vetem ne Tirane, do fillonte te ofrohej edhe ne rrethe te tjera, per te mos i munduar pacientet e rretheve te largeta te mundoheshin deri ne Tirane. Kjo gje do kryej nepermjet fteses dhe kontrates qe do lidhte fondi shendetesor me keto klinika private qe do ngriheshin ne rrethet kryesore te Shqiperise. Teoria ime e paketave, kish filluar te perceptohej ne menyre te mjergullt ne Shqiperi. Gjene, shyqyr qe kish filluar hapi i pare. 

 

                               Dita e 9 ,  24-5-14  e shtune 

 Me Leonardin e kishim lene te shkonim ne Kosove, meqe ai kishte pune aty. Ai e kishte pare nje here, ndersa une do e shihja per here te pare. Nuk kisha qene ndonjehere, dhe deshira ishte e madhe. Morra dhe çunin me vehte. Ter rruges Leonardi, ankohej per rruget tona, dhe kishte te drejte ne nje fare menyre. Rruges morrem nje pasagjere. Ishte studente e shkollen e larte ne Kukes, dega ekonomi. 

- Nuk e dija qe Kuksi paska universitet - ktheva koken mbrapa nga vajza. 

- Ne fakt eshte filial i universitetit te Tiranes, - dhe ajo po na shpjegonte filialet qe ishin hapur ne disa rrethe te vogla nga universiteti shteteror i Tiranes. 

- Te thote gje ky libri, ky autor, - i tregoi librin e vet me poezi Leonardi. 

- Jo, jo, s, se njoh, - po shihte me vemendje librin ajo, te cilin e mori nga dora e Leonardit. 

- Po per librin Vizione te qarta, ke ndigjuar gjo, - perfitova nga rasti une, - eshte nje liber ku ka edhe ide ekonomike. 

- Kam ndigjuar per kete liber, por nuk e kam lexuar. 

- Mund te perfitosh nga ky liber, meqe je dhe ne degen e ekonomise,- hodha reklamen e rradhes une. 

 Perpara na dolen lope, gje qe e acaroi me teper Leonardin. 

- Shih ç'behet ne autostraden e Shqiperise, pse autostrade mund ti thuash kesaj, hyjne lope, gomare, çfar nuk hyjne. Shih autostraden  Kosoves, edhe pak arrisim, ka lezet shpirti, me tabela, me sinjalistike te rregullt, tamam si ne perendim.  

 Ne kufi Morine, u afruam shume shpejt. Nardi tha se pas doganes telefoni nuk punonte dhe se duhej te telefononim tani. Te dy me telefon, duke lajmeruar grate. Une si gjithmon, 1 minut telefon, konçiz dhe e mbylla, ndersa Nardi po fliste akoma edhe kur arriti tek dogana e Kosoves. 

- Kartat e identitetit apo pashaportat, letrat e makines, djalosh mbylle telefonin,- ju drejtua ai Leonardit, duke marre kartat, - do e mbyllesh telefonin apo....

- Ja zoteri se po flas me gruan se kemi femijen semure, se po e pyes.....

- Ore do e mbyllesh telefonin apo te te vej nje gjobe - iu acarua ai Nardit. 

- Po si urdheron, me fal, me duhet ta mbyll - iu drejtua gruas ai duke e mbyllur. 

 Sjellja e policit kosovar me la nje shije te hidhur ne fillim, por siç thote dhe nje fjale e urte se; ilaçi i hidhur eshte me i mire se ilaçi i embel, e justifikova kete sjellje me rregullat qe nje shtet i ri ka nevoje. Pa rregulla te forta, nje shtet i ri, bie direkt ne anarshi. I ketij mendimi ishte edhe Nardi, i cili po me mburrte sinjalistiken e autostrades per Prishtine. Dhe vertet, autostrada e Kosoves dukej tamam si nje autostrade perendimore, dukeshim sikur kishim hyre ne nje vend perendimor. Nga kufiri e deri ne Prishtine, nuk mbajti me shume se 1 ore e çerek, 1 ore e gjysem. 

 Prishtina dukej mire, dalloheshin shenjat e nje vendi lindor sikunder edhe shenja te nje vendi perendimor. Disa pallate dhe vila dukeshin tamam te stilit gjerman dhe zvicerian. Duke pyetur, gjetem nje parking privat. Pyetem rojen aty dhe na tha se ishte 1 euro ora. Ora shenonte thuajse 2 e drekes. E pyetem per bibloteken qendrore dhe na i tregoi me perafersi. 

- Te them te drejten, Kosova me pelqen, me duket diçka me mire se neve, - i zgjati cigaren Nardi. 

- Thu ti, pa me pyet mua ti, ketu zotni osht bo hajni e modhe, kush vjedhi me shume, popullata e shtyn me nje pag te vogel. 

- Po ndoshta ti e bo krahasimin me kohen e Titos - nderhyra une. 

- Ee lere athere, se athere mirrsha 1 mij dojçmarka una, 500 euro me te sotmet, ku ti gjej une 500 euro, 300 euro kam pagesen ketu. 

- Po mir po nje garazhist, sa merr ketu - pyeti Nardi. 

- M'varet se ku punon, ne garazh te vogel a nga ato te medhajat te firmave qe kane ardhur ketu, ku marrin 500 euro. 

- Po mesueset sa marrin, se gruan e kam mesuese, dhe mendoj te vij e te jetoj ketu, se mua po me pelqen Kosova. 

- Ty te pelqen Kosova se nuk jeton ketu, - iu drejtua Nardit ai, - mesueset marrin aty tek 500 euroshi, m'varet gjithmon nga shkolla, ç'lloj shkolle je. 

- Po s'qenka keq, po mendoj te instalohem ketu, po qirate sa jane. 

- Po ka aty tek 200 euroshi mesatarja, ka me lire e ka me shtrenjte, - dhe ai po i tregonte llojin e apartamenteve, zonave. 

 Rruges per te bibloteka, fati na e solli te kalonim neper nje shesh si bulevard a si tip pedonale. Ishte dita a panairi i lule-shtrydheve dhe tezgat plot me lule-shtrydhe, 2 euro kilja, 1 euro paketa, rrinin anes pedonales/bulevardit. Nardi bleu 1 vazo me kete bime, per ta çuar ne shtepi dhe lule-shtrydhe. Rruges vume re dhe nje tavoline te nje organizate ekologjike qe shperndante trajse dhe pamfleta per mbrojtjen e natyres nga qeset. 

Bibloteken e gjetem mbyllur dhe u kthyem andej nga kishim ardhur. Ne nje librari, lame kopje te librave tone. Pyetem rojen per ndonje qebaptore ku mund te hanim. Na tregoi nje vend, ku sapo te kalonim posten, do ktheheshim pak djathtas. U nisem, kur Nardi ndaloi tek nje fugon policash, dhe filloi ti pyeste per rrogat, gjendjen, nderkoh qe une e çuni u larguam ca. 

- Me duket se i iku truri Nardit, -iu drejtova çunit, - shih njerez e pyet.  

- Ee, u duk ai qysh ne fillim qe çalonte pak, - perdori nje nga shprehjet e mia çuni, - megjithse edhe ti i ngjan pak ketij, - shtoi ai. Qesha, nderkoh Nardi dukej se nuk do shkulej nga biseda me policat. 

- Po ti ke ndermend te bohesh polic - iu drejtova Nardit kur erdhi. 

- Edhe mundet, ku i dihet, çfar te dali perpara. 

- Me duket se ti qenke dashuruar me kete vend, qenke semure rend - buzeqesha. 

- Ky vend po me pelqen Pjero, ka rregull, ka disipline, Kosova mund te heci shum shpejt, me shpejt se Shqiperia. Edhe rrogat po me duken pake me mire se ne Shqiperi, qirate qenkan po aty, keshtu qe nuk eshte çudi te marr edhe familjen e te stacionohem ketu. 

- Ja ku qenka ai lokali qe na tha ai roja -na tregoi çuni dy lokale te ngjashme ngjitur njeri me tjetrin.  U futem tek njeri dhe zume vend ne nje tavoline. Menyja ndodhej ne çdo tavoline. Pame çmimet, te gjitha shenonin nga 0,25 cent, 050 cent deri ne 1 euro. Pra 1 pjate mund te mbushej plot me 2 euro. 

Ne Kosove e perdornin shume sallaten me laker te bardhe, e grire dhe me limon, te hapte oreksin me shume. Nuk kushtonte me shume se gjysem euro. Qoftet dhe qebabet nga çerek euro, morrem nga 4 qofte e 4 qebabe, veç kjo e fundit i ngjante ne shije qoftes se sheshte, veç formen e kishte si qoftet e Shqiperise. Birra Peja, 1 euro, na qelloi jo e ftohte dhe i tham kamarierit qe te fuste ca birra ne ftohje. Une piva 3 birra, Nardi 2 e çuni 1, dhe te gjitha, buket e thekura, mezet me birrat kushtuan 12 euro e gjysem. 

- Te thashe Pjero qe ketu kushtojne me pak se ne Shqiperi. 

- Mua me duket se çmimet qenkan njesoj me ne atje, - nxorra 20 euroshin, - veç ketu sikur nuk shoh kriko, edhe ato lokalet qe i kaluam duke pare, s'vura re kriko. 

- Po ketu Pjero, nuk para e pijne shume alkolin, e pe asnje nuk po pinte birre, vetem tavolina jone, - dhe vertet ky ishte nje ndryshim i madh ndermjet dy kombeve. Ne te Shqiperise, mund te krahasoheshim me polaket, ruset, gjermanet, persa i perket pijes, ndersa kosovaret ishin me te terhequr ketu. 

 U nisem drejt aeroportit te Prishtines, ai priste vjerrin dhe vjerren. Nje aeroport i vogel me 1 terminal si ai i Tiranes. Aty perfitova nga rasti te le kopje te librit tek nje librari e vogel aty. Nardi perfitoi nga vonesa e avionit te pyeste nje polic e nje tjeter per gjendjen ekonomike, rrogat etj, ne Kosove. Me informacionin qe kishte mbledhur, ai mund te mbronte nje desirtacion per mirqenien ne ngritje te Kosoves.

Pasi dolen nga aeroporti vjerri dhe vjerra e tij u nisem drejt Kuksit. Une zbrita ne Kukes, ndersa ata vazhduan per Tirane. Morra rrugen drejt halles dhe çunave te saj. Erresira binte shpejt ne Shqiperi. 

 

                          Dita e 10 ,   25-5-14  e djele 

U çuam rreth ores 7 megjithse gjumi me kishte dale me heret. Po mendoja per muhabetin e darkes me Lymin, i cili nga merzitja qe e kishin hequr nga drejtor shkolle, donte te dilte jashte ne Europe, ose te niste çunin te pakten. "Te kishin vene ndonje me te zote se mua, e beja hallall, po ata vune nje nga keta me diplloma fallco, une me master e tjetri me dipllome fallco." I dukej se kishte ardhur fundi i botes. 

- He Pjero, u çove, si thua e pijm kafen ketu apo ne nonji kafene.

- Me mire ne noi lokal, shohim dhe Kuksin, qe ta shofi dhe çuni. 

Pas pak dolem ne kembe, une me Lymin qe kishim thuajse te dy nje moshe afersisht dhe çuni im me çunin e tij qe kishin dhe ata te dy thuajse nje moshe, çuni im po shkonte 21 vjeç, ndersa i Lymit po shkonte 18 vjeç, veç ndryshimi ishte se te rinjte e Shqiperise, dukeshin me te gjalle se çuni im. Handikapti qendronte se çuni fliste dhe dinte me mire anglishten dhe hollandishten, se shqipen. Kjo gje si duket e pengonte per tu dukur me i gjalle. 

- He Julo, si te duket Kuksi yne - ktheu koken mbrapa Lymi. 

- Mire, me duket qytetee i bukur, doja te thoja dhe natyra, natyra eshte shume e bukur. 

- Po ç'bukuri o Jul, ketu çdo gje eshte e eger, - qeshi Lymi - shih ferra andej, ferra kendej, rruga e coptuar, trotuari bernut, shih ç'pisllik. 

- Po ketu duket çdo gje origjinale, si ta them une, ee...

- Keta e shohin me syrin e turistit o babi. 

- Aa, pse keshtu pislliku duan turistet, shih ai atje matane qe po bo shurren, shih trotuarin qe ka rene ketu, keshtu duan turistet. 

  Kuksi ishte qytet i vogel, i rrethuar komplet me uje, dukej si nje ishull apo nje gadishull qe lidhej me pjesen tjeter territoriale te Shqiperise, vetem nepermjet nje rripi toke. U ulem tek nje lokal ku dukej liqeni dhe tutje rruga per Has. Nga ballkoni i lokalit, soditnim natyren jeshile te Kuksit, i cili i kish shpetuar betonizimit. Tavolinat  e ballkonit po mbusheshin me mosha e gjini te ndryshme. Muhabeti po rrotullohej tek dalja jashte, ne Angli e çunit te Lymit. Anglia ishte bere shpresa dhe enderra e shum kuksianve. 

- Ketu nuk ka te ardhme Pjero, nuk ka as hapje vende punesh, as noi shtim biznesi,  keshtu qe ajo qe i the çunit mbreme per te ndjekur shkollen e larte, ketu rezulton zero, ketu ka me mijra qe kane mbaruar shkollen e larte dhe vijne verdalle. 

- Po le ti kushtohet sportit, se trupin e paska mire, te ndjeki shkollen e larte sportive ne Tirane, do dali ose mesues fiskulture ose trainer.

- Nuk ka men per shkolle te larte ku m'duket, une dua ta nxjerr jashte ne Angli, mase e rregullon Papi atje, te punoje e te fitoje noi lek per vete. 

 Muhabeti kalonte sa tek shpresa dhe planet per Angli, aq edhe tek shpresa qe ky vend mund te rregullohej nepermjet turizmit, duke rregulluar rruget, duke patur nje infrastrukture te mire. 

- Me keta maskarenj, nuk bohet gjo Pjero, keta jane perveç se maskarenj, edhe te paafte per te drejtuar nje shtet, - kete refren kisha vite qe e ndigjoja nga goja e shqiptarve, ne çdo 4 apo 8 vjet ndigjohej kjo qarje, sahere shqiptaret humbnin vendin e punes apo shpresat. 

 Me vone gjetem nje instruktor shoferash, mik i Lymit dhe beme guide me çunin i cili e kishte marre teorine dhe ia kisha mesuar makinen. Mesimi me kete instruktor ia vlejti se ky kish metoden e vet, ne te pare, ne te dyte, ne te trete e ne te katert, me shpejtesi, ne nje rruge nacionale, dhe e gjithe kjo per ti hequr friken çunit. Thashe se do perfundonim ne liqen, por jo, çdo gje shkoi mire, megjith tensionin qe ndjeja per kete lloj instruktimi me shpejtesi. Mbushem bencin me dizel, 17 mij leke te vjetra, ku i dhashe 20 -çen shoferit. Mbas guides stervitore, dolem verdall kuksit. Vura re se Kuksianet kur takoheshin me njeri-tjetrin, pyesnin edhe per njerzit e tyre ne Angli, si duket ngaqe shumica e tyre ishin stacionuar aty, dhe donin te iknin akoma per aty. 

- He kur do nisesh per Angli, - ishte refreni i dites, per kete qytet te vogel. 

 

Mbasdite u nisem per Tirane. Fugoni u mbush plot. Doja te dremisja pak, por si kudo ne Shqiperi, njerzit ishin kureshtar te dinin nga je, i kujt fisi, tek kush ke bujtur. Ne fillim po pergjigjesha si me pertim dhe prisja qe bashk-biseduesi te pushonte, por jo ai kish qelluar muhabetçi. 

 - Fiton ndonje çik aty ne magazine, çfare shisni - vazhdonte muhabetin ai. 

- Jetojme, si gjithe te tjeret, shesim keshtu mobilje, te ndryshme. 

- Bereqavers, ne Tirane çoku gjen pune, mir qe e ke kete pune, se te tjeret po vijne verdall, kalamajte ne shkolle. 

- Jo-jo, sapo e kane mbaruar, tani po ingranohen pakez me punen - nxorra nje saçme nga hunda. 

 Muhabeti kalonte sa nga puna, femijet, natyra e bukur, aq dhe tek varferia e popullit shqiptar. Pergjigjet i kisha te shkurtera, per te mos i lene te kuptonte se isha emigrant. Ishte nje taktike e imja per te zhbiruar me shume mbi psikollogjine e tjetrit, dhe per te mos e kaluar muhabetin tek perendimi. Natyrisht qe doja edhe pak qetesi. 

- U bene muj, rreth 9 muj, dhe asgje nuk po ndryshon, ne pritshim shum nga ky - e kish fjalen per kryeministrin shqiptar ai. 

- E keqja e ketij dhe qeverise se tij eshte se ky nuk hedh ne treg bono ushqimi ku vihen ne levizje produktet shqiptare, kjo gje e zbut varferine, te mos flasim pastaj per obligacionet e CO2 qe riciklojne nje pjese te produkteve duke hapur vende te reja pune - hodha syt nga gjelberimi nè Milot. 

- Ku i di ti keto, çfar jane keto, ti ke punuar me to, sikur me the qe je magazinier. 

- Ne magazine punoj, por kam studiuar per keto. 

- Po ketu sikur nuk studiohet per keto gjera, keto mund te jene eksperienca te huaja, por jo ketu, apo je jashte, ne ç'vend je. 

- Belgjike - shifja ndertesat anes rruges, duke bere me mendje llogarite ekonomike te tyre. 

- E he, prandaj po thoshja me vehte se ky s'duket si mall vendi, nga qendrimi, e folura, fjalet qe mezi i nxirrje, dukeshe qe ishe jashte, e sado qe e kamufloje veten, prap e gjeta qe vije nga jashte, - qeshi ai. 

- Ne kete bote nuk ka rendesi se ku jeton, por çfar ben, çfar studion, si the ti qipar, ja gjith keto fusha e kodra, gjith ai lum qe nuk shfrytezohen sa dhe siç duhet, - buzeqesha une, - nese qeveria do kish hedhur ne treg obligacionet e CO2 apo obligacione te tjera, qe perfaqesojne ujrat e lumenjve, qe natyra i ka dhene falas, ujti do shkonte deri tek ajo shtepia lart ne maj te malit qe me the qipar, qe pyete me te drejte se, pse e ka ndertuar aty ai shtepine. 

- Ndoshta ne teori mund te jete e lehte, por ne praktike eshte e veshtire te realizohen keto qe thua, aq me teper ketu ne Shqiperi. 

- Realizohen, realizohen, por duhet vetem vullnet i mire dhe njerez adapt. 

Nderkoh fugoni arriti tek kthesa e Kamzes. Aty ishte nje eveniment i madh per makina. Hera e pare qe organizohej. Pamjet perendimore dukeshin qe larg, jo vetem nga tabelat, por dhe ndarjet, hyrjet, daljet, etj.  

 

                             Dita e 11 ,  26-5-14  e hene 

Me baxhanakun drejt Sukthit, kishim porositur nje depozite ujti per ta vendosur tek dushi, per te patur uje te pakten per te lare enet. Zingato, sa per 150 litra uje, ishte nje zgjidhje e perkohshme. Kushtoi 4500 leke=32 euro, e i lashe 5000=35 euro. Po ti shtojme dhe 1000 leke taksia para 2-3 ditesh qe mezi e gjetem llamarin-punuesin, matan Sukthit, dhe 1000 leke marrjen e saj, i thone 7000 mij leke, preçiz 50 euro.  Kishim mendimin edhe ta blinim nje depozite nga ato 500 litershet qe vendosen ne tarrace, por kishim frike se mos na e vidhnin. Vjedhjet ne Shqiperi, nuk ishte se ishin ulur, perkundrazi ishin shtuar. Nuk qendronte puna tek aftesia apo paaftesia e policise, por tek varferia e popullit, tek humbja e shpresave, tek mos parja e nje drite jeshile ne fund tynelit. Te pakten, per nje pjese te popullates qe keshtu. 

Mbasdite pyeta tek nje pike shumice hekuri, per ele hekuri, por duhej ta blije te tere, 4 metra, nderkoh qe mua me duhej vetem 2 metra, 1 e 1. E lashe per neser te kerkoja dy ele hekuri, nderkoh qe u ula te pij nje kafe me nje mikun tim qe kish qene ne Belgjike. Ai do te operonte çunin nga bajamet dhe i kishin kerkuar 500 euro. U çudita per kete gje, ngaqe kujtoja se kjo praktike kish marre fund apo kishin filluar te vendosnin rregull. 

- Ah sa qejf kam te vij atje Pjero, te punoj çfardo lloj pune.

- Nuk eshte aq e lehte, nuk eshte Europa e para 10 viteve kur ke qene ti, çdo gje eshte shternguar.    

 

                            Dita e 12 ,  27-5-14  e marte 

 Duke kerkuar per ele, shko ketu e shko atje, mu dha mundesia te njihja ter Durrsin, qytet qe kish nje fizionomi perendimore, te dhene sidomos qysh ne kohen e socializmit, ku figuronin rruget e drejta, trotuaret e gjera, ndertesat te ulta e me ballkone. Nderkoh nuk mungonin shtepiat perdhese dhe bulldinget qe ishin ndertuar vitet e fundit. Ishin hapur edhe rruge te reja, e cila quhej unaza e madhe, rruge e gjere, ku figuronin me dhjetra biznese te vogla. 

- çuna po kerkoj ele hekuri 1 metroshe e me thane se vetem ketu mund te gjeja ele  te prera,- hodha syte nga ca ele, - ku nuk kam kerkuar, ne Shkozet e kudo, po ç'e do se nuk i pritshin. 

- Sa copa do dhe sa saktesisht - kapi nje ele te gjate ai, duke e matur me meter.

- Dy copa nga 1 meter, sa per te mbajtur nje depozite ujti qe e kemi bere vet. 

- E he, kjo mendoj se eshte mire, treshe - e vuri mbi prersen metalike ai. Morra copat, bera pagesen dhe dola. Rruges bleva dhe pak koll dhe fino, e drejt studios ne plazh po ne kembe. 

Ustai, po me priste. Direkt e ne dush, ku filloi me çekiç e dalte. Kater zgavra filluan te dukeshin dalngadal. U vendosen elet, u bene perseri matjet, dhe u çimentuan me koll e fino. Ne fillim nuk kisha besim, isha skeptik, e kisha thene ustait qe te blenim pak çimento, por jo, pas pak kolla me finon u thane menjehere, dhe ustai u peshua vete mbi elet per te me bindur mua se e kisha gabim. 

- Neser Pjero merr hidraulikun te te montoj depoziten, e ke gjetur hidraulikun apo ta gjej nje une. 

- E kam gjet, e kam gjet, G..... me thane qe eshte hidraulik i mire. 

- Ee hemm, qenke nxituar pak. 

- Pse nuk eshte hidraulik i mire, se mua me thane qe ketu ne plazh ky mbahet si me i miri. 

- Ee, nuk eshte i keq jo, por nuk ka rendesi, mirupafshim i dashur - ngriti doren ai duke u kthyer 180°. 

 

                          Dita e 13 ,  28-5-14  e merkure 

- Do pim noi got si fillim, kam konjak, fernet, ponç, vere, raki.

- Jo-jo, ne fillim puna, pas pune, te marojm iher. 

Hidrauliku, nje durrsak nga plazhi, po me tregonte se si kish punuar me specialistet italiane, grek dhe gjermane. Pikerisht kur reklama per veten kish arritur kulmin, keputi hyrje-daljen tek depozita. 

- Ah, ç'materiale muti qe jane, - u nxeh ai. 

- M'duket se e shterngove pak si forte aty. 

- Ee po kisha hallin se po ta lija pak me te lire do rridhte uji, tani hajde te gjejme pak kallaj ta lidhim prape, por prap kam frike se do na e beje prap nje gje te tille, se ky material nuk mban, dhe po mendoj ta bej me gomine, biles duhej ta kishte bere vete ai llamarinisti, megjithate po shkoj te shoh nje here ne shtepi, - u nis ai dhe veç kur erdhi pas 20 minutash. 

- Tani do e bejme top, me gomine, - filloi punen ai, nderkoh qe une i jepja muhabet.  

Duke shternguar mrokllat e dorezes se ujtit te nxehte e te ftohte, veç kur u keput nje nga ato. 

- Ah nuk jane materiale keto jo, keto na turperojne edhe neve, taksirati te blejme nje tjeter,- liroi mrokullen ai duke ma dhene ne dore, - i thuaj nje tjeter si kjo, - u nisa direkt e tek dyqani qe kishim blere materialet ne mengjez me hidraulikun. Per tre minuta, isha perseri ne shtepi duke i zgjatur hidraulikut materialin. Por ajo u keput perseri. 

- Mos ndoshta nuk duhet shternguar shume. 

- Po nuk eshte puna tek shterngimi, se shterngimi ka masen e vet, kjo pune s'me ka bo vaki kurre keshtu, ka mundesi te jesh rob ters ti, se sa here qe shkoj tek nonji qe eshte rob ters, me ndodhin keto, ndersa kur shkoj tek nonji rob xhymer, rob te mire, me hecen maar, maroj pune per gjysem ore, 1 ore e shumta, ndersa ketu u bo dy-tre ore dhe akoma. 

Nuk ia vura veshin shume se e dija vete se kush isha, Rendesi kish te mbaronte puna me sukses, qe gruaja te kish uje per te lare. Uji ishte tema kryesore e ter plazhisteve, pa uje ishe si peshkupauje. Me ne fund, puna mbaroi por duhej te prisnim te nesermen per ta provuar. I premtova hidraulikut se radhen tjeter do i sillja vegla perendimore dhe aksesor perendimor. 

- Po i solle keto mrrokullat prej anej, shpetove, se keto nuk majne, mall kinez, mall turk. 

- Une nuk i dija seç duhej, por tani qe i mesova se çfar aksesoresh duhen, do i sjell prejnga andej. 

 

Nga darka u takova me ustain e eleve i cili me pyeti per depoziten. I thashe se na u keputen disa aksesore dhe puna u vonua ca, porse kjo s'kish rendesi para proves qe do presim neser ne mengjez. 

- Nuk mu duk rob i keq, perpiqej i shkreti ta bente sa me mire, veç mu duk pak si i goditur. 

- Pak ee, shume thuaj, ai eshte shum i goditur, por dje une s'te flisja dot se ti e kishe lidhur llafin me te. 

 

                          Dita e 14 ,  29-5-14  e enjte 

Sapo ujti erdhi, u çuam per 3 sekonda, si ushtaret e kohes se socializmit. Vum re qe ujti pikonte tek nje doreze e depozites dhe tek sahati i ujtit tek shkallet. Hidrauliku me kish thene qe neqoftese do kish probleme, ta therisja ne çdo ore, por me vinte keq ta zgjoja ne ate ore, e cila nuk kishte shkuar akoma 6. U nisa drejt kafese se Ll.... nje minoritar i rregullt. Po lexonte nje liber. 

- Nje kafe Ll.... per çfar ben fjale libri. 

- Eshte nje liber interesant, tregon per individet e fuqishem qe drejtojne boten. 

- E he, - buzeqesha - mos tregon per ata 300 vetat. 

- Jo, e kam lexuar dhe ate, ky tregon me shume per, per Rotshildet. 

- A ha e kam lexuar, tregon per dinastine e tyre, por seç kam pershtypjen qe ka shum hiperbolizime aty. 

- Jo-jo, keta jane ata qe drejtojne sistemin financiar ne bote. 

- Keshtu thuhet, se e drejtojne nga Londra, por ne bote ekzistojne edhe bursa e banka te tjera te fuqishme, qe lozin nje rol te rendesishem ne arenen financiare. 

- Po mundet, por ky, dinastia e ketij eshte e fuqishme. 

- Ky kishte vene nje bast qe euro do binte vitin qe shkoi, por e humbi bastin, se euro vazhdon edhe sot e kesaj dite, dhe sado te perpiqet Londra apo keta per rrezimin e euros, ketu kane te bejne me boshtin Paris-Bon qe u krijua athere, e tashme eshte Paris-Berlin, ky eshte nje nga boshtet me te fuqishme. 

- Po edhe boshti Londer-Uashington eshte i forte. 

- Nuk diskutohet, keto jane dy boshtet me te forta sot per sot, se bashku me bursat, bankat dhe kompanite e tyre, biles kur e lyp nevoja edhe bashkpunojne bashke, sikunder edhe kane interesa te kunderta nganjehere, siç kane dhe shtetet nganjehere. 

- Dukesh qe qenke njeri i pregatitur, i kenduar i thomi na andeja, - zgjati kafene ai - kisha ndigjuar nga njerzit ketu rrotull qe ke bere dhe nje liber. 

- Po, Vizione te qarta, trajtohen shum çeshtje aty, duke filluar nga disidenca e deri tek çeshtjet ekonomike apo dhe politike, te ketushmet dhe te vendeve te tjera, neser apo pasneser kur te kaloj ketu do ta sjell nje kopje ta lexosh duke qene se lexon. 

Pas kafese, rreth ores 7 e çerek i telefonova hidraulikut. Erdhi me vrap, shterngoi dy rubinetat apo mrrokullat siç i quante ai dhe iku po me vrap. Puna tjeter e priste ne ora 8.  E rendesishme ishte qe kishim uje gjate dites. Stresi qe kish kapluar gruan gjate gjith ketyre diteve, sikur po i largohej. Ujti ishte elementi kryesor i grave. 

Mbasdite, tvsh po jepte program direkt mbi parlamentin. Po flisnin ne foltore, tre personazhe kryesore te politikes shqiptare, Edi Rama, Sali Berisha dhe Kastriot Islami. Po hidhnin batuta mbi njeri-tjetrin, ishte nje skene per te qeshur. Batutat ishin me shkolle, prekej deri-diku karakteri i secilit, çoku kalohej deri tek familja, permendej apo hiperbolizohej difektet e njeri-tjetrit, ishte vertet nje skene qe me beri te qesh. Me vone dolen dy femra ne foltore, nje e pozites e tjetra e opozites, dhe per çudi ishin nje nga fjalimet me te bukura e me seriozet qe kisha ndigjuar, fjalime me llogjike te ftohte dhe pa emocione. Te krijohej pershtypja se femrat aty, ishin me te pergjegjeshem se meshkujt. 

 

                            Dita e 15 ,  30-5-14  e premte 

Ujti ishte sahati i zgjimit tone. Per çudi ate mengjez, nuk kishte drita, ter zona e plazhit e ndoshta edhe Durrsi. Per fat uje kishte me bollek. Dola nga plazhi per kafe, ritual i perditshem thuajse, por s'kish energji. I vetmi qe kish energji ishte nje hotel me 5 yje po aty afer. Ishte hoteli i nje prej fuksionarve te ish pozites, nje hotel shum i bukur, stil spanjoll, por me çmime te kripura, 70 euro nata. U ula perball detit, ndonse ishte fresket. Porosita kafene. Pishina ishte nje gje e bukur e ketij hoteli, veç nuk shifja njeri te lahej aty. Kafeja ishte 100 leke=0,71-0,72 eurocent, dyfishi i lokaleve te tjera qe e kishin 50 leke=0,36 eurocent. Disa hotele te tjera e kishin 0,50 eurocent=70 leke kafene. Mbi bazen e çmimit te kafese, kuptoheshin edhe çmimet e tjera te produkteve. Atje ku kafeja kushtonte 50 leke, edhe birra me shishe ishte 100 leke, e atje ku kafeja ishte 100 leke, birra me shishe kushtonte 200 leke. Pak a shume, me pak ndryshime vihej re kjo strukture çmimesh.  

 

                        Dita e 16 ,  31-5-14  e shtune 

Kishim vendosur ti benim qejfin çunit, dhe u nisem drejt Dajtit. Ne fund te kinostudios, rrinte gjithmon nje fugon, minibuz i firmes se teleferikut, qe çonte gratis drejt e tek teleferiku pasagjeret. Kishim qene para ca vitesh ketu. Preme bileten 800 leke per person, 300 leke me shume se dikur, qe kish qene 500 leke=3,6 euro.  Ndersa tani kushtonte 5,7 euro. Kishte shume pak njerez, ku duhej te prisnim sa te mblidheshin ca njerez. Me ne fund se ku u duk nje grup turistesh kosovare dhe filluam te hypnim ne kabinat e teleferikut. Nisja kishte emocionet e veta. Filluam te benim fotografi. Une me aparatin tim modern, por qe sipas çunit ishte i kohes se qepes, ndersa çuni bente foto me telefonin e tij. Mbrritja kishte po ashtu emocionet e veta. Ajri ishte me i fresket dhe me i paster se ne Tirane brenda. Ne Dajt ishte mire te rrije gjith diten e nga darka te ktheheshe. I vetmi eveniment ne natyre aty ishte shetitja me kale. Disa fshatare rrinin me kuajt e tyre, dhe iu benin xhiro njerzeve, femijve, kundrejt 200 lekeve, 1,4 eurove per 3-4 minuta xhiro. I bera çunit disa foto me kale. 

Beme ca shetitje me kembe, dhe vendosem te pijme noi kafe tek nje lokal si model austriak aty afer ku mund ta shihje Tiranen ne pellemb te dores. Kamarieri na tha se ishte restorant dhe se kafe e pije freskuese kishte tek kulla prej xhami po aty tek teleferiku. Pas kaq vitesh mesuam se kulla e xhamte ne Dajt, nuk ishte kulle drejtimi e teleferikut, por ishte hotel dhe lokal ne katin e 7. U ngjitem me ashensor. Nje lokal i rrumbullaket si vete kulla na u paraqit para syve. U ulem ne drejtim te Tiranes, ku dukej çdo gje, deri edhe deti Adriatik. Porosita kafe dhe pije vendi, por pijet e vendit mungonin. Kishte vetem pije te huaja. 

- Vetem kafe, - pyeti kamarieri duke bere me dore nga pijet.

- Jo-jo, vetem kafe, dy kafe per ne te dy, po ti babuçi çfar do marresh - iu drejtova çunit, i cili i tha diçka kamarierit. 

- Lokali eshte i firmes austriake ketu - pyeta sapo me erdhi kafeja. 

- Jo, eshte i njerit ketu.

- Ee, pronar shqiptar me nje fjale. 

- Po 

- Edhe e ka lene ne kete gjendje, pa pije shqiptare, e çuditeshme, - vura re goten e çunit, - po ti babuçi çfar ke porositur ashtu. 

- Uiski 

- Uiski, - shqyva syte une,- po une kam gjith ato uiski ne shtepi dhe ti nuk pi asnje nga ato, çfar ka kjo te veçante, - zgjata duart per t'ia provuar pak, - hemmm, - sa desha te thosha "keq" por shenjat e gruas me frenuan, - jo keq, mire, - i ia dhashe teken e uiskit çunit. 

- Hec mo, se mos marr vesh une nga pijet, por meqe qenka e lire 150 leke, 1 euro. 

- E lire, ç'e lire o babuç, 3 here me e shtrenjte se konjaku jone. 

- Lere çunin - nderhyri gruaja. 

- E di ti sa ben kjo gota aty tek ne Belgjike, 3-4 euro, ne lokalet e thjeshta, jo lokale si ky ketu, se ne lokale si ky me pamje nga natyra, kushton 5-6 euro. 

- Po une s'kam lujt menç o babuçi te harxhoj per nje teke 5 euro, se i shtij dhe 5 euro te tjera dhe me 10 euro blej nje shishe uiski te mire, dhe e pij nga 1 gote ne shtepi.  

- Ore, po rrotullohemi neve apo me duket mua, - la kafene mbi tavoline gruaja. 

- Keshtu po me duket dhe mua, se sikur jemi larguar caze nga banaku. 

- Pse tani e kuptuat juve qe po levizte kjo, - buzeqeshi çuni. 

- E çuditeshme, - hodha syte mire nga Tirana, - shih me gjith men qe po rrotullohemi se po shoh... ee Krraben me duket, shih ajo shtylla atje sikur eshte me afer. 

- Eh, qe do behesha 50 vjeç e dijsha, por qe do pinim kafe ne nje lokal qe rrotullohej, kete nuk e kisha menduar kurre - u ngazellye gruaja. 

- Shih edhe banjo qenka me afer, tani eshte momenti grua, - qesha, - si duket pjesa e brendeshme, banaku nuk u rrotulloka, vetem neve, tavolinat u rrotullokan, kam ndigjuar se nje lokal i tille qe rrotullohet plateja ne tarrace, ka dhe ne Tirane, po se ku nuk e di, thone qe ben 500 lek, 3 euro e gjysem nje kafe. 

- Ketu ben 1 euro, qenka me lire ketu athere - ktheu goten e uiskit çuni. 

- Natyrisht babuçi - pashe nga gruaja si per ti thene se po na piqet çuni. Ajo aprovoi me buzeqeshje, sikur ta kishte kuptuar veshtrimin tim. 

 

                           Dita e 17 ,  1-6-14  e djele 

 - Hej tironco, ç'kemi, hec ulu - me ftoi Gj... nje peshkatar qe e shihja ç'do mengjez thuajse. 

- Oh, Gj.... ç'kemi, e paske pire kafene. 

- Jo-jo, akoma, jam tu pi rakin e mengjezit iher.

- E he, dy kafe zonje. 

- Jo-jo, s'du kafe, - iu drejtua asaj ai, - ma bo raki, kam qysh ne 4 te mengjezit, - u kthye nga mua ai, - me ka hy pleviti tek ko... - qeshi ai. 

- Kape noi gjo sot. 

- Bereqavers, nja 4 kile, mire, me kete kohe qe eshte, peshku largohet, nuk afrohet ketu ku gjujm neve. 

- Del me kete varken ketu. 

- Jo-jo, me vone do dal me te, sa te rregulloj motorrin e saj, heperhe dal me ate pedalinen aty. 

- Sa metra apo kilometra shkon me pedalinen te gjuash. 

- As 1-2 kilometra, se nuk lejohet te futesh ne thellsi me keto, me varken e peshkimit po, mund te dal deri ne 4 kilometra, atje po kap peshk, kaq,- tregoi parakrahun ai. Dikur kish qene marinar dhe me tregonte historite e tij neper vende te ndryshme te mesdheut. Kish qene deri ne Hollande, dhe te vetmet histori te tij ishin qejfet me prostitutat e xhamave. 

- Zonje mbaj nje kafe e nje raki ketu - futa doren ne xhepin e pantallonave. 

- Jo-jo do ti paguaj une, - zgjati doren Gj.... duke penguar doren time, - ti gjithmon me ke qerasur mua, i her do paguaj dhe une, - qeshi ai duke treguar dhembet nje po e nje jo, si puna ime. 

- Po s'kagje, ti je me i keputur se mua, pastaj mua ne kete moment, ja e ndjej, mos leviz, mu fut dhe nje euro ne konto-banke. 

- Ha ha ha, je i modh tironso, rob zoti. 

Ate dite, bera xhiro, duke qerasur me kafe apo raki, po komshinj aty te plazhit. Ata te shkalles time, qe nuk ishin me shume se 5-6 veta, i qerasja me rakin rrushi te vjeteshme qe e kisha ne shtepi, shishe qe i kisha dyllosur, ku njeren e kisha bere me spec djeges, raki qe te hapte kraharorin, tjetren me hudhra ku te kuterbonte era 10 metra larg, tjetren e kisha bere me copa ftoi, ku kishte dale nje raki e pjekur dhe e kendeshme, dhe tjetres i kisha futur gjethe menexhiku, ku kish dale nje raki ilaç. Kur u çoja gotat plastike me raki aty poshte tek pompa e ujtit, pomp e cila ishte nazelie dhe e vjeter, disa rrudhnin buzet sapo e provonin rakine, ndersa disave iu pelqente. Kjo ishte edhe nje test qe une i beja rakise. 

 

                         Dita e 18 ,  2-6-14  e hene 

Takimi me Graven ishte nje kenaqesi. Shkembimi i mendimeve ishte perfitues per te dy. Ai ishte specialist i bujqesise, i tokes, e njihte shum mire Shqiperine tone. Po i meshonte zerit parcelizimit te tokes, demtimit ne drejtim te prodhimit nga ky parcelizim i tokes. 

- Ti mire e ke i dashur, por duhet te kthesh, te ç'besh ter kete privatizim qe qeveritaret shqiptare kane bere gjate ketyre viteve, dhe kjo eshte shum e veshtire per tu bere - rrekelleva nje gllenge kafe. 

- Po te stimulojne fermat, apo bashkimet vullnetare, ti jipet prioritet nje fermeri qe do te punoje, ai qe s'do te punoje apo si ka mundesite, ta japi me qira te mos bllokohet toka. 

- Duhet te ndalohen urgjentisht edhe ndertimet e shtepive kuturu ne mes tokave.

- Po edhe kjo, shtepite si ne gjithe boten vijne ne rresht anes rruges, dhe toka mbrapa tyre eshte toke prodhimi, - i ra zilja e telefonit Graves, - alo, ee, po ku je mo....

  Grava ishte i mendimit tim qe kisha shprehur tek VQ, ndarjes se tokes qe u be ne kohen e Buall Mavrise, 1993, sipas frymeve.

- Shih tani tokat kane ngelur djerre, se athere nje me 5-6 picirruk te vegjel, morri gjith ato dynyme, ku jane keta sot, dy-tre ne qytet, e dy-tre ne emigracion, e kane ngelur pleqte, pse ata do e punojne token. 

- E kam thene me kohe Grave, toka nuk duhej ndare 100% , komuna duhej te mbante nje perqindje te konsiderueshme toke per nevojat e sotme. 

- Natyrisht, sot keta duan te bejne rruge dhe se bejne dot, se u dalin fshataret me sfurka e bllokojne rrugen, se duan demshperblimin, dhe kane nje fare te drejte se ka plot qe s'kan marre demshperblimin - rrekelleu kafen Grava. 

Vertet historia e tokave e pronave ne Shqiperi, ishte e mpleksur keq, ishte nje nga çeshtjet me delikate ku çdo lloj operacioni do dukej se do e bente me keq kete plage. Ishte nje plage, qe mund te sherohej per 7-11 vjet, nese klasa politike shqiptare do punonte me ndershmeri ne kete drejtim. 

Grava ishte kritik ne disa gjera te qeverise se re, dhe kjo gje po me pelqente. Nuk ishte militant i PS siç e kishin quajtur tek siti/faqja jone e diaspores, ishte thjesht nje intelektual qe interesohej per fatet kombit tone dhe ecurine e ekonomise shqiptare. U ndava me te dhe u nisa te kerkoj Auron Taren. Ne fillim tek Parlamenti ngjitur me Akademine e Shkencave, pyeta nje ushtar te Gardes, i cili me tha se deputetet rrall vinin aty dhe me shume rrinin tek ish Komiteti Qendror, perball Kryeministrise, aty ishte bere Parlamenti. 

- Mirdita, kerkoj Auron Taren - iu drejtova rojes civile tek porta, ku kishin bere nje si dhiome pritjeje per personelin e sekuritit.

- Auronin, Auroni ka kohe qe ka ikur. 

- Ku ne Amerike.

- Jo or jo, ç'a Amerike m'thu ti mu, ooo G.... di gjo ku ka shkuar Auroni, - iu drejtua nje kolegu qe po mirrej me disa fotoreportere te medias shqiptare ai.

- M'duket se ka shkuar tek Insituti i Arkeologjise - u pergjigj ai. 

 Drejt e tek Drini, aty ku ishte, kish qene me sakte, insituti i Arkeollogjise, insitut qe ishte kthyer ne restorant. Kamarieri, me nje dialekt jugor, e kish me te ndigjuar se dikur aty kish qene vertet insituti i Akeologjise, dhe me rekomandoi te shihja nga Kinostudioja. 

Lashe lokalin, e me autobuzin e Linzes drejt Kinostudios. Ne fund aty ku puqej rruga e Porcelanit me Kinostudion, ishin nja dy insitute, por nuk ishin ajo qe une kerkoja. Zbrita me poshte me kembe dhe u futa drejt e ne Kinostudio. Televizione e firma te ndryshme e kishin mbushur territorin e saj. Tek nje godine, aty ku kish qene Tv Reporter, qe dikur kisha dhene nje interviste per librin, aty ishte Insituti i Arkeollogjise. Dallohej menjehere nga kokat Neronit, Teutes ilire, ne toke, sikur njoftonin kedo se ne jemi historia.

- Me falni qe po ju shqetesoj, - pashe disa punonjes ne nje zyre, - kerkoj Auron Taren, jam nje emigrant, mik i tij, - shtova per te shuar habine dhe kureshtjen e tyre.  

- Po Auroni nuk punon ketu, ç'ne ketu, - u pergjigj njeri nga ata, - kush te çoi ketu, shtoi nje tjeter.  

- Pyeta aty ne Parlament dhe me thane se punon ketu, ne kete insitut, biles ne fillim isha aty tek Drini, se aty e dija qe ka qene. 

- Euu, sa here e ka ndrruar vendin ky insitut - qeshen ata, - por per çfar e deshe Auronin, - shtoi nje tjeter. 

- Thjesht desha ta qerasja e ta njifja, se e njoh vetem nga interneti, faqja jone e diaspores, dabellju, dabellju, dabellju, peshkupauje, pike kom.  

E vune re qe me kishte ngecur ora qysh ne kohen e socializmit, dhe filluan te leviznin. Filluan te pyesnin njeri-tjetrin se ku punonte ekzatesisht dhe çfar numri telefoni kishte. 

- Ai punon ne nje insitut tjeter, mirret me çeshtjet e bregdetit, shkruaje dhe numrin e tij - po me jepshin numrin e tij. I pershendeta dhe i rashe numrit te tij. 

- Alo, Auroni. 

- Po, me ke flas. 

- Me Pjer Thomas, nuk e di ju kujtohet, sajti peshkupauje.

- Kush, kush jeni. 

- Jam Pjer Thomas, ai emigranti nga Belgjika, qe kemi debatuar tek faqja e peshkutpauje, nuk e di a ju kujtohet, a e njihni faqen e peshkutpauje.

- Po, po, faqen e kujtoj, por ju nuk ju njoh. 

- Ke te drejte Auron, as nuk ju njoh, ne njihemi thjesht nga interneti nga komentet qe lejm per temat aty, - fillova te zbrisja shkallet, - une jam thjesh nje simpatizant i juaji, - shtova menjehere per te fashitur ndonje keqkuptim apo habitje te tij. 

- Ah, faleminderit Pjer, po ke noi hall, noi problem. 

- A, jo-jo, thjesht doja te te takoja e te qerasja per respekt. 

- Ah faleminderit, ku rrinit ju, ku jeni tani. 

- Jam ne Belgjike, por per momentin jam ne Tirane, biles ketu ne Kinostudio, se kujtoja qe punonit ketu, keta shyqyr me dhane dhe numrin e telefonit tuaj, se kam gjith diten qe ju kerkoja sa nga Parlamenti, sa andej-kendej. 

- Une nuk jam me ne Parlament, kam ikur prej andej, jam ne insitutin e Bregdetit ketu tek ministria e Mbrojtjes. 

- A keni kohe, t'ju jap nje kafe a birre tani, te nisem, per gjysem ore jam aty. 

- Ah, jo-jo, se tani po dal, se jam me nje grup te huajsh, e leme noi her tjeter, ti e ke numrin tim tashti. 

- Po-po, okej Auron, faleminderit, mirupafshim - u nisa drejt qendres. Nuk e di po kembet po me çonin drejt ministrise se Mbrojtjes. Ne fillim vinte ministria e Financave dhe pastaj ajo e Mbrojtjes. Ata ushtaret qe nuk lejonin njerzit ti afroheshin dyerve te ministrive, ishin hequr, nje risi kjo e qeverise se re. Pyeta nje si polic se ku ishte insituti i Bregdetit, dhe ai jo fort i sigurt me drejtoi tek nje dere mbrapa. 

Dukeshin shenjat e nje rikonstruksioni. Diçka po ndryshohej ne fasade, ndoshta parathenia e nje ndryshimi edhe ne mentalitet. U ngjita siper, dhe pyeta nje grua aty, se a punonte ketu Auroni. 

- Po, shefi punon aty - me tregoi nje dere ajo, - po me duket se eshte i zene. 

Pa kaluar as nje minute, veç kur u hap dera dhe doli nje nenpunese me dosje ne dore. Fytyra e Auronit dukej pergjysem, i zene nga monitori. "Kaq shpejt te kete mbaruar pune dhe eshte kthyer" mendova, duke ngritur doren ne forme pershendetje. Hyra brenda, lashe çanten e shpines pertoke dhe i zgjata doren se bashku me buzeqeshjen e budallait. 

- Une jam ai qe sapo folem ne telefon, emigranti nga Belgjika, qe kemi diskutuar edhe tek peshku.  

- Ah, Pjer, po si jeni, peshkun e njoh, por keshtu s'ju kujtoj dot se çfar debati....

- Oh s'ka rendesi, rendesi ka pjesmarrja juaj aty, megjithse kohet e fundit s'ju kemi pare aty. 

- Pune Pjer, pune, ja jemi zene me dokumentacionin e ter zones bregdetare. 

- Nuk jeni me depudet. 

- Ee, ç'deputet, aty vetem bla-bla-bla, ketu eshte puna, diçka konkrete per Shqiperine. 

- Do t'keni te beni besoj me shume parregullsi - po me vinte mire qe ai e vlersonte çeshtjen e bregdetit. Po me kalonin ne mendje si film i shpejte, ter ndertimet pa leje, pronat me konflikte, BB dhe çuni i ish kryeministrit, infrastruktura e dobet e bregdetit, etj. 

Hapa çanten dhe nxorra 3 sendet qe i kisha taksur per te. Nje shishe pije nga Belgjika, nje pakete me puro te trasha, dhe librin tim. Me kundershtoi per shishen dhe purot. I thashe se dhe une isha kundra duhanit. 

- Librin po ta pranoj me kenaqesi, se une lexoj çdo dite, qenka gjith ky liber, dhe do vish prap ketu, se do te te jap une kafe, eshte kenaqesia ime. 

 Bisedes po i vinte fundi, pikerisht kur Auronit dhe mua,  po na çliroheshin emocionet e fillimit. U ndame si dy miq te vjeter, ndonse s'kishim as 5 minuta qe ishim njohur. 

 

                             Dita e 19 ,   3-6-14  e marte 

- He e takove M....- po me thoshte plaka ne telefon, per nje kushuriren tone nga ana e saj. 

- Jo akoma, isha andej dje por s'me la roja te hyja brenda, nuk e njifte, megjithate do shkoj sot ta takoj - u nisa drejt ministrise se Financave. Sapo mbrrita aty, i rashe numrit te saja qe me kishte dhene plaka. Zeri i saj u ndigjua ne aparatin e vogel. I shpjegova se kush isha, u gezua. Kishim vite pa u pare. 

- Po mami si eshte. 

- Mami mire tek Berti ne Gjermani, ajo me dha numrin tend qe t'ju takoja, te interesohesha per leket e Bertit. 

- Pse akoma nuk i ka marre leket Berti, se une u interesova. 

- Nuk e di, une per kete kam ardhur te pyesja, ma la si detyre ajo, une isha dje ketu, kalova kendej por s'me la roja. 

- Aa, po prit atehere se po dal jashte te takoj. 

Pas 3-4 minutash, u duk M....tek nje port tjeter.  Ma beri me dore qe te afrohesha.

- Po ku je more ..... , - u perqafuam, - po ç'do atje matane, une punoj ketu. 

- Po e dija une, atje ishte dera per ish te perndjekurit. 

- Ee, dhe une iu thashe ketyre dy rojeve tona pse nuk te kishin lene, paska qene ai roja tjeter, - morrem per brenda ministrise, - po ç'kemi, femijet si i ke, dy ke e ne mos gaboj.

- Mir-mire, po-po, jane rritur tani, po dalin ne jeten e tyre, nuk na pyesin dhe aq shume, nuk jane si brezi jone, - u ngjitem siper ne zyren e saj. Pershendeta kolegen e saj, nje vajze te re. 

- Ky eshte kushua im, - iu drejtua asaj, - keta, ky dhe familja e tij kane qene tamam kundershtar te regjimit, tamam disidente, jo si keta te sotmit qe hiqen si demokrate, keta kane qene demokratet e vertete. 

Nxorra librin tim, ca puro, dhe dy gjera te vogla, dhe ia zgjata M.... 

- Keto jane dy gjera te vogla per juve, gjithmon kur nisem nga Belgjika, e mbush çanten me gjera te vogla per dhurate per njerzit ketu, jam akoma model i vjeter- buzeqesha, duke i dhuruar edhe shoqes se saj nje puro e nje hapse shisheje. 

- Rrofsh, rrofsh qe kujtohesh edhe per neve. 

- Ketu ke dhe tre libra te Bertit, qe mi la porosi te ti jepja ty. 

- O rrofsh, tre libra, paska bere goxha pune ai. 

- Jo, ai ka bere 7 libra gjer me tani, une vetem kete Vizionet. 

- Oh, po nga ju ka ardhur gjith ky talent juve, se babi shofer, mami elektrauto,- buzeqeshte ajo. 

- Nuk e di, megjithse une thjesht kam hedhur ne liber, hulumtimet e mia, ca letra te miat qe i kisha arshivuar, ka nje interviste te 1995 .... 

- Po kjo intervista ç'eshte, -po shfletonte Vizionet e Qarta ajo,- ndonje shoku jot, kush eshte ky Lymieni. 

- Nuk ka rendesi, nje shoku im, vendosem te bejme nje interviste dhe e beme, andej nga fundi ka komentet qe kam lene une tek gazeta Shekulli dhe sajti i diaspores peshkupauje, nuk e di nese e njihni- ktheva koken nga vajza e re. 

- Nuk e njoh, - u pergjegj M....

- Kam ndigjuar per kete faqe - u pergjigj tjetra. 

- Kur kthehem nga puna, çoku lej noi koment ketu, se ka tema te ndryshme, tema interesante, sikunder dhe komente interesante- buzeqesha i gezuar qe kisha hyre ne zemer te qeverise shqiptare, dhe veshtroja zyren e larte, model italian.  

 

                          Dita e 20 ,   4-6-14  e merkure 

- Tironso, ke noi puro, nga ato qe me dhe pardje - u afrua Gj..... sapo doli nga varka e tij qe e mbante te ankoruar, 30 metra larg buzes se detit.

- Ketu me vehte s'kam, neser ose me vone, po hec ulu, po pregatit varken per peshkim. 

- Jo-jo, akoma, po pastroj rrjeten iher, ka pun puna- hodhi syte nga birra ime ai.  

- çfar do marresh Gj.... - u afrua e zonja e lokalit. 

- Eee, - pa nga mua Gj... - lere se kam pire sot.

- Po merr nje kafe athere meqe paske pire, e ke nga mua - nderhyra une. 

- Ti e di çfar pij une. 

- çfar, raki. 

- Po pra, - qeshi ai, - sikur se di ti. 

- Boji nje raki te lutem zonj. 

- Edhe nje te shtrydhur - shtoi ai. E shtrydhura quhej nje lloj kafeje surrogato, nje leng kafeje qe pijanecet shoqeronin rakine. Ishte nje leng i kafet e cila ishte pa pagese, gratis.  

- Kape gjo sot. 

- Jo sot s'dola, se kam qysh dje qe mirrem me rrjeten- dhe po me shpjegonte se si rregullohej dhe pastrohej rrjeta. 

- Keto varkat lejohen tani, se gjer vjet nuk lejoheshin. 

- Tani po lejohen, por me leje, si makinat, si çdo mjet udhetimi apo lundrimi. 

- Ku merret leja e kesaj. 

- Tek kapiteneria e portit, ka leje te ndryshme, psh kjo eshte e tonazhit te vogel, une nuk lejohem te marr me shume se 7-8 veta, kaq e ka kjo. 

- Paguan per kete leje apo mjet . 

- Natyrisht, siç paguan per makinen, paguhet edhe per kete. 

- Sa paguan ti per kete. 

- Aty tek 300 mijshi ne vit- fliste me te vjetrat ai.

- Domethene aty tek 200 euroshi, po a mund ta perdoresh pastaj per xhiro per turistet. 

- Natyrisht, eshte mjeti jot, por nuk mund te marresh me shume se 7, se i teti eshte drejtuesi, une me nje fjale, po te te shohin me me shume te gjobisin. 

- Me i fjale, po te blej une nje te tille, mund ta filloj nje biznes te tille. 

- Po te kesh lejen e drejtuesit te mjetit, se dhe kjo eshte si makina, pa patente nuk lejohet, une psh qe kam nje jete te tere marinar me anijet, e kam nje leje te tille, po edhe ti, po te japesh ca prova, se nuk ka noi filozofi, e merr letren e drejtuesit te nje anije te vogel me kabine si kjo e imja, pastaj varet edhe nga tonazhi, sa me e madhe varka apo anija aq me shume kerkohet, kerkohet kurs, shkolle, e huu. 

- Do me thene leja apo patenta per drejtimin e nje varke si kjo e jotja me kabine eshte me e kollajte se e makines.  

- Natyrisht, se nuk ke semafora ketu, duhet te kesh mjetet e shpetimit, goma, llamp, megjithse une nuk i kam akoma, po ç'e vret menien, ti je mire andej, a me gjen dhe mua nje ven pune si marinar andej, ketu s'ka gjo ne vije. 

- Po me duket se s'je keq, jeton, nxjerr diçka, te tjeret vijne verdall kot ketu.  

 

                          Dita e 21 ,   5-6-14  e enjte 

 Rrezet e diellit te percellonin, e po beja nje shetitje ne gjith plazhin, deri tek kavalishenca. Aty telat rrethues te detyronin te ktheheshe mbrapsh. Nese duhej te shkoje ne Golem, duhej te dilje ne rrugen kryesore, ku ose te mirrje autobuzin, ose ndonje fugon, ose ta beje ne kembe. Sapo u afrova tek çadra e gruas ndigjova hollandisht. Gruaja po bisedonte me dy hollandeze, gra te vjetra. U gezova qe po ndigjoja hollandisht, me dukej sikur po ndigjoja gjuhen time. Nga gruaja morra vesh se ato ishin akomodituar ne hotelin me 5 yje Palace. Hyra direkt ne muhabet hollandisht. 

- Me nje fjale, paketa 2 javore, 14 dite apo 12 dite....

- 14 dite, - mu pergjigjen ato, - 700 euro per person, me dy te ngrena, ne mengjez dhe ne darke.

- Mos eshte pak si shtrenjt- vura doren tek mjekra pa e hequr buzeqeshjen nga fytyra. 

- Joo, - flisnin njekohesisht ato, - mua me duket mire, i ka te gjitha kushtet brenda, po na pelqen. 

- Ne fillim kishin frike te vinin ketu, - qeshi gruaja ime po hollandisht,- kane ardhur per ta provuar se si eshte Albanie. 

Ato aprovonin me koke dhe po me tregonin se si çuni i njeres prej tyre, i kishte nisur per ketu, per te testuar se si ishte Albanie. 

- Aaa, me nje fjale çuni jot qenka frikacak,- qeshem te gjithe,- ju ka nisur per te pare se a do ktheheni gjalle apo jo.  

- Jo po kishim ndigjuar, se ketu ka mafie, krime, vrasje. 

- Ne kemi mafie, po i kemi atje lart, ne parlament, qeveri, parti, politikanet tane, ketu poshte s'ka mafie, ketu ka vetem njerez te thjeshte, çfar do mirrni nga mua, birre, kafe, limonate.

- Ou, do na qerasesh - qeshen te dyja, - birre, kafe. 

- Nuk i marr ketu tek hoteli juaj se aty jane shtrenjt, por ketu tek keto dy klubet e vegjel, ketu kushton nje kafe 35 cent, nje birre 70 cent, e njejta birre e njejta kafe. 

- Ouu - u habiten te dyja. Hollandezet njiheshin ne Europe si kursimtare te medhenj, si njerez qe nuk blenin gjera te shtrenjta. E kishin shum te theksuar parjen e çmimeve, diferencen e tyre, ndryshe nga belgjit qe nuk para i shihnin çmimet. U ktheva me tre kafe e dy birra. 1 birr per vehte, 1 per hollandezen, 1 kafe per hollandezen tjeter, 1 kafe per gruan e 1 per komshien qe kish çadren. 

- Te gjitha 2 euro e gjysem- vazhdonte buzeqeshja ime po hollandçe. 

- Wau, sa lire - u habiten ato. 

- Natyrisht, ketu çdo gje eshte e lire, se dhe krahu i punes eshte i lire, ketu shqiptaret fitojne nga 200-300-400 euro ne muaj. Edhe norma e fitimit tek keto lokalet eshte e ulet, prandaj eshte lire, mund te hash e te pish per 2-3 euro. Ja dhe kjo gruaja ketu, leshon dhoma me qira, 10-15 euro dhoma, ju te dyja psh, iu bie nga 7 euro nata. 

- Wau, sa lire,- ktheu koken nga shoqja e vet ajo,- u dashka qe vitin tjeter te vijm tek kjo. 

- Pse jo- u pergjigj tjetra. Me vinte mire qe dy hollandezkat e vjetra, kishin gjetur nje ambjent te mire ne Shqiperi. Me shum akoma me vinte mire, me lidhjen qe kishin filluar hotelet shqiptare me agjensite turistike ne Europe. Ndoshta ishte lidhja e pare, megjithse ne Shqiperi ekzistonin me dhjetra agjensi turistike shqiptare, per guiden shqiptare. Ky ishte nje hap i rendesishem dhe serioz ne fushen e turizmit. Vendin e spontanitetit te akomoditimit te turisteve, te cilet e gjenin vete hotelin, mund ta zinin operatoret turistike te cilet i akomoditonin turistet ne forme te organizuar, gje qe iu jepte me teper siguri aty, element qe e shton numrin e turisteve. 

 

                         Dita e 22 ,   6-6-14  e premte 

 Tek shtepia e plakes ne Tirane. Uji vinte pa pompe. Tirana me ne fund kishte uje pa hesap. Dukej se i kishin dhene nje zgjidhje. Shqiperia, rradhitej ne vendin e 2-3 ne Europe per rezerva ujti, dhe ishte gjynah qe ai popull te vuante akoma. I vetmi problem ishte, qe tek Bovilla, nuk kishte mjete sigurie per ruajtjen e liqenit. Aty hynin çdo lloj kafshe me 4 kembe dhe 2 kembe. 

I futa nje dush, dhe po ndigjoja lajmet ne radio. Ne parlament kishte diskutime per banken qendrore. Flitej per parate e shqiptarve qe dilnin jashte, dhe per masat qe duhej te mirrte BQ per keto para. Ne fakt, interesat vjetore te depozitave kishin rene, kredite nuk jepeshin dhe aq ne mase te madhe, bankat tregoheshin te kujdeseshme ne dhenien e kredive, nuk donin te shtonin portofolin e kredise se keqe. Ajo qe binte ne sy, ishte edhe mungesa e projekteve konkrete, si nga ana e institucioneve, qeverise, organizatave dhe individeve. Kjo gje bente qe te krijohej nje shume lekesh, valute, qe rrinte e palevizur, gje qe i detyronte bankat shqiptare ti depozitonin jashte po me interes te ulet. Bereqavers, merrnin te pakten pas 1 viti, interesat qe ishin me miliona. Bankat operonin me shuma te medhaja. Vetem per 2013, kishin dale jashte Shqiperise, 2,8 miliard dollare, kuptohet jo te gjitha depozita nga bankat, se shume para ishin per pagesat dhe transfertat qe benin kompanite dhe firmat e ndryshme. 

 

                        Dita e 23 ,  7-6-14  e shtune 

Me makinen e komshiut, specialisti i eleve, u nisem drejt Kepit te Selites, ne drejtim te Golemit e tutje Golemit. Ishte heret mengjez, 6 e gjysem. Ai do shkonte ne pune tek ca pallate, qe une i shikoja nga plazhi im afer Ures se Dalanit, pallate qe dukeshin si miza nga ajo distance. Rruges ai morri dhe tre puntore, shoke te tij. Lame malin e Robit dhe makina u fut drejt nje rruge qe te shpinte ne det. Rruges dukeshin vila e pallate te vogla, n'mes gjelberimit dhe te rrethuara. 

- Keto jane fshatrat turistike, - po me shpjegonte komshiu, - jane te atyre parrellinjve, politikane, artiste, biznesmener, ka te huaj, çfar nuk ka ketu, lloj-lloj njerzish. 

- Lloj-lloj mafiozesh - pasoi tjetri.

- Do kisha deshire ti shihja nga afer, te futesha brenda.

- Nuk te le roja, nuk e sheh qe jan te rrethuara, futen vetem ata qe i kane blere. 

 Paspak, makina arriti tek ato pallatet qe mua me dukeshin si miza nga larg. Ishin pallate te bukura, me ballkon dhe dizenjo te ndryshme. 

- Ketu kane blere shum kosovare, se dhe firma eshte kosovare. 

- Shume te bukura po me pelqekan. 

- Blije nje, ketu eshte bukur, vend i qete.

- Mir e ke ti, por ketu ne Shqiperi ka shum kokçarje me ujtin, hipoteken, nuk eshte si andej, ku çdo gje eshte ne rregull dhe e percaktuar qarte,- u ndava me ta. Une morra drejt reres dhe ata brenda nje pallati per te filluar punen. 

 Rera ishte me shkrifet dhe me bollek. Ne disa vende te futej kemba nen rere. Plazhi ishte i shkrete, ndonse ishte heret, ora shenonte 7,30-8. Tek-tuk dukej ndonje çift apo njeri qe benin shetitje. Nuk kisha qene ndonjehere kendej. Isha aq larg, sa ai bulldingu i madh ne Golem, dukej si nje shkrepse e vogel. Vendosa te shkoj me kembe deri atje. Deti ishte me i thelle se ne plazhin e Durrsit. Pashe nje lokal ne fund te reres, mu ku fillonin pishat dhe u ula te marr nje kafe. 

- Zoteri, - ju drejtova kamarierit, bufetierit dhe pronarit njekohesisht, nje burr i vjeter qe i bente te treja rolet ne ate moment,- ketu ku jam une tani, kush zone e kap, Kavaja apo Golemi.

- Ketu eshte Kavaja, deri atje tutje, me pas fillon Golemi. 

 Vazhdova rrugen per me tej. Nje si perrua qe derdhej ne det, kalohej ne kembe. Thuhej se ne dimer ishte e veshtire te kalohej, dhe duhej te futeshe ne brendesi te kaloje nje si tip ure. Sa me shume hecja aq me shume shtoheshin lokalet dhe ndertesat turistike. Kisha hecur nje a dy ore, kur vura re nje kraner te madh qe pastronte buzen e detit nga leshteriqet e shumte. Punen e bente nje djal i ri, i cili pasi ngarkonte nje kamion nga ata te rendet, lente kranin dhe mirrte kamionin. U afrova afer nje lokali aty prane dhe pashe nje burre qe dukej 1 meter i gjere dhe dy metra i gjate afro. 

- Zoteri, me falni, desha te pyes, nga vijne gjith keto leshterike, se andej sikur nuk kishte, qenkan grumbulluar te gjitha ketu - u ula ne tavolinen e tij. 

- Keto i nxjerr deti, jane ato te vjetrat, lindin te rejat e te vjetrat i nxjerr dallga, - nxorri telefonin ai,- alo, he mo Naze, e mir-mire, po na eshte hapur pune, me kane ardhur gjith ato leshterik ketu tek mua, ...., jo-jo s'vij dot, kam kaq shum pune ketu sa nuk i maroj dot sot, jalla neser. 

- Ee ju qenkeni pronari i kesaj pjese plazhi - hodha syte perqark ku dixhitalizova rreth 50 metra plazh, i ndotur me leshterike, 1 lokal veror ku po pinim kafe, nje hotel te vogel mbrapa po me lokal, dhe ca gjelberim qe i jepnin bukuri kesaj pjese. Ai vetem sa aprovoi me koke, dhe seç i jepte ca udhezime shoferit qe bente dy punet. 

- Ky eskavatoristi qe beka dhe punen e shoferllikut, eshte i komunes apo e paguani juve- rrekelleva pak kafene qe me solli kamarierja, nje vajze me tipare provinciale por terheqese. 

- Une, ç'a komune, komuna ketu eshte vetem per t' mbledh leket, jo per te dhone. 

- Por persa kohe ti i paguan taksat, komuna duhet te kujdeset edhe per plazhin, pavarsisht se kjo pjesa eshte ne perdorim nga ty, plazhi eshte prone e komunes. 

- E mer çun, ku rri ti, ku rri, ç'a pune bo.

- Une jam nga Tirona, - po dixhitalizoja ter qenien e tij, nga brenda e nga jashte, - por jam emigrant ne Belgjike, - shtova menjehere per ti hequr çdo merak, qe po i kaplonte qenien e tij. 

- Eee, he, - u çlirua ai, - ketu eshte secili per vete, as do t'ia dije njeri se çfar halli te ka ra ty, keto qe sheh ti, une i pastroj disa here ne vit, se me bo me i lon keshtu, s'vje njeri k'tu. 

- Me nje fjale, ky eskavatori dhe ai kamioni vikan disa here ne vit, dhe çdo here ti i paguan nga xhepi jot. 

- Natyrisht, pse kush, sot e neser ka pune ai ketu, po shpresoj ti maroi sot, se pas nja dy javesh a tre javesh do e theras prap, se eshte sezioni tani qe deti i nxjerr keto, me mrapa aty nga korriku paksohen k'to, - i ra zilja e telefonit atij,- he mo, lere-lere se m'ka gjet belaja, u myta ne leshterik, ee, dhe vetem tek mua, plot-plot, po di gjo une pse vetem ketu, ndoshta ngaqe kam leke, leshteriku e nin se ku o leku, - qeshi ai. 

- Kush bashki e kap kete pjese, Kavaja apo Golemi. 

- Kete pjese e kap Rrashbulli,  Golemi fillon pak me tutje. 

Sapo erdhi kamarierja terheqese, nxorra monedhat e mia, por ai s'me la, pagoi ai. Ai vazhdoi me udhezimet ndaj shoferit qe bente te dy rolet, ndersa une vazhdova ne drejtim te Durrsit. Edhe pak arrisja ne Golem. Sa me shume afrohesha, aq me shume shifje plazhista, dhe aq me pak dukej gjelberimi. Ishte diçka ne proporcion te drejte per mua, me pak ndertesa, me shume gjelberim, e duke u shtuar ndertesat, pakesohej gjelberimi. Arrita tek bulldingu i madh i Golemit, nje ndertese e bukur dhe madheshtore. Vazhdoja te hecja e te shihja edhe turista. Ndigjoja polonisht, italisht, frengjisht, anglisht, gjermanisht, shenje kjo se qershori po mbushej me turista. Shitesit ambulante, sa me shume i afroheshe Durrsit, aq me shume dalloheshin shpesh e me shpesh. Iu afrova nje gruaje qe shiste me karrocen e saj. Dy femijet e saj, nje goce dhe nje çun, shoqeronin nenen e tyre ne biznesin e vogel ambulant. 

- Kajsiat sikur i paske pak shtrenjt, 200 leke kilja, se ne krahun tjeter,- bera me dore nga Durrsi,- ishin 150 leke. 

- Te them te drejten, kaq i kane edhe te tjeret, s'mund ti ul. 

- E mir, me bej 50 leke, çerek kile, nga gjuha dukesh sikur s'je kendej, nga jeni. 

- Nga Librazhdi. 

- Ehe, e mir, po deshe mi shpla pak, se do i haj tani - zgjata 50 lekeshin, 0,35 cent. 

Kajsiat e vendit, ishin te shkelqyera. Shqiperia kish filluar te prodhonte diçka, disa i ishin kthyer punes, asaj pune qe ndonse nuk te pasuronte menjehere, te mbante familjen me buke. Arrita tek Kavalishenca. Aty, ne krah te saj, punonin ca djem me nje skaf dhe fluturusen me litar, ku njeriu ngrihej lart. Ishte nje sport i bukur, por me çmime te kripura per xhepin e shqiptarit aty, 3000 leke, 21-22 euro per nje xhiro 5 minuteshe. Nga vapa e madhe, morra nje uje me gaz dhe e kalova Kavalishencen me kembe nga rruga, se nepermjet plazhit nuk te linte roja. Vazhdova me kembe avash-avash, duke pare dyqanet, dhe ne dreke isha ne studion time. Me priste nje tave me patate dhe mish pule, te cilen gruaja e kish pregatitur per motren e vet. U pershendeta me to, dhe pasi hapa nje shishe vere te 2008 te firmes Luani, iu futa gjysmes se tepsise qe kish ngelur per mua. 

 

                            Dita e 24 ,  8-6-14  e djele 

Me njeriun eshte e çuditeshme, kur rritet dhe behet ne moshe madhore, do te shkoje e te shohi vendet kur ka qene i vogel. Keshtu dhe me mua, mbaja mend kur isha i vogel, na kish çuar plaku per pushime ne Patok, plazhi qe dikur kishte perqindjen e jodit, me te larte ne Europe. Kish qene plazh kurativ, dhe doja ta shihja perseri. Kisha afro 40 vjet pa e pare. Morra autobuzin qe te çonte ne Shkoder dhe i thashe shoferit te me zbriste ne nje vend ku te kisha mundesi te shkoja ne Patok. Pasi kaloi Fush-Krujen dhe Mamurrasin, me zbriti poshte nje ure. Vendi dukej si i shkrete. Doja te pyesja ndonje njeri, por aty ishte autostrade, makina qe udhetonin me 80-90-100 ne ore. Pashe vendin perreth, dixhitalizova ter gjelberimin dhe sensori me orientoi per siper ures. U ngjita, shyqyr qe kish beton me gunga, e nje cilesie jo te mire, qe te mos rreshtitsha. Si gjeli ne maj t'plehut, po veshtroja Laçin nga nje ane e ures dhe Patokun qe ishte mbuluar nga gjelberimi. U nisa me kembe dhe pyeta nje njeri se kur kish autobuz per plazh. 

- Autobuz nuk ka fare, çoku ka noi fugon qe duhet te vije tani ne 9 - vazhdoi rrugen me biçiklete ai. 

Pas pak ndaloi nje veture rangalle, si e luftes se ftohte. Shoferi i saj, nje djale i ri, me çoi deri nje fare rruge, se kthehej ne nje fshat aty. I zgjata 50 lekeshin por ai si morri. I lashe nje puro, qe iu be qejfi. Me kishin ngelur edhe 3-4 kilometra. U nisa me kembe. Nuk heca as 200 metra dhe ia bera me dore nje motorri. 

- Per peshk keshtu, do gjuke sot - nisi motorrin ai. 

-Jo-jo, per plazh - mbahesha pas kurrizit te tij. 

- Per plazh! - shprehu habi ai, - ku ka plazh, une thashe se ishe per peshk kur te pashe keshtu me çante shpine. 

- Joo, si s'ka plazh, e di qe ka ardhur ujti pak kendej, por....

- Po ç'plazh o djale, - i dukesha me i vogel une atij, ndonse isha me i madh se ai,- ku ka plazh, o zhduk plazhi. 

- Si o zhduk. 

- Po ka ardh uj deri k'tu, ja do e shohesh tani - dhe vertet shenjat e para te ujit po dukeshin, sebashku me ca kolibe me dru. Dukeshe sikur ishe ne ndonje fshat aziatik, ne Laos a Vietnam. Po shfaqeshin restorantet e para anes rruges, dhe ngjitur me to, mbi uje, kolibet per çiftet qe darkonin. Per nje europian, ishte vertet nje vend ideal per romantizem. 

- Me nje fjale, banoret e Laçit nuk bejne me ketu plazh siç benin dikur. 

- Dikur ketu vinin nga e gjithe Shqiperia or çun, - ndaloi motorrin ai ne fund te rruges, ku nuk mund te hecje me,- e sheh ate rripin atje tutje....

- Po e shoh, po me duket si rere, - po veshtroja si Robizon Kruzoja ter hapsiren se si mund te shkoje ne ate plazh,- do me thene, siç kuptoj une, qe ky ujti ketu ku rrine keta peshkataret dhe lokalet, eshte i veçuar nga deti.

- Jo ka lidhje nepermjet nje gryke te hapur atje matan. 

- Po pse nuk e mbyllin, qe ujti te mos vije me kendej, dhe kjo te thahet apo kaloj matan me elektropompa. 

- Por po te t'bohet kjo qe thu ti, ku do hajne buke gjith keto familje ketu qe mbahen nga peshku, he mer çun- qeshi ai. 

- Aa haa, tani e kuptova une, - "interesi i disa familjeve, eshte me i forte se interesi i ter qytetarve laçiane", mendova,- po si mund te shkojne njerzit atje tek ai plazhi. 

- Me keto varkat e peshkatarve, por duhet te kesh numer telefoni, se si do kthehesh, se kur te marosh plazhin do i telefonosh prap ketij peshkatarit qe te çon, se ndryshe ngelesh anej.  

- Ehee, kuptova - nxorra nje puro dhe ia dhashe. 

- Megjithse nuk e pi cigaren, po e marr se qenka e lezeçme, athere çuno, mirupafshim dhe e kalofsh mire- i dhame doren njeri-tjetrit. Ai vazhdoi drejt ca peshkatarve me nje çante te vjeter. Si duket furnizonte ata me gjerat e nevojshme per peshkim. Une vazhdova kuturu pa ndonje drejtim te caktuar, isha akoma ne dixhitalizimin e ter vendit. Kompjutri organik, me viziualizonte nje ure per plazhistet, nje ure rreth 1 km ku te kenaqeshin te ter palet, plazhistet, peshkataret dhe rritesit e midhjeve apo rasatit.  Restorantet me reklamen e peshkut, ishin te gjitha te mbyllura, ato hapeshin nga dreka e mbasditja. Siç duket punonin ndoshta deri naten vone. 

- Zoteri, - iu drejtova nje peshkatari i zhytur deri te gjunjet ne uje,- sa eshte thellsia ne mes te ketij bregu dhe bregut tjeter atje ne det. 

- Ee, eee, nje boje njeriu. 

- Sa eshte pagesa per te shkuar atje ne plazh. 

- 10000 lek - foli ne te vjetrat ai. Nxorra telefonin dhe me kalkulatorin e telefonit e ktheva ne euro, 7 euro. Diçka e lire per nje nje emigrant apo te huaj, por e shtrenjt per xhepin e shqiptarve aty. Ose ndoshta varkat mbusheshin me disa veta dhe i binte me lire. 

Vendosa te kthehesha dhe u nisa ne kembe avash-avash. Nuk kisha bere as 1 km kur nje veture rangalle qe po vinte drejt meje, ndaloi tek kembet e mia. 

- O çuno, edhe sa larg eshte plazhi i Patokut. 

- Plazhi i Patokut - shpreha habi une, duke pare tre burrat - s'ka mo plazh, po ju vazhdoni edhe nja 700-800 metra dhe do e shihni vet, te çon vete kjo rruga, se s'ka rruge tjeter. 

- Aha, jemi tamam ne kete rruge. 

- Tamam, por ne fund nderpritet rruga, dhe duhet te shkosh me varka ose me not ne plazh, edhe 1 kilometer tjeter, makinen duhet ta parkoni ne ndonje restorat aty, por dhe ato qene mbyllur, megjithse kishte vende parkimi plot tek to. 

- E he, rrofsh çuno per sqarimin- nisem makinen e tyre ata, nderkoh qe une vazhdova rrugen ne kembe. Nuk kisha bere as 1 km tjeter kur makina me tre burrat,  ndaloi nja 50 metra larg meje. E kuptova qe iu kish ardhur keq qe po e beja rrugen e kthimit ne kembe dhe kishin ndaluar. Nxitova pak dhe hypa. 

- He e pate dhe vete qe s'kish plazh,- vura çanten para kembeve,- çdo gje e shkrete. 

- Na the mire ti, aty kishte mbaruar çdo gje. 

- Nga te kemi- foli tjetri. 

- Nga Tirona. 

- Uee, po edhe ne nga Tirana jemi, qenke dora jon,- qeshi shoferi,- po ç'ne kendej per peshk. 

- Jo-jo, thjesht doja te shihja plazhin e Patokut, kisha qene dikur ne kohen e socializmit, na kishte sjell plaku iher per pushime. 

- Thjesht per te pare plazhin, uee, çfar aventurieri, - qeshte shoferi,- shih o Taqe tironsit tone, vjen vetem kendej thjesht per aventure, ha ha ha. 

- Ku punoni, çfar pune beni- pyeti ai para meje. 

- Ne nje magazine. 

- Oh, edhe ne ne magazine punojm, - u pergjegj shoferi, - ky eshte pronari,- beri me koke nga ai ne krah te tij, qe ishte para meje.

- E çfar shisni juve, tek kush magazine punon - pyeti ai qe ishte pronar. 

" Ne shesim obligacione te CO2" , doja ti thoja, por ndryshova mendim. 

- Ne jemi magazine e produkteve te dores se dyte ne Antwerpen, Belgjike, shesim tavolina, stola, tv, radio, aparate elektrike, divane, komo, krevarte, pra çdo gje qe mban nje shtepi, apo edhe nje firme. 

- Shi-shi-shih, - qeshi shoferi, - ate pune qe tek ne e bejne jevgjit, e bekan keta me nje magazine.

- Jo nje magazine, ne kemi 2-3 magazina dhe nja 7 dyqane, dhe 12-13 kamiona qe shkojne neper shtepia apo firma qe ndrrojne mobiljet e tyre, eshte çdo gje e organizuar, me dispaç dhe administrate, biles kamionat kontrrollohen me kompjuter se ku shkojne, eshte nje paisje qe i montohet kamionit dhe qe lidhet me sistemin satelitor dhe kompjuterik. 

- Uu, po keshtu sistemi kam instaluar dhe une ne magazinen tone, - foli pronari,- shih ketu, - nxorri telefonin modern ai, ku e hapi dhe doli nje figure qe tregonte nje pjese te nje parkingu, hyrjen e nje magazine dhe nje njeri qe po hecte,- ja ky eshte roja jone qe une e kontrrolloj sa here te dua nepermjet kameres qe eshte instaluar aty.

- Ju paskeni sistem te avancuar, nuk e dija qe firmat shqiptare kishin arritur deri ketu- buzeqesha.  

- Hecen Shqiperia djalo, hecen, ju emigrantet kujtoni se ne rrijme ne vend. 

- Me vjen mire per kete gje, sinqerisht, por fatkeqesisht shoh varferi kudo, dhe me e keqja, shoh cmire dhe egoizem tek shqiptaret e mij. 

- Ekzistojne keto, bashke me progresin, zhvillohen edhe gjera negative. 

- Robo, do vish me ne ne Tale, se ne kemi dal per qejf- qeshte shoferi, - gjuajme midhje, ke qene ndonjehere ne Tale. 

- Kam nigju, por nuk e di se ku bie. 

- Nuk eshte larg, ja sa te dalim ne autostrade, kthehemi per Tale, si thua do vish apo do ndalosh ketu ne autostrade. 

- Po meqe shkokeni per atje, po vij, pse t'mos ta shoh dhe Talen. 

- Eh, rob zoti, ky duket qe ka shpirt aventurieri - qeshte shoferi qe mbante gjalle atmosferen. Muhabeti kalonte sa tek natyra, aq edhe tek midhjet, sa tek shitjet aq edhe tek fuqia blerse. 

Me ne fund plazhi i Tales u duk. Nuk ishte me larg se 10-15 minuta nga autostrada. Ishte nje plazh me ca klube, pa ndertesa hotelerie apo banimi. Ishte nje plazh familjar apo per çiftet, nuk kishte disko, si gjithashtu as edhe lojra. Fuksiononin nja 3-4 fugona qe shpinin pasagjeret deri ne autostrade apo deri ne Lezhe, qytet i cili siç duket e kishte nen juridiksionin e vet. 

- Pime nga nje kafe nje here se une vdiqa, ulemi tek ky lokali se paska hije, do vish ti Belgjiano. 

- Me kenaqesi por me nje kusht,- kthyen kokat nga mua ata, - me lejoni t'ju qeras une. 

-Uu, po ku ta prishim ne ty, ulemi tek ajo tavolina aty ne cep. 

Dukej qe ne ate tavoline nuk ishte ulur njeri, pasi ne cepat poshte saj, merimanga kish bere rrjeten e saj. Kamarieri nje çun i ri u afrua dhe pyeti seç do merrnim. Pyeta per fernet vendi, por kishin vetem Fernet-Branka italian. 

- Po konjak vendi keni te pakten.

- Po kemi. 

- Te kujt firme e keni, te Akua-Likuorit apo Skenderbeu.

- Te vendit ketu, te Lezhes, eshte shum i mire. 

- Po mire bej nje teke konjak dhe nje kafe,  ju - iu drejtova tre bashkudhetarve. Dy nga ata porositen po si mua ndersa ai me i vjetri nje kanoçe limonate nga ato te hollat e te gjate qe kishin dale kohet e fundit. 

Konjaku, qe vinte si i kuqerremte, kishte nje shije te shkelqyer. Siç duket, firmat e panjohura, punonin seriozisht dhe mire, per tu afirmuar ne tregun shqiptar. Pas pak u çuam dhe nga veranda dolem ne rere, nje rere e zeze ku ishin parkuar shum makina. Mu luten te shkoja me ta deri nga fundi i plazhit ku do gjuanin per midhje, por preferova te rri aty ne plazh. U ndame si miq te vjeter, ndonse sa ishim njohur. 

Plazhi ishte i gjere, si Durrsi dikur, deti pak me i thelle se ne Durres, ku dallohej vetem nje lokal mbi uje, kuptohet jo ne madheshtine e lokaleve mbi uje si ne Durres apo Vlore, por nje lokal i vogel i lezeçem. Vajta deri ne nje fare vendi, ku nje kanal e nderpriste plazhin dhe u ktheva. 

- Zoteri me falni, desha t'ju pyes, ai gjiri a kepi atje si quhet. 

- Ai eshte kepi i Rodonit. 

- Po ai tjetri ne krahun e tjeter kendej. 

- Andej kemi Malin e Zi. 

- Po Shengjini dhe Velipoja.

- Andej tutje eshte Velipoja e Shkodres, Shengjini eshte ketu afer, i sheh ato pikat e bardha. 

- Eee, po-po.

- Ato jane pallatet dhe hotelet e Shengjinit. 

- A mund te shkohet ne te dyja krahet me kembe, si ne Shengjin edhe kendej tek kepi i Rodonit. 

- Joo, atje pak me tutje eshte hidrovori i Lezhes, nuk kalon dot, ndersa kendej per Ishem, nuk te le lumi, ti do me dale ne Durres me kom. 

- Jo-jo, - qesha, - por desha ta dij, se nuk kisha qene asiher kenej, - u pershendeta dhe vazhdova rrugen duke iu shmangur ujtit te mos me lagte kembet. Para se te iki morra nje doner dhe nje teke raki, te cilat kushtuan 1,5 euro, dhe u nisa ne kembe per xhade pasi fugona kishte shum rralle. Nga plazhi deri te rruga e makinave, ishte rreth 1 kilometer, rruge e paasfaltuar, shenje kohe e mos interesimit te komunes per nje cope rruge. Ne xhade morra nje fugon deri ne autostrade, e nga aty nje fugon tjeter deri ne Tirane e Durres me pas. 

Ia vlejti ky udhetim se pashe nje cope Shqiperi te pabetonizuar por edhe te lene ne pike te meshires. Aty kishte vend per nje investim modest pa e tepruar me betonizim, si ne Durres e Vlore. 

 

                             Dita e 25 ,  9-6-14  e hene 

Mengjez heret, drejt Kavajes, me ca libra te mij, VQ, per t'ia çuar biblotekes aty dhe ndonje librarire. Kavaja ishte nje qytet i vogel por shum i shtrire, shume i hapur. Klubet plot me burra, ku pjeses derrmuese, ne fytyre iu dallohej provincialiteti. Nje pjese e vogel dukeshin tamam qytetar apo te nje sere tjeter, qe s'kishin te benin me  pjesen derrmuese. Bibloteka nuk ishte hapur akoma. Roja, nje qytetar denbabaden i Kavajes, dukej nje njeri qe s'kishte te bente me provincializmin. Mirrte vesh nga autore te ndryshem, ishte simpatizant i PS dhe e urrente ne kulm PD dhe ish kryetarin e saj, aq sa kishte bere dhe nje poeme politike si ato te Arben Dukes. 

Me ne fund punonjeset filluan te duken. Ishin te gjitha modele te ndryshme per nga veshja, por te gjitha te shkolluara. Para meje u paraqit nje grua me shami ne koke por shume e dashur. I thashe per librat e mij, dhe hyme ne muhabet dhe per interesin e lexuesit, i cili fatkeqesisht kish nje fytyre ne gjith Shqiperine, lexonte akoma libra te huaj me dashuri. Si duket kjo mode, do vazhdonte edhe ca vite. Libri politik, ekonomik, historik terhiqej shum pak. 

- Po sa libra keni ketu ne gjendje, zonje. 

- Tani, huh, ee nja 30 mij libra, kemi patur nja 70-80 mije me perpara, mirpo njerzit nuk i sjellin, çfar tu bejme neve.

- Gjoba, gjoba e rregullon disi kete pune, si ne perendim. 

- Po ti penalizojme administrativisht per nje liber, prap ate liber ne nuk e gjejm dot, se jane botime te meparshme qe nuk botohen tani me, pastaj eshte edhe nje problem, se shum lexues kane levizur me shtepi dhe nuk ua gjejme me dot adresat. 

- Ah, po keshtu s'keni gjo ne vije, keshtu demtohet jo vetem bibloteka por edhe lexuesi, se ja tani ky liber i moskthyer i duhet nje lexuesi tjeter,- ktheva koken nga nje lexuese qe po ndiqte biseden tone, dhe qe nderhynte herpashere me mendimet e saja. Krijova pershtypjen, se ne qytetet e vogla dhe provinca, me shume lexonin femrat se meshkujt. 

 Para se te hypja ne fugonat per Durres, te cilat ishin si linjat e urbanve, ndalova ne nje supermarket. Gjithmon neper dyqanet qe nuk rriheshin shume nga njerzit, mund te gjeje gjera interesante, dhe vertet as kesaj rradhe nuk u zhgenjeva, gjeta raki manaferre me çmimin e vjeter, fernet po me çmimin e vjeter. Duke pare vererat, mu afrua nje shitse, nuse e re, dhe po me pyeste per kualitetin e vererave. Siduket ngritja lart e shisheve, duke i vene perball drites, e vuri ne dyshim ate. 

- Po kjo tjetra ketu, si duket, se burri e pelqeu- ndjeva aromen e kremit. 

- Kjo zonje nuk eshte e keqe, por nuk mund te themi qe eshte klas, eshte thjesht per te shoqeruar gjellen, nuk eshte per miqte, ja kjo eshte per miqte, kjo e vendit, - kapa veren e firmes "Luani" te 2008, - me kete nderohesh,- e vura prap ne vend shishen duke menduar te mos ngarkohesha me vere heperhe.  

- Ouu, keto te vendit sikur nuk me pelqejne. 

- Nuk eshte e thene, - ngrita kurrizin dhe u ktheva nga ajo,- qe pijet e jashteme te jene te gjitha te shkelqyera, ja shifi keto, keto dy vererat qe qenkan dhe te kripura 600 dhe 700 leke, psh keto juve po nuk i shitet per 2-3 vjet, hidhi poshte, se shifi jane te 2009 dhe.....

- Po vera sa me e vjeter aq me e mire apo jo. 

- Shih, jo te gjitha, shum lloje vererash ketu, nuk jane tamam 100% , keto jane verera fabrike, shkojne jo me shume se 5 deri ne 10 vjet, ja kjo ketu po mund te shkoje pa frike 15 vjet....

- Po kjo e vendit.

- Kjo e Luanit, po shkon, biles ju e keni me lire se dyqanet ne Durres dhe Tirane, gati 20-30 leke me lire, kjo e Durrsit nuk shkon gjate, perpiquni ta shisni sa me shpejt, se dhe kjo qenka e 2010, si duket kavajsit nuk pine vere si ne tironsit- buzeqesha duke pare buzet e saja mushtake. 

- Ketu pijne vetem raki e dhalle - rudhi buzet ajo, duke pare shishet e rakise se manaferres qe po i fusja ne kosh. Me erdhi te qeshja, se dhe vete veproja shum here po ashtu, raki e me pas dhalle, por e frenova vehten. "Ah, ç'a t'boj un ty qe jam per rruge dhe s'kam kohe o kumbull", i bera qejfin vetes duke e ditur se me femrat nuk me hecte fare. Drejtova kurrizin dhe morra per tek kasa. 

- Mbajeni kusurin zonje, ishte kenaqesi te bleje ketu- buzeqesha dhe dola. 

 Sapo mbrrita tek studioja, fillova te mbush nje shishe plastike ujti 1,5 litershe me raki manaferre per ta pire ne Belgjike. Rrekelleva nje gllenke raki manaferre, dhe dola ne drejtim te portit. Rruges mora nje dhalle per te shuar vapen e madhe. Ne plan, kisha edhe takimin me drejtorin e ri te portit te Durrsit, Selim Belortaja. 

- Zoteri, kjo eshte drejtoria e pergjithshme e portit- iu drejtova njerit prej sekuriteve tek porta. 

- Ajo ndertesa aty. 

- Kam nje takim me drejtorin Selimin, - genjeva,- a mund te hyj ju lutem. 

- Po, dera nga krahu andej. 

- Faleminderit - dhe vazhdova per brenda. Dukej qe portit i ishte bere nje rikonstruksion gjate ketyre viteve te tranziscionit. I hodha nje sy ter portit gjate hecjes per tek ndertesa e drejtorise se pergjitheshme e cila nuk ishte as 10-15 metra larg. Me duhej qe brenda pak sekondave te regjistroja dhe dixhitalizoja ter strukturen e portit. Po brenda atyre sekondave, i bera lidhjen me dixhitalizimin qe i kisha bere portit dhe terminaleve me pamje nga treni. 

Shtyva deren dhe pashe ca shkalle dhe nje si sportel me xhama ku po rrinin dy gra.

- Zonja mirdita, jam nje emigrant nga Belgjika, dhe desha te takoj drejtorin e portit, zotin Selim. 

- Keni lene takim me te, ju pret ai- foli ajo me e vjetra. 

- Jo, nuk e dija qe duhej lene takim, po ju nuk mund t'ia transmetoni qe e pres. 

- Jo une nuk mund te ngjitem lart, ai kur ka takime me njerzit na lajmeron vete. 

- Po mire une qe nuk kam marre takim, si mund te marr takim, nuk e kryeni ju kete detyre, nuk mund ta lajmeroni siper. 

- Jo çuno, nese do takim me drejtorin, duhet ti shkruash, e merr ai letren dhe te le vet orarin dhe daten per takim. 

- Po mire ja po e shkruaj tani. 

- Jo, duhet t'ia çosh me poste, jo ketu. 

- Me falni zonje por une e kam kohen te kufizuar se nisem per Belgjike, a nuk mund ti thoni, pertoni te ngjiteni deri lart. 

- Zoteri me duket se te sqarova, keto jane rregullat. 

 Dola ter inat nga porti, nderkoh qe kisha hyre ter qejf. U nisa drejt plazhit tim. Tek ura e Dalanit, lokalet aty vazhdonin te kishin menyne me çmime te lira, çdo gje varionte nga 0,35 eurocent ne 0,50 eurocent e maksimumi deri ne 1 euro. Me tre 2-3 euro ti mezi dilje nga fryrja si kacek. 

Pas nje shplodhje ne studio, dola per nje xhiro ne plazh. Per çudi, pastruset e plazhit te mengjezit po pastronin plazhin nga qeset e pislliqet e tjera. Iu afrova njeres qe nuk e kisha pare ndonjehere, nje gruaje qe dukej si flamange, serioze, gjysem bjonde dhe thatuqe. 

- Zonje me falni, a mund t'ju pyes per diçka. 

- Posi jo - ngriti kurrizin ajo. 

- Juve pastrueset e plazhit sikur pastroni vetem ne mengjez, ç'ne tani ne mbazdite.

- Ne pastrojme dy here ne dite, ne mengjez dhe tani. 

- Po ne mengjez une shoh vetem ato dy grate atje dhe nje burre qe nuk po e shoh tani, nje me biçiklete, ty dhe ate gruan tjeter tani sikur po ju shoh. 

- Ahh, - qeshi ajo, - po ne mengjez ne, une dhe ajo e nisim pastrimin nga atje ndersa ato te dyja dhe ai burri qe ti ke pare me biçiklete e nisin nga ura e Dalanit dhe takohemi ketu. 

- E he, po po nga atje ku e nisni juve e deri tek fundi i plazhit kush e pastron. 

- Oo jo deri tek fundi i plazhit, se deri atje jane dhe dy grupe te tjera, por nga ku e nisim neve e deri atje matan, e sheh ate ndertesen atje tutje, eshte grup pastrimi tjeter. 

- Me nje fjale qenka e ndare ne blloqe pastrimi, me brigada.  

- Po. 

- Dhe ne dimer ky muhabet apo ndryshon. 

- Une dhe ajo atje jemi puntore sezonale, punojme vetem 3-4 muajt e veres, ndersa ato qe ti sheh ne mengjez jane te perhershme, punojne edhe ne dimer. 

- Po po po se i kam pare dhe ne prill, por desha te dij nese eshte e mundur, sa ju paguan bashkia, sa e keni rrogen mujore.

- Neve sezonalet marrim nga 170 mij leke ne muaj, ndersa ato te perhershmet paguhen nga 270 mij ne muaj. 

- E he, pra ju sezonalet merrkeni tek 120 euro ne muaj ndersa ato te perhershmet tek 200 euroshi, apo 190 euro me sakte. 

- Ndoshta se nuk i di me euro- po shifte edhe nga shoqja ajo. 

- Po kazane sikur nuk shoh shume, mos ndoshta duhen vene me shume.

- Ne iu kemi dhene te gjithve ketyre zhezlloneve nga 1 kazan, por ca i nxjerrin ca nuk i nxjerrin, dhe nxjerrin nga keto kovat e vogla plastike. 

- Me falni se ju mbajta ketu, faleminderit per sqarimin, mirupafshim zonje - vazhdova dhe une te nxirrja ndonje qese nga deti, pune qe e beja sa here beja shetitje ne plazh. 

 

                         Dita e 26 ,  10-6-14  e marte 

Po afroheshin ditet e fundit dhe punet qe duhej te beja te parat, i kisha lene pas dore. Mengjez, drejt doganes, asaj dogane qe ishte ndertuar e re ne Vore. Ishte ndertuar gjate kohes se Buall Mavrise dhe po vihej ne pune nga Palloshi. Ishte nje objekt qe kish marre nje rendesi te veçante, pikerisht ne ate kohe kur shum fuksione te saja duhej te ishin suprimuar. Me duhej te verifikoja se si ishte puna, ishte nje mision qe duhej ta beja qysh ditet e para. Me kishin ngelur edhe tre dite. 

Sapo zbrita nga fugoni, kalova ne krahun e ures, pikerish asaj ure te kohes se socializmit qe lidhte veriun me jugun. Dogana nuk ishte me shume se 1 kilometer larg nga ura. Nje postbllok kontrrollonte ter automjetet qe hynin ne territorin e saj. Ne kembe siç isha vazhdova rrugen drejt nje pike karburanti me dyqan qe dukej brenda territorit te saj. Doja ti shmangesha edhe pyetjeve te rojeve. U futa brenda tek dyqani, dhe fillova te dixhitalizoja ter çmimet. Per 12 sekonda mbaroi gjithshka. Per çudi çmimet ishin aty-aty me çmimet e supermarketeve, tek-tuk ndonje pak me e shtrenjte, e tek-tuk ndonje akoma me çmimin e vjeteshem. Dola vazhdova rrugen drejt doganes. Veshtrova dy godina thuajse te njejta. Po hecja ngadale duke observuar gjithshka perballe. Dukesha si nje xhihadist qe po mendonte se ku duhej vene bomba. Dilema ishte majtas apo djathtas. Tek ndertesa majtas vura re grumbull njerzish, shumica me shkresa neper dore, te ulur ne tavolina jashte. Dukej qe ishte nje lokal ku biznesmenet prisnin per t'iu mbaruar proçedura e tyre. Ndersa tek ndertesa djathtas, dukej vetem roja dhe ndonje nenpunes qe hynte apo dilte. Sensori e percaktoi si ndertese shteterore, aty ku duhej te shihja, por llogjika me shtyu drejt krahut te majte. Informacioni nga privati duhej te ishte po aq i rendesishem sa ai shteterori. Hyrja ishte e lire, njerez hynin e dilnin aty. U ngjita siper, ku vura re zyra te ndryshme doganore private, te ndara me duro-alumin. U futa tek njera prej tyre, ku ishin dy veta. 

- Urdheroni, mund t'ju ndihmojme, keni ndonje ngarkese. 

- Jo, ne fakt kam ne plan per te ardhmen, prandaj doja te pyesja nje here. 

- Posi jo, pse jo, per ç'mall flitet. 

- Pooo, he per he nuk e kam percaktuar, por do kisha deshire te dija per produktet ushqimore, psh per lengjet, nektaret, sa e kane tarifen doganore.  

- Lengjet e gazuara, freskueset, nuk kane dogane, ndersa ato pa gaz, kartonet e kane 12%. 

- Po sikur marrveshja MSA ndermjet Shqiperise dhe EU, i ka te gjitha produktet ushqimore me takse zero. 

- Nuk di une marrveshje s'ter marrvesje, po te kesh noi mall hec ketu tek mua, ke komision te ulet per sherbimin, ja ku e ke dhe kartviziten- zgjati nje cop karton ai. 

- Po nese sjell vere sa per nje banket psh, nja 10-15 shishe, jo per shitje, duhet te paguaj dogane. 

- Natyrisht, se ku je ketu, kalova mbi dy-tre shishe, je i detyruar te paguash. 

- Ah, me nje fjale limiti qe nuk paguan qenka dy-tre shishe, - dhe vazhdova ta pyes per produktet e shportes, te cilat nga EU hynin pa taksa doganore ndersa nga vendet e tjera hynin me nje takse qe varionte nga 5 deri 15% . 

- E shef kete librin ketu or çun, - po me tregonte nje liber dy here me te madh se VQ ai,- ky liber nuk na le neve te levizim me taksat, se jane ketu te shkruajtura, te gjitha tarifat,- u pershendeta me ta, - mirupafshim, ketu na ke, kur t'sjellesh noi gjo, ketu jemi ne. 

Zbrita poshte me buzeqeshje ne fytyre dhe u drejtova tek ndertesa tjeter. Nga privati tek shteti. Me mjaftonte informacioni qe kisha marre aty, per te mos dale bllof tek ndertesa qe po hyja. 

- Me falni, vij nga emigracioni dhe doja te takoja...., - gjithmon i harroja emrat e femrave,- drejtuesen e doganes ose nje nga kabineti i saj,- iu drejtova sekuritit tek dera. 

- Nga vini. 

- Nga Brukseli. 

- Nuk e di nese eshte ajo aty, por po ju çoj tek sekretaria e saj - filluam te ngjiteshim lart,- ja kjo zyra ketu, eee, ky zoteria vjen nga Brukseli,- u largua roja nderkoh qe nje djal i ri dhe nje vajze u çuan ne kembe. 

- Ne fakt vij nga emigracioni ne Belgjike, dhe do te kisha deshire te bisedoja me drejtuesen e doganes apo te pakten nje nga personat....

- Ajo nuk ndodhet ketu per momentin por per çfar çeshtje eshte fjala - me nderpreu djaloshi pak si i hutuar dhe serioz. 

- Per tarifat doganore per produktet ushqimore. 

- Ah per ato, ato ti shpjegoj une - hapi nje liber te madh ai. 

- Ate liber e pashe tek ndertesa tjeter ku ishin ato firmat e sherbimit doganor, nuk eshte nevoja te shfletoni. 

- Po çfar kerkoni. 

- Me marrveshjen MSA ndermjet Shqiperise dhe EU u vendos qe taksat doganore te jene zero, perveç karburanteve, alkoleve dhe cigareve, ndersa ketu une shoh tarifa edhe per produkte ushqimore. 

- Ahh, nga keto marrveshjet, une nuk te pergjigjem dot, ne kemi juristin e doganes shqiptare, hec te te çoj aty, ai shpresoj te te japi pergjigje te sakte per kete qe kerkon- dolem dhe hyme ne nje zyre tjeter, ku nje burre i moshes time ishte juristi i doganes. 

- Isha ne krahun tjeter, tek ndertesa tjeter, dhe aty morra vesh se shum produkte ushqimore taksoheshin, nderkoh qe marrveshja MSA, ne mos gaboj e percakton taksen zero. 

- Dale, ke te drejte djalosh, por jo per te gjitha produktet, ka produkte dhe shumica e produkteve jane me takse zero, sikunder ka dhe produkte qe ne iu marrim vetem nje tvsh prej 12%, apo 6%, ne nuk mund te dalim mbi EU dhe marrveshjes MSA. 

- Po ushqimeve te shportes, pse iu mirret taks apo tvsh. 

- Kujt i thoni juve shport, kush jane keto ushqime, keto ishin dikur, me vjen keq zoteri, nuk eshte Shqiperia ne ate faze, per ke produkt e keni fjalen konkretisht. 

- Per vajin e gatimit, mesa morra vesh kishte nje takse prej 15% ne mos gaboj- po shihja juristin qe po hapte me shpejtesi librin e taksave. 

- Ah me vjen keq zoteri, vertet, por une si shtet, me duhet te mbroj prodhuesin vendas, nuk mund te le une te falimentoje nje industri qe sapo po ngrihet e qe puneson njerez,- fjalet e tij po me vinin si fllad pranveror. Me vinte mire qe per disa produkte qe vinin ne levizje industrine ushqimore, kishte nje tvsh te lehte. 

- Por per qepen, prodhimet e tokes shyqyr nuk kishin fare taks e tvsh dhe kjo eshte nje gje e mire, mirpo shumica e qepve qe hyn ne Europe vjen nga Egjypti, nje vend  qe s'ka te beje me marrveshjen MSA, si operoni kur tregtari e sjell ate nga nje vend i EU, si Greqia apo Italia. 

- Ah e, çdo produkt shoqerohet me nje dokument me kod, qysh nga vendi i origjines, dhe nese fallsifikimi ndodh atje, andej, se ketu nuk ka shance, athere kjo eshte nje gje e pandershme nga ana e tregtarit dhe pales se huaj atje, ne i kerkojme gjithmon dokumentin origjinal nga ka dale produkti. 

- Po per mallrat shqiptare drejt Europes, aplikoni taks apo tvsh. 

- Jo, jo, dikur po kishte por sa vijne, kan ardhur ne ulje, se interesi jone eshte te shtohet eksporti,- hapi duart ai si per tu justifikuar se nuk e kishte keq, dhe ne fakt nuk e kishte keq fare, kishte te drejte, - megjithate....- po bente me nje dore si per te nxjerr diçka,- emigrant .... 

- Pjer

- Megjithate Pjer, une po te jap sajtin e doganes shqiptare, urdhero, shife vete, aty keni te dhenat se si operojme neve me ter produktet. 

- Faleminderit shume per informacionin dhe kohen, dhe ju uroj suksese si institucion- dhashe doren dhe zbrita shkallet. Rrezet e diellit mu perplasen ne fytyre. Ishte nje ngrohtesi e dyfishte, qe shteti shqiptar kish filluar te fuksiononte me llogjike dhe ligje. Dukej sikur e kishte kaluar provimin. 

 

Gezimi i dites mu prish nga mbasditja, kur vajta tek firma Adrion. Ajo qe mirrej me librin, me tha qe ti terhiqja pjesen e mbetur se VQ nuk kishte ecuri. Iu luta ti mbante dhe ca kohe, por ishte shum e prere. Ishin rreth 20 libra. Nja dy kopje iu lashe puntorve atje, dhe morra 10 cope. Nuk mund te mbaja me shume. Te tjerat do ti mirrja te nesermen. Nuk kish gje me te 10-re se te mbaje krijesen tende, sikur do e çoje ne varr apo ne burg. 

 

                               Dita e 27 ,  11-6-14  e merkure 

 Me duhej te shkoja tek zyrat e firmave piramidale, se njerzit e gruas kishin nja dy  shuma te vogla qe i kishin derdhur athere. Perseri Durres-Tirane, me dokumentet dhe pashaporten e vjerrit qe kishte vdekur, drejt Zogut te Zi tek rruga Don Bosko. Ne hyrje te saj seç ishin ca gra tregtare, me fytyra te vrara nga dielli dhe shiu, qe shisnin prodhime vendi. 

- Zonje te kujt jane keto luleshtrydhet 120 leke paketa. 

- Te Kavajes çuno, nuk jon t'kqija, mos i shif kshu. 

- E mir, m'bo nje pako - zgjata leket. Kilja e tyre i binte 2 euro. U ula tek nje lokal aty afer. 

- Nje fernet te lutem, çuno a ka mundesi te mi shplash pak keto luleshtrydhet- i thashe kamarierit sapo u afrua. Nuk kish gje me te shkelqyer, ishte nje zbulim i imi, fernet duke i shoqeruar me luleshtrydhe. Porosita dhe nje fernet tjeter. Kjo meny, ishte sa e kendeshme aq dhe shendetesore. 

Zyrat e firmave rentiere, ishin zhvendosur me kohe tek fabrika e birres Tirana, tek tregu ushqimor, diç me siper. Pallate gjigante ishin ndertuar dhe supermarkete moderne ekzistonin tashme edhe ne qoshet e Tiranes. Shifja rrugica qe nuk i njihja dhe pyesja ndonjerin se ku te nxirrte kjo rrugice. Rrugicat e femijerise time, kishin ndryshuar totalisht ne ter Tiranen, biles ishin hapur rruge te reja. Me ne fund mbrrita tek zyrat aty, diç me siper nje karburanti qe ishte ne krahun e tregut ushqimor. Mjafton te hecje tek Birra Tirana, pak me siper saj ne drejtim te Kombinatit, ne trotuarin tjeter, dallohej nje ndertese me tulla te bardha. 

- Dokumentat qenkan ne rregull, por duhet nje deshmi vdekje te ketij personi, megjithse s'qenkan shume- me tha nenpunesi pasi i verifikoi ne kompjuter. 

- Po a s'mund ti marr une keto therimet, se une jam dhendri, per bela ma ngarkuan mua kete pune, se ata jane ne fshat. 

- Me vjen keq, se s'jan dhe shume, por keto jane rregullat. 

 

                            Dita e 28 ,  12-6-14  e enjte 

Pasi morra dhe dy kopje te librit te vellait, u nisa drejt e tek kushurira jone tek ministria e Financave. I morra leje rojes dhe u ngjita siper. Trokita kot se dera rrinte pak hapur si shum dyer te zyrave aty. U pershendeta me kushuriren dhe zyrtaren tjeter dhe i zgjata librin. 

- Tani te iki une se neser nisem dhe me duhet te pregatis valixhet. 

- O, po ti akoma s'je ulur ku do ikesh kaq shpejt, prit te te marr nje kafe tek automati dhe ik pastaj. 

- Po me qerase rradhen e pare, tani normalisht me takon mua- pashe dy burra qe hyne ne zyre, nje i dobet e i shkurter dhe nje i beshem dhe i gjate. 

- Pjero, ulu pak aty se erdhen keta te delegacionit te huaj, gudmorning, huarju- filloi biseda ne anglisht, gjuhe qe fatkeqesisht nuk e njihja. Pasi ndejten nja 5 minuta dolen te tre. Ngela vetem me nenpunesen tjeter. 

- E me falni, çfar ishin keta - iu drejtova asaj pas nje heshtjeje.  

- Keta jane specialiste te huaj qe asistojne qeverine tone. 

- Ee keshtu si pune keshilltaresh, advizor, qe na mesojne se si duhet zier rakia- vura re fytyren e saj qe buzeqeshi. 

- Keta, - rregulloi me nje levizje floket para ajo, levizje qe e benin te gjitha femrat kur donin te thonin diçka serioze apo te vertete, - keta jane ata qe na financojne dhe monitorojne projektet, ne fakt po vete i japin dhe po vete i shpenzojne.

- Ee, qe marrin dieta, - nderhyra per te mos pushuar biseda, - po diçka do perfitojne edhe ata, disa perqind, nje kafe,- buzeqesha.   

- ç'kafe, e di sa e ka rrogen nje nga ata. 

- Ndoshta 150 euro ne dite - ja futa kot. 

- çfaree, 1500 euro ne dite.

- 1500 ne dite ! - luajta nga vendi, - pra keta me shume harxhokan se sillkan. 

- Ashtu siç i sjellin po ashtu i marrin. 

- Aa, i sjellin me nje dore dhe me doren tjeter i mirrkan, dhe i regjistrojne sikur jane derdhur per Shqiperine.

- Natyrisht, quhen asistence per Shqiperine. 

- Shqip i thone borxhe - rrudha buzet, - po pse nuk investon vete qeveria shqiptare per projekte te ndryshme nepermjet obligacioneve te CO2. 

- çfar jane keto. 

- Keto jane perfaqesuese te aseteve te lira qe ti ka dhene natyra, si ujti, pyjet, gerxhet, livadhet, etjera. 

- Ee, he he, po po. 

- Shqiperia eshte mbrapa ne kete drejtim, nderkoh qe perendimi ka kohe qe investon nepermjet ketyre obligacioneve. Nese ministria e Financave organizon ndonje seminar apo konference, me lajmeroni dhe ua shpjegoj une mekanizmin e ketij lloji investimi apo dhe llojeve te tjera qe aplikohen ne perendim. 

- Muajin qe kaloi organizuam nje forum ekonomik ne bashkpunim edhe me organizata te tjera....

- Ahh, po-po, e pashe tek lajmet, me vjen keq qe nuk isha aty, duhej te kisha ardhur me heret ketu- buzeqeshem te dy. 

- Organizojme, thuajse çdo 3-4 muaj forume te ndryshme, mundet ne gusht ose shtator te organizojme forumin tjeter. 

- Ah, bo vaki korrospondon me ardhjen time, se ne shtator kam plan te vij perseri ne Shqiperi. 

 Paspak u duk perseri kushurira ime. Iu drejtua koleges, qe ishte me e vjeter ne ate pune aty, per nje fare dokumentacioni per nje pjese te bregdetit qe po ia kerkonin ata te huajt. Mu kujtua Auroni dhe doja t'u jepja noi mendim, por u frenova. Gjith jeten kisha nderhyre si pyke per te miren e pergjithshme dhe me kishin marre inat, sa dhe shefi tek puna ma kish vene ne dukje kete te mete te pandreqeshme, naivitetin. " Nuk eshte puna jone te japim sugjerime se si duhet bere kjo pune, ka te tjere per ate pune, ne bejme punen tone deri ketu, ketu ku e kemi kufirin, me tutje eshte puna e te tjerve, vrafshin veten, ne e beme te tonen" , mu kujtuan fjalet e tija. Dhe vertet, sado qe qeveria e re mund te ndodhej ne veshtersi, te krijuar nga qeveria e meparshme, ishin ekspertet e saja, te punesuarit e saja qe duhej ta zgjidhnin nje problem.  

- Pjer me fal se kishim nje problem dhe te vonova ca....

- Joo s'ka problem, ju vereni punen, te jeni korrekt me te huajt, kjo ka rendesi- flisja pa e kuptuar seç thoja. 

- Jo do dilnim te pinim nje kafe dhe me L..... (burrin e saja) se dhe ai kishte qejf te te takonte, por me zuri kjo pune ketu, na duhet te gjejme diçka ... ee... 

- Po nuk prish pune - e nderpreva per te mos ta vene ne siklet, - une do vij ne shtator ose nendor dhe e takoj athere, gjer athere e keni lexuar dhe Vizionet dhe me jepni nje mendim a pershtypje se me intereson,- buzeqesha. 

- E po mir, do vish per vizite nga shtepia kurdo qe te vish - me erdhi mire per respektin qe tregonte. 

- Natyrisht, ju vetem kujdesuni qe te organizoni nje forum a seminar ku te flas per investimet nepermjet obligacioneve te CO2- drejtova gishtin si artist filmi. 

- Ah, M... ky kishte nje ide interesante per kete pune- nderhyri vajza e re qe ish me e vjeter se kushurira ime ne ate pune.

- çfar jane keto obligacione te CO2. 

- Keto jane ato qe une dua t'ua shpjegoj ne nje forum apo konference qe do organizoni juve, - drejtova dy dyar e dy gishta une si prezentator televizioni,- me dy fjale nuk shpjegohen dot,- buzeqesha, duke iu dhene doren. 

 Morra autobuzin e pare qe pashe e drejt plazhit te Durrsit. Gruaja si gjithmone pune, ishin hapur valixhet, ishin grumbulluar sendet qe do mirrnim, mua me takonte vetem ti sistemoja brenda. Bera gati vetem nje valixhe se tjetra do mbushej neser me ndonje gje nga pazari. 

 

                             Dita e 29 ,  13-6-14  e premte 

Nuk mund te ikja nga Shqiperia pa blere pak bishtaja, bamje, hudhra, speca, spinaq, qershi, mana, djath, byrek, ku karroca u mbush plot. Pregatita valixhen tjeter, çantat e dores dhe ishim gati per aeroport. Dy ore para atje. Per nga korrektesia, nuk vija para vetes asnjeri ne kete planet. çdo gje ne rregull, dhe drejt avionit. Te dyve na vinte keq qe largoheshim nga ky vend, po gruas i vinte keq qe largohej nga shtepia ne plazh, ndersa mua me vinte keq qe largohesha nga deti, kafeja buze saj, ferneti buze saj, konjaku buze saj, birra qe shijonte me shume se ne Belgjike. Avioni u ngrit ne ajer dhe çoku shkembenim ndonje bisede me gruan ne sediljen e fundit. Firma Jetairfly, na i kishte lene ne sedilje ato qe kishte porositur goca online, dhe ky duhej te ishte shkaku qe ishim ne sediljen e fundit. Ato (stjuaderskat) siduket kishin frike se mos ndonjeri vidhte porosine dhe aty e kontrrollonin me mire ate sedilje, qe e kishin afer. " Eh, si i bejne punet europianoverioret", mendoja, "sikur tu ngjajme edhe ne pak atyre". Isha zhytur ne mendime. Me vinte mire qe po kthehesha ne shtepine time ne Belgjike, por njekohesisht po me vinte keq qe po largohesha po nga shtepia ime ne Albanie. Ishte nje dileme, me teper se shekspiriane. Pse te mos jetonin shqiptaret si perendimoret, pse te kishte aq varferi, apo me sakte pse kishte aq polarizim. Pse qeveria nuk aplikonte metodat perendimore, çfar e pengonte. Ishte nje pyetje qe e kisha ngritur me kohe. Mos valle paaftesia, apo mos dashja. 

çfar kishin humbur shqiptaret, ishte pyetja qe duhej te gjithe t'ia benin vetes, duke filluar nga shtetaret, qeveritaret, administratoret, inxhinieret, arkitektet, agronomet, fermeret, puntoret, avokatet, etj, etj. Kryesorja,  kishin humbur dashurine ne mes njeri-tjetrit,  kishin humbur besimin tek njeri-tjetri, dy elementet kryesore. Ngado qe shkoje, ndigjoje qe flisnin me urrejtje per njeri-tjetrin, me cmire, me nenvleftesim. Nuk kishin besim tek tjetri, dyshonin per çdo gje, ngaqe te gjithve iu dukej vetja me i zote se tjetri. Nje ide, nje mendim te tjetrit, e shihnin vetem nga kuti i tyre, harronin ose nuk e kuptonin se nje ide, projekt, sugjerim, duhet ta shohesh nga disa kend-veshtrime, biles edhe me syte e te tjerve. 

Shqiptaret, duke humbur keto dy elemente kryesore, kishin humbur si rrjedhim edhe kohen, edhe standartin. Po a e kuptonin kete gje valle ata. Mendoj se disa e kuptonin e disa jo. Po sa kandar vlente kjo, kur nuk i pyeste njeri. E nuk i pyeste njeri se te gjithe ishin te zene me interesin e tyre personal, privat. Vet ata qe ishin zgjedhur, kishin hallin e tyre privat dhe jo ate shoqeror apo te pergjithshem. Mjerim me te madh se kjo nuk kishte, kur i zgjedhuri ne nje detyre ka hallin e tij personal/privat, dhe tjetri qe ka hallin e pergjithshem, ate shoqeror/social, qe mendon per shoqerine dhe ekonomine shqiptare, nuk zgjidhet ne nje detyre, dhe me keq akoma, nuk perfillet, nuk pyetet, nuk ndigjohet. Ky ishte nje nga mjerimet me te medhaja qe peson nje popull, dhe mendoj se edhe kjo eshte nje humbje per ter shqiptaret. 

Sapo mbrrita ne shtepi ne Antwerpen, u ndjeva sikur kisha ardhur ne shtepine time, ne shtetin tim, ne aromen time. Eh, çfar ndjenje perjetojne emigrantet, valle a e kuptojne shqiptaret breda atje, valle a e kuptojne perendimoret ketu. Veshtire ta kuptojne kete ndjenje te emigranteve. 

 

- Shef, se me bere kurioz, perse ishte fjala, per çfar. 

- Shife kete artikullin, - me tregoi ai nje analize per Shqiperine qe e shkruante nje analist i KBC, ku tregonte per resurset e naftes ne Shqiperi dhe firmat qe kishin investuar ne keto vitet e fundit. 

- Keto vende qe thote ky analisti, Marinez, Patos, e keto blloqet e tjera, vertet kane nafte....

- Au, - ngazelleu duke me nderprere,- pra ka shance te investojme aty ne te dy, se Europa ka nevoje per nafte, sidomos tani qe po hapen fronte te reja lufte dhe po veshtirsohet ardhja e naftes nga keto vende, ia vlen besoj.

- Biri im, nuk e di, ke marre te ftohte ne koke apo tallesh me mua. 

- Jo, pse, e kam seriozisht, nese ka nafte siç thote ky analisti, mendoj qe ia vlen te investojme aty. 

- Piksepari, nafta aty nuk eshte si ne Irak apo Arabi, ku germon dhe del nafte, nafta aty eshte ne thellesi 5 mij metra, plus-minus, dhe vetem kompanite e medhaja kane teknollogji per ta nxjerre ate, ne shqiptaret nuk e kemi ate teknollogji, pikesedyti, te investosh ne kete fushe, duhet te kesh banken mbrapa, se nuk eshte pune qe behet me disa mijra euro, por miliona.

- Ee, une kujtoja se nafta ishte keshtu sheshit - i ra artikullit me dore ai, nderkoh qe une rrudha buzet. 

- As ky nuk e njihka mire Albanien- veshtrova fytyren e analistit te KBC, ishte nje fytyre qe nuk e njihja. Disa prej tyre i njihja personalisht. 

- Uu, ky ka bere gjith kete analize, si ka mundesi. 

- Kjo eshte e keqja e juve perendimorve, se iu beni analiza pa e pare terrenin, merrni te dhena, i perpunoni per interesat tuaja, ju rritet vlera e aksioneve te produktit apo investimit ne fushen tuaj, por ne fushen shqiptare s'ka rritje, eshte çdo gje statike, megjithate, ne fund te fundit, se mos kuptojne gje shqiptaret, ju mirr e keni,- buzeqesha,- a ka noi gjo per ne te dy, se keshtu erdhi kjo pune, eh, ne Albanie ka minerale te ndryshme me shumice, me teper se nafte, ketu shif mos na gjen noi te interesuar, te fitojme te gjithe, kete lere,- i rashe fytyres se analistit,- nuk ka takat Belgjika per naften 5 mij metershe thell, ka minerale te tjera, plot. 

 

118 Komente

Qyyyyyqaaaaaaaa! Roman paske shkruar I dashur Pjer? Do e lexoj kur te kem pak kohe. 

Jam e bindur qe do kesh sjelle gjera me vlere. smiley

Flm grande Pjer. Mgjths qenka shkrim i gjate keshtu qe nga pertesa fillestare (para se t'i pervishem per ta lexuar) per te krijuar nje pershtypje mbi shkrimin, bera ca kerkime te shpejta fjalesh kyce me ctrl+f: vithe=0, bythe=1, femra=6, nderkohe qe CO2=7. Mendova se do jete shkrim serioz dhe jo aventurier sic kishe thene zotrote. 

Pastaj kerkova prap: restorant=6, qofte=7, raki=11...ndryshova mendjen; paska dhe aventura thashe smiley

"Ah, ç'a t'boj un ty qe jam per rruge dhe s'kam kohe o kumbull"

  Mendoj qe eshte dashakeqesi per z.Pjer ta postosh ne kete menyre.Vete z.Pjer duke e ditur Gjatesine , propozoi per disa Postime duke Ju lutur Xhibit smiley

Perse eshte verpuar keshtu smiley

Duhet dikush te jape shpjegime .Mendja ta do qe anetaresia te trembet dhe te mendoje "sa te gjate e paska Pjeri " smiley ..... dhe te mos ta lexoje !

Nuk mund te ikja nga Shqiperia pa blere pak bishtaja, bamje, hudhra, speca, spinaq, qershi, mana, djath, byrek, ku karroca u mbush plot....

nuk me largohej pa nxitur anetaret . Lexojeni ,ka plot Perla . Xhibi si Xhib ka pare anet qe kane te bejne me seksin dhe i ka paraqit Dobet !

Teke fernet e kafe menyra e pereferuar e nisjes se dites nga shqiptaret e viteve 80.Zoti e di se qysh e fusnin ate helm ne stomak qe ne pike te sabahut.

sa te kollajta i keni levizjet per Shq. ju te europes. Ne ketej, leri biletat e shtrenjta, por kemi dhe kusuret e zonave te ndryshme te oreve. Pershtatja kur kthehemi zgjat nje jave, na del gjumi ne 3 a 4 te mengjesit , dhe kemi uri e hapim frigorferin, vec kur na sheh duke ngrene ne ate ore si lugat smiley

Analize fantastike, Pjer!
Mbase e ke tepru pak me problemin e ujtit se ky ekziston kudo ne bote. Edhe hermi ka per ta konfirmu kte me nji video nga liveleak

smiley
Bruksel - Durres e kthim, autostrada...
 

Pjero, i fort je! Edhe me gjysmën e ekranit të djegur ke shkruar gjith këtë!? Ah po e di unë kush e ka fajin, e di! Është ajo vjera e vjetër e Aldi't që i bën këto punë. smiley 

ja ja, het zal hier ooit better worden jonge! Naturlijk, er is geen sprake van in de komende decenias, t'zal meer dan 200 jaren duren.

Nga fundviti do jem prap në Bxl, kësaj radhe vet i 3të, në dat 2 Janar duhet të jem në punë atje, deri at'herë "pall o muço" në albanistan. Groeten en tot schrijvens!

Pjero, ate studenten nga Kuksi, kur tha qe nuk kishte lexuar VQ, duhet ta kishe sikterisur me shqelma nga makina e le te shkonte ne kembe ne shtepi..
nderkoh, ka ardhur koha te lobojme prane ministrise se arsimit qe VQ te hyje si test ne provimet e diplomes ne Fakultetin Ekonomik.

Dhe buzet s'besoj t'i kete pas mushtake si ajo kavajsja. Nji arsye me shume qe ta flakte.
Ne elbasan nuk ka shkuar kte here Pjeri?
(Do pyeste Xhibi)

Pjero mos ka te beje vajtja juaj ne Shqp me zbulimin e superskandalit te BQSH? Nje gje eshte sigurte, sic e ke thene dhe vete xhanem, ty nuk te genjejne asnjehere sensoret!

Me thone te drejten Vlonjato, tek Thesari i Shtetit kam vajtur dhe kesaj radhe dhe vitin e kaluar, por s'me ka lene roja te hyj, dhe nuk e kam permendur ne shkrim. Por kete qe ndodhi e pritsha. 

Me thone te drejten Vlonjato, tek Thesari i Shtetit kam vajtur dhe kesaj radhe dhe vitin e kaluar, por s'me ka lene roja te hyj,

..smiley..smiley

duhet te kishe marre ndonje thes me libra me vete ,Pjero.. si kembim me leket e thesarit..smiley

Ato 20 librat qe i kthyen mbrapsht firma Adrion?

Nuk cuditem Pjer. Ti pa hyre brenda ke zbuluar shume skandale pa le te hyje....pupupu ku do shkonin ata. Ndersa per ceshtjen e futjes se peshkut ne burse, une te premtoj se 100(qin) aksionet e para ka me i ble pa asnje frike se mund te humbas(100 aksione deri ne 100$ secila cka tejkalon shume kompani serioze sot ne tregun mondial/botror). Mund ta perdoresh kete oferte timen si argument per te bindur pronaret e peshkut ta nxjerrin ne burse. Kam vetem nje kusht: ti te jesh drejtori ekzekutiv i kesaj korporate te shume deshiruar.

...

Aventurat e Pjerit. 

me pelqeu mghts koha nuk me la te lexoja deri ne fund....

.....ndoshta kur je turist te shijon edhe cdo gje, edhe ajo qe nuk shkon atje, mbase e di qe je provizor.....vet isha 2 vjet me pare ne shqiperi pas 17 vjetesh emigracion.....mezi pres te shkoj prap pasi me duket sikur kam qene ne enderr....flmnd Pjer...

 

Pjero, paske lone pjeshken, me fal kumbullen, per drejtorin e portit. Bjeri kokes me grushta tashti. smiley

Buzeqeshja ime hollandesce - e permend Pjeri disa here. Ca lloj buzeqeshje eshte kjo o Pjer ?! Ndryshon nga buzeqeshja shqipe? smiley po Patokun a e gjete , plazhin se e fillova po ngela te ajo kafeja qe insistove do paguaje ti. 

dhe me bukura eshte se vet Pjeri s'eshte fare hollandez, eshte belq.

Pierre edhe diten e 8-te e lexova. Deri ne te 29-ten do te me duhen edhe nja 3 dite te tjera. Ate punen e e-postes qe me demek ta kishin bllokuar nuk e kuptova. Kush ta kish bere kete gje dhe pse? Me cfare adrese e ke hapur e-posten? 

Per te tjera si gjithmone ishe fantastik. Nuk e ke te keq keshillen qe i dhe Blendit per ta kuotuar PPU-ne ne burse, ndoshta ne ate te Kanadase, por personi i duhur per kete gje eshte Penari. Prandaj, mos perto e nisu njehere ne Kanada dhe takoje personalisht. Mbase ja mbush mendjen. 

Ore ai kodosh Shabe (ku o zhduk ai dreq?) ishte personi adapt per te diskutu kuotimin e PPU ne burse. Shaba me siguri ka pas nje dell cifut ene do i kish interesu bomja leke nga PPU. Qorrin e Penarin s'i ke per keto gjona. 

 

E lexove deri te pjesa per Kosoven. Me pelqeu mirpo mekat qe nuk jeni ndalure ne qytetin e bukure te Prizrenit. Prishtina eshte bere me malsore apo katundare. Kosova ka me shume standarde cilsore dhe regulle se Shqiperia.

Po tani po te bashkohet Kosova dhe Shqiperia do behej edhe me mire. Kryetare do behej Edi Rama dhe kryeminister Albin Kurti smiley

lekist me te madh nuk kisha pare ... leke ketej, euro andej, fernet, qofte, raki, perllogaritje, kembim valutor, burse, ...

Thene kjo, Pjer Thomas mund te jete shkrimtari me i mire i letersise bashkekohore shqiptare. 

Bravo I qofte. Jeta eshte perllogaritje dhe arithmetike. Jo si puna ime psh, per 3 dite ne plazh me iken 600 dollare. Thashe ku me iken leket kaq shpejt. Opo cbera. Llogarit e sterrllogarit sme dilte Mathematica. E gjeta me ne fund kur u kujtova , po une kisha dhe 50 mijeshe bills. Ato I kisha dhene per 5 mijeshe. Lol 

smiley Po ata qe i morren "5mijshet" s'te thane gje? 

Ai qe I mori ish im vella. Kujtonte se ishte xhest generous  nga ana ime. smiley 

Pupupu dhe e thua. Pse mi me ca 5mijshe te vjetra do e kalojshe vllain ti? Ju ka bo amerika kernace, ka te drejte Pjeri. smiley

Jo po kur une tjap 50 mije leke per me m'porosit nje makiato me thuaj qe kusurin po e mbaj vete. smiley 

Hajt se te ka shiju me mire makiato dhe vllai mezi do te presi per viziten tjeter.smiley 

Btw, nuk dyshoi gje vllai se mos je fut ne mafie?smiley  

 

Duke qene se ke dhone 50 per 5, i bi qe ti per 3 dite ke harxhu realisht vetem 60 dollare. S'thone kot qe ne Shqiperi vijne vetem turista pabuksa smiley

Moza kjo ishte vetem shaka asgje serioze nuk kishte me lart.

600 dollare ishin 600 mije leke.  Pabuksa tamam se ne fund I kerkoja - I want my money back smiley

Po vllai car te tha?

"I kom lone ne kazino!" smiley

Dmth nqs Pjeri heq dore nga leket, eurot, qoftet, etj., ti e heq ate "mund" nga fjalia e fundit. 

Nuk mund te hiqen ato, pasi i japin vleren kesaj letersie-reportazh qe mungon plotesisht si zhaner ne shqip.

Lere letersine, po i binte qe Pjeri te hynte murg. 

Pjer mos vdeksh kurre Pjer u shkriva duke qeshur se ke nje humor te kendshem qe vetem njerezit e zgjuar dhe inteligjente mund ta vene ne perdorim... dhe sapo mbarova se lexuari diten e 6-shte pjesen tjeter do ta lexoj kismet neser
 

Laura, kur ta mbarosh se lexuari, me thuaj nje pershtypje a nje verejtje. 

Faleminderit nga zemra smiley

Te frymezon Pjer . Avash avash do ta lexojme nge .

Zakonisht kur hap kompjuterin shoh dy gjera te rendesishme

-Sa termete kane rene . Dmth cilat jane pasojat ne frekuencat e te menduarit tek robt ...qe shfaqen tek problemi dyte

- Sa gomere jane shtuar tek PPU

Komentet tregojne  se nuk paska ndryshim .Te njetet , te zakonshmit smiley pasi lekundjet kane qen te niveleve te Ulta .Para disa kohesh  , ditesh , lekundjet kapnin mbi 5 te shkalles rihter  .

Nuk ka lidhje me rrefenjen tuaj z.Pjer por me reagimin ndaj saj smiley

- Jo po kishim ndigjuar, se ketu ka mafie, krime, vrasje. 

- Ne kemi mafie, po i kemi atje lart, ne parlament, qeveri, parti, politikanet tane, ketu poshte s'ka mafie, ketu ka vetem njerez te thjeshte, çfar do mirrni nga mua, birre, kafe, limonate.

ketu del ne pah shpirti anarkist i pjerit, njeri i thjeshte i popullit

Pash Zotin e keni lexu tegjithe ju qe komentoni??!!

ka te drejte Idrizi,duhej sjelle pak e nga pak

s'kam durim se harroj ne fund çar lexova ne fillim lol

5 dite lexova,si gjithmone Pjeri transparent aq sa s(duhet) smiley

respekt!

hehe, pak nga pak.. para ose pas buke.smiley  si ato ilaçet e zemres..smiley

ja po e vazhdoj,s'e lu topi!smiley

Te gjithe. Pervec Vleres qe vjen vec per te komentuar komentuesit. "E lashe dhe une nje koment aty" (TM Vlera)

Ne fakt djema dhe vajza, edhe une keshtu doja qe te dilte, pjese-pjese, 1-2-3 dite se bashku, mirpo adminet e kane nxjerre te gjithe dhe duket ndoshta pak e gjate apo e lodheshme per lexuesin. 

çdo dite ka nga nje gje te re smiley

Ty Z.Pjer gjithmone te bejne hile,edhe vjet me intervistensmiley,nuk e meriton!!!!

- Mirdita zonje, - buzeqesha si nje Don Zhuan,

 

jo po ta degjoj  'gjembi',  qe i ben naze Pjerit..smiley

uaaaaaaaaa sa gabimsmiley

po gjembi ben si e veshtire ndaj ofertave te qarta te Pjerit..   vere e vjeter, qirinj, edhe..... nje VQ.smiley   ne fakt nuk e kupton se ç'humbet, se Pjer-Don Zhuani sic shihet, se ka problem.smiley

de gustibus non est disputandum smiley

 

Xheni, ty te ka me afer Pjeri moj xhane. smiley

po ta njof njehere pjerin moj xhane pastaj shohim e bejme smileysmiley

s'me late rehat ta kendoj te tere kendimin,ç'paskeni qenesmiley

Mos e lexo, bjeri shkurt. Ta rrefen Pjeri vete me goje nen driten e qirinjve, duke shijuar vere te vjeter (e 1997-es i eshte mbaruar, keshtu qe shpejto te kapesh ndonje tjeter) e ca qofte.

Pjer, degjove? Xheni do te njihet me ty smiley

Ju lutem mbani radhen, dhe pak me diskrete, se ashtu i ka dhe Pjeri ca kushte ... rrethanore.smiley

se ashtu i ka dhe Pjeri ca kushte ... rrethanore.

Rreth-e-qarkore e kishe fjalen? A thua Pjeri mban meter rrobaqepesi me vete ne xhep perhere?

Lere lere, se tashti kuptohet dhe "prishja" e Internetit te shpija. Apo s'ka internet kafera ne cdo cep tashti. 

jo mi gjemb,mos e prif Pjerin kot, se une jam 1,50 cm e gjate,peshoj 90 kg dhe jam me dhembe te dale smiley

Mire te thote Tirona-4ever, nuk i paske lexuar kushtet e Pjerit. smiley

Belulo, ti thua qe Pjeri eshte vjeles profesionist kumbullash?

e thote vet autori yne, Tirona...

pale dhe mcifet, "nuk me ecen" thote, mire e ka, kurthet duhet te jene te mbuluara ...

Nuk me hecen jooo smiley qimen e derrit kam smiley

Mbase duhet t'i besh ndonje kurban qimes se derrit. 

Pupu, mjeshter, mjeshter, do behet radha deri ke ura e Dajlanit tashti. smiley

Pjero, lene VQ, shkruj nje liber "Si e hoqa qimen e derrit." Ta shofesh si do te kerkoje audience drejtori i portit, pa bo hesap paret ...smiley

Kryesorja,  kishin humbur dashurine ne mes njeri-tjetrit...

dhe ti, robot i dixhitalizuar i se tashmes, prej dashurise per ne do qe peshku te listohet ne burse?

nese kjo ndodh, pra listimi i peshkut ne burse, une nuk do hyj me ne peshk.

nese kjo ndodh, pra listimi i peshkut ne burse, une nuk do hyj me ne peshk.

Lexo VQ qe te shpetosh

ncuq. le t'ua fale puntoreve te shtypshkronjes, librarive a thesareve te bankave.

sa para ben, ke historikun e komenteve ketu. Dmth do s'do ti u bere gje per tu shit. 

E nese serveri i PPU prishet e fshihen, komentet jane te sigurta, te botuara dhe ne VQ.

Le te prishet serveri sa te doje. I ka Googoli me shoke te gjitha. 

smiley

ah jo. nuk eshte problemi cfare bejne ata qe lexojne ketu me ato qe shkruaj une, por a jane ne gjendje te lexojne ato qe u them. e nese do jete nevoja te bojkotoj peshkun, jo se nxorren ne shitje ato qe kam shkruar une ketu. ato jane shitur e rishitur plot here ne historine e njerezimit. por sepse ajo do jete menyra me e mire per t'i ndihmuar te kuptojne budallallekun e tyre.

ja keshtu i rritet vlera e aksioneve peshkut, duke bere kriptikun. Zot na ruj, u bene te gjithe Steve Jobs.smiley 

kush eshte steve jobs? dhe kush zoti?

varet nga kuptimi i fjales "kush"

ti ne c'kuptim i shkrojte?

Sido qe te lexojme ty ne cdo pozicion ; fik mendjen thua. E kena kuptu me kohe o shoku filanfisteku. Aman mos bojkoto. Pjeri ka vizione, e teper te qarta ! 

ta kishe kuptuar, nuk kishe shkruar keto qe shkrojte, se lexon akoma me tru. por te pakten jam i qete qe kur te te linde nevoja e fikjes se trurit, do e gjesh zgjidhjen. smiley

Pure Class!

Admini ka bere mire qe e ka sjelle te gjithe. Lexohet me nje fryme.

....per ner mu me gjithe ato rregullime shtepie, kafe ekonjak, dreka e darka, dhurata e shetitje,..mua sme del as me shku i here ne 10 vjet ne shqiperi....na rrofte amerika ....

Pjer, si s'na e kishe thene asnjehere me pare qe edhe vellai qenka shkrimtar? Madje ai paska bere me shume libra se ti. Cfare librash shkruan ai?

Tema te ndryshme e dashur. 

Ndonje shembull, Pjer? Apo ben reklame vec per VQ?

Faleminderit per prurjen Pjer. Jo te gjithe jane ne gjendje te ndajne ato qe ndjejne a perceptojne.

E ndiej qe doni kenaqesine tu ....Oidirsi smiley U ka zene koricka  smiley

Po eshte prurje e z.Pjer dhe nuk do ta kini .Do kontrolloj dhe njehere gjendjen e Termeteve ne keto ore ,  se Gjembi  dha ca shenja te "shkarjes se ledhit"  dhe rritje te aktivitetit post perdorues te testosteronit , si karkateristika natyrore  te ndikimit te Termeteve smiley

Spiridhoni nuk Pirthka sot . ...I qekan liruar burmat . Po ben  punen e kaut ... Bajga  dhe sheh Gjenin e Pjerit si  qeske  shure ose  .si depozite  uji smiley I kane ardhe ne ndihme B... te vjetra . Allahu i prufte se Pjeri eshte zemer gjere dhe e njeh 'shpirtmadhesine " .Jane lezeti ose garnitura e rrefenjes !

Lolo dhe karagjoze te te gjitha niveleve Ne sup penat !

nje shkrim medioker me nje ditar personal qe se di pse duhet te ndahet ketu me ne pervec disa referencave te robve nga peshku qe ky i ka gjurmu dhe e vulos fare me ate permendjen e VQ'se.

vari qillon

I pari koment negativ ne morine e komenteve deri tani. E perderisa ze vetem nje perqind te rasteve nuk mund te meret seriozisht, biles hamendesoj se mund te kete shkaqe xhelozie apo qejfmbetje personale.  

ashtu eshte ne fakt - po te jete me % te vogel s'mund te merret seriozisht - kjo eshte nje teze e forte smiley 

xhelozi? qefmbetje? - as e njoh fare personin. 

Duhet te krijohet nje rubrike e perhershme e titulluar "Ditari i Pjerit".
Shife pastaj cmimin e aksionit ne burse te fluturoje me 2 shifra cdo dite

Vetem se Pjeri nuk ka aq kohe per te cuar dem duke sqaruar popullin qe do te mblidhet tek dera e c'do postimi, disa me letra ne dore, disa duke diskutuar me njeri tjetrin nderkohe qe presin rradhen.

Nje pyetje. Ja vlen apo nuk ja vlen shkrimi per ta lexuar? smiley

yf

I lexova te gjitha ditet dhe sa here lexoj Pjerin, me ben pershtypje çiltersia e asaj qe shkruan, behet ca ripetitiv me punen e çmimeve, por lexohet rrjedhshem, vazhdon te mbetet nje nder te pakta kolona te peshkut (un nome una garanzia...thone taljont), meqe ra fjala nuk shoh me Emon apo Pf, apo Mozen( nga Elbasani)....humb shume peshku pa to. Kemi te perbashket Pjer, nostalgjine per vendet ku kemi kaluar femijerine, e bej edhe une sa here qe shkoj ne Shqiperi...

i_was_me, emigranti ka nja pak muaj qe eshte larguar dhe nuk e kuptoj se, pse. Po keshtu edhe PF. Do kisha deshire qe ta lexonte dhe Emigranti dhe te me jepte nje mendim, si shkrimtar qe eshte, biles shkrimtar i talentuar. 

Kam pershtypjen Pjer, se jane larguar sepse anetaret e rinj i akuzonin here pas here se kishin uzurpuar peshkun, sikur kishin krijuar nje lloj blloku qe dukej sikur u merrte frymen peshqve te vegjel, edhe pse nga ana ime nje verejtje e kisha per to sepse ne heret e fundit qe i kam lexuar(once upon a time), kishte shume sarkazem, sidomos Pf me ngjante me nje tip Dorian Gray!...edhe Idrizi (kollona tjeter)me kete manine e "Bastian contrario_s" e tepron here pas here(miqesore, niente di personale).

"Ndeshja paraqiste disa difekte qe dukeshin qe ishin pasoje e mos mesimit te futbollit mbi baza shkencore. "Raporti i lojtarit me pozicionin e tij, ne raport edhe me topin, nuk respektohej fare"

ç'eshte ky raport mo Pjero? elaboroje pak te lutem: nga del, si matet, se na bere kurioz...smiley

Ky eshte raporti qe lojtari ka me pozicionin e vet (mbrojtes i majte psh) ku ka nje kufi levizja e tij dhe ne raport me topin, distanca me te cilen ai ndjek vijen lineare duke patur parasysh "kufirin" e vet dhe pozicionin e kundershtarit. Kur te takohemi, do te ti shpjegoj, duke qene se futbollin e njoh shume me mire edhe se disa traniere te liges se pare e dyte. (kete nuk e kam per mburrje, nje lojtar e njoh/shof 10 km larg - figurativisht- se sa kapacitet ka, dhe sa do japi ne te artdhmen apo ne nje ndeshje). 

Pjero,  meqe morre si shembull nje mbrojtes.. po, mbrojtesi  ka njefare raporti  me  vendin, territorin  e krahut qe mbron..  por me topin..? cili eshte raporti..?  sepse  topi  eshte ne levizje..  hidhet sa andej kendej.. vjen fort, vjen ngadale, disa apo shume metra majtas/djathtas... vjen nga ajri, apo gjysemlartesia etj etj..  gjithashtu  topi, bie llafi,  brenda 30 sekondave mund te ndryshoj drejtim 3-4 here.. mund te jet ne sulm , por mund ta zoteroj menjeher edhe kundershtari, pra kundersulm.. por mund tja marrim prape kundershtarit topin ,e keshtu me radhe...

edhe dicka tjeter shume e rendesishme qe ti ke harruar,  mbrojtesi ka per detyre  te mbroj direkt nje sulmues kundershtar qe eshte ne levizje, po ketu, cfare raporti duhet te kete..?.smiley

Kot nuk doli Belgjika ne 16 -tshe smiley Një shpjegim i qartë duke marrë parasysh se kam luajtur mbrojtës i majtë dhe nuk shkëlqeva . Po të kisha lujatur i djathtë do kisha mundësi të tjera ?

Por  tani po kuptoj përse dhe cila ishte arsyeja . Ta kishim pas atë fat në atë kohë të na i zbërthenin kështu......sot do isha milioner , dhe do kisha Hap vetë një Blog për futbollistë

Flm z Pjer !

Te gjithe lojtaret Idriso, duhet te mbajne nje raport te drejte ne lidhje me topin dhe "kufirin" e tyre, perndryshe behet garomell, hyn tek domeni i tjetrit dhe harxhon me shume energji seç duhet, gje qe perkthehet, lodhesh me shpejt dhe te bie rendimenti ne fushe. 

Edison, e kam menduar dhe kete gje, por jam model i vjeter. Kam dy vjet qe kam blere nje aparat te vogel inçizimi me çip (2 ore) dhe akoma se kam perdor. 

Pjeri eshte fantastik !! Shif c'kujtese ka. O Pjer, si ja ben qe mban mend kaq details ? Eshte vera, ushqimi qe ha/pi apo I ke dokumentuar cdo fund dite atje? smiley

MLl, kujtesen e kam 10-re me vere e raki smiley konjak e fernet, mirpo thuaj qe shkruaja ne darke ose te nesermen ne mengjez, nga dy-tre rreshta, dhe kur erdha ketu, i rikujtova me gjere smiley

Plot dy ore me mori shkrimi I Pjerit! Po Bradin nuk e takove? 

Jo Ketlina nuk e takova, Bradi ka pune te m'dhoja smiley

Pjer je bere i merzitshem, i njejti model te shkruari, konjak, qofte, etj, po ne Korce pse nuk shkove!, gjithmone nga shkrimet e tua thua qe nuk ke qene asnjehere aty dhe do te doje ta vizitoje, c'te pengoi ta vizitoje kete here, kohe kishe boll.

Do shkoj edhe ne Korçe, por te lene vogelsirat, jo pompa, jo ujti, jo pagesat. 

Thjesht, paster, kendshem, gjate, me humor, si nje perzierje midis pjeses Diell e re ne Shqiperi (jo 'Shi ne plazh') dhe serialit amerikan Curb your enthusiasm. Keta "belgjit" qe permenden aty-ketu tingellojne me shqip po te shkruhen belgët smiley Por sic e tha edhe Edison me lart, te pakten jo telenovele se kushton por do e meritonte nje audionovelë.
Shkurt muhabeti, a e permenda qe eshte edhe e gjate?

Është e vërtetë që në Kukës kënaqesh me gjelbërim Pjer, ndryshe nga Tirana ku të merr malli të shohësh një copë tokë me gjelbërim. Kjo mania për të ikur në Angli ka nja 2-3 vjet që është përhapuar atje, dhe siç duket rrjedh nga disa persona që ikën në Angli në vitet 2000, e pastaj erdhën duke shitë mend që atje ka pare, bëhet kjo e ajo, dhe aq duan në Kukës - qytet i vogël, njerëz që besojnë më shumë thashethemet se ato që lexojnë apo dëgjojnë në faqe zyrtare, dhe o burra të ikim në Angli. U them: "Po pse nuk ikni në vende skandinave, ku të paktën nuk ke nevojë për vizë dhe je në mënyrë ligjore për tre muaj? Shkon aty, jeton tre e muaj, e sheh realitetin dhe pastaj vendos o rri o kthehesh".

Ka shumë padituri atje...

Kuksi, po te kishte investime, dilte nje nga qytetet me turistike, me gjith ate uje. 

Po, turistët që e kanë vizituar, janë mahnitur nga pozicioni dhe kombinimi mal, pllajë, kodra e liqen. Por fatkeqësisht, paria e qytetit, dhe banorët e mëparshëm të qytetit, kanë ikur, dhe bashkë me ta dhe shumica e trurit. Shumica nuk e shohin turistin si burim të qëndrueshëm të ardhurash, si dikë që nëse ngelet i kënaqur herën e parë, do të sjellë 10 turistë të tjerë herën tjetër, por e shohin si një thes me para, dhe secili turret t'i shkulë nga një tufë eurosh. Kukësi në fakt ka pasur plan të bëhej qytet ndër më turistikët në republikë, ku shteti (i para vititi 1990) filloi të investonte një plan madhështor me mbjellje mijëra pemë bliri e pemë të tjera aromatike, u ndërtua godina e hotel Turizmit e re, u ndërtua një park lojrash me tren elektrik e 2 rrotullame gjigande (si London Eye), filloi ndërtimi i plazhit dhe port për motoskafë e tragete....por e gjithë kjo mbeti përgjysëm në 1990, dhe më pas u shkatërrua e vodh. 

Jo po kishim ndigjuar, se ketu ka mafie, krime, vrasje. 

- Ne kemi mafie, po i kemi atje lart, ne parlament, qeveri, parti, politikanet tane, ketu poshte s'ka mafie, ketu ka vetem njerez te thjeshte,

ne kemi oligarke qe bejne qejf me leket dhe mundin e popullit e njerezit e thjeshte vdesin duke njxerre gura per buken e gojes

Pjer duhet me be ndonje gje se te eklipsoi Fullani. Duhet te na thuash ndonje parashikim se si duhet bere me BQSH se ndryshe kane per te te harruar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).