Trajneri insiston se Shqipëria do të luajë shanset e saj

Një barazim është rezultati që Shqipëria i ka vënë vetes si objektiv për ndeshjen e parë të eliminatoreve të Euro 2016 kundër Portugalisë. Një fakt të tillë e ka pranuar në konferencën për shtyp trajneri i kuqezinjve, Xhani De Biazi, i cili para mediave vendase ka treguar atë çfarë shpreson të marrë nga ndeshja e sotme në “Municipal” të Averios.

“Do ta interpretojmë ndeshjen në mënyrën që kemi përgatitur. Portugalia luan në shtëpi, do të përpiqet të sulmojë që nga fillimi. Ne do të mbrohemi, por kjo nuk do të thotë se do të bëjmë vetëm këtë gjë gjatë gjithë ndeshjes. Ne do të mbrojmë vetëm atëherë kur duhet. Sigurisht që Portugalia është favorite, sepse luan në shtëpi. Kjo është ndeshja e parë për të gjithë. Një pikë do të ishte shumë e mirë, por gjithçka do të varet nga ndeshja që do të bëjmë. Nëse do të godasim katër herë shtyllën dhe portieri kundërshtar bën shumë pritje të mëdha, një pikë nuk do të jetë e mirë për ne”, deklaroi trajneri i kuqezinjve.

“Ne kemi ardhur këtu për të zhvilluar lojën tonë dhe për të provuar shanset tona. E respektojmë kundërshtarin dhe vlerësojmë nivelin e tij. Por kjo s’do të thotë se nuk kemi synimet tona. Sigurisht, nuk kemi ardhur për shëtitje. Do të mundohemi të mos gabojmë në veprimet mbrojtëse dhe do të tentojmë të godasim kundërshtarin. Në momente të caktuara të ndeshjes, kur presioni i kundërshtarit vjen duke u rritur, nuk përjashtohet mundësia për t’u mbyllur dhe krijuar sa më pak hapësira për kundërshtarin. Por ky nuk do të jetë synimi ynë. Do të shfrytëzojmë çdo mundësi për të goditur dhe për të arritur objektivat tona”, ishte interpretimi i përgatitjeve të Shqipërisë nga trajneri italian.

Gjithsesi, De Biazi ka pranuar superioritetin teknik të përfaqësueses portugeze, që ka në gjirin e saj lojtarë të njohur në arenën ndërkombëtare. “Portugalia doli jashtë pritshmërisë në Botëror, mund të themi se shfaqi një pjesëmarrje zhgënjyese. Por edhe sot mbetet një kombëtare me një mesfushë të cilësive të mira, duke filluar nga Mutinjo e Veloso, për të vazhduar me Meireles. Nani është një lojtar i nivelit ndërkombëtar, Pepe është një mbrojtës i madh. Në përgjithësi, Portugalia ka një ekip shumë të fortë, një skuadër që prodhon gjithmonë futboll. Pas zhgënjimit në Botërorin e fundit, patjetër do të jenë më të motivuar për t’i nisur sa më mirë eliminatoret”, tha tekniku italian, i cili ka insistuar se luzitanët kishin lojtarë cilësorë për të zëvendësuar mungesën e Kristiano Ronaldos. “Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, me shumë cilësi. Por edhe pa të, Portugalia mbetet një kombëtare shumë cilësore”, pranoi De Biazi.

Formacioni

Besimi i trajnerit të Shqipërisë se mund të sigurojë një barazim ndaj Portugalisë lind nga fakti se ai është i bindur se ka ndërtuar një skemë që mund t’u rezistojë sulmeve të vendasve. Rreshtimi 4-5-1 i testuar ndaj Vilalbes në miqësoren e së enjtes është ai që do të përdoret ndaj portugezëve, me praktikisht vetëm 3 lojtarë që do të kenë “lejen” për të sulmuar në gjysmëfushën kundërshtare, pasi pjesa tjetër do të krijojë një barrikadë të mirëfilltë para portës së Etrit Berishës. Cana dhe Mavraj janë të paprekshëm në qendër të mbrojtjes, ashtu si Agolli në krahun e majtë të prapavijës. Hysaj për momentin figuron mes titullarëve, duke mundur konkurrencën e Lilës që do të nisë ndeshjen nga stoli. Tre lojtarët e mesfushës me detyra krejtësisht mbrojtëse janë Xhaka, Kukeli dhe Abrashi, futbollistë që po kalojnë një formë të shkëlqyer sportive me klubet e tyre. Treshja ofensive është ajo ku Di Biazi do të ketë dyshime deri në sekondat e fundit para dorëzimit të formacionit titullar për sfidën. Roshi, si mesfushori i djathtë, Lenjani në të majtën dhe Balaj si sulmues i vetëm, janë lojtarët e kolauduar gjatë këtyre ditëve. Por tekniku italian duket se ka dilema për sa i përket aktivizimit të Gashit apo Salihit, lojtarë më të përshtatshëm për kundërsulmin, që nga minuta e parë.

 

Portugalia: Trajneri i luzitanëve e cilëson një “detyrim” paraqitjen pozitive të skuadrës së tij

Bento: Duhet të respektojmë Shqipërinë

Trajneri i Portugalisë, Paulo Bento, në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes ndaj përfaqësueses shqiptare të futbollit, ka përsëritur se kuqezinjtë janë një ekip ndaj të cilit duhet pasur shumë kujdes. “Pres që përpara të kemi një ekip të kompletuar, të organizuar, që luan me intensitet dhe që ka të paracaktuar mirë atë që duhet të bëjë në faza të ndryshme të lojës. Shqipëria është një ekip që ka evoluuar në vitet e fundit, ka përmirësuar organizimin. Por kjo nuk e bën të pavlefshme strategjinë tonë, ambiciet dhe atë që na duhet për ta fituar ndeshjen, ndërsa duhet të marrim kontrollin e lojës që në minutat e para, pasi e dimë se cilat janë objektivat tona për këtë sfidë dhe për kualifikueset në përgjithësi. Duam të jemi më të mirë dhe jemi të detyruar të bëhemi të tillë. Nuk është se e kemi frikë Shqipërinë, por e respektojmë atë. Bëhet fjalë për një ekip të organizuar shumë mirë në fazën mbrojtëse, që luan me shumë intensitet në këtë aspekt dhe pastaj ka lojtarë të shpejtë dhe agresivë për të kundërsulmuar. Kjo është një kombëtare, e cila në kualifikueset e Botërorit u mund vetëm një herë me më shumë se një gol diferencë”, ishte paralajmërimi i trajnerit të luzitanëve para mediave vendase. Megjithatë, duket se Bento ka vendosur që ndaj Shqipërisë të bëjë disa eksperimente me lojtarë të rinj në formacionin e skuadrës së tij. “Jemi përgatitur gjatë javës dhe kemi disa lojtarë të rinj që vijnë për herë të parë në ekip apo disa që nuk janë aktivizuar shumë shpesh. Do të vendos formacionin në momentin e fundit, por është natyrale që të bëjmë ndryshime. Gjëja e rëndësishme për ne është të fitojmë dhe të luajmë mirë gjithashtu”, ishin fjalët e trajnerit të portugezëve.

117 Komente

Pse nuk me hapen mua keto links? Du me e pa dhe une. 

nuk e di.., une te nje nga keto po e shoh ndeshjen. 

mbase te mungon ndonje app, tip plug-in qe mbeshtet ngarkimin e videos... ose, jane  pop-spamet qe bllokojne figuren.. shiko qe ti mbyllesh ato.. i vene neper cepa, paksi te padukshme, ato  kryqet e vogla..smiley

pesedhjete mije leke linku po deshe smiley

5 mije deshe me thene smiley. aniuej e gjeta nga ta shoh dhe une. Watchespn app. 

behuni te forte e beni gajret se burgu eshte per burrat e humbjet per kombetaren.smiley

Ja e sheh edhe ketu pe Futbollite te LSI smiley

jo dhe aq keq deri tani.skema 1-10-0 po funksionon mire.

ky duhej heq nga puna me koh... 

duam barazim maksimum smiley

rreshtimi i Shqiperise ne fushe eshte mbrojtes,  por eshte i mire...  nuk ke se cben ndryshe, pasi ndryshmi  ne kualitet mes dy ekipeve eshte i madh..  keshtuqe barazimi eshte rezultati maksimum i mundshem per Shqiperine..

deri tani pra, Portugalia  zoteron topin, ushtron presion, por nuk ka rrezikuar seriozisht..

Besoj qe s'mbaron barazim, o bejne gol ata (70%) o bejme gol ne (20%) meqe ata po nxjerrin dhe mbrojtjen ne sulm

Kush kaTV ne Amerike smiley le te kerkoje se e gjen !

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL

gooooollllll  fantastik!!   

EUROOOO GOAAAAL

 

bo...sa maroi botnori fillun kualifikimet per evropianin - po lejini mer lojtaret te morin veten e te lujne me klubet se ja qitet shkumen.

3 - 0 per armikun

ou, bom gol ne smiley

Goal ?! Wow. smiley

bravo Roshi... ishte e treta here  qe shpertheu andej krahu i djathte..  spo e mbajne dot Roshin..

gjynah, na u merzit edhe Alba2265..smiley    se gjithmone eshte optimiste dhe  ka gojen mjalte  per Albanien..smiley

amo bjeka shonc albasmiley

njeri vertet i cuditshem, cfare negativiteti bart, çudi.smiley

nderkoh Balaj, autori i golit fantastik!!  me te tille djem, gjynah te lengoje ai vend..smiley

ok optimisti belul merre shtruar se shaka bejme.

ehe shaka bejme. po dhe ti ama se the njeher nje fjale te mire, qofte edhe si shaka.

Tek kjo teme, ju siguroj se Beluli do bej mbi 20 komente, 30% smiley

Pjer, ti si specialist futbolli, zbulues e menaxher talentesh, cfare mendimi pate per ndeshjen e per ekipin tone? Cfare keshillash mund t'i japesh trajnerit tone?

100% eficensa, 1 gjuajtje ne porte 1 gol smiley  Portugallia 15 gjuajtje mezi preku nje here shtyllen smiley

Se harrova fiton Portugalia 3-1 smiley

Ore keshtu vazhdofte ..Portugalia presion dhe goditje shtyllash ...uuuuuuu te publikut dhe ne .....ndonje Gol tjeter !

Ne fakt dallon pak Strategji e trajnerit tone , ( hallall shkolles se katenachios ) po te kemi parasysh qe Luajme ne Portugali dhe me Portogaline ..qe ka nje Syndyk  me Trofe ! Nje nga trofete ,  dashmairesine e nje Zameti te Albes smiley

Ama dihet qe Alba gjith ato zametet e tjera  i ka per hir te Shqiptareve smiley

Mbas min 85 duhet me u rujt se atehere i hajme golat perher

I dhjeu te gjitha bastet Finlanda sot. 

kjo duhet te hyje ne librin guiness,si te fitosh kur mezi kalon gjysmen e fushes .smiley

He mor minuta e 93 e ai se mbyll ndeshjen ca albiter plehre nga eshte albitri sot...

albiter albiter te ashtufsha motren !

Minuta 94 na beri me zemer plehra 

Po bjeri o ropsh ke bilbil a ske bilbil... o bibilefryres bjeri.

smiley

mbaroi..fituam 0-1.smiley   hajde ne koke te Serbise tashi!.smiley

Filloi te rilindi dhe sporti shqiptar smiley

swed, cu be ai sulmuesi Rama qe bente gola..?.smiley

E kena rujt per ndeshjen kunder Serbise smiley

Ihaaaaaaaaaaa.

Ai Fullani paska qen tersi smiley

Ta vrasim fare o burr mase hyjm ne botror smiley

Jooooooo. BurK, se prishet fati pastaj smiley

Mir mir vlla ne burg le te rrij qerratai... se do ta mbajm ne pellembe te dores do ta mbajm smiley

Per inat te Albes fituam smiley 

Lajmi i fundit sot mbas ndeshjes Shk.Dr Pr. Ilia Tolli ka kryer ashtu smiley

pse per inat tim? a nuk thashe se skema 1-10-0 sot po jepte rezultat? 3 pike jane 3 pike po me kete lloj loje nuk do shkojne shume larg.

Po ti ke ngel se sipas lajmeve te fundit Ilia ......

kush eshte ky Ilia TOLI se e kam lexuar disa here sot?!

Shkelqesia e tij, Doktor Profesor Ilia Tolli thuaj, qe i lutet nje bote e tere per leksione ne dica fusha te ndryshme te disa shkencave te ndryshme.

Shqiperia e Bashkuar

Veriu-Jugu

Islami-Krishterimi

Nje Komb Fuqi Ballkanike

Do godasim Serbin ne Pashallekun e Beligradit

E paskam ble uniformen e kombetares si me porosi une. Ole ole smiley

smiley

Rilindje ac, pse habitesh?! smiley.

brado mos m'thuj qe ke hum bastsmiley

Po pse ka lujt kush ga mend e kokes me e fut Shqiperine ne skedine ? smiley

Dopjo

Rilindje ..per inat te Xhiboles .Alba eshte patriote ..smiley nuk e kalon kurre Gjysmen e fushes . Edhe Tollet i ka ne rrjegull smiley

Po ky lart c' dosmiley ..Ka vdeke koha e Agallareve myqyryf ! Prap iriqin me bythen Tone do ta shtyp ky ? Ik andej dhe beni Kosoven !

hahahah Oidriso do plasesh kur sheh Shqiptar te bashkuar dhe te fort do plas dhe Maks Velo dhe Greqia dhe Serbia

Kosova-Shqiperia-Cameria-Ilirida-Malsia-Presheva jemi nje Komb

Nje Komb jemi po jo me Tye qe ben Ham - Hum Blogjeve .Ose hajde dhe ti ..na dhe ti bubi mos ben ham , se na cave koken me Lehje .Dole me shqiptar se shqiptaret smiley Nje cop Llogjexhi Blogjesh na ben Historine sikur me qene Kryetar I Fiseve smiley dhe ndan Bagetite per shitje ..

Aga-aga ..Qen shepard .Ruajtes kopesh ! Nuk shitet smiley

hahahahah

Qeni ( oidriso) leh karavani ecen

 

edhe pa ty Shqiperia do bashkohet 

shyqyr! mund te kishin bere edhe ndonje gol tjeter po te mos ihin mbledhur te gjithe para portes. grupit te tolesdo ja ruaj ngushellimin per ndeshjen me serbinesmiley

 

Bravo Shqiperiaaaaaaa!

Bravo Berisha 

smiley

I ca viti?

Rendesi ka rezultati se eshte ndeshja e pare dhe i jep ekipit shume moral. Nuk beme ndonje ndeshje te mire por nga ana tjeter dhe portugalia ishte teper dobet. 

Ja në falenderim përJu i nderuar Biassi .Urime të mëtjshme në strategjinëTuaj .

Jepi emeër ekipit se ka kohë që përpiqet .Edhe Rilindje është smiley dhe sahanlëpirsit patriotë që mbolli Berisha  avash avash do e kruajnë me qeramidhkë ... se nuk kanë ku të venë .Boll i shkërdhyen me çdo teori dhe su doli gjë ..do venë në fis .qen Kopeje

Flm dhe suksese !

Tani kritike do kete gjithnje. Nga ata qe pretendojne futbollin universal, ate sulmues, qe mbyll kundershtarin ne porte. Por ketyre kritikeve u duhet rikujtuar, qe nuk flasim per ndeshje lagjeje, e as nuk po kemi arrogancen te leme Messin apo Robbenin ne stol e te mbyllemi ne mbrojtje. Bala, sulmes te Sllavia e Prages eshte, e ky eshte me i miri qe kemi ne dizpozicion, se te tjeret ne ekipet perkatese ngelen tu ngroh stolin. Si mund te pretendosh te shkosh ne Portugali, me kete nivel teknike, e te besh lojen. C'jane keto manira madheshtie?

Kush ishte dje ne fushe, duhet falenderuar sepse dhane shpirtin e ne kete menyre mbuluan gjithe diferencen teknike. Duhen falenderuar sepse na dhuruan mundesine te perjtetonim rezultatin me prestigjioz qe futbolli shqiptar ka realizuar ndonjehere.

BRAVO CUNAT! BRAVO DE BIASI!

Ju lutmi adminve te hapin nje teme "24 karat" me titull :

"Per vetem 300 dite mundem Portugaline ne fushen e saj" smiley

bravo Biasi per vendosjen taktikte ne fushe dhe bravo cunat per disiplinen taktike qe treguan gjate gjithe ndedhjes duke zbatuar thuajse saktesisht detyrat!

De Biasi tregoi dhe nje here qe eshte mjeshter ne seleksionim, di ti qemtoj lojtaret e rinj qe i pershtaten taktikes se tij.. kjo eshte shume e rendesishme..
nderkoh, mendoj qe pika e dobet e De Biasit eshte frika ne 10-15 minutat e fundit, heq gjithe sulmuesit dhe e kthen ekipin teresisht prapa per te mbrojtur rezultatin.. nuk eshte nevoja ta bej kete, kur kundershtarin e ke nxjere taktikisht jashte loje.

gjithashtu, raporti i lojtareve me topin mu duk mire..smiley nga i zhdrejte, u kthye i drejte... prandaj dhe fituam, apo jo Pjero....smiley

Belulo, 

Me duhet te te kundershtoj. Dje ai hoqi Balajn dhe futi Cikaleshin qe eshte nje sulmus shume me potent. Nuk i duhej me shpejtesi ne ate moment sepse qellimi nuk ishte te benim te dytin, por te mundoheshim te mbanim sa me shume topin larg zones tone. Dhe faktikisht Cikaleshi e beri shume mire kete detyre edhe fale fizikut te tij. 

Une tani i trembem vetem euforise. Se kshu e kemi nis edhe here te tjera dhe pastaj futemi ne fushe me nje delir madheshtie qe e paguajme shtrenjte. Sic ndodhi me Sllovenine vjet kur humbem se thonim e kemi fitoren te sigurte.

Nejse nuk e kishim nis kurre me nje fitore jashte, sidomos kunder nje ekipi me kaq emer. Qofte edicioni i hereve te para!

shiko Lizandro, duke i lene pak menjeane emrat, une pashe qe ato 10-15 minutat e fundit ekipi u zhvendos akoma prapa duke i lene terren kundershtarit qe u afrua akoma me shume ne porten tone.. kjo nuk eshte e nevojshme sepse portugezet ashtu sic ishte loja ishin te parrezikshem.. ndersa duke i sjell prane portes, rrezikon shume, qofte edhe nga nje gjuajte nga distanca qe mund te shkoj me 2-3 sponte gol.. ne kete menyre e kemi pesuar disa here me duket, kujto Norvegji, Islande etj..
pastaj, cfare mund te bej Cikaleshi i vetem pa asnje mbeshtetje ne mesfushe.. sepse ai ishte i vetmuar si ne ishull... dhe pse jo te mos e mbajme kundershtarin disi me ne qender te mesfushes perderisa kjo lloj mbrojtje funksionoi shume mire.... e fundja pse jo te mos shenojme edhe nje gol te dyte....?

Belulo te fola per emrat se permende nderrimet. Sa per terheqjen ne 10 min e fundit ajo eshte normale se edhe ata u hodhen ne sulm se nuk kishin cfare humbisnin me shume. Ndodh ne te gjitha ndeshjet e ketij lloji (David-i me Goliath-in). Edhe sikur 0-0 te ishte rezultati prape i papranueshem do ishte per Portugaline dhe do sulmonin. Fakti qe rrezistuam tregon qe ishim te vendos mire ne fushe dhe qe patem edhe fatin qe na ra nje Portugali shume e dobet.

Po jam dakort qe ne na duhet qe ne raste te tilla te mos panikojme dhe te kemi me teper guxim ne mbajtjen e topit. Fiton shume me teper kohe dhe kundershtarin e acaron duke mbajte topin e duke fitu faulla ne mesfushe. Diferenca ndermjet nje ekipi te vogel dhe nje ekipi mesatar duket edhe ne kete pike. Ne jemi akoma ekip i vogel se edhe lojtaret tane ne te tilla ekipe na luajne ne pergjithesi. Shto edhe faktin qe shume lojtare debutonin ose kane vetem pak ndeshje ne kombetare.

Megjithate po te rishofesh ca momente ne fund te lojes, ne kishim 3-4 lojtare qe benin presing lart dhe detyronin Pepen me shoke te kthenin topin mbrapa. Pra ca shenja pozitive u pane. 
Ne nuk e perjetojme dot si duhet ndeshjen per shkak te emocioneve dhe frikes nga e kaluara dhe golat e ne min e fundit, por po ta shofesh me qetesi, jam i bindur qe ne minutat e fundit lojtaret tane kishin shume me teper besim te fitorja se portugezet te barazimi. 

Respekt!! Fitore e merituar!! Me pelqen kur shpirti i gares jep frytet e veta, Roshi e Agolli kane zhvilluar ndeshjen e jetes,Lenjani ka vuajtur si askush. Balaj e shpetoi goli se ne hije ishte gjithe kohes,por do e mbaja ne fushe ç'do ndeshje sikur te shkonte gjithmon keshtu. Mesfusha me 3 shkaterues Abrashi,Kukeli e Xhaka te cilet shume mire mund te luajne ne ç'do ekip te dores se dyte ne Serie A,Mavraj, Cana, Hysaj e portieri Berisha kane bere detyren e tyre si gjithmon,nuk i pashe te vuajne. Perball ishte Portugalia e cila kerkonte fitore me ç'do kusht,pra nuk mund ta akuzosh per neglizhence,De Biasi noten 10 !! Perpara ndeshjes u permend Kosta Rika si skuader pa lojtar me emer qe beri histori ne botror,nuk mund te krahasohemi,Kosta Rika jo vetem qe mbrohej mire por edhe luante futboll mire,me qarkullim topi e pasime te sakta,shpejtesi e vizion.Ne jemi akoma larg,por nuk mund te pretendosh diçka te tille me 3 shkaterues e dy krahet qe vetem sakrifikohen. Te shohim si do e zgjidhim problemin e me shume se 3 pasimeve te sakta,me sa pashe Armenia ishte me e organizuar,Danimarka shume e hidhur si gjithmon..por si dihet,ne se i marim nje pike Danimarkes ne Elbasan,ne Beograd shkojme te humbur, i luajme me Armenine shancet.Respekt!!

Luajtem vetem ne mbrojtje por beme 1 gol me sulmin e pare dhe te vetem. Fat i madh ne fakt, por me mire nje fat i keq e loje e bukur sesa keshtu. Eshte njesoj sikur te lumturohesh pasi ke nje grua qe nuk ta ngacmon kush e per rjedhoje te ndershme, por nga ana tjeter edhe shume e shemtuar. 

Fakt eshte qe pas ndeshjes  ka shume anale smiley E arsyeshme . Futbolli eshte sa perpjekje aq edhe rastesi . Nje gershetim ideal i tyre . Kot nuk ka dale shprehja "Topi asht i rrumbullaket ' nga super Trajneri Borici rp .

A mund ta shohim me thjeshte ?

Trajneri ..futja ne  sistem me sukses  duke pershtatur karateristika te "kellqeve" ekonomike etj  te futbollit Ballkanik .Shpirt sakrifce, luftarak " ku kundershtari ve taken ti vur Gjoksin " thoshte rp Simon Deda dhe .....PLUS prej Biassit  k/sulmet - Gol.

- Ekipi ...dukej i Cliruar pa ngarkesa te tepruara psikologjike me komplekse paragjykuese  inferioriteti ne ndeshje me Ekipe me emer ...dhe larg euforise . Ka shume faktore por nga me kryesoret besoj gershetimi i pervojave me Futbolliste me emer shqiptare qe luajne ne Europe . Kaloj mjaft kohe dhe i dha rezultatet.

mendoj smiley Bastexhijte ishin "absorbuar "..nuk besoj se kishin Kurajo te ngrejne Koke .

Keto po u mbajten dhe perforcun shpresojme te arrijme si Modeste diku ne shkalle me te Larta pa "se Hollanda zotrie " te analeve ....ndersa "se Kosta Rika zotrie smiley ishte sulm psikologjik . A dha efekt ?

  1:0 smiley

 Me fat te keq e loje te mire jemi ngopur ne fakt..mund te te rendis te pakten 2-3 ndeshje ç'do edicion evropiani apo botrori,por mos ki merak,te gjitha paguhen!! Por diçka po te them,ne nje grup me 5 skuadra ..3 pike jashte fushe me Portugaline jane fat i madh,shanc i arte,Shqiperise praktikisht i mjafton edhe nje fitore tjeter,me kedo,te mos humbas brenda e shkon ne France!!

Kam tre dite qe pyes per ket Lenjanin dhe kerkush s'e njef. smiley Di me m'than kush,kush asht ky,me ka lune? smiley

Lu me St Gallen ne Zvicerr dhe ka more shtetesi shqiptare vjet ne tetor. Ndaj ka lujte vetem pak me pare. 

Flm.
Gugllova dhe e pashe.Nga mbiemri kisha pershtypjen se eshte shqiptare i Shqiperise.U befasova kur pashe qe ishte shqiptare i Kosoves.

Eshte publikuar diku qe Balaj i tha Pepes mbas golit, ne anglisht : You play for Real Madrid. Some day I wanna play with you.

Kurse Agolli i tha Nanit ne gjuhen amtare : Te shkerdhefsha ate motren ku e ke ...

....ndersa ca vlonjate qe u ndodhen ne stadium i kenduan njezeri arbitrit: "bilbilfryres... bilbilfryres... te qif-sha motren"...smiley. se nga ato 5 a 6 kartona te verdhe qe dha, 4 ishin kot fare e do na bejne dem me vone....

Belulo, te rrijme shtremet e te flasim drejt, ai kartoni i pare ishte hallall per nji ngjyre tjeter, me" revolucionare". E tha ene ky hajdari i ESPN , Moreno a dreqi e ma men emrin. Ne lujtem me parimin " Topi kalo, robi s'kalo " . Po 3 pike jon 3 pike, gjthsesi ( sa te filloj Cana te shesi neshjet).

pse mer burr ja keni ngjit Canes si shites ndeshjesh - une e mbaj si patriotin me te madh Canen

Por arbitri nuk e ndeshkoi sepse pas verifikimeve doli qe Nani nuk ka moter.

Lind pejetja:

Kur do ta arrestoje prekuroria e portugalis Benton, qi federata e futbollit ta shkarkoi nga detira?smiley

Qafshaperzotin Kazono une jom habis kur e pashe akoma ne stol ate dje. Mas atij Boterori skandaloz menova se do e kishin shkarku po hic.

Po nuk ka Brace e Braho Portugalia qe t'ia bojne dermonin.

Kur do ta pijm ate birren, se u ftof smiley

Sone pa dermon. Folim ene me Kokshin.

Me nis nonji sms ose me merr ne tel!

Fitorja eshte historike se dikur historia do te mbaje mend vetem  se shqiperia fitoi 1-0 kunder portugalise  jo se si fitoi.por euforikeve duhet t'ju kujtoje se patem nje sistem mbrojtes sipas parimit " 10 lojtare garumbull ne zone te rreptesise, shqelmo topin sa me larg ose kembet e kundershtarit(6 kartona te verdhe flasin vete)."sulmi ishte pa dhembe fare pervec rastit te golit sulmuesit tane u neutralizuan sapo kalonin ne gjysmen e kundershtarit.Mbrojtja megjithese me 10 lojtare ne zone te rreptesise pati nje dyzine rastesh kur 3-4 portugeze ishin fare te pambuluar.nese do te kishin shenuar golin e pare i cili do ti kishte cliruar psikologjikisht 3-4 te tjere do te kishin pasuar kollaj megjithate hapesire qe iu la mbrojtja jone .Serbet e danezet mund te mos jene kaq te meshirshem apo te pafat nese i lejon 10-15 here te pambuluar fare ne zone te rreptesise.Nese De biasi me ekipin e tij rag tag te cilet e takojne njeri tjetrin vetem pak dite para ndeshjes nuk i korrigjon keto gjera priteshmerite duhen menaxhuar

Nga e ke kopjuar kete komentin ? I joti nuk eshte jo per gje po ti nuk merr vesh nga Futbolli.

ja fut kot fare me kete komentin...  ekipi ishte reshtuar ne mbrojtje per barazim, kjo ishte e qarte.. bile  e tha De Biasi qe para ndeshjes.. 0-0....

por  te luash futboll mbrojtes, quhet gjithashtu futboll.. kete p.sh ka vite qe e ben Murinjo me ekipet qe drejton,  dhe se fundi te Celsi... dhe Murinjo  luan kete lloj futbolli,  jo me lojtare te rrangut te dyte e trete, por me lojtar supercilesor qe kushtojne miljona euro.  gjithashtu, kete lloj futbolli e luajten edhe shume ekipe  nacionale te njohura ne kampinatin e fundit Boteror... p.sh Hollanda ne disa ndeshje te caktuara..

nejse, ti rikthehemi Shqiperise dje.. Shqiperia luajti  ne mesfushen e saj  nje mbrojtje teper te organizuar dhe me kryesorja, ruajti disiplinen taktike deri ne fund te lojes..  Portugalia nuk ishte dobet, por  taktike, loja agresive ne mbrojtje e ekipit tone,   presingu kudo qe ishte topi,  nuk i lejoi  portugezet te organizonin sulme.. esencialisht Portugaline e nxorrem jashte loje!!    sa raste paten portugezet ne gjithe lojen...??  2..3  dhe keto ne 90 minuta loje.. dobet fare!  

nderkoh, goli i Shqiperise nuk erdhi aspak parpitur, sepse Roshi  u iku 3 here  nga krahu i djathte mbrojtjes portugeze.. bile do thosha qe heren e dyte,  ishte premisa me emire per te bere gol, sepse u gjenden 2 sulmuesa  te 5 metershi para portes portugeze.. dhe ja, erdhi e treta e verteta.. edhe me pak fat, dhe bum..smiley

keshtuqe te gjithe looserat, doni sdoni,  Shqiperia e meritoi fitoren!!!   fishkelleni nga inati tashi.smiley

qetesohu memedhetari belul. fitore te tilla rrakapjekthi i  ka edhe luksemburgu me lihteshteinin ,bile edhe shqiperia dikur ka pas fitu me futbolliste qe s'kishin pare dynja me sy jo me keta qe jane le e rrit jashte shtetit.even a blind hog finds an acorn once in a while thone kauret.

ska fare per memedhetar aty,po  hiç aq...  por thjeshte  ti themi te bardhes te bardhe e te zezes te zeze! 

kur ka lozur keq Kombetarja, e kam share e kritikuar etj.. kur loz mire, qofte edhe me futboll mbrojtes, por qe ishte taktikisht i organizuar mire,  duhet ti japim kreditet qe meriton.  kjo eshte e gjitha..  kete po them une ne komentet e mia..smiley   spo them qe: o burra, tashi  do dalim kampion bote e ku di une.. 

dje  pra, lozem mire!  sipas mundesive, kualitetit e  takatit qe kemi....  -shume mire!!

 

p.s  tu thoshe portugezve  para lojes edhe ca shprehje te tjera  te kaurve.. p.sh:  ''topi eshte i rrumbullaket''...  ''11 kunder 11'',  etj...smiley

nuk jam kondra megjithese konceptet e bardhe e zeze jane relative apo in eye of the beholder.smiley

Bena nje leksion per konceptet nashti smiley Po qe nga Pellazgjia po munde ! 

Ulu aty , hap bllokun e mba shenim c'te tha Beluli dhe vuri ne jete tjeter here kur te besh komente si specialiste  ...Mullar ne Mbrojtje , Pyke ne sulm smiley

Mullar ne Mbrojtje , Pyke ne sulm [smiley]

Nga qitapi i kryetarit Mao apo kim ir senit i ke marre keto citate?smiley

Cfare prisje? Futboll universal? Po pse kush jane lojtaret tane Cruijff, Messi, apo Xavi? Tani ky eshte niveli teknik i kesaj skuadre e nje trainer i mire merr maksimumin nga organika e lojtareve qe ka, e nuk ben mrekullira se nuk eshte Jezu Krishti. Kete beri edhe De Biasi. E te gjithe atyre Gezim Sinemateve, qe pretendojne qe nuk na duhen trajneret e huaj, po kemi tanet, le te kuptojne, qe me Faruk Sejdina ( profesor bilardoje) apo me Hasan Lika ( profesor kafenesh) shkon e behesh qesharak, sic u bere me Sul Demollarin qe te mundi Luksemburgu.

Jo per gje po jep ndonje kunderfakt lere arrogancen .

S'kam asgje kunder dhe nuk i heq asnje presje komentit por nuk eshte i yti , tani, e ke kopjuar ne FB , BW apo diku tjeter une nuk e di por di qe nuk eshte i yti smiley

eshte i imi i teri e i beri.nuk duhet te jesh specialist futbolli boll te kesh sy ne balle te shohesh 3-4 portugeze te pambuluar fare ne zone te rreptesise  qe e cojne topin per hatlla.ndofta berisha ka pas ndonje nuske nga hoxhe efenia aty pas porte se s'ka mundesi.smiley

e jepte ESPN ket neshje? Waw...qekan rrotarizu amrikont mas sokerit...wtf

Yep. Ne TV e kishte ESPN2 dhe nuk eshte hera e pare qe tregon shqiperine. Per ata qe jane ne Amerike, hapni nje account e mund te shikoni cdo ndeshje te kombetares midis watch espn falas (ne rast se e keni ESPN-in ne cable).

Skuadra qe organizuar shume mire dhe meqenese kishte shume fytyra te reja. Roshi beri ndeshje te madhe... Valdet Rama i demtuar?

E ngreni Shaqua i Zvicres.

I dhjeu bastet bjellorusia sot..

vertet u mbrojtem me 10 lojtare, por dhe portugezi ate modul zjgodhi, te mbrohej me 1 lojtar, dhe keshtu natyrisht rrezikon te hash dhe petllen. 

Jo o Albano se ne rastin e golit tone kishe dy veta qe mbulonin Rroshin por ai i iku, dhe 3 veta ne zone te cilet po flinin gjume. Pra nuk ishte aspka nje gol kundersulmi me top te gjate i stilit hollandez ne boteror (apo jo Belulo smiley)

Tamam: dy te Roshi, katër në zonë po asnjë mbrojtës s'po mbulonte askënd, sidomos Pepe që duhet të mbante Balaj. Ishte edhe një mbrapa Balaj e një mesfushor, më duket Xhaka, që u zhgarravit përtokë.

Kurioziteti im është ça i tha Balaj Pepes që ky filloi të qeshte.

i pat thene keshtu thone: "ti je lojtar i Realit te Madridit... edhe une do bej ceshte e mundur qe nje dite te luaj per Realin e Madridit".

Belulooo smiley edhe nja 4 komente duhen nga ty, qe te me dali profecia smiley

na mo Pjero ta plotesojme profetesine tende me nje koment tjeter.... si tu duk Albanie te djelen? po raporti i lojtareve tane, me pozicionin dhe topin, si ishte: proporcional, i drejte apo i zhdrejte..?.smiley.smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).