Sikur t’i thoshin një kategorie njerëzish - ku bëjnë pjesë jo pak politikanë, deputetë, biznesmenë, shkrimtarë, gazetarë, intelektualë, botues - se do të ngjallet Enver Hoxha dhe do të të marrë vilën duke të akuzuar se je borgjez, që ke pirë gjakun e popullit; se, pas kësaj, do të të kërkojnë të dorëzosh paratë që ke në bankë dhe ato që ke të fshehura dhe se po nuk i tregove, do të të rrasin në qeli ku do të të torturojnë derisa t’i nxjerrësh të gjitha; se po nuk ndenje urtë edhe pas kësaj do të të rrasin në burg e familjen do të ta internojnë; se nuk do të mund të lëvizësh jo vetëm jashtë vendit, por as nga qyteti në qytet; se nuk duhet të kesh asnjë ide tjetër në kokë, përveç atyre të partisë dhe të udhëheqësit të saj; se fëmijët duhet të duan më shumë udhëheqësin sesa ty; se ushqimin do ta kesh me tollona e kilen e qumështit do ta marrësh duke mbajtur radhë që në orën 4:00 të mëngjesit, e shumë të tjera bëma të atij regjimi, jam i sigurt se do të ngriheshin me qysqi, kazma e lopata që të mos e linin Enverin të dilte nga varri.

Jo, jo këta nuk e duan diktaturën e proletariatit që kaluam, larg qoftë. Në këtë aspekt, këta kanë përqafuar vlerat e sistemit borgjezo-kapitalist dhe veçanërisht këta që kemi lart janë shkuar borgjezëve e kapitalistëve kur vjen puna për privatizime e për pronën e tyre private që, sipas atij sistemi, ishte burimi i të gjithë të këqijave.

Po pse megjithatë e duan Enverin është pyetja, ku e kanë hallin? Kush tha që e duan vërtet, do të më pyesë dikush, duke më vënë në dukje faktin se thuajse askush sot nuk deklaron hapur një dashuri të tillë, edhe pse mund ta dojë. Sipas meje, ka plot shenja të kësaj dashurie për Enverin si simbol të asaj kohe, por zhbirilimi i këtij halli dashurie, sipas meje, nuk është edhe aq i thjeshtë siç kërkojnë ta paraqesin disa - sikur oligarkia socialiste në pushtet kërkuaka të na kthejë kohën e kaluar.

Sipas meje, lëvizjet për të nxjerrë hijen e Enver Hoxhës nga varri, por jo Enverin e vërtetë, që ndihen kur vijnë socialistët në pushtet, nuk kanë të bëjë me të djeshmen, por me të sotmen, me lojën e pushtetit. Po përpiqem ta shtjelloj pak më qartë idenë që kam për këtë çështje.

Një nga mënyrat më efikase për t’i pasur njerëzit nën pushtet, sigurisht krahas kontrollit të interesit të tyre material, është t’i bësh ata të ndajnë me ty këndvështrimin për botën, vlerësimet dhe emocionet pozitive e negative për njerëzit. Sepse, njerëzit nuk jetojnë vetëm për bukën e gojës, kjo dihet. E, në këtë këndvështrim, një vend të madh zë kujtesa e së shkuarës dhe protagonistët e saj.

Nuk thuhet kot se ne jemi kujtesa jonë. Vini re, sa herë takohemi me dikë dhe fillojmë e bisedojmë, nuk bëjmë gjë tjetër veçse kujtojmë ngjarje të së kaluarës së largët ose të afërt. Sikur të na hiqet kujtesa, ne nuk dimë se cilët jemi dhe do të reshtnim së dashuri apo së grinduri me njëri-tjetrin. Dhe që këtej vjen edhe rëndësia e kujtesës për pushtetin. “Për hir të pushtetit duhet të ndërhyhet energjikisht te kujtesa e njerëzve: në mënyrë që ajo të punojë në një drejtim të caktuar.

Njeriu duhet të detyrohet të kujtojë dhe të kujtojë në një mënyrë gjithnjë e më mekanike. Dhe kështu njeriu manipulohet deri në thellat më intime të psikikës. Atij i kryhet një si incizim me zjarr në kujtesë. Nuk ka asgjë më të tmerrshme dhe më të mistershme sesa mnemoteknika” - thotë Nietzche.

Kush ka përjetuar komunizmin, e kupton mirë mnemoteknikën - teknika për të fiksuar sa më lehtësisht dhe sa më shpejt gjërat në kujtesë, për çka ajo përdor imazhe, rrëfenja, fjalë kyçe e plot mjete të tjera - sepse, propaganda komuniste e çoi në nivelet më spektakolare “incizimin me zjarr” në kujtesën e njerëzve. Mjaft të kesh parasysh numrin e pafundmë të lapidarëve që ka ngritur, apo tërë atë letërsi a kinematografi të realizmit socialist, kujtimet e shokut Enver, gënjeshtrën e shpifjen e përsëritur për armiqtë apo deri edhe fshirjen nga kujtesa të njerëzve të urryer nga pushteti nëpërmjet heqjes së fotove të tyre nga albumet apo faqet e historisë.

Përgjatë afro gjysmë shekulli kjo mnemoteknikë manipulative është përdorur nga hoxhizmi ditë për ditë për të incizuar në mendjet e njerëzve versionin e vet të historisë dhe të kujtesës.

Çfarë ka ndodhur gjatë këtyre njëzet vjetëve me këtë kujtesë? Sigurisht gjatë afro 50 vjetëve diktaturë ndodhën edhe shumë ngjarje të tmerrshme që nuk mund të iknin kollaj nga kujtesa e shqiptarëve, që u ngulitën edhe ato në kujtesën e tyre si krime e tmerre të asaj kohe. Nuk do të kishte rënë ashtu siç ra komunizmi, me njerëzit duke ikur nga sytë këmbët apo duke rrëzuar e pshurrur statujat e Enver Hoxhës sikur ata të mos kishin edhe një kujtesë tjetër nga ajo që kishin gatuar shkrimtarët, artistët, gazetarët e propagandistët e Enver Hoxhës.

Po të shohësh imazhet e Shqipërisë së eksodit, të njerëzve që kacavirreshin në anijet për të shkuar në Itali, mbetesh pa gojë për atë se cilët ishin shqiptarët që dolën nga Shqipëria socialiste. Megjithatë, ajo narrativë e incizuar me zjarr për 50 vjet mbeti edhe ajo aty, në mendjet e tyre. Ndërkaq, shumë shpejt filloi loja e re e pushtetit. Në kushtet e pluralizmit politik ne zëvendësuam pushtetin e një partie të vetme me pushtetin e dy partive që, jo rastësisht, kishin në krye që të dyja ish-komunistë të cilët, edhe për shkak se s’kishin marrë kulturë tjetër, filluan të përdorin edhe ata mnemoteknikat e përdorura nga hoxhizmi.

Kësisoj, dora-dorës, në funksion të pushtetit të tyre, mnemoteknikat e këtyre dy partive filluan të krijojnë një version dykrerësh të kujtesës e të historisë. Le të kujtoj disa momente të këtyre mnemoteknikave të pushtetit. Për shembull, komunisti i kthyer në antikomunist Sali Berisha i fitoi zgjedhjet më 1992-shin duke përdorur shprehjen “jemi të gjithë bashkëvuajtës e bashkëfajtorë”. Ishte një tentativë përpunimi dhe thjeshtëzimi i kujtesës të së kaluarës nëpërmjet këtyre dy fjalëve kyçe me kaq peshë. Ai tentonte kësisoj të merrte votën e atyre që deri dje kishin qenë më së shumti fajtorë, duke e ditur se ata që më së shumti kishin qenë vuajtës i kishte votues të sigurt të partisë së tij antikomuniste. Megjithatë, kjo thënie përmbante një të vërtetë të madhe: atë se shqiptarët kishin një kujtesë të keqe për atë sistem, që kishte sjellë ose vuajtës, ose fajtorë, ose të dyja së bashku.

Mirëpo, shumë shpejt, për hir të pushtetit, Berisha i ndërroi teknikat e përpunimit të kujtesës. Shumë shpejt filloi t’u kujtonte njerëzve se jo vetëm opozita, por edhe ata që i kishin dalë kundra pse ishte autoritar, i padurueshëm, kishin qenë fajtorë pa “bashkë”-n përpara. Kësisoj filloi një përpunim i kujtesës nga ata që u vetëquajtën demokratë, ku shumica kujtonin vetëm vuajtjet e persekutimet (që kishin pasur nga ata të tjerët) dhe trimërirat që kishin bërë kundër tyre - deri në atë pikë sa mund të ngrije pyetjen: si ka ndodhur që ai regjim ka ekzistuar kaq gjatë me këta liridashës, trima e disidentë të çartur? Po ashtu, thuajse çdo gjë që ishte konsideruar e zezë nga historiografia hoxhiste, u bë e bardhë si me shkop magjik. Ndërkaq, nga pala tjetër fillimisht pati kryesisht vetëmbrojtje.

Mnemoteknika e socialistëve punoi me njerëzit e vet me metodën e harresës, të fshirjes nga kujtesa, veçanërisht të krimeve. Një strehë e rëndësishme për kujtesën e tyre u bë Lufta Nacionalçlirimtare, e cila u ruajt thuajse krejtësisht në variantin që kishte gatuar hoxhizmi. Pak nga pak, duke parë edhe dështimet e pushtetit të ri, filloi të rimerrej narrativa e vjetër e të përpunohej versioni se ai regjim ka pasur edhe të mira se kishte krijuar universitetin e parë, shkollat, spitalet. Madje-madje, për shumicën e atyre që ishin persekutuar, kur nuk heshtej, përhapeshin thënia se kishin qenë kryesisht hajdutë e keqbërës ordinerë.

Dhe, kësisoj, që prej asaj kohe të dyja palët filluan të kultivojnë kujtesën dhe harresën e grupit të tyre dhe të punojnë sistematikisht të ruajnë imazhet dhe versionet e tyre të historisë. Në këtë vazhdë lufte mnemoteknikash kemi përjetuar e vazhdojmë të përjetojmë konfliktin e gjatë për të përcaktuar datën e Çlirimit: nëse ishte 29 Nëntori, apo 28 Nëntori; kemi parë të vihen emrat e rrugëve sipas përkatësive partiake të familjarëve, të ngrihen monumente, të jepen medalje e të përkujtohen ngjarje historike; kemi parë socialistët të heqin burgun e Burrelit si vend muze dhe ta kthejnë në një burg të zakonshëm e demokratët të heqin monumentin e Heronjve të Vigut nga sheshi qendror i Shkodrës për ta çuar afër fushës së plehrave. Së fundmi u bë edhe një sulm vandal mbi memorialin e izolimit komunist dhe nuk pati një socialist të vetëm të shprehte keqardhjen, sepse atë e kishin ngritur demokratët.

Kjo lojë dy teatrosh, regjisorët e të cilëve kanë interes të mbajnë spektatorët në platetë e tyre, sa duke u përpunuar kujtesën aq edhe duke e mikluar atë, po vazhdon edhe sot. Në fakt, është një lojë/luftë për pushtet që s’ka lidhje as me të vërteta historike shkencore dhe as me vlera të vërteta. Në këtë lojë së fundmi është futur nga socialistët dhe fantazma e Enver Hoxhës.

“Enver Hoxha nuk mund të fshihet dhunshëm nga historia e Shqipërisë”. Kështu ishte titulli i një interviste të Paskal Milos që më tërhoqi vëmendjen, pasi ai është caktuar kryetari i një komisioni për rishikimin e historisë, prej të cilit thuhet se do të dalë një tekst që të na rrëfejë të vërtetën e të vërtetave për historinë tonë. E lexova me vëmendje dhe mund të them se ndjeva në çdo rresh incizimet mnemoteknike që synojnë të mbajnë gjallë narrativën socialiste të kujtesës sonë për historinë. Kjo fillonte që me titullin: tek përdorja e fjalëve “dhunë” dhe “fshirje” e te mbrojtja që kërkon t’i bëjë autori Hoxhës nga kjo dhënë dhe fshirje.

Në fakt, askënd nuk kam dëgjuar të thotë që Hoxha duhet të fshihet nga historia. Aq më tepër dhunshëm. Ai duhet të jetë në histori, siç është në histori edhe Hitleri, edhe Stalini, edhe Musolini, edhe Mao Ce Dun si përfaqësues apo simbol i një periudhe historike nga ato më të tragjiket për njerëzimin: ajo e regjimeve totalitare të shekullit XX që, sigurisht, nuk mund të shpjegohen vetëm nëpërmjet bëmave të një figure, por nëpërmjet tërë kontekstit kulturor ku kanë lindur e vepruar këta diktatorë.

Por, Milo duket qartë se nuk synon këtë. E gjithë intervista të lë shijen e një përpjekjeje për të “normalizuar” figurën e Enver Hoxhës e nëpërmjet saj, kuptohet, edhe diktaturën e tij. Në intervistën e tij nuk sheh të përdoren një herë të vetme fjalët terror, krime, persekutime, burgje, internime, izolim, që janë fjalë kyçe kur analizohen regjimet totalitare komuniste, ndër të cilët ai i Enver Hoxhës ka qenë më brutali dhe më çnjerëzori.

Kuptohet qartë se ai kërkon t’i flasë “kujtesës” së atyre spektatorëve të teatrit socialist, që Enver Hoxhën e kujtojnë edhe për mirë apo vetëm për mirë, që nuk duan t’i kujtojnë krimet e atyre kohëve sepse i kanë kryer vetë, madje edhe nipërve e mbesave të tyre që nuk e kanë përjetuar atë regjim, që shkojnë pinë alkool e kërcejnë e këndojnë këngë perëndimore në Pezë duke përkujtuar Komandantin, pa e ditur se ai dhe gjyshërit e tyre u prisnin gjuhën në atë kohë të rinjve që bënin këto punë.

Kjo shije e keqe e intervistës bëhet më e dukshme kur thotë: “Enver Hoxha, Ahmet Zogu, Sali Berisha dhe të gjithë politikanët shqiptarë janë në një mënyrë ose në një tjetër, tashmë, personalitete të fondit historik shqiptar.” Për të cilët, gjithë sipas Milos, “do të shikoni mjaft portrete, nga analistë, gazetarë dhe studiues të kohës, të cilët i vizatojnë në mënyrë më ekstreme ose duke i glorifikuar, ose duke i poshtëruar. Kjo ka ndodhur në Shqipëri edhe gjatë periudhës së tranzicionit”.

Nuk kam pikë simpatie për Ahmet Zogun e Sali Berishën, madje mendoj se sikur të kishin përqafuar komunizmin e të udhëhiqnin një regjim totalitar, mund të kishin qenë po aq kriminalë sa Enver Hoxha, por ata s’mund të futen në një rresht, siç bën Milo, me Enver Hoxhën. Është njëlloj sikur të futësh Stalinin në një rresht me carët apo pasardhësit e tij. Totalitarizmat e shekullit XX kanë qenë një kafshë kriminale më vete dhe kështu janë trajtuar nga historiografia e vërtetë kudo në botë.

Mirëpo, Milo vazhdon: “Tani kemi një perceptim jo dhe aq realist, sepse nisemi nga ajo çfarë na ka ndodhur neve si individë, nisemi nga ajo çfarë i ka ndodhur familjes, fisit, apo gjithë shqiptarëve...”! Po pse nga çfarë duhet të nisemi për të qenë realistë në shkrimin e historisë nëse jo nga ato që u kanë ndodhur shqiptarëve? Por, ai nuk e shtron këtë pyetje që të na çojë te filozofia e tij e historisë. Ai thjesht kërkon të sugjerojë se ata që flasin vetëm keq për Enver Hoxhën (kuptohet, këtu nuk e kam fjalën për ata që thjesht e shajnë me fjalë banale apo që thonë se ishte aq mizor pse ishte homoseksual) e bëjnë këtë nga halli familjar, prandaj kanë një vizion të shtrembëruar të historisë e nuk duhen marrë seriozisht.

Dhe, menjëherë ai kalon shpejt e shpejt te streha e narrativës së teatrit socialist: tek Lufta Nacionalçlirimtare, për përkujtimin e përvjetorit të së cilës qeveria sapo lëshoi edhe një fond prej një milion dollarësh - shumë kjo jo e vogël për xhepat e shqiptarëve të varfër. Ai na jep përsëri avazin e stërpërsëritur nga mnemoteknika e Enver Hoxhës: “luftën e bënë shqiptarët, komunistët patën meritën që e udhëhoqën”. Pastaj jep edhe ca argumente të çuditshme, si: “çdo parti lufton për të ardhur në pushtet. Edhe Balli luftonte që të vinte në pushtet, edhe zogistët luftonin që të kthehej Zogu në pushtet… Në qoftë se komunistët synonin pushtetin pas lufte - dhe kjo është shumë e saktë – ata gjetën mënyrën dhe rrugën më të mirë për të ardhur në pushtet. Kjo është një meritë e tyre”.

Shikoni o njerëz se këtij historiani i është dhënë kryesia e komisionit që do të shkruajë historinë zyrtare të Shqipërisë, që do të jetë ajo që do të mësojnë fëmijët tanë nëpër shkolla. Si është e mundur që ky nuk e di se jo vetëm në Shqipëri, por edhe kudo në ish-bllokun lindor ardhja e komunistëve në pushtet është vendosur nga ndarja e Jaltës që ndau zonat e influencës midis fitimtarëve, e se Shqipëria në këtë kontekst iu la Titos; se historia e ka dënuar si ardhje jo demokratike, pasi shkeli edhe premtimet e dhëna në Jaltë nga Stalini, pasi përdori dhunë e kreu krime ngase përzjeu një luftë me karakter çlirimi kombëtar me një revolucion proletar, që synonte të vendoste diktaturën e ashtuquajtur të proletariatit, që mohoi ekzistencën e partive të tjera dhe të zgjedhjeve të lira.

Si mund të thuhet se kjo ishte “meritë”, athua se ardhja në pushtet qenka qëllim më vete që justifikohet me çdo mjet?!

Jo, këtu s’kemi të bëjmë me histori dhe historianë që kërkojnë të ndriçojnë njerëzit. Këtu kemi të bëjmë me trashëgiminë e shëmtuar të mnemoteknikës së komunizmit, që kërkon t’i mbajë njerëzit injorantë rreth historisë së tyre e t’i përçajë duke manipuluar pasionet e tyre, që t’i sundojë më lehtë. Kemi të bëjmë me një politikë që – siç më shkruante një lexuese - “shkel me çizme mbi dhimbjet e së kaluarës dhe ato që shkakton përditë mbi njerëzit e thjeshtë. Një politikë e papërgjegjshme që ka prodhuar një shoqëri ku sheh shkatërrim, njerëz agresive, njerëz të dëshpëruar, njerëz të depresionuar, njerëz të vetmuar, njerëz që jetojnë në ankthin e së kaluarës së errët dhe nuk janë të aftë të gjejnë kurën e duhur… njerëz që janë njëqind për qind të varur në rezultatet e zgjedhjeve, pra njerëz të paaftë për të qenë të zotët të udhëheqin jetën e tyre”.

42 Komente

Vallai burre shteti ka pas qene!, smiley tkishe nejt edhe nja 25 vjet tjera!

Po nese fati i Shqiperise qenka percaktuar ne Jalte, siç thote Lubonja i nderuar, athere ç'faj ka klasa politike "komuniste" e Shqiperise apo vete E. Hoxha.  Lubonja nuk e di se Shqiperia nuk ka qene fare ne refenen e Jaltes, a ekzistonte Shqiperia apo jo, as qe donin t'ia dinin ata qe vendosen ne Jalte. 

Lubonja gjykon nga nje pozicion, nga nje kendveshtrim, nga ai i viktimes, qe tani i erdhi radha ti kundervihet, nderkoh qe harron se nje problem/çeshtje, duhet ta shohesh nga disa kendveshtrime. I persekutuar, i paragjykuar, i dhunuar, i torturuar, i diskretituar, ka qene dhe familja ime dhe une vete, biles te klasifikuar si armiq te pushtetit popullor, te pandreqshem, mirpo keto vite ne perendim, duke pare e studiuar edhe regjimet e tjera, kam nxjerre konkluzionin se ai regjim qe e urrenim dhe luftonim me gjith shpirt, nuk paska qene dhe aq i tmerrshem sa kujtonim, nuk ka qene dhe aq diktator sa kujtonim. 

Lubonja do bente mire te lexonte VQ, per te mesuar pakez me shume. Me vone kur te dali Intervista e Madhe, ai mund te mesoje me shume se ato budalliqet qe lexon tani. 

Pjer te lutem mos me zhgenje sepse une te kam vlersuar si nje njeri inteligjent dhe nga nje person inteligjent siç mendoj qe je nuk prisja aspak kete frazen:  "kam nxjerre konkluzionin se ai regjim qe e urrenim dhe luftonim me gjith shpirt, nuk paska qene dhe aq i tmerrshem sa kujtonim, nuk ka qene dhe aq diktator sa kujtonim. "

Te me falni qe po "ofendoj" ket rradhe ket siper.

 

Ti o Pjerdh qenke kokrra e debilit per Zotin. Jeton ne perendim dhe na paske mesuar naturen e regjimeve, biles po na ben edhe skalen e egersise nga 1 deri ne 10. Po me cfare metri i mat o budall, si i percepeton ti gjerat? Po ti mund te jesh edhe tip krimineli dhe mund te duket cdo vjedhje si shenje normale mbijetese. Palena thua se spaska qene kaq i keq ai regjim Hoxhist? Po perse nuk thua ooo spaska qene perendimi kaq i keq?

E para punes, ne perendim nuk ka regjime por demokraci te konsoliduara! E dyta, nqs. ke pare ne telebela dokumentare mbi afriken e korene e veriut eshte pune tjeter por perseri nuk mund ta njohesh nje regjim nga kronikat por duhet ta perjetosh dhe te shohesh gjeografine ku bie Shqiperia e ku bien ato regjimet e tua.  E treta e verteta, Enver Hoxha ka qene, eshte edhe do te jete gjithnje krimineli me i eger i Shqiperise moderne. Ketu fillon e mbaron Enver Hoxha. Boll e Pike!

do beje mire te lexoje VQ ose prit per INTERVISTEN E MADHE 

Foto-grafia, ne kohen e socializmit, me iku jeta duke e urryer dhe luftuar E.Hoxhen dhe regjimin e tij, nderkoh qe e adhuroja perendimin dhe e dashuroja USA-n. Tani kane dale lloj-lloj te kompliksuarish, qe e shajne E.Hoxhen, regjimin e tij dhe socializmin, bash njesoj si ne dikur. Kesaj i thone O Gjallesi Vdekjesh, siç e them edhe tek VQ. Kjo eshte ironia e historise. Nderkoh qe gjithkush duhet te analizoje me koke te ftohte, se si ndodhen, pse ndodhen, te beje krahasimin edhe me vende te tjera, te asaj periudhe, merr kot me kot. 

Une mendoj qe nese sot behet nje referendum,shqiptaret brenda Shqiperise me shumice derrmuese do ta votonin kthimin e diktatures komuniste ashtu sic ka qene.

Idiotizmat se shqiptaret duan kenget perendimore dhe nuk e dine qe EH i ndalonte degjimin e tyre mund ti thuash tek ndonje fshat te humbur.

Shqiptaret e duan kthimin e diktatures pasi kur shohin komshiun te varfer kenaqen,ndonese do te varferohen edhe vete.

Pjesa me e madhe e shqiptareve qe nuk e kane dashur diktaturen iken nga syte kembet qe ne 1990-91.Ne Shqiperi kane mbetur simpatizantet e enveristeve dhe humbamenot qe i terheq per hunde si te duash.

Nje referendum qe mund te behet jam i sigurte qe rezultati do te ishte 70-80% pro vendosjes se diktatures,qe do te thote mbyllje kufijsh,mohim te fjales se lire dhe gjera te tjera te mira apo te keqija qe ka pasur ajo kohe.

 

 

ACDC1; " ....Une mendoj qe nese sot behet nje referendum,shqiptaret brenda Shqiperise me shumice derrmuese do ta votonin kthimin e diktatures komuniste ashtu sic ka qene..."   " ....Nje referendum qe mund te behet jam i sigurte qe rezultati do te ishte 70-80% pro vendosjes se diktatures,qe do te thote mbyllje kufijsh,mohim te fjales se lire dhe gjera te tjera te mira apo te keqija qe ka pasur ajo kohe..."  

 

 smiley Vetem kjo qe nuk ndodh. 

Bej nje sontazh dhe do te me japesh te drejte.

ACDC1, me duket se ngaterron rivizionin/revizionin e mendimit te tyre qe bejne njerzit ne baze te fakteve te reja qe zbulojne, parjes se historise qe bejne, duke i krahasuar me historine e tyre, te vendit te tyre, me gjykimin ndaj nje sistemi. Kur krahasohen regjimet, historite, ngjarjet e vendeve te tjera, me ato qe kemi kaluar, mendoj se nje njeri normal reflekton, sheh te metat dhe perparsite qe kemi patur, ndersa nje njeri anormal as qe do t'ia dije, ai ngul kembe deri ne istikam/fund se ka te drejte, dhe nuk i sheh realitetet e tjera, te vendeve te tjera. 

Ashtu e leme sic thua ti.

Qetesojeni Lubonjen .E.Hoxha nuk ktheht me .Eshte proukt i nje kohe me te Jatin e tij  .Vete Lubonja eshte nje Hic ose Elite per te folur  e konkluduar se " një kategorie njerëzish - ku bëjnë pjesë jo pak politikanë, deputetë, biznesmenë, shkrimtarë, gazetarë, intelektualë, botues - se do të ngjallet Enver Hoxha..

ose eshte nje Hicmosgje , ose dopodomanni ose kuakkuarakuak qe fluturon me preshe  , me fantazi te semura Psikikesh !

E .Hoxha si shume te tjere i perket Historise .Eshte nje figure qe u perdor  per te Shkatrruar nje Popull te tere duke e lidhur me Falcitet  emrin e  tij si " Diktatori me me me me .."( tmK.Devole ) Enveri ne fakt eshte nje Mesim Historik po jo ashtu sic e mendon Lubonja , me Llogje blogjesh apo me botime ne Peshtymoren Panorama !

Familja e tij si besnike deri ne Vdekje e Enverit dha shume per Shqiperine dhe nuk e denoi Enveri , po ligjet qe ai miratonte duke ngritur doren per te Denuar ata qe ishin kunder Partise !

Tani kushdo mund te flase perse Njeriu kishte Bisht ..edhe Lubonja .

Ne kete muarrebe llapaqensh gati 39 vjecar eshte me e drejte te Inkurajohet Milo per nje gjykim te bazuar mbi Realittein

Totalitarizmat e shekullit XX kanë qenë një kafshë kriminale më vete dhe kështu janë trajtuar nga historiografia e vërtetë kudo në botë....smiley

Ne cilen Bote ? Totalitarist eshte cdo forme qeverimi edhe SOT , perderisa nuk duron dot Berishen smiley 

Sejcila ka karakteristikat e veta !

e nxorri koken prape ''qorri''!

nje cike  me provokativ,se shoku velo dhe shoku nano(mustafa) ta kane marre ne kthese !.  e lane komunizmin dhe po merren me gegizmin ,  aty jep leke sorrosi.   komunizmi eshte demode.

krruaje pak koken ,dhe jepi mend popullit, se mezi pret te degjoje fjalen tende.

tani qe sh'mit-izove te gjithe bej nje jeteshkrim me titull  nje jete servilsmiley

mendoj se historine duhet ta shkruajne historianet  dhe neqoftese ku bicim historiani Paskal Milo shkruan qe "Enver Hoxha nuk mund të fshihet dhunshëm nga historia e Shqipërisë” nuk eshte historian por eshte nje trap nje cope dru qe duhet te hiqet menjehere nga komisioni per rishikimin e historise

 

 

 

Te forte jeni qe keni durim dhe e lexoni Tosin. Ky nga halli e ka qe shkruan se duhet te mare honoraret mujore dhe vret mendjen i ziu se si ta ndertoje shkrimin. 

bravo Lubonja, per interes dhe pushtet jane gati te shesin dhe nenen e babain jo me te mos bejne sikur duan enverin. kjo eshte e majta shqiptare, tamam mbeturine ne te gjitha aspektet

Enverin e perdorin si flamur te sigurte te llogores. Se njerezit dhe mund te ngaterrohen, e larg qofte, votojne per llogoren e gabuar. 

Sikur t’i thoshin një kategorie njerëzish - 

smiley

Ose sic i thone nga anet tona: Sikur te kishte Halla  koqe..

eh more Lubje ,, mor lubje..

nese dalin personalitete qe te sjellin shtetin ne binare Enver Hoxha ka per tu harruar si nje enderr e keqe.

nese dalin personalitete qe te sjellin shtetin ne binare ..

po kaq o kaq .Kaq eshte meseleja  pa keto pordhet qe vijne verdalle ne breke te grisura me  enderra te keqija  smiley Megjithse si gjithe preshistet i fillon argumentet me NESE

Historia per aq sa na nevoitet eshte Mesim sipas Krahasimeve . Dmth Ne si popull  trashegojme veti  qe mund tu qendrojme rreziqeve apo ja mbathim si Hajna si tradhtari A..Zogu . Plus qe kjo skote mbllacitesish  qe ka mbushe xhepat me keto llogje dhe vazhdon i mbush akoma nuk ka hallin e mesimeve nga Historia .

E para  dhe kryesorja , do harrohen si kokriza rere , sikur nuk kane ekzistuuar KURRE . Historia eshte tjeter gje .Ka dhe Faraone , ka dhe bajga si Berisha . 

 Edhe SOT po te mos ishte Politika zyrtare e kryemashtruesit Berisha do ishin marre VERTET me cfare ishte  ajo kohe , pa veshje Politike dhe me dy koqe TRU do i kishin percjelle si analize me Pluse e Minuse ,  aq sa do vlenin per Historine .

 Sa me shpejte ta kuptojne kete , Jo ne emer te Personales ,qe vlen per tregime e Intervista ,e nuk i rruhet njeriu ne keto Kohe marrezish ku 23 ore mendojne per Buken e Gojes ,  aq me shume i sherbejne Njerzve dhe Kohes . Dava Llogjexhish nuk kane per te sosur KURRE !

dmth dmth Lubonja e paska hallin qe pse s'me kane thirrur dhe mua te ky rishikimi i historise po ja kane lene ne dore Milos qe eshte socialist...

mund edhe te kesh te drejte Lubo ...sidomos kur thua: 

deri në atë pikë sa mund të ngrije pyetjen: si ka ndodhur që ai regjim ka ekzistuar kaq gjatë me këta liridashës, trima e disidentë të çartur?

tashi lubonja bie ne batakun e atyre qe e semplifikojne cdo moot te sotem me prejardhje nga e.hoxha; nomenkalutar etj.

Insistimi rreth ketij anti enverizmi dogmatik eshte po aq i demshem sa mosnjohja e krimeve te atij rregjimi pasi shmang automatikish cdo analize mbi te si dhe pergjegjsine eventuale. Kshu qe duhet dhe ndonje milo here pas here, qe i trazon ujrat.

 Peter ter ter teri me P.D ne Milano , pak a shume per mendimin tim nuk e mohon Historine por shikoni nje "drite " atje ku ishte sipas " shqiptaret do rronin me mire "smiley

Ja ketu fillon dhe ajo qe te gjithe mendimet jane Spekullatore e Mashtruese e Hipokrite qe fshehin Inate Personale.Busull kne  fatkeqesite e tyre ( plotesisht e drejt e tyre ) duke e paraqitur si vuajtje e popullit ,  dhe japin MEND sikur ai vend te jete Udhehequr per 10 mije Qytetare ,me baze  Llogjiken e " Diktatorit me te me te me te... ( tm K.Devole ) "smiley

Te gjithe pikerisht e nderpresin ketu dhe fillojne grijne e japin Opinione tip Lubonje ose luftojne me Mullijte me Ere te bindur se e thone per te gjithe !

Duke mos pretenduar se Ju nuk e njihni Shqiperine ( megjithse kushdo dyshon shume per kete kur lexon JU ) a ka mundesi ndonjeri jo ne stilin e" Enveri vrau Qemolin se e pa i fshatar kur i pallonte Nexhin   "smileyte shpjegoje se cila ishte gjendja kur e mori Enveri me shoket e tij Shqiperine dhe SHQIPETARET  dhe

si mund te rrohej me mire e me i lumtur ? Cfare kupton Peter ter ter teri me PD ne Milano me mire Brenda Kampit Socialist .

E them me shume qe te mo ikim nga ky Blog dhe te na mbetet merak pse anonim i qe lyente kaken me vija nuk u kenaq se nuk i shanin Enverin ! Patjeter edhe per Peter ter ter terin me PD ne Milano !

Shume dobet deri tani. Packa se te gjata, vetem 12.5 % e komenteve aktuale ne kete teme antikomuniste jane te Idrizit.

Shume e vertete qe jane dobet deri tani komentet, perderisa mungojne antikomuniste te llojit PF, mirazh dhe emigrant, por kjo nuk do te thote qe midis karrotave te mos gjendet ndonje rubin i llojit:

"Enveri vrau Qemolin se e pa i fshatar kur i pallonte Nexhin"

smiley

 

ja nje arsye per me menu pozitivisht,te pakten per ca dekika. smiley

Enver Hoxha ishte nje kryetrim ku krejt Kosova e kishte idhulle. Njeri trim qe kishte forcen ushtarake me te madhe ne Ballkan mbas Jugosllavis. 

Lavdi Enver Hoxhes kryetrimit te Shqiptaris.

vallaj te vinte armiku ne at koh ne shqipni, 1-2 dite i majshim pozicionet. po diten e trete s'te mbante me as caji, as fasulja dhe edhe me perc-et tona do ishte msu armiku. smiley

Shqiptari ne kohen e Enver Hoxhes kure skishte buke per te ngrene hante Barut dhe do luftonte armikun deri ne ushtarin e fundit. ishin trima te medhenj ne ate kohe te arte.

baruti ishte i mykur dhe te hante, jo t'a haje.

 Me pelqen te mendoj se demokracia apo tranzicioni drejt saj ne shqiperi ka filluar ne vitet 1999-2000 pas revoltes se 97' e jo ne 90'..tranzicion qe me pelqen te mendoj (shpresoj te pakten) perfundoi ne qeshor te 2013 pas demostrates se 21 janarit!!

dhe simas teje i bie qe demokracine ta kete pru gramoz ruci apo erjoni.

t'ëmën ë! të tregosh gjith at' përrallë mbi regjime, sisteme, drejtues, përkrahës, leshterik apo të qethur tip Kim Jong-un, me pak'o fjalë, të përpiqesh ta kapësh Nietzsche-n nga fundi i mjekrrës së pakrefme, e më në fund, ta humbasësh teorinë duke e matur qumështin me /kg, kësaj i thonë, si i thonë ndryshe në Albanie!? Ah, po, opinionist!!!!!

se ushqimin do ta kesh me tollona e kilen e qumështit do ta marrësh duke mbajtur radhë që në orën 4:00 të mëngjesit,

..... smiley Heretiko kush e humbi, ngaterroi neper rruge Doruntinen? lol 

Po qe kreherin ja la Trashegimi Stalinit per te ndryshuar boten ..e ke dit ?

Paska qen berber Myslyman nga keta qe te Lajne  e te Rruajne pas vdekjes .. smiley

Keta katoliket , duket se e kane ndrysh .  Ndjese paste i ndjeri P.Teta para se te sulmonte per Vdekje tha  " Jam Lare e Rruar " smiley

Ndigjoj nje Grup qe pretendojne dhe jo vetem pretendojne se japin mend per situaten .

Aktualisht M. Nano te cilit koha i mbaroi mbas shprehjes "Bashkohuni Qelbesira te shporrrim Kryeqelbesiren Berisha " Ne nje rradhe me te dava Zhejsh e Lubonjash e nje varg Velolleqesh qe vazhdojne i bien Fyellit me melodi te vjetra. Koha ka ardhe qe kjo kategori te perzihen njehere e mire nga ekranet dhe Opinionet se bashku me Fevzi Uturaket pasi ajo qe desheronin Shqiptaret , pavareisht shprehjes Vulgare te Mucit si perfaqesi e te gjith kesaj zogorie  me gjasa "antikomuniste te oreve te para " smiley u Realizua . Le te shkruajne libra ose kujtime ne Vetmi .Po gjeten shtepi Botuese .hallall

Kryeqelbesira Berisha u hoq nga Skena e Drejtimit te Shtetit Shqiptar .Cfare duan me ?

Te dale nje Brez i ri qe minilja te perjashtoje 'af -ofet ' , hartimet e pordhet ne emra Boterore brenda prurjeve , qe po i ben Mode dhe te mendoje e shkruaje me Koke te Ftohte dhe pa dengelezimet " Une i thashe atij Ai me digjoi mue "

Konkretish jane mbledhe ne nje studio kjo Kategori e Mollois e Mollois per qejf te vet dhe te mureve qe i Digjojne .

Gjeni e zbuloni gazetare te tjere .Te pakten te kene kembet ne TOKE !

Po c"merresh me kete pederast mor Tos.

Edhe Ed hipsteri po deshton ti transformoje komunistet ne eurosocialiste. Protesta ndaj lendeve kimike e treguan qarte kete. Delet e partise ne proteste: "larg armet kimike se do na shkaterrojne barin e parimeve".

Dhe pasi deshtoi filloi talle trapin me ta sic kane bere te gjithe me pare. Ne 300 dite ju beme te pasur. Flm, pa ju kjo nuk do ishte e mundur. Lol

Tosi po ben te versulen te bataljonit me flamurin " Facizhmi esht i omel ....si hallva !" Tani  dhe kunder dhe pro Enverit ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).