TIRANË - Pasi Prokuroria ka ngritur akuzë ndaj deputetëve të PS-së Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, për goditjen e deputetit të PD-së Gent Strazimiri, del në dritë edhe videoja ku deputeti goditet në ambientet e Kuvendit. Në videon e siguruar nga News 24 shfaqen deputetët e majtë njëri pas tjetrit teksa godasin deputetin Strazimiri në korridorin e Kuvendit. I pari qëllon ndaj deputetit të PD-së Gent Strazimiri, deputeti i PS-së. Arben Ndoka e ka goditur atë në pjesën e fytyrës. Në këto momente Strazimiri ka qënë duke u marrë me telefonin dhe goditja i ka ardhur e befasishme. Fillimisht Ndoka e ka prekur nga xhaketa e më pas e ka goditur me grushta. Teksa Ndoka largohet, Strazimiri e ndjek nga pas, por një grup deputetësh në korridor e ndalojnë. Në këto momente, kur Strazimiri ndodhej me kurriz, vjen goditja e dytë, këtë here nga deputeti tjetër i PS-së Pjerin Ndreu.

Videoja është regjistruar më 10 korrik të 2014 atëherë kur ndodhi edhe ngjarja. Pas ngjarjes opozita bojkotoi Kuvendin. Edhe në akuzën e Prokurorisë, thuhet se agresioni u dëshmua dhe nga pamjet filmike te siguruara nga kamerat e sigurisë në Parlament. Prokuroria e Përgjithshme bëri me dije se "hetimi për deputetët Ndoka dhe Ndreu nisi pas kallëzimit të bërë më 14 korrik, nga Edi Paloka si kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Zëdhënësja e Prokurorisë deklaroi se Ndoka e Ndreu kanë goditur për shkak të detyrës kolegun e tyre Strazimiri, ku gjatë veprimeve të nevojshme proceduriale, janë sekuestruar kamerat e sigurisë, ku evidentohet goditja e deputetëve socialistë ndaj deputetit demokrat.

Sipas pamjeve filmike ka qenë Ndoka ai që e ka goditur i pari me grusht Strazimirin dhe pak më pas edhe Ndreu". Në qëndrimin e Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se "deputeti Strazimiri është goditur për shkak të deklaratave politike në 10 korrik 2014, duke bërë që Ndoka dhe Ndreu, të merren të pandehur nën akuzën e goditjes për shkak të detyrës".

72 Komente

Deputete gangstere, plehra...Mund te rrihesh ne seance sa te duash pasi te ngrihet damari i ballit kur degjon ato carlliqet e strazimirit, por ti besh prite ne koridor, apo ti biesh pas kraheve si ai cubi i dyte eshte poshtersi, tregon qe keta jane plehra si njerez e jo me si deputete

Po ai i dyti qe i gjujti me coke kush eshte?

E mer mire ja bene halese, biles pak i kane bere. Ky strazimiri duhet shaluar ne dru vendce se ka kohe qe e ka behere hak drurin.

Asigjo fare. Mu me thane se e kishin rraf me kajishin e pantallonave. Apo do jete ndonje rast tjeter?

eshte rasti i dyte ky, se rasti i pare po me kete Prengen, e kishte rraf me kaishin e pantallonave...

Ai i pari ishte Armando Prenga kurse i dyti Pjerin Ndreu

Po ket Pjerinin e degjova tek lajmet sot dhe perbetohej se nuk e kishte prekur fare. Qeka ene renacak. 

Mire ja Kane bere kok cokut . 

Ja keshtu fitohet buka e gojes, duke vetofruar veten si dyshek. 

Ore se qeka hap dhe tema kasten.
Po ai qerosi as e levizi fare tel nga veshi. Ky Pjerini vari*ars komplet dy bokse dhe se levizi nga vendi fare.
Qerosi qeka mal fare smiley.

Çer do boj Palloshi, se osht dhe Çun Tirone, sbo sherre ordinere, as me Izetin nuk u zite kur e shante nga shpia.

E keqja eshte se te dy krahet kane futur gangstere ne Parlament dhe jo njerez.

Fatkeqesisht kjo tendence,pra futja e te forteve ne Parlament,nga kryetaret e partive,ka gjasa te vazhdoje me tej.
Kjo ,sepse ligji zgjedhor,i ka kthyer kryetaret e partive,ne pashallare.

Kush eshte ajo gruaja me syze?

 Zëdhënësja e Prokurorisë deklaroi se Ndoka e Ndreu kanë goditur për shkak të detyrës kolegun e tyre Strazimiri

smiley

Rama duket qarte qe eshte pas ketij incidenti

Incidenti në Kuvend, Byroja përjashton 7 ditë Ndokën, 3 ditë Ndreun, 'vërejte' Strazimirit
[Incidenti në Kuvend, Byroja përjashton 7 ditë Ndokën, 3 ditë Ndreun,] TIRANE- Byroja e Kuvendit u mblodh sot rreth orën 17:00, me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta për të diskutuar incidentin e ndodhur gjatë seancës plenare të ditës së enjte, në ambjentet e jashtme të sallës, ku u përfshinë deputetët Arben Ndoka, Gent Strazimiri dhe Pjerin Ndreu. Në këtë mbledhje mungonte opozita, pasi që dje ata vendosën të bojkotojnë jetën parlamentare.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta është njohur me informacionin e paraqitur nga Garda e Republikës dhe pamjet filmike të ngjarjes, dhe më pas ka kërkuar që Kuvendi i Shqipërisë të mbajë një qëndrim lidhur me të.

Gjithashtu, ai theksoi se gjuha fizike e komunikimit është tërësisht e papranueshme dhe se kjo që ka ndodhur dëmton imazhin e Kuvendit dhe deputetëve, prandaj institucioni i Kuvendit distancohet nga ky akt i dhunshëm.

Pas diskutimeve, duke u bazuar edhe në rregullore, Byroja e Kuvendit vendosi të marrë masë disiplinore ndaj deputetëve të përfshirë në këtë incident, Arben Ndoka i PS-së, Pjerin Ndreu i PS-së dhe Gent Strazimiri i PD-së, të cilët u përfshinë dje në një sherr në Kuvend. Kështu, deputeti Arben Ndoka përjashtohet për 7 ditë nga Kuvendi, deputeti Pjerin Ndreu për 3 ditë, ndërsa Gent Strazimimirit të PD-së ka marrë një 'vërejtje' për here të dytë.

Ndërkaq, Meta ftoi të gjithë deputetët që të distancohen nga akte të tilla duke kërkuar vetëpërmbajtje dhe të ruajnë etikën në ushtrimin e funksionit të tyre.

Në përfundim, Kryetari i Kuvendit kërkoi nga grupet parlamentare të shprehen sa më parë në lidhje me Projektkodin e etikës i cili është hartuar nga shërbimet e Kuvendit në bashkëpunim me OSBE.

SHERRI DJE
Ligji për përdorimin e armëve i propozuar nga Ministria e Brendshme shkaktoi përplasje të forta mes shumicës dhe opozitës dhe debati degjeneroi deri në konflikt mes deputeteve ne korridoret e Kuvendit. Deputeti socialist Arben Ndoka është përplasur fizikisht me deputetin e PD Gent Strazimiri.

Ndërkohë që ndje në një prononcim për mediat deputeti i PS-së Pjerin Ndreu deklaroi se nuk është përfshirë në incident, pasi ka qënë në kafe në momentin e sherrit me Strazimirin.

http://www.balkanweb.com/bw_lajme2.php?I...

 

 

Plehra qe te tre. 

Pune policesh . Njeri Intrigon tjetri e rreh "pse spiunove" .Kane shkele ne vathen e njoni tjetrit .Ca lesh Politike smiley

Kur behet dhe idrizi i barazlarguar kuptohet sa rende eshte situata

e ca kadoshi qe je o Z.Ferra!!!

Kur ta do menderja e bo qimen tra, kur s'ta do ajo farrfalla jote e thjeshto fare fare .

Po nai analize te felle me babasqap e jozepercke nuk bo ketu? Se Kriminelet e Gangsteret zotrije!!

1/10 e grupit parlamentare te PS eshte me ropqira qe morren voten e qytatareve se i desh palla Palloshit. 3 jane keta Doshi, Sterkaj, Ndoka, plus Fidel Ylli plus Koqo ai tjetri vllai i vrasesit te Policit = 6 nga 60.

druri ka dal nga xheneti...

Nje gje nuk kuptoj si nuk ka henger berisha naj shpull ne parlament kur shante poshte e lart nga motrat e nenat e ktyrre? 

Na si Peshk kemi bere 22 komente tek tema e deputet-rrahjes ne fjale dhe 101 komente tek tema ku PD publikoi rekordet ital-kriminale te deputetit rilindes Ndoka.

Bazuar tek keto figura, ekuacioni i Pjerit dikton qe pavaresisht ecurise se komenteve ne kete teme, fajin e ka SHQUP-i dhe menca e tij Saluk-diabolike.

P.S. Detaji nese kete videon ia ka dhene medias dikush nga Kuvendi apo nga Prokuroria (apo nga tepsia e ndonje lakrori tjeter) eshte gjithsesi i rendesishem per procesin, se sic thote Rama, shif procesin dhe sistemin, mos shif kriminelin qe ke e ke bere deputet.

SHQUPi vrau kater vete e as kishte ndermend te merrte njeri te pandehur. Keta te PS edhe deputetet e vet i lejojne te shkojne te pandehur dhe per nje zenke pa lidhje. E shihni dot ndryshimin ju te Shqupit?

po pra, prandaj SHQUP-i hengri ate qe hane grate ne 23 qershor 2013. Prape me kete muhabet.

Ikuuuu ikuuuu. Populli i dha 1miljone shpulla ne xhep Palloshit qe mos te shofi ashtu gjonash, do ti qe Palloshi i fut nga dritarja ata qe populli i qet nga dera.

Po kur te te vi te ta shllapi me kaish ai tipi, se nuk i pelqe si nick ne peshk, ca do bosh ti?

Me falni o shoke  smiley

Hallall nga e kini gjet ket Gomar mor zot smiley As per muhabet fshati te Kthelles nuk konkuron dot per coban.smiley

Panel Diellor ua befte kudo qe te shkoni te nderuar .

Keta te PS edhe deputetet e vet i lejojne te shkojne te pandehur 

Bracja e paska iniciuar dhe kete hetim te Prokurorise, njesoj si me arrestimin e Fullanit? Apo e lejoi Veliaj Prokurorine qe te hetonte nje ngjarje kaq "misterioze" sa kjo video, e cila eshte po aq e kristalte sa video e Metes?

P.S. Vetem nje mendje e ngjalepjerdhur si e jotja mund te perdoret te vraret e njerit (Berishes) per te justifikuar kriminelet e tjetrit (Rames).

S'kan lidhje vrasjet me sherret fare - justifkimi nuk pi uje - po ama dhe ca rob si ty qe hidhu perdridhu si e si te lesh bacen jasht diskursit nuk durohen. 

Prap pa kapele une dmth smiley 

S'e marr vesh pse ju mili(tante)delet jeni kaq te kompleksuar nga ne te ekuidistancumit (tm Bredhi)...po shijoje o derbardhe ngjalen rrehat ti e mos e prish terezine ca them une smiley

besoj ti e kupton qe mu ashtu keshtu s'me hyn gje ne xhep si me gangstera si me ngjala si me malok si me pdhista e si me socialista ... kjo ketu eshte pune qefi se jemi qe jemi ne blog do replikojme edhe me te "ekuidistancumit" si ty. 

Tani pse vazhdon me keto terma barazlargesie? Ca ka te keqe qe edhe ti xhib ta shijosh ngjalen e babasqapit - thuje mo vlla hapur. Mu kjo me pickon kur i thu vetes EKUIDISTANCUM. 

te ekuidistancumit (tm Bredhi)

smiley grava

Prap pa kapele une dmth  smiley...

Xhibolja kjo ???? smiley Thu filloi ta kuptoj qe eshte e ekuidistancume  . Gjemb keni ndonje mejtim mendje ...Xhibolja foli per here te pare ,  pa ja bo vetes me gishtin e mesit mbi koke para pasqyres smiley

Filloj Rilindja dhe tek te baraztundurit thu ? Hair haber !

Nuk eshte justifikim per te shfajesuar grushtin. Grushti po denohet sic meriton dhe une e mbeshtes denimin. Eshte permendje e fakteve per te treguar hipokrzine e ketyre, sepse keta qe e quajten kete zenke, fjale per fjale "ushtrim dhune i urdheruar nga Edi Rama per te terrorizuar opoziten", jane po ata qe vrane kater veta dhe thane qe vrasesit bene detyren. Tani na flasin per kriminele ne pushtet e per dhune keta qe me komentet e tyre justifikonin vrasjen e kater veteve. Eshte kulmi i hipokrizise. Sigurisht qe ka lidhje.

uuuuuuu sa te forte keta te PS

Rama bashke me qelbesiren tjeter Meta, e kane mbushe parlamentin dhe qeverisjen me kriminele.

Vazhdojne te nxisin dhe justifikojne dhunen ndaj nje deputeti me lloj lloj banalitetesh.

Harrojne se ai tullaci Strazimiri i ka ca vota pas. Eshte nje shprehje qe e perdorim shpesh ne Shqiperi "bota me rrota" , por kur ta kujtojne do jete vone per ta
 

Bravo hallall deputet qe kane emocione dhe kulture te rrahjes ju jeni trima Shqiptar

ata maloket e PD nuk kane fare kulture ta rahjes si gjynaf shume te pa diciplinuar maloket e veriut

a erdhe ti katunar kosove? 

bitch-slapping the opposition smiley

Dy here kane qene Rrahje pe tamami ..Ajo e atij Ndreces qe rrahu ate Rujsmalin dhe thoshte "do rah nga nje ne dite " smiley..dhe e dyta ..Hak Grusht ...ka qene e ketij kaqolit qe i qe mush mendja se qe Rambo qe nga koha qe e vune zv minister  vemjen dhe nuk la njeri pa peshtyre e pa ju trimeruar . Hallall !

Si qe ai Gjyqi 

I pandehur ! 500 lek gjobe per nje shpulle.

Boje njemije ..tha vllai ....Qe dhe nji !

Dmth i shiti Rama trimat per te kthy opoziten ne parlament. S'ka faj se dhe miqte i terhoqen veshin. Nuk thone kot, njeriu i lajmeruar gjysem i shpetuar.

Me kedo rast mund  te kishte ndonje Koment pak a shume edhe te papelqyeshem edhe me anesi Politike por kunder rrahjes ne teresi .

Por kur kujton ate vemjen Strazimiri si kercenonte nga pAdiumi e fryhej si CUB nga posti zv Ministrit dhe nuk la me shpifje ndyresi , me keq se "babi" vet ne Parlament , thu me plot Gojen ...hak grusht !

Gjest i denushem dhe nuk diskutohet por prape ..na dhe 500 lek gjykatso smiley

Mbase mesojne ta perdorin halene atje ku duhet , keta vromat e Saliut se lemerisen te madh e te vogel me ate gjuhe ne Parlament .

A thu se nuk qene per tete vjet ne krye te KRIMIT Politk Parlamentar e Shteteror po keta Tipa shpifarake smiley

deputet shkerdhata qe nuk e kuptojne rendesine e qenies se tyre ne kuvend. Plehra ordinere.

 Ndoka e Ndreu rrezikojnë tre vite burg

Deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu rrezikojnë deri në tre vite burg për shkak të dhunës së ushtruar ndaj deputetit demokrat Gent Strazimiri. Sipas akuzës së Prokurorisë, Ndoka e Ndreu janë marrë si të pandehur pasi akuzohen për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal në dëm të shtetasit Gent Strazimiri, me funksion deputet. Ky nen i Kodit Penal parashikon për këtë vepër penale dënimin deri me tre vite burg. 
“Goditjet ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet” thuhet në nenin 237 të Kodit Penal në lidhje me goditjet për shkak të detyrës. 

Parlamenti eshte mbush me horra, imagjinoni eshte deputet vrasesi serial aka Cuni Sheqeres.

Ene videoja e 21Janarit bo mire me u ripostu...qe te shohim se sa MIRE VEPRO PROKURORIA SOT NE KRAHASIM ME PARA 2013.

 Ndoka e Ndreu kanë goditur për shkak të detyrës kolegun e tyre Strazimiri,

smiley -`per shkak te detyres` ?  Po Strazimiri eshte ne pushim, nuk po ushtron ndonje detyre, gjithe deputetet jane ne pushim!

Cfare akuze! Pa lidhje! 

Goditje ndaj personit mund te ishte akuza me e sakte! Ajo `per shkak te detyres` eshte krejt pa lidhje, nje akuze ne ajer!  smiley  Jane edhe deputet qe bejne ligje! smiley

Oliver Cromwell Speech - Dissolution of the Long Parliament

Dissolution of the Long Parliament by Oliver Cromwell given to the House of Commons, 20 April 1653

It is high time for me to put an end to your sitting in this place, which you have dishonored by your contempt of all virtue, and defiled by your practice of every vice; ye are a factious crew, and enemies to all good government; ye are a pack of mercenary wretches, and would like Esau sell your country for a mess of pottage, and like Judas betray your God for a few pieces of money.

Is there a single virtue now remaining amongst you? Is there one vice you do not possess? Ye have no more religion than my horse; gold is your God; which of you have not barter'd your conscience for bribes? Is there a man amongst you that has the least care for the good of the Commonwealth?

Ye sordid prostitutes have you not defil'd this sacred place, and turn'd the Lord's temple into a den of thieves, by your immoral principles and wicked practices? Ye are grown intolerably odious to the whole nation; you were deputed here by the people to get grievances redress'd, are yourselves gone! So! Take away that shining bauble there, and lock up the doors.

In the name of God, go!

Parlament ne vitin 1653? E pamundur,, do e kesh gabim vitin. E di tere bota xakjane qe shteti filloi me Napoleon Bonapartin.

c'rendesi ka data .ai duket sikur e ka shkruar enkas per parlamentin tone.smiley

Injoranca nuk njeh kufij ne Data edhe sikur ti mbijetosh thatsirave te medha trunore si Gjemb smiley . Gjen rast dhe e ngre koken .Mbin si ushqim i shendetshem per kerre !

Do shekuj te kuptosh dallimin e Shtetit me Mbreterine si kufij teritoriale dhe Ligje ! Mos pretendo kurre te kesh mend me shume se nje Gjemb ose derstilist Xhibolje smiley

Kam nje mendje qe te ngatrron Kanuni i Shtetit te Kek Dukes Gjin smiley

Po mi xhan, mire e ke ti te na ngjallet Enveri a Oliveri...po ci ndodhi Oliverit?  Deshtoji dhe Stuartet u rikthyen ne fuqi, Sigurisht Edhe ata e donin Floririn.

Vallai qe do ia mblidhte Lulka Rames nuk pritej. Robt pritshin qe opozita me bisht ne shale te futej ne parlament. Se dhe Rama megjithse beri nomin me cadra e greva e me e te thashe, i futi nje te shpelame tek Krokodili e u fut ne parlament. Kurse tashti sakrifikohet ajka e trimave e jalla te vije Lulka. Ishalla s'i kerko nei gjo tjeter thuj.smiley 

4-o Ishallah nuk i ka kerku nje xhiro borxh Fendri Gungen!

Tani qe shoh videon dy deputetet e PS duhen shkarkuar.shoqeri civile mos rri po duku,dil e protesto.kjo lloj sjelljeje eshte e denueshme edhe per adoleshentet e gjimnazit jo me per deputetet e parlamentit.

Une them qe Parlamenti dhe kryesisht PS duhet pergezu sepse jashte tij shif car nodh me socialistet (flitet qe si mami ashtu edhe dejtoresha e shkolles jane socialiste te thekura) :

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/flet...

Kurse ne Parlament vazhdon pusi-zenia po i thone jo armeve.

Si o ajo konga :

Nese socialist* te thone ne emer
Krimin ti e ke ne zemer

 

kur KM eshte nje i droguar dhe skizofren qe nuk duron dot persona qe i bejne opozite apo ia thone troc ne sy te verteten, ne pamundesi per ti nenshtruar, kalon ne dhune te urdheruar. Pastaj nxit median dhe protagonistet te genjejne hapur dhe parlamentin ti jape verejtje dy here Strazimirit, dhe pse ai ishte i agresuar thjesht per fjalet qe thote ne parlament. Mesazhi eshte i qarte, mos thuaj te verteta qe i djegin KM se ndryshe te pret dhuna.

Kur KM qe paraqitet si nje engjell i vertete, fut ne parlament persona te denuar per trafik, vrasje apo prostitucion dhe kur kete ia permend me dokumenta opozita per nje muaj rrjesht dhe ben sikur cdo gje eshte normale, vetem degjenerim total te parlamentit mund te pritet. Asnje reagim per keto fakte nga te ashtuquajtur institucione te pavaruara apo shoqeri civile. Per ta eshte ok qe ne pozicione kyce apo parlament te futen vrases apo te denuar per krime te renda. Kjo tulatje dhe pajtim me frymen kriminele te drejtimit te instaluar nga KM dhe rilindja me Meten eshte per arsye se te gjithe jetojne ne nje shantazh dhe trysni te paimagjinueshme perpara 23 Qershorit. Kjo eshte e majta ne qeveri, nje degjenerim total dhe heshtje mafioze por e zakonshme sa here jane ne qeveri.

 

Po LikeFlorinit kjo video i ra si me porosi, do ja qisi leket ngjales se Marsit Likja me Monen smiley
Sidomos pas pordhes se modhe qe kapi Palloshin me Papen

"Videoja është regjistruar më "10 korrik" të 2014 atëherë kur ndodhi edhe ngjarja. Pas ngjarjes opozita bojkotoi Kuvendin. Edhe në akuzën e Prokurorisë, thuhet se agresioni u dëshmua dhe nga pamjet filmike te siguruara nga kamerat e sigurisë në Parlament. Prokuroria e Përgjithshme bëri me dije se "hetimi për deputetët Ndoka dhe Ndreu nisi pas kallëzimit të bërë më "14 korrik,"

ore kot te pyes: ngjarja paska ndodhur me 10 korrik, kallzimi eshte bere disa dite me pas..... pse doli pikerisht tani, kur kane kaluar mbi 2 muaj, prokuroria me akuzat? materjali filmik nga video e parlamentit, aty ka qene, apo jo?!

sepse konventa e PD do mbahet pas pak ditesh; si ti justifikoje udheheqja vendimet e saj per kthim ne parLLament?

smiley

po pse o Stalker, PD mezi po pret te futet ne Parlament keshtu?!. kjo opozite, me keto numra qe ka, vetem rrogen justifikon, as mund te bllokoj ligje e asgje tjeter...smiley
dhe per te marre rrogen, ka kohe akoma nja 2-3 muaj.. e mban mend PS para nja 2 vjetesh, qe e zgjaste bojkotin (se te mos keqkuptohemi, bojkoti nuk eshte fenonomen i ri, i padegjuar ndonjeher parlamentin shqiptarsmiley.), deri ne afatin qe eshte parashikuar ligjerisht: deputeti nese nuk paraqitet ne parlament deri 6 muaj, me duket, i digjet rroga..dhe deputetet e PS dikur ne opozite paraqiteshin fiks, 2 dite para se te digjej afati i rroges, ne parlament.

Noshta ngaqe 14 korriku eshte pushim ... ne France. Ose ngaqe 10 korriku ka qene festa e ushtrise. smiley

Car pytjesh bo ene ti o Belulo! A e pe mo nolt qe shoku 4-i solli linkun ku urdherohej qarte qe te "lahet m.. me sh...". Pra te denohen dy halabake dhe opozita te mos na caje me trapin me bojkote 2-lekshe.

 

Ahmet Golemi do ta kishte komentu si nje "goditje dyshe" dhe do ta kishte shoqeru me nje; "Oooooh,i papermbajtshem Ndoka!" smiley

S'e shof dot me sy kete Strazimirin,po kur e shihkam ktu,po m'vika keq per deqin.

Pjeter, as une nuk e shof dot me sy ket gjelin e plehut dhe me thene te drejten e ka kerku me qiri drunin. Eshte super acarues me provokimet e pafund. Mos te dhimbset hic sepse sapo te futen ne parlament do beje 10 fish me shume qe te nxise dhunen perseri. Por sot parlamenti ka rrugace nga te dyja anet keshtuqe do ja palosin me uppercut njoni tjetrit kur te mos mbaje me uje pilafi. Me mire keshtu them une.

Ky operatori i Vishos se PD-hit qeka specializu per kapje  gjestesh e mermerimash  smiley . Besoj eshte  i njejti me ate qe kapi pershendetjen neperdhembese te Rames per sali Qenef berishen

O mire se na erdhe o Sali *******.smiley

Po pse si mund ti thuhet ndryshe Saliut ? E kam fjalen qytetarshe jo parlamentarshe smiley Ja dhe ky anormalitet Salist perfshire te gjith femijet "kopuke " qe ka lene mbrapa sali Qenef berisha , do zhbehen gradualisht dhe ka per te mebetur ne Histori vetem pershendetja e Rames per Vromen

O mire se ike o Sali ***** Demokracia me gjith kalamaqerit e tu smiley

Dhuna e paraqitur ne video nuk ka asnje justifikim!!!

Te dy deputet duhen denuar PA REZERVA, ne cdo nivel:
nga gjykata, nga Kuvendi, nga partite e tyre politike, nga opinioni publik.

Politika na duhet pikerisht per te shmangur dhunen si mjet per zgjidhjen e konflikteve, kurse keta bejne haptazi dhe publikisht pikerisht te kunderten!!!

Nese keta nuk denohen njezeri, ne secilin nga nivelet qe permenda me lart, cfare mesazhi i japim shoqerise sone!? Se rrahja me ate qe te provokon, te akuzon, te acaron, apo te cenon ne cdo menyre tjeter interesat eshte mjet legjitim reagimi!?!?

Une do ti censuroja edhe te gjitha ata psikopatet ketu ne Peshk, qe jo vetem e justifikojne dhunen, por e nxisin ate me tifozllek te semure!!

Po ky vul kumburi me mini Van rri rri e kujtohet si variant i zbutur i Pampersave te LefTKopese  smiley Apo i duket vetja Prift dhe lexon surete nga kurani ne kishe smiley

Sa per te te mesuar ky lloi jot quheshin ne mesjete Predikues !

Politka eshte vetem te Nxise dhe Ushtroje Dhune ne cdo Forme perfshi dhe Ligjet e Burgjet sa here qe shfaqen konfliktet ! Me axhamij si ty qe dine shqip eshte mbush ai vend dhe Fluturon me preshe ne Byth duke enderruar Shoqeri , Shtete e Politika Imagjinare smiley

Apo ke dashe te thuash cila Politike eshte me e mire...lexo Biblen dhe abetaren ose ate librin me Moral per femije "C'eshte mire e c"eshte keq "

E mbushet Blogun me derdellites . Ketyre duhet tu besh mesim qe per kohen kur fillon Matura pa le me ti lexosh ketu  smiley Po gjene mire leini se kane lezet edhe te englendisin smiley

E mbushet Blogun me derdellites

 

po ben auto-ironi mo xake?

Une p.sh., vetem duke u bazuar ne kete koment (po shembuj te tjere nga ty si autor ka plot, fatkeqesisht), ty do te te perjashtoja nga ky blog si individ te cekuilibruar menderisht.

Te perkufizoj keshtu pasi, per mendimin tim, vetem nje individ me probleme mendore mund te ushqeje bindjen se politika duhet "vetem per te nxitur dhe ushtruar dhune..." etj., etj., sic shprehesh ti me lart...

leje o lla, mos e ngisni Idriz Ferren, laperdharin e peshkut, personazhin qe i ka mbire kaka ne goje.

Pa Z.Ferra ky blog nuk ka VLERE, IDRIZI eshte VLERE (Punto e basta).

Mo milet "voyeurist" se ne nuk paska pas. E di si me dukeni ju te dy (Obi dhe Bredhsi) si ata tipat qe kur ndodh nai aksident i rende apo vrasje (e trurit ne kete rast), ulin shpejtesine e rrine e shofin. Po harrojne qe humbin keshtu kohen e vetes dhe te tjerve qe i bllokojne trafikun. Prandaj me vje t'ju them (si polic trafiku i devotshem smiley) "Circuler il n'y a rien a voir" (Qarkulloni s'ka asgje per te pare)

Per ty Obi me Mini Van dhe te gjith sterkalat pas ty !

Erdhe si teorik i modh mer jahu ., dmth si "bebush " . me udhezime e Keshilla ne forme mesuesi se si duhen kuptu 'gjojnat " Prandaj dhe thash qe te Ulesh pak Hunden dhe te mos leshosh gjith pompozitet deklarata aq me teper Preshiste . Me sa ke qene ketu e ke kuptuar qe jam pak Alergjik ndaj Megallomaneve te Lloit tend qe mendojne se 'kane nevoje ti ndricosh " njerzit smiley Pergjithesisht je nje Daulle Bosh ne Teori .Normal eshte koha qe ka krijuar pershtypjen se Dija filloi pas vitit 90 ku merr pjese gjallerisht smiley me gjith nje takem tjeter !

Ndersa une Ju kuuuurrrre nuk do t'ju perjashtoja nga ndonje Blog jo sepse je i manget menderisht , apo ke shenja te madheshtise se Personalitetit "cohu kont vepra te medha na Presin "

por sepse sherben per ksehasje per dengelat qe shet kur Komenton ne forme udhezimesh .

Gjemboooooo..te ka ike nga zinxhiret dhe po shetit faqe ne faqe smiley  Lidhe te thash .Kemi ate te riun . Kur te iki AI shetite dhe kete nga pak , hap pas hapi sa te kuptoje qe eshte vend per Normale ! S'ke ci ben te zuri ! Qetsoje !

Thuaj qe ke kohe te flasesh pataj te derdellisesh e huha ... sa kohe do qe te bisedoje smiley

...une te pakten qe jetoj larg me duket sikur dikush atje nxjerr ndonje gje koti qe te harrohet ajo ngjarje qe ka me shume rendesi....shembull ka sa te duash...ne e dime cer kemi ne parlament mer , garipa gangsterra etj etj....por per shembull mu me duket gangsterri me i modh Meta qe bo si ref apo sala, apo fullani...ata jane gangs...

....po keta qe rrifen si grate ne kohen e qepes....i nxjerrin qe njerzit te meeren me leprat jome ujqit....

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).