U be ndonje sqarim per shpenzimet e dasmes se Ministrit te Puneve Sociale? Akuzat nga opozita jane per shperdorime fondesh dhe qindra te ftuar ne te dy ceremonite e ndryshme. Reagimet e Ministrit kane qene nervoze dhe te ashpra, por pa ndonje sqarim. Apo mos ndoshta edhe kjo eshte nje futje hundesh e tepert e opozites, sic e ka bere shpesh, ne punet personale te nje anetari te qeverise?

Ndonje sqarim objektiv nga terreni do ishte i mirepritur. 

54 Komente

Tesh po vjen grupi Tahiri Ka Dashnore i FRD-se dhe po ta diften si jane punet. Kete sektor ketu ne kete blog e mbulojne ata.

pse kur morem sqarime ne per paraardhesit e tyre, pasardhesit e tyre ,  qe paskemi ngel thate tani  me keta momentalet?

votoni ju shpirti babait votoni

Vdesin keta te PD te kapen me grate dhe martesat e kundershtarit. Gjithe jeten kete pune kane bere, jane marre me grate, motrat e nenat. pfff Lereni urrejtjen te pakten per diten e marteses, lerini robt te pakten ne jeten private pa urrejtje. S'i kam degjuar nje here keta te PS te flasin per dasmat e kundershtarit. 

ja ke fut kot

U martu dhe te Henen doli ne pune dhe kur e pyeten Drejtorin e asaj shkolles ku qe Veliaj per vizite drejtori tha : Ka qene por me perpara .  Nejse Top Channel e dha qe Veliaj kishte qene ne pune.

Dikur ka pas qene nje kenge popullore me keto vargje:

Te shtunen ne pune,

Te dielen u martove

Te henen prape ne pune

Me shoqet shkove,

O moj nuse e re,

Sa e bukur je,

Kazmen edhe pushken

more ne paje.

Te pakten shpresojme qe nusja e ketij ministrit te mos t'i kete cuar kazme dhe pushke ne paje atij.

 

 

e shyqyr qe u martu dhe Robin Hudi i Shqiperise... hallall dasmen dhe shpezimet per gjithe te mirat qe i ka sjelle mireqenies se popullit

Po ca shpenzime thu dhe ti. Po ne Gjirokaster edhe pula ha gure. Me 100 leke ne gjirokaster mer nje dopjo raki dhe gjysem koke lope.

Qekur martesa ne kalane e gjirokastres objekt i trashegimise kulturore.te shqiptareve na qenka aktivitet kulturor? Keto jane karagjozlliqe. Ky.eshte nje nga ministrat me kot te rames. Vk

Do e clironi SHQUPIN nga thonjte e Cunit te Sheqeres e Lulthimit apo do merreni me parfumin e shtratit te Vilajetit??? Cuni Sheqeres ish tu hongert thonjte sonte prane Lulthimit...Desperatamente Fullani...

Do ta cliroje erjoni o i lebetitmo, me nje tbeshtyme fshefet te pjeshka arjoles. Cuni i sheqeres e rru shume hajdarin ne fakt..... Per erjon e per fullan apo per ate jokerin e bashkise.

Vari lesht tboj edhe erjoni cti doje trapi se mos osh i pari i vetmi apo ka per te qene i fundit ???
Dava pacavuresh

Argetoi nje mije te ftuar o babam  gezoi te madh e te vogel ,doemos qe  hyn ne rangun e aktiviteteve kulturore  artistike.pastaj biznesi qe gjeneroi per ekonomine lokale me dasmen e tij.te mos flasim per reklamimin e vlerave kulturore te kalase se gjirokastres kur nje celebrity si ai ben dasmen atje.me keto davetet duket sikur jane vene ne gare mexhlisi andej.kush te thyeje rekordin e pjesemarresve e kush ta beje sa me te madh .. davetin.

Te gjitha shpenzimet e dasmes sipas disa mediave vizive jane perballuar nga drejtoria e sherbimeve qeveritare, z Veliaj sipas po ketyre mediave ju ka derguar dhe mesazhe kercenuese ne  redaksi. Ku ka ze seshte pa gje, dhe kur mendon se ky para ca vitesh ishte nismetari i "Nano ik", s'thone kot qe 'gomarin qe e shan e blen'...Gjithsesi u gezofte dhe trashegofte, e ne te verteta qofshin dhe gjysma e ketyre fjale, briri i dalte m'u ne balle!

Epo njehere martohet robi, mundesine ja dhane nje milion shuplakat . Te trashegohen e me jete te lumtur.

http://www.balkanweb.com/metropol/2693/e...

Bamiresi ? Ku i gjeti leket ky minister per te bere nje dasem me dy mije te ftuar  ( 1 mije ne Gjirokaster , 1 mije ne Peze ) dhe leket qe prfiton nga dasma ti perdore per bamiresi ?

Po jo mor shok , me leket e ketyre te shkreteve beri dasmen dhe tani po ja kthen , me e ndershme kjo , mos na tregoni perralla me bamiresi  se per ate pune Vilajeti per ca leke ngriti ne mes te nates kompjuterin , e hodhi ne kurriz dhe ja futi vrapit,apo si ai muhabeti qe te henen kishte qene ne pune smiley

ia nxoret dasmen nga hundet te shkretit; me duket se po teprohet pak si shume. 

ca kenge qe hit te dasma e ketij mo: ''moj Sarande moj Delvine''.smiley,   apo  ''Argjiro vetullashkruar'' , kemi ndonje informacion.....?smiley

jam jam i mire, s'jam s'jam i mire, jam per veten time smiley

 

jo, meqe ishte dasem kulturoresmiley, ne Gjirokaster, e meqe Ron Tare qe bere xhind fare, kish veshur fustanellesmiley, thash mos ja kish marre kenges: "te rrapi o more ne Mashkullore".smiley

...përse restaurimi i kalasë së Gjirokastrës u bë përpara dasmës dhe me fonde private, kush ishin donatorët dhe pse ministri i Punës (dhe jo i Kulturës, Bashkia apo Instituti i Monumenteve) bashkë me zonjën e tij u morën personalisht me këtë projekt? Sa ishin dhe kush i pagoi shpenzimet e darkave të dasmës në Gjirokastër e Pezë? Pse përsëri ministria e Velisë do të merret me organizimin e festës së Pezës? A janë deklaruar dhuratat e dasmës, kontratat e qerasë dhe pagesat për organizatorët e eventeve, muzikantët etj? Një ministër shërbëtor i popullit smiley duhet të japë përgjigje për këto pyetje

Po si more kush pagoi darken e dasmes e orkestres. Si more, secili qe ben i ben dhurate ketyre, duhet ta raportoje ne polici me pare? Jeni ne terezi? Ju ka bere urrejtja si lugeter. Po ku ka ngel njeri pa bere dasme sot? Dhe qe kur qenka problem qe qenka restauruar nje monument kulture? Me rob te ligj se ju te PD nuk ka, per Zotin. Duke bere zorraxhinjte cinike humbisni dhe ato pak inteligjente qe keni nder radhet tuaja. E keni inat kete tipin se do t'i marre bashkine e tiranes bashes, por do t'ia marre vetem sepse Basha s'ka bere as edhe nje pune ne keto 3.5 vjet, dhe ka prishur parqe per te bere xhami e pallate. Premtoi qe s'do te lejohen pallatet e larta, por i beri mu ne qender te tiranes, mu te banka e te kulla e vodafonit, pa permendur ato te liqeni.

Kush është ky Erion Veliaj? Shkrimtar i madh, shkencëtar, një lloj Bill Gates i rilindur, Mark Zuckerberg apo Steve Jobs; sportist që ka thyer rekorde dhe i ka sjellë vendit medalje të arta; artist që ka interpretuar magjikshëm, një i ri që ka dhënë kontribute për vendin e vet, një shqiptar i ndershëm që ka sakrifikuar pasurinë e vet në të mirë të shoqërisë shqiptare, për të zbutur plagët e varfërisë dhe shtresave vulnerabile dhe në nevojë. Jo, nuk është asnjëri nga ato që përmenda më sipër. Nuk është askushi Erion Veliaj. Qenka ministër? Punë e madhe fort. Në Shqipëri mjafton ta kesh mirë me kryetarin e partisë dhe bëhesh ministër. Mjafton që të jesh kot së koti dhe je ministër.

Të ardhurat që merr Erion Veliajt nuk ia lejojnë atë harbim qe te mos linte pa ftuar qen e mace . Por edhe sikur të ishte i pasur, harbimi i tij nuk përbën lajm për opinionin publik. Përbën lajm vetëm në sens tjetër, që populli t’i kërkojë llogari se ku i ka gjetur të hollat për të bërë shpenzime të tilla, i xhiruar live, si të ishte dasma e trashëgimtarit të Anglisë apo atij të Monte Karlos, si të ishte dasma e princit William, apo e Albertit II Grimaldi të Monakosë, të dy trashëgimtarë froni me pasuri të trashëguar nga familja mbretërore dhe Principata e Monakosë. Po Erion Veliaj nuk është trashëgimtar froni. Nëna e tij merr si pension 100 Euro. Dhe pensioni i së ëmës duhet ta bënte Erion Valiajn të ecte me këmbë në tokë dhe t’i vinte gishtin kokës! Po dasma e Veliajt përbën lajm, për t’i hapur sytë edhe Kryeministrit të Shqipërisë. Sepse për Guvernatorin Fullani, Edi Rama nuk kishte kompetenca, por për Erion Veliajn i ka, dhe i ka të plota

Nuk e shpetoni dot bashkine duke bere zorraxhinjte cinike, mos u lodhni kot. Keni strategji te gabuar. E pate ne 23 qershor sa te gabuar e keni strategjine. Bashkia mbahet duke sjelle ndonje ndryshim ne qytet, jo duke prishur parqe per te bere pallate 20 kateshe. 

Kush është ky Erion Veliaj?

Eshte ekuivalenti shqiptar i JFK jr memedheari Kapo.vellai ,shoku ,miku i gjithesecilit,Princ i zemrave te popullit .smiley

Ne note me serioze , keta spurdhjaket e dehur me pushtet duhet te kadalsohen me keto ziafetet faraonike. duhet te jene me modeste e te identifikohen pak me shume me shqiptarin e thjeshte i cili mezi po mbijeton dhe te cilit i jane betuar se do ti sherbejne e do ti permiresojne jeten.

Kush është ky Erion Veliaj?

 

Veliaj eshte kandidati i PS per bashkine e Tiranes. Deri per zgjedhjet lokale do ta shohesh te sulmuar ne menyrat me te poshtra te mundshme, alla Sali Berishe. Do t'i sulmojne gruan, motren, nenen, dasmen e cdo gje tjeter qe ka per zemer, sic kane bere me Ramen, me Nanon, me Meten e me Majkon. Duhet te jetosh ne P te arushes e te lexosh gazetat qe lexon Xhibi, ose te jesh shume idiot qe te besosh shpifjet e Sales edhe ne vitin 2014, nderkohe qe nuk cojne asnje prove te vetme ne prokurori.

dhuratat e dasmes duhen bere publike kush i dha e sa i dha e nese ka ndonje konflikt interesi (tendera marredhenie biznesi me qeverine etj).keshtu e ka ligji , pavaresisht se ne shqiperi ligjet jane bere per te fshire bythen me letren ne te cilen jane shkruar e jo per tu zbatuar.

Nderkohe ndersa qeveria krihet :

"..Mes viktimës dhe autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim, mësohet se ka nisur një debat në lidhje me mustaqet që mbanin të dy burrat. Një shprehje e lëshuar nga viktima, duket që ka acaruar Besnik Zelën, 60 vjeç, i cili duket se është ndjerë i fyer...

"

Ore po pse flisni kot mer koterraker? C'pune kishte Erioni me dasmen ne Gjirokaster? Ajo u be diten e shtune dhe e beri nusja. Ai te tijen e beri ne Peze n'toke te Babe Myslymit. Ne vend qe ta uroni qe te trashegohet e te rroj me niper e me mbesa flisni si grate e liga. 

I ka heq nusja shpenzimet e dasmes, rrezik, se e ka lekiste

Me sa mbaj mend kena konsumu dhe nje teme te ngjashme nder peshqsh para dy vjetesh per nje vile qe desh me me ble e shoqja Ajola xoxe, vipe dhe ajo

eshte nga fshati gruse erionismiley

cfare qeverie smiley

vetem propagande dhe fasada kurse realiteti eshte teper i shemtuar, si gjithmone kur qeverisin mafiosocialistet

sPirth sPirth sPirth e kopshteve me dreke në qearje kolektive  smiley

rapadam rapadam dipi dopa ...allahu ekbar e lala Gjoni , rrëmbeni arnët , tua rruajmë 

dhe një varg muallisësish që të nderuarit admin  me shumë finesë dinë kur i sjellin, për të kaluar një fund javë të gëzuar

Dritë ua bëftë të nderuar admin ! Diell e paçi !smiley

Këtej martohet Pollo andej martohet Veliaj , këtej hamë Nutellën e Bashës si Tortë në mes të Tiranës , andej përçiten sqepërit e Berishës nëpër Gjëmbeçë korijeve , ... këtej Ramës ja pa Jozefina , andej kënaqen që Berisha ta çan në mes .

Fullani del Top -Model . Luli ideator i baTHkimit me kosovën me ha të hamë me rrugë Kombi , Andej Berisha me xenër e argitra milionerë

andej dalin Vane e Minivane me Stalinistë -ortodokso - Miladinë komunistë , këtej LefTKopeja vërvit Pampersa made in Tirane , këtej pastrohen Mutrat e Makinës së Mutit të PD-hit Berishës , andej Ulërijnë e qajnë " po na heqin mjaltin "

O të dhjefsha mu në Babiloni !

Erjon felliqesira e tregoi fytyren e vertete edhe per ata qe benin sikur nuk e njihnin mire. Beri namin per dasmen e Nanos, sot minister 1 vjecar, zhytet ne luks e pisllik. Dhe kush ? Ministri i te papuneve!!

Minister i mireqenies personale thuaj

Lefto ruj pak idhnim per Cunin e Sheqers e Zenin, se njerezit jan tu lexu bodigardin Izetit per bemat e familjes se Sheqeres te shperngulme perketesisht ne Shqup. O kthy Shqupi ne Hale Lefto e duhet me bo dicka per ta pastru, Vilajeti e Cone tope fishkuri sju shpetojne dot.

Tamom Rilindassmiley

Per kuazimodin, romantiket dhe co. kjo: taksapaguesi shqiptar duhet absolutisht te shqetesohet per shpenzimet e medhaja te nje ministri te cilat ne rastin me te keq mund te jene pasoje e abuzimeve me fondet publike; ne me te mirin, te ardhura te padeklaruara.

Ministri Erjon Veliaj ka vendosur që të japë për bamirësi dhuratat që ka marrë gjatë dy ceremonive martesore që zhvilloi në Gjirokastër dhe Pezë. Kjo vjen pas kritikave të shumta me të cilat ai u përball, në lidhje me luksin e dasmave të tij. 

Përballë kritikave për dasmat luksoze, Erion Veliaj ka vendosur që të japë për bamirësi dhuratat që i janë ofruar çiftit nga të ftuarit e dy ceremonive të tyre. 

Nga raportimet në shtypin e ditës mësohet se perfitues të bamirësisë së ministrit do të jenë shtëpia e fëmijës dhe ajo e të moshuarve në qytetin e Gjirokastrës.

 Por nuk ishte kjo cfarë i kërkuan qytetarët ministrit. Dhurata jane personale dhe Veliaj mund ti mbaje ato pasi te beje transparent sa eshte shuma e tyre.

Opinioni publik qe nuk e pa me sy të mirë luksin në të cilin ministri i të varfërve i tha Po bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe pas dy ceremonive martesore u shtuan kërkesat në adresë të tij që të bënte transparente shpenzimet për TRAKU fest, i cili i parapriu dasmës se tij Ne gJirokaster. 

Veliaj ka refuzuar ta bëjë këtë, duke u fshehur pas deklaratave se gjithçka bazohej në kontributin vullnetar të miqve të tij. 

Edhe per vullnetarizimin ngrihen dyshime pasi compania Anima picture prone e vajzes se deputetit sicialist Dasdhamir Pezxa eshte nje prej organizatoreve te Traku Fest dhe ceremonise se prithsme ne fshatin Peze.

Kjo kompani edhe me pare ka realizuar spote te ndryshme publicitare per promovimin e punes se ketij dikasteri.

Qytetaret kerkojne qe zoti Veliaj te beje transparent fondin e perdorur per TRAKU fest, projektin mbi te cilin u puna dhe cilat ishin firmat e specializuar. Bashke me to Veliaj duhet tetregoje edhe pse nuk ka marre leje nge Instituti i monumenteve dhe ai i arkeologjise per realzimin e punimeve ne Kala.

Ministria e tij ka marre persiper organizimin edhe te festes ne perkujtim te Konferences se Pezes ne shtepine e babait te Andi Pezes pronares se ANIMA picture.
Keto duhet te sqaroje zoti Veliaj i cili edhe nje jave pas dasmave te tij vazhdon te heshte duke shtuar misterin per te gjitha pyetjet qe ngrihen 

O Lefto po boju te pakten nje here qytetar. Uroi tjetrit fat dhe lumturi e ciliminje e pastaj meru me politike destruktive. Se, te ngelet hatri kur te thona "malok" pastaj. 

Gjete kishe ku te falesh. Ky seshte as qytetar, as fshatar. Ku ma gjen te ishte malesor, se ata dine me uru, dhe goxha bukur. Ky eshte thjesht robot, e ka programu Sala vetem per te sha. Ve bast qe nuk i ka qeshe ndonjehere surrati ne jete te vet. Skam degjuar ndonjehere robote qe qeshin.

argendis,gabohem apo te kam pa ke Xhaxhiu? kot per kuriozitet. smiley

Kush eshte Xhaxhiu, o Pjeter? Rezear Xhaxhiu? Une gati e kisha harruar fare, megjithese eshte djali i profesorit tim te nderuar te Universitetit. Mos te ngaterrojne ato dosjet e Peshkutsmiley 

Shperdorimi i detyres nga Ministri Veliaj dhe Kumbaro ju ben per te qeshur ?

Shpresoj te keni qeshur edhe me orat e djalit te Fullanit, te pakten mbani nje lloj koherence si katnar nga Ura Vajgurore qe jeni

Ministri ka shperdoruar detyren dhe ketu nuk ka vend per diskutime. Problemi qe shof une ketu eshte se populli e di qe te gjithe jane hajdute por nuk ka alternative. Opozita bertet, por nuk e degjon njeri, sepse ka marre pjese vete ne ndertimin e ketij sistemi. Shume pesimiste duket situata. 

Sidoqofte, ky ka bere nje gabim, mbase dhe fatal. Jo per fonde e me the a te thashe, se si paralajmeroi ai shoku tjeter, ne do ta bejme me lezet. Por pashai nuk ben dot davet me te madh se sulltani. Sulltanet nuk i kane fal zakonisht te tilla gjera, lere sulltaneshat. Dhe mire e kane se ...

A t'ju tham un i gja juve te djathteve?Ngjoni ktu.Ministri s'asht budall,ta kini prej meje,e ka llogarit ai qe pompoziteti i dasmes vet ka me pat kto reagime dhe i ka marr masat qe te pakten juridikisht,t'mos kete kush ku me u kap.Kot kini vu pllamen e dores mas veshit e bularitni nilloj si athere kur vrane msusin;ooo darzma e ministrit asht ba me korrupcion ooo heeeej! smiley

Ketu ka tradhti burra! Te "majtet" dune me i bo gropen njoni-tjetrit. smiley

Kur s'u be gje per ditelindjen madheshtore te Floririt, pse te behet per dasmen? 1-2-3 here martohet njeriu ne jete, ditelindje ka cdo vit.

t'majtit i kane shtrengu rradhet fort rreth udheheqjes me n'krye shokun Ed.ke uniteti parti popull,qendron dhe forca jone. smiley

Parti E... jemi gati ... me luge ne brez.smiley

PS. Po jo ju te majtet mer Pjeter, e kisha fjalen per te Majtet.

Pierre cfare lidhje ka artikulli i "Monitor" me dasmen e Erion Velise? Meqe nuk ka lidhje a mundet te me shpjegosh dicka nga leximi qe i bera Monitorit? Shkrimi ne fjale fliste per disa grupe te fuqishme biznesi qe operojne ne Shqiperi. Meqe nuk e kisha hasur ndonjehere desha te di se cili eshtatusi ligjor i "grupit" tek ne? Psh cfare statusi ligjor ka "Kastrati Group" apo "grupi Infosoft" etj?

Kuazo, sa do fikja kompjutrin, se vajti ora 11 dhe neser jam per pune. artikulli qe solla nuk ka asnje lidhje me dasmen e ministrit, thjesht qe lexuesi te njihet me informacionet ekonomike, qe adminet nuk i sjellin. 

Ministri më qesharak dhe ndër hajdutët më të rëndomtë të qeverisë, që vjedh para edhe për t’u martuar deklaroi mbrëmë në një intervistë në News 24, se shpenzimet e dasmës ishin paguar nga kursimet e mamasë së tij pensioniste,...kurse per dasmën e  Pezës, sërish shpenzimet e dasmës janë paguar nga mamaja e bashkëshortes së ministrit. Kështu tha mbrëmë Veliaj. Për gjithçka, këtyre u paguajnë mamallarët. 

smileysmileysmiley

Shqipëria dhe Belgjika marrëveshje për shkollat profesionale  MONITOR 

Shkolla e mesme profesionale “Hoteleri-Turizëm” në Tiranë nënshkroi një marrëveshje binjakëzimi me njërën nga shkollat më prestigjoze profesionale të kësaj fushe në Belgjikë, “Coovi”, si një mundësi që nxënësit dhe mësuesit të marrin eksperiencë të mëtejshme në njërën nga degët më të kërkuara sot nga tregu i punës në Shqipëri.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së binjakëzimit mes dy shkollave, e cila u firmos nga drejtoresha e shkollës “Hoteleri-Turizëm”, znj. Flutura Vaqarri, dhe z. Ali Islamaj, drejtor i shkollës profesionale “Coovi”, në Bruksel, morën pjesë edhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, dhe Drejtori i Përgjithshëm për shkollat profesionale Flamande, z. Jacky Goris.
“Po binjakëzojmë çdo shkollë profesionale, në mënyrë që të kemi menaxhim të përbashkët me aktorë ndërkombëtarë me eksperiencë në fushë të caktuara. Statistikat e anketës së fundit të INSTAT-it, por edhe informacionet që vijnë nga zyrat e punës, tregojnë se dega e hoteleri-turizmit është një nga sektorët që punëson më shumë”, u shpreh ministri Veliaj, pas ceremonisë.
Sipas tij, shkolla e hoteleri-turizmit është ideale për të siguruar punë. “Më vjen mirë që bashkë me partnerët belgë po mundësojmë një program shkëmbimi. Të rinjtë shqiptarë kanë shumë për të mësuar nga eksperienca belge”, tha ai. Z. Veliaj përmendi edhe njëherë se çdo shkollë profesionale do të ketë bordin e vet drejtues, ku do të jetë i përfshirë edhe biznesi, në mënyrë që 30 për qind të kohës nxënësit ta kalojnë pranë një biznesi. 

http://www.monitor.al/shqiperia-dhe-belg...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).