Cili eshte modeli i zhvillimit ekonomik te qeverise Rama-Meta dhe ku ndryshon ai nga modeli i qeverise Berisha-Meta, apo qofte dhe nga qeverite e meparshme Berisha/Nano-dickatjeter?

Idealisht, secili me fjalet e veta dhe pa sjelle fjalime (faqe programesh) dykilometroshe apo statuse Twitter-i e Facebook-u te liderave. Pyetja eshte me spunto nga komentet e temes se bardhe-cekut.

P.sh.: a ben me kush debate per gjera konkrete si skema e takses progresive vs te sheshte, per modelin e punesimit, per FMN, per investimet e huaja, etj., apo u sheshuan progresivisht keto gjera tashti qe s'eshte me fushate zgjedhjesh, dhe opozita e re (PD) po imiton opoziten e vjeter (PS)?

Po sa u perket politikave dhe mardhenieve nderkombetare, ku ndryshon qasja e kesaj qeverie me ate te qeverise se shkuar? 

51 Komente

wow...kush do e maj me muhabet gjibin

Ndoshta do ishte me mire te beje nje pyetje per teme, jo 10 pernjehere.

edhe une bie dakord me gjembin, dhe kam pas ndermend te ta thosha: perpiqesh te thuash shume gjera/informacion ne nje koment te vetem. Flet shpejt dhe shume. Nga njera ane kjo ndoshta tregon nje nevoje per t'u shprehur, me teper sesa komunikim. Nga ana tjeter, te prodhon efektin e kundert te asaj qe behesh gati e pret: largim te bashkebiseduesit. (Dhe idrizi te permend derstilen ty, pastaj).  

flm per sugjerimin...multivitaminat t'i vazhdoj apo t'i nderpres?

desha te them qe tema eshte modeli i zhvillimit te Shqiperise jo rafimini i pyetjeve dhe komenteve te mia ne peshk per modelin e zhvillimit te shqiperise ne perputhje me idriz-standarti 2.0, per te cilin gjithsesi s'kam kualifikimin e duhur qe ta kuptoj.

P.S. Dhe kete replike ne fakt e kisha me pishman se, ani pse padashje,  ndihem bashke-lesh-tjerres ne vallen "ne fillim komentuesi, pastaj gjerat qe rrjedhen vetvetiu nga kjo qasje pa lidhje me temen".

jo jo, pa perveshje, seriozisht. s'e kisha me te keq. Per temen: break it down into simple pieces, please.

xhibi, sa i ndjeshem je kur te behet nje kritike - qofte edhe konstruktive. Arsyeja pse te thashe "one at a time" (si perkthehet?) sepse e fillove me nje pyetje. Pastaj paragrafi i trete ka 6 pyetje te tjera brenda e behet tave turli.

Me mire te fillojme me pyetjen e pare. Per mendimin tim modest, nese do te jete teme konstruktive. Ti si te duash, topi eshte i yti.

Per pyetjen e pare, ekipi kryeministror paska nje pergjigje, ne ate lidhjen qe solli jps me poshte (megjithese ti the mos sillni faqe programesh):

Ta mbështetësh rritjen vetëm tek investimet apo kreditë e huaja, gjë që na ka pëlqyer ta përmendim si “kulmin e suksesit të çdo qeverie”...

Partite tona te dashura nuk e kane mendjen te shkruajne programe per vendin e popullin po si e si te gjejne rastin te shajne tjetrin.

shiko, keshillat dhe verejtjet i vleresoj, dhe faleminderit, e kam seriozisht. sikur dhe te mos isha dakort, do vleresoja gjestin qe dikush begenis.

por, eshte qasje anapulla te merresh me komentuesin/pyetesin se pari, dhe pastaj me pyetjen/temen se fundmi, nese. sidomos kjo ne ambiente shqip-virtuale, si Peshku, kur kjo ndodh shpesh, dmth eshte nje fare dobesie qe e kemi te gjithe deri diku.

ekuivalenti p.sh. do qe nje ambient tip ca njerez ne nje salle, njeri pyet sa eshte ora e dy te tjere i pergjigjen duke i thene qe e ka zakon te keq qe vesh kemisha te zhubravitura...ok, po ora sa eshte? lol

dmth nese ti dhe july do kishit thene dicka per temen dhe me pas keshillat, do ja u dija per faleminderit po njesoj, por pa ja u kthyer verjtjet me verejtje me pare. nese s'do kishit komentuar fare prap ok se s'eshte me detyrim apo me qoke.

gjithsesi, ndjese nese tingelloi i serte reagimi im smiley mbase duhet ta kisha me te larte tolerancen si teme hapes.

Pse merr kot iher se nuk e ke dhe zakon smiley

te thuash:

Ndoshta do ishte me mire te beje nje pyetje per teme, jo 10 pernjehere

nuk eshte 

 te merresh me komentuesin/pyetesin se pari, dhe pastaj me pyetjen/temen se fundmi

Sic e shof une gjembi po te kerkon te strukturoje tematiken qe pastaj te merremi seriozisht me keto ceshtje qe na shqetesojne te gjitheve smiley

PS. U harru xhaja, doli prape fullani ne siperfaqe smiley

Po me keqkupton perseri. Une s'te njoh keshtu qe s'kam pse ta kem me ty si xhib. Kritiken e kisha per menyren si eshte shtruar pyetja - ose me mire te themi pyetjet.

dmth nese ti dhe july do kishit thene dicka per temen

Pikerisht ketu eshte problemi im: cila eshte tema o xhib? Se ti bere nje pyetje (shume mire) ne paragrafin e pare. E pastaj sic duket t'u kujtuan ca gjera te tjera e shtove dhe 6 pyetje te tjera. Ndaje mendjen per cilen teme do qe te flasim dhe jam shume dakort.

Idealisht, secili me fjalet e veta.....

Xhibole ti mund te ftosh te komentojme ne prurjet e tua po jo te detyrosh , sepse nuk paguan gje qe te detyrosh . Pervecse shtron Pyetje debilesh

ndryshime per Modele zhvillimi ekonomik  mids ...... smiley Kuja Gjermanise dhe Arabis Saudite ?

Kupton cfare ke shkruar ! Kur nuk jnjeh Modelet ,  per cfare e ben pyetjen ? Te du fort , po per pak desh  vura   shenjen e hallowinit smiley

 Po shyqyr thuaj Gjembi paska ardhe me  mejtim smiley

 

s'besoj te flitet dot kollaj hë për hë, për model te zhvillimit ekonomik pa "sheshuar" grop-greminat e berishes. Jemi akoma ne bodrum thelle, edhe pse s'ndihet per shkak te 'ekonomise' piramide (sic eshte vene ne duke edhe ketu ne peshk)

ca dmth tamam-tamam ekonomi piramidale?
(se per pjesen e pare te ligjerates, nuk kam pike dyshimi qe ju te majtet e kuptoni sh. mire situaten. Ju s'e keni problem sakrificen, hani dhe bar, rrini dhe pa uje e drita)

pse e kerkon nga une ? ti i di kush jane burimet ekonomike sot ne vend.

e do ta shpjegoj kshu me liber apo t'kursej kohe dhe te them qe nuk e ke idene per ca flet?

tipik megalloman & individualist shq.

po une nuk flas per gjera qe as e kam idene sic flet ti. Ti ke degju ekonomi informale dhe per skemat piramidale dhe i fut nji te shkartisme. E kupton qe megallomania ime nis aty ku perfundon injoranca jote?

Modeli dihet: Fajin e ka Berisha. 

Fajin e ka Xhibi me pyetjet siperfaqesore qe Bo ....ku e nxjerr Palloshin superior....

1. Modeli Palloshit merret me njollosje ndertesash por nuk hedh ne ere femije si ne Gerdec.

2.  Modeli palloshit nuk e nxjerr Kaptinmodhin te pafajshem por e pranon si te pafajshem ....apo ngjale pas lustracionit te gjykatave te Cunit te Sheqeres.

3. Zaho eshte shume i vogel....jeni rehat per na 20 vjet....po Zeni si ndjehet me gjith keto reforma qe mundohen me bo shtet gjoja.

4. Xhibi le menjane ndjenjen e lirise qe midis Palloshit dhe Cunit te Sheqeres nuk ka te krahasume. Ne koh te Cunit te Sheqeres njerezit u rushin...ne Kohe te Cullakuf njerezit nuk e rrujne per  njeri...po Xhibi nuk e ndje se ka qene prane Salukut e merrte fryme lirshem.

5. Sa per modele ekonomike, kurrizin kena ul e kurrizin do ulim per shume vite.... Do ishte shume e thjeshte per cdo ven me probleme Sikur te vinin demokratin e ndricuAr apo socialist in erudit shperimtar kur ne fakt Shqypnia do zere  venin e vet ne ket kapitalizem global.... Breke prod hues per Merkel apo Bar prodhues per komshinjte....

ne raste emergjence diskutimet e model it te zhvillimit jane shterpe dhe diskutimi i mbijeteses eshte thelbesor, per me teper qe si PD apo Ps jane Parti te qendres se majte e te djathten e te majten e percakton qendrimi ndaj Zogut apo hoxhes ne 2014.

jo po do Dali ene kajsiu e do kritikoje pedagoget e vet ne West si te pa-afte a medioker.

 

I Lebetitmo, si ta them une ty ones e ones. E di dashnine tate per Cunin e Sheqeres, s'e da prej goje, dmth tastiere, e do niseshe prej USejt me i cu nei koqe portokalli ke veni. Puna eshte qe mos u harxho kot se i kane terezit pipzat. Jo nei gjo super e mcefet e konspirative. Tashti ti e di qe Lir floriri ka nje kontrate 8 vjecare me Palloshin, e firmosme diten per diell. Do thush ti, e masenej. Hic mer, ky qefliu i florinit e di si i thote atij kalucit te Sheqeres. Eshte institucion, thote. Tashti me rregllen e treshit vazhdoi hesapet vete tina. 

PS. Sa per modelin, po rritet korrenti, e Rilindja po thote fajin e ka i sheqerosmi.  

O jul i qete e i shtruar smiley dmth Normal ! I njef kta ti apo jo "se diktatura zotrie , u jepte bar"..dmth thone " mos na i vini re se Hingellijme se ashtu na kini Ushteqyer smiley

Mos u lodh shume me ta se nuk kone qejf me bisedu .kane qejf me ta dhi mer jahu ...jane te stamposur Partia Sh Enver.. .. U ka hedhur sire AI dhe se qisin dot nga Vetja .Mo mire lexo pralla arabe....  Xhibi dhe njemije e nje netet ose njemije Nilket se me lexu kta kunguj  Nuk hane PYKA. Jane dru i shtremet .."se bankat zotrie , kujt do me ja tregu ti mer jahu "smiley

Ti si te dush ....po nje Naten e mir per TY !

 

sa e kuptoni nj-tj ju robt me shkolle mer xake...

ik ha buke tani se je i urit qe nga koha e ferrit komunist

naten e mire oidriz, nderime smiley

ja shendet edhe temes

Nje vit nen rilindjen. duhet te kene hapur 75 mije nga 300 mije vendet e premtuara.

s'besoj te flitet dot kollaj hë për hë, për model te zhvillimit ekonomik pa "sheshuar" grop-greminat e berishes.

Nese pas nje viti ne pushtet qeveria e nje vendi kaq te varfer dhe te lene pas dore s'ka akoma nje plan/model zhvillimi ekonomik (gje e cila ne fakt supozohet te behet gjate fushates) atehere punet s'jane hic mire. "Fajin e ka Berisha" eshte shume e vjeteruar dhe si alibi; natyrisht qe s'ka si te jete model zhvillimi. Plus qe Rama prandaj erdhi ne pushtet, qe te rilindte shkaterrimet e Berishes, jo te na tregonte se kush ishte ne qeveri para tij.

Une ne fakt druaj se asnje parti/qeveri ne tranzicion s'ka pasur e s'ka nje model te mirefillte zhvillimi, nje plan afatmesem e afatgjate qe e con vendin nga x tek y pas disa vitesh...p.sh. hapja e vendeve te punes nepermjet bizneseve private, ulja e informalitetit, ndryshimi i menyres te punesimit e funksionimit te administrates publike, etj. Duke mos pasur plane te mirefillta, mendoj se qeverite s'kane shume ndryshim nga njera tjetra sa i perket kesaj ceshtje. Taksa e sheshte vs progresive ok si ndryshim, por ne vetvete dhe pa nje kontekst te caktuar s'eshte model zhvillimi, eshte thjesht model taksimi.

Shpresoj qe ta kem gabim dhe dikush te na tregoje ndryshimet.

po tundohem dhe u ktheva prape: per paragr. I-re, nese sqaroj, desha te them se para se te flitet per model zhvillimi (edhe pse ne llogje ne ajer rrahim ketu ne virtuale) duam te dime cila eshte gjendja qe kemi, inventari si me thene. Meqe berisha na e dorezoi, domosdo atij do t'i permendet emri, sikur dhe vetem per kete, dhe ketu s'ka per politike apo partiake, apo s'jemi dakord? Modeli se c'do bejme e si do bejme me pas varet nga kjo, nese do flasim  ne menyre sadopak racionale. Ne kete kuptim, modeli eshte nje hap me i dyte (a i trete, ne mos). Prandaj edhe thosha 'break it down into simple pieces' - dhe por perpiqem te flas po ne ate menyre.

per paragr. II-te, jam dakord me c'thua, ne pergjithesi.

Ndersa per sa ne fillim fare, me lart, e kuptoj verejtjen. thx sdqfte. (s'besoj se s'pergjigjem me tej sot, ne pune gjithe diten ne pjatalaresit.).

Prap me keta smiley  i nderuar Jul

Bejua kabull edhe megallomanine edhe cfryrjet ....kane digjuar ca terma si psh modeli zhvillimit dhe vjen Xhibi me vandak pyetjesh tip shvejku që do habitnin edhe atë qe ka shpikur këtë term .

Çfarë thotë ...Thotë e pyet shumë pa ditur se çfarë do dhe ngul Këmbë përsëri me vandakët e tjerë se " jon megalloman mer jahu "smiley

Më shqip do me thënë po të lexojë , Jo Ju se nuk e kupton urtësinë dhe bashkëbisedimin , por të paktën e të paktave të Lebetitmin , do e kuptonte se  çfarë Pytjesh megallomanësh Kot së Koti ka bërë Xhibolja . Plus që i vijnë pas zhurmës edhe daulle Bosh .O Gjib !

Ne nuk kemi Ekonomi akoma mbi shina O Xhibole , ti do Modele smiley  Më mirë të pëjeste brënda fushës së vet " kush i ka spikeret  më te  mira për Modele ... Ps apo Pd "

Edhe hiq dorë nga këto merru me Problemin .... smiley Këto lloj prurje janë të ngjashme me "Hidh një gurë në Lumë ..."  dhe medoemos do merremi kush qe ai që e hodhi smiley Vinte dhe një Tiranë steriotip LeTKopeje me nik tjetër dhe bënte nga këto pëjetje me mejtim të mëndjes ...dhe i Mbronte smiley

Nga fansat me te zjarrte dhe te verber (ne dukje se ne interesa s'dime gjo ne) te Rigroposjes, morem vesh qe program s'paska. Te pakten mandati pare do kaloje me moton "fajin e ka Berisha". Dhe po ka nje "program biologjik", te mbahet me cdo kusht gjalle Berisha, se kush gje menyre tjeter me u tall me shqiptaret. Vallahi as mo budallai i "socialisteve" nuk e ha moton "fajin e ka Basha".

Mbajtja gjalle e Berishes eshte kusht i mjaftueshem, por jo i nevojshem. Ai fajin mund ta kete per bukuri dhe ne dynjone tjeter. 

Më qetë Ulurimsat që nuk u janë tharrë jargët akoma nga Lëpirjet për Karrike , nga Berisha tek Basha

Kanë të paktën 35 vjet që nga Vdekja e vekes dhe Ulërijnë në çdo koment "se Enveri zotrie e ka përgjegjësinë " . Me këtë Logjikë një Program 35 vjeçar , qeka i domosdoshëm për të pastruar mbetjet e Berishës ose gropat e Haleve që ka lënë . Ka kaluar vetëm Një VIT

Kalma Pepe ! Jo shumë i zgjuar jashtë prurjes ! Jo për gjë po aq e keni kuptimin e hedhjes lart mbi vete të Topave të Bajgave !

 

Sa per politiken e jashtme qe pyte ti Xhibo (o pak jashte teme me titullin po una nuk jom aq strikt sa kaktusia) sot ta tregoi ky i mrencmi. Se Miri Brryllit c'o ku  e ka ngrejte zonin per problemet e shqiptarve ne rajon. Po ky Tahjarja ja lliu keq fare sot. Doli e na boni nje pakt bashkepunimi kunder luftes se terrorizmit etnik me ministren e permrencme fyromse. Ne ne Shqiperi s'kemi pas nai rast te tille ne zonen kufitare me Fyromin qe te kemi nevoje per bashkepunim. Kurse ne Fyrom ka rregullisht akuza te tilla per shqiptaret (dhe ministria ne fjale eshte ustalleshe e ngritjes se tyre dhe biles edhe marrjes se vendimeve te gjykatave). Te besh pra nje deklarate te tille do te thote ta pranosh hapur akuzat e pales sllave. 

Kjo minimalisht tregon nje kllufllik dhe naivitet ekstrem. Po kush po cuditet me nga keto.

mire e ke ti eshte e vertete - por fatkeqesisht shqiptaret e fyromit, me shume nga te gjithe kan tendenca ekstrimizmi persa i perket fese. 

beri mire a s'beri mire ky i joni se di ... 

Për çfarë bëri mirë apo jo Tahiri ? Po këta karieristë ishin që i mëshuan Fort se përplasjet janë si pasojë e urejtjeve Etnike . Dhe urrejtja etnike që të krijojë Përplasje kërkon dy palë . Vatra teroristësh pa mëdyshje nga të dy Palët që jo vetëm duhen zbuluar por edhe arrestuar e dënuar ! ! Le që kur futen në mes të qëndrimeve Shtetërore këta të hapin barkun ..

Më fal  inderuar jps dhe fort i nderuar . Akoma harxhon kohë me këta urra - patriotë smiley Kur flet me këta , kij parasysh që nuk janë të parimit " e vërteta ka dy gjymtyrë " Por " e vërteta është ajo që them unë "  dhe si rrjedhojë " lëvdom gojë se të çava "

Më fal dhe njëherë po nga respekti ndërhyra se kanë vetinë dh e bëjnë Tërkuzë me lloj lloj epitetesh  patriotikë  sikur e ardhmja e mardhënieve ndërshtetërore varte nga ta ......

sidomos Modeli i Zhvillimit Ekonomik të Xhiboles që bën fjalë dhe prurja smiley

Modeli i zhvillimit vjen si rezultat i njohjes ne themel te territorit, duke qene atribut i nje sere disiplinash shkencore.Prej analizes faktoriale te tyre qeverite bejne sintezat nga te cilat dalin prioritetet zhvillimore ose modelet zhvillimore.

 

Per  keto 24 vite asnje qeveri nuk eshte marre me kete pune pra dhe as kemi patur, as kemi e   duket se as do kemi model zhvillimi! Rreth kesaj teme teper te madhe une botova nje artikull te gjate ne " Telegraf" ku kam thene se ...perjetojme kohen e Perandorise  vone Romake , kur problemet diskutoheshin e vendoseshin jo prej te diturve, por prej profaneve........ 

Fundi i asaj Perandorie u pa....

Kosova sanksionon Rusine per Ukrainen...Putin-it i shpetoi ne breke kur e morri vesh smiley 

O Guce, si me i politik-njohur me situaten ne Shqiperi dhe Kosove jam kurioz per nje mendimin tend ne lidhje me politikat nderkombetare, p.sh. nese ka pasur mirfilli nje model te caktuar qe eshte ndjekur pertej nderrimit te qeverive ne Shqiperi, dhe nese topin e politikes nderkombetare e ka luajtur dhe dikush tjeter pervec Kryeministrit.

Xhibo,

Politiken e jashtme e lujne qeveria dhe Presidenti. Ne dijenine time nuk ka koordinim te mundshem edhe kur ka vullnet. Me rob si Sala apo Rama qe duan gjithcka nen kontroll eshte shume e veshtire. Sepse edhe kur pozicioni eshte detyrimisht i njejte (Kosova, anetaresimi ne NATO, etj), qellimi i Sales ishte qe t'i perdorte per kapital politik. Edhe Rama tregoi ne rastin e statusit qe nuk i rruhet qe te tregojme nje unitet kombetar per kete por nxitoi te na tregoje se si per 300 dite na kish fut ne BE.

Une kam qene deshmitar i disa perpjekjeve nga ana e Bamirit per te unifiku gjuhen me qeverine (per ceshtje si raporti i Dick Kar-tit), dhe ministrat e jashtem kane qene bashkepunues. Po ne fund te dites s'eshte se i pyste njeri. Ai robi dilte e fliste sipas qejfit te vet. Per te mos fol pastaj per turpin e 4 qendrime te ndryshme te 5 deputeteve ne Parlamentin e Keshillit te Europes.

Kur behet fjale per divergjenca pastaj eshte e kote me fol. 

Model apo strategji afatgjate te politikave te jashtme nuk ka me sa di une. Shyqyr qe po hartohet nje strategji per sigurine kombetare, por nuk e di nese ne kete do perfshihet pjesa e interesave kombetar ne trevat shqiptare. Nese eshte thjesht rishikim i te vjetres nuk sjell ndonje ndryshim persa i perket pyetjes tate.

Flm Guce. 

Per model apo strategji politike te jashtme e kisha fjalen p.sh. qe te kete nje vendim te caktuar te brendshem--dhe nje qendrim te jashtem qe korrespondon--per x apo y ceshtje,  x shtet etj. dhe nese keto qendrime percillen dhe pasi nderrojne qeverite.

Sa per nje ilustrim konkret qe te sqaroj cka pyes...Shqiperia abstenoi per aplikimin e Palestines ne OKB si vend jo-antar, ne nentor 2012. Nje vendim te tille p.sh. kush e merr, thjesht Kryeministri, ka ndonje koordinim me Presidentin per kete vendim-marrje apo me min e puneve te jashtme, apo jane vec figurante dhe percjelles te vendimit te Kryeministrit keta?

Me gjere, ka ndonje diskutim ta zeme ne kete pike se cfare interesa i shtohen a preken Shqiperise duke qene pro a kunder Izraelit a Palestines, apo thjesht bejne vagonin qorr te lokomotives se qendrimeve amerikane duke shpresuar qe gjerat te behen me mire dhe per Shqiperine? 

Po ndonje diskutim me spekter me te gjere ka tek institucionet shqiptare per rolin duhet te luaje Shqiperia ne politikat nderkombatare, i.e. orientuar nga perendimi por si balancues midis 'te medhenjve' (Evrope/Gjermani, Amerike, Kine, Turqi, etj) apo ndjekes (bandwagon) i dorezuar pa kushte ndaj qendrimeve te Amerikes apo gje hibride/tjeter? 

Me nje llaf jam kurioz per ingranazhet e gjësë, shqip-politikes nderkombetare, nese ka te tilla.

 Ne rradhe te pare eshte  Absurde te mendosh per ' MODEL EKONOMIK"  te Doktorr Rrumpalles. Ne kohen e tije nuk kishte MODEL.. kishte vetem RRUMPALLE. ( Bjeri topit lart, sa te mblidhen shoket)

C'do gje qe preku e shkaterroi, degjeneroi, me kosto te jashtezakonshme per Shqiptaret.Duke filluar:

1-Prerja e Ullinjeve dhe Agrumeve, dhe pemeve te tjera frutore, Shkaterrimi i mijra hektare Vreshta.. me argumentin "famemadh" 'Poshte Komunizmi" 

2-'Privatizimin" e sektorit te naftes. nxjerrjes dhe perpunimit.

3-coptimin dhe me pas "privatizimin e Shperndarjes se KESH-it

4-Shkaterrimi i sektorit Minerar 

etj. etj.  

E perseris Xhibo.. RRUMPALLE.. vetem HAITI  mund  te krahasohet me RRumpallen e Trustit te Geshtenjave te Tropojes.. Izeti po i con t'fala nga Turqia... 

 

 

Mire per 2, 3, 4. Po edhe 1 Saluku e paska fajin? Ai ju tha njerezve te presin ullinjte e agrumet?

Po .AI (ptu) u tha.. : "KOMUNIZMA RA... BINI BURRA" .. 

Po Roje kishin ato agrume? apo mall pa ZOT... ci qi temen... 

Po .AI (ptu) u tha.. : "KOMUNIZMA RA... BINI BURRA" .. 

Une di qe ate e ka thene o-idris-o.

Po Roje kishin ato agrume? apo mall pa ZOT... ci qi temen...

Nuk e di te them te drejten, s'kam qene aty. Toka te shteti ishin apo private? Pse po na kthen tani te flasim per perlen e tij qe filloi tere corapin, ligji 7501?

gjembo  Autori Origjinal eshte Doktorr Adhamudhi. Une dhe O-idris-o , thjesht po e  veme ne dukje se c'ka thene.

Toka ne ate kohe ishte SHTETERORE...

Dhe po se harrova  Kryevepra e tije ligji 7501..smiley

Si nuk tu pështirosën o Galile ?

Janë bërë shoshë dhe janë kalbur e bllokuar nga qelbësirllëqet dhe akoma thone ka vrima në sitë .smiley

Leji o burrë në marëzinë e tyre të përjetëshme .Sa shekuj të duhen ti vërtetosh këta  që janë me diagnozë ... Megalloman e   Dallkauk ..ose Popullorshe vuajnë nga "rrapëllima në tru " e ngjashme me Gromsimat smiley

Më përfaqësuesin e të Tredhurve Mendorë kanë një me Acër dër dër 1 që herë pas here bashkë me këtë flluckën  si Gjëmbaç , nxjerr s** dhe lëshon bejgëllin e famshëm..

Fajin e ka saliu ... smiley

Vallai ti qofsh !

Kam dhe një shtesë .Saliu ka thënë ...Bini Burra .Kamunizma rae !....nuk ka thënë ka rënë .Gjëmbi e shtrëmbëron me ta hudh mer jahu ..

Me te thene te drejten oidriso, dukej qarte 'Kurthi " i Xhibit qe donte te krahasonte Modelet e Doktorr Rrumpalles me ate te Rames, kur   kerkonte mendim per MODEL EKONOMIK..

Dhe njeriu pyet Veten: KU ESHTE MODELI EKONOMIK I DOKTORR RRUMPALLES?   Aty shikon vetem RRUMPALL por kurre  jo MODEL.. ..

Ke shume te Drejte Oidriso,... por sot kisha nje cike kohe te merresha me xhibin..smiley

 

 

 

E keqja më e vogël e këtij Blogu është Xhibolja .Biles për mua hyn tek Relaxet "tundeni para përdorimit "

Standart të menduari , shkruari e interpetuari si Sot e këtu e njëqind e një Mot Xhibolja është  e famshme tek PPU sepse i fut në kornizë të gjithë këta " se linkun zorie " me " argumente zotrie " ne thëniet  Perla të saj

lash një komet aty smiley...dhe ...  do ta shtjelloj më poshtë atë që thash më  lart  smiley

Ky rasti i Modelit të zhvillimit siç dhe lexon ka nxitur dhe shoqen Gjëmbi e një vandak mendimtarësh për Politikat e Jashtërme të një shteti me Moton ...

Zhvillimi shokë do Planifikuar afatgjatë ... jo si shteti kriminal kamunist që kishte  Strartegji dhe planifikonte çdo pesë vjet smiley

Ja do vijë Gjëmbi me Albën me zamete ..arkën e lanë bosh ...mijra ikën me anije smiley e me pak llaf të njëjtat melodi nga i njëjti Fyell i mentores Xhibole !

E çfarë të të hem unë ty përveçse të të Uroj  më shumë Kohë të tepërt dhe dëshirë për të lexuar Gjibin !

 

Modeli i gjithe tranzicionit deri sot; ku rafsha mos u vrafshasmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).