Kjo eshte nje pyetje qe kalon neper mendjen e nje lexuesi sa here ai has ne keto dy shkronja. Mëposhtë do gjejme nje liste me ca fjale qe permbajne dy shkronjat dhe ca fjale klasike te perdorura nga gazetarët:

Gj

Gjel, gjyshe, gjirafë, gjeth, tungjatjeta, ngjyrë, vargje, magji, zogj, qengj, gjumë, gjoks, gjilpërë, gjarpër, gjë, gjithësia, përgjithshme, përgjim, gjëmim, gjiro, gjak, gjetje, gjest, sociologji, imagjinim, gjon, gjin, gjokë, gjikolaj, gjika…

Xh

Xham, xhaketë, xhep, xhezme, xhuxh, filxhan, suxhuk, zinxhir, oxhak, tenxhere, penxhere, xhami, xhaxhai, hanxhar, bixhoz, xhamadan, xhup,…

Gazetari e gabuar?

Buxhet, axhenda, inxhinier, xhiro, xhungël, xhon, xhani, xhovani, xhest, xhelozi, xhirim, harxhim…

 

Duke lexuar fjalet ne liste disa nga lexuesit e kane pergjigjen ne maje te gjuhes duke menduar qe te gjitha fjalet me "XH" jane me origjine turke dhe duhen eliminuar.

Në fakt ka shumë pak fjalë me shkronjën “XH” neqofte se eliminojme ato turke dhe nëqoftë se bazohemi në origjinën e ca fjalëve ku perdoret shkronja “XH” prap nuk gjejme pergjigje sepse shumica e ketyre fjalëve në turqisht p.sh. shkruhen me “ç”.

Shqiptarët I perdorin keto dy shkronja si të duan dhe ku te duan nga Presheva deri ne Sarande. Ca tendenca standarte midis dialekteve shqiptare shpjegojnë qe kur gegët përdorin “Xh”, toskët perdorin “Gj” ose anasjelltas. Ky fenomen lind që perderi sa jot ë gjithe dine kur duhet te perdoren kujtojne se jane shkruar nga nje dialect tjeter dhe duhet te perdoren ne “dialektin tim”.

 

Po gazetarët qe kan mbaruar te gjithe nje lloje shkolle letërsie, a ndihmojne, pasurojne apo varferojne gjuhën shqipe?

Per ca fjalë ka deri diku një shpjegime sepse gazetaria nuk ndihmohet nga letersia shqiptare dhe ne konfrencen vjetore te letersise gjuhëtare dhe dekane te letersise mundohen te zgjidhin problemin e standartizimit te gjuhes letrare e cila ishte standartizar nga Enver Hoxha por duke u bazuar ne dialektin e pakices se shqipfolesve. Pra ata nuk kane kohe gjate kesaj konference  qe te shtojne fjale te reja apo te gjejne ne “ERASMUS LANGUAGE” (gjuhe e perbashket ne gjithe vendin me voten e nje koncensusi).

Përderi sa keta gazetarë kanë studiuar edhe “ETIMOLIGJI” llogjikisht duhet ta dine qe gjuha jone indo-europiane I perngjahet me shume gjuheve perendimore. Nga kjo lind pyetja se pse gazetarët preferojnë te shkruajne fjalen “AXHENDA” me “Xh” kur kjo fjale ne origjine shkruhet “AGENDA”? Nuk do ishte me llogjike te perdorej “AGJENDA” ne shqip që ti rrinte më afët fjales se huazuar?...

 

Po per ca fjalë të tjera si “XHON” ose “XHANI” emra te cilet ekzistojne edhe ne shqip, “GJON” ose “GJIN”, ku bazohen gazetarët tanë?

Ne shume raste gazetaret ndjekin tendencat e rrjeteve sociale dhe perdorin shkronjen qe perdoret me shpesh ne menyre qe fjala te kuptohet nga lexuesi dhe duke I hequr fajesine vetes sepse fundja nuk ndihen pergjegjes per shtremberimin apo zhvillimin e gjihës shqipe (pavaresisht qe ne menyre indirekte ata jane).  Ca te tjere hasin ne veshtiresi duke ditur cila eshte korrekte por perdorin ate shkronje qe perdoret me shume nga lexuesit.

Kur behet fjale per fjale te huazuara nuk eshte e thjeshte ta shumezosh gazetarin me nje injorant. Gazetarët nuk jane te vetmit te cilet jane perballë ksaj “DILEME”!  Edhe ca lexues që mund ta konsiderojne veten si gjuhetare te medhenje dhe ndoshta me te afte se ca gazetare hasin ne veshtiresi.  Ca dialogje ndoshta nuk na bjen rasti ti shkruajme apo ti lexojme kurre, por kur mendojme se si mund ta shkruajme kete fjale te huaj nuk kemi as opinionin apo tendencën e gazetarit dhe as fjalorin shqip qe na propozon nje alternative. P.sh.: bleresi i kerkon shitsit nje “XHEL” per floket. Kjo eshte nje perzgjedhje radikale sepse ne shqip kemi edhe “GJEL” I cili gjithashtu mund te blihet ne dyqan, pavaresisht se fjala origjinale eshte “GEL” dhe shqiptohet “xhel”.

 

A mund te gjihet ndonje zgjidhje nga peshqit per sa i perket keqkuptimeve apo keqperdorimeve te ketyre dy shkronjave? Sugjerimet me ide konstruktive jane te mirpritura.

 

Faleminderit.

10 Komente

duket qe te paska merzitur goxha  keqperdorimi i shkronjave xh dhe gj, se ke shkruar i nervozuar,  duke bere gabime aty ketu.smiley

Nje teme per interviste te ardhshme Lela-Velo? Duam mendimin e Velos! smiley

uodafaak? Peshku, uodafaak?

xhakovar gjelozsmiley

Xhib, gjib..smiley

keto dy germa "xh" dhe "gj" jane nga me pikantet dhe qe i japin gjuhes sone nje individualitet te lakmueshem. Ju keni shume te drejte kur thoni qe ne te folurin e perditshem, por dhe ne ate te shkruar (versioni zyrtar) shqipfolesit i kembejne keto 2 germa sipas midese se tyre dhe jo sipas standartit. 

Persa i perket fjaleve te huaja, por qe kane hyre edhe ne fjalorin e shqipes (si psh Agenda apo Gel) une mendoj se ne shqiptimin e tyre duhet respektuar shqiptimi zyrtar ne gjuhen  e huaj. Keshtu, shqiptimi zyrtar i Agenda ne gjuhen angleze perkon me Agjenda ne gjuhen shqipe, po keshtu fjala Gel me Gjel ne shqip. Ndersa emri Jeams shqiptohet me xheims, ndersa John - Gjon. 

pale kur fut dhe zh, bohet xhele krejt. Ke harru me permend dhe moDha e Dhampa? Po ç-ehin dhe q-ehin? Q si Qekiqi e ç, si Cerqizi    smiley   

Ky postuesi i temes, t'u marre parasysh pjesen e pare te nick-ut,mund te jete knej ka jam une dhe na si me zor ja dalim me qan te sakte, kur vjen puna per gj,xh dhe ç,q.Une per vete i baj lamsh megjithse boll lodhem mos me i ngatrru.smiley

agenda
əˈdʒɛndə
〈gj〉 is used in the Albanian alphabet for the voiced palatal plosive /ɟ/

〈xh〉, in Albanian, represents the sound of the voiced postalveolar affricate consonant /dʒ/

Agenda shqiptohet ëxhendë dhe jo ëgjendë në anglisht, e prandaj dhe në shqip është marrë shqiptimi drejpërdrejt nga anglishtja apo italishtja. E njëjta gjë dhe me gel=xhel.

GJ në shqip është tingull tjetër, e nuk është G apo J në anglisht. Mos ngatërro shkronjat e shqiptimet. 

Teme me vend . gazetare katralake

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).