Numri i bizneseve debitore te tatimet është shtuar ndjeshëm që gjatë dy muajve të fundit. Që nga 4 korriku i këtij viti, listës i janë shtuar plot 1.113 kompani të reja.

TIRANE - Numri i bizneseve debitore te tatimet është shtuar ndjeshëm që gjatë dy muajve të fundit. Që nga 4 korriku i këtij viti, listës i janë shtuar plot 1113 kompani të reja. Më datë 2 shtator, numri total i tatimpaguesve të këqij ka arritur në 10114 nga 9001 në fillim të korrikut. E dhëna vjen përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, e cila ka publikuar në faqen e vet zyrtare listën me subjektet debitore, ku pasqyrohet emri i secilit subjekt, NIPT-i, administratori dhe drejtoria rajonale që e mbulon. Më 2 shtator, kur është rifreskuar për herë të fundit, si kurrë më parë, “lista e zezë” e tatimeve numëron plot 10114 subjekte debitore. Në këtë mënyrë numri i subjekteve që rezultojnë debitore në administratën tatimore po i drejtohet pesëfishimit në raport me vitin 2012, kur në këtë listë numërohesh diçka më shumë se 2 mijë subjekte.

 “Lista e zezë”

 Pjesa dërrmuese e subjekteve në ‘listën e zezë’ të tatimeve përbëhet nga subjektet private, por nuk mungojnë as ato publike, siç janë qendrat shëndetësore, disa reparte ushtarake, deri dhe ndërmarrje ujësjellësish. Në materialin shoqërues Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shpjegon se publikimi i saj bëhet që të njoftojë të gjitha palët që kanë interesa me këta tatimpagues se subjektet janë debitore ndaj administratës tatimore. Nga ana tjetër, “lista e zezë” e kompanive me detyrime të pashlyera bën të mundur që në rastin e parë që subjekti debitor paraqitet për të kryer veprime nëpër institucionet shtetërore, i bllokohet çdo veprim deri në shlyerjen e detyrimeve. Rritja e ndjeshme e numrit të subjekteve debitore është shënuar veçanërisht gjatë fazës parazgjedhore të vitit 2013, për të vazhduar me ritme disi më të ulëta gjatë periudhës së tranzicionit të pushteteve. 

Viti zgjedhor

 Tranzicioni i qeverive ka shënuar një rekord për sa u përket numrit të subjekteve debitore në administratën tatimore. Më 1 tetor, si asnjëherë më parë, lista e subjekteve me detyrime të pashlyera në administratën tatimore numëron plot 6156. Nga qershori, listës së tatimpaguesve të këqij i janë shtuar 603 subjekte të reja. Ndërkohë që deri më 3 qershor, vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare, listës së subjekteve me detyrime të pashlyera ju shtuan plot 696 debitorë të rinj. 

11 Komente

Kjo tregon paaftesine e te ter drejtuesve, jo vetem te bizneseve private apo shteterore (siç u duk nga artikulli), por edhe te administratorve dhe qeveritarve. Ku çalon problemi, dhe si mund te zgjidhet ky handikapt,  a e vrasin ndopak mendjen qeveritaret tane torollak. 

Ore Lorenc! Si more nuk po merrni vesh se kriza ka pushtuar tere jeten gjer ne qeluzat me te fundit! Gjigandi qe i dha shtysen ekonomise ne dy dhjetvjecaret, ndertimi, eshte i groposur i teri.Sistemi bankar mbahet " sekret" , nga telikosja  ku ka katandisur, per te mos ndodhur nje  97 e dyte.U moren 400 milione borxh....per te shlyer borxhet ndaj firmave ...qe te gjitha te falimentuara.Duhen marre borxhe te tjera ...qe te shlyhen borxhe...Jane vjedhur paret , per te cilat thone 7.13 milion dullare ( gje qe nuk jane aqe) por harrojne impaktin negativ, shumen e rritur  (  si humbje)   gjat hedhjes ne treg! Bankat jane neper gjyqe duke bere berrihaje me kolateralet , por me kthime te paperfillshme te pareve

Situata eshte dramatike ne biznes ne se merret parasysh borxhi paralel i biznesit.Qeveria ndaloi lejet, nje mase shume e drejte per te ndalur masakren mbi territorin te bere nga kryekomunaret e korruptuar e kriminele, por ama ndeshkon ashtu biznesin aty ku mundet te mobilizoheshin fonde per investime e frymemarrje.

Situaten une e shikoj teper dramatike ne kushtet kur asnje institucion nuk merr pergjegjesine e hartimit te projekteve zhvillimore per thithje fondesh nga jashte...Ky e kap nga bishti.

 

Grave,

Vjedhja e pareve ne BSH eshte nje ngjarje shume e rende persa i perket ceshtjes se sigurise aty dhe funksionimit te institucioneve ne Shqiperi. POR jo 7 milione USD po edhe 70 sikur te jene nuk perbejne ndonje impakt. Sidomos po te jene hedh ne treg gradualisht.

Sistemi bankar ne Shqiperi eshte plotesisht solid dhe me fitim sepse bankat aplikojne perqindje shume te larta per kredi. Vertete jane rrit kredite e keqia por prape se prape bankat kane akoma dhjam. Po flas per bankat e medha me grupe te huaja nga pas qe i monitorojne me lupe. Nuk e di se c'ndodh me bankat e vogla, por sidoqofte ato nuk perbejne risk sistemik sepse kane pjese shume te vogla te tregut.

Ndaj boll me kete jehonen e panikut te shperndare nga njerez qe as haberin nuk ja kane funksionimit te sistemit finaciar.

Kurse situata ekonomike pa diskutim qe eshte shqetesuese. Jam plotesisht dakort me ty qe keto ndalimet drastike zgjidhin nje problem (masakren e betonizimit) por shkaktojne nje mori problemesh te tjera. Ne fakt nga Rama nuk me cudit. Ai pa diskutim eshte gati t'i vere flaken gjithckaje ne emer te "estetikes sipas tij".

Jam dakord me graven. Kriza ekonomike po shoqerohet edhe me krize financiare. 

Sistemi bankar ne shqiperi ka probleme, ku shume pak jane bere publike. Cfare dmth banka te vogla? Nese nga 16 banka, 5 jane ne rrezik, atehere gjithe sistemi eshte ne rrezik.

Te tregohemi realiste, nuk mund te vazhdohet me fshehje informacioni. 

Gjigandi qe i dha shtysen ekonomise ne dy dhjetvjecaret, ndertimi, eshte i groposur i teri.

Jo gjigandi Grave por perbindeshi. Nje nga fenomenet me te keqia te ketre 20 viteve te fundit ka qene mosvenja nen kontroll nga shteti te ndertimeve ne pergjithesi, ku ne menyren me antiekonomike jane ngutesuar miliona Euro te cilat jo vetem qe krijojne nje ndikim negativ mbi mjedisin, por frenuan edhe zhvillimin e sektoreve te tjere prodhues duke i kthyer ne tulla, llac, beton, pllaka, duroalumin e pordhi kali kursimet e popullsise dhe remitancat e emigranteve tane. 

Artikull krejt kot. Qe kur numri i bizneseve debitore ne Shqiperi eshte bere tregues i ecurise ekonomike? Keto lloj lajmesh sherbejne si argumenta per debat politik bosh. Qeveria do thote "kjo tregon se po luftojme evazionin fiskal e po i kerkojme me shume bizneseve te paguajne detyrimet. ndryshe nga koha e rrumpalles se doktorit (batute tipike ramiste)". Pseudo-opozita do thote : "Kjo qeveri po e falimenton biznesin duke i rrit taksat dhe me gjoba. Vendi po zhytet ne krize te thelle dhe bizneset s'po marrin dot fryme"

Ne PPU do shahen me prag shpie Idrizi me Leftin per keto argumente boshe dhe ja ku i harxhume edhe ca ore kot.

Po mire more Lizander, po cfare rendesie i jep atehere ketij lajmi ? Sepse po e shumezon me 0 faktin se nr i bizneseve debitore tek Tatimet eshte dy fishuar brenda 10 muajve me duket..nuk tregon nivelin e krizes ekonomike ku po zhytemi si ne ato sables mouvantes ?

Shkrimi e thote larg e larg, se ne tetor 2013 ishin rreth 6000 biznese debitore, e ndersa sot per sot jane bere 11000 te tilla (+2000) vetem ne dy muajt e fundit. Une them se kjo tregon se kriza tani po pershpejtohet, dhe bizneset po ngrene duart lart.

Dale se s'kemi pare gje akoma. Pas rritjes se taksave, ne 1 janar rritet dhe energjia elektrike. Sic tha ministri i energjitikes, cmimi do preke biznesin dhe familjeret e kamur, se te varferit do perjashtohen nga rritja ... bukur fort : harrojne njerezit se korentin me cmim te ri e mban ne kurriz konsumatori, pasi e ha njehere vete biznesi.

Nejse, Shqiperia e 1 viti qeveri socialiste eshte kjo :

- Borxhi ne mbi 78 % te buxhetit (ka tejkaluar me +18 % kriteret e Kopenhagenit)

- Rritja ekonomike afer 1 % (ekonomia pra me frena dore)

- Konsumi dhe fuqia blerese kane rene, per shkak te renies se remitancave, rritjes se ulet ekonomike, frenimit te rritjes se rrogave dhe pensioneve.

- Renia e konsumit sjell renie te investimeve, te cilet jane vendet e punes se neserme.

Te rinjte skane ku emigrojne, se perendimi eshte ne krize per vete. Kane filluar te shkojne ne Dubai per pune tani...

Dhe skane ku te emigrojne dhe shkojne ne Dubai. Hall i madh i ka zene. smileysmiley

Tere bizneset debitore jane. Kush eshte i sakte me shtetin te ngreje i pari doren nga bizneset. Statistika komplet kot.

Ketu ende nuk jepet kuponi tatimor nga asnje. Elementarja.

O Left ja te ta hudh poshte me dy llafe kete statistiken. Numri i debitoreve mund te rritet edhe prej faktit se shume bizneseve te vogla i jane vene gjoba, te cilat mund te mos i kene pagu (vetem ne Livadh ne gusht i vune na 10 gjoba minimarketeve dhe kafeneve). Car lidhje ka kjo me shendetin e ekonomise. 

prape nuk eshte aq keq sa Greqia... lol

Tallonat LefTKope dhe Rradhet ...smiley Te lafte purtha shalet kur merr vesh dhe ti nga krizat smiley

Si thu ti kur zbulon se vendin e kane Rrjepur e Shitur banditet e Saliut dhe kane lene nje Shtet rakitik qe mezi meerr fryme ..Cfare te bejne ?

Si thu ti kur Shqiperia nuk vuan nga "anale " te gjith llojeve , mos ta hedhe dhe kete fakt ne mexhlis si grope Haleje e projektit Berisha ?

Jane dhe 1200 Dentiste pa licence ?...thae

Nje gje te jesh e Bindur ti dhe Kushdo ..Shqiperia as ka as do kete KRIZE sepse nuk ka perse ta kete . Eshte shtet i Paster qe rron Financiarisht ! Eksperiment Boteror se si mund te kete Lek ne nje vend qe nuk mbulon as 1/3 e te ardhurave me prodhim !! Se si ? Gjeje  !

Teoriciene qe shohin  kriza ka Plot , se e tille eshte shtuar InteliDjenca pas hapjes se Tubacioneve te Haleve pas 92 . Kush ka kompiuter te shtype Germa smiley Por ajo qe duket eshte gropa e Halese Ekonomike , Morale dhe Financiare qe la pas Klani Politik e Biologjik Berisha !

Shqiperia ka nevoje per njerez qe MOS te ndjekin shembullin e Kryehajdutit Berisha . Dhe gjithshka sic ka nisur do rregullohet . E lexon sa seriozisht te percolla prurjen . Sepse Idiotizmi Jot eshte brenda. Çdokush sheh një  porosi te Babasqapit nga "na kem fetisin e Bukit or tie "

Na hidh ndonje pampers atë bën ti e leri këto . Dobët me një  sPirth sPirth  sPirth i dhon  smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).