Sami Frasheri-Grate

Që atëherë kanë kaluar shumë kohë, por në thelb problemet janë po ato. Gruaja vazhdon të përbëjë gjysmën e popullsisë së botës, të trajtohet pak a shumë në të njëjtën mënyrë dhe të vuajë nga të njëjtat komplekse. Prej shek.XIX, Sami Frashëri ngre zërin. Eshtë i sigurt se nuk mund t’i zgjidhë problemet, por edhe nuk mund të heshtë. “Gratë”, kështu titullohet libri i shkruar nga mendimtari Sami Frashëri, botuar nga Shtëpia Botuese “Logos A”. Eshtë një libër i shkruar me dashuri, ku në momente të caktuara, shkrimtari e poeti, dalin mbi mendimtarin. Në fakt ai e quan broshurë dhe ka pasqyruar në të pozicionin e gruas, kryesisht asaj muslimane, jo vetëm në Turqi, ku u shkrua libri, por edhe Shqipëri e gjetkë, duke i shtuar kësaj panorame dhe mendimet e tij, përparimtare për kohën kur është shkruar, mbi mënyrën se si ajo duhet trajtuar, mbi arsimimin, rolin që duhet të zërë në familje e shoqëri, etj. Në një kohë kur gruaja ende trajtohej si një mall tregu, Frashëri e quan atë bazën e shoqërisë. Në libërthin e tij, ai e quan shoqërinë një grumbullim familjesh, ndërkohë që përkufizimi i tij për këtë të fundit është “Familje do të thotë grua” (fq. 17).

Në mënyrë të prerë e quan të prapambetur mendimin e shumicës, sipas të cilit edukimi, apo arsimimi për gruan është i dëmshëm. “Mjerisht edhe sot ka shumë prej atyre që, të mësuarit dhe të edukuarit të grave e shohin të dëmshëm. Sipas mëtimeve të këtyre njerëzve, dituria e grave qënka e dëmshme dhe shkak grindjesh në shoqërinë njerëzore! Kur bën faj një mashkull i paditur, ia quajnë paditurisë së tij, pasi nga i dituri nuk mendohet të dalë një faj i tillë. Përse nuk e përdorin këtë rregull edhe për gratë?”. Në mënyrë të argumentuar ai sjell për lexuesin arsyet përse një grua duhet të jetë e arsimuar. Sipas tij, prej gjendjes së grave varet edhe ajo e shoqërisë, pasi gruaja, nëna, është edukuesja e brezave, ndërkohë që janë një mori mjeshtërish që gruaja mund të bëjë, që nga ato që lidhen me dhuntitë që i ka dhënë Zoti, tek mjekësia. Përveçse të brishta, për të gratë nuk janë qënie inferiore në krahasim me meshkujt, madje ai u vesh atyre disa cilësi që burrat nuk i kanë. “…gratë për mendje e zgjuarsi nuk mbesin pas meshkujve, ndoshta e kanë më të madhe mendjemprehtësinë dhe janë më shpejt të kuptueshme”. Për të mbështetur idetë e tij, ai përmend edhe figura të njohura të artit dhe historisë, si zotësinë dhe suksesin e shkrimtares Zhorzh Sand, adhurimin dhe vlerësimin që filozofi Kant kishte për nënën, apo Bonapartin, i cili ka thënë “E ardhmja e një fëmije është në dorë të nënës”. Në këtë broshurë, pa mundur të shkëputet nga feja, si një mysliman i mirë, ai i kundërpërgjigjet të gjithë atyre që ua veshin problemet e gruas, fesë myslimane. Duke cituar Kur’anin ai sqaron pozicionin që Islami i ka caktuar gruas, madje ai sjell si shembuj edhe gra të njohura të historisë islame, si Aishja, apo Fatimeja të cilat kanë marrë pjesë edhe në vendimarrje politike e luftëra.

Ai përcjell ndër të tjera problemin e poligamisë e cila aplikohet ndër myslimanët. Ai shprehet kundër martesës së burrit me shumë gra dhe radhit një mori të këqijash që rrjedhin prej kësaj, por e justifikon në raste të veçanta. Një tjetër çështje është edhe ferexheja. Frashëri paraqit atë që thuhet në Kur’an për këtë çështje, ndërkohë që të gjitha mënyrat e tjera të të veshurit, si mbulimi i fytyrës, gishtave, papuçet e verdha, e të tjera si këto, i konsideron si të krijuara nga vetë njerëzit. “Kur’ani urdhëroi mbulesën e flokëve, të krahëve e të kofshëve e pjesëve të tjera të shtatit”, ndërsa më vonë shton: “Secila prej popullsive islame, për mbulesën e perçes së grave ka trashëguar nga mbeturinat e zakoneve dhe të ceremonive të kohëve paraislamike, të cilat nuk përkojnë me shprehjen e sheriatit për çështjen” (fq 52). Sot, pas njëqind e ca vjetësh, ndonjë prej mendimeve të tij mund të jetë jashtë mode, por në kompleksin e tij, ky libër duhet lexuar pa dyshim nga politikëbërësit.
 

LIBRI I PLOTE MUND TE GJENDET TEK: http://scbks.blogspot.com/2014/09/sami-f...

30 Komente

Faleminderit atij/asaj qe linkoi librin per shkarkim!

paske shku me pushime ? smiley

smiley Po dhe ishin pushime shume te gjata...smiley

Uno, u perpoqa dhe une dje per ta shkarkuar dhe nuk u realizua. 

Nuk e di z. Pjer. Une e shkarkova librin ne celular dhe pa asnje problem. Shiko firewall-in...

po V.Q, librin  e z. Pjer e shkarkove..?

Jo nuk ishte i disponueshem... Meqe jemi ne teme, do te doja t'i jepja z.Pjer nje keshille: duhet te kuptoje qe nese deshiron te mbijetoje si autor, duhet patjeter te ofroje formate dixhitale per librin e tij te shquar. Po ashtu, do t'ua bente fanseve te tij jeten me te lumtur...smiley

puna eshte se Pjeri eshte paksa i shkolles se vjeter.. ne kuptmin qe nuk ja thote nga teknologjia digitale.. dmth nuk eshte kompjuterist i zoti. por edhe, midis nesh kjo, Pjeri eshte pakez cingun.. dmth do qe te shitet njeher libri fizikisht ne treg, e pastaj ta hedhi free online..
nejse, nese ti je vertet e interesuar per VQ, duhet te jet kollaj, sepse ju jeni vende fqinj, relativisht prane besoj.... keshtuqe mund te shkosh njeher per vizite te ai ne Antwerpen dhe blen librin atje... plus qe do vizitosh edhe qilarin e famshem te Pjerit me verera te shekullit te kaluar..smiley Pjeri njihet si babaxhan dhe bujar. ja, per "gjembin" ka kohe qe e ka hapur nje vere te vjeter rreth 70-vjecare.smiley

Mire mer Sami mire, por Maks Velo nuk te do dhe pike, se ke ate klecken, e di vete ti ... 

E ka i "shkreti" e ka smiley

Faleminderit per mundimin o Rilindas i madh,por ska burre nene qe i kupton grate.

Nisu qe nga Frojdi qe u dorezua e deri tek kokat me te medhaja te botes qe kane dhene mendime kontradiktore ne kete fushe.

Mos e merrni mundimin ti kuptoni.

Bjerini shkurt,po ju pelqyen si jeni mire,ne te kundert lereni dhe gjeni dike qe tju pelqeje ashtu si jeni.

ACDC1,sa te kuptojne burrat ka ardhur nata,uje ne lume s'gjejne smiley thoshte mamaja ime e bukur, shume inat na ke ,po shyqyr qe jemi,e keqe e domosdoshmesmileysmiley

Edhe plaka jote feministe "keqe" paska qene xheni smiley

e nxjerre nga eksperiencasmiley

P.S plaku/plaka per prinderit s'me ka pelqyer asnjehere ta degjoj,me ul vleren e bashkbisedusit!

me fal,se s'dua t'ju gjykoj, por s'mund te rrija pa e thenesmiley

aha, qart smiley, bravo mamaja smiley

P.S ne nga shqiperia mesme e kemi per ledhatim smiley, gjithsesi kritike e pranuar smiley

smiley miqesore  smiley

smiley

hahaha...duhen perjashtu nena, motrat dhe vajzat, nga grate smiley

Nuk thashe gje o Xheni, une vetem e thjeshtova muhabetin dhe e bera me praktik.

Mund te te sjell qindra citate nga njerez te medhenj mbi grate qe kundeshtojne hapur njera-tjetren.

Keshtu qe zgjidhja me praktike eshte mos e vri mendjen dhe nese nje grua te pelqen ashtu si je mos ju ndaj, ne te kunderten eshte kohe e humbur.

Te lutem, nese ke mundesi dhe sa per te me shuar kuriozitetin: mund te sjellesh te pakten nje citat te nje njeriu te madh i cili flet mbi keto grate qe kundershtojne njera tjetren?

Kshu ndodh kur shef filma porno bashke me nipçen 14 vjeçar dhender, nuk di çfar flet vete dhe çfar po flet tjetri.

ABCD-ja e ka llafne qe jane njerzit e medhej qe kundeshtojne njeri tjetrin me shprehje ne lidhje me grate.

Dmth sipas nje shprehje pop njerzit e medhenj "jane bere me keq se grate", ose jane bere me keq se Kopshtaret.

 

Ska faj Jardine, or heretik, "mund te te sjell qindra citate nga njerez te medhenj mbi grate qe kundeshtojne hapur njera-tjetren", ka thene ACDC, dhe unless eshte treguar shume feminisisht korrekt edhe ai (fundi i botes) dhe t'i kete menduar njerezit ne teresi te gjinise femerore (ne fund te fundit edhe femrat njerez jane, atehere pse njerez te jete fjale e gjinise mashkullore, apo meqe ne kete rast behet fjale per njerez te medhenj, do te shkonte me tej histeria feministe/erore), duhet ta kete pasur fjalen qe citatet jane kunderthenes, jo njerezit e medhenj, megjithese me nje metonimi/sinekdoke te thjeshte mund te kalohet nga fjalet te vete vete njerezit qe i thone ato. Sidoqofte, prape eshte gabim, citatet vertet kur behen shume bejne njefare operacioni per nderrimin e gjinise, por citati ne njejes mbetet mashkull e cfare mashkulli, prandaj duhej te kishte thene "citate nga njerez te medhenj mbi grate qe kundeshtojne hapur njeri-tjetrin". Here is food for thought though, dhe kesaj as nje gjuhetar i madh si une nuk di t'i jape pergjigje, prandaj ndjek metoden qe ndjekin shpesh gjuhetaret, ate te strucit. Po sikur te perdorej te cilat ne vend te qe, a ka shqiptar qe te thoshte "te cilat kundershtojne hapur njeri-tjetrin?"

Dakort zoterinj,kam bere nje gabim ortografik.

Kam dashur te them qe shume njerez te medhenj kane krijuar thenie apo citate per grate.

Po ti shohesh keto citate ka shume prej tyre qe kundeshtojne njeri-tjetrin.

P.sh ja te marrim Sami Frasherin

Mos i thuaj gruas fjalen qe s’mund ta thuash ne rruge. qe ne fakt duket citat simpatizues per grate

dhe tjetri po nga Samiu

Shpata e grave eshte gjuha e tyre, prandaj nuk e lene te ndryshket.

Ajo qe po mundohem te them eshte qe eshte kohe e humbur te njohen natyren e femres,pasi kur ne kete fushe jane dorezuar gjenij si Frojdi me shoke,duket qe eshte mision i pamundur.

Prandaj ju keshillova djemkave shqiptare  qe zgjidhja me praktike eshte mos e vri mendjen.Nese nje grua te pelqen ashtu si je mos ju ndaj, ne te kunderten eshte kohe e humbur.

 

 

 

 

Perkundrazi, une mendoj se "Mos i thuaj gruas fjalen qe s’mund ta thuash ne rruge" do te thote mos i thuaj sekrete, se e ka llapen te gjate. Por sidoqofte ajo qe ti e quan  kontradiktore eshte thjesht fakti qe gjerat sjane bardhezi, ose me sakte, s'jane ose bardhe, ose zi, por jane edhe bardhe, edhe zi, domethene edhe femrat kane si te mirat, ashtu edhe te keqijat e tyre. 

Megjithate kjo nderlikueshmeria e natyres se femres mua me duket nje mit. Sa me shume piqem e pervojohem (e krijova edhe une nje neologjizem), aq me shume kuptoj se femrat jane me te thjeshta e me te lexueshme se c'i bejme ne meshkujt, per kushedi c'arsye qe na intereson

Faleminderit! smileyMe duhej nje nderhyrje e jotja per te kuptuar çfare donte te thonte ACDC1 me siper! Gjithmone vjen ne shpetimin tim...smiley

Nuk mund ta hapja librin e Samiut pasi vete faqja duket se ka malaware (sipas antivirusit). Ju qe e keni lexuar mund te na thoni me teper. Ne nje permbledhje per shkrimtare te njohur qe shkruan per grate osmane perfshihet edhe Samiu ose  Semseddin Sami sic e njohin turqit.

Sic mund ta lexoni aty (fq 20) thuhet se vertet Samiu i jepte rendesi arsimimit te grave dhe ish kunder poligamise, por edhe ai kish mangesite e veta pasi 1) Ia lejonte gruas muslimane ndarjen/divorcin nga burri por vetem nqs burri i jepte leje per kete ( pra nuk ia njeh te drejten gruas te kerkoje divorc) 2) Mbronte parimin se gruaja muslimane duhej te merrte me pak trashegimi se burri.

Permbledhja thote se Samiu nuk u ngrit kunder rrahjes/ndeshkimit te grave nga burrat e tyre. Ne fakt ky fenomen i menyres se ndeshkimit te gruas ndeshet shpesh ne boten islame, ashtu sic edhe mund te diskutohet edhe ne xhamite shqiptare....Besoj qe prek nje ceshtje kyce pasi behet fjale per sanksionimin e venies dore mbi grate.

Ceshtja e ndeshkimit te gruas lidhet me versetin 4:34 te sures An-Nisa me poshte (ajo "lahte" duhet te jete lehte):

4:34. Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lahtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi.

Faleminderit qe e bere te mundshme per shkarkim. Dallohet qartazi anakronizma otomane e Samiut qe duke dashur me shpirt qe te lartesoj ndopak rolin e gruas ne shoqeri e pershkruan ate gati si objekt stereotipik. Interesante ama sesi njerzimit ju deshen shume qindra-vjecar per te ri-zbuluar qe edhe gruaja eshte njeri. Ndoshta nje nder ri-zbulimet me te medhaja te njerzimit.

femra ka gjithmone nje sjellje dredharake,
dhe te pakuptueshme, qe mashkulli te mos e kuptoje cektesine e saj.
e megjithate femrat nuk jane dhe aq te cekta.
F.N

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).