Imazh i faqes së pushtuar- Mëngjesin e së mërkurës, faqja online e Kryeministrisë , kryeministria.al u mor në kontrol nga hakera të vetëquajtur  “Redanons-Al”.  Në një mesazh drejtuar publikut dhe shoqërisë civile bëhej thirrje për protesta. Disa nga anëtarët e kabinetit, ndërsa të tjerë jo, ishin etiketuar "Gjakpirës". Në pjesën e dytë hakerat adresonin PD-në e cila sipas tyre vijon të shkatërrojë vendin si kur ishte në pushtet. Faqja e kryeministrisë u rikthye online disa orë më vonë.
 

7 Komente

Problemi me i madh me kete ngjarje eshte qe mediat u dhane vemendje ketyre kalamajve duke i nxjerre ne faqe te para. Tani cdo idiot qe merr vesh nga keto gjera do t'i vere qellim vetes te arrije 15 minutat e fames.

Kushedi sa jane merzit ata anetare te kabinetit qe nuk ishin etiketuar "Gjakpires." 

Fajin e ka ... lere se paskan sha dhe PDne, apo e ka bere ai per te humb gjurmet.

Sa te jene ne krye te opozites Cuni Sheqeres, Lulthimi me Palloqe, mos e cani koken se nuk del njeri ne proteste....keshtu qe vazhdoni me festen mbi sy...

Ne cilin universitet kane studjuar keta hackerat, ne ndonje nga ato qe u mbyllen thua?

Haker nuk behesh me universitet. Zakonisht behen qe 14 vjec, kur kane shume kohe neper duar per zhbirilime. 

Te pakten ka disa te rinj te zemeruar me kete klase politikanesh ne ndryshim me tjere qe rrine gjithe diten neper kafene dhe as nuk duan t'ia dijne se çfare ndodh rreth tyre.

I pergezoj per mundimin!

Edhe une. Sinqerisht! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).