Albin, suksese në Qeveri! Dije se ndoshta do të bëhesh shumë shpejt personi kundër të cilit do të protestoj në sheshin Nena Terezë dhe sa here do të më shohësh nga xhami i Qeverisë, do ta kujtosh të kaluarën tënde në shesh! Me t'mira dhe mirë që po shpenzohesh edhe ti, me na dal një lider i ri i shpresës së re! Kështu e ka bota dhe shoqëria: njerëzit shkojnë e vijnë! Gjithmonë jemi në kërkesa të reja, liderë të rinj dhe të ardhmen befasuese!

Atë që dikur i tha ish kryeministrit në parlament, po ia them edhe unë për konferencën e sotme: Albin, mos u zgërdhij! Ani mirë ia keni bërë që s'e keni lënë edhe për mandatin e tretë, se u bo boll, ama bile mos u zgërdhij! Ke ndryshe, ndashtë! E ke kuptue më në fund se nuk shkon me kokëfortësi, sepse t'keq t'mirë, me dike qare s'e ki pa bashkëpunue në demokraci! Plus nëse don me i mbajtën anëtarët afër vetes, në opozitë s'mundesh përjetësisht t'i kesh njerëzit afër, pa i ndarë ndonjë vend pune! E kuptoj që të ka deshtue revolucioni, s'ki çka bon! E di se nuk është lehtë me u shtye as me boten pa metafora, sepse janë rrëzuar qeveri e qeveri, që kane pasur trashëgimi katërmijëvjeçare e lëre më në Kosovë! E di se ke thënë do t'i shtojmë teknikat dhe metodat, një këmbë në parlament, një në rrugë, por kohës së fundit, e ke parë se njëra këmbë ka marrë më shumë forcën (parlamenti) dhe rrugës i ka humbur legjitimiteti, sepse njerëzit nuk dalin në rrugë kur ndryshon radikalisht qëndrimet për të njëjtin proces! E di qe kjo ka qenë edhe ajo që është dashur të të ndodhë për ty si lider, sepse tashme njerëzit kërkojnë përgjegjësi se si do të jetë rezultati zgjedhor i VV-së dhe me këtë u ke treguar edhe anëtarëve brenda dhe jashtë VV-së, se ti di qysh me i fitue zgjedhjet dhe me u ba Qeveri! Se edhe ti di me ndryshue qysh kanë ndryshuar të gjithë!

Albin, në mes të Ramushit dhe Thaçit, t'kisha zgjedhur ty dhe je larg këtyre dyve si personalitet dhe dije, por me sjelljet e fundit, demagogjia dhe fjalori politik verbal beso nuk ka asnjë ndryshim mes teje dhe të tjerëve! Ti që ke ndryshue, ndashtë, ama njerëzve u ke obligim t'iu kërkosh falje dhe t'ua shpjegosh me shumë gjërat! Të paktën vetëm një gjë ndërroje: mos vazhdo me na bindë që s'ke ndryshue, sepse ajo po shihet nga aeroplani! S'ki bre nevojë, se njerëzit kashtë s'hanë sot dhe ti që ke folen shpesh si opozitar dhe të janë ruajtur të gjitha xhirimet dhe shkrimet, ke përgjegjësi shumë më të madhe se këta liderët e tjerë që s'kanë shkruar aq, sepse atyre fjala nuk iu ka regjistruar sikur ty, me kolumnet e vazhdueshme!

Albin, nuk ka pasur zgjidhje me nejtën as në opozitë, sepse qysh kishe mujtën me u ba bashke në rast se PDK-ja do të mbetet në opozite, kur keni pasur me të mospajtime të mëdha! Vështirë do të arritshit ndonjë iniciativë në parlament dhe më mirë që jeni 'përlye' krejt, se me u pasë përlye vetëm pak (mos me hy në Qeveri e vetëm me i mbështetën!)! E di që ma mire qe jeni bere bashke, sepse anetaret e LDK-se, AAK-se dhe Nismes, kane arritur nje simpati per juve, ndonese nje pjese e madhe e vv-isteve te devotshem jane zhgenjyer me ju, dhe kjo do të jetë thikë me dy tehe: ose zgjerim i votave në të ardhmen për me marre ndonjëherë postin e kryeministrit, duke i dhënë shancin AAK dhe LDK-së kësaj radhe dhe me priten radhën tani për vete ti, ose ke me ra edhe më shumë për shkak se populli ka filluar me thanë: krejt njohit tekukan kanë!

Albin, në një anë ke kallxue dyftyrësi që po kërkon me i udhëheq negociatat apo si ofertë nga LAN-i, por në anën tjetër, mirë që ke thanë po i udhëheqim ne negociatat, se ashtu po i bie se ti ke frikë me marre përgjegjësi dhe jo rrallëherë është thënë për ty si person që i frikësohesh përgjegjesive, prandaj ke dashur të jesh me vullnetin tënd, larg proceseve të rëndësishme ekzekutive! Me këtë ke kallxue që di të marrësh edhe përgjegjesi, e jo vetëm me kundërshtue! Kjo në këtë pikë është edhe mirë, sepse lehtë është të kritikosh negociatat, e do të shohësh se vështirë është procesi i negociimit, sepse sapo pranon si negociator, kërkon edhe kompromise, përndryshe, e sheh që do të jetë vështirë, sidomos kur ka edhe mbikëqyrje dhe ndërhyrje direkte nga shume agjenda evropiane dhe botërore! Nuk je vetëm me Serbinë si palë, por edhe me boten!

Albin, mos e përmend shpesh: ''E kemi ba për të mirën e Kosovës!", sepse ti e di kush e ka thënë shpesh këtë fjali! Albin, mos harro se prej qiellit dukej se ky është momenti kur janë përputhur interesat personale të liderëve të partive politike të LAVN-it, sepse njëri është dashur të japë dorëheqje prej partisë politike pasi humbi zgjedhjet (Isa), tjetri zor se do ta kishte marrë postin aq të dëshiruar të kryeministrit (Ramushi), pasi Hashimi fitoi shumë ulëse dhe ishte edhe individualisht fitues, sepse vetë e udhëhoqi krejt fushatën; po ashtu edhe Fatmiri ka hyrë në inati, sepse nga ankthi që s'po e kalon pragun, u bë faktor dhe iu hakmor ish bashkëpartiakëve të tij; po ashtu edhe ti, ke pasë përgjegjesi për dy palë zgjedhje lokale dhe qendrore, plus rritja e kultit të Shpendit dhe disa reforma që duhej të bëheshin brenda LV-së, dhe kjo të ka ndihmuar të tregosh se edhe unë mund të bëhem më tolerant, më fleksbil dhe më i hapur me partitë e tjera politike, prandaj edhe në mandatin e dytë, prapë e meritoj të jem udhëheqës i LV-së, pasi do të mbahen zgjedhjet e ardhshme!

Albin, që ke ndryshue ndashtë, sepse politika nuk bëhet me stilin e 'nacionalizmit getoizues dhe prepotent në raport me politikat globale'; udhëheqës i mirë i Kosovës është vetëm ai që fiton nga përplasjet në rendin global, e jo të përplaset vetë me rendin global pa diplomaci, sepse peshku i madh e ha të voglin dhe peshku i shpejtë e ha të ngadalshmin, qysh kanë thanë shumë njerëz Albin, mos u zgërdhij!

Ti u pate bërë hero në atë kohe, por tash nëse vazhdon edhe ti me u zgërdhie edhe para kohës, dije se zemërimi i popullit është shumë i rrëzikshëm! Me lehtë zemërohen me ty sesa me të tjerët! Të tjerët hapur kanë thënë se nuk janë të përsosur, ndërsa ti ke luajtur me përsosmëri, ide të mëdha, narrativa të pabesueshëm dhe me shpresa hiperbole!

Albin, ruaju nga zemërimi i popullit tënd, gojën e të cilit e ke pasur plot! Albin, mos u zgërdhij në konferenca as para televizioneve! E di që është e sikletshme tani të mbahesh kur te përsërisin gazetarët, ato që i ke thënë vite me pare ose muaj më parë, por kjo është kur ndryshon radikalisht! Ndryshimet radikale, gjithmonë vërehen nga largësia! Albin, suksese në Qeveri! Mirë që po e rrezon Thaçin dhe akoma mbajmë në mend se si pate thënë: S'do të ketë Thaçi 3! Është mirë që atë që ke premtue me këtë kredo profetike, duhet me realizue, pavarësisht a pajtohesh me LAN-in a jo! Mirëpo, herë të tjera mati fjalët mirë, as mos u nxeh nga pyetjet e gazetareve dhe t'i thuash; se s'ka nevojë për komente gjithçka është e qartë, sepse beso nuk është bash e qartë qysh po thue!

Albin, suksese në Qeveri! Dije se ndoshta do të bëhesh shumë shpejt personi kundër të cilit do të protestoj në sheshin Nena Terezë dhe sa here do të më shohësh nga xhami i Qeverisë, do ta kujtosh të kaluarën tënde në shesh! Me t'mira dhe mirë që po shpenzohesh edhe ti, me na dal një lider i ri i shpresës së re! Kështu e ka bota dhe shoqëria: njerëzit shkojnë e vijnë! Gjithmonë jemi në kërkesa të reja, liderë të rinj dhe të ardhmen befasuese!

Shihemi në shesh Albin!

24 Komente

E hapi deren edhe ky trimi.....I kish thone vetes sa here ... mos e hap ate dere o trim....Por si: duket tundimi ish ma i madh se sa vendimi.... I qofte ruga e mbare....

Personalisht kam qene kunder futjes se VV ne qeveri. VV beri shume mire qe mbeshteti LAN per te largu rrezikun kryesor te Kosoves Thacin, por duhet te kishte rujte rolin e xhandarit me qeverine. Duhet te merrte drejtimin e bisedimeve me Serbine per t'i dhene atyre karakterin teknik qe duhet te kishin pas qe ne fillim, dhe per te mos leju qe aty te diskutohej integriteti i Kosoves. 

Nga ana tjeter ka nje faktor minues ne Kosove. Votat e "minoriteteve" qe jane me shume se sa popullsia e tyre. 20 deputete qe levizin me urdher te Serbise dhe qe po i lejove te jene faktor vendimtar ne krijimin e qeverise shkojne me ate qe i premton me shume leshime Serbise. Ndaj LAN mund ta formonte qeverine edhe me ta pa pas nevoje per votat e VV. Gje qe automatikisht ja hiqte rolin kontrollues VV. Per kete arsye Lista Srbska kerkoi te konsultohet me Serbine tani pas marreveshjes. Se deri tani ata kishin urdher te mbeshtesnin partnerin e Serbise, Thacin. Tani qe po ngelin jashte duan te ndryshojne krah.

VV eshte para nje sfide shume te madhe. Procesi i negociimit do jete shume i veshtire per shkak te presioneve dhe lojes se piset te Serbise e nderkombtarve. Kurse pjesmarrja ne qeveri, edhe sikur te perkryer te jene pjesmarrsit e VV ne te, te ben pis. Askush nuk mund te enderroje qe njerez si Ramushi, Limaj etj nga LDK do ndryshojne e nuk do korruptohen. Cfare do mund te beje VV ne rast se konstaton se nje minister apo zyrtar i larte, nga LAN, perfshihet ne afera korruptive? Si do dale ne rruge te protestoje kunder qeverise?

Nuk e di se sa vlen argumenti qe permend Avniu, per mbeshtetesit qe s'i mban dot afer pa i ofru nje vend pune. VV nuk eshte LSI apo PDIU, ku njerzit shkojne per interes personal. Ka edhe te tille, por ata jane nje pakice qe nuk sjell asnje dem po te largohet. Une mendoj se shume me teper e demtojne Levizjen njerzit qe po ikin tani nga zhgenjimi prej marreveshjes. Batakcinjte jane fare e e keqe qe fshiheshin e nuk dilnin ne protesta kunder hajnise. Kurse aktivistet qe ishin me shpirt me VV jane gjaku i saj dhe nuk hezitonin te perballeshin me horrat, trafikantet, kriminelet me te cilet Thci kish mbush policine.

Mos u befshim te protestojme edhe kunder VV.

 

+1

Albin, a je ti?

Imer Mushkolaj

Me lëvizjet e fundit politike, Albin Kurti ka befasuar edhe skeptikët më të mëdhenj. Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje tash e kanë të vështirë t’i njohin edhe militantët e tyre më të zjarrtë. Pyetja legjitime është: Albin, a je ti?

Dikur e quante parti të haraçit, por me AAK’në e Ramush Haradinajt lidhi marrëveshje për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Dikur fliste për parime në qeverisje dhe thoshte se do të ishte pjesë e Ekzekutivit veç kur të dilte partia e parë në zgjedhje, por të mërkurën ndryshoi gjithçka.

Dikur deputetët e Listës Serbe i quante çetnikë, por krimin e korrupsionin do ta luftojë edhe me ta në bashkëqeverisje.

Albin Kurti u shfaq krejt tjetër nga ai që është njohur nga publiku, të mërkurën, kur nënshkroi marrëveshje me qëllim që, siç tha, Kosovën ta hedhin në binarët e drejtësisë, të zhvillimit, të barazisë, të luftimit të krimit dhe korrupsionit.

Ata që nuk i ka tradhtuar kujtesa mund të sjellin ndërmend edhe deklaratat se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të qeveriste me asnjë subjekt politik që ka qenë në pushtet. E, të gjitha partitë ose zyrtarë partish, me të cilat nënshkroi marrëveshje kanë qenë në qeverisje dhe janë përgjegjëse për gjendjen në të cilën e kanë sjellë vendin. Se si u bënë këto parti tash të pranueshme për Kurtin, veç ai e di.

Para zgjedhjeve të fundit, Kurti thoshte se vetëm kur Lëvizja Vetëvendosje të fitojë dhe ta udhëheq ekzekutivin, do të shohë se më kë do të qeverisë. “Pasi të jemi subjekti i parë do të shikojmë të bëjmë koalicion me subjektet e tjera, varësisht nga përputhjet programore dhe besueshmëria e ndërsjellë. Pra, propozojmë alternativën qeverisëse dhe shikojmë se çfarë kanë të tjerët”, thoshte ai.

Madje, ai kritikonte Ramush Haradinajn se me çdo kusht donte të bëhej kryeministër, duke thënë se ai nuk ka parime. Se si u bë tash lideri i AAK’së parimor, veç Kurti e di.

Mbase Albin Kurti ka përgjigje edhe për këto deklarata të tij dhe të zyrtarëve të subjektit të tij politik:

“Këto parti duhet të ndryshojnë. Vetëm më pas ne mund të bashkëpunojmë në koalicione”. Partitë nuk kanë ndryshuar, e ai ka bërë marrëveshje me to.

“Haradinaj nuk ka as program, as parime dhe as ekip. Ai ecën duke parë se çka i jep gjasë të bëhet kryeministër. Kaq”. Çuditërisht, tash Haradinaj i ka të tria.

“LDK’ja… e ka dëmtuar shumë opozitën dhe mbi të gjitha Kosovën”. Tash, me këtë LDK, po duan ta zhvillojnë Kosovën.

“U thoni jo çetnikëve të Listës Serbe se kështu i thoni po republikës dhe historisë sonë”. Tash, republikën do ta çojnë përpara me këta “çetnikë”.

“LDK’ja dhe AAK’ja nuk e kanë luajtur rolin e opozitës, sidomos në çastet vendimtare i janë bërë patericë qeverisë në proceset e dëmshme në të cilat ajo e ka katandisur vendin”. Kush është patericë e kujt tash?

“Frika nga pushteti dhe lakmia për pushtet kanë bërë që LDK’ja e AAK’ja t'i nënshtrohen Thaçit”. Kush po e lakmon pushtetin tash?

“Kur krijon subjekt me njeriun që ka aktakuzë për korrupsion dhe thua dua të bashkëqeveris me Vetëvendosjen, i vetmi konkluzion që më bie në mend është nevoja e këtij subjekti për 'vanish' apo 'pastrim kimik'”. Bëhet fjalë për Fatmir Limajn dhe Nismën. A jeni lodhë?

Ka edhe shumë të tjera, pa fund delarata, si këto.

* * *

Me lëvizjet e fundit, Albin Kurti ka befasuar edhe skeptikët më të mëdhenj. Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje tash e kanë të vështirë t’i njohin edhe militantët më të zjarrtë. Ata nuk mund t’i përmendin më parimet si arsyen kryesore pse e kanë votuar dhe simpatizuar këtë subjekt politik.

Ndër parimet themelore të një lideri është: të mbajë fjalën!

Kurti nuk është më ai i vjetri, e as VV’ja ajo që ka qenë.

Pyetja legjitime është: Albin, a je ti?

VV ben lojen e Serbo-Arabeve dhe fatkeqesisht ne Kosove duhet te zgjedhesh mes Lista Serbska qe jane hapur nen udherat e Beogradit dhe VV qe eshte dora e fshehte e serbo-arabeve si puna e Shefqet Krasniqit me shoke,qe duan te largojne Kosoven nga Perendimi.

Nje koalicion mes LDK,Haradinajt dhe PDK do te ishte zgjidhja me perfekte,me kushtin qe Thaci te mos ishte me KM dhe serbo arabet si puna e Gezim Kelmendit ,Labinote Demit,Albnin Kurtit apo Lista Serska te ishin ne opozite.

Fatkeqesisht tani ne qeveri do te jete nje force anti perendimore si VV qe luan me ndjenjat patriotike te shqiptareve te Kosoves dhe qe do ta drejtoje qeverine atje ku i thote Serbia,tek largimi i nderkombetareve,masivizimin e vehabizmit ne Kosove ne menyre qe ne fund te ketij mandati te kishim Kosovostan dhe nderprerjen e bisedimeve me Serbine,ne menyre qe fajin ta marre Kosova dhe serbia te dale si viktime.

Per mua Albin Kurti,Labinote Demi,Gezim Kelmendi apo kelyshat e Listes Serbska,jane aleate te fshehte dhe duheshin patjeter te mos kishin gje ne dore.

Sic duket serbo-arabet fatkeqesisht po perparojne ne Kosove.

Je NJISHI qafshaperzotin!

Thote frongu "il y a que les cons qui ne changent pas d'avis". Po ti je 24 karat "Super-ultra-mega-CON"

Ç'të keqe ka nëse një parti politike apo një lëvizje politike merr pjesë në një qeveri? Apo në realitetin shqiptar jemi mësuar të kemi qeveri të përbëra vetëm nga një parti, e kur janë shumë parti kokat shqiptare nuk mund ta konceptojnë sesi mund të punojë ajo qeveri! 

Kujtoni se me protesta nëpër rrugë do të arrihet të ndryshohet diçka më shumë sesa duke qenë në parlament apo në qeveri?

Në BE kemi shumë shembuj kur parti kundërshtare me njëra-tjetrën, qeverisin bashkë. Secila parti ka agjendën dhe programin e saj, dhe atë program e shpreh te ministritë që ajo drejton. Kuptohet që ka përplasje dhe mospërputhje, por përvojat nëpër BE na kanë treguar që kur vjen puna të interesi kombëtar, shumica e partive, sado të ndryshme që janë, bëhen bashkë dhe qeveria ecën. 

Është bërë tipike në kombin tonë, që nëse ke një biznes të suksesshëm, të quajnë matrapaz e që merresh me drogë, nëse punon për qeverinë-hajdut e drogaxhi, nëse merr pjesë në një OJF-hajdut e mafioz, nëse jeton jashtë Shqipërisë-hajdut, agjent e mafioz.

A ka ndonjë gjë që mund të bësh në kombin tonë, pa t'i mveshur epitetet nga më të ndryshmet?

Edvin, problemi nuk eshte se do jene ne qeveri. Por me ke do jene ne qeveri.

Problemi nuk eshte se keta jane hajdute e po na prishin qeverisjen e Kosoves. Keta pa diskutim qe do e permiresojne. Po halli eshte a do mund te jene edhe gjate apo pas qeverisjes kaq te paster sa sot? Dhe nese po a do mund te kene me kredibilitet te njejte ne popull.

 Po halli eshte a do mund te jene edhe gjate apo pas qeverisjes kaq te paster sa sot? Dhe nese po a do mund te kene me kredibilitet te njejte ne popull.

Po nese pergjigja eshte "po" sigurisht qe kredibiliteti shtohet.smiley  Sidoqofte eshte mese normale qe VV-ja te futet ne qeverisje se fundja eshte parti politike. Si e tille, nga perkufizimi , arrin qellimet e perbashketa te antareve te vet me ane te pushtetit politik. Dhe pushteti politik nuk arrihet duke ndejtur ne periferi.

Sidoqofte eshte ende per tu pare si do vene punet.

Cfare propozon ti,nje lloj Bepe Grillo te dyte?

Jeni ne vete,populli nuk ka shume nevoje per dike qe ti tregoje qe rruga eshte e prishur apo qe ndertesa nuk eshte lyer se i shikon vete.

Populli ka nevoje per njerez qe do ti ndertojne rrugen dhe ti lyejne ndertesen.

Nuk mund te pretendosh per pasterti 100% se kete nuk e gjen ne asnje vend te botes.

Aq me teper qe VV,nuk ka qene e paster asnjehere.

Them per kryesine se pasuesit si puna jote e di qe jane te paster dhe e doni Shqiperine Natyrale.

VV or Lizander do tja shikosh tymin pak me vone,por ishalla nuk vjen ajo dite sepse nuk dua qe te me japesh te drejte,pasi edhe vete dua te jem gabim.

Me qe ra fjala,behen zgjedhje ne kete parti,apo Albin Kurti do te behet si Sali Berisha?

Po a nuk ishin të njëjtat argumenta të përdorura kundër Shpend Ahmetit përpara se ai të bëhej kryetar bashkie në Prishtinë? Dua të pyes ata që jetojnë në Prishtinë: Si u bë puna me Shpend Ahmetin, më keq a më mirë? A u bë hataja që të tjerët thonin, nëse Shpendi bëhet kryetar bashkie? A mori fund Prishtina?

Vetëvendosja ka qëllim afrimin e Kosovës me Shqipërinë, dhe formimin e një bashkimi federal apo të plotë. Nëse VV e realizon këtë duke u futur në qeveri, a më intereson shumë mua a ruajt pastërtia e Albinit apo jo? Mua nuk më intereson një Albin i pastër a virgjër, por bashkimi me Kosovën. Më intereson rezultati e jo imazhi apo kush e bën.

O Edvin po debaton me argumentat e gabuara ose te pakten me personin e gabuar. Avniu ka qene nen-kryetar i VV per Gjilanin. Nuk diskutohet pra besimi te qellimet madhore te VV. Po diskutojme mjetet dhe rrugen per te arrit te ato.

Ata qe thonin qe Shpendi ne krye te Prishtines do bente hatane, kane qene njerez qe sot jane te rreshtuar ne disa prej partive te LAN. 

Albini personalisht dhe VV ne pergjithesi kane qene dhe do jene vazhdimisht pre e nje fushate shpifjesh dhe denigrimi nga shume njerez me interesa te pista ne Kosove (perfshi ketu edhe nje sere diplomatesh te huaj). Nese VV o jete pjese e nje qeverie qe do abuzoje atehere hienat do ja faturojne edhe asaj abuzimin.

Keto jane nje pjese e shqetesimeve po ka edhe te tjera. 

Albin kurti don me e marr kalane nga brenda. Duke pare se demokracia perfaqsive nuk jep rezultat (rezultati zgjedhor ne vend numero), po perpiqet te marre ne dore freret e vendimarrjes.

 Objektivi i tij eshte futja e kosoves ne nje rruge zhvillimi, te ngashme me ato te vendeve skandinave,(mos harrojme qe albini eshte martu me suedeze)

Nuk ka rendesi ca ngjyre ka macja, rendesi ka te kapem miun, thosh dengusmiley

Po ben edhe lojen e suedezit dmth, vec asaj te serbit dhe arabit. smiley 

internacionalist, tek e fundit...

Etiam tu Brutus, filium meum...Albin pse???

Tesh po ja shef hajrin shtepise qe shiti per te financu Partine. smiley

Po robt nuk mund ti genjesh perjetesisht.

Te vetme fitore VV ka arritur ishte Prishtina.. Edhe fitorja ne Prishtine duan apo nuk duan erdhi me votat e Hashim Thacit. 

Kjo "armiqesi" e VV ndaj Hashim Thacit eshte e pa kuptueshme sot, por mese e kuptueshme per te arrdhmen e larget.

Nuk jam ne korrent te situates politike ne Kosove, por shoh mllefe se argumente. Mendoj qe nje parti, nuk mund te rrije statike, ajo ndryshon sipas situates politike. 

natyrisht qe vv-ja do te sulmohet,sepse eshte e vetmja force politike shqiptare qe ka atdhetarizmin si nje prej perberesve  te saj. partite e tjera jane filiale serbo-greke ,ne doza te ndryshme,por gjithsesi ne rol mercenari.

vv-ja nuk, duhet te heqe nga bashkimi kombetar,si mundesia e vetme per ekzistencen afatgjate te kombit shqiptar.

qente le te lehin ,shqiptaria te shjkoje perpara.

eshte ende heret qe vv-ja te behet force e pare,sepse mendesia krahinore e klanore,eshte me e forte, akoma, se ajo kombetare.  brezi i ri ,i pakompleksuar,qe di c'eshte evropa,do te jete edhe mbeshtetesi kryesor i tyre.

VV duhet te kete bashkimin kombater por duke e orjentuar Kosoven drejt Perendimit dhe jo drejt Shefqet Krasniqit dhe Labinote Demit.

Per bashkim kombetar jam edhe une dhe nese do te me jepet mundesia per votim do ta hedh voten familiarisht per Pro bashkimit me Kosoven.

Por nese me kete bashkim forcohen forcat qe jane kunder identitetit europian te shqiptareve,duhet te qerrojme njehere kete funderrina pastaj te bashkohemi,ose kur te bashkohemi puna e pare qe duhet bere duhet te jete dhenia e biletes vetem vajtje e Shefqetit,Labinotes,Gezim Kelmendit apo Milazim Krasniqit me shoke.

Nuk mbrohet identiteti kometar me burka dhe me ferexhe,apo me njerez qe Gjergj Kastriotin,Nene Terezen apo Anton Zako Cajupin i quajne idiote apo joshqiptare.

VV dhe Albin Kurti ne rastin me te mire i ka toleruar keto fenomene bile ka perkrahur shamine islamike ne shkolla,apo ka kundeshtuar ligjin qe denonte shqiptaret te luftojne ne Siri.

Ata qe e perkrahin Albinin jane idealiste te paster,por fatkeqesisht kryesia e VV eshte kryesi sllav-islamikesh qe luajne me patriotizmin e shqiptareve,per kete pyet Almen ish-deputeten e VV.

Albin Kurtin kush e njeh mire eshte nje Nacionalist i Shendetshem dhe shume i zgjuar.

Pra Albin Kurti do ta mare kalane nga brenda dhe athere do te shkatroje planet Serbe me apo pa mbeshtetjen e nderkombtarve.

Serbia ka frike nga Albin Kurti po ashtu nderkombtaret kane frike se e dine mire qe Albin Kurti nuk eshte Servil dhe nuk mashtrohet me Karota dhe gjithe marveshjet e deri tashme me Serbin do ti beje publike dhe do ti anuloje.

Dhe embelsira per ne fund VV do ta mere ministrin e drejtsis dhe ate te punve te mbrendshme dhe atehere te gjithe ata Politikan Hajdute e Koruptive do futen ne bir te minit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).