Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit për Guvernatorin e BSH-së Ardian Fullani që u shkarkua sot,  do të gjykohet nga gjyqtari Gjin Gjoni, i cili është akuzuar nga ILDKPKI për fshehje të pasurisë.

Sipas disa dokumenteve të siguruara nga A1 Report, rezulton se në periudhën 16 shtator deri më 30 shtator 2014, gjyqtari Gjin Gjoni është caktuar në kalendarin e masave të sigurisë, si relator në gjykim, së bashku me dy anëtarët e tjerë Metush Saraci dhe Hysni Demiraj.

Që prej dhënies së vendimit nga gjykata për arrestin me burg për Fullanin, avokati i tij njoftoi se do të apelojë vendimin , dhe në fakt kërkesa për shqyrtimin e masës së sigurisë është dorëzuar prej disa ditësh nga avokati mbrojtës i Fullanit, Maks Haxhia.

Ende nuk është shpallur zyrtarisht data se kur do të shqyrtohet kjo kërkesë në Gjykatën e Apelit. Më datë 7 Shtator 2014 gjykatësja Blerina Muça, caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Fullanin duke lënë afat 10 ditë për apelimin e masës së sigurisë. 

E sipas kalendarit, rezulton se afati 10-ditor korrespondon me datën 17 shtator, kohë në të cilën kryesues në trupin gjykues është caktuar gjyqtari Gjin Gjoni.

Gjin Gjoni akuzohet për fshehje pasurie me vlerë rreth dy milionë euro dhe deklarim të rremë të pasurisë, çështje që i ka kaluar Gjykatës së Lartë për shqyrtim.

24 Komente

Gruja e Fullanit gjykon Gjinin,kurse Gjini gjykon burrin e gruas se Fullanitsmiley

Hajduti bertet kapeni hajdutin.

.smiley

si thua, te parashikoj edhe vendimin e gjyqtarit...?.smiley. di qe ky gjyq do vej me kohe shtese.....smiley

Eh mer Belul.

 smiley

Fiton Fullani me penalty. smiley

je i modh....paradoksi eshte i dukshem......  smiley

 

Cfare ka per tu cuditur ketu, shorti vendosi. Perse Perben lajm? fullani duhet nxjerre nga paraburgimi sepse masa e sigurise eshte e tepruar dhe e paligjshme per akuzen e ngritur nga prokuroria. Edhe nje student i vitit te pare do ta nxirrte te gjykohej ne gjendje te lire.

po pra ka asnje gje per tu cuditur. Do te nxirret apo jo Fullani nga aresti e vendos gjykatesi/ja i apelit ne daten 15 Shtator. 

O lefto kot me t, pyt: a e zevendesoi ministria vendin vakant ne amasaden ne Paris mbasi te pushuan ty? Apo ti ishe kontigjent extra, pra jashte organike?

Tamam, ca ka per t'u cudit. Ne e dinim qe "fati" do ishte me Fullon kur te hidhej shorti. S'ka naj gjo, mos boni sikur s'e pritshit  

12 Shtator 2014 - 13:27 | LAJME
 

Vjedhja në BSH, Apelimi i masës së sigurisë së Fullanit më 15 shtator

TIRANË-Gjykata e Apelit ka përcaktuar sot treshen gjyqësore që do shqyrtojë çështjen ndaj Ardian Fullanit i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Apelimi i masës së sigurisë së Fullanit do të bëhet në 15 shtator. 

Ka pasur diskutime sa i përket hedhjes së shortit pasi sipas kalendarit të gjykatës çështja mund ti përkiste gjyqtarit Gjin Gjoni i cili është nën hetim për fshehje pasurie. Gjatë ditës së sotme ka pasur një procedurë ligjore për plotësimin e trupave gjyqësore. 

Eshtë hedhur një short në mesin e 15 gjykatësve dhe eshte percaktuar qe relator i çështjes "Fullani" te jete kreu i Gjykatës së Apelit Alaudin Malaj dhe anetarë te trupit gjykues Agim Bendo dhe Shkëlqim Miri. Seanca pritet të zhvillohet rreth orës 12:00. 

Prej disa ditësh nga avokati mbrojtës i Fullanit, Maks Haxhia është depozituar në Gjykatën e Apelit kërkesa për shqyrtimin e masës së sigurisë. Më datë 7 Shtator 2014 ishte gjykatësja Blerina Muça, e cila caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Fullanin duke lënë afat 10 ditë për apelimin e masës së sigurisë.

(a.n/BalkanWeb)

Artikulli doli huq, Fullani gjykohet me 15 Shtator nga Alaudin Malaj.

.

Ca fati kane ca me.

Ky eshte me te vertete nje test i larte per drejtesine shqiptare... smiley

Po lexoni pra, nuk do jete Gjin Gjoni, por Alaudin Malaj. Gjykimi behet me date 15, te henen. E anashkaluan Gjinin, dhe mire u be.

Une nuk kam pa nivel kaq skandaloz dizinformimi se ne mediat shqiptare! 

 

Ja kishin hequr dosjen GjGj-se.

Aahhh smiley

O Admin ja kan heq Gjinit ceshtjen .

Hajt mo se maksimumi ne nentor gjini do bohet shoke kaushi me Fullanin. 

!

Esht e kot qe te harxhosh kohen se si do te trajtohet Fullani ne apel. Mendoj se do ishte me me interes te dinim se si po procedohet me dokumentacionin qe prokuroria ka marre ne BSH.

Tensioni i madh qe lexohet tek dyshja Berisha-Basha vjen pikerisht nga permbajtja e ketyre dokumentave.

Nxjerrja ne skene e z.Gjata, person te cilin kjo dyshe e perdor vetem ne rastet kur kane bere ndonje kollare te madhe(per zgjedhje, per 21 janar ose per detin), me ben(me pelqen) te mendoj  se neper ato fashikuj fshihet tamam ajo vjedhja reale e BSH.

Perfundim i sakte .Dalja e atij "te gjatit" me ball te hapur ne mes i "Jurist i modh mer jahu " ishte nje Fakt . Po Ulerimat dhe nervoziteti i Fevzi uturakut te emisioni i vet dhe histeria e skermitjet tek Cani ne emisionin "seks toy " , ishte shenja me dukshme e mesazheve qe jepte Babsqapi me moton " Kush do vije per gjah "

Por nje Xhin Gjon , pikerisht nga permbajtja e dosjeve te paraqitura  besoj nuk pati se cfare te bente ...Golemi ne Burg ..

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).