Kur afro 100 vite më parë Gjergj Fishta thoshte po të njëjtën gjë, kundërshtarët e tij nuk lanë gur pa hedhur për ta denigruar. Por e vërteta duket sikur i ka qëndruar kohës. Sot më shumë se kurrë jam e bindur që Shqipëria nuk mund të bëhet nëse ne shqiptarët nuk qytetërohemi. Me fjalë më të thjeshta; nëse ne shqiptarët nuk do kuptojmë veten tonë dhe standardet e kulturës së një bote të qytetëruar, zor se mund të kemi një Shqipëri ndryshe. Qytetërimin nuk e bën as gjuha e huaj, as ligji e as teknologjia e fundit. Qytetërimin e bën kultura e shndërruar në mënyrë jetese. Në këtë pikë, ne shqiptarët jemi akoma me vonesë historike. Pse e them këtë:

Qytetaria fillon me gjeste të thjeshta, me ato që në dukje nuk ngrenë peshë, por që mbartin në vetvete një domethënie të madhe.

Provoni të ecni në këmbë rrugëve të qyteteve e të mos ndeshni në çdo dhjetë metra dikë që pështyn në rrugë, para teje, në krah apo pas teje. Dikur Zogu pati shkruar në pllakat e trotuareve të Tiranës “Mos pështyni në tokë”… Sa aktuale duket! Po se mos është vetëm kjo. Lexuesit po i le mundësinë të shtojë me dhjetëra “dukuri” shqiptare që lidhen me plehrat, me mbeturinat me urinimet vend e pa vend etj., etj..

Qytetari do të thotë një koncept i drejtë për lirinë.

Qytetari e ka të qartë se liria e tij është e limituar nga liria e tjetrit. Ndaj ai di të lëvizë brenda kufijve të tij. Ndërsa ne shqiptarët e konsiderojmë veten të lirë në çdo drejtim. Të lirë të bërtasim, të lirë të vrasim, të lirë të vjedhim, të lirë të fusim hundët në punët e tjetrit… Dikush mund të thotë se për këtë fajin e ka drejtësia, ligji. Sigurisht, por edhe ata që i bëjnë apo i zbatojnë këto ligje shqiptarë janë… Mjafton të shihni zyrtarë të lartë që mbrojnë me thonj e dhëmbë “lirinë” e ndërtimeve pa leje, që mbrojnë me thonj tokat e grabitura, për të kuptuar se sa e gabuar është ndjenja e lirë dhe koncepti mbi të te ne. Kujt nuk i ka ndodhur që të qortojë dikë për shkak të zhurmës që vjen dhe të mos ketë marrë përgjigjen standarde: Jam në shtëpinë time e bëj ç’të më dojë qejfi! Dhe koncepti i gabuar mbi lirinë pa kufij nuk njeh tolerancë, por njeh nënshtrim dhe bindje ndaj të fortit. Sepse liria pa kufi të shndërron në gjendje natyrore. Ndaj shqiptari hesht kur duhet të flasë, gënjen kur duhet të ballafaqohet me të vërtetën, ka frikë nga i pushtetshmi dhe i nënshtrohet të fuqimisht.

Historikisht ky koncept i gabuar për lirinë si liri fizike na ka shtyrë të vlerësojmë forcën fizike mbi atë mendore, pasi forca fizike sillte lirinë natyrore. Ne u kemi kënduar trimave, por jo mendimtarëve tanë!

Ky koncept i gabuar mbi lirinë pa limite ka çuar historikisht në një qëndrim krejtësisht jo qytetar ndaj “publikes”.

Ne akoma nuk e kemi në kulturën tonë respektin për publiken. Rendim gjithnjë pas personales. Nën këtë psikologji primitive kemi shkatërruar pyjet, kemi shkatërruar lumenjtë e liqenet, kemi shkatërruar jetën tonë dhe të brezave që vijnë. E gjitha sepse ne nuk e konceptojmë dot “publiken” si pjesën tonë. Politika në 100 vjet na e ka përforcuar edhe më shumë këtë. Edhe periudha e diktaturës, me pronën shoqërore, jo vetëm nuk e zhbëri dot këtë, por e përforcoi edhe më shumë. Ne shqiptarët nuk e kemi në kulturën tonë vullnetarizmin, madje as altruizmin. Dhe kur ndodh që e bëjmë këtë e bëjmë për “t’u dukur”, ose sepse “detyrohemi”. Ndaj politikanët tanë kanë gjetur “shesh e kanë bërë përshesh”, sepse ne të gjithë jemi rehatuar në egoizmin tonë, sepse ne kemi frikë të konfrontohemi me ta, sepse ne nuk veprojmë, por ama flasim… Në mendimin tim ne jemi populli më oral dhe më sipërfaqësor në Europë. Sapo plas një skandal në politikë, ajo pjesë qytetare e shqiptarëve rreket ta bëjë çështje publike. Solidarizimi është i jashtëzakonshëm… por me fjalë… sepse janë shumë të pakët ata që veprojnë. Pse ndodh kështu? Dhe pse më vjen shumë keq ta pranoj, por ne kemi frikë. Nuk duam të prishim qetësinë tonë, për një gjë që nuk lidhet direkt me individin, madje dhe po të lidhej direkt sikundër mund të ishte çështja e dritave apo ujit, apo parave, sërish njerëzit do mundoheshin të justifikoheshin për të mos vepruar. Ne nuk e konceptojmë me psikologjinë qytetare “publiken”, por e shohim atë si një “lopë që milet” nga çdokush që ka mundësi. Nuk ka si shpjegohet ndryshe shprehja e përhapur në administratën publike “po nuk rrodhi do pikojë”, e cila është baza e mendësisë së të rinjve për t’u punësuar në administratën publike. Unë nuk gjej dot një sektor publik ku të mos vidhet e madje ku të mos shpërdorohet me të dyja duart. Publikja për ne është “malli pa zot” dhe “çështja” që i takon kujtdo, por jo mua…

Ne shqiptarët kemi koncept të gabuar edhe për barazinë.

Ne nuk e shikojmë barazinë si mundësi, apo si barazi ligjore, por si barazi natyrore. Kjo shpjegon faktin që shqiptarët “japin” mend për çdo gjë e mbi këdo. Madje japin mend për gjëra të cilat as i njohin e as u kanë interesuar kurrë. Mjafton të ndihen të “barabartë” me ata që flasin. Nëse nuk jeni dakord, lexoni komentet në rrjetet sociale, në media, në biseda tavolinash etj., etj., dhe besoj do bindeni. Barazia në konceptin shqiptar “pse çfarë ka ai.. njësoj si unë është” ose “U bo ai”… pa u thelluar aspak në thelbin e ndryshimit. Ky lloj perceptimi për barazinë, që buron nga kuptimi i gabuar mbi të, u përforcua edhe më shumë nga koha e diktaturës, kur barazia u shit edhe për liri. Por një barazi në varfëri… ama një barazi që u vinte për shtat shqiptarëve. Ky koncept ndihet shumë në administratën publike. Miku apo ryshfeti bën të mundur një vend pune dhe pse personi nuk plotëson asnjë kriter të vendosur. Përgjigjja vjen menjëherë: Pse dhe ai një nga të tjerët është!

Ne shqiptarët duhet të qytetërohemi edhe në marrëdhëniet me punën.

Ne jemi dembelë dhe pavarësisht se askujt nuk i vjen mirë, ky është një tipar i yni. Ne dëshirojmë më shumë se çdo popull në Europë të fitojmë qyl. Që nga koha e sundimit osman ne jemi rrekur të fitojmë pa u lodhur, por me trimërinë dhe forcën e krahut, por jo të mendjes. Ne nuk “e lodhim mendjen”, sepse e konsiderojmë të kotë. Për shqiptarët “qyli” ka qenë një mënyrë e të jetuarit pa e vrarë mendjen. Kjo ka sjellë më tej ryshfetin, dhe kapitalizmi e mbështolli edhe më fort në atë që ne e quajmë sot “korrupsion”; pra “qyl” duke përdorur postin.

Rendja pas dukjes, pas sipërfaqes dhe aspak pas thelbit ka bërë që ne shqiptarët të shpenzojmë në mënyrë krejt banale për “të rejat e teknologjisë apo modës” pa zgjidhur më parë problemet tona jetike. Ne blejmë makinat më luksoze,(po them në rastin më të mirë blejmë) dhe mezi shtyjmë muajin me para, blejmë celularët e fundit, kur nuk kemi mundësi të kurohemi… Vini re edhe politikën. Është vetëm sipërfaqësore, vetëm dukje, ndërsa thelbi mbetet po njësoj.

Në këtë shkrim doja të prekja majën e ajsbergut të gjërave që duhet të ndryshojmë në sjelljen tonë. Nëse vazhdojmë me të njëjtën kulturë indiferente, me të njëjtën sjellje intolerante, me idenë se ai që është i pushtetshëm ka në dorë jetën dhe fatin tënd, nëse presim që vetëm duke folur do ndryshojmë vetveten, e kemi gabim. Dhe ndoshta nipërit tanë pas 50 vitesh do duhet të rikthejnë me forcë nevojën për t’i bërë shqiptarët.

70 Komente

Sigurisht, sigurisht... 

Dje po kaloja me makinë para një ferme. Mu në buzë të rrugës, kishte një "vetshërbim" karrotash. Pra ti merr karrotat dhe lë paratë në një kuti dhe ikën. Turbulluese për shqiptarin e vockël që rron brenda meje.

Sa turbulluese ishte per shqiptarin e madh qe rronte nja 10 vjet me pare brenda meje kur lexova reportazhin e nje tjeter shqiptari,ne mos gaboj te Bashkim Gjergjit,asokohe shef i Departmentit te Gazetarise ne filoqyl,nga Danimarka.Mes te tjerash Baci kishte pare edhe votimet aty dhe ishte habitur qe perdornin lapsin per te bere shenjen ne flete dhe kutite i transportonin vetem dy veta te pashoqeruar nga ndonje polic mustaqelli e barkderr me kallashnikov. Po mire,i pyet shqiptari i cfaredo madhesie qe levrinte brenda Bacit,nuk keni merak se mos i fshin dikush?Kesaj radhe ishte radha e danezeve brenda danezeve te turbulloheshin,turbullire qe do te sillte pyetjen-habi qe cdo shqiptari do t'i tingellonte me naivja ne bote:"Po perse t'i fshije?!"

Asnjehere s'eshte votuar me laps ne historine e Shqiperise.

Kush po e meton nje gje te tille?

dakord moj dakord.. Por kur njeriu i thjeshte ne rruge dhe i pakulturuar shikon sesi Imami dhe Burgaj ja hodhen bythes edhe kesaj here dhe nderkohe gjithshtu sheh edhe 100 analista qe heshtin dhe ju lepihen apo me keqe ju thurrin lavde eshte paksi e pamoraleshme tu kerkosh pikerisht atyre njerezve te thjeshte ne rruge kulture, edukate, qyqeterim, respekt ligji e te tjera.. Keto cilesi vijne nga larte - poshte ne nje shoqeri, jo nga poshte - larte! Keta na ka mesuar ne bota e qyqeteruar.

 

Nuk veprojmë, por ama flasim… Në mendimin tim ne jemi populli më oral dhe më sipërfaqësor në Europë. Sapo plas një skandal në politikë, ajo pjesë qytetare e shqiptarëve rreket ta bëjë çështje publike. Solidarizimi është i jashtëzakonshëm… por me fjalë… sepse janë shumë të pakët ata që veprojnë. Pse ndodh kështu? 

4 njerez u vrane ne mes te Tiranes dhe dhjetera te plagosur e te gjymtuar. Ai qe kishte detyre per ti mbrojtur por i vrau eshte kryetare opozite ndersa ai tjetri shkruan fb se "mire jua bera". Kryetari i Bashkise se Tiranes (qendra e qyqeterimit shqiptare) eshte aty pasi vodhi votat e qyqetareve. Ja sepse ndodh, nuk ka te bej frika por memorja e shkurter juaja!

Permend Burgajn zari kur deri dje na cante torovelen me mr. 7%in qe do ta fuste ne burg sapo te merrte pushtetin. Ajo pjesa qe ke bere bold te pershtatet pikerisht per kte memorjen e shkurter qe ke.

shqiperia do te behet kur shqiptaret te behen shqiptare! pastaj keto pordhet me popull oral nuk i blen njeri

Shqiperia do te behet cfare?
Kur te behen cfare shqiptaret?

Zamira , a e ke pyetur ndonjehere veten nese je bere apo jo ?

e shqiptarët nuk e kemi në kulturën tonë vullnetarizmin, madje as altruizmin. Dhe kur ndodh që e bëjmë këtë e bëjmë për “t’u dukur”, ose sepse “detyrohemi”. Ndaj politikanët tanë kanë gjetur “shesh e kanë bërë përshesh”, sepse ne të gjithë jemi rehatuar në egoizmin tonë, sepse ne kemi frikë të konfrontohemi me ta, sepse ne nuk veprojmë, por ama flasim… Në mendimin tim ne jemi populli më oral dhe më sipërfaqësor në Europë. Sapo plas një skandal në politikë, ajo pjesë qytetare e shqiptarëve rreket ta bëjë çështje publike. Solidarizimi është i jashtëzakonshëm… por me fjalë… sepse janë shumë të pakët ata që veprojnë. Pse ndodh kështu? Dhe pse më vjen shumë keq ta pranoj, por ne kemi frikë. Nuk duam të prishim qetësinë tonë, për një gjë që nuk lidhet direkt me individin, madje dhe po të lidhej direkt sikundër mund të ishte çështja e dritave apo ujit, apo parave, sërish njerëzit do mundoheshin të justifikoheshin për të mos vepruar. Ne nuk e konceptojmë me psikologjinë qytetare “publiken”, por e shohim atë si një “lopë që milet” nga çdokush që ka mundësi. Nuk ka si shpjegohet ndryshe shprehja e përhapur në administratën publike “po nuk rrodhi do pikojë”, e cila është baza e mendësisë së të rinjve për t’u punësuar në administratën publike. Unë nuk gjej dot një sektor publik ku të mos vidhet e madje ku të mos shpërdorohet me të dyja duart. Publikja për ne është “malli pa zot” dhe “çështja” që i takon kujtdo, por jo mua…

 

Ne te njejten linje me shkrimin por pak me e thelluar ideja vjen ky shkrim: individualist-total-social qe e lexova para do ditesh

smiley

Mund të thuhet me siguri se ndërsa totalitarizmi e zhveshi individin nga çdo rol privat, post-totalitarizmi e zhveshi atë nga çdo rol shoqëror

Normal qe dikush do thote qe jane shemtire..

dhe me parate e droges.

per kete teme me duket shume aktuale kjo poezi e te madhit MIGJEN

"Nën flamujt e melankolisë

"Ne vendin tone
kudo valojne
flamujt e nje melankolie
te trishtueshme...
...dhe askush s'mund te thote
se ketu rron
nje popull qe nderton
dicka te re.
Aty ketu ne hijet
e flamujve
mund te shifet
nje mund, nje perpjekje
e madhe permbi vdekje
per te pjelle dicka te madhe,
per te qite ne drite nje xhind!
Por,(o ironi)
nga ajo perpjekje lind
vetem nje mi.
Dhe keshtu kjo komedi
na plas diellin e gazit,
nsa prej marazit
pelcasim.
Ne prakun e cdo banese
ku ka ndonj shenj jetese
valon nga nje flamur
melankolie te trishtueshme."

Migjeni ishte malazez, s'ishte shqipkar, prandaj ishte i mbare.

our country may she always be in the right... but right or wrong our country.

Your country is USA, and you cherish this. You come here for the fun of it.

You're too bitter for a successful man.

Success means different things to different people. In Albanian:

Nje coban i dha buke lypesit, dhe lypesi e uronte "t'i shtofte Zoti delet, t'i befte 100". Cobani s'i thoshte falemnderit, i thoshte "ha buke, ate bej". Ne fakt cobani kishte 700 dele, por se 100 se 700 per lypesin njesoj ishin.

Success is sweet per se. It may not heal bitternes, nor is bitterness reason for success.

Nor should the bitterness be the reason to state the obvious over and over again.

as a great man once said: let us not seek to satisfy our thirst for freedom by drinking from the cup of hatred and bitterness.

Pa shume lidhje ( pak si shume tequilla) po m'u kujtu ajo barcaleta :

Burri po ushqente femijen 3-vjec ne tavoline kurse gruja lante pjatat ne aneks. - Ha te keqen babi se do te coj babi ke lojnat. -JO. Ha se do te blej babi neser akullore, -JO prap, kalamoni. Ha, JO, Ha ... Ha icik te keqen babi se te rritet bibilushi .... - O mer , ha per vete ti ate bo - nigjohet nji zo nga aneksi ...

Na sill pak poezite qe Migjeni ka shkruar ne Serbisht.

T'i sjell une, por s'i kupton ti.

Po ti silli njehere, ato qe ka shkruar orgijinalet Migjeni. Pastaj eshte detyra ime t'i kuptoj.

ne radhe te pare, flm alidems qe qemton e sjell per ne (qe s'kemi kohe) prurje te mira. ani pse, edhe kjo prurje, eshte nje hartim, nje shkrim empirik. Si zakonisht ne artikujt e gazetave tona. Ana pozitive eshte se gazetarja e thote vete kete fakt. Plus, ndertohet nga nje mendim i sinqerte e pa pretendime. Nga pikat qe Zamira ka menduar te trajtoje (sepse keshtu ka bere),  vecoj lirine: 

"Ne u kemi kënduar trimave, por jo mendimtarëve tanë!"

interesant sa te shumte jane ata nga ne qe "... e konsiderojmë veten të lirë në çdo drejtim. Të lirë të bërtasim, të lirë të vrasim, të lirë të vjedhim, të lirë të fusim hundët në punët e tjetrit". Dhe nese nuk je nga keta,  jo vetem je i pazoti (qe eshte nje e mete e tmerresisht e madhe ne syte shqiptare), por .... por ... "te kane rrahur qe kelysh te vogel" per te cituar shprehje origjinale te ketij blogu peshkist. Gazetarja na kujtoi se liria fizike & natyrore jane me primitive se ajo qytetare, dhe e bazuar mbi to, s'dmth vese qe shoqeria te ndertohet mbi ligjin e xhungles.

Ndoshta s'me kuptove pyetjen. Po e perseris dhe njehere: na sill ndonje poezi te shkruar nga Migjeni ne Serbisht. Kaq kerkova, jo se c'emer ka patur baxhanaku apo ku ka bere shkollen fillore.

The macedonians have their own  truth forum ???smiley Who knew !!! ... all seven of them ?

smiley

Ju lutem pak me shume respekt per pakicat (nder)kombetare. Dhe per profesorin.

BTW, ma ka thene 1 i aferm i Lasgush Poradecit qe dhe ai s'ishte shqipkar. Ishte maqedonas. Harrova mbiemrin maqedonas te tij. Dmth, asnje i sakte s'eshte shqipkar.

Ky epiteti profesor osht pak overused  po te me pysesh mu. Ne psh i therrisnim presor edhe atij qe na jepte pune me metal ne 8-vjecare . Emrin e kishte Zgjim. Ne, ne mes nesh, pa ndonje qellim keqdashes, i therrisnim presor Zgjepsi ( no offence to the aformentioned ).

Sa i hidhur! smiley Ne fakt ke te drejte, faculty nuk eshte njelloj si te kesh titullin profesor. Por te pakten le te tregohemi tolerante e zemergjere qe t'ja prishim pak imazhin e keq qe ka Dr. Toli per Shqiptaret. Dhe ndoshta behet edhe ai, qe te arrije te behet Shqiperia (lidhja me temen).

Shqiperia do behet kur gjembi te kthehet nga Hamerika, si patriot i terbuar qe eshte.

Shqiperia nuk behet me njerez qe lajne pjata. Behet me koka e shkencetare si ju Dr. Toli.

Te shkoj te laj pjata ne Shqiperi. Isha me 2008 si profesor ne Universitetin e Vlores. Ate keni ju, dhe gjeniun Tanush Shaska qe e denuat me 4 vjet burgim "per idete e tij perparimtare". Me kercenuan te ma shtypin koken si buburrec i vogel. Ver ne kandar keto 2 gjera. Nga njera ane, profesor ne Universitetin e Vlores qe s'me paguajne as rrogen shqipkare dhe me kercenojne te me vrasin. Nga ana tjeter, profesor ne USA, me 3 diploma, 1 italiane, 2 amerikane, i respektuar, i paguar shume mire, me mundesi per rritje personale. Ti cilen zgjedh? Memedheun, sigurisht, por ti e zgjedh per mua, jo per vete. Per vete mban ate me te keqen ti, Hameriken.

Dr. Toli, si shpjegohet qe cdo teme ku beni komente kthehet ne diskutim se cfare padrejtesish ju jane bere juve, duke kerkuar me doemos vemendje? Ju si pedagog ne Amerike me 2 diploma Amerikane duhet ta keni mesuar nje togfjalesh qe perdoret ne keto raste. Hint: it has 2 words, njera fillon me a, tjetra me w.

Me vjen cudi qe si me Ph.D. s'e paske kuptuar cfare te thashe: nuk kam si ta ndihmoj une Shqiperine kur une di vec te laj pjata e jam pa diploma te cfaredo lloji apo kombesie.

 

Gjembi me duket eshte patriot - e . Por edhe mund te jem i gabuar.

qemol paskeki pas te njejtin profesor ne 8-vjeçare... rrezik kemi qene ne nje klase

Keto maqedonsit dhe Aleksandrin e Madh e bene te tyrin mer. Prit kur te thone dhe Krishti ka qene maqedonas. smiley

Domethone Kur te qethen vicat 

“Guvernë s’kemi; parlament s’kemi; gjyqe s’kemi; arka është e zbrazur; miq s’na kanë mbetur; armiqtë përgjojnë. Po palaçot e përlyer që kanë rrëmbyer çandat ministeriale janë të kënaqur.”

Kete e ka thone Konica ne Prill te 1924. 

Jemi bo naicik ne keto 90 vjet ?... Me i fjale bojini hyzmet pastes se rrojes se NISH Profarmes dhe kursejeni briskun Astra.

Ne fakt une vetem per kete lloj komentesh vij te PPU. Shqiperia sic ka qene, ashtu eshte, dhe ashtu do te behet.

Toll sikur u thone veglave ne anglisht .Perdor Tollet , Luaj me tollin , Hidhi tollet , Vari Tollet jane ca fjale qe mund te pershtaten ne shqip ..Pranej të makan ne Amerike ty per Toll smiley . Në  Vlorë sikur u thonë vegla dhe si duket profesori nuk ua ka shpjeguar mirë përmbajtjen e Mbiemrit .

Bile - bile dhe ne  ne maqedonisht keshtu sikur i thone "Kush ka tolle    ka zanat " ..dmth i vë në funksionim smiley  " Imash allata ...imash zanata "

Ne Tollet  i kemi tek PPU , jo  mo që gjith shqiptarët posht ..asaj rrokjes që përdor

profesori kur kokën nxorri / si anten televizori ...smiley i kanë tollet dhe biles u tunden !

 Shqipëria vetvetiu osht e bome në kuptimin e prof Tole ne shumës Tolle , dmth që do shtohet po përdori Tollet .

Natën Alba ..Ke fillu me fol dhe Anglisht tani që vjen Profesor Tole smiley

 

Profesori nje dite do mesoje se jo te gjitha ato qe menohen thuhen me ze te larte sidomos me shqipot te cilet ofendohen kollaj nga kriticizmi konstrultiv.ju te mbijetuarit e pllenumit te IV keni eksperience per te ndare  smiley 

Problemi i profesor Ilirit,jo me ne,po me veten,eshte se sado te mundohet te behet grekosllav per inat te se vjehrres,prape shqipKar mbetet,madje per ca vese e ka K-ne me te madhe se shqipKari mesatar.Po te kishim ndonje Homer,patjeter do te kishte shkruar Iliraden qe do te fillonte me vargun:"Kendo o muze menine e Ilir Tole rondokopit ndaj Lazer Stan thatanikut".

Ti thua Homeri do i futej dhe komedise. 

Nje vije e holle i ndan. Tragjiket jane komedianet me te medhenj.

Vij ketu per t'i nxjerre bojen burrave te vyer te kombit shqipKar si Lazer Stani (nom de plume Arian Pulti) dhe Tanush Shashka, dhe ia mberrita 100% qellimit. I kam derguar haber shpesh Lazrit, kam kontaktuar te gjithe miqte e tij. Kushedi si i jam shpifur. Kur mundohet dhe Lazri te beje si poet, disident, antikomunist. Tanushit i kam bere 1 dhurate qe po iu dha mundesia d'i nxjerre te gjitha perversionet e tij psikopatike me mua. Kam lidhur armiqte e tij ne Vlore me armiqte e tij ne Michigan.

Epo mire, ja u hakmorre pa Kanun dhe e gjete qetesine shpirterore. Apo ... lufta vazhdon, prandaj je ketu?

Vij ketu se s'jam ngopur. Shif c'ben Shashka http://nato.risat.org. Njoftova te gjithe pjesemarresit se Solzhenishaska eshte denuar me 4 vjet burg ne 1 gjyq te padrejte, per korrupsion, me akuza te shpifura, per idete e tij perparimtare. Njoftova dhe ministrine e mbrojtjes maqedonase. Kam vene re se me kalimin e kohes, lloji i njerezve perqark Solzhenishaskes ndryshon. Ka shume qe largohen. E shpjegoj dhe me punen time te palodhur. Inat kaurri.

E paska fituar betejen Shashka dhe tymuesja bashke, pas bythes se tij po te shkon jeta. Po veri nje gur persiper a derebardhe dhe vazhdo jeten duke fishkellyer i lumtur

Jeten i lumtur duke vershellyer po e vazhdoj, larg prej Shashkes dhe Lazer Stanit, amerikon i jashtem 100%. Shashka fitoi denimin me 4 vjet burg ne Vlore, qe s'ia mban te kthehet me ne Memedhe, patrioti i mallengjyer. Me bythen e Shashkes ù merrem kur jam i lodhur me shkëncë.

Une e di pllanin e Shashkes. Ai enderron per rikthim a la Berisha. Problemi i tij eshte denimi 4 vjet burg, dhe une qe s'mund te injorohem ose heshtem.

Domethene Shashken e paske keshtu, per englendi. Jete te lumtur paske, shkence dhe shashke. Shko zer ndonje dashnore me mire, se mbase prandaj e ke zemerimin kaq te hidhet. Shashka qenka i pashem, ve bast qe do ta kete ndonje mistress per tu relaksuar kur ndihet i lodhur nga shkenca, kurse ti mbete varur mbas boleve te Shashkes. 

I pashem s'eshte ai. Eshte ai ne te djathte. Mistress dhe ka se kollaj eshte. Shashka le gruan me 5 vjaza ne USA dhe rri 3 vjet ne Shqiperi. Te tjerat merri me mend vete.

Ca ka than kryetari i kshillit?

Tana t'mirat vijn prej pillit.

Po e shoqja e kryetarit?

Tana t'mirat vijn prej karit.

Kete semester jam teper i zene dhe s'kam kohe per mistress.

Keq e paske kete simester, po hajt, te dhashte Zoti ne tjetrin.

Zoti te dhashte ty, mua me ka dhene. Sa here kam dashur femra s'eshte veshtire, dhe s'ka as per t'u mburrur. Me keto muhabete merren akoma shqipKaret.

Po po, ti dhe Brad Piti i keni femrat kur te doni

Jo kur te dua, por ka. Dmth, u kushtoj dhe kohe, se i trajtoj dhe mire.

Kur erdha ne Shqiperi me 2008 qe isha 36 vjec, m'u vardis keq 1 vajze shume e bukur, e gjate, 17 vjece. Pyeta 1 shoqen time shqipTare, si shpjegohet? Ajo me tha se ka plot keshtu ne Shqiperi. Duan te gjejne 1 qe te mos punojne me per gjithe jeten. Ky eshte qellimi i tyre ne jete.

Mor qe ka e di une, a e ngjyen ti penen ne kallamar eshte fjala. Cne kjo shoqja paska shpetuar pa qene shqipKare?

Gjysma e popullsise femra jane. Dhe ato me dore s'e mbajne, me dike e bejne. Eshte e vertete se 20% e meshkujve shkojne me 80% te femrave.

Hajde dhe njëherë natën dhe pafsh ëndërra me Tolle ...dhe kriticizëm konstruktiv smiley

Unë po iki ti laj Tollet se duhen ato të shkreta smiley Kanë dhe këngë nga Vlonjatët  

o ju brek të ërgjënda /lumsi tollet që mbani brënda smiley Natën dhe me të qeshur jo me të skërmitur ! Se mos i bën tok me Tollet sPirth i dhon .Aty ka të drejtë profesori smiley

Zamira, greke je? Se njoh 1 sarandit me mbiemrin Tsavos, inxhinjer mekanik. Alexandros Tsavos i thone.

Po mire Dr. Toli, se po shoh ne internet qe shume ke shkruar per veten e shume kane shkruar per ty, se shpesh largohesh e shpesh rikthehesh, se jep mendime te thella por edhe ke pergjithesuar shume per shqiptaret, se here dukesh sikur do te ndihmosh por na duket se me keq edhe ngaterron, se here na dukesh si me origjine shqiptare nga Lushnja e here sikur ke pak gjak damari edhe nga fqinjet (a thua?), here ne mal e here ne grope, here ne sofer e here ne poligon, here me sheqer e here me limon...Sa per karrieren qe ke bere te them bravo te qofte se edhe ne Shqiperine para e pas-komuniste paske qene me medalje, tituj e arritje.

Menyra si po shkon kjo teme (jo se edhe te tjera diskutime nuk dalin nga tema) tregon se nje pjese e Shqiperise do behet kur te gjeje qetesi, bashkepunim, mirekuptim, perfshirje, pranim etj edhe nga/me anetare si Ilia Toli. smiley Nene Tereza pat thene 'Paqja fillon me nje buzeqeshje dhe nqs ne nuk kemi paqe kjo vjen ngaqe ne kemi harruar se ne i perkasim njeri-tjetrit.' Me duket se me kete citim mund te kem permbushur sugjerimin e pare te shkrimit nga Gazeta Shqip: Qytetaria fillon me gjeste të thjeshta, me ato që në dukje nuk ngrenë peshë, por që mbartin në vetvete një domethënie të madhe. 

ok, mjaft me iliatoli-n se edhe nofken e ka germevogel. Sugjerime te tjera qe mund te japim per temen kryesore se Shqiperia c'ka qene, c'eshte e cdo te behet, mund te jene: Te nxirren gjithe shqiptaret jashte shteti per ca kohe dhe te futet ne Shqiperi bota e jashtme e pastaj te rifuten shqiptaret aty perseri dhe te ridiskutojne/ndajne me boten e jashtme mendime per kete eksperience; te vihet aty-ketu edhe ndonje parrulle e kohes se Zogut derisa te arrihet te krijohet nje database e DNA-se se gjithe shqiptareve e cila do perdoret per te identifikuar dhe derguar gjoba ne shtepi te gjithe atyre qe peshtyjne ne rruge; 1 dite ne vit te shpallet si dita e lejueshme e ndertimeve/gllaberimeve pa leje; te jepen shperblime te medha per familjaret qe u japin femijeve te tyre emra si Vullnetar/e, Altruist/e, Solidar/e, Nderim/e, Qetesim/e, Kuptim/e, Bujar/e etj (por me kusht qe prinderit te bejne cmos qe femijet te rriten sic kane emrat); te mbyllen perkohesisht  Filoqyli, kazinot, Facebook etj dmth gjerat qe i marrin popullit kohet e leket...Po e mbyll tani se do akuzohem sikur po jap mend.

Ne nje shkrim per qytetarine komenton 20 here ... nje katunar smiley

E nxorri koken shqipKari. Per kete arsye i vura vizen Shqiperise me 1992. Te behem c'te dua une, dhe ne Mars te vete. Per ty qe je shqipKar, katunar mbetem. Shyqyr qe s'eshte Amerika si ti, se s'do kishim ku te shkonim rrefugjate. Mbaje qitetarllekun, perkedhele mire, s'ta merr njeri. Ate qe e ke, e ke.

O buçe as shqiptar e as amerikan s'ke per te qene ndonjehere. Buçe inferiore po, buçe qe ka shkuar ne Amerike dhe nuk gjen paqe me veten e vet. E ke problemin me vete e jo me shqiptaret.

Kjo teme degjeneroi ne ca disskutime boshe, thjeshte pse u fut ne diskutime nje person i cili ka qene i paplotesuar me jeten e vet ne Shqiperi, nje person qe ende ka komplekse inferioriteti, me ish te njohurit e vet ketu... ja keto e bejne ende shqiptarine larg qyteterimeve. Te ashtuquajturit profesor i rrofshin gradat dhe diplomat se  po ashtu ka mbetur nje shhqiptar i keq... i pagdhendur dhe i pabese...nje subjekt i persosur i ketij shkrimi. Nje njeri qe nuk do te paret e tij, qe nuk do nenen e tij dhe qe te ardhmen e tij kerkon ta ngreje mbi pislleqet e te kaluares, nuk di se ç'emer ti vesh. Antonimi i tij eshte At Zef Pllumi, i cili ndonese ne kalvarin e ti shenohen plot 25 vjet persekutime perseri nuk e humbi orientimin e tij atdhetar dhe proshqiptar...

Gradat kane vlere vetem nese jane dhene ne Universitetin Patriotik te Vlores. Keto te jashtmet kot jane. Keshtu e mendon dhe msusi im i marksizmit.

smiley

Mirmëngjes e nderuar Alba ...

Në fakt them se Tollet janë të vjera  . Sidomos në këto prurje kur robt lodhen së thëni e së përfunduari se Shqipëria nuk bëhet se nuk di ti pëdorë Tollet  ose do bëhet kur ti përdorë Tollet mirë . Përfundim i shpejtuar thuaj profit . Të mos niset nga   skarcitete si sPirth sPirth sPirth i Dhoni që lexon këtu  ,sepe siç e përdorin atë në Usa për Toll edhe këtu të nderuarit admin bien herë pas here Tolle .  Kështu me këto Tolle Stanesh del se nuk do bëhemi edhe Sikur Tollet ti kemi simbol Tek Sheshi Flamurit .

Vetëm do thoja që smiley edhe për PPU që rikthen nganjëherë faqen e saj të Ëmbël  për të sulmuar persona të veçantë Realë , të peronalizuar jashtë Nikut dhe që mungojnë si pjesmarrës .

Thuaj Tolle-s që rrjedh prej ShqipKarëve , se ka plot Nik-ër  , që mundet me shkencën e tij , ti akuzoj si të dojë biles që po shmangin përpjekjet e tij për tu Kthyer ne Tolle . Dhe të parashtroj idetë se si ai ka mundur të heqë k** -in nga mesi vetes  e ka mbetu vetëm Tolle e vyer për Shqiptarët ! 

Të dielë të gëzuar dhe shfrytëzoi Tollet sot me kripë deti e theki në Kum smiley

 

Tek kjo teme, mendoj se admini duhet te fshije disa komente me fjale qe ligjerisht nuk duhen perdorur publikisht. Me vjen keq qe shqiptarve te mij, iu ka ngelur ora mbrapa. 

Artikulli nuk ishte keq, autorja kish te drejte ne disa raste. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).