Niveli arsimor i nxënësve shqiptarë është shumë më i ulët se në shumë vende të Europës, por edhe të Ballkanit Perëndimor. Drejtoresha e Bankës Botërore, për Europën Juglindore Ellen Goldstein tha se ne studimin e fundit te pisas shqiperia rezulton ne nivelin problematik, persa i perket njohurive te nxenesve ne lexim dhe matematikë.

"Performanca e studentëve në Shqipëri është në nivel të ulët, pra në atë të kuq, përsa i përket leximit dhe matematikës. Dhe përpos investimeve dhe përparimeve që janë bërë gjatë dy dekadave të fundit në arsim, rezulton se është pas vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të ngjashme me të ardhura mesatare me të paktën dy vjet në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre në vendet europiane", tha Goldstein.
 
Kryeministri Edi Rama tha se nuk do te kete me asnje mesues qe nuk jep mesim ne profilin e tij, pasi kjo forme ka shkaterruar arsimin ne themel.

"Kemi një mospërputhje, që besoj është unikale në botë; mes profilit të mësuesit dhe lëndës që mësuesit janë, në një masë që shkon në zona të caktuara të vendit dhe mbi 50 për qind. Mësues të profilizuar në lëndë të caktuara, që japin lëndë krejt jashtë profilit të tyre dhe mund të merret lehtë me mend, se cfarë është produkti i këtij procesi mësimor", tha Rama.

"Eshtë e pafalshme, e patolerueshme që ne të vijojmë të ecim në rrugën kur kemi gjetur në fakt, ku mësues jashtë profilit, jo vetëm në fshatra por edhe në qytete të mëdha të Shqipërisë janë mbi 128 të tillë në drejtorinë Arsimor të Korçës, të një qyteti me tradita në fushën e arsimit, mësues jashtë profilit që ofrojnë në lëndë të tjera jashtë profilit të tyre, edukimin për fëmijët tanë", tha ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Kreu i Qeverise tha se reforma ne arsim do te shtrihet qe nga kopshtet deri ne arsimin e larte, ku ka ende shume probleme. Ne kopshte mbingarkesa eshte aq e larte sa nuk mbulon me shume se 14 % te fluksit te femijeve, ndersa provlemet ne universitetet publike jane po aq te medha sa ne ato private.

Kryeministri tha se do te mbeshtese financimin e arsimit ne menyre qe gjendja te ndryshoje qe ne themel.

20 Komente

....por te pakten nuk jane te rrezikuar per te vrare veten.....do te thoshte njeri. smiley

Epo te mesojne shkumsin magjik, lol

Te keqen e arsimit ne kohen e merhumit, shkolla e mesme, e barabarte me shkollen e larte ne perendim. 

e barabarte me doktoraturen e perendimit, thuaj Pjer. Prandaj dhe te huajt fusnin miq qe te benin nje vit mesimor ne Shqip.

+1

Duket se do kemi te ardhme te ndritur.

normale kur te rriturit jane te cmendur , edhe te vegjlit do te cmenden. Do te ishte e papritur te kemi rezultate femijesh normale , kur prinderit jane te stresuar e te cmendur , sistemi eshte me i korruptuari qe egziston ne bote, ambjenti denigrues, njerezit pa koke

Lere se edhe ketej po e ndrisin shkollat! 

kush i sjell keto tema mer? po ne vendet e europes perendimore kalamajt e shkollave drogohen e vritet e s'mesojne fare, dalin te gjithe gjysmake nga tetevjecarja, nuk dine te lexojne as kur behen 18 vjec, edhe na thonkeni qe qenka arsimi yne i prapambetur. Ja faktet: 

www.youtube.com/arqi-herm-pelagu 

smiley

Njeri nga te moshuarit paska vendosur te kerkoje per nafte me gishtin e vogel.

smiley Ai osht dore fare. E kapa edhe un. Osht ne hesap te vet vllai : A c'me cani bythen me kete Enver Hoxhen pak si shume. Une kom sacmet e mija ketu ...

smiley Eshte hapur sezoni i gjuetiese thua?

Ka munsi eshte dora e Mehmetit ai. smiley

Nje enverist ia ka lene ne dore nipit qe ti shkruaj parrullen smiley

ore, pse mbajne masivisht kapele republike pensionistet ne Shqiperi?.smiley

Ikni se po u numuron me gishtin e vogël smiley

ku osht ai ish ministri arsimit...tafa ... o bo kamarier ene ai si presidenti jon

Shum dobet sbehet fjal per arsim. Vetem arithmetic shkrim lexim. Kaq meson ne shkoll ne shqiperi te tjerat mesoi vet auto didakt

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).