Ministri i Parë i Skocisë, Alex Salmond njoftoi se do të tërhiqet nga posti zyrtar që mban si dhe nga drejtimi i Partisë Kombëtare Skoceze, të cilën e drejton prej 10 vitesh. 

“Për mua si udhëheqës politik koha përfundoi, por për Skocinë fushata vazhdon dhe ëndrra nuk duhet të vdesë kurrë”, tha ai. 

Vendimi i Salmond mbërrin pas rezultatit të referendumit të zhvilluar ditën e enjte, ku skocezët i thanë jo pavarësisë. Ai ishte nismëtari i referendumit dhe ndër mbështetësit më të zjarrtë të pavarësisë. 

Me të 32 zonat bashkiake që kanë numëruar fletët e votimit pas procesit të së enjtes, votuesit “jo” kryesuan me 2.001.926 vota, kundër 1.617.989 të atyre që votuan pro pavarësisë. 

Rezultati u konsiderua i sigurtë matematikisht fillimisht në orën 06:08 të së premtes, pasi një zyrtar përgjegjës njoftoi dominimin e votave “jo”. 

Vetëm pak momente më pas, Ministri i Parë, Salmond deklaroi se pranon rezultatin dhe bëri thirrje për unitet.  Ai tha se referendumi dhe pjesëmarrja e lartë në të ka qenë një triumf për procesin demokratik dhe premtoi se do të mbajë zotimin e tij në Marrëveshjen e Edinburgut, që i hapi rrugën referendumit. 

“Partitë pro unionit u angazhuan në fund të fushatës për t’i siguruar më shumë pushtet Skocisë dhe Skocia pret që këto zotime të përmbushen me shpejtësi. Ndërkohë, na është premtuar një rishikim i ligjeve të Skocisë brenda 27 marsit të vitit të ardhshëm”, tha Salmond. 

“Jo vetëm 1.6 milion skocezët që votuan pro pavarësisë do të kërkojnë përmbushjen e këtij zotimi, por të gjithë skocezët që morën pjesë në këtë referendum do ta kërkojnë atë”, shtoi ai. 

 

78 Komente

respekt per adminat!

po une nuk e kuptoj se c'rendesi ka per shqiptaret referendumi i Skocise ne nje blog shqiptar?

Shqiperia as nuk eshte pjese e Commonwealth-it, as nuk ka ndonje situate te ngjashme politike.

 

Ketu nuk po e cajne b... anglezet per referendumin. shqiptaret s'po i zika gjumi...

Demokraci!!!!

Kontrasti midis Anglise dhe Rusise.

fitoi Demokracia!.smiley

kam qene 1 here ne Skoci, ne Gllazgou.   me beri pershtypje, gjate rruges  me tren nga Aeroporti deri ne Gllazgou, rreth  50 minuta,  kam pare nja  40-50 fusha golfi..smiley

skocezet shpiken golfin belul.

Ishin disa skoceze qe kishin ne pronesi disa toka buze detit qe nuk mund t'i benin pjellore per perdorim bujqesor.  ("links")

Qe t'i benin te perdorshme per dicka, dikush mendoi te merrte ca shkopinj dhe te gjuante nje top drejt nje vrime. U pjell mendja qerratenjve.

kisha degjuar qe golfi vinte nga ato ane, por nuk e dija qe kishin shpikur skocezet....
ne fakt, shume sporte jane shpikur ne gadishullin britanik.smiley. goxha te ngeshem qeratallaret... megjithate ne Skoci, te pakten pjesa qe pashe une, golfi ishte kudo i pranishem.... dukej sikur cdo skocez kishte nje fushe golfi ne bahçe.smiley

hahaha.

Eshte loje shume qetesuese. kur e luan e kam llafin. se ndoshta kur e shikon te tjeret te luajne mund te duket e merzitshme.

Bravo skocezet deshmuan qe jane nje populle intelegjent dhe per ta me shume vlen situata ekonomike GBP se pavarsia qe do sillte izolim dhe shkatrim te ekonomise dhe papunsi dramatike.

popull intelligjent patjeter. por edhe praktik.

Fjala "pavaresi" eshte pak e pavend. Nuk eshte se skocia eshte e varur nga anglia. as qe skocezet vuajne nen sundimin e anglezeve.

Skocia ben shpenzime me te larta per sherbimet shendetesore dhe te tjera publike se vete anglia, wellsi, dhe irlanda e veriut. Kjo e mundesuar nga qeveria.

Skocezet kane poste kyce ne qeveri. Ca them dhe une, Gordon Brown, ish -kryeministri i Mbreterise se Bashkuar, eshte skocez. Kryeministri i tanishem, David Cameron eshte me origjine skoceze.  e ka pasur babane skocez.

Shume pak ketu ne MB jane habitur me rezultatin. Me thene te drejten, askush nuk donte t'ja dinte ketu ne Angli.

Eshte thjeshte bashkim midis kombeve qe kane kontribuar njesoj shume per kete vend. Ne nje fare menyre, jane te dy te varur nga njeri tjetri.

po e vertet skocezet kane  nje popullsi qe nuk shtohet por plaket me shpejtesi maksimale dhe ka shpenzime te medha per te moshuare kjo per faktin se shume pak emigrant ka ne skotland ne krahasim me angline

Qeveria e meparshme ndoqi nje politike shume liberale ndaj emigracionit. (shume faleminderit) per arsye te rritjes ekonomike. Ne nje sistem konsumator, rritja e popullsise ka nje vlere shume te madhe. Po nuk po zgjatem me shume ketu, se e ka shpjeguar Pjeri tek VQ-ja (te pakten keshtu me duket).

Emigrantet jane perqendruar me shume ne jug te Anglise, por ka shume edhe ne Skoci. Ajo qe i pengon te vene me shume, eshte moti i keq, por njerezit jane te ngrohte dhe mikprites.

Dhe sistemi shendetsor eshte me i mire.
 

skocezet jane mikprites kane tradite mikprittjen dhe kujdesin per familje dhe te moshuare nje fare menyre kane pak ca tipare shqiptare

Emigrantet Rolandb, me siguri kane votuar per JO, pra per te qendruar te bashkuar me pisat angleze, eshte llogjike kjo, se edhe ne Belgjike, kur u fol per ndarjen e Belgjikes, ne emigrantet ishim kundra ndarjes.

ne fakt pjer, eshte e kunderta. te pakten kjo pershtypje u krijua nga te intervistuarit ne television apo nga disa anketime.

emigrantet, sidomos keta nga Europa Lindore donin qe Skocia te shkeputej nga unioni. Sipas atyre qe u shprehen neper intervista, kjo sepse, kryeministri i unionit ka deklaruar se do te hedhi ne referendum largimin nga BE.

Sa per p... angleze. e ke shume gabim. Nuk paske pasur rast t'i njohesh mire, me duket. Anglezet jane njerez shume te mire. mos shiko nje apo dy huligane qe vijne ne bruksel.

Roland, te keqen e huliganve angleze, se zihen e shahen, jane nje cike mendjemedhenje, por ne fund e paguajne birren smiley por si t`ia besh politikes angleze qe gjith jeten, po politik kurvash ngeli.

Pjer, mund te jete politike kurvash, por eshte politike diplomatike e klasit boteror.  Ne fakt, eshte nje refleksion i kultures angleze ne pergjithesi edhe ne rruge. Kjo vlen per kedo, qe nga bojaxhiu tek bankieri.

Anglezet i zgjidhin gjithmone problemet, edhe ato me te thjeshta dhe vulgare me diplomaci. Ketu po te ngresh zerin kur je duke u zene me dike, te konsiderojne debil dhe te meshirojne.

he mo Pjero, mbrrite ne Albanie... çbehet aty, sahati ne rregull? apo filloi "beteja e ujtitsmiley te rëndë".smiley

Ka pak permisim Belulo, por ne vere qe beterr, keshtu thuhet.

Fitoi llogjika.

Fjalet profetike te Nolit mu kujtuan sot kur degjova ne radio kete lajm:

por kur dimer del behari, 

s'ka si zjarri. smiley

Ndarja do ishte budallallek, duke pas parasysh sa shume te integruar jane. 

shyqyr,se na u bene me zemer multi-kultat shqiptaresmiley,te cilet kur vjen puna tek bashkimi i kombit shqiptar,perdridhen,ndersa per ''jugosllavine'' britanike u vjen keq!

tjeter here me djalesmiley

 

A ju thashe qe do te fitonte JO-ja?

faktikisht ishte shume e veshtire per gjetur smiley..

 

Popull pa karakter kombetar. Paten mundesine te vendosin vete per pasurite e tyre natyrore, te heqin bombat atomike angleze nga tokat e tyre, te thone fjalen e vet ne NATO, OKB e BE, te vendosin vete per gjithcka per veten e tyre, dhe e refuzuan nga frika e ndryshimit. Jam i sigurt qe vota eshte ndikuar prej emigranteve pa taban qe duan te bredhin pa problem. Po te mos ishin ata, skocezet do te kishin kombin qe meritojne. Tani do te vazhdojne as te mos figurojne ne harte, te udhehiqen nga te djathtet dhe pse jane kryesisht te majte, te quhen "British" kur jane artiste te famshem e "Scottish" kur jane kriminele.

Ne NATO dhe BE?

Ata do te ishin jashte tyre,dhe Anglia mund ti pengonte te hynin.Dmth ata do te ishin ne rradhe per te hyre dhe zor se do te hynin per 5-6 vjet.

Sic kemi degjuar emigrantet kane votuar per PO-ne dhe skocezet vete kane votuar per JO-ne.
Ne zonat me emigrante fitoi PO-ja.

Mos fol qesim,para se te flasesh apo te akuzosh dike, informoju.

Anglia nuk do te krijonte armiqesi pas ndarjes. Do te humbte vete me shume po ta bente. Nuk do ta pengonte per asgje.

73 % e emigranteve nuk kane pasaport britanike dhe automatikisht nuk kane drejt vote 

Megjithate nuk do te hynin automatikisht ne BE pasi dhe BE-ja ja u beri te qarte kete.

Se dyti emigrantet edhe njehere po ta them votuan PO,skocezet vete votuan JO.

Anglia mbase jo, por Spanja do mundohej sa me shume te ndalonte Skocine nga EU, NATO etc... si nje mesim per separatistet e tyre.

http://america.aljazeera.com/articles/20...

Emigrantet nuk kane ndjesi kombetare ne vendin ku jetojne. Duan vetem rehati. Emigrantet nuk do te votonin "po" per kete ndarje. Vetem glasgou eshte qe ka emigrante e qe votoi pro ndarjes. Vendet e tjera jo.

Ndoshta sepse vendet e tjera kane shume pak emigrante?

Ajo qe dua te them eshte se emigrantet nuk jane fajtore per referendumin ne Skoci.

Nese skocezet do te ishin te vendosur per PO,sado qe te votonin JO emigrantet nuk do ti kalonin numurin e skocezeve.

Ja ke futur kot nga P e pare tek. e-ja e fundit.

 

Popull pa karakter kombetar.

Skocezet kane me shume karakter kombetar se patriotet me te medhenj kosovare (se shqiptare te shqiperise po e po). Bej nje xhiro andej nga Skocia qe ta shikosh.

 

 

Paten mundesine te vendosin vete per pasurite e tyre natyrore, te heqin bombat atomike angleze nga tokat e tyre, te thone fjalen e vet ne NATO, OKB e BE, te vendosin vete per gjithcka per veten e tyre, dhe e refuzuan nga frika e ndryshimit.

Edhe tani qe jane pjese e unionit, ate vete vendosin per pasurite e tyre natyrore, butonin e bombes atomike e kane pasur skocezet ne dore qysh prej 1998 dhe ata e kane akoma (Me kryeminister, Tony Blair, Gordon Brown dhe tani David Cameroon - qe te tre skoceze), fjalen ne Nato prape vete e thone, po ashtu ne OKB e BE, dhe vete vendosin per gjithcka pe veten e tyre.

 

Jam i sigurt qe vota eshte ndikuar prej emigranteve pa taban qe duan te bredhin pa problem. Po te mos ishin ata, skocezet do te kishin kombin qe meritojne.

Ti mund te jesh i sigurt qe ben kaposhi veze, por nuk ke asnje prove per kete. Nuk ka asnje evidence se emigrantet kane votuar en-masse JO. Perkundrazi. Artikulli qe ke sjelle me poshte nuk e provon nje gje te tille. Plus qe Aljazeera eshte stacion propagandistic qe ben politiken e pronareve te vet nga Katari (por kjo eshte nje ceshtje tjeter).

 

Tani do te vazhdojne as te mos figurojne ne harte, te udhehiqen nga te djathtet dhe pse jane kryesisht te majte,

Varet per ca harte e ke fjalen. E ke degjuar ndonjehere fjalen "devolution"?

 

te quhen "British" kur jane artiste te famshem e "Scottish" kur jane kriminele.

Ku? ne Shqiperi? se vallahi nuk kam degjuar ndonjehere kete barsaleten ketu ne angli.

 

Si mo nuk prishkan pune bombat berthamore? Qe kur keshtu? Vendosin vete per burimet natyrore? lol, ja ku e ke. Dhe mos na beni sikur anglezet jane tolerantet e botes, se deri pak dekada me pare irlandezet vazhdonin te vriteshin.

http://youtu.be/NthEdcoQ_Hs

Ku? ne Shqiperi? se vallahi nuk kam degjuar ndonjehere kete barsaleten ketu ne angli.

Ku ta degjosh ti, duke ngritur llac me pakistaneze apo duke fjetur me 10 shqiptare ne nje dhome?

p.s

ka nje arsye qe gjysma votoi per pavaresi.

duke ngritur llac me pakistaneze apo duke fjetur me 10 shqiptare ne nje dhome?

Ka njerez qe ja futin kot per gallate. Por ti or mik, meqenese jemi te llaci, e paske nje tulle mangut.

Ku me njeh ti mua? Nga e di se ca bej une? dhe me ke fle une?

une paskam humbur kohen me ty deri tani.

Ti qenke injorant 24 karatsh.

 

Po mire me, c'pune te prish ty qe ne fantazine e dikujt ti te flesh me 10 pakistaneze e te besh muhabet me shqiptare? Leje mo vlla tjetrin se ndoshta ashtu ndihet mire, ti cfaredo te thote ai do flesh gjume ne shpine tende dhe do besh muhabet me ke te duash smiley

Kujt po do me i tregue gjeopolitiken Anglosaksone skoceze ti mer jahu (TM Vlera), arqit qe ka nderruar me shume emra se mbreti grate e qe e njeh nga brenda me imtesi situaten e cdo vendi te botes edhe pse s'ka dale njehere jashte Shqiperise? Profesionin (tullaxhi) dhe situaten e fjetjes ta gjeti. Cfare do me shume ti?

Degjo swed-in se s'e ka keq kete here smiley

Si s'te pashe nje here ne jeten tende te futesh si pyke me nje argument. Gjithe te tjeret sjellin nga nje mendim e diskutojne, e ti gjthnje me te njejten shprehje: "ku di gje ti", dhe pse e thua per te milionten here. As edhe nje argument ne jeten tende. Komentuesi me handikapat ketu. lol

Ketu ta dhjeu arqi gjembo.

O qirje, po pse mo zar, argument eshte t'i thuash tjetrit qe fle me 10 veta ne dhome dhe qe smerr vesh se cndodh sepse ben llac me pakistaneze kur ti ktij robit i njef vetem nickun ne blog?
Hahahaha! O qirje, o mole interneti!

O arqo, me gjith respektin- Plako je personi me kot , me fallco ktu.

Respekt te madh paske.Megjithese vertet ka dicka qe nuk shkon me kete arqiun,ma merr mendja nuk i ka ec mire mergimi ose ska.mundur te mergoje

Ckane norvegjezet, danezet, suedeze, finlandezet me shume se skocezet? Ata jane shtete te pavarura, te begata e qe i caktojne vete politikat qe duan. Skocezet u treguan tmerresisht te dobet, mesa duket 300 vite nen Angli kane bere efektin e saj, kishin mundesi te ishin shtet sovran por e hodhen poshte. Mund te ishin tamam si Danimarka, sepse Skocia e ka ekonomine e konsoliduar e sdo ja niste nga zeroja.

Mund te ishin si Danimarka por mund te ishin edhe si Irlanda.

Çfar ndodh ne skoçuiskiangli eshte tregues qe çeshtja nacionaliste jo vetem eshte pjerdh me vakt e me kohe, por eshte bere nje karikature e peshtire me tall koqet politikisht demoNkratikisht.

Gjithe ato sakrifica dhe mundime 200 vjeçare kane shkuar per dhjame qeni.

 

kush do shko tek guardian se ka ca video e artikuj permbledhes te situates

asgje s'ka ndryshuar, e nderkohe asgje s'eshte e njejte

E.L.O. .. po si tha Alex Salmond ,Endrat (per panvarsi) nuk vdesin kurre! Sidoqofte ,brezi i ri votoi per panvarsi "Yes"

Kamerat te qisin bojen, prandaj nuk duhen lejuar ne votime.smiley

He mer paska qene alarm kot. Ajo turra qeka para numerimit, apo te pakten keshtu thuhet. Shpetoi nderi i mbretereshes dhe nje here. smiley

do tja lyejne dhe kalit buzet e kuqe..jane si ato votat e Lulkes dikur kupton ti..PS: Mbreteresha eshte ende e virgjer thuhet ne qarqet unioniste smiley

jo mer mjeshter, jo..  manipulim eshte kjo video qe solle ti!!  

nuk behet fjale per votimet per referendumin e Skocise,  por per votime ne 2012,  ku tjeter..??  -ne Rusi!

edhe kur sjell kushtu video,  merr mundimin te lexosh edhe komentet e popullit qe shoqeron ate,  jo keshtu copy/paste direkt..

S'ka munci ne Rusi, ortodoksit s'bejne te tilla gjera, do thoshte Meks Velo. 

Skocezet po, vertet s'jane myslimane 100%, po jane maloke si Berisha, dhe c'do gje pritet prej tyre. 

belul  Korrekt vidio me siper eshte nga zgjedhjet ne Rusi per president dhe jo ne Skoci, gabimi im.

Poshiko kete tjetren se ajo `rusja` ja kalonte Berishes mjeshtrit tone!

http://www.youtube.com/watch?v=e2EyVR_WBkw

Po pse mer ndrrove ? .Ju nuk keni thne qe ishit i Deleguar per zgjedhjet ne Rusi ...me fal ne Skoci ...me fal ne Usa ..me fal ne Angli 

Vet njoni si i pare i USA tha se keta "trendafilet "smiley  e barazlarguar qe nuk votojne , jane si  nja 25 % po me nuanca sepse ca i morim ne "konsiderate ..ca i lejme sic ishin ' te baraztundur " .. ke Partia e Xhiboleve !

E c'pune i prishte Skocise nje marrje ne Konsiderate te tyre si JO , si ndozot nja 10 -15 % ?

Ishe mire me ate fillim smiley

Kush e deshifron komentin e mesiperm ka nje shishe vere te vjeter nga ato te Pjerit.

Une vet po te me me thuash ...

C'lidhje ke ti menderisht me te kuptuarit e komenteve smiley

Ti morim qe andej keta qe te nxjerin bojen smiley

Votime tipike te burrit me te mencur te Botes per sistemin e Votimeve ...Stalinit .

Ju coni njerzit ne kutitte e Votimit .Votat i numeroj Une .

Kur  pa keq Njehere ne Canakkala edhe Curcilli tha te njejten gje

Beni si thote Stalini smiley

Me vjen pak habi me z. Heretik qe perfshiu terma te shenjta hep per he per Popujt si Nacionalizmi .Ndersa per sistemet NderMoRakitike jo vetem qe jame Ndakorrrrrr me te nderuarin heretik , por i shoh si e ardhme edhe jetes qe do ndertohet ne Hene apo Mars .

Kujt do me i tregu Skocine ti mer . Mueee ? Mush mer me fusha Golfi smiley

"E shenjte" ne origjine eshte term fetar, pastaj u be term politik ose kombetar, politika kombetare ka vjedh termat (dhe jo vetem) prej fese.

I nderuar, dikur per popujt ishin disa terma te tjera te shenjta he per he. Pastaj kaloi ca kohe he per he-ja fetare u be "neser si per pasneser", dhe vendin e tyre e zune ca he per he-ra te tjera, qe nuk eshte e thene te jene te perjetshme, dhe nuk eshte e thene qe jane akoma he per he. Ka vdekje te menjehershme nga zemra, por ka edhe ngordhje te ngadalte qe nuk merret vesh mire çasti i vertete se kur mberrin vdekja he per he.

I gjithe marifeti eshte te kuptosh se kush vertet vlen he per he. Psh ca kujtonin se Dyringu eshte he per he i shenjte, mirpo jo, kaloi ca kohe dhe te gjithe e kuptuan se i shenjte eshte Anti-Dyringu.

 

E shtune smiley i nderuar !

Me shume vlere he per he kane Ndemorkarcite them dhe aty une gjeta ate qe se kisha humbur . Humbja e skocezeve nacionalist eshte nje Humbje . Megjithse ka dhe te kunderten e saj ngushelluese ...Nje qan se Humb , Tjetri qesh se gjen . ..Pra he per he shkrihet ne kuptimin ndemokratik te thenieve ' Kush i humbi qe ti gjejne ...Te tredhurit mendersisht ?

Ky eshte shqetesim me i madh ne sallon , ku nje vjen si Dyring tjetri si Antidyring .Por he per he kane ardhe me mendt e tyre nga lart trupit .Ketu he per he merr edhe kuptimin tjeter Historike se mund te vish edhe me pjese te Poshtme te Trupit ...pa e lidhur me Humbjen !

smiley

 

smiley

vdesin shqipot per pavarsi... u ca facebooku me kosovar qe dun pavarsin e skocis lool

shiko Kosovaret jane populle me intelegjent qe ka toka mbas popullit Hebrenj per 6 vite pavarsi kaluan edhe Sllovenin me zhvillim ekonomik

C'zhvillm flet o kungull apo je i dehur..Kosovaret me rrogat me te ulta ne evrope ti i krahason me Sllovenet 

shume gabim e ke rroga mesatare ne Kosove eshte 524 euro

 

Sllovenia 994 euro

Kroacia 782 euro

Kosove 524 euro

Montenegro 512 euro

Serbi 489 euro

Maqedoni 460 euro

Bosne 418 euro

Shqiperi 372 euro

pra ne jemi me afer sllovenise vetem me 6 vjet pavarsi dhe duke mare parasysh dal nga nje lufte me ekonomi shkatrimtare vetem per 6 vjet

 

I nderuar Here Tak Tuk Tik smiley .. Kam besim tek JU prandaj ju drejtohem ! A ke mundesi me me sqaru ..

Pse jane shtuar ( allahu i shtofte akoma ) tek salloni sinjores shume Handikapate Mendore qe bojne analiza me "se usa zotrie " se skocia zotrie " "se rusi zotrie " " se anglia zotrie "  .

Kisha dhe nje shtese . E vlereoj gjetjen tuaj per shenjterine dhe shenjterimet  qe ben Papati ......pasi e ikam hasur edhe ne Indi Ku " Lopet jane te shenjta " Jo ne gjith teritorin por ne Autostraden 544 ne drejtim te Brahmaputres te pakten keshtu thirrej smiley

Terhiqem ne se nuk e di mire dhe ju me vertetoni qe nuk e njoh Indishten dhe Sanskrishten te vetemet gjuhe qe shpjegojn Shenjterine qe kishte zbuluar dhe A.Frans tek  Orbeoza !

Ishte zgjedhje pragmatike, por edhe e sforcuar, por edhe sipas nje fushate tipike psikologjike nga Londra me nje ushtri politikanesh shume te afte kunder pavaresise... duke perfshire edhe 'emotional blackmail'. Pavaresisht se shumica e botes mund te jete zhgenjyer nga nje aspekt romantik, Skocezet duhet te mendonin per veten e tyre ne rradhe te pare.

E nga e kuptoi Gjembi qe "skocezet " me kete referendum nuk menduan per veten smiley

Pavaresisht se nuk jam plotesisht dakort me Arqi Pelagun ai ka te drejte kur thote se skocezet treguan qe jan komb pa karakter te forte kombetar, dhe i paraqiten popujve te botes nje antivlere me vullnet popullor. Nga kjo pikepamje ishte nje fatkeqesi smiley

Historikisht ne ato Treva nuk njihet Anglia . Njihet Skocia .Mbreterit eshte tjeter Gje ashtu si dhe Papet .

Anglia dhe shpjegimin e ka grand Bretanje qe gjendet ne France smiley Po mire eshte ti leme vet ata te nxjerrin konkuluzionet dhe pas tyre ne se mund te miratojme ose Jo dhekomentojme ndonje gje qe lidhet me ne . Psh me Kosoven dhe Iliriden smiley pa u hudh tek "se Kievi zotrie " 

pastaj

U mbuash ara me Gjembec ..plot  Gjembec

Mbec more shoke Mbec ..Pertej Ures se Qabese 

Beni te fala Nenese 

Eshte mbushur Plot jo vetem vatani por edhe gjeja me e shenjt e Jona PPU qe po  konkuron me Handikapate Mendore edhe vete sallonin e signjores Bertini .Ja per kaq qe ! Pakez Durim te nderuar !

Me gjithe presjonin ekonomiko-politik dhe kercenimet nga te gjitha anet 1.5 milione votues pro ndarjes, kjo nuk eshte pak. 90% e votuesve qe votuan pro ndarjes ishin brezi i ri dhe kjo tregon se ceshtja do kthehet serisht dhe nuk eshte mbyllur. Kur te behet referendumi per largim te Britanise nga BE, shumca Skocezeve jane pro BEse(kerkojne nje referendum me vete nga Britania per ceshtjen e BEse). Fola me nje mikun tim skocez qe jeton ketu dhe me tha se nuk eshte ceshtje nacjonalizmi por thjesht revolte popullore kundrejt politikave konservatore te Cameron. Skocezet kerkojne nje shtet socjal duke marre si model vendet e sukseshme skandinave

90% e votuesve qe votuan pro ndarjes ishin brezi i ri dhe kjo tregon se ceshtja do kthehet serisht dhe nuk eshte mbyllur.

 

Ok. si e tregon ''kjo''  qe ceshtja nuk eshte mbyllur dhe kur mendon  ti se do (ri)kthehet serish,  por si ceshtje e shtruar per zgjidhje, kesaj radhe..?  

kuptohet, nuk po kerkoj vit ekzakt, por, p.sh,  me nje marzhe  + -- 10 vjet.

Ne 2017 Britania te kete referendumin per ndarje nga BE..Skocezet do kerkojne refendum te vecante per rajonin e tyre ne lidhje me BE...Nq se Britania voton pro largimit dhe Skocia perqendrim ne BE po do te kete krize institucjonale

cfare ''krize institucioanle'' mor burre, Britania dhe Skocia jane shtete, nuk jane ''institucione''.  pastaj Skocia  eshte pjese e Britanise,  por ka   plot te drejta te tjera   vetqeverisese e vetvendimmarrese.  dhe  nga ky moment,  Skocia do te  perfitoj akoma me shume te drejta.  kete u premtoi skocezeve  pala e politikes qe ishte kunder ndarjes nga  Britania,   po keshtu kete  premtoi edhe qeveria qendrore Britanike nepermjet kryeministrit Cameron.

dhe kjo do te thote: qe nese dikur  Britania (Anglia)  do te votoj per te dale nga BE,  dhe  Skocia te qendroj ne BE, keshtu ka per te ndodhur!  jo me kot i kerkojne disa  te drejta dhe rritje te autonomise qe tani skocezet,  qe te flini te qete ju ne 2017-en.smiley

...he per he , blogu eshte bere nje koshere grenxash! Qellimi ju arrit.Asnjeri se can se ka ca cironka,  bakalaro ...neper bote ! 

" Ah ...moj Rusi , qe ste pjerdh njeri..! " tha dikur Esenini

Nuk eshte problemi ca do jete Skocia, por cilido te jete vendi, e ardhmja e Anglise, ne kete Evrope ....mes tallazeve !

Nejse besoj edhe antivlera qe u tellallizua anembane botes si nje vlere e madhe e demokracise eshte nje problem. Nuk behen referendumet qe te MOS shpallet pavaresia, por jan instrument qe nje popull te mos e fitoje ate me lufte! Ne kete pikepamje Skocia i beri nje dem aspirates te shume popujve anembane botes per mevetesi!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).