Referendumi mbi pavarësinë po e ndan shoqërinë skoceze në dy kampe: miqësitë po prishen e bashkëshortët debatojnë plot zell rreth të ardhmes së vendit. Siç bëjnë dhe Rachel e Stephen.

Kur Rachel Holmes flet mbi pavarësinë e Skocisë, ajo i jep më shpejt makinës. Docentja e financave e Universitetit të Edinburgut, i ka në kokë të gjitha shifrat ekonomike; në podiume ajo është një profesoreshë e mirëpritur dhe e famshme. Qysh prej rinisë së vet, gruaja e lindur në Glasgou, është një nacionaliste e regjur, dhe kush e dëgjon për një moment, pyet veten papritur se përse Skocia s’paska qenë e pavarur pra me kohë?!.

Për Rachel, 18 shtatori i këtij viti mund të ishte dita kur ëndrra e saj do të përmbushej. Pasi në atë ditë, skocezët do të kenë mundësinë të votojnë në referendum për ndarjen e tyre nga Britania e Madhe – dhe sondazhet e fundit flasin për një garë kokë më kokë.

Nëse nuk do të kishte shumë tipa si bashkëshorti i saj. Stephen Holmes, i rritur në Kent, në kopshtin konservator të Anglisë, është i tëri një unionist. Prifti episkopal e do paundin, monarkinë, BBC-në, e nuk dëshiron të humbasë asnjërën prej tyre. “Nacionalistët premtojnë se në një Skoci të pavarur, do të ndriçojë çdo ditë dielli”, thotë ai. “Por ne e dimë të gjithë, se kjo nuk do të ndodhë kurrë.”

Rachel, 47-vjeçare, dhe Stephen, 49, janë një ndër mijëra çiftet në Skoci, që gjenden tashmë në dy kampe kundërshtare në debatin më të fundit kombëtar. Rachel vetëkuptohet se do të votojë “pro”, kur pas pak ditëve do të shtrohet troç pyetja: “A duhet të bëhet Skocia një vend i pavarur?” Për Stephen as që bëhet fjalë se përgjigjja do të jetë një “jo”.

“Unë jam vetë Mbretëria e Bashkuar”

Biseda me të dy, megjithatë, zhvillohet fare normale, sikurse edhe në të gjithë vendin. Ne ulemi në “Filmhouse Café” në Edinburg, një vendtakim shumë i preferuar në brendësi të qytetit. Përse Stephen do të votojë për “jo”-në?

Rachel: Pyetje e mirë.

Stephen: Unë kam një ndjenjë të fortë atdhedashurie. Të parët e mi janë anglezë, irlandezë dhe uellsianë. Unë jam vetë Mbretëria e Bashkuar.

Rachel (përtypet): Kur e paske menduar ti këtë?

Stephen (nënqesh): Tani sapo e mendova.

Në një ton paksa nervoz, biseda vijon më tej. Të dy kanë një humor pikant dhe janë të bindur e të palëkundur në pozicionet e tyre. Rachel dëshiron së pari të ketë timonin në çështje të ekonomisë e politikave të taksave. “Çdo vend duhej të vendoste vetë nivelet e taksave që dëshiron”, thotë ekspertja e financave. Londra nuk merr gjithnjë vendimet më të mira për ekonominë e Skocisë.

Stephen: Por më shumë autonomi në taksa do të ketë, edhe nëse votohet për “jo”. Këtë e kanë premtuar të gjitha partitë në Uestminster.

Rachel: Unë dua kontroll të plotë mbi burimet tona. Ti me tetë për qind të deputetëve skocezë në Dhomën e Përfaqësuesve, a je i kënaqur? Unë për veten time, jo.

Stephen: Skocezët marrin një pjesë më të madhe të buxhetit britanik sesa vetë anglezët.

Rachel: Po, për kokë ne marrim më shumë. Por deficiti ynë është më i vogël. Ne financojmë deficitin anglez.

Stephen: Ok, e lëmë këtë. Te financat, nuk i del dot përpara njeri kësaj.

Ata të dy janë njohur në vitin 2008 gjatë një panairi libri në një manastir. Stephen në atë kohë ishte një murg benediktin në Abacinë e Pluscarden-it në malësitë skoceze, e Rachel kreu një vizitë atje. Ai i foli vizitores së huaj, i shkruan letra njëri-tjetrit (pasi internet nuk kishte në manastir), e tre muaj më vonë, ai e braktisi manastirin dhe nënshkroi dokumentin e tij të martesës.

“Është ndonjëherë e vështirë, por kjo është demokracia”

Dashuria e tyre me këtë referendum do të vihet fort në provë. “Ne nuk do të lejojmë që lidhja jonë të ndikohet e të vuajë nga kjo që po ndodh”, thotë Rachel. “Mua më duket më e vështirë, pasi unë ndihem emocionalisht e përfshirë më fort me lëvizjen për pavarësi.” Stephen mbështet daljet e saj publike. Por ajo ka marrë shumë kundërshti e mosmiratim edhe nga miqtë e kolegët. “Ndonjëherë është e vështirë, por kjo është demokracia.”

Stephen njeh njerëz, miqësia e të cilëve është dëmtuar nga çështja e pavarësisë. Të dy përshëndesin megjithatë transparencën e ndershmërinë me të cilën po diskutohet kjo çështje. “Më në fund, mund të flasim për këtë”, thotë Rachel. “Më parë, kjo gjë nuk lejohej. Njerëzit irritoheshin me të vërtetë shumë kur nisja e u flisja për pavarësinë. Tani, kjo gjë pranohet.”

Stephen mohon me kokë. “Unë jam mësuar t’i respektoj nacionalistët. Ka gjithnjë e më shumë romantikë, me të vërtetë. Por unë nuk besoj se pavarësia do të ishte një shkatërrim, një apokalips.” Ai është i gatshëm të jepte më shumë mirëkuptim – “përballë presionit të brendshëm”. Për një “po”, megjithatë, ai nuk do të tronditej.

Por ai ka frikë për hakmarrjen e anglezëve.

Stephen: Pas ndarjes, anglezët do të silleshin me ashpërsi.

Rachel: Të lutem, mos e përdor fjalën “ndarje”. Ne thjesht po pretendojmë të kemi atë që kemi pasur dikur: pavarësinë tonë.

Stephen: Mirë, mirë, sigurisht. Pas ndarjes sonë paqësore, do të luftohet për pasurinë tonë të përbashkët, dhe në fund do të humbasë Skocia. Unë jam i sigurt se Skocia në fund madje, do ta humbte edhe monarkinë.

Rachel: Shumica e skocezëve dëshiron ta mbajë mbretëreshën. Rreziku pra nuk qëndron në këtë aspekt.

Stephen: Njerëzit e duan mbretëreshën. Por sapo fronin ta marrë princi Charles, monarkia do të vihet në rrezik.

Është siç ndodh në debatin kombëtar: një kundërargument më shumë do të gjendet gjithmonë. Në pak ditë, koha e diskutimeve pa fund do të marrë fund, e pastaj do të votohet. Rachel dhe Stephen e shohin rezultatin e referendumit me ankth. “Ka një moment frymëmarrjeje për kampin e ‘po’-së”, thotë Stephen. “Por nëse do të vija bast me para, do të vija te ‘jo’-ja, edhe pse me një diferencë të ngushtë.”

“Unë e kam menduar edhe një humbje në kokën time”, thotë Rachel. “Do të mërzitesha, nëse një rast kaq i madh e i volitshëm, do të çohej dëm. Referendumi tjetër, në afatin më të parë, do të mund të zhvillohej kur unë të isha 80 vjeçe. Por jeta do të shkojë përpara, e unë do të vijoj të pi verë e të shkoj në kinema.”

Marrë nga “Der Spiegel”

24 Komente

Ndeshja duket vertet shum e forte, se per çudi flitet se shume skoceze nuk e duan pavarsine, dhe keta perbejne rreth 40-50%. Une kujtoja se rreth 70% e skocezeve e duan pavarsine, por ketu flitet per 50-55% e tyre .  

 

Deri para dy muajsh JO-ja ka qene shume perpara sipas te gjitha sondazheve, derisa ne sondazhet e fundit perhere te pare PO-ja doli pare me nje pike me siper, por jane dhe 7-8% te deklaruar te pavendosur.

Bookmakersat kuotojne me koeficent me te ulet JO-ne. Eshte interesant fakti se si ndikoje nje Skoci e pavarur ne Britanine e Madhe, a do kete ndikim te Wellsi, Irl. V. apo dhe Katalonia?

Katalonia, ka dy dite ne proteste per pavarsi. Te shohim ketu njehere, Skocine, ku po mblidhet ter vemendja boterore. 

une po pres me padurim gjeopolitikanet e peshkut te na ndricojne  pak, edhe  per kete ceshtje..smiley  

a eshte mire te pavaresohet Skocia..?   cdomethene kjo ndarje per te ardhmen e GB..?  po  per te ardhmen e Evropit..??smiley

ore ,ca behet keshtu??  po integrimi,be-ja,multikulturalizmi,dhe perrallat e tjera vetem per ne merhumat qenkan!!!

Pas votimit ne Skoci Repulika e Irlandes do te kerkoje referndum per bashkimin me Irlanden e Veriut

Small is beautiful, thote njoni me kalem te veshi. 

Ka mundesi qe nq se Skocia voton per ndarje do te kete largim te Britanise nga BE

si bicim malokesh jane keta dreqer , race e prape shume , shumica e rednekeve te amerikes andej e ka origjinen e biografise.

Mos e ke llafin per keta  bicim malokesh:

Adam Smith,

Robert Burns,

Aleksander Bell

Aleksander Fleming

Andrew Carnegie,

James Watt

Kelvin (jo Celcius)

23 presidente te amerikes jane me njolle ne biografi, jane redneck domethene. se e kane origjinen e biografise skoceze ose skocezo-irlandeze, mes tyre: Theodore Roosevelt, Ronald Reagan, Richard Nixon, Bill Clinton, The Bushes.

 

 

Aq te prape jane keta dreqer sa vajten e shpiken gjithe kete budallalleqe:

Televizorin

Telefonin

Radarin

Frigoriferin

Mikrovelen

Parafinen

Penicilinen

Bicikleten

Kloroformin

Fotografine me ngjyra

Perdorimin e gjurmeve te gishtave ne kriminalistike.

Presjen dhjetore (John Napier)

Delen e klonuar

Faksin (Alexander Bain)

Golfin (lojen golf, jo ate qe vesh ti ne dimer, megjithese ata shpiken pardesyne e shiut)

Muziken gospel

Hipnotismin

Kaleidoskopin

Shkallen Kelvin te temperatures

King James Bible

Pompen Pneumatike

Heliken

Marinen ushtarake amerikane ( themeluar nga John Paul Johnes)

Banken e Anglise

Termusin

dhe sigurisht ... uiskin.
 

Race e prape, shume race e prape paskan qene. tamam rednek.

 

epo dhe fiset e afrikes qe jetuan ne angline  i kane nxjerre ca njerez te shquar jo me keta qe e kishin angline ne prag te deres.redneket e alabames mississippit arkansas virginias pasardhes te tyre jane dhe jane ca rob qe i bejne ata halaupet tane te duken si engjej para tyre.

do ta kete fajin amerika pastaj. se ketu nuk degjohen per keq. perkundrazi.  Skocezet me te cilet me ka rene rasti te punoj, kane qene njerez shume te civilizuar, inteligjente, dhe me zemer floriri.

Megjithese te jap te drejte po te kem parasysh disa zona te Glasgow dhe sidomos The Glasgow Kiss.

Kurse sa per afrikanet qe kane shpikur iPhone-6, kete e kisha harruar. smiley

p.s. ato dy listat me lart, jane me shkurtime...

Kurse sa per afrikanet qe kane shpikur iPhone-6, kete e kisha harruar.

Ndoshta nuk kane bere iPhone-6 por kane bere obamen senior te jatin e presidentit te sotem i cili shkoi ne harvard me arsimin e marre ne shkollat e hapura nga englezet ne kenia.

po rri o alba tani, se nuk krahasohen skocezet me afrikanet  dhe as me bicim malokesh. redneket mbase. po qe amerika mund t'u kete bere dem disave kur shkuan atje, eshte pune tjeter. duke qene se vinin nga nje vend ku pothuajse gjithe vitin eshte me re dhe me shi, do t'u kete bere reaksion dielli i South. smiley .

p.s. per ndikimin e edukimit anglez, mbase ke te drejte.

ndoshta po genet skoceze iu duken 1 km larg burrat 40 vjec duken si 60 grate pas te 30 fishken sikur kane punuar ne kooperativesmiley

Albe ke qene ndonjeher ne Skoci ti? shko dil nje xhiro dhe pastaj hajde dhe diskutojme serisht pa leri redneket e Alabames dhe midwestit se shumice e tyre kane origjine irlandeze dhe skandinave.

Para shume vitesh, nje koke e madhe albaneze pat parashikuar qe Skocia do gjente belane, se nuk i kishte dhene shume rendesi ... fizikes!!!  Ata qe e degjuan u cuditen, po me Skocine c'paty ky. Do ti qe i doli, besoj per kete ndarjen do ta kete pas llafin. smiley

Problemi i Albanise eshte se eshte plot me albaneze!

                                                                                (qe i mbajne skocezet per maloke)

 

Nje falenderim per perkthyesen/in pasi eshte i nje niveli shume te mire.

Do te fitoje JO-ja.

kot e vrisni mendjen.

Edhe ne Quebec fitoi JO- ja ne dy referendume qe kane bere ata.

PO- ja ne Skoci vetem nje dite ka dale 1 pike para. Nderkohe qe JO- ja eshte diku tek 52-53%.

Ketu do te jemi te henen dhe do te me jepni te drejte.

do thoni ju,pse shqipot jane kundra pavaresise se skocise?   po sepse kjo bie ndesh me formimin  multikulturtalist internacionalist te tyre..  nderkohe vetem kete 20 vjecar kemi nje sere shkaterrimesh te shteteve shumekombeshe,duke filluar me bs-ne e jugosllavine e cekosllavakine,e duke vazhduar te ukraina e britania.  ne radhe jane maqedonia,belgjika , spanja bosnja

c'ne ky vrap ndaj shtetit kombetar,nderkohe qe ''lubonjat'' tane u lodhen duke luftuar shtetin kombetar!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).