Mbyllja dhe pezullimi i 38 institucioneve të arsimit të lartë, nga të cilët 18 universitete private, ndoshta u duartrokit nga të gjithë, madje edhe nga vetë studentët që mësonin në to, por vakumi që la pas nuk kishte si të shmangte shumë peripeci që po kalojnë këta të rinj sot, në përballje me rregullat e rregulloret që do t’u japin shansin të rinisin studimet diku tjetër. Që nga përplasja me zyrat e sekretaritë e universiteteve që lanë pas, te qorrsokaku i deshifrimit të numrave të matrikulimit që janë bërë lëmsh, tkurrja e krediteve e ndoshta inferioriteti përballë bashkëmoshatarëve që nuk u prekën nga kjo reformë...
 

Në një tjetër situatë, sikur publiku t’u kishte hapur dyert kështu papritur, kush do ishte si ata…! Por sot, mijëra studentët, dikur pjesë e auditorëve të censuruar të 38 institucioneve të arsimit të lartë që u mbyllën, kanë mbetur si peshku pa ujë, në përpjekjen për të kuptuar se çdo të bëhet me fatin e studimeve të tyre të nisura e të pa bitisura. Sigurisht, u është premtuar se asnjë prej tyre nuk do të mbetet në rrugë, se komisionet e ngritura posaçërisht për t’i sistemuar do të kujdesen për çdo detaj, por deri sa kjo amulli ligjshmërish të vihet në brazdë, e kanë të vështirë të besojnë se çdo gjë do të shkojë si duhet. Por pasiguria, është vetëm një nga shqetësimet, fundja kjo mbetet për t'u parë. Deri në një tjetër pikënisje, është një kalvar i tërë peripecish që po i shoqëron nga dita në ditë. Që nga përplasja me zyrat e sekretaritë e universiteteve që lanë pas, e deri te qorrsokaku i deshifrimit të numrave të matrikullimit që janë bërë lëmsh. Që nga marrja e dokumentacioneve të privuara edhe në këmbim të pagesave të ndaluara me ligj, e deri te katandisja e krediteve si kokoshi një thelë. Që nga inferioriteti që ndjejnë se do t’i shoqërojë atje ku mund të katapultohen e deri te llogaritë që duhet të bëjnë nëse lapsi u bie të vijojnë studimet në një tjetër qytet. Shtuar këtu pastaj edhe koston jo të vogël financiare të gjithë kësaj. 

 

Matrikullat e munguara

Ankesat kryesore të studentëve kanë të bëjnë me mungesën e numrit të matrikullimit që duhet të ketë çdo student. Mungesa e këtij numri u ka sjellë studentëve probleme, pasi dosjet e tyre konsiderohen të pasakta në mungesë të këtij numri personal, i cili është një ndër elementet që duhet të ketë dokumenti i çregjistrimit. Ky numër personal i çdo studenti, jepet nga AKP, por universitetet duke qenë se kanë bërë regjistrimin në çdo periudhë të vitit akademik, një pjesë të studentëve nuk i kanë me numra matrikullimi, pasi regjistrimi dhe pajisja me këtë numër bëhet në afate të përcaktuara, me udhëzim të posaçëm nga Ministria e Arsimit

 

Ka që zgjedhin të përpiqen...

Skepticizmi i shoqëron të gjithë, por jo të gjithë zgjedhin të tulaten. “Isha pak më parë edhe në ambasadën tonë të Kosovës këtu... bëra një ankesë a kërkesë, ta marrin si të duan... fundja ata mund të bëjnë diçka për ne. Kemi mbetur si në buzë të humnerës...”, shprehet pa e fshehur indinjatën Driton Imeri, 22 vjeçari nga Gjakova që sapo ka mbaruar studimet e vitit të tretë për Mjekësi në një nga universitetet më të lakuara për problematikat që e çuan drejt mbylljes. Ndërsa drejtuesit e tij thuhet se paskan shkuar deri në Strasburg për “padrejtësinë” që iu bëri shteti, mijëra studentët, që duhet thënë se në pjesën dërrmuese janë të pakënaqur prej aty, po enden dyerve të godinës ish-universitet dhe zyrave të ministrisë. “Kemi shkuar aty pothuaj çdo ditë. Nuk është se kanë nxjerrë ndonjë gjë të re. Na kanë thënë se gjithçka do të marri rrugë pas datës 20 të shtatorit, kur dosjet tona të jenë shqyrtuar. Të paktën kjo është diçka, se deri para pak ditësh nuk bëhej fjalë, pasi universiteti ku ishim nuk pranoi të na kthente dokumentacionin. Pasi u kërcënua me urdhër të prerë, mësuam se i kishin hedhur dokumentet tona si me qenë plehra në një kamion dhe i kishin çuar në ministri”, tregon ai. Por dosjet kanë përfunduar në zyrat e kësaj të fundit me shumë parregullsi, siç u është bërë me dije, dhe kjo ka gjasë të rrezikojë afatet që sa vijnë e ngushtohen. “Nëse do kemi fat që dosjet tona të dalin “të sistemuara” nga ministria, duhet të shkojmë t’i tërheqim personalisht dhe t’i dorëzojmë aty ku kërkojmë të transferojmë studimet, që në rastin tim nuk kam shumë mundësi zgjedhje..., madje kam vetëm një zgjedhje, universitetin publik, sepse i vetmi i privat i mbetur në këmbë që ofron degën e mjekësisë, kushton 6000 euro viti e për mua është e papërballueshme. Kam shkuar disa herë edhe tek Fakulteti i Mjekësisë. Sipas njoftimeve, pas dorëzimit tonë, një komision prej 5 vetësh do të shqyrtojë dosjet, të cilat përsëri do t’i dërgohen ministrisë e kjo e fundit pastaj do t’i rishqyrtojë për t’i shpërndarë më pas nëpër dekanatet. Vetëm kur mendoj këtë itinerar më pushton mjegulla.”. Iu bënë dy javë në këtë mjegull Dritonit. Duhet të mendoj sakaq edhe për shtëpinë me qira që duhet të zërë apo jo, edhe për shpenzimet ekstra që do t’i duhet të bëjë. “Nuk është se Kosova është më mirë. Një mal me burokraci e korrupsion trazuar lash pas edhe atje. Fitova mjekësinë në universitetin shtetëror, isha mbi vijën fundore të kuotave fituese, por një kuletë e madhe fiton e para dhe hop, më spostuan. Kalova ditë të vështira pesimizmi, deri sa dëgjova për këtë universitetin këtu dhe sakaq u gjenda në Tiranë, gati për të nisur ëndrrën time, edhe pse në Kosovë askush s’ta njeh për të tillë”, thekson i revoltuar. Në Kosovë, universitetet private të Shqipërisë i quajnë piramida dhe prej gjashtë vitesh tashmë ekziston një protestë e ngritur që kërkon të kundërtën, pasi të rinjtë që vijnë këndej për studime nuk janë të pakët. Por ata vazhdojnë të konsiderojnë serioz vetëm publikun, të paktën për mjekësinë kjo është laksative. Dhe Dritoni e dinte dhe e di fort mirë këtë. Ndaj dhe në fund të bisedës mbetet shpresëmirë. “Fundja ne nuk jemi shumë... dhe nuk jemi studentë të këqij, mund të vihemi në provë për këtë. Shtetërorit do i mjaftonte të hapte qameti edhe dy grupe për të na sistemuar, pastaj secili të tregojë veten”. E vetmja gjë që e trishton është keqardhja për prindërit që duket se kanë sakrifikuar të ardhurat e vetme për studimet e tij. “Deri tani më kanë shkuar rreth 20 mijë euro shpenzimet, shpresoj që mundi i tyre dhe i imi të shpërblehet”. 

 

Të tjerë që ndoshta dorëhiqen...

“U habitëm vërtet shumë, askush s’e priste... Aty ku studioja unë dukej sikur çdo gjë shkonte siç duhej dhe ndryshe nga shokët e mi që vazhdonin të njëjtën degë diku tjetër, unë isha shumë i kënaqur. Madje madje ndaj ndërrova edhe universitetin pas vitit të parë”, tregon Almario Meci, 26 vjeç, student në vitin e tretë për farmaci, në një universitet që ndodhet në rrugën e Elbasanit. “Më është dashur të punoj çdo ditë pasditeve në një call center për të përballuar shpenzimet. Nuk e kam pasur aspak të thjeshtë, por për këtë nuk isha përgatitur. Tani mbetet të presim. Dosjet tona kanë shkuar në Ministri të Arsimit për shqyrtim e prej andej duhet t’i tërheqim pas datës 20 të shtatorit për të vendosur se ku do të transferohemi. Por mundësitë e degës sime nuk janë shumë. Te Z.K.M. pagesat janë mjaft të larta krahasuar me aty ku isha, unë vetë nuk mund ta përballoj, ndërsa në shtet e kam të qartë se s’mund të barazvlerësohem me të tjerët..., edhe pse programet me sa di nuk është se ndryshonin shumë”. Të bëhet ç’të bëhet... Ndoshta vitin tjetër...”, e mbyll ai disi shpresëfikur, pa e ditur se vitin tjetër ministria e Arsimit nuk do t’ua japi më këtë shans studentëve që zbrazën universitetet e penalizuara. 

 

Çudirat e mynxyrat që mbyllën dyert

Sado që, universiteteve ku kanë studiuar, sot ju është hequr licenca, studentët sërish ngurrojnë të flasin. Së paku, jo me emër. Vazhdojnë të kenë frikë nga gjithfarë monstruozitetesh që u kanë zënë sytë nëpër korridoret e shkollave. Qoftë edhe në klasë, ku truprojat kishin akses të ndërhynin edhe nëse u kishte mbaruar qesja e farave. Nga jashtë, të gjitha këto mund të duken qesharake e të pabesueshme por rrëfimet e studentëve që për një arsye apo një tjetër kanë studiuar aty, e bëjnë të gjithën një realitet të keq brenda mureve të së cilit, deri sot, përveç atyre që paguanin, nuk kishte hyrë njeri. Deri më parë, ndoshta të gjitha kishin qarkulluar si batuta nën zë, deri sa zërat e u bashkuan e përvojat ishin kudo të ngjashme. Nëse këta studentë do të ishin të sigurt për veten e tyre, do të kishin folur mbase më parë, por nuk janë. Nuk kanë qenë as ato 3 apo më shumë vite kur kanë mësuar në një nga universitetet më famëkeqe që sapo u mbyllën, dhe që jo rrallë kanë parë veten apo shokun të rrihet nga truprojat e pronarit. Urdhrat e këtij të fundit, këtë gjë, mund ta bëjnë ende. Ndoshta mund të ketë ndërprerë prodhimin e rakisë në korridoret e shkollës apo të prodhimit të bioenergjisë (prodhim energjie nga bajgat e lopëve), por siç duket nga studentët e frikësuar, dhunën jo. Të gjitha këto janë zyrtarizuar disa herë për shkak të denoncimeve që janë bërë në polici për ushtrim dhune ndaj studentëve dhe pedagogëve.

 

Studentët tregojnë vetë…

M. D. u regjistrua tek ky i ashtuquajturi universitet me një bursë me klering. Nga një mesazh që i erdhi në celular nga një e njohura e saj që punonte tek zyrat e marketingut aty, ajo mësoi se me një thes patate që kushtonte diku tek 30 mijë lekë të vjetra mund të përfitonte bursë tre vjeçare studimi. Do paguante vetëm leksionet e fotokopjuara (se libra nuk ka) 150 euro dhe disa dosje që jepeshin me detyrim për çdo provim, në total, 50 euro në vit. E varfër siç ishte, nga një fshat i Durrësit iu duk punë me leverdi se babai s’kishte para ta çonte në ndonjë shkollë tjetër, kështu iu mbush mendja. Po ajo që s’dinte ishte se kur hyri në këtë shkollë pagesat ekstra filluan të dalin një pas një. Nëse bëje 3 mungesa në seminare nuk futeshe në provim, duhej të paguaje 20 euro shtesë. Nëse ngelje në provim herë e dytë paguajë 50 euro. E ngelën tre herë në provim që vitin e parë. Ah! Kjo është mënyra për të të marrë paratë…. Ndërsa në biseda me shokët e klasës mësoi se kushërira që i kishte dhënë bursën e patateve kishte përfituar 100 euro bonus. Çdo njeri që çonte dikë tjetër ta regjistronte merrte 100 euro bonus. “Bravo asaj…po unë?” “Siç erdhën punët, shkolla u mbyll, nuk e di çdo bëj?”- tregon M. 

A. H. duket nga ata djemtë tipik që e duan shkollën. “Nuk do të shkoja kurrë tek ajo shkollë që turp që ka emrin shkollë, po ç’të bëja punë lekësh. Kam dy motra që janë në shkollë, mami e babi pa punë”. Mësimdhënia? Mësuesit ishin shumë të mirë, të sjellshëm dhe të angazhuar për të dhënë mësim çdo orë, por mos guxoje t’i flisje ndonjë mësuesi jashtë derës së klasës, ose ta përshëndesje kur është në kafen e shkollës, nuk lejohej. Ata merrnin gjobë nëse bisedonin me studentët jashtë klasës…dhe e di kush ishte më e bukura, në fakt është për të qeshur…ne, studentët pinim kafe në gjysmën e lokalit të shkollës, në gjysmën tjetër pinin kafe pedagogët. Ishte e ndaluar që ne të uleshim në karriget matanë ose ata tek pjesa jonë. Ndarje klasash. Më tej... ndodhte për shembull që në mes të orës së mësimit vinte ndonjëri nga truprojat; hynte pa teklif në klasë dhe niste e na numëronte ne si të ishim dele dhe pastaj i merrte listën e mungesave që kishte pedagogu për të kontrolluar nëse janë në klasë të gjithë ata që kishte shënuar ai. Për ta vërtetuar këtë, me arrogancë, truproja na thërriste me emër një nga një. Kjo ishte e përditshme në çdo orë mësimi.” 

29 Komente

Berisha s'mund te rrinte dhe tete vjet te tjera pa nje piramide. Ai njeri meriton burgun, qofte dhe si ky ketu. 

 Problem inteligjence, problem me punen ,leket ect..

Tregu i punes,tregu i universiteteve eshte treg partish !!  -thote nje i moshuar . Ja pra ky eshte problemi. Politika ekonomike personale biznesi te partive kryesore ne `Universitete` qe mbine si kerpudha mbas shiut, me te vetmin qellim, tu marrim leket studenteve dhe ti nxjerri ata kunguj

Mam-murras

http://www.youtube.com/watch?v=SGJkdyhprO0

Krytari i shoqates Shqiperia e re  smiley pa pike inteligjence 

Niveli i shkollave i universiteteve eshte shume i ulet! 

 

Hahaha! Paguan shkollen me nji thes patatesh...o qirje, thuj qe kto jane normale dhe ndodhin ne cdo vend evropian!

Shkolla plere, plere  ne Shqiperi.

te vjen keq, por dhe s'mund te kete zgjidhje per ta pervec ta fillojne nga e para.

Ishte koha qe te mbylleshin ato kioska te felliqura. Dihej fati i piramidave, edhe vete studentet e dinin kete.Uroj qe qeveria te stimuloje shkollat profesionale se ato i duhen patjeter Shqiperise ne kete moment. Eshte nje nga vendet me nivelin me te ulet te krahut te punes se kualifikuar ne Evrope. Mjaf se u bene te gjithe avokate,juriste,doktore nderkohe qe vijne kompanite e huaja dhe kerkojne me qiri nje elektricist apo hidraulik te kualifikuar

E tmerrshme ku i katandisem edhe femijet tane - !!

Gjithe ato te rinj te bukur te zgjuar t'i lesh ne meshir ete fatit e t'i hedhesh si lexka rrugeve ....ca mund te presim ne PERSE NUK BEHET SHQIPERIA?

pyete veten o qeverri

pse ca do bote qeveria....do i transferonte ne universitetin shteteror? tu quante dhe vitet?

shqiperia s'behet me studentat e kristalit...le ta fshijne thumen me diplomen nga kristali

 

ne fakt jam shprehur gabim ne kohen e tashme, kur them qeverrrrri kam parasysh qe ju smiley kini parasysh qeverrrrrrrrrine e demokracise qe na solli produkte te tilla kristalesh dhe na i la keta te rinj ne mes te rruges

ps. kur ulerinim neve  - mos u regjistroni ne universitete private se jo neper bote qe nuk do keni credits po as ne Shqiperi jo- qeshnin ........tani le te kruhen megjithe qeverrrrrrri

Keta studentet nuk duhet te merziten e humbin shpresen. Me diplloma te ketyre universiteteve prestixhize robt jane bere deputete e ministra.  

ketu qendron segreti i refomes ne arsim tani qe i kemi kuadrot dhe politikanet te arsimuar dhe me diploma nuk duhen me universitete... njerezit mund te studiojne direkt nga seancat e parlamentit dhe perfomanca e rilindasve qeveritare

... sidomos tani qe thone  qe do u japin iPad-e ne parlament. Do kene mundesi te studiojne online pa qene nevoja te shnderrohen ne Kristale dhe UFO.

edhe rilindasit nuk po ja dalin ka te drejte idrizi qe te gjitha shpresat i ka ke ringjallja e Enverit

Enveit i duhet me i ngrit nje permendore  smiley per shtetin qe krijoi,, te raste mren i kishte fut friken  ketij mileti hajdut, drogaxhi dhe vrases!

edhe ti ben pjese ne grupin "Enveri do te rroje gjithmone ne zemra tona" ?!

ti do te dish cfare grupi bej pjese une apo do te dish cfare shteti ndertoi Enveri?

une desha te dija çfare grupi ben pjese ti se sa per shkerdhatacionin shtet qe beri Enveri ska nevoje te me tregosh ti se e di shume mire

 ti sdi gjo fare ja ta thom un! mos e vrit mendjen!smiley

Te pakten nuk ben pjese ne Grup me te semure psikike ( si Diagnoza me e keqe e atij shteti per mohimin e lirive te Individit smiley  qe ti Turtulleshe Gezohesh dhe ndiehesh mire si Grupi Dosiereve aq sa dhe bishtin e tund tere kenaqesi qe e gjete me se fundi nje Faqe smiley

Shiko se ka hap Peter ter ter teri nje parti qe i thote PD-hi ne Milano dhe capu antaresohu si antikomuniste e oreve ...E kujt ore je mi dreq se dhe e fsheh tie ..smiley

me keq se ne 1997!

lol, ti je me te meta mendore.

jane rit zogjte emafies , vetem ne kolumbi shikon kshu rastesh

Mbase ke te drejte, se atje ku ke shkuar te lypesh pune ose asistence sociale ti shikon vetem pedofila.

e sa gjynof aq di aq thua!smiley ke maru dhe universitet zotrote ,nuk ka me brez te dhim se ty, ne shqiperi  qe ke kaq mend!

Pavarsisht problemeve qe kishin shkollat e larta, mendoj se numri i shkollave te larta qe u mbyllen nga qeveria, ishte shum i larte. Mundej te kufizohej ky numer dhe shkollave te tjera tu jepej paralajmerim. Mbyllja ishte shum dragoniane. Te mbylleshin 1 e 3 e atyre qe u mbyllen, 1 e 3 tu jepej gjobe dhe 1 e 3 tu jepej paralajmerim. Dhe keshtu permisohej puna dhe nuk dilnin kaq shum studente rrugeve.

Sh I bute je Pjero. Nuk je leader material. 

Keto 1 e 3 do caktoheshin me short?

`Nëse bëje 3 mungesa në seminare nuk futeshe në provim, duhej të paguaje 20 euro shtesë.` - Vetem kjo fjali mjafton qe te kuptosh si mentalitetin e studentit, si te cilesise se edukimit qe ofrohet nga institucioni.

Gabim qe jane mbyllur keto universitete, ne fakt duheshin mbyllur te gjithe, perfshire dhe universitetet publike. Buxheti per arsimin te jepej ne forme bursash per jashte per aq studente sa do mjaftonte bazuar ne konkurse, jo ne mesataren e shkolles se mesme. Ata qe do merrnin bursat te nenshkruanin nje kontrate qe te ktheheshin ne Shqiperi per te pakten 5-6 vjet. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).