Besar Likmeta raporton në Balkan Insight mbi deshifrimin e tabletave të dyllit të zbuluara në Durrës në vitin 1979 nga arkeologu Fatos Tartari. Gjatë restaurimit së fundmi në Gjermani, u zbulua se tabletat nuk janë të drunjta por të fildishta. Sipas arkeologut Eduard Shehi, tabletat e dyllit janë të shekullit të dytë pas erës sonë dhe i përkisnin një gruaje aristokrate. Në varr u gjendën sende të saj, ndërsa tabletat janë dokumentime borxhesh të dhëna në shuma kolosale për kohën, duke ilustruar sesi gratë në Iliri mund të zotëronin status dhe pushtet ekonomik.

28 Komente

Shume interesante! Pse e kemi humbur emancipimin e gruas tani? 

 

feja

Lajmi eshte interesant, megjithse per statusin e gruas ilire, flet vete mbreteresha Teuta e Durrsit, para shum shekujve. 

Mbretereshat jane tjeter pune, sepse jane per te mbajtur pushtetin bernda familjes e bejne perjashtime dhe ne koherat me patriarkale. 

Shume interesant vertete Pjero. Ka ndonje gje tek VQ-ja per kete?

Lexoje rolandb, pse nuk e lexon .

eh, nuk kam kohe per budallalleqe o pjero. jeta rrjedh shume shpejt ketu ne londer.

Ne Belgjike koha punon per Pjetrin dhe jeta rjedh e qete si pensionistet  smiley 

mind you, i thought indeed pjer was a pensioner until I saw him on video. smiley

 

rolandb, po si mund te nxjerresh konkluzion per nje gje, pa e pare, pa e lexuar, apo udhehiqesh me çfar te thone te tjeret. 

Teuta ishte mbretereshe e Ilirise me qender ne Kotorr. 

"ndërsa tabletat janë dokumentime borxhesh të dhëna në shuma kolosale për kohën" - ne cfare gjuhe? greqisht, latinisht, ilirisht, apo jane dokumentime vetem me numra....

dmth Ilirijana bente ligjin ? Ishte e para e shtepise? PO cne atehere ne shqipot e sotem e kemi preardhjen nga Iliret? Ata nuk paskan qene barbare, perkundrazi , ndersa ne mesiguri duhet te jemi te ardhur qe i kemi zhdukur Iliret.

Interesante vertet. Sa per poziten e gruas ne Iliri dhe poziten e saj sot, nuk mund te behet nje krahasim i tille. Thjesht sepse jane epoka te ndryshme... 

Arabet shpiken algjebren, Babilonia ishte qendra e dijes boterore, qytetrimi Egjyptian, Kinez, Grek, Romak dhe Ilir kane lene gjurme ne kulturen boterore. Kur ne Apoloni, Akropol dhe Coloseum luhej teater dhe pihej vere, Europa e sotme ishte thjesht barbare. Ndersa sot rolet jane permbysur. Duhet nje analize e gjate per te shpjeguar keto fenomene.

Nuk kane nevoje per analize te gjate kjo pune Edo, e kam shpjeguar une me ca rreshta tek VQ, nuk e mbaj mend se ne ç'faqe e ke. Taksirati ta lexosh te gjithe qe ta gjesh. 

Po se kam VQ-ne o Pjer, dhe skam ku ta gjej. Ka vetem nje mundesi, te ma dergosh ti dhurate ne forme pdf ose word dhe e lexoj ne lap top. Vertet do te isha mirenjohes!

Ta jap une librin Ed, eshte i rri fringo i pa shfletuar. Kam pasur frike ta lexoj se nuk kam dashur te demtoj shendetin. Vuaj nga tensioni i larte i gjakut dhe mundohem te evitoj sa me shume merzitjet apo acarrimet e menjehershme.

Kuazo, ha hudhra per uljen e tensionit, ose pi nje gote me uje me limon. 

Ah, sa do fikja kompjutrin se dhe filmi maroi smiley Edo kur shkon ne Shqiperi a ne Kosove. Sa vite ke pa shkuar. 

nuk e pi veren Edi, Pjero, mos u lodh kot.

Pjero, mos u lodh kot, nuk shkoj hic. Mos te dhimbset o burr, ma nis me word. Skam ndermend te te them me shume, se jena ne nje kafe ku te gjithe i kan bo veshet big... mos pyet pse, po ma nis librin

Po emer mo, kishte kjo zonja? 

sheqere.
 

Luj venit!

s'e zej bese! 

Kushedi sa tableta dylli ka fundos kryebashkiaku i Durresit Dako me ato betonieret e tij.

Si gjithmone, profesionalizmi zerro. Po nese e ke deshifrru na trego per deshifrimin mer derr. Na trego se ne c'gjuhe ish shkruar. Mos tirr lesh emancipimi 2k vjet te stazhonum. Mbase nuk ka dit me bo pytjet e duhura gazetari; mbase nuk ka dit me mbajt shenim pergjigjet. Mbase ja kepus une fendes..

Lexon titujt, pershkrimet dhe turresh gjith gaz...

Në gjuhë latine patjetër. Bëhet fjalë për shekullin II pas Krishtit, atekohë kishte perënduar me kohë ilirishtja në Durrës, nëse është folur ndonjëherë më parë për ndonjë periudhë të shkurtër kohore.

Pastaj po të ishte në ilirisht, ky do ishte lajmi i parë që do thonin, e madje do kërkonin edhe kush e di sa vjet e sa studiuesë për ta deshifruar.  

me siguri do kene punuar ne dogana, policine tatimore kane qene agjente prokurimesh apo gjykatese.smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).