Kontrollit të policisë nuk i kanë shpëtuar as zv.Kryeministri Niko Peleshi, ish-Ministri i Financave, Ridvan Bode, e zyrtarë të tjerë.

U desh vizita e Papa Françeskut në Tiranë që qytetarët të shikonin për herë të parë zbatimin e shprehjes së famshme “Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”. Dhe kur vjen puna te siguria e një aktiviteti me të tilla përmasa, kontrollet e policisë nuk kursejnë as zyrtarë e qeveritarë. Të paktën 2500 efektivë të Policisë së Shtetit blinduan kryeqytetin gjatë 11 orëve të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, duke krijuar disa kordonë sigurie përreth Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe përgjatë itinerarit që do të ndiqte eskorta e Papa Françeskut. Mes masave të sigurisë ishin edhe të paktën 27 pika kontrolli të vendosura në zona të ndryshme të bulevardit, ku kaluan të gjithë qytetarët që ndoqën në sheshin “Nënë Tereza” meshën e Papës.

Kontrollit të policisë nuk i shpëtuan as ministra e ish-ministra, të cilët iu nënshtruan kontrollit me dedektor dhe atij fizik. Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode dhe zv.kryeministri aktual, Niko Peleshi, nuk janë lejuar të kalojnë në pikën e kontrollit pa iu nënshtruar më parë procedurës standarde nga policët e vendosur aty. Bode dhe Peleshi janë fiksuar nga kamerat teksa i nënshtroheshin kontrollit me dedektor në një prej pikave të vendosura pranë sheshit “Nënë Tereza”, aty ku Papa mbajti meshën për të pranishmit. Bashkë me zyrtarët e lartë të vendit, në proces kontrolli kanë kaluar rreth 200 mijë persona që kanë ndjekur në shesh fjalën e Papës.

Policia nuk raportoi asnjë incident gjatë aktivitetit në shesh, por mësohet se 12 persona nuk kanë respektuar procedurën e kontrollit duke përfunduar si të shoqëruar në komisariat. I gjithë aktiviteti është mbikëqyrur nga ajri me helikopter, të cilët patrullonin vazhdimisht, ndërsa në tarracat e institucioneve të vendosura përgjatë bulevardit ndodheshin snajpera të RENEAS-s dhe Gardës së Republikës. Të pranishëm në shesh dhe pranë vendit ku do të zhvillohej aktiviteti kanë qenë edhe drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në përfundim të vizitës së Papës në Tiranë, Ministria e Brendshme falenderoi qytetarët për bashkëpunimin në mbarëvajtjen e aktivitetit. “Ministria e Punёve tё Brendshme shpreh mirёnjohjen dhe falënderimet pёr tё gjithё qytetarёt, pёr bashkëpunimin me forcat e policisё dhe strukturat e tjera tё sigurisё, duke u bёrё pjesё e rёndёsishme e angazhimit madhor pёr tё garantuar mbarëvajtjen e plotë të vizitёs historike tё Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut nё Shqipёri”, thuhet në një deklaratë për mediat të Ministrisë së Brendshme.

8 Komente

“Ministria e Punёve tё Brendshme shpreh mirёnjohjen dhe falënderimet pёr tё gjithё qytetarёt, pёr bashkëpunimin me forcat e policisё dhe strukturat e tjera tё sigurisё, duke u bёrё pjesё e rёndёsishme e angazhimit madhor pёr tё garantuar mbarëvajtjen e plotë të vizitёs historike tё Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut nё Shqipёri”,

Ditën e vizitës së Papës vidhet Ipeshkvia e Lezhes

Duke parë që vëmendja e policisë  më 21 shtator ishte përqendruar tek vizita e Papës dhe priftërinjtë ndodheshin po në Tiranë, hajdutët kanë përfituar nga rasti smiley duke hyrë nga pjesa e pasme për të realizuar vjedhjen dhe më pas janë larguar.

  Në njoftimin e policisë thuhet se janë vjedhur 1 aparaturë Samsung; 1 unazë ipeshkvore; 1 aparat celular; 500 euro, 1 kompjuter laptop “Apple”; 2 unaza floriri; 1 aparat celular dhe 50 000 lekë.   Ndërkohë forcat policore po vazhdojnë hetimet për identifikimin e autorëve që kanë ikur ne drejtim te pa njohur.smiley

Ndërkohë forcat policore po vazhdojnë hetimet për identifikimin e autorëve që kanë ikur ne drejtim te pa njohur

Sa te poshter keta hajdutet qe nuk lene adresesmiley

I nderuar Idriz, meqe edhe ti ishe i preokupuar per harxhimet e batalionit te Diko Zeqos per ruajtjen e Papes, plus je dhe revolucionar anti autoritar.

Ne Versaje, blloku i udheheqsave te Burboneve, populli i thjeshte hynte pa kontroll, deri edhe ne te famshmen Sallon i Pasqyrave, qe e ndante nje mur dhe nje dere me apartamentin e mbretit.

Mbretin e ruanin gjithsej 24 vete, ndersa kur bridhte ne kopshtet e Versajes e shoqeronin 4 gardiste. Pyll dynjaja, pa mur rrethues, mbas çdo ferre mund te ishte Xhevdet Mustafa.

Keshtu mos pirdhni shume pa i ditur mire se si kane shkuar gjerat ne histori, batalioni i Diko Zeqos eshte produkt i revolucionit anti blokmen.

Rreziku vetem eshte shtuar nga revolucini ne revolucion, gaz drrase me revolucionin e fundit demokratiko-borgjez te 89-tes.

 

Do kete pas nai sinjalizim per persona te rrezikshem nga zona e Korces prandaj kane kontrollu Boden dhe Peleshin. Mua personalisht nuk me kontrolloi njeri dhe njoh shume vete qe nuk jane kontrollu. Per te mos thene qe mbasdite ne mes te bulevardit te ura kalonte per qejf nje karroce nga ato qe mbledhin shishet, e stermbushur me qese. Kjo u ndal vetem 20 metra larg vendit ku kaloi Papa. Po te doni i ka bere edhe foto. Ia sinjalizova edhe nje polici duke i thene se ishte shume e rrezikshme te lije ate "mal" me qese aq afer nje kthese (Papa erdhi nga Katedralja dhe u kthye per ne bulevard), por as qe e rrujti. Kishte hall se mos ndonje flamur i vogel qe mbanin kalamajte kalonte pertej barrieres. Kane rilind barkderrat qafshaperzotin.

Kjo tregon qarte se nuk ka pas asnje rrezik per Papen ketu. 

Po polici Lizandër, e di që ai mezi i ka mbledh ato shishe e kanaçe, e as që i bie ndër mend me ja hedh Papës. smiley Kurse fëmijët, dihet, janë shejtan.

Lart mbledjhësit e kanaçeve, poshtë fëmijët!

O "delenxhi muzikor" me ke keqkuptu. Nuk kisha hall se i gju kanace-mbledhesi makines se Papes me kanace apo shishe plastike. Halli im ishte se mos ne pirgun e qeseve (rreth 7-8 m3) mund te fshihej gjithcka (largqofte bombe psh) dhe policet nuk kishin kontrollu gje.

Do ishte mire qe kontrrollet ndaj zyrtarve te larte, te ishin vazhdimisht.

Edhe Dalina Ficon e kishin kontrollu .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).