Jam këtu për të garantuar që Qeveria shqiptare të jetë bashkëkontribuese në krijimin e këtij zinxhiri vlerash, në krijimin e kësaj pasurie të përbashkët. Do të krijojmë në këtë mënyrë një sistem të integruar zhvillimi infrastrukturor, i cili do të jetë komplementar në zhvillimin e patates. Patatja e Shishtavecit do të ketë emrin e saj. Do të jetë një patate, e cila do të ketë vlera unikale, të pakrasueshme me të gjitha patatet që janë në këtë vend. 

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti

77 Komente

Do të jetë një patate, e cila do të ketë vlera unikale, të pakrasueshme me të gjitha patatet që janë në këtë vend

smileysmiley

rrofsh admin 

Qe perkthehet Swedo, qe keto lloj patatesh do shiten shtrenjt, siç e duan tamam prodhuesit dhe tregtaret. Harrojne se kjo gje bie mbi konsumatorin e varfer shqiptar. 

smileysmiley x 2. patatja gjermane ne vend te II-te.

 keto lloj patatesh do shiten shtrenjt....Harrojne se kjo gje bie mbi konsumatorin e varfer shqiptar

Nuk e pashe ne aspektim mikro Pjero, po e shifja me shume nga ana a agro-perpunimit, nuk te lene peco-gorsot e Lays e patatinave te tjera te kesh varietetet e tua jo, te marrin shpirtin se duan monopol

smiley Belul ku je, Belul? smiley

swedo, shqetesimi i Pjerit eshte korrekt sepse ai gjykon si makroekonomist, qe dmth mendon edhe efektet dytesore e tretesore qe do krijoj patatja, tashme "brand" Shishtavec....
dhe kete e mendon per popullin e thjeshte qe do ta paguaj shtrenjte, kuptohet.. se po te ishte per Pjerin vete: sa kohe qe nuk ngrihet çmimi i qofteve, çi qi tëmën ketyre te tjerave!.smiley

ne analogji smiley me shprehjen shqiptare qe "e shet sa frengu pulen", ne France ka filluar te perhapet si epidemi shprehja "e shet sa kuksiani pataten".

Duke qene se gjysma e belgeve flasin frengjisht, kjo shprehje i ka kaluar dhe kufijte franko-belg, dhe duke qene se belget mbahen per konsumim dhe shitje te madh te patateve frite, Pjeri shqetesohet me te drejte per rritjen e cmimit te patates se Shishtavecit ne tregun boteror. Kjo tashti, me aq sa ma pret rradakja mua, se une nuk eshte se marr vesh shume nga makroekonomia, por perpiqem gjithmone te lexoj mes rrjeshtave te Pjerit.

gjithashtu besoj, qe ne keto efekte dytesore dhe tretesore makroekonomike te rritjes se cmimit te patates se Shishtavecit, duhet ti kete rrenjet edhe shprehja e shumeperdorur nga pecogroset e Burses se Frankfurtit: "e hongri edhe ky pataten" smiley kur duan te tregojne renien drastike te cmimit te aksioneve.

Cmimi i qofteve or Belul qe s'merr vesh fare, eshte funksion i cmimit te patateve smiley Nese porosit nje racion qofte me patate qe sot ben 150 lek, dmth 100 lek 4 qofte dhe 50 lek patatet. Qoftet i bie qe jane dyfishi i patateve. Nese patatet neser do behen 100 lek, automatikisht qoftet do behen 200 lek, se duhet te jene dyfishi, ne fund te fundit ti porosit qofte me patate dhe jo patate me qofte smiley

Te me pyesnit mua z.Pjer, zhvillimi i patates ne Shqiperi  eshte teme e mire per t'i bere nje riedicion librit tuaj. Nese keni shume per te thene, pse jo nje liber te dyte: VQ: Shishtavec! smiley Mbase, kjo do ju lejoje te krijoni nje seri te tere librash nen titullin madheshtor te VQ-se.

Ne mos gaboj Unjardin, per pataten duhet te kem folur edhe tek VQ, se nuk e mbaj mend mire, se kane kaluar vite, edhe se tani jam i zene me djathin dhe mishin smiley te cilat po i shijoj me nje gote vere te 2007. 

Pjero, kujdes kur flet per veren e vjeter me kete, se nuk eshte gjembi... jo, se gjembin edhe e genjen me ndonje vere koti.. apo e con edhe te mc.Donalds per darke, se nga amerika vjen, helbete smerr vesh nga gastronomia..smiley.
po zhardineja eshte nga Franca,kyltyra, Parisi merr vesht, sja hedh dot kollaj..smiley

Po ja, mishi djathi dhe vera e vjeteruar jane nje fillim i mire indulgjence ushqimore, Belul...smiley

te pelqen mishi e bulmeti, Zhardine?! pse kisha pershtypjen qe duhet te ishe vegjetariane, une..?smiley.
po me pijen si je..., mos me thuaj qe te pelqen rakia e mares...smiley

Pershtypje gjysme-e drejte. S'me pelqen fort mishi, as bulmeti por produktin e mire te pergatitur me dashuri dhe art, nuk e refuzoj... Kam besim te plote qe z.Pjer gatuan mire; madje edhe qofte; keshtuqe ne raste te tilla bej perjashtime...smiley

Rakija eshte nje nga ato pijet e rralla qe ngado te dale,e pi me qejf, te jete raki mare, manaferre, e re apo e vjeteruar, s'ka rendesi...smiley

Amon o Belul, Kaktusi bionde o. Normal qe e pi uthllen per vere dhe sa sapunin Duru per djath me ere.

smiley

Me pelqen sapuni i vendit, i Rrogozhines.

gjembi anon nga nacionalizma, Lizandro.. sapun Rrogozhine, konjak Skenderbeu,birre Tirane, patate Shishtaveci..smiley

Belul, ti cfare lloj patateje preferon? Besoj e ha me majoneze apo jo, se ashtu e kane zakon andej nga Vendet e Ulta.

Kaktuso keta kane fiksim midhjen. Midhje me patate osht gjella tradicionale ne Benelux.

patate hollandeze gjembi.  keta bile kane emeritmin e tyre per pataten: aardappel, qe perkthhet molle-toke.    friet me majoneze  eshte sport kombetar  ketu.. shiten ne cdo cep rrugesh ne  fishikore letre.smiley

 

Lizandro, edhe midhjet jane shume popullore ketu..  keto me shume pergatiten te zjera me perime e ereza.. kene nje shprehje per midhjet.:midhjet haen vetem ne muajt me  'R', pra nga Shtatori deri ne Prill.smiley

Belulo per ate pune qeshori ka r qe c'ke me te dhe koRRiku ka 2. Kshu qe maj e gusht te ngelen bosh.

Lizandro,  une i thashe shqip muajt, e mbase krijova konfuzion..smiley...  por thenia eshte hollandese qe do te thote  llogaritet sipas kalendartit hollandes, jo shqiptar.. pra Qershor- Korrik,  hollandisht: Juni- Juli.smiley

Dmth po s'pati "r" niks ju andej?smiley 

Nejse o Belul ti boj car te dush. Po deshe me nejte 4 muj pa midhje rri. Pune per ty. Po knej mos perhap teori ala Ilo Pinci se midhja eshte "mbreteresha e liqenit tone"

djema djema, hollandezet jane detare e peshkatare shume te zot... dhe kjo shprehja per muajt qe  kapen e haen midhjet, ska lindur ashtu kot, qe thoni ju..çoç dine..smiley 

une nuk e di ekzaktesisht pse-ne,  por mbase ka te beje me faktin qe ne keto muaj (periudha e veres dmth) midhjet shtohen, shumohen... nuk jane te medha sa duhet apo  nuk jane akoma aq  te shijshme si ato te Butrintit..smiley

Ah dmth ene Cania i Kocos kete teorine e vogelsise se midhjes ne vere paska ndjek. S'ka faj i biri qe thote qe do e kerkoje te drejten ne Strasburg. Ai qeka hollandisht-i pafajshem. Dhe sic thu ti belget e hollandezet coc dine per keto pune. (pysni Marc Dutroux po s'besute)

Ore smiley do me leni te pregatitem per Shqiperi, se ju e dini se sa here qe ka nje eveniment, pra qe pritet diçka, nisem me mision smiley

Do te benit mire te sillnit nje fragment ku e permendni pataten; keshtu sa per nje introduksion te librit. 

...pjesa eshte shkeputur nga: "monologu i patates".smiley

e tha mor e tha, po se degjoi njeri: "patatja eshte edhe buke edhe gjelle!!", kjo e Shishtavecit eshte edhe mish e antipasti gjithashtu!.smiley

Ptu maskara! Perhere do me jetu me shume se une! smiley

 

ajo eshte patate veriore bre lalke. ce ajo patatja pe korce eshte si kjo veriorja po edhe frut pas buke.

tani une ket pataten e Shishtavecit e perfytyroj keshtu mbas nderhyrjes qe do i beje ministria e bujqesise me fondet e Noc Rrokut: te pastruar nga dheu me nje ngjyre kafe e celur, me nje arome te lehte dheu por edhe bjeshke, e veshur me nje cipe te holle polietileni transparent, si dhe ngjitur nje etikete ku shkruhet "Shishtavec patato". Dhe mbas ketij transformimi komercial, kjo patate nuk do te shitet me cmimin per kilogram, por me cmimin per koker. 

Para ca ditesh kam qan ne nje mort ne nje fshat te Mirdites,ne nje zone shume malore.Nje dajle 8 vjec i mbaroi llogarite me kte bote pa i nisur ende,thjeshte per sherbim mjeksore...Nejse.

Te zotet e shtepise gati me dhune,pasi une s'pranoj kurre te haje buke morteje,me detyruan te futem te oda ne kulle, per te ngren buke. Patet e skuqura me bene jashtzakonisht pershtypje.E kisha harru ate lloj shijeje te patates me kohe me vaft.Vinte e embel e bute e shume,po shume e shijshme.Dikur,patatja vint e forte,te ngecte thika te  kur e grije,sot grihet njelloj si nje molle,prap si keto mollet e sotshme.

 

o bo bo,sa jasht tem qe qenkam,tash e lexova ca paska thene ministri!  smiley

tani qe e mori persiper ministri kete ceshtje: harroja shijen prap smiley

Ja keshtu rilindi dhe patatja.

a jo. kur te shkruhet ne tekstet shkollore:

"patatja mavi gjystoce ia kaloi ne vrap kertolles blu calamane me mbajt para ministrit referatin: hedhja ne ferr me shpejtesi fillestare te paperfillshme dhe ndikimi afatgjate ne tregjet ndergalaktike."

ather ndoshta fillon rilindja e patates.

E ke nigju ti 4-o ate "hedh nje budalla nje gure ne lume e myten 100 te mencem tu u mundu me e qit"

Nashi une nuk mund te them qe te gjithe ata qe u munune me e qit jane te mencem, por per propozuesin (Tahirin sipas burimeve qeveritare) them qe shprehja qendron plotesisht.

Ai i shkreti per mire e kishte. Se ja, i hum telefoni robit, s'ka problem. Mjafto me i bo i zile qeverise, e te thote, psh. shko se e ke harru ke dashnorja. smiley

Po pra biles thote "Ne per ju po munona"

Nuk e kane kopjuar ende ne ne shqiperi kete shprehjen.

Tamam tamam, bota eshte njicik mbrapa e nuk e ka kopju shprehjen albaneze, ku patatje nuk te ngec per qef te vet por ...

Me patate revolucionare behet Rilindje 10 euro me e forte, tha.

Kurse juve beni humor duke mos e kuptuar qe shtet-berja s'fillon nga lart (drejtesi e qeverisje) por nga poshte (patate dhe qofte).

 

Panariti kishte pire mesa duket. Nejse, mbase eshte thjesht pershtypje ime por me duket sikur lidereve te lindjes ju pelqen shume keto muhabetet ne detaje te patateve e gjera te ngjashme.
 

 

 

 

Duhen pyetur nese patatja e Shishtavecit ben dhe vodka te mire unikale.

Dobet Bayerni.

Te kishin ngrene lojtaret pak nga kjo patatja e Shishtavecit, do kishin qene me ne forme sonte...

Cdmth "unikale" ? smiley

Unike smiley 

A mos ka te beje me fjalen "uri" ne shqip, versioni "uni" (m'ka marr' uni' ) ? smiley

Unikale, universiale. Ne gjithe arat e botes po te germosh apo ti punoc nuk do gjesh patate si ato te Shishtavecit. Get it. ? smiley

Alright pra! Ti po thua si Ed Panariti se bo' mo' nona ! smiley

Shakate menjane; patatja e asaj zone duket e mire smiley , vetem se duhet plani kooperativist qe te kete rendiment. Pastaj nuk na tha ky i 'pushtetit' a do jene "bio" kto se mesa di une patatja e do plehun kimik ne rrenxe ? smiley

Kot per qejf te patateve .

Pataja e Shishtavecit nuk eshte e infektuar me buburecin e Kolorados . Por Shishtaveci pervec Patates ka pas dhe Kunguj me shumice per ata qe flasin sot smiley Po shume  nuk e dine se bubureci do Uje .kalon dhe Oqeanet ..Pellgace hesapi... pa uje !

Shishtaveci ka pase dhe ekipin Kampion te Skise ose skiatore cilesore... dhe faqekuqe !

Patatja e shishtavecit nuk ndikon ne cmimin e pergjitshem ne treg ne Shqiperi pasi ze nje pjese shume te vogel ne treg. Per shkak te kushteve te tokes, klimes, lartesise nuk semuret, pra nuk ka nevoje per pesticide dhe ka shije shume te mire. Idea e ketij projekti (nxjerre nga konteksti dhe shinat nga megallomania e Ministrit) eshte te stimuloje njte tip kooperative prodhuesish per magazinim,prodhim, negocim te cmimit etj. Me sa kuptoj tregtaret kosovare

Kane interes per ta blere me cmim me te shtrenjte por nuk kane garanci te prodhimit sasior ne kohe qe nuk arrihet pa bashkepunim mes fermerve. Pra, idea eshte ekzaktesiht te ngritja e cmimit te produkteve bio cka eshte shume e mire per fshataret e zones aty dhe te ngjashme ne Shqiperi. Njerezit ne treg kane alternativa te tjera me te lira,

Po me pataten e Kosoves, di gje njeri cfare u be?

hic asgje... ne Kosove skane akoma minister Panariti tu deftej vizionin dhe vlerat e patates.smiley

p.s, kush e hoqi nga ministria e jashtme kete Panaritin mo vlla..?! atje ishte tamam adapt ky!

shif kur t'vij xhibi me na pru lakror me patate

O 4-o po si nuk kishte turp ai dhe doli duke thene qe s'kishte lidhje fare me sigurine ne B.SH. Po kaq per budallenj i dine robt keta. 

Ja pra rilindja po ju ngop me patate Shishtaveci, Papen po e bi, Enverin po e nero, ca doni mo ju, mistrec milet thuj.

Ore une s'kam pse ankohem se keta po me realizojne "profecine" (e leshit). Patatja nga dheu nxirret dhe keta po na e zhysin qe ta na fusin sa me thelle ne dhe (Rigroposje).

Po cyre ti boj una atyne qi nuk ishin dakort me mu? Se atyne mire qe po ja zhysin pa menie, po s'po kone as nai mini satisfaksion per "fallxhore te zotet".

Sinqerisht si nuk ndryshoi nji gjo mer plak. Te themi te pakten me ket lloj te keqje, qe kishim deri dje, i myllem hesapet.

Jo jo e ke gabim. U analizu droga dhe doli qe ishte prodhu para qeshorit 2013. Biles ajo ishte per konsum vendas. Por dje shkoi Tajarja m'Lazarat me cu na dy turista angleze, ene u tremen cunat dhe e nisen per ne Greqi. Se dihet qe nuk ka me trafik canabisi nga Shqiperia. Biles Librazhdi dhe Lumi i Vlores jane nxjerre jashte territorit shqiptar. I jone dhone me koncesion ca cunave per te mjell jonxhe rilindase. 

...sorry qe kalova knej nga tema e patatja se smundja me vazhdu anej ka martiret. Thjesht per me dit a e  dini nese ndonje nga bankat e huaja ne  shqiperi ofrojne Web Direct investmen account  ne deget ne shqiperi apoj ashte saj dhe sa jane taxsat.Thnx.

Jo Kapo, me sa di une jo. Sidoqofte produktet qe ofrohen jane ne pergjithesi ne faqet e seciles banke. Kshu qe per siguri futi nje kontroll te shpejte.

Thu mos i del nei patate ne Papes ... Ishalla jo deri te djelen. Nejse, brekt e hekrit mos i ndani. 

OSBE ka servirur nje patate, Apeli gjithashtu nje 'tate me te qoftshme: E liruam Fullanin nga burgu se njihet n'Tiron si cun me, and I quote, "personalitet te mire". Vendimi i plote Apel-Fullanist qi'ktu.

Ish-guvernatori gjithashtu eshte patatezuar tek Zeri i Amerikes, media e cila e quan komuniste paraden idrisore n'Gjirokaster.

Nuk paskan thene gje per pamshmerine "sexiestmanalive" te tij apo per sqimen ne te veshur smiley

shume mire ka fol ministri. tani nga e folura te kaloje ne veprime konkrete. ndoshta keshtu u vjen ne ndihme dhe shume familjeve qe jetojne me kete kulture prodhimi. me duket gjeja me normale qe mund te beje nje minister i bujqesise.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).