Sipas shumë ekonomistëve, kriza aktuale e ekonomisë globale, e cila tashmë ka 6 vjet që është ulur këmbëkryq, nuk është një krizë e zakonshme, por një depresion që do të rrijë shumë gjatë mes nesh.

Ky fakt tashmë është përkthyer në tri situata të njëkohësishme: a) ka pllakosur varfëria; b) centristët shkaktarë të falimentimit global kanë shtrënguar radhët rreth politikave të liberalizmit dhe austeritetit, aq sa shpesh po bëjnë edhe “aleanca të gjera” dhe c) po lulëzon ekstremi i djathtë.

Themi ekstremi i djathtë dhe jo të dyja ekstremet për shkak se e majta, historikisht e shtypur me zjarr e hekur që para se të mund të lindë, nuk është as për së afërmi në gjendje të përmbushë vakuumin e lënë nga centristët e delegjitimuar.

Ekstremi i djathtë është në gjendje shumë më të mirë dhe i përgatitur në falanga për dy arsye: së pari sepse vetë centristët gjithnjë e kanë pasur fytyrën nga e djathta; së dyti sepse historikisht, edhe përpara krizës, këta të djathtë janë lejuar të organizohen haptazi apo fshehurazi, të perceptuar si aleatë të mundshëm, si elementë të shëndoshë të shoqërisë, të cilët në perëndimin global kanë drejtuar “betejat” antikomuniste, antisindikaliste, antiimigracion, antipacifiste, antiislamiste, ksenofobe etj. Këta të djathtë kanë qenë instrumentalë në shkatërrimin e së majtës, si nëpër sheshe ashtu edhe brenda në stacionet e policive.

Deri para krizës centristët janë ndjerë të sigurt, pasi një lloj mirëqenie, e cila nuk binte kurrë nën “nivelin X”, siguronte margjinalizimin e këtyre të djathtëve të cilët pra përdoreshin thjesht si forca parapolicore, si “roje civile” për të “balancuar” demonstratat e protestat e për t’i lënë ato pa kokë.

Themi ekstremi i djathtë dhe jo lëvizjet fashiste, pasi format e këtij djathtizmi të ri janë jo gjithnjë të identifikueshme me fashizmin historik. Kështu, në Britani është UKIP-i, i cili theksin më të madh e vë në politikat antiimigracion, anti-BE etj. por që vetëkonsiderohet si një forcë e konservatorizmit radikal më shumë sesa drejtpërdrejt fashiste, ndërsa në Francë është FN-ja e Marine Le Pen-it, e cila ka zhvilluar një ultranacionalizëm antiliberal, ama jo antisemit si ai që përdorte i ati deri para ca vitesh. Në Greqi, Hungari e Ukrainë kemi neonazistët, ndërsa në Gjermani për herë të parë që prej ’45 mori mandat parlamentar një apologjet i Hitlerit.

Në Siri fashistët laikë asadistë luftojnë me fashistët religjiozë të ISIS-it; në Irak taboret religjiocentriste shi’ite dhe sunite instrumentalizohen prej interesave të Iranit dhe Arabisë Saudite, dy shteteve teokratike që janë ndoshta haptazi fashiste; në Izrael Bibi Netanyahu ka gjetur “zgjidhjen finale” për Gazën; ndërsa në Indi në pushtet ka ardhur Narendra Modi, një aktivist për më shumë se gjysmë shekulli në një lëvizje ultranacionaliste paramilitare, një personazh me të shkuar të përgjakur nga masakrat e mijëra myslimanëve me konsensusin e policisë dhe të ushtrisë në shtetin e Gujaratit, ku ai ishte kryeministër gjer para një viti.

Në vende të ndryshme është shfaqur djathtizmi segregacionist dhe separatist i supremacistëve: ca aktivistë e kongresmenë të Tea Party-t hodhën para ca kohësh idenë e krijimit të një “republike” aynrandiane në një pronë private të blerë në Teksas, republikë e cila natyrisht që nuk do paguante asnjë taksë ndaj SHBA-së të “komunistit” Obama, në Itali Lidhja e Veriut rreket të shkëpusë zonat e industrializuara dhe të pasura të Italisë veriore prej jugut të pazhvilluar, duke përdorur një lloj logjike racizmi të brendshëm, këtë gjë e dënon gjithë Evropa, ama ndërkohë ka nisur diskutimi për krijimin e një Bashkimi Evropian me “dy shpejtësi” që në fakt është ndarje mes veriut ekspansionist e në zhvillim të shpejtë dhe jugut evropian në depresion e recesion.

Në Ukrainë fashistët rusocentrikë kërkojnë ndarjen e zonës industriale dhe bregdetare prej Ukrainës së brendshme bujqësore-pastorale, me justifikimin se atje e kanë marrë pushtetin fashistët e tjerë, ukrainocentrikët. S’ka asgjë emancipuese apo nacional-çlirimtare në këto kërkesa për ndarje, të cilat ndjekin logjikën perverse të braktisjes së më të varfërve, duke e gjykuar varfërinë e tyre si një farë rrjedhoje e një inferioriteti të brendshëm, kulturor apo ndoshta edhe gjenetik. Ndryshe janë këto ndarje të kërkuara prej më të pasurve që i ka marrë malli për apart’heid me ndarjet që lypin popujt me “vullnete të ndrydhura”, si fjala vjen skocezët, baskët a katalanët, ku lëvizjet separatiste janë përgjithësisht të natyrës së majtë aktiviste.

Ne si shqiptarë, jo për arsye biologjike, por thjesht si pasojë e rrethanave historike, nuk kemi të trashëguar ndonjë ndjenjë popullore të superioritetit, që do të lejonte krijimin apo suksesin e ndonjë fashizmi autokton. Megjithatë, një farë ndjenje e inferioritetit, e zilisë dhe dëshirës të pafiltruar prej mendimit kritik për të qenë si ata, mundet të prodhojë botëvështrime të ekstremit të djathtë. Këto botëvështrime, për shkak të vetëdijes sonë gjeopolitike s’do të ishin veçse servile ndaj ndonjë djathtizmi gjetiu, që do e identifikonim si “i Vëllait të Madh”.

Ky “Vëlla i Madh” nuk është ndonjë shtet apo ndonjë qendër zyrtare, së cilës i lexohen e i analizohen kërkesat racionalisht. Ky entitet është një qendër pushteti e perceptuar në mënyrë okulte, si burim civilizimi, mirëqenie dhe sigurie, por i panjohshëm dhe thelbësisht i pakuptueshëm e i pakritikueshëm. Mos u rrek ta njohësh “Vëllanë e Madh”, i vogël je ti për ta kuptuar atë. Thjesht bëj si ai, pa e deklaruar që po bën si ai. Madje, pa deklaruar edhe se ai për ty është “Vëlla i Madh”, se kjo është e pathënshme. Zyrtarisht thuhet “ai është partner strategjik, historik, mik i veçantë”, etj.

Për sa kohë që “Vëllai” është antimysliman, ne do shpallemi të tillë, kur ai është antiasadist (antilaik) dhe i shpall aleatë myslimanët, edhe ne do bëjmë ashtu. Kur “Vëllanë” e kap ndonjë valë fashizmi, edhe ne do kollitemi. Kur “Vëllai” thotë “një” ne themi “njëqind”.

Ultra të devotshëm, si vagon i fundit në trenat e “Vëllezërve”, qofshin këta trena të “Terapisë së Shock-ut”, të “Tregut të Lirë”, të “Privatizimit”, të “Antiterrorit”, të “Integrimit”, të “Stabilitetit rajonal”, të “Ruajtjes së parametrave ekonomikë sipas FMN-së” e të çdo ideologjie afatshkurtër apo afatgjatë, të cilën zakonisht e zbatojmë pa u përpjekur as ta kuptojmë, lëre më ta kritikojmë. Ndoshta, ka qenë e pashmangshme bashkëngjitja në ndonjërin prej trenave, por këtë ne nuk do ta dimë kurrë, sepse kurrë nuk e vumë në pikëpyetje këtë bashkëngjitje.

Këtë dallim mes djathtizmit supremacist dhe djathtizmit inferiorist e bën p.sh. filozofi francez Henri Wallon, në fjalimin funeral të Ali Kelmendit në Paris. Ai dallon aty fashizmat e fuqive të mëdha të asaj kohe, Gjermanisë e Italisë, nga fashizmi i qeverisjeve kuislinge të vendeve të nënshtruara, të cilat qeveri e perceptonin nënvendosjen ndaj fashizmit të ardhur nga jashtë si shpëtimin e vetëm në një botë të trazuar. Ky dallim bëhet i dukshëm edhe në një histori që rrëfen Petro Marko, i cili në udhëtimet e tij në Francë habitet se si njerëzit mund të lexojnë lirisht “l’Humanite”, ndërsa në Shqipëri arrestoheshe për këtë gjë. E pra, në të dyja vendet qeverisnin forca “demokratike” dhe “liberale”. Histori të tilla, të zellit tonë për t’u konformuar gjenden gjithkund. Fundi i fundit ku ne, e ku Franca.

Histori e tillë është edhe zelli PDK-së për të djegur flamurin e ISIS-it, si ata fëmijët në klasë të parë, kur ndërkohë që mësuesja ka zgjedhur njërin prej tyre që të përgjigjet për mësimin, ata ngrenë dorën pa pushim për të thënë “mësuese, e di dhe unë, e di dhe unë”. Lutet PDK-ja, përmes këtyre gjesteve, që “mësuesja” ta shohë e ta vlerësojë servilizmin e saj performativ, se mbase kështu do ta mbajë në pushtet edhe për ca kohë.

Në këtë linjë, për ta përfunduar përfshihet edhe “mendimi”, nëse mund të quhet i tillë, i Maks Velos në intervistën e tij famëkeqe. Civilizacionist i vjetër, Maks Veloja, në atë intervistë shfaqet barabar me Umberto Bossi-n që kërkon të ndajë veriun e Italisë prej jugut, pra po aq banal dhe qesharak në përgjithësimet e veta përzgjedhëse. Maks Velo shpallet antiverior dhe antiislamist, por në fakt po shpall të njëjtën gjë. Është antiverior, sepse “veriu” i tij primitiv, tribal e pasional na paska penguar “jugun” modern dhe të iluminuar që të bashkohet natyrshëm me sivëllezërit e vet evropianë.

Është antimusliman sepse myslimanët nuk kanë hequr dorë nga dhuna, siç na paskan hequr të krishterët. Një komandanti të Frontit Çlirimtar të Algjerisë, kur e arrestuan francezët në gjykatë i bënë një pyetje: “Pse po vendosni bomba nëpër shporta që i lini në kafenetë tona, duke vrarë civilë të pafajshëm”. Ai u përgjigj: “Të ishte për ne, do t’ua dorëzonim menjëherë shportat tona me bomba, nëse ju do të na dorëzoni aeroplanët tuaj bombardues”. A s’do ishte e lehtë të imagjinohej një përgjigje e tillë prej ndonjë “islamisti” të Lindjes së Mesme?

Heqim ne dorë nga dhuna jonë që po shqetëson me imazhet e saj primitive, po a hiqni ju dorë nga dronët, nga mbështetja e diktatorëve dhe kasapëve laikë e religjiozë, nga rrjepja e burimeve natyrore etj? Maks Velo është antiislamist sepse ai e sheh islamin si të ardhur të paftuar. Krishterimi duhet të ishte feja e fundit e historisë perëndimore, e cila i vë kapakun zhvillimeve në këtë drejtim, ashtu si liberalizmi demokratik perëndimor, që do duhej të ishte fund i historisë sipas Fukuyama-s. Islamistët e prishin këtë imazh utopik të atyre që kërkojnë me ngulm ndërtimin e njeriut të ri, individualist, të squllur, të pavendosur, qaraman, pasiv dhe hedonist - atij që Nietzche quante me përbuzje “Njeriu i fundit”.

Marre nga http://zeri.info/artikulli/48331/variaci...

44 Komente

 Fundi i fundit ku ne, e ku Franca....  dk ...Nje ese e kendeshme dhe vecante ne lloin e vet .Me buke !

Me poshte  kur provon pastaj te futesh Velon si shembull apo LDK , vallaj nuk di ku futesh edhe vet si mentalitet qe sjell "prova " Me fal por je OUT fare ! Ose Shqiperia eshte Out , konkluzion shume i drejte per nje Esse por qe do prova per studim e shkence , ose Hici Velo dhe LDK jane balle kazani per te thene qe ne Jemi !

Nuk mund te ndyhet Pena me Velon dhe LDK-ra ne keto artikuj te nivelit ! As shkarazi !

 

Ne si shqiptarë, jo për arsye biologjike, por thjesht si pasojë e rrethanave historike, nuk kemi të trashëguar ndonjë ndjenjë popullore të superioritetit, që do të lejonte krijimin apo suksesin e ndonjë fashizmi autokton. 

Megjithate tendenca tejet konservative/tradicionale te popullit Shqiptar e ben me te prekshem ndaj fashizmit. 

 

Maks Velo është antiislamist sepse ai e sheh islamin si të ardhur të paftuar. Krishterimi duhet të ishte feja e fundit e historisë perëndimore, e cila i vë kapakun zhvillimeve në këtë drejtim, ashtu si liberalizmi demokratik perëndimor, që do duhej të ishte fund i historisë sipas Fukuyama-s. Islamistët e prishin këtë imazh utopik të atyre që kërkojnë me ngulm ndërtimin e njeriut të ri, individualist, të squllur, të pavendosur, qaraman, pasiv dhe hedonist - atij që Nietzche quante me përbuzje “Njeriu i fundit”.

I modh me kete!

Arberi shkruan bukur, por ne disa raste jo sakte. Tek ky artikull ka gjera qe qendrojne dhe gjera qe nuk qendrojne, dhe kjo vjen se ai njeh boten nepermjet tv dhe nuk e njeh aspak boten e nendheshme te finances, ate qe leviz guret. 

besoj VQ do ja plotesonte kete kendveshtrim

Në Ukrainë fashistët rusocentrikë kërkojnë ndarjen e zonës industriale dhe bregdetare prej Ukrainës së brendshme bujqësore-pastorale, me justifikimin se atje e kanë marrë pushtetin fashistët e tjerë

Ik o Arber ha ndonje tas me kos... Ja tek e ke Guardian sot e botoi artikullin per rrezikut e nazisteve ne Ukraine. Ja dhe televizioni gjerman nuk ka shume qe raportoi ushtaret ukrainas me svastika dhe ss ne helmeta. Vete BE po e kupton se krijuan nje ISIS Ukrainas i cili po rikuperohet nga vullnetare naziste anembane Evropes(Para pak lajmet ketu ne Suedi ngriten alarmin per naziskine suedeze qe po i bashkohen AZOVit ne Ukraine). Keta po kryejne krime mbi popullsine civile te raportara dhe nga Amnesty International dhe HRW dhe ti i quan justikime. Hipokrizia eshte se mediat perendimore  i kane injoruar keto shkelje nga brigadad naziste te AZOV "se ata civilet qe po vriten jane te rusit".... se po te ishin kryer nga forcat e Asadit keto krime serisht do ti kishe ne faqe te pare ne gazetat sot!

Ku rref ai e ku rref ti! Duhet me dit me dallu pyllin mes pemeve ndonjhere.

Art pa diskutim ka nje seleksionim te padrejte te lajmeve nga mediat. Sic eshte i padrejte ky interpretimi i fakteve qe ti i ben ngjarjeve ne Ukraine. Se qe ka neonaziste qe mund te ushtrojne dhune edhe te civilet, kjo eshte e pakontestueshme, dhe eshte evidentu rreziku i tyre qekur nisen protestat ne Kiev. Por dimensioni i ketij problemi nuk eshte aspak sic e pershkruan ti dhe kurresesi i krahasueshem me dhunen dhe terrorin e ushtruar nga fashistet separatiste ruse.

Sidoqofte ajo qe denoncon Arbri eshte fakti se ne ate lufte nuk ka aspak qellime "clirimtare"

Ne fakt kemi statistika te qarta per nacionalistet e nazistet ne Ukraine. Ne zgjedhjet e fundit kandidatet e tyre fituan shume pak, Right Sector me pak se 1%.
 

Ndonjehere perdorimi i ngjeshur i termave (te te gjitha llojeve) brenda nje fjalie te vetme e nderlikon ne maksimum mendimin dhe kuptimin e asaj cfare do te shprehesh, duke hedhur ne ere gjithe tekstin. Apo me duket mua?

ne cilin paragraf psh ?

Per mua pothuaj gjithe teksti eshte i tejmbushur me terma "djathtist, centrist, majtist, ISIS-te, maksvelist, FMN-ist, fashist, komunsit", gje e cila mbulon me mjegull gjithe permbajtjen e tekstit, sa te krijohet pershtypja se as vet autori nuk e ka te qarte se ku do te dale.

jo jo, per ate pune, ai e ka shume te qarte ku do te dale; dhe te gjithe termat qe ka perdorur, jane ne vendin e duhur dhe kane sensin e duhur.

P.sh, nuk duhet habitur qe autori flet per nje Siri ku "fashistët laikë asadistë..." etj etj. Eshte ekzakt siç thote ai: fakti qe Asadi eshte laik nuk e ndalon te jete fashist !

Ose kur thote : "në Irak taboret religjiocentriste shi’ite dhe sunite instrumentalizohen prej interesave të Iranit dhe Arabisë Saudite, dy shteteve teokratike që janë ndoshta haptazi fashiste" . Fjalise nuk ke ç'i heq a i shton qofte dhe nje presje, termat jane ekzakte ata qe duhen dhe ne vendin e duhur.

E keshtu me rradhe...

Une nuk desha te hyja ne detaje, por mire bere qe dole vet ne shteg. Ketu une nuk kam asnje prove qe Asadi eshte nje fashist laik, ose taboret religjoze centriste shiite dhe sunite intrumentalizohen prej interesave te Iranit dhe Arbiase Saudite.. qe jane teokratike dhe fashiste! E sheh se ne 15 fjale, gjysma jane percaktor, madje te bashkuar ne nje fjale te vetme, dhe qe perfshin me nje te rene te lapsit gjithe konfliktin e pese shteteve njekohesisht? A mos e gjithe kjo qe ka dashur te thote me tre rrjeshta, nuk mund te thuhet ne kete menyre, por duhet te jete me i thjeshte ne te shprehur, packa se mund ti dal teksti me i gjate? Kjo sepse:

Lufta qe behet sot, per mendimin tim, eshte lufte e mirefillte per pushtet, pa skurpuj ideologjik te majte ose te djathe, pa skrupuj religjioz, por duke i perdorur fort keto ideologji politike dhe fetare, per manipulime masash dhe furnizim me njerez dhe ushtar prej mishi e gjaku.

Une e kuptoj kete menyre te shkruari, me nerv dhe ritem te larte. E kuptoj formen, por jo permbatjen, sepse permbajtja te lodh, eshte si nje film qe kalon kuadrot me shpejtesi, pa arritur te kapesh thelbin. Nje krize globale, nje gjendje kaotike qe ka perfshire shume shtete dhe disa kontinente, por qe kesaj rradhe po zgjat pak si shume, eshte pak e veshtire ti besh nje vizatim kaq te shpejte ne nje tekts, qofte edhe esse. Ndoshta nje pikture moderne, po.

 Ketu une nuk kam asnje prove qe Asadi eshte nje fashist laik

provat i ka populli sirian, i cili saaapo nxirrte koken ne ndonje manifestim, ja kepuste Asadi me policine e tij ! Ka qene andej nga 2011-ta
 

nuk e njeh mire sirine.
Asadi kishte bere hapa te medha per modernizimin e shoqerise, por fanatiket fetare e shikonin si devijim dhe herezi.
prandaj donin pushtetin.
protestuesit i kishin te gjitha te drejtat te jetonin ne mizerjen e tyre, por ata donin pushtet qe te impononin mizerjen edhe te pjesa tjeter qe donte te ecte perpara.

mire. çoi po munde nje dore klor tua pastroje mizerjen.

Nuk klasifikohet Assadi si fashist (i djathte). Me teper si socialist. Partia e tij Baath eshte bash si PPSh-ja dikur, por nuk ka qene ne gjendje te mundte frymen fetare e tani po e ha ne bythe.

 

shpresoj se nuk po do te thuash se ate qe asadistet u kane bene sirianeve ne vitin 2011 (por dhe me pare, si psh ne 82-shin -sa per nje ilustim), nuk kane qene akte fashiste !

Nuk ka kuptim ti ndryshosh kategorite sipas qejfit. Ne rast se per ti fashizem = e djathte e eger, atehere Assadi nuk eshte i tille. Ne rast se fashizem = totalitarianizem, atehere mos e barazo me te djathten.

E djathta eshte atribut i popujve me bole. Ne jo vetem te djathte te skajshme nuk kemi,por as te djathte te qendres.
Sistemi yne politik ka vetem te majte te qebdres qe eshte ps-ja dhe te majte a anarkiste qe eshte pd-ja. Fatkeqesisht nje pjese e popullsise nuk ka idenitet kombetar .

ketij i ka mbetur mendja ne 1920, lufte ideologjike, dhe jo vetem, por e njeh perendimin vetem nga tv dhe librat, duke mos kuptuar qe demokracia liberale eshte futur ne dna e cdo qytetari ne perendim, madje edhe fashistet e komunistet vetem emertimet u kane ngelur.

ku i rref botes, e ku i rref ketij cunit

Heqim ne dorë nga dhuna jonë që po shqetëson me imazhet e saj primitive, po a hiqni ju dorë nga dronët, nga mbështetja e diktatorëve dhe kasapëve laikë e religjiozë, nga rrjepja e burimeve natyrore etj?

Ne dhe ju kush?

Kaktus mos bo sikur nuk kupto. Sinqerisht me shqeteson shume ky qendrimi yt 100% SHBA-korrekt. Amon o gru se ene vete qendrimi i SHBA eshte shpesh amerikano-jo-korrekt, por thjesht klano-korrekt (shif luften ne Irak, mbeshtetjen per Sionilandin, etj.)

JU = mbeshtetesit e ca interesave te klaneve te caktuara me konsekuenca tragjike per njerez te pafajshem

NE = kundershtuesit e ketyre menyrave

Jeni ju pa jemi ne

c'fare ka dashur te thote autori me kete shkrim?? o zot o zot c'fare rremuje smiley

Po ja, ka dashur te thote se, per shembull bota perendimore (oksidenti, quajtur ndryshe), ka shkuar shuuuume shume djathtas, nderkohe qe, gjithmone per shembull, e njejta bote, ka qene fort here më e centruar, më në qender (politikisht), ne vitet 50-70;  ose siç thote autori, "deri para krizës centristët janë ndjerë të sigurt, pasi një lloj mirëqenie, e cila nuk binte kurrë nën “nivelin X” siguronte margjinalizimin e këtyre të djathtëve të cilët pra përdoreshin thjesht si forca parapolicore".

Por ke pare ti qe keto forca te djathta, te margjinalizuara dikur, kane fituar shume terren, sepse niveli i jetes eshte gjithe e me pertoke ? Po tani si t'ja bejme ??  Po tani qe e konsumuam edhe 'te majtin' Obama, nga do t'ja mbaje amerika ? (gjithmone psh). Po gjithe e me djathtas do ja mbaje, u mor vesh!

Ose, e di ti qe, po te behen zgjedhje te reja presidenciale ne France, zonja Le Pen, kandidatja e ekstremit te djathte, e mund ne turin e dyte presidentin 'socialist' aktual Hollande ?? Ne vendin e me te madhit Revolucion shoqeror ne bote, atij qe hartoi te Drejtat e Njeriut pra mo !

E shikon se s'kemi pare ende gje akoma dhe i kemi hypur globalçe gomarit se prapthi ??  prit priiiit se do kete më !! (kur them 'prit' -te drejtohem sa ty, aq edhe vetes, me mirekupto !!)

e keni krijuar gogolin ne mendje.
do fitoje edhe le pen ne france, edhe anarkisti tsipra ne greqi, e do shofesh qe asgje nuk ka per te ndryshuar, per sa i perket demokracise liberale.

demokracia liberale rrezikohet vetem nga ndryshimi demografik, emigracioni i pakontrolluar nga vendet kryesisht islame, te cilet kulturalisht nuk integrohen dot ne demokracite perendimore.

me vjen keq stalker qe rrekesh ti japesh forme dhe llogjike pacavureve te ketij autori qe jep e merr me shembuj nga algjeria te italia, amerika, ukraina, isisi per te na thene se punet s'jane mire dhe e djathta ekstreme do beje namin. Mund ta kishte thene keshtu si ti e prape do rrezohej si argument po ai ka zgjedhur rrugen konfuze te termave intelidhjente si me marr te gjitha veglat e nje mekaniku e me i rras ne nje kuti konserve. A e shef kete kuti? Ja me kete rregullohet makina. 

Kurse une mendoj se eshte mungesa e informacionit qe ti ke mbi ato qe po lexon ne artikull, qe te ben te mos kuptosh lidhjen. Po nje artikull nuk ka si qellim qe te te japi shpjegime per cdo mungese informacioni qe ti ke. Duke qene se e lexoj rregullisht Arbrin mund te te them se harxhon kohen ta lexosh. Nuk ka per te bere ndonjehere artikull abetaresk.

Kot me te pyet si arrite ne konkluzion qe une kam mungese informacioni? 

Autori ne te gjithe artikullin ben nje lidhje naive midis ngjarjeve tashme te njohura dhe me fatalja eshte ndarja drastike ne te majte dhe te djathte. Realiteti eshte tejet i komplikuar dhe specifikisht nocionet e te djathes dhe te majtes. Tja keputesh me vizore dhe te besh vija lidheze nga isisi te e djathta franceze, me fal po kjo esthe "abetareske" (sipas jush). 

Por do marr sygjerimin tend dhe nuk do e lexoj me Arbrin pasi qe ai shkruan vetem per lexues te rregullt qe e kuptojne si puna jote. 

ose akoooma e akoma me shkurt: po troket lufta.

Ok, e di se 'pune e madhe qe po troket', por mua jane ca filma, si ky psh, qe me kane mesuar se ka fort gjera te poshtra ne kete bote, ok,  por ama si lufta... hmmm, zor se ka !

Bota post-moderne (dmth sipas Oidrizit: "bota qe i bie mbrapa (post) vetes") eshte e mbushur plot me bole demokratike djathtas dhe majtas. Po te besh muhabet me b-djathtas (psh si shembull ne peshk fashisti demokrat ABDC1) te thone te alarmuar se bota po shkon majtas, dhe anasjelltas, po te besh muhabet me nje b-majtas (si psh komunisti demokrat Stalker) te thone se bota po vithiset me shume rrezik djathtas.

Ne fakt realisht ekzistojne vetem bole majtas dhe djathtas qe bejne zhurme duke u trokitur midis tyre si nje loder e hershme garibash me dy toptha plastike te lidhur me fill me perplasen me trokitje midis tyre.

Prandaj degjohet ritmi i shfrenuar modern: ritem bluz, rock, çuri furi, llap dap, seks mashin, yh ah, yh ah, shllap shllup, dap dup pistone ne cilindra makinash neper Kopshtije te gjelberuara ... .

http://www.serre-humour.com/IMG/jpg/caco...

 

Ne fakt realisht ekzistojne vetem bole majtas dhe djathtas qe bejne zhurme duke u trokitur midis tyre si nje loder e hershme garibash me dy toptha plastike te lidhur me fill me perplasen me trokitje midis tyre.

Ne fakt realisht ekzistojne vetem bole (majta/djatha jan abstrakte) qe i sherbejne "atij" qe u rri persiper..

Bota po perjeton krizen me te thelle ne tere historine e sistemit kapitalist.Kjo krize ka faktoret e saj qe jane vet themelet e sistemit, ku si e majta dhe e djathta( ndryshimet mes tyre kane ardhur duke u shuar) jane krejt te coroditura  dhe pa asnje vizion te qarte  zgjidhjeje.Nuk po japin alternativa as institucione re specializuar nderkombetare.Shpesh jepen ide qe kundershtojne njera tjetren sepse faktoret veprues te krizes nuk po duken unike

Ata, mbi te cilet kjo krize ka leshuar tere peshen e saj nuk mund te jene mbeshtetes te se djathtes, gje qe nuk i jep asaj asnje shans per revansh.Extremizmat jane dukuri e zakonshme ne raste krizaesh ndersa kete here, pergjersa klases puntore i mungon shtabi mobilizues, fashistizmi ngre krye duke perdorur kartat nacionaliste.Megjithkete bota nuk po kercenohet rrezikshem prej rilindjes fashizmit, por prej mungeses zgjidhjeve per te ndalur renien e prodhimeve, papunsine, varferine shkaqe ato qe ushqejne konfliktet e te gjitha llojeve.Mbarsja e jetes me keto i hap rrugen luftes si rregullator i proporcipneve prodhim per fryme popullsie.

Shume shpejt bota do perballet me urine dhe etjen...!Keto  te dyja jane rreziqet reale dhe jo ca thote ky cuni

Bota po perjeton krizen me te thelle ne tere historine e sistemit kapitalist.

Nuk eshte tamam 'krize'. Eshte me teper kunder-revolucion  si ai i Vandee-se ne Vjetin '87

kriza ekonomike ne europe eshte Politike.
e jo krize sistemi.
Bashkimi europian me krijimin e euros erdhi ne nje pike ku shtetet sovrane duhet te dorezonin kompetencat e buxheteve ne bruksel, por akoma nuk ka vullnet politik.
ky eshte ngerci i krizes ekonomike.

Nuk besoj se e keni ju mire.Se edhe sikur krize politike te jete, qe nuk eshte hic ashtu, krize sistemi eshte ...Me sa ju po thoni, nuk funksionoi sistemi i organizimit gjithe evropian ore mik .Kemi disa shtete te Evropes ne prag falimentimi ekonomik ! 

europa akoma nuk eshte shtet i organizuar per te folur per faj sistemi.
kurse shtetet ne prag falimentimi po bejne sakrifice vetem per te shpetuar euron dheendrren europiane, se shpetojne nese kthehen ne monedhat e tyre kombetare, ose te bashkojne buxhetet ne bruksel, pra eshte krize e bashkimit europjan si projekt, e jo demokracia liberale si sistem apo rend social ne vetvete.

centauer te ftoj per nje kafe dhe e le me kaqe!Por nuk rri dot pa  te thene: Lexo fjalen e kollosit Jak Delor ! 

Pse te lexojme Jak Delor kur kemi kollosin Pjer Thoma?

Nuk e paske bo "tualetin " me berberin sot ?

kollosi Delor me kompani, e sollen europen ne kete krize,
projektuan euron pa zgjidhur ceshtjen e vendimarrjes financiare.
Kjo eshte GAFA me e madhe qe ka ndodhur ndonjehere qe nga ww2

Kjo eshte GAFA me e madhe qe ka ndodhur ndonjehere qe nga ww2

Mosni kaq te zgjuar smiley

Lenua pa pritur për postmodernët pat deklaruar se "çuli furri , hula - hupi etj , I Pad Apple etj do ti kapërcenin kufijtë nacionalë" etj  por ...

Europa e Bashkuar është Ose Utopi ( marrëzi ) ose reaksionare që fsheh një grup Dominonjës .. Atë me të zezë e ka bërë vet i nderuar Heretik nuk e ka bëlrë Arbri !

Pastaj erdhi Hito mavria që na donte shumë si racë se kemi dhe Tru na . Kot nuk i tha ai i internuari në Qendrën Turistike të Aushvic !

Hito ! Mo ma merr për murrje po nga Shqipëria jam

Ma viri përgjegjës rojesh këtë ..tha Hitua smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).