POGRADEC -Një ditë më parë, Nazar Bejleri, mesoburrë, baba i 3 fëmijëve, gërmonte gurë për të nxjerrë jetesën e vdiq pasi një masiv e zuri poshtë. Varfëria: kjo është gjeneza e halleve që pasojnë familjen e të ndjerit, ndërsa në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", gruaja e tij shpreh dhimbjen e përforcuar nga skamja. 

Znj. Shpresa, ku ndodheshit ju kur ndodhi ngjarja, si e morët vesh? 
Dje iku në mëngjes burri për gurë, për të ushqyer fëmijët pasi t'i shiste. Rroj me një ndihmë ekonomike të pakët, se i kam fëmijët të vegjël. Tani më mbetën jetimë. Isha në shtëpi. 
A mund ta përballoni jetesën me 35 mijë lekë të vjetra në muaj? 
As për një thes miell nuk më dalin ato. Kam 4 vjet drita pa paguar, kam 5 vjet pa paguar ujin, se s'kam mundësi me çfarë. Jetoj vetëm me borxhe. Kam në dyqane gati 7 milionë lekë borxh. I lutem shtetit të më ndihmojë. Për fëmijët e për shtëpinë. Ju po e shikoni në ç'kushte jetoj. Vërtet më la burri me fëmijë të vegjël, por unë do t'i ndihmoj me sa mundem. 
Çfarë ju tha Nazari para se të largohej për herë të fundit nga shtëpia? 
Nazari, para se të ikte tha: "O Shpresa, dua një domate". I dhashë një copë bukë të thatë atje dhe një domate të pabërë nga kopshti i paktë që kemi, dhe e hëngri te stofa. Nuk më la asnjë amanet për fëmijët. 
Si do ia bëni tani e tutje? 
S'kam ku të shkoj. Ju lutem më ndihmoni. Jam vetë i katërt.  Fëmijët nuk kanë shkuar as në shkollë. Nuk kemi pasur mundësi t'i dërgojmë në shkollë. Me ato para që marrim, nuk hamë dot as bukë. 
A kishte merak Nazari për fëmijët? 
Donte të punonte kudo, vetëm t'i mbante ata me bukë. Punonte kudo, në llaç, çante dru, në gurë, që mos u gjetshin se ia hëngrën kokën! Me ato pak para që nxirrte, blinte miell për të ngrënë bukë. 

(d.b/BalkanWeb)

11 Komente

me mire te mos e kisha lexuar... e verteta  lakuriq e gjalle e tmerrshe

Dhe "yjet" rrijne e veshtrojne, flasin per integrim, ligje dhe drejtesi, suksese ne dogana e tatime etj etj etj... Si nuk u bie nje rrufe!

E dini sa para duhen per te zhdukur varferine ekstreme? Ja skema:

Po llogaris rreth 50 000 familje ne varferi ekstreme (shifra eshte shume e madhe per efekt qe te kuptohet sa e lehte eshte per te zgjidhur kete problem!)

50.000 x 200 USD ne muaj = 10 000 000 Milion usd ne muaj

10 mil X 12 muaj = 120 milion USD. Per nje shtet nuk jane asgje. Aq me teper qe keto para do te qarkullonin ne plotesisht ne sistemin e brendshem, prej te cilave do te vilte taksa te tjera ne formen e tvsh.

Me kete veprim do te eleminonte drama te tilla, dhe njerezit do te benin jete pak me dinjitoze, dreqi e mori!

Turp per ne qe te pakten nuk bertasim per tragjedi te tilla, qe ndodhin cdo dite!

Kjo tragjedi dhe tragjedi te tjera qe media nuk i kap, tregon paaftesine e qeverise. Qeveria ka pune te "medhaja" , por kjo gje tregon se sa e vogel, se sa e pafuqishme eshte ajo. 

Pjero, nuk eshte e pafuqishme, por eshte fodulle, e poshter, e pashpirte, qellimi i pushtetit te ketyre gangove eshte thjeshte per te bere pasuri per sojin e sorollopin e vet. Kaq e thjeshte! 120 milion dollar ne vit per te zhdukur varferine ektreme? Kaq para i vjedhin ne nje drejtori te rendesishme per gjasht muaj!

Po kjo pune zgjidhet nepermjet kompesimit te femijve (kur shkojne ne sholle) dhe punesimit te njerzeve duke hedhur ne treg Bono Ushqimi. 

Kjo eshte shoqeria shqiptare, e varfer e keputur, pa lidhje. Kjo nuk eshte nje tragjedi  e vetme qe ndodh ralle ne Shqiperi, qe nje grua, nje femij, nje burre, nje njeri, vdes per te kerkuar buken e gojes! Kjo ndodh shpesh  cdo dite ne Shqiperi. Deri ketu ka aarritur gjendja! Kete peshqesh per popullin shqiptare e keni prej politikaneve shqiptar, te viteve 1990! Sot mbas gati cerek shekulli, keta jane bere supermilioner, ndersa populli shqiptar super i verfer "per buken e gojes!!!" 

Jemi kthyer ne kohen e prozave dhe vjershave te Migjenit !  

dhe prit se skemi pare akome

di qe vetvrasjet dhe semundja mendore e shqiptareve ne shqiperi po rit me permasa te frikshme! 

prandaj nuk i kam zili ato qe jetojne ne Shqiperi e jane te pasur

Po cfare zilie te kesh per Tom Doshin, Koco Kokedhimen, Cim Babasin? Ata kane patur "sukses" me metoda te pasta si "zhvatja" me ane te ryshfeit, zhvatja me ante te forces shtrenguese, kercenime, fajde...

E keni marre vesh se vrasjet qe nuk zbardhen asnjehere jane mes ketyre bisnesmenve? Kulmi ishte Artan Santo. Kurr nuk do ta zbardhin, ketu do jemi. Sepse kjo ka qene vrasja me e lehte per tu zbardhur. Santo nuk ka qene budalla, ai ka lene shenime qe te cojne direkt tek urdheruesit. Kaq e thjesht eshte kjo histori.

Mjere ata qe luftojne per 5000 lek te vjetra ne dite per te cuar dy buke te zeza ne shtepi... dhe vdesin nen rrenoja guresh!

politikane shkerdhata!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).