​Vrasja e mbetur ne tentative mbremjen e se merkures ne Tirane eshte filmuar nga kamerat e sigurise se jetimores "Zemra e Nenes". Viktima e atentatit eshte Fatmir Kurti, nje jetim nga Burreli i cili pas vrasjes se babait dhe braktisjes nga nena ne vitin 1997 u biresua nga zonja rome Selvie Rushiti e cila eshte bamiresja qe ka hapur qendren. Fatmir Kurti, tanime 28 vjec, punon si roje i qendres ku eshte rritur. Dyshohet se ngjarja ka per baze nje konflitk pronesie midis Selvie Rushitit dhe njerezish qe kane pretendime mbi pronen e saj. Sipas deklarimeve te saj ne shtyp saj, prona eshte e saja dhe e rregullt, por te tjere ia kane shitur nje pjese te prones se saj te treteve ne vitin 1999, dhe qysh atehere telashet nuk kane pushuar. Policia po heton ne keto pista edhe mbi nje shperthim tritoli prane jetiores "Zema e Nenes" ne Prill te ketij viti. Mendohet se dikush paguan per te perzene bamiresen nga prona e saj.

Shiko pas 9:30

Sipas policise autori i atentatit te mbetur ne tentative eshte identifikuar dhe ne kerkim. Edhe pse ka shprepur 6 here vetem 3 metra larg Fatmir Kurtit, fati ka dashur qe ky i fundit te mbijetoje me 4 plumba ne trup, nga nje ne secilen kofshe, nje ne ije dhe nje ne dore. Stepja e kalimtareve per ta ndihmuar, eshte nje histori tjeter per tu trajtuar.

67 Komente

Eshte nje shoqeri e tere ne renie ne ate vend...Nuk ekziston as humanizmi e asnje vlere tjeter morale a shoqerore qe te ndaloje te keqen qe i ka shkuar siper si re...Gjynah ....duket qarte ...qe ekzisotn nje pasiguri e nje moskokcarje e pergjithshme per shtrenjtesine e jetes...Sa me shume shtohen keto akte aq me teper do te kerkojne nje diktator...si ka mundesi se veç frika i mban?!!

Shoqeria shqiptare eshte ne nje proces degradimi te vazhdueshem. Por, shqiptaret nuk i ndjejne problematikat shoqerore, pa i shkuar thika ne palce. Madje i krijojne edhe alibi vetes. Dhe ne fund, reagimi i tyre nuk prodhon asnjehere dicka pozitive.

he mo lefti se s'u prish shqiperia per nje vit. mbaje veten, mos bej keshtu. Dhe ky sherri duket qe eshte pasoje e sales tend.

po ke te drejte. Degradimi i shoqerise nuk ka nisur sot. Ka dy dekada qe shoqeria shqiptare po degradohet gjithmone e me shume.

nuk ka dhimbje me te madhe kete mengjes se te shohesh kete skene vrasje dhe mungese urgjence si nga qytetaret ashtu edhe shteti

turp , turp , i themi vetes shqiptare kur hidheshim dikur ne ajer per njeri tjetrin e sot  pjesa derrmuese jane per t'u ardhur keq

gjynah si e humbem keshtu smiley

lol, keta jane te lezetshem. hajde e mos u fol ketyre.

Kur po ecja dje ne park nje patok kishte vrare kemben.. Nje qytetar lajmeroje policine..kur per dy minuta vjen makina e policise, pas 10 minutave vjen infermieri I kafsheve...qendruan me shume se gjysem ore duke kontrolluar kemben e patokut.. Ehh mendoja me vete te kishte ndodhur ne Shqiperi patoku do ishte bere me leng ne tave..smiley 

Jeta e kafshes ka vlere aq sa ka edhe jeta e njeriut. Kurse ne vendin tone vritet tjetri sikur te ishte nje zoog pule!!! smiley

Sa mire policia andej. Perplas gra shtatzena ne toke e kujdeset per patoket. Sa vret vetem policia andej nuk vriten ketej dhe kur e kane hak, pa hyre tek mass shooting e vrasjet e tjera kot me kot. Por te pakten ruajne patoket. lol

 

Ke te drejte! Polici vrasese! smiley mjere ne qe jetojme ketej dhe qe presim te na mbrojne keta perbindsha police! smiley 

ketlina nuk eshte puna aty qe jane perbindsha apo jane burra te mire - thjesht shembulli yt eshte pa kuptim ne kete rast

Do kete qene patok i bardhe se te ishte i zi do i kishte futur policia nja 6 plumba sepse ecte ne rruge si ai ne Ferguson.

lol, po dhe kjo Ketlina sa kurioze. Ka ndejt aty 30 min per 1 patok, me marr vesht si u be.

 smiley une isha ne qejfin tim po ecja...I mbarova xhirot e mia ata akoma aty. 

Rrenja e problemit mbetet zbatimi i ligjit per problemet e pronave, qe te mos i shkoje neper mend me individit te gjeje zgjidhje duke sulumar apo duke mbrojtur pronen me arme ne dore.

Me trondit lajmi, po mbas lajmit te vrasjes se atyre dy te moshuarave ne Durres para nja dy-tre javesh, nuk me cudit me asgje. Shyqyr qe shpetoi ky i shkreti kete radhe!

po kshu ishte lojaaaa - tha arqi pelagu ke skena e krimit smiley

Numri i azilkerkuesve ne europe nga shqiperia eshte rrit shume vitet e fundit. 

Numri i azilkerkuesve ne europe nga shqiperia eshte rrit shume vitet e fundit. 

genjeu prape Lefti

Ky eshte realiteti dhe nuk eshte ceshtje preferencash. Qetesohu.

Asnjehere s'i shoqeron me ndonje link ti Lefti, e?

O arqi mjaft kerkove neper net dhe kerkon te balancosh situatat. Ne jetojme perdite ketej dhe ska nevoje te na tregosh si jane gjerat. Tirana eshte sa nje lagje e Ny bie fjala. Apo Shqiperia sa nje shtet I Usa. Shifi gjerat me sy tjeter, per mire e jo kapricozi. Shqiptaret kane difekt me te madh, difekt mentaliteti. Nuk eshte puna thjesht te disa incidente te shemtuara. Jane me te thella gjerat. E mos ha inat me boten! 

Po dhe une ketej jetoj perdite, dhe tani dalin ca qe jetojne perdite andej e me tregojne se c'behet ketej. Te metat njerezore qe ndodhin gjithandej ia veshin vetem Shqiperise. Ajo ma sjell policine qe ne gjithe boten njihet si e paafte me shembuj patokesh, ky tjetri dukurine e road rage ia vesh vetem Shqiperise. Ndodh nje vrasje ne Shqiperi, ju flisni sikur ndodh vetem ketu me injorancen me te madhe. Nuk diskutoni vrasjen, por thjesht flisni keq kunder nje vendi e nje populli te tere qe e keni pare vetem si turiste. Po te bej une te njejten gje me vendet tuaja, acaroheni. lol kjo eshte e cuditshmja ketu

ore me cin je tu fol ti. po ku ka me zi se ketu? Ne evrope jo nje here.

Po ketu mos ti mbushet mendja njerit te te zaptoje pronen se e ben dhe te hidhesh perpjete ti nuk ben dot gje, jo pa kaluar nga mend e krese nje here, si minimum.

Mos o burr, ketu se di nga te vjen, qerojne nje kriminel e ha gjithmone dhe nje ose dy te pafajshem.

Ik lale ik e jeto jashte shqiperise pastaj hajde bej avukatin e shqiperise e shqiptareve.

Kush pati men e munci kerciti qe ketu e ka shpetu per jete te jeteve.

ik lale ik e jeto jashte shqiperise

ai si cun deputeti me duket mu,ka shku jashte po me leket e babit dhe t mamit, nuk merr vesh nga realiteti esht qumesht fare, ngatro dardhat me rrushin

s'ka asigjo per tu shqetsu, kjo situate eshte normale.

6 plumba, nga distance 3 meter..  sec e paskan zene nja 2-3 plumba ne duar dhe ne kembe.... 

ky ekzekutori  duhet   direkt tja  ''dorezoj 10-çen  Gjergjit''..smiley  dhe te marri titullin loser-i i vitit, se sbeka per kete pune..  si dhe shteti  duhet  te rikthej   zborin  ne Albanie,qe te mesojne njerezit  nishanin, si qellohet mbi objektiv..smiley

ne fakt ajo qe te ben pershtypje eshte "deshira" e medias per te nxjerre video te tilla te cilat perhapin panik dhe nuk kane faj njerezia ne shqiperi dhe jashte saj qe tronditen. Sikur kane nje deshire histerike per cdo lajm te zi, nuk shkulen nga aksidenti i makinave apo vrasjeve pa kapur gjurmet e gjakut ne rruge, ndonje ulurime njerezore apo marre ndonje te njohur ne interviste qe eshte ne gjendje shoku.. Kur vjen puna per ndonje ndeshje futbolli te kombetares per qamet se japin ndonje kronike apo ndonje ekstra per shikuesit. Lere me pastaj te pretendosh per ndonje kronike televizive per shqiptaret jashte shqiperise apo qofte mos te kete lidhje hic me ne.. Jo o vlla per qamet, ende me sistemin e para 90 - vidh lajme e kronika nga te mundesh. Tani kane filluar edhe nje stil tjeter, nuk lene shkrim te gazetave angleze pa vjedhur e perkthyher ne google. 

 

Tani kane filluar edhe nje stil tjeter, nuk lene shkrim te gazetave angleze pa vjedhur e perkthyher ne google. 

Sidomos nga Dailymail, gazete qe te ben me depresion.

po e vertet! Juve ne Tirane ju kam zili qe nuk perballeni me gazeta tip Daily Mail apo The Sun. Ketu edhe po nuk deshe ti lexosh ti plasin ne fytyre kudo ku te vesh apo me keqe i lezon tek komentet e njerezve injorante ne pune e ne jete.. Sikur nuk mjafton koha e vrenjtur..

 

po kap Guardian-in si mburoje 

po nuk kopjojn nga Guardian media ne Shqiperi por nga Daily Mail dhe The Sun .. Eshte njeri me telefon nga Londra live qe ju dergon haberet ne TCH ( ai me nxjerr mallin e telekronistit te para viteve 90 ne tvsh) e ne sfond jane disa filmime te arkivit nga Londra ku ka vetem 2 imazhe - autobusi double decker para parlamentit dhe oborri para Buckingham Palace. Edhe ky si Meti vetem kur dalin robte ne gjykate raporton! Guardia eshte to complicated dhe "boring" per njerezit jo vetem ne Angli por edhe ne Shqiperi.. 

Ja dhe nje tragjedi qe mbeshtet arqipelagun http://www.msnbc.com/msnbc/officers-who-.... Kemi plot si keto ne ameriqi. Problemin e kemi me policet se i ka ik petlla dhe nuk dihet kur e shprazin. Po probleme kemi edhe me endacaket si njeri sot ne vagonin tim qe pasi ju vardis nje goceje rreth 20 vjec me ne fund uli pantallonat dhe tentoi nje masturbim te shpejte. Te mos kishin nderhyre nja dy djem me siguri dikush do kish ngel me barres sot smiley Qenef ka ne gjithe boten po besoj amerika eshte kampion.

Une nuk kam gje kunder Amerikes dhe ia njoh te gjitha gjerat e shumta qe ka me mire, por e kam shume bezdi kur keta bejne sikur keto te keqija ndodhin vetem ne Shqiperi e ne asnje vend tjeter, dhe qe e perfaqesojne Shqiperine vetem me gjerat e keqija e jo te mirat. E kane te gjithe shqiptaret kete problem, si ketej, si andej. Po keto ketej e kane sepse s'kane pare bote. Ketyre s'u falet.

Ti ne fakt e ke problemin se ju turresh dhe ketyre qe jetojne ne Kanada, Gjermani e Suedi e Zvicer, qe me thone te drejten jane si bicim parajse, po perndryshe nuk kam ndonje kundershtim, edhe Don Kishoti u be famshem se luftonte me mullinjte e eres nderkohe qe miliona burra qe kane lene kockat duke luftu me ushtri kane mbet anonim smiley

Jane parajse per kanadezet e suedezet e vjeter qe s'u bie siraja te piqen me keta e vetem i braktisin lagjet ku mblidhen emigrante, nuk jane parajse per emigrantet qe duhet te punojne nga mengjesi deri ne darke per bere nje jete minimale. Sigurisht qe ka me shume mundesi, por vetem parajse nuk eshte. Ky eshte mendimi prej provinciali inferior qe i con shqiptaret ne emigrim dhe kur s'eshte nevoja. Kanadaja s'ka asgje per parajse per nje emigrant. Quebec hapi aplikimet e emigrimit per 6 muaj qe te merrte 15 mije vete, dhe i aplikuan vetem 9000 nga e gjithe bota ne ato 6 muaj. U desh ta shtyjne dhe 6 muaj te tjere qe te behen 15.000. Se jeni shumica injorante nga kjo ane, s'do te thote qe duhet te behem dhe une. Edhe shumica e popullsise ne Serbi mendojne se kane te drejte per ceshtjen e Kosoves, por ja qe shumica s'ka gjithnje te drejte.

Obobo, me rob shpie po te kishte qene koha partise nuk do kisha dash kurre me t'pas ty sekretar partie ne ndermarrje smiley

Me pelqen qe s'ke argumente as edhe nje here te vetme per faktet qe sjell. Vazhdo adhurimin e verber, se mire e ke. smiley

swed i nolt plako smiley, ik arqi ik shif iher verrdalle ca bohet neper evrope, se ske nevoje as per viza.

s'dim gjo ne knej...s'para vriten rob ktu

po ne amerik, ju ka zon halli. ikni shpejt ne albanie te bini rehat 

s'para vriten rob ktu

Jo mo cne, hic nuk vriten rob andej. Iu pre koka robit ne mess te rruges dhe iu desh policise 40 minuta per te shkuar ne vendngjarje. U kap rrjeti me 600 pedofila pak jave me pare dhe doli qe kishte politikane te perfshire. Pa permendur vrasje e rrembime nga me me frikshmet. Nuk ka vend pa krime. Sado leke te kene robt, do te bejne krime. Ama vetem shqiptaret kane aq provencializem e inferioritet qe ta identifikojne vendin e vet me ato.

sa shum gazet qe ha ne ti mer rob i zotit.... o po lum si ti qi rrno n'Tiron bre

Si s'para mer noshke. Nuk e theren si kec ate oficerin para do kohesh dhe i bone edhe video se e kishin me nge. Normal qe s'eshte si amerika se eshte 100 here me e vogel dhe kultura me e vjeter luan rolin e vet. Por nuk keni nga i shpetoni atyre te ISIS qe do kthehen shpejt n'shpi dhe do i hajne duret per therje.

ca thu bre....60+ milion rob ktu. ndodhin ca gjona ene knej, po me statistik sic i pelqen qizit...jan te paperfillshme

sa per kto terroristat..ca me bo, kshu osht bota sot. mbahuni fort ne ju andej....

po ti ku e lexove ket smiley po ne kine, sa krime jan bo kto kohet e fundit?

Ishte ne faqe te pare te cdo medie boterore kur u perhap lajmi vetem pak jave me pare, po keshtu eshte kur lexon vec peshkun.  1400 femije te abuzuar seksualisht ne nje komunitet me 600 mije banore, te perdhunuar ne grup, ben buje gjithandej. Ju po skandalizoheni nga tentativa per vrasje e nje jevgu, jo nga 1400 femije te djegur me benzine e te perdhunuar ne sy te njeri-tjetrit. hajde c'vete. 

cer nuk bohet qizo....u ka prish anglia, duhet me ardh n'Tiron

Duhet te kete ndonje shpjegim psiqik qe ju mohoni keto qe ndodhin andej e zmadhoni keto qe ndodhin ketej. smiley

osht nji shpjegim psikik... ti nuk arrin te perceptosh distancen midis robit dhe lajmeve te gazetes. do kesh nai anxiety disorder ti, nqs me lejohet te ta boj diagnozen nga larg smiley

pra, burimi juaj i informacionit eshte vetem peshku, sic mendoja. lol Edhe flisni sikur jeni te mireinformuar. Faleminderit qe ma konfirmove. Te mos dish qe 1400 femije jane perdhunuar mizorisht ne shtetin ku jeton, do te thote qe ose punon gjithe diten ne llac, ose s'di gjuhen vendase, ose s'ke asnje shok me ke te flasesh vec peshkut. klm e faleminderit qe me vertetove qe fjalet tuaja se krime ka vec ketej e jo andej vijne nga injoranca dhe jane komplet bullshit. smiley

U mbyll rrethi. Si mo, ju ne angli, nuk mblidheni ne klub te diskutoni gazetat? smiley

Edhe analfabet te jesh, nje lajm si ai e merr vesh, mjafton te piqesh me qenie njerezore. Thjesht tregove qe ti ose ncuq, smiley ose atje jane bere perdhunimet e femijeve si buke me djathe... 

kam harru me shku ke klubi me lexu gazeten ne grup smiley po shloje tashi...

ik se te iku e premtja ne peshk

Rrenja e problemit mbetet zbatimi i ligjit per problemet e pronave, ...

smiley

 

Arqipelag ne se me lejon te bej nje nderhyrje nga përvoja ime dhe në diskutim me indivëidë që kanë ndesh raste ekstrteme Këtu ..dhe lere Kopene smiley Tërë jetën një stil ka ..Ku ka kullotë edhe Pëllet e Blegërin jo vetëm për këtë rast .Nuk hyn Shqipëria këtu po ashtu u erdhi rradha .kanë nerv Qeni !

Është e vërtetë që është një Shtet Totalisht policor . Edhe për gjënë më të vogël duhet policia . Këtë nuk e fshehin ,e kanë të shkruar kudo "për çdo gjë lajmëro Policinë "

Po aq e vërtetë është se ka raste krimi shumë herë më të rënda e të jashtëligjëshme nga Policia këtu se në çdo vend tjetër. Deri dhe ke gjëra banale si " pse hyre shumë në Makinë " ..është vido kur i rras tre a katër koqe plumbi tjetrit vetë se ai u kthye nga rruga u përkul të merte licencën dhe ..Polici i thoshte " pse u fute aq thellë " .

Reagimi Policor është i Lidhur me të " ndaluarin " dhe pikërisht këtu vijmë tek JU.

Shqipëria dhe çdo vend Tradicional qëndron Ku e ku më Lart se çdo lloj sistemi .Ata mirë keq kanë dhe Çfaqin të njëjtën edukatë .

Ndërsa Këtu njerzit janë Ku e ku Më kriminelë nëse i lë ti zgjidhin vetë "përplasjet " Nuk e imagjinon dot se çfarë egërsie çfaqin edhe për një të shtyrë ...smiley dhe kjo ka sjellë që t'ja lënë Policisë në se nuk duan të hanë ndonjë Koqe Plumbi .Këtu të djegin me gjithë familje për nje gërvishtje makine ...po me kusht që të mos jesh Shqipo smiley

Ai rast që ka ndodhur është në kuadrin e futjes së edukatës së shtetit Rrumpallë të paligjshmërisë së Babasqapit dhe doemos do vazhdojë akoma .Në se trajtohet "thjesht " tregon se ajo shoqëri po degraon hap pas hapi ..Kujto ngjarjen e Durrësit .

Ai shtet dhe ajo Parti e Krimit e sali Qenef berishës mos Harro futi mënyrën më të ndyrë të jetës në Shqipëri , në çdo qelizë të saj !

Bini burra .kamunizma rae ..baraz me barbarinë !

Dhe shoqërisht mos u mërzit në se nuk mbush Gjëmbi me do të vetët .smiley

Kesaj  shqerie i esht vra njerzilliku.Ka plot " arresye" per te shperthyer instikte kafsherore, ku ajo qe po mban vend te pare eshte mohimi i jetes tjetrit, edhe per arresye banale.Keto do te vinin duke u paksuar ne se qeverisjet do ti kishin dhen vendin e pare zbatimit rigoroz te ligjit.Kjo nuk ka ndodhur dhe sa duket do te zgjase, ....gjersa krimi ordiner  te behet dominanti.Eshte akoma i " paperfillshem" nisur nga realitetet polivalente.Ku arsimim dhe funksioni i tij kultura, kane marre goditjen vdekjeprurese.

Ja arritem, te fshatarizojme tere qytetet..! 

Qe eshte bere plere ne shqiperi, mpleksur me nje varferi te tejskajshme dhe pasiguri kjo dihet, e dim, por te pakten policia dhe media te perqendrohet tekkapja e vrasesit dhe denimi i tij dhe jo ne historira kafeneshe ,per te zgjat oret e punes se gazetareve! Po pulli do akshen. do regim policor gjyqsor, ligjor te shpejt dhe jo terci verci!

Vrases me pagese besoj, u kap ? Sa jane shtuar ne shqiperi mer jahu, jane bere profesionist!Se i byth vend jemi, nuk jemi si ne Amerike, apo ne Kine!!Koecifenti i kapjes duhet te jete me i larte ne shqiperi se ne vende te tjra,!

Gjendja ne keto kohe therret " diktaturen e ligjit" ! A mund te arrihet kjo ? ..Do zgjasi sepse ne brenda ores gjejme rrenjet e cilitdo zbatues te ligjit.Ne jemi" linje gjaku" ...qe te gjithe 

Eeshte kjo arresyeja qe ne jo vetem e kemi te nevojshme diktaturen , por mbrojme ate me fanatizem.Kur nuk e kemi e shajme dhe e demonizojme, kur e kemi shtrojme kurrizin! 

demokraca vjen nepermejet diktatures, dmth njerzit edukohen te respektojne njeri tjeterin dh te ushrojne te drejten e fjales vetem npermjet ligjit dhe diktatures, ne angli ne france dhe gjetke jane prere koka njerzish ne giotine,sekuj me pare  per te ardhur ne nivele te sotme te demokracise, diktatura komuniste eukoi  shqiptaret te ishin te bindur dhe te ndergjeshen per ligjet e shtetit, te gjithe kishin frike nga ligji, nga shteti, nga burgu, kjo ishte e tejkaluar ne lirine efjales, dhe te drejtat e njeriut por shanset mbas dhenies se lirise se fajles dhe te drejtave te njeriut u shperdoruan me "liberalizmin" kaotik, te nje sitemi hibrit, as mish as peshk, te Berishes dhe klanit te tij, , shoqeria shqiptare eshte ne degradim, kom mendimin, dhe nuk ka asnje shprese te ndreqet, kjo rilindja mua po me duket me shume nje slogan se sa nje rilindje e vertete,konkludoj qe nje diktature diktature ligjore, do tte rilindte vertet shqiperine nga vdekja, sepse nga kjo "rilindja" nuk po shofim gje! me gjithse premtoi shume se dote vinte ligj dhe drejtesi, kam parasysh fushatat e saj para zgjedhjeve! aty po vidhen parate e bankes nga guvernatori smiley dhe po vriten njerzit si bageti ne mes te dites!  me Lazaratin nuk mund te justifikohet rilindja se svje behari me nje dallandyshe!

Ky paska qene Fatmir me termen!

p.s. 

Sa e tmerrshme qe nigjoj per here te pare per kete zonjen bamirese nen te tilla rrethana! smiley 

Mediat shqiptare jane me mshi mythen per zotin!

gazetaret mbushin faqe te tera per te mbajt `gjalle` ngjarjen, tensionin dhe friken, por nuk shkarkon friken tek shteti, policia qe keta te bejne detyren, dhe te heqin friken popullit qe i paguan si policet ashtu dhe ata qe meren me rendin publik,ne dikastere, shefa policie ministra ect ,,, marrin rrogen  me taksat tona, dmthte atyre qe jetojne atje, edhe Prokuroria Dhalla me shoke dhe Ministri i Drjetesise, se i magjinoj dot se mund te hajne keta leket ( te marrin rrogat) pa u turperuar fare per paaftesite etyre per te vendosur rend dhe drejtsi ne Shqiperi vendi me i vogel ne bote!

Skenen e pashe ne tv, dhe mu duk sikur ishe ne Amerike.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).