Vrasja e mbetur ne tentative mbremjen e se merkures ne Tirane eshte filmuar nga kamerat e sigurise se jetimores "Zemra e Nenes". Viktima e atentatit eshte Fatmir Kurti, nje jetim nga Burreli i cili pas vrasjes se babait dhe braktisjes nga nena ne vitin 1997 u biresua nga zonja rome Selvie Rushiti e cila eshte bamiresja qe ka hapur qendren. Fatmir Kurti, tanime 28 vjec punon si roje i qendres ku eshte rritur. Dyshohet se ngjarja ka per baze nje konflitk pronesie midis Selvie Rushitit dhe biznesmenesh qe kane pretendime mbi pronen e saj. Sipas saj, prona eshte e saja dhe e rregullt, por te tjere ia kane shitur nje pjese te prones se saj te treteve, qe pasi e kane blere kane dashur ta perzene nga toka e saj. Policia po heton ne keto pista edhe mbi nje shperthim tritoli prane jetiores "Zema e Nenes" ne Prill te ketij viti. Mendohet se dikush paguan per te perzene bamiresen nga prona e saj.

Sipas policise autori i atentatit te mbetur ne tentative eshte identifikuar dhe ne kerkim. Edhe pse ka shprepur 6 here vetem 3 metra larg Fatmir Kurtit, fati ka dashur qe ky i fundit te mbijetoje me 4 plumba ne trup, nga nje ne secilen kofshe, nje ne ije dhe nje ne dore. Stepja e kalimtareve per ta ndihmuar, eshte nje histori tjeter per tu trajtuar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).