Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve të programuara në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë. 

Më urdhër të Kryeministrit, është ngarkuar Ministri i Punëve të Brendshme me detyrën e organizimit dhe bashkërendimit të punës së të gjitha institucioneve të përfshira për marrjen e masave të sigurisë gjatë veprimtarive që do të zhvillohen me rastin e vizitës së Papës në Shqipëri. Në zbatim të këtij urdhri, Ministri i Punëve të Brendshme ka caktuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi si drejtues i operacionit për sigurinë e vizitës së Papës. 

Grupi i Punës për sigurinë e Papës përfshin të gjitha institucionet që kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë në zbatimin e këtyre masave: 

* Policia e Shtetit 

* Shërbimi Informativ Shtetëror 

* Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes 

* Garda e Republikës, 

* Drejtoria Përgjithshme e Emergjencave Civile 

Në këtë kontekst është hartuar e vënë në zbatim një plan i posaçëm masash me detyra konkrete për të gjitha strukturat e policisë dhe të gjithë institucionet e përfshira me përgjegjësi konkrete për sigurinë e vizitës së Papës në Shqipëri. 

Policia e Shtetit do të kalojë në gatishmëri të përforcuar në të gjithë vendin, ndërkohë që 2500 forca policore do të jenë të angazhuara me detyra konkrete për të siguruar mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të planifikuara. 

Janë marrë masa të gjithanshme duke nisur nga Pikat e Kalimit Kufitar e deri në brendësi të territorit. 

Policia e Shtetit bën me dije publikun se do të ketë kontrolle të shtuara policore në të gjitha akset rrugore, si dhe në të gjitha pikat hyrëse në kryeqytet. Në zonën ku do të zhvillohet aktivitetet e parashikuara në axhendën e vizitës, masat e sigurisë dhe prezenca e punonjësve të Policisë së Shtetit me uniformë dhe civilë, do të jetë maksimale. 

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit u kërkon të gjithë qytetarëve të kufizojnë në maksimumin e mundshëm lëvizjet me automjetet e tyre në të gjitha akset rrugore të qytetit të Tiranës, si dhe akset që lidhin kryeqytetin me zonat përreth tij gjatë ditës së vizitës së Papës. 

Policia do të jetë në gatishmëri të plotë për të shoqëruar të gjitha autoambulancat në rastet e emergjencave shëndetësore. 

Lëvizja e automjeteve 

* Do të ndalohet qarkullimi i automjeteve nga ora 20:30 e datës 20.09.2014 deri në orën 19:00 të datës 21.09.2014 në Sheshin Nënë Tereza, i kufizuar me rrugët “Skerdilajd Llagami„ dhe “Abdyl Frashëri„. 

* Do të ndalohet qarkullimi i automjeteve nga ora 06:00-19:00 të datës 21.09.2014 në të gjitha rrugëkalimet që të çojnë drejt Sheshi Nënë Tereza, Bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe Sheshit Skënderbej. (Lista e akseve rrugore bashkëngjitur këtij njoftimi). 

* Do të ndalohet parkimi i të gjithë automjeteve duke filluar nga ora 12:00 e datës 20 shtator e deri në ora 20:00 të datës 21 shtator në akset rrugore: 

- Bulevardi Dëshmorët e Kombit 

- Bulevardi Zogu I 

- Bulevardi Zhan D’Ark 

- Bulevardi Gjergj Fishta 

- Rruga e Durrësit, nga mbikalimi i Kamzës - Sheshi Shqiponja – Sheshi Skënderbej, 

- Rruga e Elbasanit 

-  Rruga e Kavajës 

-  Rruga Abdyl Frashëri 

- Rruga Sulejman Delvina 

-  Rruga Muhamet Gjollesha 

-  Rruga Ibrahim Rrugova nga sheshi Frederik Shopen – Gjykata e Lartë – Banka e Shqipërisë deri te rruga e Durrësit. 

- Rruga e Dibrës. 

- Aksi Unaza e Re – Sheshi Shqiponja – Ura te Shkolla Teknologjike – Rruga e Kavajës. 

* Nuk do të lejohet qarkullimi në të gjitha akset rrugore të Tiranës i automjeteve të tonazhit të rëndë mbi 7.5 ton, pasi krijojnë vështirësi në qarkullim. 

* Automjetet e mbyllura, mjete te transportit të mallrave me karroceri të mbyllur do tu nënshtrohen kontrolleve policore në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa drejtuesit e tyre do të shoqërohen në polici, nëse konstatohet lëvizja e tyre pa objekt të përcaktuar. 

Lëvizja e automjeteve që do të transportojnë pelegrinët 

* Autobusët që do të sjellin pelegrinët nga Veriu i Shqipërisë do të devijojnë lëvizjen tek Sheshi Shqiponja përmes Unazës së Re, duke kaluar tek rruga e Kavajës drejt kryqëzimit tek “21 Dhjetori„ ku do të zbresin pelegrinët. Më pas parkimi i autobusëve do të bëhet në Unazën e Re. 

* Autobusët që do të sjellin pelegrinët nga Jugu i Shqipërisë do të qarkullojnë përmes aksit Plepa- Ndroq-Kombinat, duke kaluar tek rruga e Kavajës drejt kryqëzimit tek “21 Dhjetori„ ku do të zbresin pelegrinët. Më pas parkimi i autobusëve do të bëhet në Unazën e Re. 

* Autobusët që do të sjellin pelegrinët nga Juglindja e vendit do të kalojnë përmes Unazës së madhe dhe më pas tek Kopshti Zoologjik do të bëhet zbritja e pelegrinëve dhe njëkohësisht parkimi i autobusëve. 

* Për automjetet me të cilat do të bëhet transporti i personave me aftësi të kufizuar pjesëmarrës në aktivitetet, parkimi i tyre do të bëhet tek Fakulteti Filologjik. 

Lëvizja e autobusëve me pelegrinë do të lejohet deri në orën 08:00. Pas orës 08:00 asnjë autobus nuk do të lejohet të hyj në qytet. 

Lëvizja e qytetarëve që do të marrin pjesë në aktivitet 

* Në të gjithë perimetrin që rrethon Sheshin Skënderbej, Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe Sheshin Nënë Tereza janë vendosur 27 pika kontrolli, ku do të realizohet kontrolli i të gjithë pjesëmarrësve në ceremoni me detektor metalesh, lëndësh eksplozive dhe pajisjesh të tjera speciale për kontroll e mbikëqyrje. 

* U kërkohet të gjithë pjesëmarrësve në ceremoni që të kalojnë përmes këtyre pikave të kontrollit. Nëse tentojnë të kalojnë jashtë këtyre pikave do të shoqërohen në Komisariatet e policisë. 

* Personat që do të marrin pjesë në ceremoni me ftesa, bashkëngjitur ftesës duhet të kenë edhe kartën e identitetit. Nga ana e policisë do të bëhet kontrolli me listat përkatëse në pikat e kontrollit dhe nuk do të lejohen personat që nuk kanë kartat e identitetit. Personat që kanë ftesë por nuk do të figurojnë në listat që ka Garda apo Policia e Shtetit në pikat e kontrollit do të shoqërohen në ambientet policore. 

Lëvizja drejt Aeroportit të Rinasit dhe fshatit Bubq 

* Aksi rrugor në drejtim të Rinasit do të jetë i bllokuar nga ora 08:00 deri në orën 10:30. 

* Të gjitha akset rrugore në drejtim fshatit Bubq do të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në ora 19:00. 

* Aksi Bubq – Rinas do të jetë i bllokuar nga ora 17:00 deri në 20:30. 

* Qytetarëve që kanë lëvizje drejt aeroportit u kërkohet që të shfrytëzojnë hapësirat jashtë këtyre harqeve kohore për shkuar në Rinas. 

Këshilla për qytetarët që do të marrin pjesë në ceremoni 

* Qytetarët që do të marrin pjesë në ceremoni të evitojnë veshjet e rënda, pasi nga policia do të ketë kontrolle trupore. 

* Nuk duhet të kenë me vete çanta shpine apo valixhe të ndryshme. 

* Të mos mbajnë sende të forta apo objekte të tjera që mund të jenë të dyshimta për forcat e policisë. 

* Nuk do të lejohet mbajtja e shisheve të qelqit. Rekomandohet përdorimi i shisheve plastike për ujë apo pije të tjera freskuese. 

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit ftojnë të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e përpjekjes së përbashkët për të garantuar siguri maksimale për vizitën e Papës duke telefonuar policinë në numrin 129 për të gjitha rastet kur ata do të konstatojnë diçka të dyshimtë. 

(ma.ar/BalkanWeb)

33 Komente

Me nje fjale te dielen po kycem brenda ne shtepi dhe po i fus nje dore muhabet me salukun ne facebook. smiley

Bravo shqiperia deshmoje edhe nje here qe eshte nje nder shtetet me te organizuare ne ballkan e me gjere dhe ka potencial dhe tradite te larte te sigurise

urime

Masat e sigurise, jane nje domosdoshmeri per ate dite, dhe shum mire bejne qe marrin masa per ndalimin e qarkullimit dhe parkimit ne bulevard, mirpo gomeret drejtues,  A i kane marre masat per furnizimin e popullates, njerzeve ne bulevard, pelegrinve, me UJE.  Se mos iu ndodhi, sic iu ndodhi nje here pelegrinve, njerzeve te mbledhur ne sheshin e Vatikanit, para Papes, ku shum vetave iu binte te fiket nga vapa e tmerrshme, sa u detyrua policia, te theriste zjarrfikset, ambulancat, biles se kush solli dhe uje me shishe te vogla, se njerzit qene tu vdek nga vapa dhe ngazellimi smiley

Keshtu qe pyetja qe une shtroj eshte, a i ka marre masat qeveria apo bashkia, per te freskuar vendin aty, dhe per te shperndare uje, uje, uje.

Nuk paska besim te "mbrojtja" e "babit" ky papuli !!???

d.m.th do kete 2500 police,1000 fuksa,1000 mitingashe me autobuza (si ata te salessmiley)!

nuk e di pse lodhen me keto gjera kur ne be nuk kane ndermend te na pranojne

gjithe kto leke qe do harxhohen , jepjani fukarenjve e pensionisteve ju marrte e mira

s'kemi s'kemi , po milionat derdhen

Djema, me gezim ju njoftoj, se ujti po shperndahej tani mbasdite ne disa pika gjate bulevardit. Si duket boni efekt kritika e shendoshe smiley e imja. Bona nje kontrroll te pergjithshem te bulevardit, dhe vura re nje atmosfer te shkelqyer. Uroj qe te mos kete eksese, shtyrje te njerzeve qe priten te jene shume. Megjithse bulevardi ishte ndare me hekura ndares, si ato qe vihen neper stadiume, gje e mire kjo, por kjo ka dhe nje ane te keqe, se nese shtyhen njerzit, mund te vriten neper ato hekurat, prandaj do ishte mire te kishte edhe ndarje/shkeputje, qe njerzit te leviznin lirshem nga njeri krah ne tjetrin. 

Neser vika papa ne shqiperi? Neser me vjen dhe mua korrsja elektrike smiley

Ah, se harrova djema, ujti ishte ne shishe 0.5 litershe.

shishe plastike besoj...Po ty do te takoj Papa?

Pjero meqe te shkoi menja i pari tek uji, te kishe hap nje biznes uji shpejt e shpejt, do kishe bo nomin diten e djele. Bile mund t'i veshe ndonje etikete si uje i bekum. Apo e ke hap? Nejse mos u nij se ato te taksave kane kater sy, apo s'te njofin dhe personalisht tashme.  

Tirona, sapo erdha tek kafe-interneti, ku mdoli komenti jot. Piksepari, une po t filloj nje biznes, hudh 10 lek dhe fitoj 0 leke smiley dhe jalla ti nxjerr paret e kapitalit, se bo vaki edhe ato nuk i nxjerr. Ne teori, te thaj piten, ndersa ne praktik aha mezi me hecen.  Pastaj, neser, normalisht te gjitha bizneset duhet te punojne pa fitim, per popullin, ne respekt te Papes,  duhet te bojn skonto 50% smiley

Pjero dmth me biznesin si dhe femnat ano mo shume nga teoria?smiley Hajt mo kshu jane nda gjonat ne kete dynjo. Shif iher mos te bo nei bekim Papa e me kismet bohet mo mire per te dyja. 

Mire te thote Spiro, mos e hap gojen kot mer. Ti llap e ato bojne pare. Po s'lujten gishtin veni drynin te shkretes. 

smiley

Piksepari, une po t filloj nje biznes, hudh 10 lek dhe fitoj 0 leke  [smiley] dhe jalla ti nxjerr paret e kapitalit, se bo vaki edhe ato nuk i nxjerr. Ne teori, te thaj piten, ndersa ne praktik aha mezi me hecen.

smiley

Pjer, kjo hedh poshte te gjithe mendimin e mire qe kisha per ty! Dmth ti vec na jepke mend te bejme kete e ate, obligacionet e CO2 e te tjera, po ama per vete as paske bere asnje nga keto? Dhe dashke qe ne te tjeret t'i bejme kur ti vete s'ke patur sukses po as i paske provuar fare?

Pjer, ky eshte nje nga zhgenjimet me te medha qe kam provuar keto kohet e fundit. Kjo eshte reklama me e keqe per VQ-ne. Me vjen keq po tani e tutje s'te besoj dot me as edhe nje gje qe thua.

E ke shume gabim. Edhe Ajnshtajni me leter e kalem u morr, s'kapi gje tjeter me dore. Hamalliqet, dmth praktiken e bene te tjeret, por Atij i mbeti emri.

Kjo tregon qe ti s'e kupton plotesisht Pjerin. Ishalla s'i prishet menja dhe te terheq ate oferten me vere te vjeter. Pjero, sakrifikoje njehere teorine per praktiken.    

Nuk  e di. Po shkeputem me mire nga interneti se qenka dite shume e trishtuar. c'mu desh dhe e lexova kete koment te Pjerit. Nuk e di si do e marr veten pas ketij zhgenjimi.

Mos ..Mos e ben kete smiley

Ti bej si te duash. Por ke rastin t'i tregosh Pjerit qe e ka gabim, aq me shume qe vera e tij e vjeter besoj eshte ilaci me i mire kunder zhgenjimit. 

gjembi me siper ke shembullin. pjeri thote kerkohet uje, tjeterkush dergon uje aty dhe fiton. 
idrizi si kapitalist amerikon qe shtiret si komunist i thot pjerit mos jep me ide pa u paguar. 

Pse mer dhe Gjemb qeke Ti smiley Gjembo cfare te bejne keshtu ? Kaq poshte ke ra? 

Une vallaj nuk e kuptoj si prano Gjembi te ulet ne nivelin tend te Protestes .Te pakten ajo Protestoi biologjikisht dhe e kaperceu dijen ne fushen e Sistemeve smiley 

Po ti ? Mos je femer e dreq dhe po rrah uje ne hava smiley Hiqma tullacllekun !

u hutove idriz. VQ-ja eshte i vetmi uje per peshkun...  hajt se te falet se ske flok

Ty sikur te kishin dhone lejen . Kane peshku  nji tjeter me sPirth sPirth sPirth i dhon smiley  Apo nuk tu duk cilesor dhe e nderpreve lejen smiley

Tashti ndajeni bashke me te .Kush do rrije ti apo ai . Po qe per mu me mire Ai,  se nuk perdor as Laksativ dhe me ndihmon shume . Ti akoma do dhe ca se hiqesh sikur merr vesht kupton apo jo 

Ai vjen shqeto si paraBolja e Enverit . Mos e mytni Blogun me  handikapate mendor menjehere .Mbani rradhen !

amon dhe ti. ke pa ndonje liber te hajrit? t'gjith budalliqe jan. pjeri te pakten me sinqeritet e pranon ket. se shumica e autoreve krenohen me budallallekun e vet.

nuk o dhe aq keq pjeri per t'u zhyt ne trishtim. gjithsesi kur t'thot:

cuna m'falni. e bona dhe un nji nga kto anonimet. s'kisha bo nojher, edhe... e bona. po m'u bo ktu amo... (dhe pjeri i bi temthit me gisht)...

eh, kur t'shkruj pjeri keto me lart me sinqeritetin e perhershem ne lidhje me vq-ne. dita gjembit ka me u bo mo e lumtur se dita kur erdh papa m'tiron.

ore meqe mu kujtu papa: do e puthi asfaltin e rinasit kur te zbresi nga avioni ky?

Do jete e madh mos te vej kembe robi.... s'ndodh po do ishte spektakolare t'ja dhisnin fare papes dhe qeveriut me katalik se papa

dezhavu do thote Muci... sikur e fitoi iher kampionatin gjermoni?

Muci

"Shqiperia eshte e mbushur plot me homoseksual,"-qe do te thote eshte bere moderne!Paska bo nje liber te modh!

 Sa ka ndryshu Shqiperia ne keto 20 vjet!

A erdhi papa? smiley

gjithe keto lajme dhe asnjo nuk e thote ne menyre eksplicite a do lejohet qarkullimi i makinave ne gjithe unazen, nje pjese te saj apo vetem brenda unazes, dmth vetem brenda rrugeve te unazes, por pa unazen, pra ne  unaze do lejohet. Si i behet qe unaza e pret ne mes bulevardin deshmoret e kombit. U dashka me e paralizu fare tironen papa per dite te djelet..

Shpresoj qe gjithe kjo vizite e Popes pop-star te vleje per rregullimin e imazhit te shqipove jashte, te pakten, se e kishim merak. Si dhe shyqyr qe i ra rames kjo vizite e papes se vdes te kaloje pak ne histori

Shqiptari po shqiptar do te jete edhe mbas vizites : D

2500 trupa ne gadishmeri , kjo tregon paaftesi ne menazhim , Qeveri komplet e paafte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).