0 - 3 në tavolinë pas një nate skandaloze në çdo kuptim. Në Tiranë tifozët kanë nisur xhiron me makina nëpër rrugët, por ndjenja e zbrazëtisë dhe trishtimi ende nuk është larguar. Kur skuadra jonë po tregonte epërsi dhe i afrohej golit, tifozët serbë nisën teë hedhin në fushë fishekzjarrë dhe sende të forta. Mandej, fluturimi i flamurit shqiptar nga një drone mbi stadiumin ka shkaktuar shkrirje mendore tek tifozët dhe futbollistët serbë. Që aty gjithçka degjeneroi në dhunë të pështirë. Disa futbollistë shqiptarë janë goditur rëndë nga tifozët serbë, Balaj me një stol. Gjithësesi, të gjithë janë ok. Shqipëria merr fitoren e merituar.

PERDITESIM: Futbollistët shqiptarë do të transportohen me helikopter nga stadiumi për në aeroportin e Beogradit. 

2. Sipas menaxherit te kombetares Alban Bushi, edhe policia serbe ka goditur futbollistet shqiptare ne tunelin e stadiumit.

3. Lajmi per arrestimin e Olsi Rames (per telekomanden e donit) eshte dhene nga mediat serbe por nuk konfirmohet nga asnje autoritet dhe pergenjeshtrohet nga gazetaret shqiptare. Idro Seferi i Top Channel thote se vellai i Kryeministrit eshte bashke me te tjeret duke u shoqeruar per te dale nga stadiumi. 

 

Fotot: Reuters, AP, EPA.

548 Komente

Aaah si shpirt i kena cunat! 

Zotnite e Ballkanit jena, mos rrejme kot! smiley

Zotnite! 

Cunat u sollen yll! Me mire nuk kishin c'bonin. smiley 

Serbt jon' per t'jua qi nonat me sazet rrotull tuj lujt muzike! 

Cunat e jone si farfurisshin mes shtazve! 

E menoj dhe m'bohet mishi kokerr! 

Vetem per ket, qe Serbia nuk munnet me i garantu rruge te qete deri ne aeroport cunave t'tona, Mrroklla dekreton edhe 50 vjet te tjera meni! smiley

Po sikur ta shikojme me qetesi situaten, sepse gjerat jane krejt ndryshe nga marazi nacionalist arnavut.

1 - Ajo qe u leshua ne fushen e futbollit nuk ishte flamur shqiptar, por nje cope levere ku tregoheshin aspiratat shqiptaromadhe per pushtimin e Serbise, dhe fotografite e dy ottomaneve, njeri diplomat turk, tjetri milic ne sherbim te perandorise ottomane. Flamuri arnavut eshte tjeter gje, shikoni percaktimin qe i ben flamurit kushtetuta e Arnavutistanit.

2 - Futja e objekteve te forta ne fushe eshte e ndaluar. Ate objekt nuk e hodhen tifozet serbe, por ata arnavute me ane te nje droni, perndryshe tifozat serbe po mbeshtesnin ekipin e tyre.

3 - Qe me futjen e ddronit ne stadium duhej te ndalohej ndeshja, dhe fitorja t'i jepet ne tavoline Serbise, sepse ishin arnavutet qe provokuan dhe jo serbet. Serbet u detyruan te mbroheshin nga provokimi arnavut. Lojtaret arnavute i leshuan me shqelma e grushta mbi lojtaret serbe pa asnje shkak.

Blendo e sigurte qe aforfe per ne?

Sipas tvsh po. Keta komunikojne live me UEFA-n ne stadium. Faqja online e UEFA nuk ka ende asgje.

Simbas gjasave me sa dëgjova dhe lexova ka mundësi që të na bëjnë ndonjë dobiçllëk dhe të na hidhet faj neve. Një shok francezë më mori në tel dhe më tha se simbas komenteve që dëgjon te radio franceze faj po u hidhet shqiptarëve.

Aforfeja jepet vetem pasi mblidhet komisioni dislipinor i UEFA dhe nese ata gjejne zyrtarisht se pala serbe eshte fajtore.

Nuk ka rendesi a i marrim tre piket ne tavoline apo jo, AI FLAMURE, me ISA BOLETININ dhe ISMAIL QEMALIN jane sa gjithe BOTA!

 

Bravo tani plasi nacionalizmi 2 lekshe qe na le ne ballkanasve ne vend numero. Po te ishte ngrite ai flamuri serb mbi stadiumin ne Tirane cfare reagimi do te kishte. I njejte ne mos me keq. 

Ndoshta e njeta gje po ata bene te paret atyre iu ngeci ne dere.ne derisa se kemi bere ende nuk mund te quhemi fajtore .

po flamuri Serb u ngrit ne meshen ortodokse ne mes te Tiranes dhe dolen foto me 3 gishtat lart dhe nuk i trazoi kush.. 

Mos ngatero kishen me nje ndeshje futbolli qe mbaron pas 90. Digjni tani flamure serbe dhe shkoni ne mitinge me Kreshnikun e AK-se dhe festoni dicka qe as vet se dini cfare. Gjermania e pushtoj dhe dogji Francen para 60 vitesh, e pra sot jane lokomotiva e Europese dy kombe miq. Ndersa ne si ballkanas qe jemi ngelen ne vend numero. 

o shoqe cfare hyn ketu ai palla AKQ? E kupton qe eshte flamur nuk eshte bombe? Dikush mund te marr nje flamur e te pikturoj harten e botes me shqiponjen kuq e zi e te thote kjo eshte shqiperia.. po pastaj cfare duhet ta vrasim? Edhe sikur ta thote eshte Serbia po pastaj? Jane kafshe dhe pike.. nuk kishte tifoza shqiptare ne stadium i ndaluan.. kishte 5 mij polica serb ne stadium! Ata po qeshnin kur pane flamurin dhe pastaj sapo pane qe ishte flamur shqiptar shkalluan. Tani si vemje qe jane po deziformojne mediat gjoja e ka bere vllai i Rames e me BBC qe thote kishte mezash politik!!! Bravo Rames qe jua tha ne fytyre qe jane primitive dhe pike, as nuk krahasohen me ne..

 

Po te kishte ndodhe kjo gje ne Tirane ti si do te ndiheshe,,,i fyer e i ofenduar. E pra nje reagim do te kishte dhe prej teje. Une spo lavderoj serbet, perkundrazi po te them se nacionalizmi yni dypalesh na ka lene shume mbrapa si kombe ne perparim. 

Sot Lorik Cana ka bere gabimin me te madh ne historine e memories tone kombetare qe i shtriu ne toke dhe i ra me grusht huliganit serb ne stadium para 50 mij huliganeve antishqiptare ne nje vend antishqiptar. Ndihem i pezmatuar nga ky gjykim i ceket i kapedanit te kombetares tone.  smiley

Ta kam llafin duhej ta kishte legenosur me dacka legenin bitch slap smiley

Flamuri qe u valevit ne stadium:http://i.dailymail.co.uk/i/pix/2014/10/14/1413319426054_wps_86_image001_png.jpg

http://i.dailymail.co.uk/i/pix/2014/10/14/1413319103508_wps_84_A_drone_with_an_Albanian_.jpg

 

Tifozet serbe u hakmorren duke djegur flamurin e NATO-s (s'paskan gjetur dot flamur shqiptar ose amerikan) smiley 

http://i.dailymail.co.uk/i/pix/2014/10/14/1413317353560_wps_65_Fans_of_Serbia_burn_a_NAT.jpg

Pastaj hengren dru dhe nga policet e tyre, pervec qe humben ndeshjen  smiley 

http://i.dailymail.co.uk/i/pix/2014/10/14/1413318979641_wps_83_Riot_police_clashes_with_.jpg

P.S. Peshku, na i bej hallall ngarkimin e faqes me keto fotot ne teme.

E sigurt kjo e 3-shit? Po qe, ndeshjen e fitoi Isa me Ismailin.

Me helikoptere nga stadiumi? Keta serbet qenkan per gjynaf.

Paskan qene tifoze maqedonije ata qe e paskan ngritur flamurin.

Flamurin e ka ngritur Olsi Rama vellai I KM smiley

Shif kur te beje nei mut UEFA. Klysht e gruse se mire jane dhe ata. 

Me qene i sinqerte nuk pres asgje nga kurvat e UEFA-s po s'ka rendesi. Kjo nuk ka me lidhje me futbollin. Me siguri ndeshja do perseritet ne fushe pa tifoze ose ne ndonje vend asnjanes. 

Jeni i cike larg nga Vendimi UEFA-s .Nuk ka vetem nje Opsion .Si zakonisht zhgenjehet kush rrembehet dhe  e mposht nervozizmi . Rendesi ka qe ne treguam se jemi denjesisht pjese e  Europes dhe per fat te keq Serbet treguan se jane edne shume Latg !

Dhe qe ne Jemi Europiane eshte me e rendesishme se nje rezultat tavoline , ku dhe Serbi nuk ha bar por ka dhe do paraqese argumentet e tij teknike ! Pastaj ..... Le te presim !

Urojme qe kjo qetesi e vetpermbajtje te na perfshije ne cdo Fushe . Ky eshte hapi i Pare i Rilindjes smiley

tani, ka dicka qe i'u mesohet gabim ne histori ketyre. cfaredo gjeje te jete eshte urgjente te hidhet drite sa me pare.

kush tha qe marrin tre pike ihere, ka bere vaki qe ndeshje te tilla dhe jane riluajtur per minutat e mbetura.

Ishalla marim piket do Zoti te jete e vertete!

 

Po flamurin valle kush e hodhi ne fushe ?? smiley

Olsi Rama 

Jo po Ismail Kadareja

Nga inati qe s'ja dhane Nobel-in, Kadareja ia beri kete flamur-provokim Evropes.

"Une s'pashe gje, no comment" - kishte thene kreu i trupes tone diplomatike, Fevziu, kur e pyeten per motivet e Ismailit...

Jo mer me shume e kishte bere per t'ia 10 Qoses. Kush e ka mo te madh ... dmth kush eshte me shume patriot. Kurse Fevzo thone qe ka kerkuar azil mbasi i kane premtu mbirje kacurelash. 

Ju jap nje leje ndertimi po me liruat mesohet te kete thene fevzoja.smiley

Olsin e kane arrestuar.

Shqipri!

If nothing else   fotot e lorik canes qe pallon huliganin serb ne mes te beogradit tregojne se shqipot nuk jane me ata veremlinjte e 1990.tani sikur kete tough love ta tregojne edhe me zyrtaret e korruptuar qe iu vjedhin parate...

ti po don te thuash qe keta qunat, nese atdheu neser eshte ne rrezik, vijne e marrin armet per ta mbrojtur ?? smiley

fakti qe stadiumi ishte mbushur plot per nje skuader si jona treon se po na marrin me seriozisht se dikur kur milosevici deklaronte se mund te na pushtonte me shoqaten e gjuetareve te beogradit.

Aman mos na mbajne peng Fevzonsmiley

Per cfare ta duan ata kan tullace sa te hajne qente.smiley

Per presion, ishte goxha diplomat, keshtu thone letrat.smiley

albano t'kishte qen sherr mes lojtaresh osht si thu ti,po tifozat qe hyjn n'fush dhe i gjujn lojtarve,vetem nqs uefa ndrron rregulloren e vetsmiley

eshte ceshtje interpretimi, asgje nuk eshte vendosur. Kopracet e uefa nuk ti japin kollaj tre pike ne tavoline.

Jo kopracet po te korruptumit e UEFA, per ta flet vetem parja. Po si dhane 3 pike ne tavoline do te thote qe pare e madhe ka leviz.

A osht mire Shakohoxha? Nuk ka pesu noj gjo, se e kan hal ne sy serbet smiley

Sot shqiptaret me te bashkuar se kurre!  E treguan veten servet.

 

Dora persh. smiley shkruaje mire ..Serbet

Pershendetje Ket.smiley Jo une e them ashtu sic duhet pra Servia. Sipas burimeve konkrete. Servet , sic thote dhe i madhi Kadare, u zvarriten si serpent nga Kaukazi ne Ballkan. Tani eshte bere nje pershtatje sepse emri i tyre shpalos formen e vertete, ndaj thuhet Serbia. Por une preferoj formen origjinale.

Job well done, safe trip and a huge welcome back home lads!

Lavdi Shqiperise dhe Shqiptareve.

mishi puckrriza puckrriza, e paharrueshme

Skuadra shqiptare nuk duhej te kishte pranuar te luante  qe ne fillim meqe tifozet e saj nuk ishin lejuar ne stadium. Te ishin perjashtuar edhe tifozet e skuadres rivale, po. Vetem ne ate menyre do luhej drejte. 

 

me mire per ne qe nuk patem tifoze ,e gjithe pergjithesia bien mbi serbet.pastai imagjino qa kishte ndodh po te kishim tifoze edhe ne atjesmiley

Jo, mendoj thjesht qe s'eshte e drejte qe tiofzet tane te perjashtohen ndersa ata serbe jo. 

po nuk eshte ne dore te Shqiperise ajo.. ne te tillla raste duhet te bien dakord te dyja  federatat perkatese nen supervizimin e UEFA. 

nese Shqiperia nuk do te pranonte te luante sepse nuk u lejuan tifozat e saj,  do ta humbiste ndeshjen automatikisht, sepse nuk quhet arsye e vlefshme kjo.

Nuk i njoh rregullat e UEFA-s; keshtuqe...

Ja fusni kot.

Serbet dhe Kroatet kane luajtur pa tifoze me pare. Nuk ka asgje te re...

http://www.nytimes.com/2013/03/23/sports...

Ne, ballkanasit jemi shume shtaze ne pergjithesi keshtu qe loja pa tifoze nga mysafiret eshte menyra me e mire per te evituar vrasjet e idioteve qe duhen te behen pjese e ketyre evenimenteve...

ik se s'dole gje me parashikime ne ti

he !!!!  e shef ?  3 pike n'xhep

hajt tashi pranoje qe ishe gabim smiley

Nga ajri e hane gjithmone keta serbet. smiley

Vozdu?

Sipas menaxherit te kombetares Alban Bushi, edhe policia serbe ka goditur futbollistet shqiptare ne tunelin e stadiumit.

Ncncncnc

Ata nuk jane normal. Shpresoj qe cdo gje te dal ne shesh si duhet, sepse ngelem duke degjuar qurravitje servesh se si i bejne padrejtesi dhe sa te pafajshem jane.

+1 dora.tashi fillojn qyrravitjet sic e kan zanot

Tifozat tane ne Prishtine https://s1.yimg.com/bt/api/res/1.2/fnhD5OUPlaQR1unHcQI8wg--/YXBwaWQ9eW5ld3M7Zmk9ZmlsbDtoPTM3NztweG9mZj01MDtweW9mZj0wO3E9NzU7dz02NzA-/http://media.zenfs.com/en_US/Sports/AP_Soccer/201410141542565441950-p5.jpg

Dhe nje foto tjeter po nga Prishtina.

Priceless ato fotot! Ma merr mendja ideatoret do kene qene shqiptar Kosove a Maqedonie. Ide e bukur, por u nxituan pak. Mire do kish qene ta kishin bere nje gol keta tanet e pastaj te valvitnin flamurin lart! 

Xhaka e paska ngrene grushtin e pare.

Paskan arrestuar vllain e Edi Rames ne Beograd.

Jo po thote qerozi Fezua smiley

Lajmi per arrestimin e Olsi Rames (per gjoja telekomanden e donit) eshte dhene nga mediat serbe por pergenjeshtrohet nga gazetaret shqiptare. Idro Seferi i Top Channel thote se vellai i Kryeministrit eshte bashke me te tjeret duke u shoqeruar per te dale nga stadiumi. 

Nga ato pak momente qe ia vlen t'i thuash vetes : edhe une jam shqiptar .

Xhaka hero i diteve tona,ndersa Cana...ah e njoh une Canen,por kurre nuk do te besoja qe Loriku do te kafshonte mishin e derrit smiley

Hallall !

 

tani e randesishme eshte qe uefa te jape 0-3 per ne

 

Qeveria serbe hyzmetin me masat e sigurise ia kishte bere me thene te drejten .po kur ke nje popullsi te tere me nje sentiment racist e mendje per te bere sherr edhe gjithe policet e dynjase te mbledhesh  nuk i ndalojne dot.

e ke kabim!!  ne stadium  kishte rreth 23 mije tifoze,  nderkoh qeveria serbe kishte  vene 12 mije police per sigurine e ndeshjes...  kupton ti nashi,  1 polic  per dic me pak se 2 tifoze... 

nashi, po te shtojme edhe faktin qe  jo te gjithe 23 mije spektatoret ishin  huligane, le te themi gjysmat,  atehere i bie qe  raporti ishte 1 polic per 1 huligan...   atehere si ka mundesi qe huliganet u futen ne fushe ,goditen djemte tane, derisa prishen edhe ndeshjen??  ku masat ketu??

rreth 2 mije police thane.gjithe forca policore e serbise eshte 15 mije(sipas flamurtarichannel)

32 mije Belulo.

Thjesht ne nuk mund te luajme me Serbet per nja 100 vjet, ngarkesat emocionale negative nuk mund te lejojne nje zbavitje sportive, afer mendsh qe dicka do te ndodhte! Po kjo u duke qe me ndalimin e tifozeve shqiptar, qe u kushtezuan me heqjen e simbolve! Kjo do te mbahet mend per shume kohe! Me gjithe ate nuk dolem keq, me nje trepiksh te favorizuar!

Po a do te vijne serbet neTirane ? Do zoti te mos vijne, ti marrim edhe nje trepiksh tjeter! smiley

Vlora ne FLAK!

 Me e pakta qe duhet bere. Akoma ska prononcm zyrtar qe po merren masa qe jeta dhe shendeti i shqiptareve te mos cenohen.

Albanian tough love.smiley

kjo foto duhet te behet nje poster i madh ...

Eshte foto ikonike .po ben xhiron e botes :from albania with love.smiley

Jo nuk eshte foto ikonike. Fotoja me domethenese per mua, dhe qe duhet te qarkulloje, eshte fotoja ku i bien me karrige lojtarit tone. Pershkruan degradimin e serbeve, si te tifozeve si te shtetit/policise.

Hapni syte qorra, se serbet vec rastin duan te na zhdukin nga faqja e dheut.

shume domethenes edhe shiriti ne krah te Canes me mbishkrimin "NO TO RACISM" nderkohe qe grushti i Canes sapo behet gati te ekzekutoje nje takim "miqesor" me faqen e serbit smiley

Duket sikur Cana po i thote. "I´m saying to you "no to racism", you fucking bitch!"

hahahahahahaha

Tashti me kete 0-3 per Shqiperine do ishte gje e bukur, se pervecse pikeve te marra do te ishte edhe nje dacke e mire ndaj serbeve, si per ti treguar qe "mos na e cani shume "serbin" por rrini urte".

Puna eshte qe duhet me prit njehere me kete 0-3 per Shqiperine, sepse UEFA nuk eshte prononcuar akoma edhe zgjat njecike kjo pune: do perpilohet raporti nga komisaret e fushes, do mblidhet komisioni disiplinar i UEFA-s edhe pastaj keta e gjykojne kete pune.

Dhe nga ana tjeter nuk eshte se Shqiperia i ka shancet 100% per ta marre kete rezultat aforfe. Disa media raportojne qe arbitri Atkinson ka negociuar me lojtaret shqiptare per tu kthyer ne fushe, por keta nuk kane pranuar per qamet. Varet se si e interpretojne dhe e raportojne kete komisaret e UEFA-s. Keshtu qe lidhini njehere kuajt dhe mos i lodhni para kohe.

 

Atkinson nuk kish se me c'te negocionte.  Sigurine lojtareve nuk ja siguroi dot vet shteti serb.

Per mua ishte shume domethenes ajo e ecura, drejt dhomave vetem, e trajnerit te serbise, me koken ulur, ndersa lojtaret e tij benin gallat ne fushe, duke prit lojtaret tane.

Qershia mbi torte nese do te jepte doreheqjen.

Do te me mbes peng gjithe jeten qe nuk perfundoi kjo ndeshje!!! Shqiptaret kudo ku jane pertej nacionalizma, e arsyetimeve kokboshe te tipit "  sikur kjo ngjarje te kishte ndodhur ne shqiperi"...realisht duhen te ndihen krenar me ekipin e tyre,me keta djem!! Kurre mos u kualifikofshim!! Djemte e Kombetares kane luajtur shume mire,pertej ç'do parashikimi optimist,te barabarte ne fushe,dinjitoz ne loje,nuk e futen lojen ne sherr,luajten me zemer,fantastik !!Me kane bere krenar ne ç'do aspekt!!! Xhamadani vija - vija....

Nuk besoj te kete bere olsi .unlike his crazy brother olsi eshte djale teper ,teper i edukuar.

Do jete loje e serbve per ta paraqit si provokim shteteror

Lexoni çfarë paska thënë Ivanoviçi. Gjoja na i paskan mbrojtur lojtarët tanë me trupat e tyre . Çfarë bastardësh. 

“What happened is something we can’t comprehend at the moment,” Serbia captainBranislav Ivanovic told reporters.

“On behalf of my team, all I can say is that we wanted to carry on and that we shielded the Albanian players every step of the way to the tunnel (after the riot broke out).

“The Albanian team said they were unfit physically and mentally to carry on after talking to the officials and they will now decide the fate of this match. We can only regret that football took a back seat but it is difficult to draw any conclusions or make any comments now.”

Serbian state television reported that Olsi Rama, the brother of Albanian prime minister Edi Rama, was arrested in the VIP box for instigating the flag stunt.

“He was arrested on suspicion that he masterminded and executed the incident in which a flag with a map of greater Albania was flown over the pitch and the terraces, after which the match between Serbia and Albania was abandoned,” Serbian state television said on its official website (www.rts.rs).

propaganda serbe ne full swing.

Edhe gazetaret lene menjane faktin qe ndeshja ishte nderprere me pare se te shfaqej flamuri.

plus qe nuk permendin se si u keqtrajtuan djemte tane. propagande e felliqur.

Filluan serbet si zakonisht te manipulojme informacionet. Harrojne sharje dhe thirrjet raciste qe beheshin gjate gjithe kohes ne stadium. Tani do dalin qe na gjuajten shqiptare. Si zakonisht. Ne raste normale penalizohen shprehjet raciste dhe genocidiale alla " digjni shqiptaret".

Kush eshte mire nga ana kompjuterike smiley te me bej nje nder... te marr ate foton e flamurit shqiptar qe shikojne huliganet serb si matuf e ta bej video youtube me kengen e mc hamer.. cant touch this.... ty ryryry tyyyy tyyyy 

fakti qe arbitri atkinson ka negociu per ti rikthy ne fushe tregon qe nuk ka qene tjeter vecse nji koqe kanari,(pardon my french).

Se ca ndeshje mund te luhej pas asaj situate lufte edhe midis skuadrave, ec e merre vesh.

ndofta je ne dijeni: ka lujt me pare Serbia me Bosnjen, ose Kroacine ? (dhe anasjelltas)

Edhe ne ndeshje tenisi kane bere sherr gjindja kroate-serbe. Ndeshjet e futbollit pa tifoza. 

Per ndeshje Bosnie-Serbi s'di gje.

pa tifoze fare ? apo pa tifoze te ekipit prites ? Apo ndeshje te zhvilluara ne territor te trete ?

rrofsh

Stalker, jane luajtur me tifoze dhe ne pergjithsi kane degjenuar ne dhune te skajshme, si nga tifozet, por dhe nga lojtaret ne fushe. 

Pa prites.

S'ka perse smiley

Po degjoj qe arbitri ka kerkuar te vazhdoj ndeshjen. Nese bejne ndonje dredhi dhe akuzojne shqiptaret qe s'kane vazhduar ndeshjen pas atij sulmi atehere do ishte katastrofe.

E ka protokolli qe duhet me i pyt. Kaq.

Lorik Cana thote ne facebook s ene oren 1:30 jemi ne Shqiperi

Hajt shyqyr Zotit. Te vijne shendosh!

Lorik Cana - Official

about an hour ago
Ndeshja u kry per shkak te rremujes por ne dum drejtesin dhe ajo esht 3 piket ne tavoline per ne.E perseris te gjith jemi shkelqyer dhe pse e donim fitoren ne fushen e lojes.Shqipria esht vendi me i bukur nBote me flamurin met bukur nBote dhe sja ka friken kurrkujt.Kapiteni juj #LC5  lorikcanaofficial Official Instagram — at Partizan Stadium, Belgrade.

Shqiperise i duhet nje avukat i mire ne komision te disiplines se videot amatore tregojne disa skena me te egra dhune nga ato te regjise zyrtare.

Si u vendos qe rezultati eshte 0-3 per Shqiperine? Sipas artikujve te huaj qe po lexoj, UEFA nuk eshte prononcuar akoma per te dhe masat disiplinuese qe do vijojne. 

Nuk dihet ende nese do te riluhet , ne fush asnjeanese, pa tifoze apo do jepet ne tavoline 3-0.

UEFA do te vendose me vone per kete çeshtje. Do te ishte e pamoralshme, te vendoste tjeter, vetem 0-3 ne tavoline, por cfaredo qe te vendose, shpirti dhe karakteri yne fitoi. Per mua nuk ka rendesi fare rezultati, çunat e kombetares, na kane mbajtur peshe zemrat. 

Rezultati ka mjaft rendesi. Pervecse na ve ne pozicion me te mire ne grup edhe e memorjalizon agresionin e serbeve ndaj lojtareve te pambrojtur. 

Ajo qe kerkuam nga çunat ndodhi, bile shume me teper nga ckerkuam Ata na bene te lumtur, duke treguar dinjitet, burreri e qetesi. Pastaj vendimi eshte ne doren e Europes, si gjithmone.......por ata do te vetediskretitohen, nese nuk e japin ndeshjen ne tavoline. Persa i perket eleminatoreve, ne dhe mund te mos kualifikohemi, por e rendesishme eshte qe japin zemren ne fushe dhe kete e bejne per vendin e tyre.

Nuk bashkohem me mendimin tend. Sic do linim shpirtin ne fushe, te leme shpirtin ne tavoline. Federata duhet te jete  agresive ne ndjekjen e kesaj ceshtje. Vendimi do shkoje ne favor te atij qe prezanton dosjen me te mire. Fokusi i vetem duhet te jete si te marrim pike; festimet me vone.

Te ngrejne zerin keta tanet. Po degjoj qe De Biazi paska thene qe i kane prekur cunat dhe ne tunel e dhomat e zhveshjes.Skandal. Ti tregojne te gjitha keto ne tavoline e mos ti lejne servet ta relativizojne ceshtjen sic e kane zakonisht, qe rrine thone jo po ne s'deshem , i mbrojtem, po na provokuan, s'dime si ndodhi etj.

kush ka mundesi te shkruaj apo te postoj ne tweeter ta bej sa me shpejt dhe sa me shpesh. Ka plasur lufta neper forume dhe gazeta botrore. Mos lini plehrat te flasin keq per Shqiperine.

Cilat forume?

Te dyja ndeshjet duhej te ishin luajtur pa tifoze,pavaresisht se dihet vetem kafsheria e tifozeve serbe,ata ishin baza e paramilitareve gjate luftes ne Kosove.Lajmi i mire eshte qe si serbet,si greket,po shkojne drejt pakesimit.Vazhdoni beni nga 3-4 femije,shqiptare,po jo me shume,se skemi para.Edhe duajeni me shume njeri-tjetrin,se shikoni cfare shtazesh keni ende rrotull.

Do jete skandaloze nese nuk vihet 3 me 0. Shqiperia te dergoj kerkese per te dal zyrtarisht nga organizata e ta lej kete muhabet.

Zyrtari i UEFA-s kishte thene ne prononcim se nuk mund te themi faji i kujt ishte?????????/ WTF? gjith ndeshja duke hedhur fishekzjarre e duke intimiduar skuadren tone me tifoze ne fushe per te rrahur skuadren tone dhe ai thote nuk dihet faji i kujt ishte? FUCK YOU!

Normalisht qe ai s'e vendos. Ai bene raportin. Por shpresoj te bej raport si duhet pa ndonje dredhi sepse do jete shume skandaloze.

Ju mbush mendja botes se kush jane serbet??

 

Edhe kanadezet sot benin  tifozllik - Go Albania go- bit the hell out of them

bit the hell out of them

ncncnc, anglishtja e kesaj. 

Eshte headline ne BBC, Reuters, associated press, bild, corriere fella sera, dailymail, etj. Ka me keq per serbet????

te gjithe mediat sportive " drone with albanian flag stopped match" perkthimi yne=dhuna serbe nderpreu lojen smiley perkthim serb - shqiptaret provokojne me flamurin e Shqiperise se madhe

smiley ndal histerise

 

 

ja te te them une diçka aspak histerike,bazuar edhe ne videon qe edhe ti solle..sikur te mos ishin futur tifozet serb ne fushe,ndeshja do te kishte vazhduar,do te kishte ndodhur veç nje sherr mes lojtarve kur o terhoq banderola,max ndonje karton ..e tani do te ishim duke komentuar rezultatin !! 

Sa turp per popullin serb! 

Ca eshte drone with Albanian flag, virusi Ebola???
12 mije polica dhe tifozet gjujne me karrike shife videon

Shqiptaret duhet te gjejne nje firme PR te thone anen e tyre te meselese .ne shumicen e lajmeve pershkruhet sikur mavraj sulmoi lojtarin serb per ti rrembyer flamurin dhe aty filloi sherri.

Po ndonje fjale per ata huliganet serv qe hyjne ne fushe dhe per thirrje raciste dhe djegie flamuresh( nato, kosove) gjate gjithe ndeshjes a permendin gje?

Mos mu drejto mua po palloshit.i thuej qe te gjeje ndonje firme PR me keshilltaret e tony blair qe te nenvizoje anen tjeter te medaljes.

Une po te pyes ty, se ti e ke lexuar.

Une po te them ate qe kam lexuar se une nuk i bej lajmet de.perceptimi eshte se sherri filloi pasi mavraj sulmoi serbin per ti marre flamurin .pra insinuon se shqiptaret e filluan sherrin te paret , duke lene menjane gjithe ate atmosfere armiqesore qe filloi  me fishkellimin e himnit etj..Serbet ndersa tifozet i kane hajvane admnistraten e kane te zgjuar prandaj nuk duhet marre e mireqene se e drejta do na jepet automatikisht.

tifozat e tyre jane ashtu prej administrates (ne fakt eshte shtypi ky), ose propagandes se saj te vazhdueshme qe u bie si çekiç ne koke nate e dite. se popullin po ta lesh rehat, ka du bon sens dhe gjen gjuhen e perbashket edhe me xhindet e jo me njerez te tjere. 

po shifja ne direkt nje TV shqiptar dhe gazetari aty e nxorri popullin direkt ne tirane neper bulevard me vetura (megjithese ndeshja nuk u fitua gje). ky lloj gazetari po ta lesh te lire (liria e shtypit mbrohet me ligj ne demokraci) ky e kthen popullin shqiptar per ca vjet po si ai serb. 

fatmiresia jone ishte qe propaganden marksiste-leniniste te Enverit nuk e besonim hiç. kjo na ka lene me natyrale e indiferente se fqinjet. kosovaret nuk jane si ne, ata jane po aq nacionaliste sa serbet. 

Bene shume mire qe e ngriten ate flamurin shqiptar ne stadiumin e Beogradit, pavaresisht pasojave te mundshme per rezultatin e ndeshjes, ne varesi te oreksit dhe interpretimeve te ngjarjeve nga UEFA.

Ngritja me fluturim e flamurit te vizitoreve do te ishte gjest i tepert nese vendi prites (Serbia) s'do ti kishte hapur lufte flamurit te tyre. Edhe ne beteje duhet te respektohet flamuri, jo me ne sport!

Ky flamur do ishte gjest i tepert nese Serbia s'do kishte bere reprezalje shteterore, p.sh. duke bllokuar te gjithe shqiptaret ne aeroport--perfshi gazetare, njerez qe udhetonin tranzit, e kedo tjeter--thjesht e vetem pse nje tifoz kishte guxuar te mbante simbolin e skuadres ne qafe...plus thirrjet e perseritura te shtetit--theksoj shetit e jo tifozeve--serb me kercenimin se do arrestonte cdo shqiptar i cili do guxonte te shoqeronte kombetaren e vet ne fushe!

Ndaj, per kete ngjarje ju lutem na kurseni pergjithesimet e tipit "ne ballkanasit jemi kafshe". Jo, ne shqiptaret--shume prej nesh-- ne fakt jemi inferiore dhe te kompleksuar, ironikisht te kompleksuar per padrejtesine qe na eshte bere, padrejtesi e cila u pasqyrua grafikisht (dhe) tek ai flamuri qe u valevit sot mbi Beograd..."flamuri etnik", apo flamuri i "pretendimeve agresore te Greater Albania" sic thone fqinjet (greater than what, motherfukcers?)...apo  "mesazhi politik", sic tha nje prej dobiceve te Evropes, BBC. Po, ishte mesazh politik i tipit "dielli lind nga lindja e perendon ne perendim", mesazh qe shprehu nje fakt shekullor; ne ate pjese territori kane jetuar e jetojne shqiptaret si autoktone...ashtu si ne pjesen e territorit anglez kane jetuar e jetojne angleze, e keshtu me radhe. 

Edhe nje here, respektin me te madh per lojtaret tane, tifozet shqiptare qe shkuan aty e vecanerisht ata qe organizuan dhe valeviten ate flamur mbi stadium...ne nje fare menyre kompensuan inferioritetin dhe kompleksitetin e autoriteteve shqiptare, te cilat shpresoj se do te frymezohen nga ky gjest i tifozave shqiptare nga Maqedonia (flitet se ata e organizuan flamurin).

Boll me kompleksitete. Cuditerisht, Evropa ia ka mbushur mendjen shtetareve shqiptare (pa dallim partie) se shqiptaret mund te jene faktor stabiliteti ne Ballkan vetem po te jene kokeulur dhe lepe-peqe ndaj komshinjve dhe agresioneve te tyre. E kunderta eshte e verta e thjeshte, po ec e merre vesh pse s'e kuptojne kete dhe shtetaret shqiptare.

Tre piket duhen marre dhune nga UEFA. Ose ne tavoline ose mos te paraqiten per replay

Personalisht me mjaftoi histeria e serbeve per tu treguar botes kafsherine mesjetare te nje vendi pseudoeuropian, si dhe ngulfatjen nga gezimi te mijera shqiptareve anembane.

Pas dyerve ka filluar të flitet për një përsëritje të ndeshjes nga ana e Uefa.

ku e dha ? kombetarja eshte nis per rinas

atehere nqs behet ne Shqiperi  t'a pyesin veten mire

Shpresoj qe nese do kete perseritje, te behet totalisht pa tifoze. 

Cfare perseritje?!!! Perseritja eshte komplet e patolerueshme.

Ashtu eshte Dora , edhe specialistet komentojne se kjo ndeshje nuk duhet te perseritet me, piket duhet t'i takojne Shqiperise

Ideja e FLAMURIT ishte e bukur por sica tha dhe Rudina Magjistari sikur ta kishin nxjerre ne fund te ndeshjes bashke me fitoren smiley

Personalisht, mendoj qe perseritja eshte gjeja me e mire, per hir te lojes me shume se per ndonje gje tjeter. Ky kaos u shkaktua nga tifozet, jo nga lojtaret pavaresisht nderhyrjes se lojtarit serb per ta zhvendosur flamurin dhe si pasoje versuljen e lojtareve shqiptare per ta mbrojtur (me aq sa kam kuptuar nga gazetat se s'e kam pare ndeshjen ne fakt). Nuk eshte e drejte qe skuadra serbe te denohet per shkak te sjelljes huligane te tifozeve te saj. Sidoqofte, UEFA duhet te denoje shtetin serb per paaftesine per te ruajtur rendin dhe per trajtimin qe iu be skuadres shqiptare. Nese nuk e ben, kjo do te ishte padrejtesia me e madhe, per mendimin tim modest. 

Skuadrat gjithmonë dënohen nga sjellja e tifozëve, në çdo lloj niveli.

Oh là là:

Krenar per Kuqezinjte qe per sa pati futboll fituan me loje e me raste / Keqardhje per fqinjet qe lane nam boterisht me shfaqjen e shemtuar

Edi Rama ne Twitter. 

 

Shqiperia mund te dergoj edhe UEFA-n ne gjyq (psh, ne Gjykaten Europiane te Dretesise) qe i ka derguar 24 futbollist ne nje vend ku kercet dhuna, jo vetem nga tofozet, por edhe nga policet dhe "stafi" organizator. Eshte e pafalshme ajo qe ka ndodhur, sidomos pjesa kur djemt e kombetares po largoheshin nga fusha!

Zot na ruaj se cfare shtazesh kemi per komshinj. Urrejtja qe kan per ne Serbet nuk duket se ka per tu fashit ndonjehere. 

na marrcin te keqen sikur do bejme krushqi me ta smiley oh wait vellaznit tane te veriut iu shesin ketire vajzat per nuse 3000 euro copa.nje nuse sa 5 kg hashashsmiley

Nuk e kuptoj se si mund te vizitoj Palloshi Beogradin mbas kesaj. Ata vazhdojne te ken urrejtje patollogjike per Ne Shqiptaret...eshte tmerr...dhe ne u blejme grurin....kalojme nga Serbia per turizem e lloj lloj traplliqe moderniste. 

Ne fakt kete mendim si ty kane edhe ultrasit serb,me sa po lexoj verdall...

smiley 

Une sjam ultras daku....nuk i gjuj njeriu me karrige mbas kurrizi si Bales. Nese ti me barazon me ultrasit eshte problemi jot. Mos shesim pordhe kot me modernizma e boshllek ideologjik..nuk kemi pse te ulemi ne tavoline me njerez qe na urrejne. Palloshi le te shkoje e te takohet me ate loqen tjeter po kjo ngjarje nuk ka per tu kalu kaq kollaj. Na shqepen ne dru ne shtepi te mikut o paesan...dhe pame nje popull qe na urren. Po ta kishin ngrit flamurin ne Elbasan e njejta gjo do ndodhte?????? ta them une ty jo. Me serbet nuk na lidh gjo se edhe Kosova perfaqesohet nga nderkombetaret.

BOJKOT DHE EVITIM I CDO GJEJE SERBE ESHTE MINIMUMI. E KUNDERTA ESHTE INFERIORITET DHE  IDIOT

lind pyetja vellezerit tane nga jugu ekuivalenten e sa kg hashah i shiten per prostitucion motrat ne Itali e Europe?

smiley

kiddo mos u bej budall - se ajo qe u ka ndodh atyre gocave nga jugu POR edhe nga veriu ka qene krim i paster - jo shitje po lejini keto muhabete se te kap gjynahu

serbet te zgjuar

"The Albanian team said they were unfit physically and mentally to carry on after talking to the officials and they will now decide the fate of this match.

keshtu thote trajneri i tyre

Sa per rezultatin jam mese i sigurte qe UEFA do ja jape fitoren ne tavoline Shqiperise, pasi sulmi fizik ndaj lojtareve tane nga ana e uliganeve serb (vendi prites), por edhe i personelit te sherbimit te stadiumit ishin evidente. Dhe UEFA edhe sikur ta kishte djalin e saj skuadren serbe nuk do te mund te bente gje. Dhuna ne stadium eshte kategorikisht e ndaluar dhe dhenja e fitores ne tavoline skuadres tone eshte minimumi e denimit qe mund ti jepet skuadres se serbise. 

Kozo ashtu i bi, po serbet jane federate me e fuqishme se duka jon qe bo pazare me lojtaret e kombetares. Sot ta shofi duka sa vlen kombetarja jo ato pislliqe qe bo ai per noi lek tvogel.
Mos harro ene at bq françez platini mootin gati jane me te von sterkomshin

C'fare dite sot..........c'fare tmerri e emocionesh........me ne fund arriten ne aeroport dhe eshte bere dhe check in nga lojtaret,,,rruge te mbare se ,,,,,,,5000 tifoze ne Shqiperi  i presin jasht smiley

tani u qetesova , smiley

Kujdes nga shkërdhatat francezë dhe ata anglez! Në sport.fr dhe sport.uk faji disi provohet t'u hidhet shqiptareve! madje ndermjet komentueseve ka dhe komente dhe kunderkomente ku secili jep arsyen e vet! Titulli në sport.fr është i qart: --Un drone met le feu à Serbie-Albanie et entraîne l’annulation du match---

http://lebuzz.eurosport.fr/football/un-d...

E kam thënë më lart që një shok francezë më mori në tel dhe më tha që radio franceze po u hedhë fajin shqiptarëve.

 Nuk jane vetem burimet franceze dhe angleze qe po ua hedhin fajin zbritjes se drones. Pothuajse te gjithe artikujt qe kam lexuar kane per titull kete te fundit si shkak te çrregullit qe vijoi... Mbase ka te beje me zbritjen e drones si titull me 'seksi' per te terhequr lexues...

Prandaj duhet nje PR firm me lidhje te forta ne median e lajmeve qe te ndryshoje opinionin.

Ne fakt ka ndodhur ajo qe pritej... 

Serbet edhe po te luajn me Xhibutin do te bertasin kunder shqiptarve. Eshte e pabesueshme se si qenia njerezore te kete kaq shume urrejtje te verber...

Shpresoj qe shqiparet te jeni reagues e ti nxjerrin te gjitha ashtu sic jane. Eshte e papranueshme qe ka patur parulla raciste, e jane djegur flamur ne stadium, eshte e papranueshme qe hyjne huligane ne fushe e rrahin futbollist, eshte e papranueshme qe policia rreh ne tunel e dhoma zhveshje futbollist , eshte e papranueshme qe skuadres s'ju lejuan tifoza dhe atyre qe tentojne i kercenojne me burg, eshte e papranueshme qe ata s'kishin pike sigurie. Te gjithe burimet e lajmeve qe e nxjerrin sikur sherrin e filluan shqiptaret , apo sikur shkak u be vetem droni atehere thjeshte jane anti-shqiptare. UEFA te veproj drejte e ti jap te drejten shqiptareve.

cuna dhe goca ne tweeter po behet nami. ndihma juaj eshte vertet e nevojshme. une sapo postova nja 6 foto te dhunes me keyword # uefa; # euro 2016; # platini . perdorni sa me shume fjlae kyce si uefa, euro 2016 etj etj dhe mos harroni te identifikoni dhunuesit. serbet, italianet, francezet po bejne loje te ndyre.

posto kete

The Serbs did the same thing with Italy without any Albanian being involved. https://www.youtube.com/watch?v=HgoDobjt7ww The same people who were arrested in the match with Italy were present in today's match and were allowed inside the stadium by the Serbian authorities.

Ne fakt per komisionin e uefas do mjaftonte vetem foto e stolit kokes per nje vendim ne favor te shqiperise.
Flamuri nuk perben shkelje ne rregullore dhe as ofendim si mesazh. Invadimi ifushes nga tifoxet perben shkelje te rende qe nuk mund te falet dhe ndikoi ne pamundesine e lojtareve per te vijuar ndeshjen dhe deshmoi paaftesine e organizatorve.

as diskutohet!!!

nese ti si komb nuk toleron dot flamurin e kundershtarit atehere ti nuk je i pershtatshem per kete kampionat

nese kapiteni yne detyrohet te shtrije pertoke huliganin tuaj dhe ti fuse grushta nderkohe qe tjetri i binte karrige kokes si mund te presesh qe keta lojtare pas 20 minutash te vazhdojne ate ndeshje??? 

falimentimi i serbise - te mos pranohet asnje gje tjeter pervec 3 pikeshit ne tavoline perndryshe dilni nga fifa e uefa

Per me teper qe pati kontestim te himnit dhe hedhje sendesh te rrezikshme ne fushe gjate gjithe ndeshjes.
Qe e rendojne situaten e organizatoreve.
Shpresojme qe komisionet e uefas te mos jene si gjykata shqiptare.

flamur me drone eshte shpikje e Shqiptareve

 

You better believe it! Kane kaluar vetem pak ore nga ngjarja dhe kerkimi ne Google me fjalet "drone flag" ka mbi 4 milion rezultate, nga te cilat shumica e faqeve te para te rezultateve (me sa pashe une) jane te gjitha mbi kete ngjarje ... me fjalet "drone flag serbia" ka mbi 230 mije rezultate.

Kujt ia priste mendja nje gje te tille---pervec atyre qe e bene gjestin--ndaj dhe u be i mundur. Hallall !!!

P.S. Ah to be a fly on the wall kur t'i kerkojne llogari ne Serbi atyre qe kishin pergjegjsine e sigurise ne stadium...po si qysh tek, si u fut gjithe ai drone ne stadium dhe fluturonte me flamurin shqiptar per qef te vet?! smiley

Sipas BBC e cila citon median Serbe si RTS, ato deklaruan se arrestuan Olsi Ramen (vellain e Kryeministrit) si pergjegjesin e ngritjes se flamurit me drone por kjo ngelet e pa konfirmuar

Serbian national broadcaster RTS reported that Olsi Rama, the brother of Albanian Prime Minister Edi Rama, was arrested in the stadium's VIP box for instigating the drone stunt, but this could not be confirmed.

Me rob koti se keta britaniket, bashke me ate arbitrin ne krye qe i kerkon te kthehen ne ndeshje pas drurit, se besoj se ka. Keshtu i shkruajne, pastaj s'i pergenjeshtrojne dhe njerzit si hajne.

Ne fakt akshe akshe ndeshja u ndalua perpara ngjarjes me drone qe kur serbet filluan te hidhnin fishekzjare,bidona me uje dhe objekte ne fushe por tashme e gjeten sebepin ku te kapen

Po normale ishte. Thirrje raciste" digjni shqiptaret", djegie flamuresh si i Nato dhe Kosoves, hedhje objektesh ne fushe mjaftojne per te ndaluar ndeshjen.Nese duan te kapen, mund te penalizohen vetem lojtaret por s'mund asnjehre ne bote qe 1. te hyjne huligan ne fushe, 2.te ushtrojne dhune huliganet ndaj sportisteve,3. te hyj ai Ivan Bodganovic si bos ne fushe e te organizoj tifozeri,4 te gjuhen lojtar ne tunel dhe te dhomat e zhveshjes, 5. te kerkoj arbitri te rifilloj ndeshja.

Zbulohet autori i drones me flamur, mac gyver qe i jepet doresh...

Kush kush? smiley

Jo. Ishte strazimiri. Po provokonte serbet...

Rri gjynah, mos nxirrni fotografi te atij tipin dhe ne i paci, sa te kete mundesi te dali nga ai vend i mallkuar.

nuk kane çfare t'i bejne edhe po ta kapin. nuk beri ndonje gje te madhe.

greenpeace futet dhe vendos banderola neper centrale nucleare (zona kategorikisht te ndaluara) dhe nuk i kane futur neper burgje asnjehere mesa di une. 

Ashtu eshte po hera e pare ne histori te njerzimit qe kam degjuar nje polici sic ajo serve qe deklaronte se do ndalonte me arrest persona qe mbajne simbole kombtare shqiptare.

kjo dhe nxiti shqiptaret tu shkonte mendja te drone per ta kaluar flamurin mbi fushe. megjithese flamuri shqiptar po ashtu dhe ato te te gjitha skuadrave te grupit tone, ishte i varur ne tribunen centrale te stadiumit. 

ndalimi i shenjave kombetare shqiptare, prej policise se tyre, ka qene per te mos provokuar serbet qe ata i njohin me mire nga ne sesi jane. siç dhe ndodhi ne fakt. 

UEFA nuk duhet te na leje me ne ardhmen te luajme ne te njejtin grup me serbet. ne kohe te enverit psh nuk luanim me plot skuadra europiane, jugosllavine, bashkimin sovjetik, angline me duket, etj.

Mos fol kot sic ben shpesh,megjithese ti je me i dituri ne kete blog e me gjere.Nuk ishte se nuk na linte UEFA ose FIFA ne te luanim,po nuk luanim ne dhe denoheshim.Keto organizmat nuk duhet ti lene keta kafshet ne veprimtari nderkombetare derisa te civilizohen e te pranojne nje flamur.

nuk ishte thjesht flamur por banderole me teper. tregonte shqiperine e madhe ne harte me ismail qemal e boletin, dhe ishte shkruar poshte Autoktone. 

flamuri shqiptar ishte ne stadium ne tribune. bile pas incidentit hypen dhe e hoqen apo mblodhen mos te dukej. 

ne çdo stadium te botes, nje veprim i tille provokon dhune. neper stadiumet e perendimit, te mbushur me te kulturuar sipas teje, po ashtu. 

Nuk po flas per ate te dronit,po flas per skandalet me moslejimin e simboleve.Madje jo flamur,po as shall.Ku e ke pare ti kete,meqe jeton ne vendet e kulturuara

fakti qe ndodhen trubullira, u jep te drejte federates se tyre, me duket. po ti nuk te ndaloj dot ta gjykosh si te duash vete.

Po pra,ne thelb te njejten gje po themi,Federata e tyre e dinte me cmall ka te beje,prandaj po them qe duhen perjashtuar derisa te behen njerez.FIFA dhe UEFA kurre nuk e kane pasur si praktike qe te mos lene dy ekipe te luajne,se mos kacafyten si gjelat.Perjashto me sherrxhiun dhe mbaroi puna.Serbet nuk e kane per here te pare,e nuk do jete as e fundit.

Mund të dënohen të dyja skuadrat me heqje pikësh. Pala jonë duhet të paraqesë patjetër para komisionit të Uefa-s momentet nga minutat 20-30 kur hidheshin fishekzjarrë apo sende të tjera ndërsa lojtari ynë priste të gjuante kornen, dhe çastet PËRPARA se të shfaqej flamuri me dron, kur ndeshja ishte e ndërprerë për shkak të fishekzjarrëve të hedhura rishtazi BRENDA në fushë.

 

Kurse Balkanweb shkruante "Uefa jep 3 pikët në tavolinë". Po ku u mblodh kaq shpejt komisioni o "gazetar"?!

hahahaha  keto komentet e britanikeve nuk kane te paguar smiley

A flag-clad drone?
With Serbian players running after it trying to bring it down?

Damn - I can't get that Benny Hill music out of my head!

 

washingtonpost eshte me objektiv:

Even before the drone incident, the atmosphere was heated. Fans of Serbia burned NATO flags. Riot police were already clashing with fans. Nationalistic chants rumbled in the stadium. It was a mess, made worse by the drone...

Keta Europianet i kane thene mirupafshim me kohe objektivitetit. 

objektiv ngaqe dogjen flamurin e natos. treguan me kete veprim qe jane antiamerikane.

It is clear that the Albanian players are to blame for this scandal in the “Partizani” Serbian stadium in Belgrade. They were rightfully assulted inside the field by the Serbian fans and players because not one, but two of the Albanian players tried to protect the Albanian flag from being torn by the Serbian players.  

 

The hooligans! That is indeed unbecoming. Shame on you Albanians!

 

For the next 10 years, the Albanian players and fans should no longer be allowed to wear or bring with them any Albanian insignia, when they play abroad. That will teach those animals how to behave in a civilized country like Serbia. 

Shkova ta ve kete komentin tek ky artikulli i DailyMail dhe vetem me pas e pashe qe duhet te regjistrohesh aty me pare qe te komentosh...shperndajeni gjekundi ne internet nga ana ime po mundet--te modifikuar e edituar sipas shijeve tuaja nese doni-- flm paraprakisht smiley

P.S. Per nofke si postues te komentit s'ka rendesi se ca perdorni, qofte dhe EuropeRocks smiley

futu me facebook. ka nje opsion aty. nuk zgjat shume

futesha po s'e perdor...kushedi ku duhet te germoj qe te gjej passwording e Facebookut qe ka zene myk lol

smiley smiley

ca thu kshu mer gjib??? 

Xhib ti mendon se te gjithe e kapin ironin dhe ke shume besim qe njerzit jane te zgjuar. Nenvlereson aftesine e njerzve per te lexuar vetem 6 fjalet e para dhe te fundit te paragrafit. Urime , ju fituat nje udhetim per ne Majorca!

Dora, idene me kete lloj ironie e kisha me qellim per tia zhytur ne gryke faktet e tyre"shqiptaro-kompromentuese" atyre qe nga neser e ne vazhdim do perdoren argumenta te tilla me seriozitet kunder shqiptareve ne ate ndeshje, dmth ata qe do mundohen t'i vene fajin lojtareve tane....ne fushe gjate rremujes kishte tifoze e lojtare serbe si dhe lojtare shqiptare; qe te na fajesojne ne besoj se ata do mundohen te kapen tek veprimet e lojtareve tane....kjo ishte nje fare paraprite + carmatim i argumentave te tyre dmth...ironia/humori pastaj them se eshte nje fare soj karburanti per komentin, ose nje fare helike si ato te drone-it te flamurit smiley

Nejse, s'thashe se kam strategine ideale per PR jo...kjo eshte vetem nje menyre komentimi. Menyrat e tjera jane duke bere komente thjesht me faktet--sidomos me faktet qe s'jane ne artikujt perendimore, si p.sh. bllokimi i shqiptareve ne aeroport nga policia serbe dhe kercenimi per arrestim te tifozeve--por besoj se faktet kryesore ku do bazohen debatet, po dhe vendimi i UEFA, jane faktet qe jane ne video e foto gjate ndeshjes.

Serbie - Albanie dégénère

La rencontre entre la Serbie et l'Albanie a totalement dégénéré, que ce soit en tribunes ou sur le terrain ou... dans les airs avec l'apparition d'un drapeau nationaliste albanais. Le match a été arrêté et les Serbes risquent très gros.

ne faqen franceze te Equipe po thote qe serbia rrezikon te penalizohet. kjo i ka nxef tifozet e tyre qe jetojne ne france.

une sapo e shperndava kete titullin ne tweeter. secili sipas mundesive te bej dicka per reputacionin e shqiptareve.

drona ishte veprimi me origjinal i ndodhur ndonjehere, dhe mendoj se e beri punen me mire se çdo tjeter gje. i dha VULEN muhabetit vetvetiu. 

ishte si koka e zidanit ndaj materazit. qe i dha vulen atij kampionati boteror. ishte xhesti me i bukur sesa vete kupa. po do duhen akoma ca koha qe te kuptohet nga ultesia popullore.

Boshnjaket i propozojne Serbise te ja nderroje emrin stadiumit nga JNA (Ushtria Popullore e Jugosllavise) ne emrin e ri "Albanska avijacja" (Avijacioni Shqiptar)

Stadiumi i partizanit te beogradit qe neser pajiset me sistem radari dhe rraketa tok ajer.

Te vere dore meme Rusia! Me shume sesa kunder Serbise, ky ishte nje provokim dhe agresion i hapur i NATO-s ndaj Rusise dhe zones se influences se saj ne Ballkan (stadiumit Partizani ne Beograd).

Amerika si buce qe eshte s'pati burrerine ta konfrontoje hapur Rusine ne Ballkan kete here, por zgjodhi te fshihet pas drone-eve te sofistikuar te saj, te maskuar me flamurin shqiptar ne menyre qe bota te kujtoje sikur fluturimi i ketij drone-i ishte thjesht nje vepim i shqiptareve.

erdhi avioni smiley

Po e shikojme smiley vetem Papa dhe futbolli pritet keshtu 

shtypi non stop atje he. ka per t'ju bere me budallenj nga serbet.

ngaterron funksionin. duhet t'i mundte ne futboll dhe asgje me shume se kaq.

Te mblidhen materialet fotografike e filmike. Te dokumentohet cdo gervishtje, sharje, fyerje, hedhje sendesh. Mire eshte qe as te mos te lahen futbollistat shqiptar,pa bere foto te vendeve qe jane nxire sado dhe pak. Te mblidhen foto, video e cdo gje qe kane ata te FSHF. Do Zoti kane bere dhe foto brenda tek tuneli dhe tek dhoma e kane deshmitar te forte, qe ti thote Hasta La Vista Serbia kampionatit.

e pse me bere keshtu ?

nje futbollisti duhet ti jape me kenaqsi qe ta rrafe serbine ne fushe te lojes, se ate te gjyqit. po ti nuk je futbolliste, nuk mund ta kuptosh. 

Ndeshja ishte barabar ne ate moment shqiptaret po merrnin frenat e lojes..

po pra, kur u nderpre, pasi qeshem me dronen, te dhoma me ca te tjere ku ndodheshim thame : drona i shpetoi serbet nga humbja. se do t'i kishim rraf.

portjeri tyre bente kryqin ne çdo ence apo korner tone (lojtar me frikacak s'kam pa ndonjehere). nje top pak me ne cep, jo mbi te, dhe do te benim gol.

serbet vazhdojne te thone ne b92 qe olsi rama eshte arrestuar dhe eshte liruar pas nderhyrjes se ambasadoreve amerikane ne serbi, dhe per kete i referohen news24 te shqiperise se vete s'dine gje. lol, ca gomarlliqesh

Kjo foto nuk ka te paguar smiley

Don't just say No to hooligans.smiley

E bukura eshte se ne katin ku banoj une jane tre apartamente.Kam ngjitur nje familje te re serbe dhe me tej jeton nje anglez (arbitri).Po anglezi nuk ka pasur nevoje te jete arbiter per ne,se serbi ne fakt eshte shume i edukuar dhe i respektueshem dhe me ka ftuar disa here per kafe ne shtepi,megjithese nuk kam shkuar asnjehere,jo per ndonje paragjykim.Vecse serbi eshte i vetmi ne gjithe ate ndertese me njerez nga te gjitha vendet qe ka vendosur flamurin kombetar te dera.Megjithese mua me vret syte dhe mundohem te mos e shoh (per dreq dera e serbit eshte mu perballe ashensorit),prape nuk kam nder mend tia heq.Nuk e di cdo bente serbi po te kisha vene une flamurin shqiptar,a do kishte ruajtur edukaten.Nejse,shpresoj te mos e shoh per nja dy-tre dite serbin,do ndiheshim ne siklet te dy besoj.

me mire bli nje drone dhe luaj me te ... ka per ti ik truri fare gjitonit...hahahaa

Lere se do t'i thone ndonje kinezi pastaj:"Mbaj shenim,ky eshte nje tjeter provokim qe na bejne shqiptaret"

po po. aq u mban shpirti atyre. pale sikur te varje te dera jote foton e adem jasharit....nene nene s'kish me e hap me deren serbi smiley

Eshte edhe kati i nente,nuk do zbriste dot as nga dritarja.

Nashi ketu ta themi e ketu ta leme ajo nuk ishte thjesht flamuri yne por harta e shqiperise etnike e cila u ngre nervat jo vetem fqinjeve por edhe perendimoreve.Se serbet humben toruan e ne vend qe thjesht ta hiqnin nga fusha bene gjithe ate sherr eshte pune tjeter.

Ke te njejten pergjigje si per Profilin.Nuk eshte puna te ajo e dronit,po te moslejimi as edhe i nje flamuri,madje as shalli.A e kupton cfare paranoje.

argendis, shkruaj ne nje leter "Free non-stop tickets to Serbia, courtesy of the Albanian Drone Association", beje ne forme aeroplani dhe hidhja serbit nga dritarja smiley

Ok se shaka bej; natyrisht qe ke bere shume mire qe s'i ke ngacmuar flamurin, ke nderuar veten dhe simbolikisht edhe shqiptaret e tjere, duke i treguar qe ne s'jemi kafshe si ajo macja serbe (Mitrovic) qe iu dogj siguresa nga pamja e flamurit tone dhe e rrembeu ashtu agresivisht.

Tek e fundit nese ne do te trajtonim te gjithe serbet ashtu sic na trajtojne te gjithe neve ata qe s'na i shikojne dot me sy flamurin, i bie qe do ishim njesoj si ata.

Ide e mire kjo e aeroplandronit prej letresmiley.Nejse,shpresoj qe droni,megjithese vete mbante nje flamur,banderole a cfaredo ishte nacionaliste,te behet simbol i antinacionalizmit te semure,sic u be banania i kunderracizmit.

Lorik Cana diplomatik në deklaratën e tij.

O sa mire me pase unitet e me mos pase shqip-grindje (n'Peshk dhe faqet e tjera shqiptare) sikur edhe vetem per disa ore smiley

Ne foto, tifozet ne Tirane qe ishin mbledhur per te pare ndeshjen:

http://sport.oranews.tv/wp-content/uploads/2014/10/10711080_10153055936858488_646136164443692199_n-610x400.png

Thank you sir, may I have another (one like this from some other non-Albanian)...

Jurgen Klopp, trajneri i Borussia Dortmund është nervozuar aq shumë me Serbinë për incidentin në ndeshjen me Shqipërinë, saqë nuk e ka mbajtur dot veten. Në faqen e tij në Facebook ai shkruan në gjuhën angleze: “Fuck Serbia. This is not Football & Fair Play”.

P.S. Se mos del qe kjo s'ishte llogaria zyrtare e tij ne Facebook lol

Flm, me c'rast pashe (si koment tek komenti i Jurgen) dhe kete foton smiley

Perfundimisht, serbet jane kanceri i Ballkanit dhe i Europes.

"Barbarët u mundën!", shkruan Berisha

Ende nuk ka mesuar si te flase ky kopuk.ne njerezit e thjeshte mund te flasim ne kete menyre por politikanet duhet te perdorin nje gjuhe eufemike si psh:gjera te tilla nuk i sherbejne fqinjesise se mire e miqesise midis popujve.

Si nuk diti te flase si i kulturuar,  nje here te veteme me kulture ,  ky bandit me gjuhen, sjelljen, veprimin dhe qeverisjen po banditeske.Nuk i lejohet politikanit  karallo edhe si Noka te shperdoroje fjalorin  me mizerabel, duke fyer ndersa evropianizimi i Ballkanit synon krejt tjeter gje ! 

Ky lindi ,u rrit dhe eshte duke u   plakur ...per te vdekur ...shpellar ! 

Po tani, Berisha e ka nje cik edhe per pune pune kete dufin, se helbete, spiun i ndryshkur I UDB-se, duhet te duket sikur e ka me serbet gjoja, ai, anti-shqiptari dhe fatkeqesia me e madhe qe mund t'i binte ketij vendi ne post-kom.

E kishin perforcuar e "blinduar" stadiumin ne toke por e papritura u erdhi nga qielli. Mire do kish qene nje barazim a fitore per Shqiperine por tani ka mbetur shija e hidhur + do shkruajne mediat per nja 2-3 jave rresht, teori konspiracioni, analiza jo-sportive, perplasje ne gazeta, forume e facebook etj etj sterhollime. Turpi dhe faji u mbetet forcave te "sigurise" serbe dhe UEFAs qe nuk arriten te shmangnin acarimin e situates dhe te linin ballkanasit te shijonin vetem bukurine e futbollit kombetar dhe rivalitetet sportive. Nje incident qe ne syte e botes i portretizon ballkanasit si adoleshentet e Europes....te pakten nuk u vra njeri.

E fundit fare, droni paska qene nje bicim UFO e vogel, alienet po testonin ca ilace per njerezit dhe kishin zgjedh serbet si kavie. 

S'u morr vesh pse e uli dronin sa ta kaptin flamurin. Ta mbante njecik me lart, do shifshim gallate si do ta kapshin. 

Te kisha qen un do e kisha fut ne port te serbise.

Prisja gjithe diten te shikoja ndeshjen e sapo e mbarova. Do ishte turp te mos marrim tre pike nga uefa. Bravo futbollistat... only in Serbia gjera te tilla ndodhin.

Evropi mbylli syte kur keto bene masakra ku munden e jo me te merakoset per nje stol kokes. 

Evropi mbetet evropi. Duket qe nga Ukraina se me cfare kemi te bejme, spirit of munich reborn.

Ideja e dronit me flamur ishte gjeniale!!! Menyre me origjinale, me te zgjuar dhe me elegante per te ndexur gjakrat pa qene aty fizikisht ne nje situate te tille nuk do kete. I heq kapelen idese por ajo mbet aty. Sikur te perdornim kete zgjuarsi per te ndertuar nje komb dhe nje shtet me te forte do ishte edhe me mire.

Veprimi vete ishte gjeja me e papergjegjshme qe mund te benim. Ishte ndertuar te ishte nje provokim ekstrem por ne te njejten kohe vendosem ne rrezik shume te madh cdo lojtar te kombetares tone. Imagjinoni cfare minuta ankthi do kene kaluar familiaret e cdo pjesetari te ekipit nga fillimi i episodit deri rreth 1 ore me vone qe u mor vesh qe ishin te sigurt. Po sikur nje/dy nga ato nazistet qe dolen ne fushe te kishte pasur nje bicak me vehte? Po sikur situata te degradonte edhe me keq? Nuk besoj se asnje nga ne nuk do diskutonim a do na jape UEFA fitore 3-0 apo cfare.

Ajo qe me vjen inat ishte sepse ne 20 minutat para mbylljes se lojes po dominonim lojen aq bukur saqe fitorja ishte krejt e kapshme. Ato 20 minuta loje, kombetarja jone ishte nje ekip shume me i mire dhe me loje teper kompakte se ai qe luajti me danimarken apo me portugaline. Nje rezultat 1-0 ne Beograd do kishte qene droni me i mire.

Jam shume skeptik qe UEFA do na jape fitore. Ato besoj se do e shikojne kete situate nga kendveshtrimi qe cfare precedenti do krijonte nqs do na e jepte fitoren ne tavoline. Dhe precedenti do jete qe cdo provokim nga tifozeria e munguar "lejohet" dhe eshte ne preherin e tifozerise pritese nqs e permban vehten nga provokimet. Besoj se UEFA do rule qe ndeshja do te perseritet ne fushe neutrale dhe stadium pa tifoza. Serbia gjithashtu do marre denim per loje pa tifoza per disa ndeshje te tjera.

Diku lexova se CBS(me duket) kishin publikuar se ka shume gjasa qe ndeshja te riluhet serisht dhe fusha Serbe dhe Federata Serbe do te denoheshin. (Nuk perjashtoheshin dhe gjoba per federaten tone)

Butrinti, nese flamuri i skuadres vizitore eshte provokim dhe arsye per te penalizuar skuadren, edhe kur flamuri valevitet nga nje tek tifoz anonim, i bie qe ne ndeshjet e ardhshme te UEFA-s tifozet te shkojne te gjithe lakuriq ne stadium, se helbete dikush mund te kete fshehur nje flamur ne breke dhe bum, plas provokimi i flamur-paramenduar. 

Pa permendur stolat kokes ndaj lojtareve vizitore nga tifozat vendas.

Po ca logjike eshte kjo aman. Precendentin e keq UEFA do ta krijonte sikur te mos penalizonte Serbine; do te dukej sikur thoshte qe edhe po tia rrahesh lojtaret skuadres vizitore, e keqja me e madhe qe mund te te ndodhe eshte qe do dalesh barazim nul-nul sepse ndeshja thjesht do anullohet.

 

P.S. Nese do kapemi tek teknikalieti qe flamuri ishte ne drone dhe jo ne shall, le te gjejme rregullin e UEFA ku thote qe simbolet kombetare s'duhet te jene ne sende me helika smiley

Plus qe teknikalitet-erisht, ne thjesht s'e dime kush e organizoi valevitjen e flamurit shqiptar ne stadium serb...teorikisht telekomanduesi mund te ishte dhe ai kinezi qe jeton poshte serbit qe jeton afer argendis-it ne Kine, i derguar si agjent i Kroacise lol...e kam llafim mbi c'baze e prove do penalizoje UEFA skuadren shqiptare (apo do mbaje nje qendrim te disfavorshem per Shqiperine)? Nejse, kjo ngelet per tu pare se cfare do thone ata, po ama ne s'kemi pse i veme vetes bishta majmuni dhe kur s'na takon...per me teper qe.ngritja e flamurit s'ishte ne vakuum apo e ndare nga reprezalja shteterore e Serbise ndaj gjithe shqiptareve (qe ishin ne Serbi) dhe simboleve shqiptare ne lidhje me kete ndeshje, ngjarje te cilat natyrisht i paraprine (kronologjikisht) flamurit shqiptar ne stadium.

Xhib, qe Serbia do penalizohet kjo as qe behet fjale. Kjo nuk eshte si cdo ndeshje e zakonshme dhe argumenti yt per tifoza lakuriq etj nuk ka vend. Ne nje menyre Serbia vete pranoi mundesine e barbarizmit dhe agresionit nder ultrasit e vet kur tha qe nuk duam tifoze shqiptare. E imagjinon cfare do ishte bere?

Fatkeqesisht ndeshja u mbingarkua emocionalisht nga mediat e te dy paleve dhe ultrasit ndeshja shume para se te fillonte. Nuk besoj se personi normal ne te dyja vendet i plas shume pertej 24 ore per kete ndodhi. 

Me sa lexova nje grup tifozesh shqiptare kishin marre autoresine. Nqs kjo nuk eshte e sigurte, as qe nuk e dyshoj opsionin te jete leshu nga 'brenda' tifozerise serbe si arsye per agresion fizik... Por mu duk se u kalum shume shpejt (me minuta) nga "shifi kto kafshet ca bojne" tek "uefa te na jape 3-0" pa u siguru qe ai grusht shqiptaresh atje a ishin mire apo jo...

Prape them me vjen shume inat qe kjo ndodhi sepse ne e kishim lojen tonen. Shiko transcriptin e komentimit te ndeshjes per 20 minutat e fundit dhe ne e dominonim. Do ishte tjeter gje sikur kjo te ndodhte mbas nje goli tone... Situata doli nga duart, mire qe nuk kishte gjakderdhje dhe mbaroi me kaq... 

Xhib,hesapet nuk behen ashtu,se edhe serbet mund te thone:Ku e dime ne qe ai huligani qe goditi me stol nuk eshte ai bangladeshasi qe jeton poshte argendasit dhe qe eshte agjent i boshnjakeve.

ishte harta e shqiperise se madhe  xhib perfshinte tokat e banuara nga shqiptaret ne  malin e zi kosoven maqedonine e camerine. ideale do te ishte ta mbanin tek tribuna e tifozeve afer mjaft qe ta shihnin po ku  nuk mund ta kapnin. nuk besoj se e rendon shqiperine megjithate sepse atmosfera ishte armiqesore qe nga kendimi i himnit.

smiley ne nuk e dime ne ish Serbi ne Kine, komshi me argendis, I derguar si agjent i Kroacise. o Xhibi!! Lool

Xhibo lere modestine, pranoje qe e komandoje ti dronin nga peshku. Dhe deshe t'ia fusesh Rames, mbasi dihet simpatia jote per te.smiley

Sigurisht ka shume gjasa te ndodhe sic tha Butrinti,Shqiperia do te denohet per dronin duke mos iu dhene piket dhe Serbia do te denohet me gjobe mbase dhe me ca ndeshje ne fushe asnjanese dhe kjo seshte ne te mire te Shqiperise,sepse do te thote qe shanset per ta mundur Portugalia ose Danimarka jane te medha,ne vend te nje barazimi qe do te na interesonte.Dhe lajmi i keq eshte edhe fitorja e Portugalise me Danimarken,sikur te kishin rezistuar edhe nje min.

Ka shume mundesi qe UEFA te denoje me llafe te pergjithshme shfaqjet jo sportive bla, bla, bla. Dhe ndeshja te riluhet diku. Per keta serbet jane lule mos me prek. 

Italise i dhane 3-0 per me pak se kaq...

Midis Tales e Albanies ka nje det te tere, literally. 

Ikni flini o shoke patriote dhe Rilindas! Se neser ne mengjez as kafeja e starbucksit s'ju ben derman. Ruani forcat deri ne vendimin e UEFA-ssss. 

    Mundet UEFA qe te konsideroje provokim te 11 lojtareve shqiptare mes 20.000 fashisteve serbe, shum prej tyre zbritur ne fushe me stola e karrige ne duar, per te goditur vetem ....11 cuna shqiptare ? Kurre ! Token dhe qiellin beogradas nuk e mbronin shqiptare por serbe ....edhe pse shqiptari u ndyri mbi gjith mbrojtjen serbe.

Ne Beograd u perserit akti heroik i Gjoleke Spanoit,  nga Kuci i Laberise i vitit 1480.I cili u vesh si ushtar turk dhe preu me shpate serasqerin e hordhise turke me dyzet mije ushtare, brenda ne shatoren e tij.....!

" Dergon Gjoleke Spanoi

  Tafil Buzit te mi thoi

   Gjoleka se turperoi

  Neper dyzet mije shkoi 

  Kaftanazit ...ja numroi ...! "

     Ai shqiptar, i mencur ne pakufi, qe valviti flamurin shqiptar mbi qiellin serb te stadiumit eshte heroi kombetar, qe zevendesoi tere tifozet shqiptare, te penalizuar nga autoritetet e mentalitetit te vjeteruar serb

Ore une e kuptoj cfare thoni juve e si mund ta shikoje e gjykoje UEFA...duke pranuar injorancen time ne ceshtjet UEFA "po ai qe me vodhi lopen s'ka faj" - tha ai tek skeci lol

Logjikisht, nje provokim dhe nje stol kokes s'jane njesoj...te mos mbrojme ne pra argumentin e paqene te Serbise qe do thote se ata ishin viktimat e provokimit shqiptar dhe se ishte ky provokim fajtori e te tjerat ishin thjesht rrjedhoja.

E para kjo pra...per me teper, flamuri=identitet. Neser serbet provokohen nga identiteti i skuadres kundershtare, ky eshte problemi i tyre, dhe padyshim eshte arsye e mjaftueshme qe atyre te mos i besohet/lejohet te organizojne ndeshje me tifoza ne stadiumin e tyre.

Se dyti, ky ne nje fare menyre ishte deshtim jo vetem i Serbise (mos organizo ndeshje nese s'mban dot tifozet jashte fushes) por dhe UEFA, e cila zgjidhjen e pa tek venia e frereve tifozeve shqiptare, ne vend qe p.sh. ta kishte bere ndeshjen pa tifoze ose diku ne vend neutral

UEFA pra ia besoi (trusted) Serbise qe ta menaxhonte ndeshjen kesisoj, pa tifoze shqiptare e me tifoze serbe ne stadiumin serb...kjo deshtoi, ne fushen serbe, ngaqe kafshet u futen ne fushe, per me teper gjuajten lojtaret vizitore me stola...per me teper lojtaret u gjuajten dhe nga forcat e sigurise serbe qe jane aty per ti mbrojtur ata; kjo eshte skanda-fucking-loze!

Nese do ishte thjesht grindje midis lojtareve duke luajtur (besoj se pa tifozet ne fushe s'do kishte ndodhur ndonje gje me e rende se ne shume ndeshje midis "te civilizuarve" te Evropes me konflikte te ngjashme si Serbi-Shqiperi) me apo pa flamur ne fushe, loja do vazhdonte dhe tani do diskutonim rezultatin e futbollin, jo kafsherine serbe.

Ndaj, ne mendjen time--duke u perpjekur ta shoh situaten neutralisht, sado e veshtire qe eshte kjo--te kapesh me flamurin si provokim eshte jo argument por kapje kot (sipas kujt rregulli flamuri i vizitorit eshte provokim?)...per me teper injoron ngjarjen si te tere, po dhe specifikat rregull/sjellje prishese (violations), who did what.

Nese do te na japen masa kunder, le te mos ja bejme ne kete gje me te lehte; le te paraqesim (autoritetet, po dhe mediat apo dhe komente xhanem, ne faqe te huaja dhe shqiptare) argumentat me te mire...gjithsesi le te mos i hyjme ne hak vetes thjesht per te thene qe ata kishin me shume faj por ama dhe ne kishim ca faj.

Nuk eshte se lojtaret tane e organizuan incidentin, ata thjesht reaguan.

Eh...i padrejte raportimi qe po i behet ndeshjes se mbremshme: qe gjurulldia paska qene e shkaktuar nga zbritja e drones. 

Nejse, ne lajme po thuhet qe vellai i Rames qenka ndaluar nga autoritetet serbe tashme. Me duhet te them qe respekti per Ramen dhe familjen e tij me eshte shtuar. Drona ka qene nje mjet protestues i paqte dhe i zgjuar. Sado t'i bejne spinning asaj qe ka ndodhur, serbet e treguan veten halabake. 

P.sh. nje deklarate e shkurter e vellait te Rames ne mediat tona, nese do behej se shpejti, do ndihmonte jo vetem per t'i bere rikoshete lajmit "vellai i Kryeministrit shqiptar ndodhet i arrestuar ne Serbi per provokime leshmeqime" por dhe per te reflektuar menyren harbute (me gjase dhe ndaj tij) te autoriteteve serbe ndaj tifozeve shqiptare ne stadium.

Dicka e ngjashme duhet bere me sa me shume shqiptare nga ata qe ishin te pranishem ne stadium...shpresoj qe autoritetet shqiptare te jene ne kontakt dhe djeni te shqiptareve qe mund te jene akoma te arrestuar nga autoritetet serbe, dhe te bejne deklarata shtypi ne vazhdim sipas rastit, edhe organizata te tjera joeveritare....kemi te bejme me nje reprezalje shteterore te Serbise ndaj gjithe shqiptareve qe "guxuan" te shkonin ne stadiumin serb, reprezalje e cila filloi shume kohe para ndeshjes, dmth para--dhe pas--"provokimit" te flamurit shqiptar dhe dhunes se huliganeve serbe ne stadium.

Nuk e di. S'besoj se eshte ne interesin e Rames qe vellai i tij ta pranoje qe ka qene i implikuar ne kete sagen e drones. Nuk tingellon fort bukur dhe nuk eshte as korrektesi diplomatike qe nje kryeminister socialist-multikulturalist (apo familja e tij) te mbeshtese idene e Shqiperise se madhe. 

Por siç duket, punet do shkojne ne drejtimin e kerkimit te faljes nga ana e atyre qe kane mobilizuar dronen. Do ishte zhgenjim per shqiptaret dhe nje lloj mohimi dhe eklipsimi te agresionit serb ne fushe. 

Ai s'ka qene i implikuar me ate pune; deklarata do ishte per te pergenjeshtuar lajmet serbe, nese ai eshte ndaluar nga policia serbe pa te drejte dhe eshte liruar me pas. Nese s'u ndalua fare, ok.

Ata qe e bene kete pune, u fol se ishin tifoza shqiptare ne Maqedoni, s'kane pse te detyrohen ata te kerkojne falje, aq me pak nese ata jane nenshtetas maqedonas dhe kesisoj te detyrohen nga autoritetet e Shqiperise apo te UEFA-s qe te kerkojne falje per ndeshjen Serbi-Shqiperi...do ishte gjest krejt pa lidhje...shpresoj te jete lajm i rreme ky.

Edit: E paska bere nje fare sqarimin Olsi Rama....me duket se ka llapur dhe Dacic per kete fabrikimin "na i beri provokimin vellai i Rames".

Nese Olsi ka mundesi dhe kohe dhe deshire dhe arrin ka te sigurte qe eshte Dacic ai qe e ka nxjerr si ''lajm'' ti fus nje kallezim per shpifje aty ne Beograd. Thjeshte per ta bezdisur Da(çiçin) dhe administraten e drejtesise ne Serbi.

Te peshtiroset kur sheh si e relativizon media perendmore kete pune. Gjat gjith ndeshjes pati fishekzjare dhe intimidime ne nje stadium ne gjendje lufte me shqiptaret...Asnje fjale nga mediat per kete pune. Ah po ai flamuri  shqiptar reagoi pastaj ate lloj poshtersie qe pame? Si nuk u ben njeher njerez keta perendimoret ne lidhje me shqiptaret? Edhe taleban te ishin do kishin me shume sens. Veten e tyre tregojne se sa kulture kane! UEFA ne vend te thoshte qe jemi te shokuar dhe skandalizuar del dhe thote jo po keshu jo po ashtu. Turp

Personat qe punojne neper mediat europiane apo ne ndonje kontinent tjeter, thjeshte bejne copy/paste te nje artikulli qe nje agjensi e rendesishme si AFP (agence france presse) Reuters etj dhe e vendosin lajmin tek faqa e tyre e internetit. Nuk kane interes dhe nuk dua ta çajne shume koken per te verteten e ngjarjes (kuptohet me perjashtime). Per keta gazetaruc rendesi ka qe te mbushin faqet dhe te marrin rrogen ne fund te muajit.

Nuk duhet harruar qe lajmi eshte akoma i fresket (me pak se 24 ore) dhe gazetat dhe gazetaret me serioze nuk e kane trajtuar akoma temen. Do te shohesh ditet e ardhshme artikuj me gjakftohte qe verifikon faktet pastaj jep mendimi dhe pozicion qe mbeshtet kombetaren shqipetare.

Po ashtu, shume gazeta jane pronesi e nje korporate informacioni. Mjafton 1-2 gazetare dhe ata shkruajne ne 3-3 gazeta te nje gjuhe dhe kolleget e tjere te nje gjuhe tjeter vec e perkethejne artikullin origjinal te dale me pare smiley

Gazetaret, si cdo profesion, kane hilete e tyre. Sidomos ne kohen e sotme ku vendi i tyre i punes eshte i kercenuar nga interneti dhe nga ''freelance'' gazetar.

By the way, Bravo Shqiperia smiley

Lojtaret dhe ekipi drejtues i serbise e kuptuan ( dukej dje ne fushe pasi u nderpre loja, si tek lojtaret serb qe luaj jashte, si tek trajneri i serbise) qe do te kete ndershkime dhe qe ka shume mundesi qe ti thone para kohe Bye Bye kampionatit europian 2016.
 

Po po,me keta kurvat e baraslarguar europiane aty mbaje shpresen.Mos kujto se te gjithe mendojne si Xhibi.Serbia nuk duhej te ishte lejuar te luante qe perpara.

Uefa dhe tekniket e saj do t'ia fusin vetes nese nuk e denojne rendshem serbine. Pavaresishte interesave monetare qe jane aty (ne uefa,) besoj qe ka dhe profesioniste qe dine t'a gjykojne situaten drejt tek uefa. Ata qe do te marrin vendime kane per te pare disa here ato 40 minuta ndeshje dhe nuk do te vendosin me emocion e siper, kjo sepse lajmi u be boteror.  Ndaj nje vendim i gabuar prej tyre do te kete pasoja afat mesme dhe afat gjata.

Mos harro, uefa, fifa luftojne publikishte kundra urrejtjes nder kombeve, racizmit etj dhe do ishte jashte logjike parimore nese ata nuk e denojne serbine. Pseudo-Lajmi i flamurit ka per tu harruar shpejt sepse u be ne emocion e siper.

Nga nje ane eshte shume mire, qe lojtaret e Kombetares Shqipetare u treguan profesioniste (gjakftohte dhe te perqendruar) ne ato minuta kur hidheshin fishekzjarre apo bidona mbi ta. Kjo e fshin aktin e nderhyrje per te mbrojtur flamurin.

Perkundrazi, lojtari serb beri gabimin me trashanik dhe jo profesional qe preku flamurin dhe dronin. Ate dron duhej ta hiqte njeri tjeter i stafit se sigurise.

Detyra e lojtareve eshte loja, detyre e heqjese se droni ishte e stafit se sigurise. Besomeni keto gjera ka shume rendesi ne vendimarrje dhe gjykim te drejte.

Se ketu perseriten gjerat, po them qe skane cfare i futin me vetes, se ia futen tashme. Eshte shekulli XXI, Europe, dhe nuk lejohen tifozet dhe simbolet ne nje ndeshje. E pakta gje qe duhej te kishte bere UEFA ishte qe ndeshjen ta zhvillonte pa tifoze, t'u thoshte: Ju nuk lejoni tifozet e tyre, atehere as tifozet tuaj nuk kane per ta pare. Ndeshja ne fushe asnjanese nuk duhej te ishte opcion, se nuk siguronte qe sdo kishte sherre. Ata dogjen krejt pa lidhje flamurin shqiptar ne Itali, cprisje te benin ne Beograd.

Per mua ketu nuk ka faj krejtesishte UEFA. Uefa eshte ndermjetese ne fillim. Fajin duhet kerkuar edhe tek Federata Shqiptare dhe federata serbe.Megjithese eshte shume e koklavitur si situate.

Federata shqiptare sepse pranoj kerkesat e federates serbes ne emer te sigurise se njerezve.

Federata serbe ekzagjeroj rrezikun me kushtet qe vuri ndoshta per te perfituar per ekipin serbe qe te merrte pike.

Federerata Shqiptare u tregua jashtezakonishte fleksibel ndaj uefes dhe federatas serbe duke pranuar kushtet qe i dime te gjithe.
Me cfare ndodhi mbreme ky fleksibilitet i FSHF eshte veçse pozites pour nese nuk do kish ndodhur gje ne serbi ky fleksibilitet i FSHF do ishte negative.

FSHS tani i ka karta me te mira ne duar, sepse mund te kerkoj riparim, denim per federaten serbe etjetj nese personat qe jane ne fshf kane kapacitet profesional te duhur mund te fitoj shume gjera keshtu se si vajten gjerat.

Kjo qe ndodhi duhet ti japi force FSHF qe ne te ardhem mos ti vihen kushte kot se koti, dhe te ule breket por te kerkoj me ngulm qe vendet ne stadium te garantohen + dhe siguar e jetes. Nese shteti ku luhet ndeshja nukk eshte i afte atehere ai as mos ta fus fare ekipin ne gare.

Nejse une shof vec + per cka ndodhi. Me mire me aq se mund te kishte degjeneruar akoma me keq.

Federata serbe nuk ekzagjeroi aspak, ketu jam me Profilin, e dinte se cdo te ndodhte, prandaj nuk lejoi tifozet dhe simbolet. Po te ishin lejuar me keq do te ndodhte dhe mund te kishte edhe viktima. Ndersa UEFA nuk duhet te mjaftohet me renien dakord te federatave individuale, sidomos te atyre inferiore si puna e federates shqiptare. Organizatore e veprimtarise eshte UEFA dhe ajo eshte pergjegjesja kryesore per mbarevajtjen e saj.   

Federata serbe e luajti shume keq lojen e saj. Nese e dinte se cdo te ndodhe atehere ishte e detyruar moralishte dhe ndoshta me rregullore te uefes te kerkonte (mbrapa perdeve se perballe do kishte frike) qe ndeshja te behej pa tifoze fare dhe jo ti hiqte te drejten shqiperise per te lene tifozet e saj jashte stadiumit. (ashtu sic ndodhim me kroacin me duket)

Tani federata dhe shteti serb ta mbaj dopjo gjashte ne dore dhe te pesojne ndershkimet qe do vijne....

Uefa eshte pergjegjese per organizimin si ndeshje por jo per sigurine. Eshte pergjegjese qe ti sigurojne nje trajtim te barabarte te gjitha federatave. Ky eshte principi.

Po uefa meqe pa qe federata shqipetare nuk kembenguli per tifozat etj atehere es'kishte pse te kembengulte te ndryshonte me gjerat. Mos mendo qe do canin shume shume koken sepse e pane qe dy federatat u moren vesh.

p.s. spo marr vesh jeni 2 persona argendis ( nje ne kine tjetri ne usa ) apo eshte 1 persone ?

Federata e dinte qe prania e tifozeve dhe simboleve do sillte probleme, dhe jo vetem ne stadium. Sigurisht nuk ia priste mendja kete punen e dronit. Si nuk paska pergjegjesi UEFA per sigurine? Domethene, nese nje federate e siguroka qe ska probleme, mbaroi puna, dhe nese ndodh gje, UEFA lan duart: Skam faj une, me siguroi Federata. UEFA duhet ta kete parim te mos lejoje nje gje te tille, qe ndeshjet te zhvillohen pa tifozet e njeres pale. Neser dy federata mund te bien dakord qe ekipet te fitojne secili ne fushen e vet. Cfare duhet te thote UEFA, rane vete dakord, le ta marrin nga nje trepikesh?

Shiko, i ke parasysh ata personat qe rrine rrethe rrotul fushes me bluze jeshilli dhe qe quhen staff, guard apo nuk e di se cfare. Ata paguan nga federata/uefa por jane keto fare, po kota fare aman,sepse nuk kane asnje force ligjore per te bere dicka. Me ata uefa i lan duart, se gjasme kujdes per sigurine.

Federata e nje shteti merret vesh me policine e nje shteti per te siguruar rendin. Kur mbaron ndeshja ndonjehere i japin ndonje pare ndonjehere jo, varet. Edhe nje here siguria e njerezve ne stadium varet nga policia.

tani mbrapa skenave federatat mund edhe te bien dakort smiley nuk i dihet ^^ uefa ben sikur nuk di gje. Por gjerat merren vesh shpejt dhe nuk besoj qe skenari qe ke pershkruar ti ndodhe per ndeshje te nje fare rendesie.

Per mua federata shqipetare duhet te kishte dhene... nese ju te serbise me thoni qe prania e tifozeve shqipetar do sjell probleme atehere une kerkoj qe ndeshja te kryhet pa tifoza fare. Por sic te shkruajta me larte tanet jane shume fleksible

po e shkruaj dhe nje here... federata serbe ka per te ngrene keq, dhe policia serbe do te quhet e paafte ne punen e saj pse lejoj ne stadium ata persona qe dihet qe jane problematik dhe lejoj mjete jo te sigurte brenda ne stadium

Jo mor se UEFA nuk e garanton sigurine nepermjet tyre, dhe ketu nuk po flas thjesht per siguri futbollistesh. UEFA shikon (ose duhet te shikoje) mjedisin e pergjithshem, se prandaj nuk zhvillohen ndeshje ne zona me rrezik, qofte edhe potencial. Po te them prape, parimisht UEFA nuk duhet te lejoje nje gje te tille, qe ndeshja te zhvillohet vetem me tifozet e njeres pale, ku jane parimet e fair play e leshi preshi. Eshte ceshtje parimore, nuk eshte puna vetem per kete rast. Asnje polici ska cfare u ben nje turme te terbuar. Ketu ku jam une eshte Kine, qe ske nga e lu bythen, dhe kur vjen puna kur u be Brazil Argjentine para kater ditesh u futen nja dy tifoza ne fushe.

miemengjes!
po andej nga fronti i politikes, çbehet..? a do shkoje Ed Rama per vizite ne Beograd, ka thene gje?
per mendimin tim ta anulloj vete, sesa ti thone serbet : "na fal, por mos hajde kesaj radhe "per arsye sigurie".....

do te ishte gomarllek po ta anulonte prej ndeshjes. Po te shkoje i tregon botes qe kafshet nuk jemi ne. Po te mos shkoje, tregon qe jemi ne arrogantet. te shkoje e ta valevise serish flamurin shqiptar ne beograd, me shqiponje e me fushe te kuqe.

E vune ne pozicjon te keq Ramen me te vertet se po vete direkt pas pritjes madheshtore qe po i pergatisin serbet Putinit te enjten

Aspak pozicion i veshtire. Biles kjo qe ndodhi duhet ti japi akoma me shume force kur te kerkoj publikishte qe serbija duhet t'a njohi Kosoven si shtet i pavaruar. Nuk ka gje me madheshtore se kjo pas asaj qe ndodhi dje.
 

Rama duhet patjeter te shtyje viziten

ndryshe serbet po i thone ti nuk di as me ma lyp lol

Tani shpiken vellai i KM ka leshuar drone

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se incidenti një ndeshjen Serbi-Shqipëri është i paramenduar dhe më herët i planifikuar si provokim politik.“Kjo nuk ka ndodhur kurrë në asnjë ndeshje të futbollit dhe është e përgatitur paraprakisht. Për mua është çështje kryesore se si do të reagoi Bashkimi Evropian dhe UEFA, pasi që dikush nga Serbia ta shpaloste flamurin e ‘Serbisë së Madhe’ në Tiranë apo në Prishtinë, kjo do të ishte çështje e rendit të ditës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në këtë incident po përmendet që këtë e ka bërë vëllai i kryeministri të Shqipërisë, i cili këtu do të duhej të ishte si mysafir. E gjithë kjo ka dimensione politike në këtë ngjarje dhe ky është provokim politik”, ka thënë Daçiq për mediat serbe.Ai ka thënë se gjatë tërë ditës, diplomatët nga BE-ja kanë bërë presion që tifozët shqiptarë që u mbajtën në aeroport të jenë të lirë të shkojnë në stadium, edhe pse nuk kishin bileta.“Serbia nuk mban asnjë përgjegjësi për ndërprerjen e kësaj ndeshje”, ka thënë Daçiq.

bravo familja e kryeministrit. ata e paskan bere kete ne serbi dmth. sala rri me fazllica. ky eshte kryeminister. te hahahaha

ah nuk ke faj ti o jo.

e ka fajin Edi Rama qe ka cuar internetin edhe tek spitali i te cmendurve. smiley

a nuk te behet qejfi qe me ne fund kemi nje familje patriotesh ne krye te vendit? shiko c'bene me ate dronin. ua ngriten flamurin ne mes te beogradit e do t'i shkoje dhe per vizite. te gjithe ne facebook thone "hallall qumeshti i nenes atyre qe e kane bere". e shikon ca kryeministri kemi ore. Si do ia beje sala tani? hahaha

smiley

e bere gjilperen e  mengjesit ti? ate shiko ti. shendeti ne rradhe te pare, pa te tjerat rregullohen.

 

smiley

 

a nuk te behet qejfi mo, si patriot kaq shpirtdhimshem qe je?

Nuk e besoj te jete deklarate e nje ministri kjo, qofte serb. Nese e vertete atehere vertete serbet jane bere per tu qare hallin.

Ardhja e papes ne shqiperi pozitive per shqipetar ne sy te botes katolike.

I turperuam me lezet kafshet serbe mu ne beograd.

Jave te mira per Shqiperine ne sy te bote. Pak nga pak imazhi i keq qe kemi po rregullohet. Duhet pune dhe kohe dhe gjithcka do te shkoj ne vend te vet.

Po si te mos regullohet imazhi perderisa sali kafsha nuk drejton me kete vend? Pale sikur sali kafsha apo sali serbi te largohet per fare, Shqiperia do te lulezoje.

he,c'thone shoket shum-kulturaliste ,integrim evropianizimsmiley serbo-vellazerim!

mos valle ''shqiperia pa brire'' me te cilen mburren tritanshehistet tane eshte nje iluzion te cilin edhe kalamajte e rritur me baba-lubonjen duhet ta kishin  kuptuar tashme!!

si ka mundesi qe shtete nacionaliste si serbia e greqia kane shtete me funksionale se ne ''globalistet''?

per mua,fakti qe nuk jemi nacionalist eshte dobesi dhe jo arsye per tu mburrur.

po ta kishte hedhur ndonje  integrims ate fluturuesen ne serbi,do kishte vene flamurin e be-sesmiley

bravo cunave per frymen sportive dhe kombetare qe treguan.

Shih si e paraqesin shkerdhatat e  CNN, nuk permendin fare faktin qe shqiptaret u abuzuan verbalish dhe fizikisht gjate gjithe 42 minutave perpara se te hidhesh mini helikopteri me flamur ne fushe. Pastaj fillojne propagandojne rrenat serbe per vellane e KM i cili ishte shkaktari i gjithe kesaj rremuje. ...Ajo qe ben shqiptaret ishte nje akt shume provokativ : thekson spikeri i CNN

 

 

po perderisa e kane lene pershkrimin e situates ne dore te korrespondentit serb ne beograd, ca pret ti te thuhet?

la gazzetta behet me objektive mbi pergjegjsit e deshtimit te ndeshjes.

mediat e huaja tregojne dhe njehere injorancen per sa i perket pecjelljes se nje incidenti. Ai qe ideoi nxjerrjen e flamurit me drone duhet falenderuar se i ka dhene dhe nje leksion te mire serbise per te njohur vetveten, aq te kompleksuar sa provokohen nga ngjyrat e nje flamuri, se nuk besoj se jane provokuar nga fjala autoktonus qe as nuk lexohej fare ap forma e hartes, qe fundja nuk perfshinte pjese te serbise por kosoven, pjese shqiptare te maqedonise dhe malit te zi.

fushe e kuqe fushe e blerte, ne invers

Pavaresisht se ne nuk e pranojme, flamuri ishte i sjellur per arsye provokimi sepse serbet akoma e konsiderojne Kosoven si pjese e Serbise. Megjithese nuk besoj se huliganet serbe do kishin reaguar me pak dhunshem sikur te ishte vetem flamuri shqiptar i zbritur me drone.

Nuk ka fare rendesi ardhja e nje flamuri nga qielli. Fakti ben muuuuuuuuuuuuuuuu: huliganet serb u futen ne fushe dhe dhunuan fizikisht lojtaret miq. Kaq mjafton per te braktisur lojen argetuese te futbollit dhe dhenjen e fitores miqeve, pra Shqiperise. 

Edhe sikur ta pranojme qe eshte sjelle per provokim, ajo eshte pergjegjsi e nje tifozi individual, dhe jo gjest i organizuar nga ekipi shqiptar, ndersa incidenti ishte paaftesi e organizuesve per te garantuar sigurine e lojtareve shqiptar, cka u pa qarte me stolat kokes nga huliganet serbe dhe situata e luftes ne stadiu, ndaj 12 futbollisteve, qe solli dhe deshtimin e ndeshjes. eshte e thjeshte. Nuk ka arsyetime te metejshme. Per me teper sic e kam perseritur shpalosje e nje flamuri nuk perben shkelje madhore te rregullores e krahasaueshme me pushtimin e fushes nga tifozet dhe lincimi i lojtareve kundershtare, absolutisht si nata me diten.

nuk eshte puna cfare e konsiderojne por cfare eshte de facto kosova sot, nje republike e pavarur dhe e njohur nga shumica e kombeve. Fajin e ka gjithnje ai qe e ha provokimin(eshte pjese e lojes), aq me teper qe nje kompeticion europian futbolli eshte konceptuar per te bere parade te simboleve kombetare ne te, ecenca e saj.

Shqiptareve ju hoq kjo e drejte arbitrarisht nga federata serbe, dhe flamuri nuk ish as me shume as me pak se simboli i ushtrimit te kesaj te drejte qe nuk ka ivan tia mohoje.

Pastaj nuk ka pse te sherbeje si provokim pasi nga lufta e kosoves nuk ishin serbet "parte lesa" por shqiptaret me 2 mije te humbur ende sot. serbet i bombardoi nato, jo shqiptaret dhe ato pese cati qe i mbajne ende si stema qe tia tregojne botes, sot te pariparuara.

Jo, une s'po beja aspak krahasim te dy paleve te kunderta, por doja te thoja qe flamuri me nje harte te Shqiperise se madhe mund te gjykohet si provokim politik dhe qe thyen natyren argetuese te lojes. Sigurisht qe ishte pala shqiptare ajo qe pesoi abuzimin e pales serbe, qofte ate institucionale me moslejimin e tifozeve te vet, qofte ate te huliganeve ne stadium. Nese drona ishte iniciative e pales shqiptare, po, e shoh si veprim te drejtuar nga emocionet, por kurresesi te gabuar meqe duhej reaguar ne nje lloj menyre ndaj padrejtesise qe na u be. Ne fakt, e vleresoj si kunderveprim te paqte dhe te mençur per te neutraluzuar kafshellekun serb. Ulja e drones ka qene per mua si koka e Zidanes ne 2006, nje simbol i mrekullueshem lavdie e dinjiteti.

Jam dakort me ato qe thua mbi Kosoven por po them qe te tilla gjeste, provokim per njeren ane dhe krenari  apo drejtesi per anen tjeter nuk kane vend ne lojen e futbollit, kushdo qe te kete te drejte. Nese konfirmohet qe ka qene tifoz shqiptar ai qe ka komanduar dronen, me duket normale qe UEFA ta paralajmeroje skuadren shqiptare per sanksione te ardhshme nese incidente te tilla perseriten. Pune tjeter pastaj nese behet hero kombetar... smiley

huliganet serbe ndaluan ndeshjen itali-serbi duke djegur flamurin shqiptar qe kishin marre me vete, pa asnje kokerr shqiptari rrotull qe t'i provokonte. 

nuk ka lidhje "provokimi"! cfaredo qe te ndodh, tifozet nuk kane pune te futen ne fushe asnje sekonde... e jo me sic u futen ata masivisht duke goditur futbollistet tane me cmundeshin...

pastaj, cduhet themi ne per provikim e indimidim qe pa filluar ndeshja, kur u kendua himni jone Kombetar, per 2-3 minuta, nuk u degjua asnje gje sepse ata ulerinin e fishkellinin si te cmendur... apo qe nje moment gjyqtari nderpreu lojen sepse futbollisti jone nuk mund te godiste normalisht nje korne, sepse hodhen gjithcka ne fushe..
po ata kane arritur deri atu, sa vjet ne ndeshjen kunder Italise ne Genova, dogjen nje flamur shqiptar.. kur ne fakt Shqiperia dhe shqiptaret skishin pune fare ate ne ate ndeshje.... por jane felliqesira, te poshter dhe te pabese, kjo eshte e gjitha!

Kam shkruar diku me siper qe skuadra shqiptare nuk duhej te kishte pranuar qe ne filllim kushtet e federates serbe. Mendoj qe per hir te dinjitetit duhej te ishte terhequr edhe nga UEFA por nuk besoj se je dakort me kete. 

 

Blater ju del ne krah serbeve... Me sa duken bathet keta do tju japin serbeve 3 pikeshin dhe do denojne FSHFne....

Ska shance,,me e keqja eshte perseritja e ndeshjes nga min e 40.Mgjs edhe kjo me duket absurde sps ne fushe pati invazion cka eshte e patolerueshme.

he, si u la ? O-3 ne tavoline ? e mo mire, ne 'me mik' fituam nje Kosove te tere, e jo me nje ndeshje smiley

Interesante komentet e tua kundra-shqiptare sot - jo vec nje. Gjithsesi secili ka mendimin e vet dhe te drejten per ta dhene kete mendim.

Nuk eshte vetem sot , ketij qe kur i ka vdek Enver pederasti se ka mor mo veten.

...e c'duhen 2400 germa?? legena te ketij tipi se meritojne repliken.

 

ca ka te gjet keshtu? s'je rehat dicka ... mos je ul ne ndonji gje smiley

Stalker,mos ta ka marre gje fjalekalimin prof.Ilir Toli?

Ku e ka objektivitetin. Ku na e paskan kaq tifozet shqiptare kete long history of violence and racial abuse. Dhe lojtaret nuk eshte se vetem u kercenuan, po u goditen. Po eshte objektiv kur paraqet "objektivitetin e baraslarguar" te organizmave nderkombetare te futbollit. 

Shkrimi aspak objektiv dhe ne mbrojtje te hapur ndaj serbeve. 

 Merret gjate gjithe kohes me flamurin, me shpjegimin e detajeve te tij, me thashethemet pa asnje baze te mediave vendase per perfshirjen e vellait te Rames ne fluturimin e flamurit, me nje te pavertete tjeter se gjoja e kishin arestuar dhe nuk thote te vertetat qe i pame te gjithe me ze edhe figure. Qe tifozet serb nuk e lane himnin tone te kendohej e degjohej, qe filluan te hidhnin shashka tymuese e lende plasese e me pas shishe me uje pa u dukur ende flamuri mbi qiell, qe me dhjetra ultras u futen ne fushe dhe filluan te godisnin lojtaret tane etj, etj. Sidoqofte sot jemi ne epoken e internetit dhe faktet jane evidente dhe flasin per huliganizem dhe veprime antisportive vetem nga pala serbe. 

Deri me tani nuk ka asnje fakt qe te provoje se flamurin apo elikopterin loder ta kene aktivizuar shqipetaret. Po sikur huliganet serb ta kene bere vete kete gje per te nxitur trazirat? 

E po nje skuader qe luan ne fushen e vet pa asnje tifoz shqiptar, abuzon verbalisht me parrulla raciste gjate gjithe pjeses se pare dhe sulmon fizikisht lojtaret e skuadres kundershtare dhe keto media shkerdhatacjon po na i nxjerrin keta ne viktimat?...WTF . Si mor nuk permendi askush qe loja ishte ndaluar kur u fut mini-helikopteri ne fushe? Si nuk po e permendin qe filluan te hidhnin fishekzjare dhe shishe uji ne fushe kundrejt skuadres Shqiptare..keto shkerdhatcjonet e elokuojne dhe perdredhin faktet e filmuara live, sulmet filluan pas flamurit dhe provokimit deklarojne pa patur cipe fare!

.Mbajeni mend kane per te denuar dhe fushen Shqiptare mbajeni mend..kane per ti denuar te dyja skuadrat njesoj!

FALEMINDERIT CUNAT E KOMBTARES!

Shoke refugjate me vjen shume keq per ju qe nuk ishit ketu mbreme. Nje feste e papare deri ne 5 te mengjesit. Me kulmin e saj ne Rinas kur dolen cunat e Kombtares.

Nje mbremje e paharrueshme e shpalosjes se vlerave tona nga ata heronj qe dhane gjithcka per te mbajt lart flamurin KUQ E ZI.

Tani sinqerisht duhet me ju fut punes seriozisht. Me cdo mundesi, miq, shoke, kontakte ne media e instanca te tjera te huaja sepse plehrat serbe kane fillu nje lobim te ndyre qe kerkon te na paraqesi ne si fajtor. Lajmi i gjasme perfshirjes se Olsi Rames eshte qartesisht pjese e nje propagande te ndyre shpifjesh per te deformu faktet. Serbet nuk kane punu kurre me u tregu te mire ne sy te botes, se e dine qe s'kane shance, por kane shpif me bind boten se ne jemi po aq te keqinj.

Qendrimi i UEFA qe tendencioz qe gjate ndeshjes (si ne arbitrim ashtu edhe ne moskokcarje per thirrjet raciste dhe flakadanet e gurat e hedhur ne fushe). Po ashtu fakti qe arbitri ka kerkuar qe te rifilloje ndeshja, eshte nje skandal me vete. Do na duhet nje avokat i mire dhe kete duhet ta menaxhojme NE. 

Qe Serbia do denohet kjo nuk diskutohet, por tentativa do jete per ta ndare fajin dhe mund te na e fusin edhe ne. Keshtu zgjidhin edhe hallin e Danimarkes e Portugalise. 

Duhet bere gjithcka qe mos lejojme te na bejne pisllik. Per kete duhet ndihma e te gjitheve dhe mbi te gjitha duhet t'i tregojme mafiozve te futbollit nderkombtar se nuk lejojme njeri te na ule koken. Ashtu sic ua tregoi Kapiteni mbreme.

Kesaj rradhe cdo padrejtesi do duhet te paguhet shume shtrenjte dhe kete duhet ta kene te qarte ata qe marrin vendime.

PER KOMBTAREN 
JETEN E JAPIM
SHKOJME KUDO
S'E NDALIM VRAPIN

 

O Guçe, duhet patjeter diplomacia, qeveria si edhe media shqiptare te levizin nga vendi, se kete rradhe po e ha Shqiperia me te vertete per pako gje, pasi makineria e diplomacise dhe e mediave serbe po tregohet shume efikase ne kete rast.

Te gjitha mediat perendimore e kane marre te mireqene lajmin e medias serbe, qe drejtuesi i dronit ishte vellai i Kryeministrit shqiptar, dhe nga ana mediatike kjo eshte katastrofike per Shqiperine.

Ka ardh koha per Kryeministrin shqiptar qe te tregoje dhembet dhe te beje aq presion saqe te detyroje serbet vete ta pergenjeshtroje ate lajm. Cdo lloj mefshtesie per ta fshehur kete pisllik nen qilim do te ishte shume fatale per imazhin e Shqiperise.

Edhe opozita ne kete rast duhet te jete perkrah qeverise per te zmbrapsur kete qelbesirllek serb. Do te ishte turp per cdo politikan qe do te perpiqej ne menyren me te vogel per te perfituar kapital politik nga kjo ngjarje.

Edhe mediat shqiptare jane pertoke fare per te reaguar ne menyre profesionale dhe inteligjente per t´ju perballur medias serbe.

Deklarata e Dacic pas dhunes se tifozeve serbe ne Itali ne 2010:

Serbian Interior Minister Ivica Dačić stated on Wednesday that the Italy-Serbia football match in Genoa on Tuesday evening was not prepared properly, and that the event was called off due to violent behavior of a small group of Serbian fans. 

Dačić said that the intervention of Italian police could have been more effective and that they ought to have prevented the spectators from bringing into the pitch the devices which they are not allowed to carry with them, and underlined that Belgrade would never allow something like that to happen. 

“Italian police did not turn to us for any assistance before the match. The Football Association of Serbia did not request from Serbian police to help in any way, and accompany our national team and its fans on their trip to Genoa," said Dačić.

Deklarata e Dacic ne 2014: provokim politik.

Po pra atehere tha qe nuk na u kerku ndihme prandaj u fut ne stadium Ivan Bogdanov (ai qe dogji flamurin tone), po tani nga kush e deshte ndihmen qe te mos e lejote te futej ne fushe.

ASGJE ASGJE ASGJE nuk ka ndryshu ne mentalitetin politik serb. Ata po te mundnin prape do vrisnin e do masakronin si ne vitet 90. Keta qe sot hiqen si fytyra e re e Serbise, kane qene ne ate kohe me ekstremiste se Milloshevici. Nese fytyre te re ka atje ajo eshte akoma me e zeze se me pare. Nuk vrasin dot me sepse vete njerzit jane lodhur nga luftrat dhe ekonomine e kane pertoke.

smiley

 

Kur se ka marre me shpulla

"Serbet nuk kane punu kurre me u tregu te mire ne sy te botes, se e dine qe s'kane shance, por kane shpif me bind boten se ne jemi po aq te keqinj."

E ke kapur shume bukur kete Lizander. Ajo e perfshirjes se vellait te kryeministrit ishte nje qelbesirllek i padegjuar ndonjehere, por shume familjare konsideruar qe kemi te bejme me serbet.

Vura re qe lajmi ne mediat e huaja qe sot heret ishte pak a shume ky: shqiptaret provokojne serbet.

Harrohet qe u luajt pa tifoze shqiptare, harrohet qe gjithsesi dhuna e treguar eshte e pajustifikueshme dhe e paprecedente.

Si gjithmone, ashtu si edhe ne luftrat e shperberjes se Jugosllavise, serbet trajtohen si viktimat e rradhes dhe kafsheria e tyre kalohet ne plan te dyte.

Kanceri i Ballkanit jane.

Dhe sinqerisht mo vlla, po Olsi Rama, c'leshin donte aty ne stadium?! Po shko mor daj shife ne televizion. Shkon ja jep skenarin gati ne pjate baxhellave serbe. Serbise rrijini larg si kanceri.

Eshte agjent I amerikaneve Olsi. Edhe drone-ja ishte plan I tyre per t'ja fut me spond Ruseve. 

Keta f.... idiotet e FIFAs dhe UEFAs nese vertet do ishin te interesuar qe futbolli te mbetet vetem sport duhet te kishin nderhyre qe me pare, qofte gjate pergatitjes se ndeshjes ku u deklarua qe cdo simbol shqiptar do quhej provokim etj. etj. Keto nuk ishin kushte normale per ndeshje, e cila si rrjedhoje do te duhej te zhvendosej ne nje vend te trete. Ndersa per kuckat e Evropit policia serbe paska qene profesionale, qofte ne lejimin e stolave kokes apo edhe demtimin prej tyre te lojtareve tane. Si nuk te japin njehere kenaqesine e surprizes keta racistet e m... 

Disa po cojne uje ne mullirin serb duke e politizuar kete ngjarje.

bande zyrtaresh tha KM serbe. Notat e protestes qe dje der sot duhet te fluturonin si letrat e pokerit ne vegas. 

Mos u ngut. Nese ceshtja degjeneron politikisht sic po duken bathet , e si po duan ca te jete, UEFA do na e fuse dhe neve.

Pastaj do ngrihen patriotet me garuzhde dhe do thone qe Rama  shiti kombetaren shqiptare per firmen e tij digjitalb etj. smiley etj etj.

Ne fund do kesh rezultatin Rama ka raf gruan, ka ndare 5 gra dhe Zahon e ka me Olsin, meqe Kristaqi i shkrete ka vdek.

Ka patur reagime nga MJ dhe MB per ato qe po ndodhnin ne Beograd specifikisht te ndara.

Pergjigjet jane te vonuara. Mediat botrore duhet te ishin perball qe dje per neutralizimin e lajmeve te rreme. Fakti qe ne kete moment CNN ka akoma tituj te tipit "vellai i kryeministrit..." tregon se kjo nuk eshte bere. Olsi duhet te ish prononcuar privatisht qe momentin qe emri i tij kapi faqet e para te gazetave perendimore.

Ka deklarate zyrtare nga Ministri i Jashtem. Politizimi vetem sa faktorizon serbet ne kete rast, sepse pjesa UEFA eshte e zgjidhur : hyrja e tifozeve ne fushe dhe goditja e lojtareve nuk ka as apelim. smiley

Keto grupet patriotike dun pak vemendje dje jane si Niku me dylbi. Kish reagu dhe Bamiri i FRD-se bile. smiley

Serbet meqe e hegren dje sot kerkojne te terheqin dhe tanet me vete.

Lapidar do ai robi qe ngriti ate shprehjen per pleqte e Kelcyres. 

nuk po meremi me trimerine e ballsiteve mer. smiley

Tjeterkund ta kam. Beteja per imazh duhej luftu ne cdo form te mundshme.

u kujtove per imazh ti? lol

ca thosh anabeli sot? mesove noi gjo te re per veten?

Vertet, shiko imazhin e Shqiptareve si u perbalt perseri. Perhere te gatshem per sherr (Xhaka, Lila). Apo te afte per WWE (Cana). Nuk e di nese Mavraj donte te tregonte imazhin si karateist apo thjesht ate qe tha Dori me siper.

smiley

Bame, sapo foli Premieri ne VOA.

Duka i FSHF tha qe nese UEFA perkrah dhunen atehere le tja jape piket Serbise. Kaq eshte kjo histori qe gjerat jane me kthjellet.

Pra mbaroi pjesa zyrtare. 

Tani e ka fjalen Shpetim Idrizi, Nik Gjeli dhe Bamiri i TKD-se, sidomos ky i funit. smiley

Po Spartak Braho si ska thene asnje fjale per kete pune. Qudi ! 

 

Keni marre cik kot me duket. Po te fluturonte flamuri kuq e blu ne mes te Qemal Stafes, ju do ruanit qetesine? Juve ee?

Dhe mjaft u moret me UEFA, FIFA etj. dhe flisni per standarte se ju edhe pse mezi beheni 10 tifoza ne stadium, qe luajne ne nje kampionat te lodhur, me ca skuadra e ca lojtare te lodhur, nuk dini te respektoni fituesin, po kercet grushti nga trajneri deri te policat.

E kam me tifozat ne pergjithesi.

Po kemi patur flamur Serb para kishte Orthodokse Shqiptare dhe s'kemi rrah njeri.

Po edhe Fevziu hapi flamur ne stadium dhe nuk pashe qe ta kishin dhunu. Jane pa lidhje te dyja si raste.

Politizimi eshte gabim, por tani kjo mbaroi. Politizimi filloi qe dje ne deklaratat politike qe u bene dje deri tek pritja ne aeroport nga zyrtare te shtetit.

I zoti i punes, pra vete Loriku, tha qe ne nuk kemi gje me Federaten serbe te futbollit  sikunder cilesoi disa here rolin moderues te kapitenit serb qe luan me Celsin, per te zvogelu efektet e asaj qe ndodhi.

E kam thene dhe nje here tjeter , patriotet sharlatane kur te hane moot duhet te perdorin luge jo garuzhde. Nuk jane kauza per psikopate keto.

Akoma me keq se ne rrihemi me njeri tjetrin

O Nina, tifozet serbe jo vetem qe rrihen me njeri-tjetrin, po vriten me njeri tjetrin. Jane nga me te egrit ne Europe. Copash jane bere, me vite. Mania e inferioritetit provincial, per te share veten edhe kur s'e meriton e per te lavderuar komshiun edhe kur s'e meriton. Hapi gabat

http://www.youtube.com/watch?v=uJMfeFbx0FU

Po keta edhe me ndeshjen me italine, pa shqiptare fare rrotull, nxoren flamurin shqiptar, e dogjen e bllokuan lojen. Po njesoj u prish ndeshja, pa qene neve aty. Dhe s'i preku njeri serbet te kisha e ca nuk thane e ca nuk bene. 

zonja Nina KarEnina, (apo ishte Ana, sme kujtohet mire) nejse, vetem para disa muajsh kryepiskopi i Serbise, fortlumturija e tij Irinej beri, aty ne Shqiperi ne mes te TiraNes, disa deklarata supernacionaliste qe per mendimin tim as qe kane te krahasuar me kete flamurin qe u valvit mbi BeoGrad... them ska te krahsuar "per delikatese", sepse ne fakt ishin skandaloze, per nga permbajtja , forma por edhe personi, qe ne kete rast eshte personalitet dhe jo dava tifozesh.....
mirepo cfare ndodhi ne Shqiperi pas deklarateve te Irinej? -pervec nje zhurme mediatike, hic asgje.. fortlumturija e tij Irinej vazhdoi viziten e vet disaditore ne Albanie pike per pike sipas protokollit... nderkoh qe shqiptaret duhej ta linçonin ate.. besoj se dhe je jeni dakord, apo jo..?

Belul, i kemi trima cunat, po jemi keq me PR-in dhe marketingun, e kam seriozisht. Shih faqen e pare te CNN sot, gjithe shtjellimi i ngjarjes eshte nga kendveshtrimi serb, perfshire gjithe `zhurmat`qe cojne uje ne hulli te serbeve indirekt, si muhabeti i vellait te km, flamuri provokim, etc etc. Ne kenaqemi vetem ne mes tone nga kjo ngjarje, por perceptimi eshte realitet fatkeqesisht dhe ne nuk dime te merremi me perceptimin.

Keqmenaxhimi jone filloi qe kur pranuam kushtet e UEFAs, nqs duhet pa tifoze, atehere asnje tifoz, nqs ishte problem vendi atehere ne asnjeanse. Pota leme ate. Per kete sot, duhet te bertasim aty ku duhet dhe sa duhet qe kur flamuri u valvit ndeshja ishte ndaluar nga flakehedheset qe hidheshin ne fushe, pra barbaria serbe kishte filluar (flamuri eshte e vetmja pike ku mund te kapen, meqe nuk lejoheshin flamure ne stadium dhe ishte ai autokton qe interpretohet si provokim). Prishja e ndeshjes filloi shume me perpara se drone. Ne shumicen e forumeve nderkombetare, flamuri eshte piknisja e sherrit. Dhe sidoqofte, valevitja e flamurit (qe ishte pergjigja me paqesore dhe leksioni me i madh i qyteterimit qe mund t`i jepej asaj turme kafshesh) nuk eshte baraz me kercenimin e jetes se lojtareve.

e pare ne te njejtin kendveshtrim, uefa merr parasysh raportin e arbitrit dhe perfaqsuesit te vet dhe jo shkrimin e cnn-it. Frike e pajustifikuar kjo jona.

faleminderit Bredho, te njejten pergjigje kisha edhe une per Kristiden... UEFA do analizoje raportin e arbitrave, edhe arbitrit te 4-t, si dhe pamjet filmike qe ka ne dispozicion, e nese shkon ceshtja ne tribunalin e saj, edhe provat dhe pamjet filmike qe do paraqesin dy federatat..

megjithate, Kristida ka te drejte per pjesen tjeter: qe si u percua kjo ngjarje ne Bote, cfare kuptuan njerezit... dhe opinionin e njerezve e formon media.

Uefa do te shqyrtoje raportet e arbitrave por edhe opinionin publik. Nuk e anashkalojne asnjehere ate.

Sa shume energji e hedhur dem! Gjynah. Ne moshen e glabalizimit, te internetit, te BE, te google maps, te navigatorit, etj etj etj etj, bejme harta territoresh si ne 13' dhe i hedhim ne fushe. 

Shoku une po flas per futbollin, per tifozet, per ndeshjen dhe me duket ekzagjerim t'i vesh gishtin Serbeve, kur vete jemi 'allahu na ruajte" dhe kultura sportive shpaloset gjate gjithe kampionatit tone fakir dhe te mbarum. Ndersa po hape qitapet e politikes dhe te rrjedhurve qe flasin lart e poshte, me mire po iki se e ul shume nivelin. Pale si i zgjuar qe je na ngrite dhe shkronjat e mbiemrit. Bravo. Je shume trim.

 

aaa, po kur merr persiper te besh biçim analize te kthjellet, aq me teper te besh hipoteza se si do te silleshin shqiptaret ne kete rast etj, nuk duhet te merzitesh kur shoket sjellin fakte te ngjashme per nga natyra, se si jane sjelle ne te vertete shqiptaret.. pra fakte, jo hipoteza, qe thua ti...
e nese ty ste pelqejne keto dhe i banalizon "me qitape , te rrjedhur etj", dakord, e drejta jote, skam cbej... "ik ik, se po te therrasin".

Flamuri u be sebepi se gjate gjithe kohes tifozet serbe provokuan gjithe kohes duke hedhur parrulla raciste, fishekzjare dhe objekte ne fushe apo tallur me himnin. Mos harro se serbet e kishin bllokuar lojen perpara se te ngrihesh flamuri. Eshte turp per federaten Serbe e cila nuk mundi te plotesonte as kushtet me minimale te sigurise edhe ne nje ndeshje thjesht pa tifoze shqiptare

Ti dukesh qe nuk merr vesh asgje nga futbolli.

Futbolli eshte i ndare ne dy nivele. Ai i klubeve ku ne te gjithe boten tifozet zihen me njeri-tjetrin (se jane gomere) dhe kjo ndodh shume me e rende ne vendet "e zhvilluara" ku ka te vdekur cdo vit. Kurse ne ndeshjet e kombtareve rastet e dhunes midis tifozerive jane shume te rralla. Shahen, ngacmohen me batuta etj po ngel aty. 

Kam pas fatin ta ndjek Kombtaren ne shume vende te Europes dhe asnjehere nuk ka pas as me te voglin problem sigurie. Biles ne shumicen e vendeve kemi marre komplimenta nga security i stadiumit, per organizimin. 

Gjithashtu ne Shqiperi kane ardhe tifozeri nga me te ndryshmet dhe jo vetem s'kane pas probleme por kane dale me honger e me pi me tifozet shqiptare pas ndeshjes (sic ndodhi me danezet ne Elbasan). Kane ardhe edhe tifoze greke ne ndeshjen me Greqine, qe kane shpalos flamurin e skuadres se tyre e nuk ka hy njeri ne fushe me rraf lojtaret.

Nese ka njerez qe jane aq budallenj sa quajne provokim flamurin ne nje ndeshje te kombtares atehere ata jane per t'i qa hallin. Sidoqofte ka rregulla per keto dhe nuk jane gjerat sipas qejfit te serbve apo X e Y mafiozi ne UEFA e FIFA.

Futja e flamurit ne Beograd ishte nje gjetje origjinale qe i dhimbti atyre qe vendosen rregulla absurde. Por kurrsesi nuk mund te quhet provokim. Dhe MBI TE GJITHA nuk ka asnje lidhje me lojtaret ne fushe. 

Car do thonit ju .... nese kur greket vrane Gramoz Palushin, tifozet ne Tirane do kishin sulmu lojtaret greke?

Rregulloje pak ate me lart - ' dashur shoke refugjate' qe te te besojme. Ska refugjate ketu! Zevendesoje me ; te dashur bashkeatdhetare te diaspores! He de buzeqesh para kamerave smiley

 

Nuk eshte provokim nje flamur i shqiperise se madhe qe perfshin terrritore te Greqise, Maqedonise dhe Serbise. Eshte akt i paster politik. Po ne kete ngarrrojme sportin me politiken. Nese nuk ishte provokim futja e flamur, pse qenka per ju provokim kapja e flamurit nga lojtari serb ku nisi dhe gjithe sherri. Mos u beni hipokrite dhe thoni gjenjeshtra qe as vete nuk i hani. Po te kishin hedhur nje flamur me foton e Slobodanit si do te kishim reaguar ne. E pra boll me kete nacionalizem mesjetar qe e le te dy vendet mbas. 

Aman mor ku i gjeni keto aktet e pastra politike pa asnje lloj suporti nga politika? Si qenka akt i paster politik nje akt per te cilin nuk merr pergjegjesine asnje organizate politike? Apo o burra te themi nje llaf meqe kemi per ta thene? E bukur apo e shemtuar te ngelet ta gjykosh vete, po nuk mund ti vesh lloj-lloj etiketash nje veprimi spontan te nje ose dy ose tre njerezve per te cilet s'ke asnje prove as se cilet jane, jo me qe nuk provon dot ndonje lidhje as me tifozat kuqezi jo me me ndonje parti/organizate politike. 

Megjithate shikoj qe propaganda serbe ka zene vend edhe tek ne, nuk do me duket cudi qe ta haje sapunin per djathe dhe UEFA dhe denimin ta marre Shqiperia. 

Nuk ishte flamur. Por pretendim. Dhe po fluturonte ne mes te fushes si arbitri i peste. Nejse. Per sa kohe nuk ka ardhur nga tifozet ne stadium, por nga jashte, nuk thyen asnje rregull. (sepse vetem rezultati final do na perligje ose jo gjithe gezimin). Ishallah 3 piksh.

Aman se kur thoni: ti smerr vesh nga futbolli e hapni cik krahun. sikur po flisni per futboll juve ketu. This is just politic

Per politizimin, serbet s'kane nevoje per ndihme. Ne fakt politizimi filloi qe me kushtet jo sportive te ndeshjes. Nqs serbet nuk toleronin dot asnje simbol shqiptar, ose te kerkonin qe ndeshja te behej ne nje vend tjeter ose mos pranonin te luanin fare. 

Cfare flet mor burre. C'lidhje ka kjo me tolerancen e federates Serbe per simbolet. Sa per saktesim, policia serbe ishte aty per te garantuar jeten e lojtareve tane! Federata Serbe, lojtaret Serbe etj etj nuk kane lidhje me tifoze ekstremiste nacionaliste serb apo shqiptar apo te vonuar mendore si Ivani,

Ishte gabim i UEFA qe harroi terrenin e urrejtjes etnike dhe vendosi ta zhvilloje aty ndeshjen. Por jo vetem aty. As ne Tirane nuk duhet zhvilluar. Ka shume urrejtje. Shume primitive, nuk kam c'te them.

Nuk ka ne Tirane dhune si ne Serbi. S'ka pasur ndonjehere. Tifozet serbe vriten me njeri-tjetrin si ne mesjete, jo me me shqiptaret. Serbet kane dhune tradicionale ne futboll qe vazhdon prej dekadash. Kane qene problem ne cdo qytet perendimor ku kane shkuar te luajne, se kane sulmuar dyqane.

Une s'po marr ca po thu ti mi gru. Autoritetet serbe thane qe nuk do tolorehej asnje simbol shqiptar. Ketu do te duhej te mbaronte filmi, qofte nga UEFA duke caktuar nje vend tjeter, apo vete serbet, dmth te mos pranon te luanin fare. Policia serbe deshtoi se kerrciti stoli kokes (kete e pa gjithe dynjaja), bile lojtaret shqiptare po thone qe u keqtrajtuan dhe nga forcat e sigurise.

Nuk mund te bejme dot scifi se c'do ndodhte ne Tirane. Une jam i bindur qe gjera te tilla nuk do ndodhnin. Serbet do te mund te valevitnin flamurin e tyre, por jo te digjnin flamurin shqiptar, sic e kane zakon. 

Futbollistet thone qe jane goditur me shume nga policet dhe punonjesit te tuneli mij gru. 

"Fluturaku me flamur" ishte pika e fundit qe mbushi goten e serbeve te frustuar.Gjithe atmosfera, gjestet,menyra si u priten, shoqeruan, reagimet para ketij momenti flisnin per trysnine psikologjike mbi skuadren tone kombetare. Tani , edhe ta festosh kombetarisht kete akt, ti presesh lojtaret si heronj (ata bene te tyren per mbrojtjen e simbolit dhe bene shume mire) , ti shpallesh qytetar nderi te Tiranes etj (pra ta politizosh ceshtjen)  , dhe , nga ana tjeter,  te kerkosh qe UEFA te mos e llogaris si fakt ne shperndarjen, qofte dhe jo simetrike, te  masave  disiplinore, eshte kontradiksion. Reagimet e para te zyrtareve te Fifa-s dhe UEFA-s nuk lene vend per shume eufori. Nuk ishte thjesht flamuri mbi qiellin e stadiumit ne Beograd, ishte posteri i "Shqiperise se madhe". Te mos bejme strucin tani. Nuk di kush e ka gatuar. Eshte njelloj si ajo deklarta e Berishes ne Shkup per Shqiperine Etnike. Edhe pse erdhi nga jashte stadiumit dhe me autore anonime, makineria manipuluese e propagande serbe do ta tregoje me gisht si shkakun e shperthimit te reagimeve te dhunshme te tifozave ultranacionaliste.
 

Pune m... do jete po u vertetua qe vllakm-ja mbante telekomanden, sic po insistojne serbet. Se ky budallallek implikon politikisht vete km-ne e qeverine. 

Per ramen, Ishalla vertetohet, se KM pastaj fiton pike me nacionalistet, kosovaret dhe maqedonasit. hehehe. 

Ajo me vllaun e km eshte perralle e sajuar, se po te ishte e vertete qe e paskan kap me telekomande, do ta kishin filmuar dhe publikuar viçat e beogradit. Eshte thjesht "detaj" per ta bere te besueshem skenarin per kokviçat e tyre. Ata kane 600 vjet qe ushqejne gjindjen atje  me perrallen e fushe Kosoves.

Edhe une ashtu shpresoj, por ata akoma insistojne. Ishalla dalin bllof. Qe nuk e ka organizuar ky s'kam dyshim, por mund t'ia kene lene ne dore vec telekomanden dhe ky e ka pranuar me mendjelehtesi.  

Te mos bejme strucin tani. Nuk di kush e ka gatuar. Eshte njelloj si ajo deklarta e Berishes ne Shkup per Shqiperine Etnike.

e mo mire dhe ti, ne kujtuam se siç "ja hodhem" kur fituam Kosoven, do ja hidhnim edhe per nje ndeshje! smiley

ishalla ja hudhim prape dhe marrim tre pikshin smiley , kjo me intereson mua kur theksoj te mos behemi euforike dhe te mos festojme para kohe. ah, nqs nuk na intereson kompeticioni por thjesht egoja nacionaliste per te thne, ja e ngritem flamurin mbi Beograd, ok.Por edhe mishi te piqet*, edhe helli (tre pikshi) te mos digjet, pak e veshtire.

*ai qe pretendon se ngriti balonen me flamur ishte Ballist smiley

Mos na del km-ja i lidh me ballistet. Dileme e madhe pastaj. smiley

na jane merzitur njecik ca janullobythlepiresasmiley,por varu serbetsmiley

ne,me greqine dhe serbine fitojme vetem me shpirt pale  po te luajme edhe futboll mire!!

 

"Taulanti kerkon nje moter " ... nga keta 12 plehrat qe fryhen si gjel. 

https://fbcdn-sphotos-b-a.akamaihd.net/h...

... dhe por favor, mjaft me budallalliqet se e paska bo Olsi Rama. Nuk kane byth ai model per ato gjona. Ata jane metrosexual te tipit  " Ua mami, m'u bene pis blu xhinset" . 

po ca lesh politizimi mer! huliganet serbe kane dhene sprova ku e ku me pare. Ke ndeshje basketbolli e futbolli ku kane zaptu fushen e kane godit lojtaret. Dmth per ta nuk eshte gje e re. Ekziston precedenti pranej them qe kto kllufat e FShFse nuk duhet ta kene te veshtire me bo reklamimin per fitore ne tavoline. Provokim ose jo, organizimin e ndeshjes ne Beograd nuk e merr persiper Shqipria por federata dhe shteti serb pranej nuk ka si te ndahet faji pergjysem per me teper kur nuk pati asnji kembe tifozi shqiptar ne stadium

Igli Tare per mediat italiane thote se ishte ne tribune, akuzon autoritet serbe per menaxhim te keq,stadium jo i pershtatshem per kete sfide,mediat e te dy vendeve qe e fryne kete sfide,shume e kercenuan por edhe shume te tjere e mbrojten po ashtu gjate atyre momenteve... shqiptaret jane krenar per prejardhjen e tyre dhe kete e treguan ne fushe shton ai,po ashtu deklaron se vellai i kryeministrit ishte ne krah te tij,mbante nje aparat fotografik ne dore,aparati u kontrollua nga autoritet serbe dhe ju rikthye menjeher, dhe pas kesaj ai ju bashkua pjeses tjeter se delegacionit shqiptar.

Olsi Rama ben mire te japi kontributin e vet sot. Te kontaktoje CNN personalisht, dhe cdo media tjeter. Nese nuk e ka bere ai, ti kercenoje me hedhje ne gjyq per prishje imazhi.

Ja titulli i CNN sot: "Brother of Albanian Prime Minister 'controlled' drone at football match"

By Milena Vaselinovic, and James Masters

"The brother of Albanian Prime Minister Edi Rama, Olsi Rama was holding the remote controller for the drone, the Serbian prime minister's office told CNN, citing Serbian police."

Mediat amerikane dhe britanike, si gjithnje, komplet te paafta dhe amatore kur vjen puna per vende larg kufijve te tyre. Mire qe kane pajisje te shtrenjta.

o peshku pa uje na hudh nje teme te re se un bo boze kjo teme

Cunat tane po luanin shume bukur, gjynaf qe ndeshja nuk arriti te perfundoje ne kohen e plote - fitorja qe e jona. Pas kesaj qe ndodhi, perseri ne fituam (vendimi perfundimtar ende nuk eshte marre, por moralisht po flas), serbet nuk treguan gje tjeter vecse qe jane per te ardhur keq per menyren se si reaguan. Dhe cfare qe u valevit nje flamur mbi stadium? Te jep te drejten te reagosh ne ate lloj menyre? Kunder disa lojtareve te pambrojtur? Bullies!

Pyetje: Si mund ta them ne SHQIP "bullies"? Faleminderit!

bullies =shkja

Shume e gjetur ...  smiley 

Ed Rama duhet patjeter te anulloje viziten ne Serbi dhe me nje note te forte bile. Isha pro vizites para se keta te cmendurit si Dacic te dilnin para publikut me keto fantazite e semura. Por tani nuk ka me kuptim.

UEFA do na e ngopi po aq sa Serbise. Nuk pres asnje lloj paanesie nga Platini & Co. Jane nje tufe horrash qe njhin vetem parane dhe qetesine e bythes se tyre. Nese mbrohemi para UEFA denjesisht atehere mund te kemi nje shans per 3 pike ne tavoline por kam dyshime se federata e Dukes nuk eshte fort e afte te beje avokatin. Sot me shume se kurre duhet me u hedh lek i madh me ndonje avokat te forte qofte edhe te huaj qe te arrijme maksimumin e benefitit per skuadren tone dhe demin maksimal per serbine si skuader dhe si shtet.

Duhet te shkoj...Serbet mezi po presin qe Rama te anulloj viziten,do ishte nje prove e qarte per ta ne syte e botes se  ata jane viktima e jo shkaktar..aman se i njohim serbet,mos na i beni me te zgjuar se sa jane!

Eshte gomarlleku me i madh po ta anuloje, sepse dukemi ne agresoret. Ata prandaj e bejne punen me te vellain, dhe ju bini brenda si kullufa. Te shkoje e t'u tregoje me qytetari qe kafshet e ballkanit jane ata. Se shkoi s'do te thote qe u ka falur gjynahet.

Ndoshta eshte keshtu si thua ti po kllufat mbaji per vete. Nuk kuptoj se si ne nje klime te tille akuzash absurde ku implikohet vellai i kryeministrit shqiptar nga vete personi qe Rama do takoje, te shkohet dhe te bisedohet. Te pakten nje deklarate zyrtare ku ti kerkohet Dacic te terheqe akuzat e pavertetuara duhet bere para se te shkohet. Besoj ka plot menyra diplomatike per ti treguar dhembet serbeve para vizites. 

Dacic eshte tipi i Berishes. Ca thote tani nuk thote pastaj. Po vete i kundershton ato qe thote. Mbaje mend kete, po s'e rregulloi ai vete i pari situaten.

Dhe Lul Basha nuk mund te mos beje budallallekun e radhes me titullin e nderit per kombetaren. Tamam trap. Me vrap se mos mbetet prapa edhe ai.

trepikshin harrojeni po ishalla nuk ndeshkohemi

Ne p... te mizes:

http://www.gazetatema.net/web/2014/10/15...

Sipas kesaj kukumjackes paska qene provokimi me flamurin qe paska prishur ndeshjen. Keta ose jane budallenj ose te poshter pa kufi. Ndeshja ish ndaluar para se flamuri te fluturonte. Ne stadium nuk kishte tifoze shqiptare qe te ngrinin dronen. Askush nuk eshte arrestuar per dronen. Lojtaret shqiptare u rrahen nga policet. Ku, si, qysh, tek ?!?!?!

Qe kur zedhenesja e BEse eshte çiç, beja ate BEEEEse dmth. 

Ndeshja ish ndaluar para se flamuri te fluturonte.

U nderpre para se te shfaqej ballona me flamur por  ama... situata degjeneroi, doli jashte kontrollit dhe ndeshja u anulua krej, pas atij momenti. Ata qe do gjykojne ceshtjen nuk jane shqiptare te thone  kur te abalizojne faktet "o samir me ken shqiptar". Ata i bjene shkurt me arsyetimin: pas kesaj, per shkak te kesaj! dhe t rrasin  kartonin dhe ty. Masa e reagimit , dhuna fizike, vershimi tifozave ne fushe dhe goditja e lojtareve, nuk eshte propocional me nje poster paqesor, ne vetvete dhe keshtu e drejta transferohet tek pala shqiptare. Por ama pa gje nuk besoj te na lene ata te UEFA-s. Apo u hapet shume barku per shqiptaret atyre!

Ju si sportdashes e dini me mire, po me c'pashe une, situata degjeneroi kur 2 lojtaret serbe kapen flamurin e donin ta shqyenin.

Dakort, ai ishte momenti kur filloji per-lesh-ja dhe situata iku per lesh.Sidoqofte (tani po bej rolin e puro nacionalistit)  i pare ne vetvete, droni me flamur, ishte nje veprim inteligjent, spektakolar dhe nje karshillek i merituar jo vetem per mesazhin politik qe mbartete, por edhe si shpagim per veton e serbeve: t mos vine tifozat  kuq e zi, te mos kete simbole ne stadium, etj etj. A ja vleu barra qirane si gjest ne nje sfide sportive? Ne  Konferencen e Londres (1913) humbem gjysmen e Shqipersie Natyrale por ne narrativen popullore e ate historike, nuk lame rast pa permendur gjestin e Is Boletinit qe nxorri revolen e fshehur para Eduart Gray.
 

Ok mer daj, nese do flasim me gjuhen e fakteve, nuk eshte vertetuar qe shqiptaret ngriten dronen, nuk ka asnje te dyshuar. Keshtuqe shanset jane 50-50 qe mund ta kete ngritur edhe nej trap serb si puna e Ivan palles. I vetmi "gabim" i joni ishte konfrontimi i Liles ne mos gaboj per ti marre flamurin serbit, por edhe ai konfrontim nuk ishte i dhunshem. 

 

Heroi i flamurit në Beograd është një “Ballist” smiley

....prap ballistet po na prishin me jugosllavet smiley

Kti heroit i duen thy brinjet o kapo. smiley 

...sa do na  jet merzit idrizi per ket provokim  smiley

jam i sigurte se nese ndonje nga djemte tane do te ish lenduar seriozisht, ose akoma me keq... ju do ta shpallnit pa pike problemi hero kombetar, plot gaz e hare. smiley

pikerisht pra, mjafton qe te guduliset prostati juaj i egos, pa le te behen copa lojtaret.

Ndeshjen e prishi uligani serb qe qelloi me karige Balen!!!! Kaq eshte !! Po kur behet fjale per shqipot,keto jane normale ne syte e botes(dua te shoh pak po ti ndodhte diçka e tille nje tjeter vendi),nuk kane faj,vete i kemi lejuar gjithe keto vjet..ashtu si jane normale shprehjet "Shqiptaret e mutit" "Vritni Shqiptaret" "Shqiptar i mire,shqiptar i vedekur",vete i kemi lejuar..digjet flamuri, perdhosje dinjiteti deri ne te pakuptueshmen,vete i kemi lejuar. Qe mbreme e tutje keto histori duhet e do te marrin fund..me shume te fala UEFA-FIFA e kush per ta!!

"

The brother was arrested and sent home to Albania, the Serbian prime minister's office told CNN earlier on Wednesday.

The Albanian government has yet to respond to CNN's request for comment."

Nuk e ve dot doren ne zjarr por me duket krejtesisht e pamundur qe te kete gisht Olsi. Makina e PR-se Fugiste te PS-se mos te merret vec me batutat dylekshe kundra Berishes apo kryetarit te bashkise se Beratit; sot duhet te ishte ne pune 120% per te pergenjeshtruar (nese vertet eshte i pafajshem) ne shtypin kombetar dhe nderkombetar perfshirjen e Olsit. Apo kane frike ngaqe shkon Rama ne Serbi?

Ne fakt ndalimi per ate arsye eshte bere, sepse ai ishte Olsi Rama. Kuptohet qe ky eshte i qellimshen ndaj Rames,se po te ishte e vertete duhet minimalisht ta arrestonin.

S'e marr vesh pse merziten aq shume serbet per harten. Pjesen qe u dhembte me shume ato e humben. U takonte grekeve apo malit te zi te terboheshin me shume. smiley

Ku eshte dipomacia jone? Ku jane mediat tona; ku i kane kanalet e komunikimit me mediat e huaja? Apo jeni tu u pergatit per top stori e opinion? 

Sulmi mediatik serb sot ka marr formen e nje sulmi profesional te mbeshtetur nga i gjith mekanizmi qeveritar serb.

Jemi akoma nivel diletantesh Bame. Jemi akoma tek "c'ja q! nonen, do rrime te sqarojme boten tani". Rast si ky per te firuar pike karshi serbise nuk ka. Duhet nje firme e fuqishme PR. Nese s'kane bythe ta bejne vete le te paguajne dike qe ja di anen punes. Salija ishte fiks per ket rast smiley

gjembo kush qe ajo bukuroshja ne fund te pjeses qe vrau ate kriminelin me pistolete? 

Nuk e di berbero. Do e shohesh sonte ne enderr?

Mire qe ma shtive ne mendje. Por duhet me pa te gjithe fimin. Di gjo ku mund ta shof?

Bame, eshte me te vertete e turpshme, qe diplomacia dhe mediat tona po heshtin ne planin nderkombetar. Tregojne nivelin e tyre qe jane ne ate vend vetem per arsye miku dhe paresh dhe aspak prej zotesise profesionale.

Per fat te keq gjithe media shqiptare sot eshte perqendruar tek ferkimi i koqeve te veta, per te kenaqur veten e tyre, pa e ditur se cfare sherbimi po i ben serbeve ne kete rast.

Ka nje menyre te dalin te gjithe te lare. Pse mos themi Fajin e ka ... dihet kush. Ne fund te fundit nje faj me shume a me pak s'do i prishi pune.smiley 

EU fajeson shqiptaret nderkohe qe heq b..en menjane nga akuzat e serbeve se gjithe kjo rremuje ishte gatuar nga BE per te sabotuar viziten e Putin. Sa xhonglere jane keta evropjanet mer jahu...xhonglere profesjoniste jane!

Kojicancic said the EU rejected suggestions by "some of the Serbian media" that the 28-nation bloc had played a role in stirring the unrest at the football match.

Edhe ti e beson se akuzat e serbve jane te verteta dhe se u duhet kushtuar vemendje?

Spo ja kushtoj une vemendjen por BE-ja sa arrin po denjon dhe ti mohoje publikisht fantazi te tilla nderkohe qe ne anen tjeter po ju a hedh gjithe fajin  shqiptareve te dhunuar..Asimetri e qellimshme...Po lan duart si Ponti pilat duke ju thene serbeve shif se nuk kemi dore ne kete mesele duke ju a hedur gjithe fajin shqiptareve. Eshte turp dhe skandal ta quash sjellje profesjonale ate te Policise serbe ne stadjum...Kishte police qe qelluan 3-4 prej lojtaret tane po BE as qe denjon ta llogarise kete fakt kur shprehet per profesjonalizmin e serbeve

Fakt qe jo te gjithe serbet jane njelloj.

Ndoshta UEFA duhet te shohe dhe foto te tilla, ku duket qe steward jo vetem s'po nderhyn fare per te mbrojtur lojtaret, por me duket se ai ne te majte madje po qesh.

Zoti i dhente qetesi shqiptareve, te mos bejne ndonje akt idiot, sepse cdo akt i yni mund te kushtoj shume.

Nderkohe CNN Edicioni Nderkombetar vazhdon te mbaje ne krye te faqes: "Brother of Albanian PM 'controlled' drone at match", burimi per kete lajm sipas tyre eshte qeveria serbe.

http://edition.cnn.com/

Ja se do shkoje babi Putin e do t'i siguroje serbet nga dronet. Bile thone qe do takoje dhe ate Ivan burgaxhiun per te share ushtrime te bodybuilding.  

Nuk eshte i njejti. Por me vjen keq qe dalin keta trimat me fytyre. 

Nuk hapet linku!

Seven things you need to know about the Serbia-Albania match violence in Belgrade

Standard | Posted on October 15, 2014 by Endri Ahmeti

Much of the international media coverage of the violence in the Partizan Belgrade stadium has focused on the stunt of a drone flying an Albanian banner, the ensuing brawl and pitch invasion by angry Serb fans. There were additional elements to the violence that are either not being reported by international media or being under-reported. Here are some of them:
[Seven things you need to know about the Serbia-Albania match violence in Belgrade]

1. Albanian fans were not allowed to attend the match. Serb authorities said they would arrest anyone who showed any symbol of the visiting team in the stadium — restrictions that are almost unheard of in international football. A few Albanian supporters were able to get in, but the crowd was more than 99 percent Serb.

2. The Serb crowd chanted “Ubij, Ubij Siptar” – “Kill, Kill the Albanians,” throughout the 40 minutes the game was played. They used the Milosevic-era derogatory term for Albanian, which is akin to the n-word in North America.

3. The stadium was filled with Serb nationalistic political banners, like “Kosovo is Serbia” and other slogans relating to Bosnia and Croatia. The Serb fans loudly booed the Albanian national anthem.
4. Hard objects and fireworks were thrown on Albanian players well before the drone started flying. The few Albanian journalists who had dared to go to Belgrade also reported that they were pelted with hard objects throughout the first half.

5. Ivan Bogdanovic, the Serb hooligan who led the 2010 Italy match riot, was seen invading the pitch. He served jail time in Serbia after the Italy incident, in which he burned an Albanian flag. That game had to be abandoned as well. Yesterday he led a group of masked supporters into the pitch before being kicked out by police.

 

6. More than half of Albania’s national team has roots in Kosovo, which split from Serbia in the late 90s in a violent conflict in which about 10,000 ethnic Albanians were killed or went missing and more than 800,000 were displaced. In addition, more than 2,000 ethnic Serbs were also killed or went missing in the war, which ended through a NATO intervention 15 years go. The alliance’s flag was also burned in Belgrade last night. (Albania has been a NATO member since 2009. Serbia is officially EU-minded, but also Russia-friendly.)

7. Despite the harsh political atmosphere in the stadium, the Albanian national team went to play football, and it managed to overcome a shaky first few minutes, moving to gain the upper hand in the field when the interruption happened.

Rrofsh Dora!

Tani o njerez mos u merrni me lloj spurdhjakesh qe kushedi se car interesash e lidhjesh kane se nga keto e iliatole do glojne pafund keto dite. Carat e perhershem po i njohim tashme e nuk ka ndonje shprese qe te ftillohen.

Faktet qe Endri ka shkrujt ne Anglisht duhen shpernda ne nje maksimum forumesh mediatike. Kush te mundi t'i perktheje ne gjuhe te tjera.

Po e pat bere Olsi Rama bravo i qofte

nga ana tjeter, kur implikohet KM ne nje incident sportiv smiley le vend per deklarata si keto qe po bejne tani KM Serb qe e paraqesin Shqiperine si nje vend jo serioz

 

Si perfundim e gjeten serbet telekomanden apo jo? Perndryshe ta lidhin fort ate dronin se mos u ben ndonje pune tjeter. 

Po mer, afer kishin qene. Nji polic kishte fut doren per kontroll tek xhepi i pantallonave te Olsit por astari kishte qene i grisur dhe polici kishte kap bollen dhe nuk e lshonte. Vetem kur Olsi tregoi pashocin amerikan polici u terhoq. smiley

Amon ca ha ti mer qe komandoke dronin me "telekomande" i ishte lut polici. smiley

A nuk ish Amazon para ca kohesh qe eksperimentoi dergesat/blerjet me drone?!! There u go, malli arrin ne destination! U kry! smiley 

Ballistet e Tetoves. Po gjynah mo Art ti nxjerrim me video, se mos padashje kane ndonje pasoje.

E ka nxjerre vete i zoti o Dora ne FB videon...20mije likes smiley

Une te kuptoj ty mire. smiley Por ndonjehere shqiptaret karikohen nga heroizmat dhe i harrojne pasojat.

Pasojat ti marrin vete parasysh kur postojne videot me 30mije likes, seshte puna jone te bejme avokatin civil kur vete ata e deklarojne me krenari. Puna eshte te zbardhen dhe keto spekulimet dhe te ndaloje hedhja e baltes kundrejt vellait te KM nq se nuk ka gisht ne kete ngjarje...

po jo ca pasoje, se s'te vret njeri per futboll. dhe ky nje te qethur t'i beje flokeve e s'ka burre nene ta njohe me

Po ate postimin e Jurgen Klopp (trajnerit te Borusias) e pe?

"Fuck Serbia. This is not football and fair play"

E shoqeruar me nje foto te Xhakes perballe 4 serbve.

Jo nuk e pashe.

Qe te jene brenda te bejne vaksinen e terbimit. Me duket ne nje nga ato fotot huligani po mundohet te ngule dhembet. 

Shih si hidhet mbesa e Sules dhe mbron Serbet

Dhe kur e gjeti kurvica vogel, sot, sot qi asht 70 vjetori i Sali Ram Barishs. Osh merzit goca se 70 vjetori i gjyshit kuceder nuk mori vemendjen e duhur.

E bija e Sllobodankes, c'pret te thote....Fajin e kane barbaret shqiptare thote. Bucja sulmon drejtperdrejte skuadren kombetare se ne nuk kishim tifoze qe te mund tju drejtohej..

Po sigurisht kjo tregon frymen pro-serbe qe mbizotron ne ate shtepi. Sigurisht ne shqiptaret jemi me pak te civilzuar. Ajo s'do shaj gjyshe Lilin dhe gjyshin.

C'merreni me kalamaj dhe ju. 

Plako e pashe ene une. Po te jete e vertete eshte per tu gezu. Se i bi qe atij koqes as mbesa nuk i bindet mo. Dje ai kish postu nje gjo te tipit "u munden barbaret serbe". Kurse sot (ka 70-vjetorin) thote mbesat me dhuruan nje flamur kombtar (qe ne foto ishte i modelit kinez, pra difektoz)

Po te jete sajese o nje super-pisllik sepse me duket momenti me i keq per te bo kshu lojnash percarese.

E habitshme eshte... nqs kjo s'ka qene duke pare ndeshjen Shqiperi-Serbi po thjesht ka degjuar dicka edhe shtyhet ky koment. Por po te kete qene me familjen duke pare ndeshjen dhe ka hyre ne FB per te bere nje koment te tille, kjo tregon se cfar mentaliteti egziston ne ate familje.

Ne ate moshe ndikon familja. 

Bravo Jurgen Klopp, qenka djale me diapazon...smiley nuk eshte e lehte te shohesh pertej perdes te medias perendimore dhe politikave te konjukturave antishqiptare.

Keta demin e bene, po nejse.

Po si mos ta bejne mos Dora kur ketu s'e rru asnjeri.

Kam gjithe diten qe marr ne tel rob qe kane force mediatike dhe thone nuk kemi car bejme. S'ka mundesi qe te na denojne ne, etj etj. Robt ketu flejne ne dafina, te betohem.

Nuk e kupto njeri qe s'behet me fjale per pike ne futboll por per DINJITET KOMBETAR. 

Per ate dreq imazhi jeton burri, apo jo?

eeeh, ndoshta ty dhe te duket anakronike, po ne Japonine e superzhvilluar per nder vrasin veten ministra e deputete. 

E di

Car po thu? A i ke pa akuzat qe kane saju serbet sot apo jo? A e ke pa se si reagoi zyra asaj matufes plake qe tere karrieren e vet e ka bazu te pajtimi ne dukje (se real ku ta gjenim) i shqiptarve dhe serbve?

Une nuk e di se si mund te vazhdosh te kerkosh qe Rama te shkoje ne Beograd pasi ke degju akuza te tilla? Po keta jane nje tufe burokratesh idiote qe pertojne me menu o kaktus. Se po te besonin qe vellai i Rames ishte drejtuesi i dronit, duhet t'i kerkonin ketij te distancohet. Nese nuk e besojne duhej minimalisht te denonin trillime te tilla.

Ku te mamit vet e ka pa ajo qe te kontrolloje policia ne dhomat e zhveshjes cantat e lojtarve ne nje ndeshje nderkombtare sikur te ishin hajdute ordinere? 

Nese ky eshte profesionalizmi i policise atehere vitin tjeter kur te vijne ketu, policia jone ne momentin e daljes ne fushe t'i vihet per kontroll me detektor metalesh. "kemi sinjalizime qe mund te kene arme me vete"

tani duhet te shkoje patjeter ne beograd more njeri, pasi t'i kete pergenjeshtruar te gjitha e t'i kete quajtur te turpshme akuzat, sic sapo beri, e si perfundim te nxjerre serbet si agresoret e jo neve. Po s'iku, dalim ne si agresore. Tani me shume se kurre duhet te ike.

Nuk i paske lexuar komentet e mia te tjera ne kete teme - jo se ke ndonje detyrim. Psh.

Persa i perket kontrollit te policise ne dhomat e zhvjeshjeve, besoj se ka procedura zyrtare per te bere ankime per keto akte, ne menyre zyrtare. Apo jo? Apo Duka eshte i zene duke shitur ndeshje e s'ka kohe te merren me te tilla vogelsira dhe ja lene kundra-propaganden sportdashesve internetiste - meqe keta te fundit e bejne falas?

Lizandro, jam une gabim apo keta ministrat prej leshi te Rames nuk flasin dot pa marre me pare autorizimin e komandantit?! Komplet palluqe.

Nuk je fare gabim.

"Ku te mamit vet e ka pa ajo qe te kontrolloje policia ne dhomat e zhveshjes cantat e lojtarve ne nje ndeshje nderkombtare sikur te ishin hajdute ordinere?"

Sa i lezetshem, ky. Po per ate telekomande u prish loja pra! Shyqyr qe nuk gjeten gje e shyqyr qe keta hapen telefonat.

He me, ju hyni frika juve e ? 

pupu, te papare jeni ju te krahut te majte smiley

Belulo, UEFA po sillet si policia e New York. Kur bohet nej aksident me makine edhe sikur ashiqare ta kete fajin tjetri polici nuk prononcohet hic kush e ka fajin per arsye te nje "no fault policy" ne New York State. Praktikisht faji eshte i te dyja paleve.

Shif icik ket videon me poshte. Gjeja me e bukur eshte qe lojtaret tane i palluan ne grushte huliganet serbe qe hyne ne fushe dhe nuk paten asnje lloj shkembimi grushtesh apo shqelmash me lojtaret serbe.

http://www.corrieredellosport.it/video/c...

Perserisa autori i flamurit nuk dihet,serbet nuk kane gje ne vije,pervec llafeve.

Autori fare mire mund te jete serb.

Nuk ka gje ti shpetoje serbet,as miku i tyre Mishel Platinovici!

 

do kete sanksione ndaj shqiperise, se platini dhe ai zvicerani i fifas, e denuan si akt, qe sporti perzihet me politiken.

nuk do te kishte neqoftese lojtaret shqiptare nuk do nderhynin per te mbrojtur "flamurin" qe ne fakt nuk ishte gje flamur por thjesht banderole.

Sillni ketu e qarkulloni ndonje material viziv pikant qe mund ta hasni ne internet--apo qe mund ta beni vete--i cili mund te jete efektiv si PR por dhe per te paraqitur faktet te cilat jane anashkaluar nga mediat nderkombetare, p.sh. foto te dhunes PARA fluturimit te flamurit, foto me minutat e ndeshjes (ose oren) te stampuar ne to (si p.sh. djegja e flamurit te NATO dhe cila minute e ndeshjes ishte ne ate moment, etj).

Nese hasni ndonje link/lidhje qe flet per angazhime e bashkepunime shqiptare ne kete pike gjithashtu na i sillni ju lutem---Peshku mundesisht t'i vere te dhenat e tilla si pjese te temes se ardhshme qe do botoje per kete.

Mos harxhoni kohen me ndonje troll (apo qofte me dashamires qe autofajesohen per qellime te mira) qe komenton ketu e gjetke duke thene se fajin e kemi edhe ne qe provokuam Serbine (sic thote kryeministri serb, na provokuan shqiptaret qe te dukemi te keqinj ...pitesemes i paskemi bere magji serbeve qe te duken si te keqinjte e Ballkanit).

Kur komentoni tek faqet e huaja, por dhe shqiptare xhanem (qe te mesojme njeri-tjetrin) ndajini faktet:

1) Futbolli si organizim federatash per ndeshjen, para, gjate dhe pas saj.

2) Reprezalja e organizuar shteterore serbe kunder te gjithe shqitpareve (ne aeroport, ne kufij qe u ndalen shqiptaret, ne kercenimet qe do arrestoheshin po te shoqeronin kombetarene tyre ne stadium) dhe kunder simbolit tone kombetar, flamurit tone, i cili eshte asgje me pak e me shume sesa IDENTITETI yne (bllokimi ne aeroport i gazetareve e gjithe shqiptareve pse nje tifoz kishte shallin kuqezi, moslejimi i flamurit tek tifozet).

*** Te besh reprezalje e agresione kunder flamurit te nje kombi do te thote te besh reprezalje e agresione kunder cdo individi te atij kombi, pavaresisht nese ai person jeton brenda apo jashte kufijve shteterore --- kjo eshte e pafalshme per nje vend europian, eshte skandaloze kur behet pa justifikim dhe paraprakisht, para ndeshjes (para "provokimit") sidomos kur behet nga organet shteterore, si policia dhe organet e tjera te shtetit serb. ***

Mos shani te gjithe serbet stereotipikisht sic na shajne ata ne.

 

Kush ka vizituar faqet e huaja sot mund te na thote se cfare prezence kane komentet pro-shqiptare ne ato artikuj?

Ata qe ndjeken rregullisht mediat ne Kosove, Maqedoni e me gjere ne rajon, ndonje perditesim ju lutem si po percillet ngjarja sot dhe cfare po bejne autoritetet shqiptare aty.

 

Si urdheron shoku mesues.

Gjembo, s'mi nxinte komenti fjalet dhe i ekonomizova duke mos vene shume fjale si "ju lutem" dhe "nese keni mundesi"...me crast kerkoj ndjese nese kam tingelluar si mesues...thjesht desha te jap disa mendime se si mund e duhet te organizohemi e kontriubojme me aq sa kemi mundesi, sipas radakes time.

Kjo s'eshte me aspak ceshtje futbolli; po behet nje fushate masive mediatike serbe per te na qitur edhe kete here si bashke-te keqinj e bashkefajtore...reagimet tona te organizuara (shteterore e mediatike deri tani) lene per te deshiruar...e kur kesaj i shton dhe kurverirat e Evropes qe pergezon policine serbe per profesionalizmin me te cilin godisnin lojtaret tane--apo dobicllekun e autoriteteve nderkombetare te futbollit qe e vene gozhden tek "perdorimi qe shqiparet i bene ndeshjes per qellime politike", keto impulset per tu organizuar e mesus-eruar njeri-tjetrin lindin vetvetiu.

Fatkeqsish, nese vendimi i UEFA per futbollin do jete i padrejte ndaj nesh, ka gjasa qe te kete efekte pertej futbollit dhe ndeshjes se djeshme, sa i perket imazhit shqiptar. Sado qe te besojme se UEFA to beje thjesht nje analize futbollistike, reagimi dhe presioni i paleve ka rendesi...nese behet common fact e verteta dhe tek mediat nderkombetare, UEFA do ta kete te veshtire te jape nje vendim shqiptar-dashakeq, ose sic mund te perceptohet i tille nese eshte thjesht "te dyja palet kishin faj".

une kam ndenjur mbreme deri ne kater duke u ngrene me rob neper internet. Nje pjese e mire e atyre nga europa mbeshtesin serbet sepse jane katolike e ne jemi myslimane, dhe per momentin jane shume te ndjeshem ndaj emigranteve myslimane. Serbet i meshojne shume punes se vellait te kryeministrit. 

ti deri n'4 t'u bo sherr ne internet? po pse paske ron per gjum aq heret?

E di qe ti s'e koncepton dot, Bredhakar, por per njerezit normale ora kater eshte vone nese s'je gjekundi. Ti rrezik aty nis fazen e peste te maus-terbimit. Ne te tjeret fleme qe ne 12,  sidomos kur te premten jemi tek kater elementet per marion dhe didin smiley, ose mbase andej nga shqiponja fare.

vej bast qe nacut e lagjes t'qujn me simpati, gangsteri i internetit

i vure fashat te kycet ti?

sa krenar do ish bace isa boletini sikur ta dinte ca trimi e mbron nderin e shqiprise. Tmerri i shkjaut ne internet je bo. Serbet shofin iher me kujdes a je ti aty para se me shkrujt naj gjo kunder nesh

cfaredo te jem une, jam 100 here me mire se ti per kete vend. 1: Une te pakten punoj e taksat e mia ndertojne kete vend, jo kanadane qe as e di ku biem. 2: S'kam lejuar te shkoj te jetoj si hajdut per dy leke me shume. Ti quhesh hajdut dhe po te punosh ne Kanada, dhe po te mos punosh. Po te punosh je hajdut se u ke vjedhur punen, po te mos punosh je hajdut se u ke vjedhur welfare. Gjithe jeten do shihesh si hajdut nga te pakten gjysma e popullise vendase. Prej meje te pakten s'e akuzojne kete vend si burim hajdutesh.

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).