Zhgenjyes, e megjithate i pritshem, vendimi i sotem i komisionit te disiplines prane UEFAs ka denuar skuadren Shqiptare duke i dhene Serbise 3 gola ne tavoline (qe me vone mund te behen vendimtare per kualifikimin apo jo). Lajmi u konfrimua per ne nga FSHF ne oren 9:20 minuta te mengjesit. Federata Shqiptae e Futbollit do ta apeloje vendimin ne arbitrazh, nderkohe qe rrjetet sociale kane shperthyer me akuza per padrejtesi dhe racizem ndaj Shqiperise. Serbise, pas akordimit te fitores, i zbriten 3 pike, duke zeruar gjithcka pervec 3 golave. Serbia do luaje dy ndeshje pa tifoze dhe secila skuader gjobitet me nga 100,000 Euro.

651 Komente

M'ane tjeter, Kosova eshte pranu ne Komitet Olimpik Botnor!

You lose some, you win some! smiley

po kur je rob i mire e me t'drejten, sic osht biri i shqiptarit, fiton me shume se sa humb! 

Serbt t'hajne mut, se noshta jane pak mo t'sofistikume se shqiptart e mi, po ne kena bole! 

Dhe rehatllik qe t'japin bolet e mdhoja s'ka pidh none qe t'i japi! As rus, as frong, as amerikon. smiley

 

 

me qellim te keq e kane pranuar. do fillojne te kuptojne ose kane kuptuar qe sa me shpejt kosova te ndahet ne sport, do ndahet po ashtu edhe ne patriotizem nga shqiperia. 

shqiperia e madhe nuk do te jete veç ender e disa personave pastaj qe thjesht do konsiderohen si ekstremiste ose te marre, nga shtypi dhe masa. 

Mroklle, serbet nuk jane me te sofistikum se shqiptaret. E sigurte! Bile shqiptaret e Shqiperise ia kalojne te gjitheve (serbe, kroat, boshnjake) ne Ballkan me thellesi dhe pasuri mendimi.  

Te gjithe popujte tjere ne Ballkan kane jetuar me standarde me te mira jetese, cka ka ndiku ne formimin e tyre kulturor, ne manire te sjelljes, por origjinaliteti, thellesia e mendimit mesatarisht dominon me shume tek shqiptaret. 

Nuk e di nga vjen kjo? Nga klima mesdhetare, duke ndikuar ne hormone? Nuk besoj.

Nga sistemi i kaluar? Ndoshta po, ndoshta jo....

Mund te bejme gallate me kete, por deshta me vene ne spikame kete per shkak te postimit tend me theks ne inferioritetin e  shqiptareve ndaj serbeve....

thellesia e mendimit mesatarisht dominon me shume tek shqiptaret. 

Tani ta leme kete thellesine e mendimit them une, e ti futemi punes.  Se ky muhabeti i ndarjes se racave sikur s'na jep shume buke.smiley

smiley..per pune mund te jemi te parafundit...pas malazezeve....ka shume barcoleta me malaleze qe se dojne punen fare...Kur  e kane pyete malazezin, se cfare kafshe do te doje te ishe. Ka thene: Gjarper.

Hem lezhim , hem idem. (edhe shtrihem, edhe leviz)...

Hahaha, ti po m'heq veshin mu se mendon qe une po them se ne inna inferjore ndaj serbve? 

Po pse mer ilac, pse lexo' mrapsh? smiley 

hajt hajt se s'ta zej per gjo ket nxitim. Se e di qe do m'mash si dhe t'maj kur del nevoja! 

Me t'mira. 

P.s.

pse mer, edhe shkite e perdorkan "hem" ? 

Edhe ne e perdorim.

 

eh mer Gjin Gjoni te paskemi rene me qafe kot, gjykatesit e Evropit  qenkan kúje fare..

Perse flet me ironi o Grava.

Fole tamam dhe diskuto pa ironi edhe me mua qe ngadonjehere nuk bie dakort me ty.

Ajo qe thoni juve,vjen nga llogjika juaj apo nga burime qe ke ne qeveri?

a mund te na sjelli dikush karrieren e ketij arbitrit Atkinson. Me sa degjova ne komentet gjate ndeshjes ishte nje arbiter me eksperience te varfer ne arbitrim dhe me teper ka qene nje burokrat organizmave te futbollit. A nuk eshte kjo nje "neglizhence" e uefa qe i beson keto ndeshje kaq delikate ne dore te personave te papergjegjshem.

 

Me pelqen diplomacia jote ne perdorimin e termit "neglizhence"

ne fakt historia e kesaj ndeshjes po shkon shume drejt te qenit nje komplot i organizum, po un ende nuk du ta mendoj

O me Duka, o me lale, o me plako, o me daje... ?!

Po s'bohen gjonat me "o me lale", "o me plako", "o me daje", o lale!!!

O me Duke?! Ta futi Plati sa krahu mi lale!

situate e cuditshme kjo! eurointegruesit jane te shokuar .te voglin nuk e pjedhkerka njeri,por nga ana tjeter jane kunder zmadhimit.

europianet na qenkerkan edhe nacionaliste! po kjo hata! si keshtu!ne e dinim sikur,,lubonja na paska genjyersmiley  rrini urte se ua tregon apeli atyre!

centauro-janullatistet te gezuar,megjithese porosia eshte te permbahen ete mos bien shume ne sy! nga ana tjeter,shqiptari i olimpiakosit qe i beri golin juventusit ,festoi duke bere shqiponjen dykrenare!

nuk e dime ca behet!  ndonje irlandez gjekundi?smiley

 

 

+1000

A beri  FSHF ankese tek UEFA gjate ndeshjes kur ato 30 mije serbet bertisnin ne kupe te qiellit "vrisni gjithe zezaket shqiptare"? 

Udhezimet e rregullorja e re e UEFA i japin arbitrit mundesine, per te mos thene impenjimin, qe ta nderprese (abandon) ndeshjen pas dy paralajmerimeve, nese tifozet vazhdojne te bejne racizma. Kjo medemek ka qene vec ne libra si procedure po qe nga Maj 2013 UEFA e promovoi shume fort kete, three-step protocol:

Football stands united against racism

 

Referees have been reminded that the UEFA Executive Committee already approved guidelines back in 2009, empowering them to stop, suspend or even abandon matches via a three-step process aimed at tackling racism head-on. This is important also from a sporting standpoint, as the abandonment of a game will automatically open a disciplinary procedure and the match may then be declared forfeit.

 

This is clear. This is serious. But this is also known to (and supported by) everyone. One case of racism in European football is one too many, and European football stands united against it. [UEFA - 23 maj 2013]

Po per arbitrin bene ankese, i cili nga ana e tij jo vetem qe s'e ndaloi ndeshjen sic duhej, sipas udhezimeve te UEFA, por beri avokatin e Serbise duke i thene taneve ec dilni prap ne fushe?

P.S. Peshku, vetem tema per lajme e qitje dufi keni hapur...ka 10 dite ky muhabet...si s'hapet nje teme p.sh. ku njerzit te sugjerojne ide e mendime per tu organizuar e bashkepunuar on-and-off line? Them kete si nje perpjekje minimale per te shfrytezuar faktin--e per ti dhene mundesine--gjithe ketyre qe komentojne me pasion e deshire ketu? 

Apo keni komplekse te hapni tema te tilla nga meraku se mos iu kritikojne keta zoraxhinjte e njeshave te partive shqiptare, si ky trapi me zile i katit te dyte qe thoshte per nje jave "cuna mos u merzitni se i kemi kopsitur fort dosjet, s'ka nevoje te beje askush asgje, lejani n'dore njeshit" lol

...

Kjo eshte rregullorja e UEFA per disiplinimin, eshte ne pdf: UEFA Disciplinary Regulations (Edition 2014) 

.Kush nga nge dhe njohuri/mundesi mund t'i hedhe nje sy per ta pare rastin e ndeshjes me Serbine se si qendron ne lidhje me kete...plus me rastet e tjera te denuara me pare.

Jo ta them une s'ka patur ankese. Ti e kupton qe Starova tek nje emision i Fevziut thote "uu na eshte bere dhe me keq ne Greqi, u dogj dhe flamuri" dhe s'kishin bere asnje cerek ankese. Meanwhile, kur Anglia kishte ardhur ne Tirane, dikush kishte hedhur nje cakmak ne stadium dhe keta tanet kishin marr gjobe te papare.

Peshku, vetem tema per lajme e qitje dufi keni hapur...ka 10 dite ky muhabet...si s'hapet nje teme p.sh. ku njerzit te sugjerojne ide e mendime per tu organizuar e bashkepunuar on-and-off line?

Xhibo ti merito me te tregu ate barcaleten me te bardhin qe shkoi per here te pare ne kinema ne nje shtet sudist. Ate e pysnin te gjithe :

"Plako hera pare qe vje ne kinemo ti?"

Puuuu teme per te propozu ide thote! Dashke me verte me nai qit tym nga veshet ene ato pak tru qe na kane ngel.

C'pate Xhibole ? pse e drodhe smiley

Gjithsesi smiley si fillim pa te vleresuar shprehjen "lashe nje koment aty "smiley te rimbarsur me Urra -Patriotizem

Po per arbitrin ... beri avokatin e Serbise duke i thene taneve ec dilni prap ne fushe ?smiley

Cfare di ti per Arbitrat ? Qe arbitrojne ndeshjet e futbollisteve apo fushat bosh smiley

Pa surprize fare. Cdo vendim tjeter do te thoshte qe UEFA pranon qe eshte e paafte.

Tani, une them KM yne t'i kerkoje edhe falje KM serb per shqetesimin, personalisht kur te shkoje dhe ja, incidenti u mbyll. Mirupafshim ne ofendime te tjera.

Ne kemi nevoje per dinjitet. Kemi nevoje per njerez dinjitoze qe na perfaqesojne me dinjitet.

Lalet, dajat, dhe plakot te ikin ne te s'emes.

O me Blendo (Fevziu), o me pordha madhe?! Keta dajat dhe lalet dine vetem te masturbohen kolektivisht. Per pune tjeter s'i ke keta.

Bota sot eshte racionalitet jo lale e daje.

Kjo vlen per futbollin, por edhe per gjithcka tjeter qe ne shqipot bejme.

Kemi nevoje per racionalitet dhe dinjitet.

Elite muti! Ju qifte shkjau!

Po shoh e digjoj F.Sejdinin dhe cerrat qe i nderhyjne .Ne se kane ndermend me ate " rrembim " qe kane cerrat dhe nderhyrje e padurim prej te Gjitdituri pa e lene te shpjegohet , me sinqeritet them se duhet braktisur cfaredo emisioni ku marrin pjese nen 50 vjec , pervec emisioneve te Canit per Sex Toys ku mund te jene nje brez i pelqyeshem si dhe emocionalet e PPU ose batutaxhijte dyleksha te katunit !

Propozoj qe ne emisone ku marrin pjese keto mosha rioshesk , te kete dhe nje me shkop qe ti rrahe sa here ti nderhyjne tjetrit ne mes sipas ,  shembullit te Uturakut Fevziu dhe gazetarit me fame A.Hoxha ( ish kandiadat per presdient i Saliut) smiley....deri sa tu HEQE KETE VES

ore, po ky Igli Tare e paska mbushur me serbe e shqiptare Lazion..smiley

po ky Thomas  i biri  Foto Strakoshes eshte, apo nipçja i Pjerit..smiley

Igli e ka mbush me shqiptare Belulo. Serbet thjesht i ka zevendesu me ca te urte. Me lejo te te kujtoj se tifozet e Lazios tundnin flamure te tigrave te Arkanit ne stadium. Te Lazio ishin dy futbollistet me te prape serbe Mihajlovic dhe Stankovic. Biles Igli eshte zi nje here keq fare me Mihajlovic (qe e thoshte hapur qe ishte simpatizant i tigrave te Arkanit).

e mbaj mend incidentin e Iglit me Mihajlovic..  Mihajlovic sikur luante per Interin kur be ky incidenti,apo jo?   megjithate ky Mihajlovic eshte figure negative, provokator dhe ate koken tipike prej cetniku e ka  dhe eshte i tille..  megjithse nuk eshte 100% serb, te jemen e ka kroate. 

ndersa tifozet e Lazios njihen ne Itali, kane prapavije fashiste.

Njehere per njehere shoke te Revoltuar Revilucionare ..UEFA nuk ka dale me Deklarate zyrtare ! .Deri tani kemi Vendimin e Komisionit Disiplinor !

Si nuk kemi ndonje prononcim nga lojtaret tone direkt nga goja e tyre, per te verteten cfare ndodhi aty? Po kemi prononcime vetem nga njerez qe nuk kane qene ne ndeshje fare, qe flasin me shume nga cthone gazetat dhe mediat e huaja se sa nga burimi! Do te kisha qef te shikoja ose te lexoja ndonje interviste nga protagonistet e ngjarjes! Apo u kane thene - te mbyllin gojen ? 

Lojtaret te luajne futboll..e kam thene qe pas fitores me Portugaline, vetem nje fitore tjeter fitore na duhet..e hajt se flasim me platinine pastaj. Mund te duket absurde,por ne aspektin e rezultatit Kombetarja nuk humbi gje!!

Nuk kam besim jam pak skeptik, Ne ndeshjen me Danimaken mund te kishin mar nje 3 piksh, ishin ne avantazh me 1 gol, hongren gol ne fund,

 Kombetarja jone pothuajse te gjithe luajne jashte!  

1.Shpetim Mocka (Apolonia)
2.Etrit Berisha (Kalmar, Suedi)
3.Orges Shehi (Skenderbeu)
4.Tefik Osmani (Teuta)
5.Lorik Cana (Lacio)
6.Armend Dallku (Vorskla Poltava, Ukrainë)
7.Admir Teli (Karabak, Azerbajxhan)
8.Franc Veliu (Flamurtari)
9.Mergim Mavraj (Greuth Furth, Gjermani)
10.Andi Lila (PAS Janina, Greqi)
11.Mergim Brahimi (Grasshopers, Zvicër)
12.Ervin Bulku (AZAL Baku, Azerbajxhan)
13.Sabien Lilaj (Lokomotiva Zagreb, Kroaci)
14.Gjergj Muzaka (Skenderbeu)
15.Jahmir Hyka (Luzernë, Zvicër)
16.Emiljano Vila (PAS Jannina, Greqi)
17.Ansi Agolli (Karabak, Azerbajxhan)
18.Elis Bakaj (Cernomorets, Ukrainë)
19.Erjon Bogdani (Siena, Itali)
20.Edgar Çani (Polonia Varshavë, Poloni)
21.Armando Sadiku (Lokarno, Zvicër)
22.Hair Zeqiri (Rizespor, Turqi)

 

Ku e ke gjetur kete liste lojtaresh? Paske mbetur mbrapa..nejse. Nje fitore,nje 3 pikesh,nuk dua 6.....e do flasim ndryshe pastaj.

Na jep nje list tjeter se ndoshta kjo e imja eshte  vjeter smiley 

 e gjeta 

1.Etrit Berisha

2.Orges Shehi

3.Ansi Agolli

4.Lorik Cana

5.Debatik Curri

6.Elseid Hysaj

7.Emir Lenjani

8.Andi Lila

9.Mergim Mavraj

10.Amir Abrashi

11.Ervin Bulku

12.Ergys Kace

13.Burim Kukeli

14.Taulant Xhaka

15.Emiljano Vila

16.Bekim Balaj

17.Sokol Cikalleshi

18.Shkelzen Gashi

19.Jahmir Hyka

20.Edmond Kapllani

21.Odise Roshi

22.Hamdi Salihi

23.Armando Vajushi

24.Herolind Shala

per te gjife keta qi fone te presim e te mos ndihemi un fem te veshin pantolla te kuqe si BF (QEROSI) te rrujn leshin e gjoksit si shqiponje ene te dalin n'bolevard e ti fone serbit "na na na naaaa ke inat kam vesh pantolla t'kuqe".
O duka o zhapik, o bushati o plesht i rames o rame o klluf i papare here tjeter ti keni gati deklaratat per shtyp vec tu ndryshoni datat. kllufa.

UEFA - United European Fascist Association!

Shpresoj që pas këtij vendimi, i cili ka shumë gjasa të konfirmohet më vonë edhe nga gjykata përkatëse sportive që do shqyrtojë ankesat e të dyja palëve (pasi raportohet se jo vetëm Shqipëria, por edhe Serbia do ta ankimojë vendimin), tani që edhe gjithë armiqtë e jashtëm që na e kanë me hile i identifikuam e i vumë në tabelën e qitjes, shoqëria jonë të kthehet e t'i hedhë sytë nga vetja e të nisë t'i kërkojë llogari Federatës Shqiptare të Futbollit se ç'rol ka luajtur në gjithë këtë histori që çoi në këtë përfundim.

Ministri i Jashtem serb, kishte thene qe te riluhet ndeshja, me patjeter. Ndjehen te ofenduar te marin 3 pikshin ne tavolin me shqiptaret.

 po hap iher frigoriferin mos kam harru nai birr me u ftillu ,qeka bo muti mullar

Ne mengjes, shqipot brenda vendit kane per te pasur te njejtat probleme qe kishin dje. Sa mire do ishte sikur pak nga kjo energji rreth nje ndeshjeje te shpenzohej per probleme me iminente qe prekin popullin atje. 

 

Ky do jete Centauri, megjithese nuk duket si grek

smileyai eshte, aismiley

me sa te zhgenjyer jemi se edhe njehere vajtem per lesh dhe u kthyem te qethur gjendja nuk eshte edhe aq keq sa duket.kemi ende shprese ne apel.ne po luanim mire mund te fitonim por edhe mund te kishim humbur po te vazhdonte ndeshja normalisht.ne kete menyre vithisem edhe serbine bashke me ne..

Po jo moj, nuk eshte dhe aq keq, faleminderit UEFE dhe Platini. Mund edhe te na i kishin hequr fare ato kater pike qe kemi, madje te na kishin perjashtuar, mund te kishin denuar dhe nja tre lojtare, gjoben ta kishin bere 500 mije euro dhe tua kishin dhene serbeve per shqetesimin dhe bezdine qe u sollem duke qene shqiptare. Ne duhet ti jemi perjete mirenjohes atij komisioni. Po thuaj ishalla nuk i ben keto qe thashe Apeli.

Ne cdo gje thote Bibla :give thanks and rejoice.smiley megjithese kauret na e prishen qejfin sot , po na zhgenjyen edhe ne apel do ti drejtohemi Budes apo Kama Sumes.

Po Kama Sumes perse? Apo per t'ia bere qejfin sumes se Platinise? Une jo per vete smiley 

Eshte e vertete se Lorik Cana ka nenshkruar ndonje dokument qe nuk dalim ne fushe te vazhdojme lojen ? 

Po, ka firmosur qe nuk jane ne gjendje te vazhdojne ndeshjen.

po, edhe?    vertet  ishte e pamundur per Shqiperine te vazhdonte ndeshjen, lojtaret tane u dhunuan fizikisht, nderkoh qe shkuan per te luajtur futboll...

nga momenti qe u futen tifozat ne fushe dhe goditen lojtaret tane, ndeshja u prish, mbaroi!  per kete pike te raportit te arbitrit, qe paraprin,  cfare tha komisioni i UEFA ??

megjithate, vet Cana thote keshtu....
 

Belul si arbitri dhe delegati i UEFAs ishin kundra nesh.

Nuk e kuptoj me ç'fytyre kerkonin rivazhdimin e ndeshjes pas asaj qe ndodhi? Ajo ndeshje duhej nderprere shume kohe me perpara.

Delegati i UEFAs si mund te pranonte flamujte fashiste te perhapur ne gjithe stadiumin? Si mund te pranonte fotot e vrasesve te mijera njerezve te pafajshem ne stadium? Parrullat politike e fetare, ç'lidhje kane me futbollin? Si mund te pranoheshin thirrjet raciste kundra shqiptareve me salut roman, 30 mije veta duke bertitur? Per çfare dreqin ishin aty?

Per mua problemi kryesor eshte FSHF dhe Duka ne krye qe pranoi çdo gje qe kerkuan serbet, pa pike dinjiteti. Ne ate gjendje qe ishte stadiumi dhe ata nuk kerkuan nderprerjen e ndeshjes. Pa pike turpi ate nate Alban Bushi ne nje interviste, thoshte çdo gje ishte shume mire, na kane pritur shume mire deri sa  u futen tifozet ne fushe. Çfare ishte mire aty? 

Deklaratat e Dukes, qe dua ti kemi punet mire me Serbine se kam biznes me ta. Apo nuk me interesojne 3 piket, por paqja me Serbine, te beje ç'te doje UEFA. Apo dy dite para vendimit, kur thoshte qe nese vendimi eshte kundra nesh do apelojme? Ai e dinte kete vendim, ndaj dhe thoshte do apelojme.

Per mua Duka duhet te jape doreheqjen.

FSHF nuk na ka mbrojtur si duhet. Ata duhet te denonconin dhe arbitrin dhe delegatin e UEFAs per paaftesi.

shiko, delegati i UEFA  nuk di serbisht qe te kuptoj  se cfare thoshin koret raciste..  as nuk di ti deshifroj flamujt nacionaliste te ballkanasve..   per kete nuk i vihet faj atij!  por pyetja eshte:  cfare beri FSHF, Duka, apo tjeter zyrtar i saj... a e informuan te derguarin e UEFA  per shprehjet raciste kur i degjuan.. dmth, a protestuan per te gjitha keto  zyrtarisht?  kjo nuk na sqarohet nga FSHF dhe Duka.

 

sidoqofte, u be e qarte qe FSHF  e kish marre shume ''lehte'',  organizimin e kesaj ndeshje dhe mban pergjegjesi te plote!   mendoj se duhet te presim edhe vendimin e apelit dhe pasi te zgjidhet perfundimisht  fati i kesaj ndeshje, sido qe te jet vendimi, Duka duhet te largohet nga FSHF.

Delegatet e UEFAs kur nuk kuptojne diçka pyesin. Te Opinioni treguan qe ne ndeshjen me Danimarken, delegati i UEFAs pa nje parrulle ne italisht dhe i pyeti çfare do te thote. Ishin shok te trajnerit qe kishin ardhur ta mbeshtesnin ne kete ndeshje.

Pastaj flamurat fashiste, veshtire mos ti kuptonte... Duke ditur konfliktet mes dy vendeve, mos te dergojne nje njeri qe nuk e ka haberin fare ose qe nuk do t'ia dije. Kjo eshte neglizhence e UEFAs dhe paaftesi e delegatit. Pastaj ai flamurin shqiptar e kuptoi menjehere qe ishte provokim dhe ato serbe jo...

Per mua jane fajtore.

Duka duhet te jape doreheqjen tani, jo pas vendimit te apelit. Nuk bene asgje, nuk protestuan per thirrjet raciste por u kutjuan pasi UEFA kishte vendosur pikat perse do penalizonte Serbine e Shqiperine. Shume vone!

Kam pershtypjen qe ka rene ne kompromis me Platinine per vendimin qe u mor. Nje njeri qe nuk i intereson nese fiton apo jo kombetarja, e tha vete. C´mund te presesh prej tij? Eshte vemje e keqe e duhet te largohet sa me pare. 

 

mos flit moj me pasion. po parudha qe u fut me drone çfare ishte ? nuk ishte politike ? po shqiperia e madhe qe gjendet gjithnje ne ndeshjet e shqiperise, nuk eshte politike ? po ajo : O sa mire me qene shqiptar, çfare lloj eshte ?

qe kur kendohen himnet kombetare pa filluar ende, ndeshja vishet me politike, nga vete instancat sportive. 

pastaj ai qe leshoi dronin sikur mos kish fare flamuaj serbe ose thirrje kundra nesh, do ta leshonte apo jo dronin ne stadium. apo kujton se e nxorri nga xhepi kur pa se serbet filluan te ne shanin ? ai ishte parapregatit ta prishte ndeshjen, ishte akt me paramendim. njesoj si serbet qe vijne ne stadium me flamurin e natos. simbol pa lidhje me ndeshjen, ne dukje.

Fluturaku sigurisht qe ishte provikim, aq me teper duke ditur sa te ndjeshem jane serbet ne lidhje me ate harte.

Por jane marre boll me ate banderole mediat e huaja, UEFA dhe anal-istet shqiptare, ndaj dhe vendosa te vija ne dukje banderolat, flamujte e parrullat serbe.

Ai qe leshoi fluturakun, nese do kishte mundesi te ishte ne stadium, nuk kishte perse leshtonte banderolen nga qielli.

 

 

po te ishte ne stadium do te bente njesoj me serbet edhe ai do te nxirte po te njejtin flamur qe e vari te drone. 

keshtuqe nuk ke pse i kritikon serbet tek kjo pike, kur vepron njesoj me ta. 

ne fakt ka nje ndryshim te vogel ose te madh, ndermjet parudhave te tyre me tonat (ketu dhe eshte ndryshimi i vetem), po ti nuk ke prehtesine e duhur mesa duket qe ta kapesh.

po ta them vete diferencen ndermjet parudhave te tyre me tonat. ne merremi ME VETEN TONE vetem. ndersa ata therrasin ti vrasim shqiptaret, per te inkurajuar veten, neve perdorim ate : O sa mire me qene shqiptar ! qe eshte shprehja me e madhe ne shqip, per mendimin tim, qe eshte shkruar ndonjehere. 

ketu eshte dhe ndryshimi I MADH (i vogel, per ata qe nuk e kuptojne dot) midis ne dhe atyre. 

po ku e diti ai qe nuk jane ne gjendje te vazhdonin ndeshjen?  cdo njeri mund ta dije per veten e vet por jo per te gjithe ekipin? 

E bera kete pyetje sepse arsyetimi i fifes ishte se disponinin nje dokument me firmen e canes se ekipi nuk donte te dilte ne fushe por je so nuk ishin ne gjendje te vazhdonin lojen ?! 

 

si perhere ja fusim vetes ...nuk e di por kam pershtypjen se ketu po leviz pare e modhe !!!!

Vendimi eshte i turpshem... e lexova sonte gjate punes e sinqerishte me iku truri per rreth gjysem oreje. Por... tani kam filluar te shpresoj tek apeli. Duke i hedhur nje sy mediave, duket sikur ka goxha surprize dhe presion kunder pozicionet te UEFAs.

Rama thote:.... ishte vendm i brendshem politik i UEFAs, ndersa Duka thote:... ishte vendm politik. Te dy palacot, boll bene parodi me popullin shqiptar, njeri na thote teknik, tjetri politik. Duka duhet te jape doreheqjen e menjehershme per paaftesi, neglizhence dhe deshtimin ne menaxhimin e kesaj situate, pasi kjo situate perfundoi kaq shemtuar, pasi nuk u menaxhua Kurre, qe ne fillim. Ku ishte Duka para ndeshjes, qe i coi lojtaret si "cjapi te kasapi"?! Ndersa Rama mos genjeje me shqiptaret me karamele te tipit: hajt se do ju bej une tani nje stadium, ku do jene 20mije zemra Kuq e Zi, por mbylleni gojen. Eshte shume vone Z. Kryeminister. Duhet qe 20 mije zemrat Kuq e Zi, te kishe siguruar te ishin ne Beograd, apo kudo tjeter, si cdo popull i denje europian. Mos rastesisht eshte Serbia dhe cdo shtet tjeter para nesh ne BE?! Ja pra qe jo, se keta palaco qeveritare kane bere fare pak ose aspak per ceshjet kombetare. Kreu i opozites na del dhe i thote Kryeministrit, mos bej lloqe ne Fb. A thua se vete nuk e beri kete koment nga Fb, nderkohe qe vendin te dyja palet e kane ne Parlament, dhe jo per te bere lloqe, por per te marre vendime te rendesishme, qe shqiptaret mos te vuajne me Racizmin jo vetem nga "jashte", por edhe nga Shteti i vet.

Duhet bere te ditur se nje grup tifozesh kerkojne terheqjen e Shqiperise nga ky kompeticioni i Boterorit 2016, kompeticion joserioz qe nuk garanton jeten e lojtareve ne fushe, lejon nxitjen e frymes vrasese nga tifozet, dhe merr vendime arbitrare pa kokeçarje.

Nuk eshte e nevojshme te parashtohet ankese e FFSH ndaj UEFA-së, si ka sugjeruar vete UEFA.

Poashtu kerkojne gjobitjen e UEFA-se per mos marrjen e masave ndaj thirrjeve vrasese te tifozeve serbe gjate lojes futbollistike.

Si dhe inicimin e disiplinimit te tifozeve serbe ne te ardhmen gjate lojerave futbollistike e atyre basketbollistike. Sllogani UBIJ SHIPTARI i tiifozeve serbe duhet te denohet dhe te parandalohet nga te gjitha organizmat sportive europiane.

Minimumi qe duhet te ndodhi, dmth qe robt te kerkojne eshte doreheqja e Dukes per mungese te plote profesionalizmi. Keto e bejne prone private karriken.

Puna eshte se ne rrjete sociale bejme namin ne, por ne Protestat si mbreme, dhe sot ne Tirane, vetem 3 veta kishin dale. Ne dalim vetem kur na ben thirrje Partia, qe ta shtron edhe me koncerte me kengetare shalegjata dhe korre brohoritese ndaj udheheqesit te lavdishem.Sa e trishte.

sa me pak turme me qene, aq me mire eshte per popullin.

Te me falesh, por per çfare proteste behet fjale? Per nje proteste kunder UEFA-s, mos prit qe te dale kush. Nje per doreheqjen e Dukes, por edhe per transparence te FSHF-se do ishin shume me konkrete dhe jam e bindur qe do terhiqnin me shume njerez. 

Edhe kundra Dukes dhe FSHFse ishte por prare nuk terhiqen aspak qytetaret, qe nuk e kane per hhere te pare kete indiferentizem. Njesoj ka qene dhe per ceshtje te tjera, ku nuk ka Parti ne mes, e fundit, ajo per armet.

ata qe mobilizojne partite nuk jane popull, po vetem militantet e tyre. shohin perfitim te drejtperdrejte qe dalin neper mitingje. 

ndersa neper mitinge eshte turp me dale. te pkten si e ndej une. eshte forme lypese drejtesie.

Besoj se me shume se indiference, ka te beje ajo ndjenja e pafuqise per te ndikuar, natyra e protestave pa drejtim e te pa organizuara mire qe kontribuojne ne mospjesemarrjen e te zemeruarve. Shqiptaret kane qene shume te zemeruar keto dite me ate qe kam vene une re te pakten, nga larg.

shqiptaret nuk e rrujn fare moj. dhe aq me mire. 

shqiptaret qe reagojne neper internet, jane bere si te huajt (semundja ngjitet, jo shendeti) po aq debila sa ata. pra normal qe te reagojne njesoj. 

ndersa shqiptari i vertet ka bon sens. bile besoj qe jemi populli i vetem qe na ka ngel kjo lloj indiference ose largpamesie e shikimit te gjonave. 

E rruajne edhe fort , por si gjithnje nuk dijne te vetorganizohen e as te kene nje drejtim te caktuar kur protestojne. 

si ore nuk dine te organizohen ? po me skenderbeun çfare beme, nuk u organizuam ? 

ke rastet kur nuk organizohen eshte se nuk e rrujne. po te duash te kalosh lumin, patjeter qe do mesosh notin, apo do shpikesh barken. nuk i ben gjera te tilla KUR nuk do ta kalosh lumin. a kupton ?

Po ti pse s'permend emra edhe me te hershem? Si Agronin psh? 

Eshte thjesht indiferene dhe shume e madhe madje, pasi nuk ka nevoje per ndonje organizim te madh, ashtu sic nuk kishte kur dolen te prisnin kombetaren, me pleq, te rinj, e femije, te veshur te gjithe kuq e zi. Po te dilej aq masivisht edhe tani, do te ishte forma me e mire per tu shfaqur ne mediat nderkombetare dhe bere presionin e duhur BEse, UEFAs (per padrejtesite) dhe se brendshmi Qeverise, Federates tone (per paaftesite).  Vetem kete "presion", kam une ne dore, per te bere si qytetar i thjeshte i ketij vendi (por qe as kaq nuk behet). Fatekeqesisht, me shume kane ne dore vetem insitucionet.

lexo postim tim me lart ku i pegjigjem hurmaa-s, te kuptosh digferencen ndermjet pritjes qe iu be TANEVE dhe protestes qe duhet t'iu behet ATYRE. 

Nese arbitri ka vendosur qe ndeshja te vazhdoje loja tere pretendimet tona per pamundesi nga dhuna fizike/psiqike bien pasi ne fushe arbitri eshte autoriteti vendimtar. Si te pamesuar me ligjin e imagjinoj ca ka menduar ekipi jon ne menyre naive e capacule ne dhomat e zhveshjes: 'cuna e kemi te fituar ndeshjen, e pate ca bene bishat me stola, po dhe te mikluar nga ideja e pritjes heroike qe do ju behej ne tirane se kane menduar dy here cunat rifutjen ne fushe. E kena te marre me e kemi ne xhep trepikshin'. Po ta shohesh si udhetoi delegacioni jone te duket si ansambel folklorik jo si ekip serioz. Me bluza digitalb e jo me kostume apo tuta qe shkruajne 'shqiperi' me ca rapsode e kronikane qesharake me vete si Noka, Braho, vellai kministrit nena e Liles etj. Kush ka pasur mik edhte futur ne avion. Te kujtojne ate ceten e Shestan Verdhes e Doske Mokrarit 'pushka bam e ne tutje'. Pak ka ndryshuar ne shqiperi ne 100 vite ne organizim e qasje te ngjarjet e rendesishme. Ka vetem amatorizem dhe 'e di une kte muhabet'. Ne vend qe delegacioni te kish me vete juriste e specialiste te formuar bash per kte pune se ata jane me te rendesishmit kur ballafaqohesh me llogjike te ftohte me evropen, jo perceptimet tona emocionale qe historikisht po na lene ne vend. 

Problemi eshte se albitri ska dhene ndo1 vendim te  tipit "Howard Webb"...Ku ta gjeje te ishte i vendosur.As si ka rene bilbilit ne dhomat e zhveshjes as nuk ka dal ne fushe me ekipin serb.Kshu qe mos i bini cunave mqaf kot...Per delegacionin e fshfne normal qe jemi ne nivel province e skemi cte bejme,po kto skane lidhje me ate qe ndodhi ne fushe.

ne fushe doli, bashke me serbet.

E sigurte qe pasi u gjuajten me gjithfare objektesh e qe pasi u dhunuar verbalisht, menduan ashtu ata. 

lojtaret e te dyja paleve ishin te tensionuar ne ekstrem qe perpara fillimit te ndeshjes, po ashtu dhe gjate minutave te saj. aq sa trajneri hollandez i serbve ishte i çuditur, nga nuk e kuptonte presionin e madh qe lojtaret serbe kishin para kesaj ndeshjeje. kam pare derby edhe me parpara po jo nje presion te tille, sikur luhet per jete a vdekje, kish thene ai.

ajo qe mund te themi per ketej e tutje, eshte qe nuk do te luajme me me serbet per disa vjet. uefa do te dije te mos na hedhe me ne te njetin grup, siç ben edhe ne disa raste te tjera te ngjashme.

Perberja e delegacionit tregon se pala shqiptare kishte vajtur per ndeshje atje Jo per lufte.as qe I ya merrte mendeja se do perballeshin me nje nivel aq te larte te hostility.

...po.., delegacion islandez.., ku kush pa noj here ksi rrmujnash smiley

 

po eshte e qarte qe ky eshte vendim i stisur,politik, i UEFAs..
une lexova nje prononcim te Predrag Mijatovic sot, qe thjesht me nje fjali dhe ne menyre te sinqerte thoshte: "ne duhet te jemi te kenaqur me kete vendim, mund te na kishin perjashtuar fare nga turneu, tifozet nuk kane pune ne fushe!!"

Video permbledhese:

https://www.facebook.com/video.php?v=148...

Shperndaheni me #SerbiaAlbaniaTheTruth #UEFASayYesToRacism

Kush i njeh ata te peticionit Jo Racizmit do ishte mire ta shperndanin tek tere firmetaret qe te perhapej akoma me shume.

The Albanian FA claims that up to six players were so badly injured that they were unable to carry on. The Serbians say they offered to replay the game later in the week behind closed doors. The Albanians claim no such offer was made and that in any case their players were due back with their clubs.

!!!

Two games behind closed doors are unlikely to remedy the problem, particularly while Serbians remain aggressively in denial. Both sides will appeal.

Last week was designated a Uefa “no to racism action week”, the latest reminder that TV adverts, T-shirts and warm words are all very well. But until they are backed by coherent decisions from Uefa’s disciplinary body they will not achieve much.

Ka zera se prapa ketij vendimi qendron: Gazprom, the official sponsor of the UEFA Champions League, bla, bla. bla. Ka mundesi te mos jete i vertete, dhe te jete teori konspiracioni...

Si mund ta quash konspirative kur i dime mire skandalet e panumerta te UEFAs, qe me valixhet me leke qe morren direkt nga Sheiket e Katarit. Dihet fare mire qe gazprom eshte perdorur ne shume raste per presjone politike fut ca dhe faktorin e vizites se Putin mbas ndeshjes ne Serbi

çfare nuk do sajojne tani. fakti eshte qe serbet u denuan me shume se tanet, qe po te jemi sadopak te ndergjegjshem duhet ta pranojme qe rremuja u shkaktua nga ne, drona me flamur dhe reagimi i lojtarve tane per te mbrojtur "flamurin" (pankarten) me çdo kusht.

nga ky fakt nuk mund te dilnim pa u lagur. aq me teper qe arbitri ishte per vazhdim te lojes, pas minutave te nderprera duke konsideruar qe lojtaret ishin nderkaq gati, dmth qe gjakrat duhet te ishin ulur.

gjithashtu nuk kuptoj gurgulene qe behet tashti, per protesta etj etj, kundra uefa-s, kundra serbise, kundra zotit, fatit, djallit, e me the te thash. 

varini leshte ketij muhabeti tashti dhe kaloni ne gje tjeter. le te merren me te, ata qe vetem perfitojne prej tij, politikanet dhe shtypi.

Jo ore jo, nuk u denuan me shume. Qe te fitojme ndaj serbise ne kthim duhet t'i mundim 4-0, sepse jane tre gola para tani. Dhe nuk ka prova zyrtare qe dronin e futem ne, dhe edhe sikur te kete, nuk ka asnje logjike ne bote qe te pranoje se pamja e nje flamuri me simbole shqiptare e me harten e komuniteteve shqipfolese mund te jete arsye e mjaftueshme qe tifozet te futen ne fushe, te rrahin lojtaret, dhe rregullat e UEFA-s qe japin fitore 3-0 per ata qe rrihen te ndalojne papritur se funksionuari.

Nderkohe qe vete serbet kishin qindra flamuj te serbise se madhe e foto te krimineleve te luftes. Sipas logjikes tende, ne duhej ta kishim ndaluar ndeshjen qe ne minuten 1, prej ketyre provokimeve? Duhet te jesh kokrra e debilit qe ta besosh kete.

Nese serbet na qenkan te provokueshem nga nje imazh, eshte problemi i tyre. Pse duhet te ndeshkohemi ne? UEFA nuk ka asnje sanksion per kete, por ka sanksione per ata qe perdorin dhune. 

Lojtaret shqiptare nuk ushtruan dhune ndaj askujt, thjesht i moren flamurin nga dora, pa e qelluar fare lojtarin, dhe u larguan me flamurin. S'bene asgje me shume.

Dhe arbitri, e para, nuk duhej te ishte per vazhdimin e lojes, kur rregullorja e thote qarte qe kur dhunohen tifozet jepet 3-0. Me Itali-Serbi e mbyllen 3-0 vetem se tifozet prishen rrjetat, as nuk hyne ne fushe. 

E dyta, arbitri nuk mund t'u kerkonte lojtareve te ktheheshin ne loje pa boshatisur stadiumin, pas dajakut qe hengren. Eshte jashte logjike. Duhet te jesh tamam ose serb ose nje kokrra e debilit qe t'i mendosh keto. Debil po nga ata dylekshit fare.

shko be proteste atehere. shko mobilizo, apo s'ke turi simpatik e s'ta varr njeri ? 

shkerdhate !

C'u denuam serbet mer pallosh qe s'paske pike llogjike. Serbet duhet te perjashtoheshin  per racizem dhe dhune se nuk eshte hera e pare por e kane te perseritur dhunen ne stadjume. UEFA me kete vendim skandaloz legjitimizoi dhunen neper stadjume(vetem kundrejt nje grupi te caktuar etnik) se dhunen e tifozeve serbe kundrejt britanikeve para pak vitesh nuk ngurruan ta denonin

o artist i karit tim (ke bo ndonje pikture me kopjuter ? ), kur flet dhe ti ketu, s'ka per te ngel me majmun tjeter. 

600 komente, vetem qitje dufi, them se mjaftojne

filloni mendoni ne nemenyre proaktive tani...se cfare mund te beje secili nga ju/ne per keto padrejtesi dhe fyerje kombetare, te cilat nese s'korigjohen do kene efekte serioze pertej futbollit. pra cfare mund te beni qofte ne sferen nderkombetare qofte se Shqiperi-brendshmi ndaj FSHF dhe ndaj politikaneve qe e morren kete pune si vari4it, si para si pas ndeshjes

Rama bente palle ne Boston, nderkohe qe Serbia e shkruante historine e ngjarjes tek mediat nderkombetare, kurse Basha bente shqip-opozite dylekshe me Ramen, as qe e konsideroi per 2 sekonda kthimin ne Kuvend per kete sebep p.sh. apo nje solidaritet te brendshem politik.

derrat qe jane ne krye te organeve e shtetit tone (shqiptare) jane fatkeqsisht e keqja me e madhe, goxha me shume pergjegjes sesa skuthat e Evropes, sidomos per faktin qe nese s'e hapin sqepin derrat tane e nese nuk fillojne te sillen si politikane e lidera te shqiptareve dhe jo te BE, normal qe skuthat e Evropes do ta vendosin dhe shkruajne situaten si i do trapi dhe politika e tyre Serbi-asgjesuese (tip aman mos e merzisim Serbine se ben prap lufte).

s'ka me serbia takat per lufte, e kane kuptuar dhe vete kaq gje. ishte heritage i ushtrise jugosllave qe perdoren ne ato kohe. s'kane me takat as ne njerez e as ne material. 

kjo i ben te çirren vetem ne stadium te tyre. 

te gjithe ju protestusit e mbani si duket serbine per superfuqi. 

ne duhet te rrisim bashkpunimin ekonomin te heqim kufijte me serbin dhe vended e tjera dhe jo te bejme konflikte sic thua ti dhe ca te tjer ketu. kjo ishte nje ndeshje futbolli ti lem konfliktet ne futboll jo ne politik dhe bashkpunim. populli shqiptar dhe serb e kan te ardhmen te nderlidhur se ne ate rajon jetojne prandaj juve qe  ndizni gjakrat keni qellime antishqiptare. 

Kurse ministrja e sportit e cila mjaftohet duke vene video ne Facebook...nga ta kapesh me pare. Jam e indinjuar si shqiptare, thote. Duhet t'i bejme nja dy pyetje UEFA's thote, ne faqen e saj shqip ne Facebook!

O IDIOTE, une jam i indinjuar si shqiptar, ti s'duhet te flasesh vetem per veten, s'duhet te indinjohesh vetem per surratin tend, je ministre, perfaqson gjithe shqiptaret, jo vec veten.

Si dhe, kush pret ti t'ia beje pyetjet UEFA's? E ema e Zeqos maje thanes se Facebook-ut?

Mos u mjafto me komente ne Facebook, se ke detyrimin, tagrin e mundesine te besh goxha me shume. Si s'ju vjen turp, ty dhe gjithe te paaftet e te padinjitetshmeve  te shtetit shqiptare, tipat alla-Brace qe hapen bythesh vetem n'Facebook, qe kujtojne se te jesh minister e deputet dmth te besh statuse ne Facebook, apo te marresh nje poster virtual qe e ka bere dikush tjeter dhe ta postosh me "no comment" sic beri Rama, apo ta harrosh vetem pas dy ditesh kete ngjarje dhe te vazhdosh te besh cic-mic per gjerat e politikes se brendshme, sic beri Basha (te vije Rama ne Shqiperi se s'kam me ke replikoj ne Facebook, thoshte).

Beji moj shushke te pakten nje cope leter/note proteste UEFA apo organteve te tjera nderkombetare, se kur 30 mije serbe kerkojne vdekjen e gjithe shqiptareve kjo s'eshte me vec ndeshje futbolli.

Kerko ne Google p.sh. e te marresh vesh se si reagoi Anglia per ndeshjen ne 16 tetor 2012 ne Serbi, kur pasi perfundoi ndeshja, tofozat serbe bene ca thirrje raciste ndaj lojtareve me ngjyre te tyre (imagjino t'i kishin bere anglezeve ato qe i bene serbet kombetaret tone qe pa filluar ndeshja).

Shtet Facebook-u! Ptu, legena, as ne nje rast te tille s'reagoni e s'begenisni juve, imagjino sa behenisni per ceshtjet e brendshme dhe hallet e perditshme te shqiptareve.

P.S. Pamjet e asaj video qe ka bere FSH ok, por ama vura re se ishin shumica pamje te tifozave serbe te vena ne Youtube. Dmth as dy-tre kamera s'kishin bere gati tuafet e Dukes per te filmuar reagimet e pritshme ne stadiumin e Beogradit, kur Shqiperia shkonte te luante aty pas afro 5 dekadash? Po telefonat s'i punonin atyre qofteve qe rrinin ne bankine per 41 minuta teksa tifozet bertisnin "vrisni zezaket shqiptare"?

I ke s'i ke inat, shperndaje videon e saj. Ajo e ka nxjerre si individe sepse s'mund te perzihet politika ne vendimet e uefes e te jape deklarata zyrtare. Por si individe s'i ndalon njeri.

une mendoj se uefa (evropa) nuk na e var sepse qasja jone eshte qasje prej evgjiti.    ata na peshtyne ne fytyre dhe ne ne vend qe te reagojme me te njejten menyre,shkojme duke qare tek uefa   eeeee ata na shane neve,ata jane racistesmiley

kjo vjen per shkak se shumica e shqiptareve ,duke patur nje formim internacionalisto-lubonjist,e konceptojne gabim evropen.

evropa eshte shpikesja  e shtetit komb dhe per pasoje eshte thellesisht kombetariste.  per pasoje ndihet me afer nje shteti kombetarist si serbia sesa nje shteti pa identitet,njelloj si afrikano-qendroret,sic eshte shqiperia.

me pak fjale ,qurrasheve nuk ua var njeri.

ajo qe i afron me serbine, eshte feja me shume. si dhe tradita mbreterore. familjet mbreterore te gjitha vendeve te europes kishin mbleserira me njera-tjetren. kjo i afronte edhe popujt e tyre. zogu jo kot mori grua hungareze. 

Akoma me koqelleqet Pathriotike e Analo - Strategjike Institucionale ,  Fetare e Fabulat e "peshku madh ha të voglin " të denja për një Dërstilë Xhibolje   smiley

Mire PPPU qe është  nje faqe plus te tjerave dhe biznesi dhe sa me shume komente aq me shume i rritet fitimi . Po ju mender Pathrillat e medhanj qe po rrezoni Ministri e K/ministri , shtet e shoqeri religjion e po lëkundni themelet e BE  me konkluza smiley cfare doni te mendoje UEFA tjeter perveç asaj qe shkruani Ju ?

U vërtetoka  edhe kësaj rradhe që Individë dhe grupe që nuk kanë me se të merren , biznesin InteliDjent më fitmprurës paskan Ulërimat Pathriotike ...karieristë të  sëmurë mendërisht !

Merruni me ndeshjen e lerini Pordhët Pathriotike e Strategjike me Qverira , Natje e OKB smiley Latë nam latë . Më keq se qeveria Serbe !

Akoma me iluzione? Europa eshte ajo qe ka pjell Nazizmin dhe Komunizmin, eshte ajo qe ka pjelle nacionalizmat me te cmendura, eshte Europa qe ka patur si koloni me shume se gjysmen e globit, eshte Europa e dy Luftrave Boterore.

Ka disa dhjete vjecar qe kerkon te bashkohet dhe unifikohet, se pari per interesa te vetat, kryesisht te Gjermanise dhe Frances, por qe realisht e ka te veshtire, pikerisht per nacionalizmat e brendeshme te fuqive te medha europiane. 

Ju kerkoni drejtesi tek UEFA? Ky organizem, a eshte produkt i Europes?! Kot lodhemi...

Eshte koha qe kjo ceshtje te mbyllet e vendi ti kthehet jetes normale perpara se shqipove tu dalen edhe ato pak mend qe kane duke folur dite e nate per ket ndeshje.

Djemte tane e provuan ne mes te beogradit  duke rrezikuar jeten e tyre se shqiptaret nuk mund ti marresh me  neper kembe ashtu si dikur. kjo i terboi serbet te cilet na kane konsideruar zezaket e tyre.

Reagimi i qeverise dhe elites politike ka qene aspak profesional e diplomatik  e ka provuar edhe njehere se shqiperia eshte ne duar te idioteve qe nuk dine te qeverisin nje komb.

Ceshtja do te apelohet. E gjithe kjo fushate nacionaliste duhet te ndaloje perpara se te kthehet ne tymnaje per te mbuluar  hajnat shqiptare te cilet i kane shkaktuar ketij kombi me shume deme se serbet greket turqit e gjithe pushtuesit e tjere te marre se bashku.

te ishim te zhvilluar do te ishim ne lufte civile sot, siç perfundoi Libani. deri ne vitet e 80 ishte vendi me i zhvilluar dhe i pasur i lindjes se afert. çifutet i futen ne sher mes vetit, vetem per t'i shkaterruar, per t'i dobesuar ekonomikisht. 

me mire pra qe ka politikane hajdute qe po na nderpresin pra zhvillimin sipas teje. 

pastaj kush te pengoi gje te shkosh ne amerike, vendin e lirive ta pafund, e te zhvillosh deri ne pafundesi jeten tende ? pse merresh akoma me shqiperine ? apo per t'i ngjeshur deshtimet personale ?

Te ka bere vaki te mendosh te vizitosh ndonje psikiater per te kuruar delirin e kundershtimit

ti je aq pa kulture, sa nuk ke çfare te te kundershtosh. te bien vete komentet ne kosh, nuk e kalon mesataren e komenteve te ketij blogu. s'meson gje te re, nga komentet e tua, me nje fjale. 

vepron njesoj si serbet, te sulmon si person dhe jo si mendim (ose kendveshtrim) i ndryshem tendit. te shan pa te share. ngaqe e verteta (te) vret. 

Te ka bere vaki te mendosh te vizitosh ndonje psikiater per te kuruar delirin e kundershtimit

smiley

 apo per t'i ngjeshur deshtimet personale ?

Trap, trap, por ca gjera i kap.

te dy bashke you duhet te themeloni:bashkimin e trapave  te shqiperise.

Jo, ta kam lene ty e Ilir-janit, rob qe shpenzojne energji per te share shqiperine. Dhe ky tipi ka te drejte. Jeni te deshtuar e doni t'ia hidhni fajin dikujt

te drejte une kam perhere, jo vetem kur te intereson ty.

ti gjithashtu mbron shqiperine sepse nuk ke talent ta lesh. ose si me thene, me mire nje zyrtar atje, se nje pastrues jashte. 

Ou? Duhet talent per t'u kacavjerre ne anije apo per t'u fshheur neper kamione, e pastaj te kerkosh azil se "je nga zona me kanun, apo je gazetar kunder pushtetit dhe pse s'e di asnje gazete qe ekziston, te vrasin rrugeve se je homoseksual", a cfare tjeter sajoni andej per te bere gjynafqarin?

talenti duhet te besh diçka ME VLERE ne jeten tende dhe mos vdesesh anonim. se nje jete vetem ke ne dispozicion. 

vlere? Vlere qenka te jetosh ne nje vend ku ka parti e protesta qe marrin vota vetem sepse jane kunder ekzistences tende? Ku do te te shohin si hajdut si po te punosh (vjedh vende pune) si po te mos punosh (vjedh welfare) deri sa te vdesesh?

kacaviru tek te tjeret o i mjere, tek ata qe te ulin vleren imagjinare te nje njeriu anonim. jepi keshtu kuptim ekzistencen tende te deshtuar personale.

vlere eshte te lesh NJE VEPER pas vdekjes. mos ikesh nga kjo bote siç erdhe, rastesisht. hap fjalorin te zberthesh se çdo te thote fjala VEPER.

Une s'kam nevoje te tregoj vlerat e mia personale, sepse ketu me njohin prej vitesh dhe i njoh prej vitesh, jo mua po dhe prinderit e mi e gjysherit e mi. E dine nga vijme e s'kemi nevoje te tregojme gjera. Por vlerat si komb i ulin qe c'ke me te, dhe ndryshe nga ju, jane vlera qe per mua kane rendesi. Keta kujtohen te bejne patriotin vetem kur duhet share serbi e greku. Pas kesaj, jeni me demtues te imazhit shqiptar se vete serbi e greku ne gjithcka qe thoni e qe beni.

nene tereza qe nuk jetoi gje ne shqiperi ta demtoi imazhin prej firauni, apo ta permiresoi ate ?

po te humbja namin e mire te dhene nga nene tereze bashke me namin e keq te dhene nga te tjeret, do te pranoja t'i humbja me kenaqesi. Nuk i ka njeri aq inat serbet ne BE sepse s'kane emigruar si ne. Kur u thua shqiptar e vetmja gje qe u shkon ne mendje eshte emigrimi, jo nene tereza.

ku e njeh ti boten mer merhum.

E njoh me mire se dikush qe punon nga mengjesi deri ne darke per te lare qirane e nje shtepie qe ngrihet ne nje lagje ku vendasit largohen dita dites e zevendesohen nga fakira te tjere qe trajtohen si arixhinj si nga vendasit e mire (me shoqata bamiresie) si nga vendasit e keqij (e di vete ti si). Te rrofte vepra qe do te lesh pas. Vepra qe do te le une pas, e shemtuar apo e bukur, te pakten mbetet ketu pre vendin tim e do te shihet nga njerezit e mi. Juve andej vjen nje kohe e ju harrohet dhe emri... me kuptimin e plote te fjales. Me shume se gjysma e argjentinasve jane emigrante italiane dhe me shume se gjysma e argjentinasve dhe e italianeve s'e dine kete.

me më te varferit e botes jetonte dhe nene Tereza. prandaj pikerisht cilesova kete dhe jo tjeter person. se ti di mendt e kokes. je si gramafon i prish, po me tre fjale te vetme i harton mendimet e po tek nje pike kacaviresh prej kohesh tek ky blog. 

ato qe flet ti jane sakrificat per te paguar diçka me te mire, me te madhe. c'est le prix à payer. 

Agamennoni mbreti i grekve te vjeter, vrau gocen e vet, perpara se tu nisnin per rruge, ne luften kundra Trojes. per keto sakrifica, flet dhe Homeri qyshkur. po nje njeri medioker nuk ka si kupton. 

dhe cila na qenka ajo gjeja me e madhe per te cilen sakrifikohet e gjitha kjo? Te shihesh gjithe jeten si hajdut nga gjysma e popullsise, e te perpiqesh aq shume te mos e tregosh qe je i huaj, sa femijet e tu te mos dine as gjuhen e vendit nga vjen?

o zhgaba ik e gjej ndonje tjeter, te vazhdosh. nuk ke me argumente ne bisede. humbje kohe shkakton.

Ti ke ndonje talent pervec te thenurit te idiotesive njera me e madhe se tjetra?

talenti im po marrezi do te te dukej. nuk ta dedikoj. e kam per persona me te larte qe me afrohen. 

Dmth talenti yt jane zerat qe degjon ne koken tende.ki mendjen se skizofrenia nuk vjen me daulle..

Na trego njehere per sukseset e tua .thjesht se s'ta mbajti bytha te largohesh e te provosh sa te vlen lekura ne bote nuk do te thote te behesh xheloz e te urresh ata qe guxuan nje gje te tille.ai qe guxon e deshton eshte me I mire se sa ai qe nuk is mban bytha te beje nje gje te tille.

te ikesh nga veshtiresite e t'i gjesh te bera gjerat qe ende s'jane bere ketej, eshte me e lehta qe mund te beje njeriu. Sigurisht qe e kam provuar dhe e kam pare se si per dy leke me shume (qe as i le njeri t'i gezojne) heqin nga jeta gjera qe s'i blen dot asgjekundi. Emigrantet me te zot e me te lumtur qe kam pare jane ata qe kane mbledhur pak leke e jane kthyer. Te tjeret skllaverohen gjithe jeten per t'u lene nje shtepi femijeve e per t'i bere jo-emigrante, se vete e dine qe s'do ta arrijne kurre.

shqiptaret gjithe jetes se tyre kane emigruar. ndryshe do ishim edhe ne popull prej milionesh siç jane ata qe na rrethojne. jemi si uthulla, shume acide, sa thyejme shishen ku ndodhemi. 

enveri na shtoi ne popullsi sepse na mbylli hermetikisht per 50 vjet. 

dmth ti kritikon nje dukuri tradicionale te popullit shqiptar. shqiperia s'eshte veç Vivier (vater, burim) burrash me kakakter te forte, ka shkruar nje vezhgues i holle. 

si vend i vogel dhe i mbyllur gjeografikisht (male pa fusha) shqiperia nuk mund dot te ushqeje ambiciet per pushtet te bijve te saj (te gjithe duan te jene të parë). prandaj keta gjithnje ikin. (si te luanet, nje ngelet, te tjeret detyrohen ikin per te formuar grup tjeter) leprat rrine t'gjithe bashke. nuk e kane problem, perkundrazi bashkesia u mundeson ekzistencen.

Po, kane ikur gjithnje. Dhe fakti eshte qe vetem ne ato 50 vite qe s'iken ndertuan dicka me shume se shtepi e dyqane qerpici mes rrugicave te shtrembra. Para se t'u pengohej ikja s'kishin as ujesjelles, as arsim, as shendetesi, as transport e as elektricitet.

ndertum gjene me te shemtuar qe ekzistonte, qe na zhveshi nga çdo dinjitet e vlere individuale. na beri turme, na beri lepra.

po ti nuk ke si kupton. kur u ndane kaq na rane.

Fakti i pare eshte qe shqiptari pas atyre viteve eshte me i mire se shqiptari para atyre viteve. Do te ishim me perce e me mjekrra dhe sot. Ate te keqen e atij sistemi e beri menyra se si u ndertua. menyra komuniste e ndertimit. monizmi dhe servlizmi e mizoria qe e karakterizon. Por qe ne ato 50 vjet u ndertua me shume se c'ishte ndertuar ne 5000 vjet perpara, dhe me shume se c'eshte ndertuar ne 24 vjet mbrapa atyre 50 viteve, ky eshte fakt qe s'e mohon dot njeri. Kete e vertetojne rruget, hekurudhat, spitalet, hidrocentralet, fabrikat, ujesjellesit, shkollat e kopshtet qe jane ndertuar ne ato 45 vjet e qe sot as nuk i kane mirembajtur dot, jo me te ndertojne dhe nje here sa aq. Faktet jane fakte. 

jam dakort ne kete pike edhe une. ne boten ku jetojme nuk kemi me si t'i shmangemi shtetit, sidomos kur nuk do me asnjeri, as dhe te na pushtoje. s'kemi me ç'bejme, duhet edhe ne te formojne kopene tone.

e keqja e vetme eshte qe nuk duhet te imitojme boten, se siç po thoja, keta kane lindur per te jetuar ne kope, kane me harmoni, me stil, ngjajne me bukur duke jetuar keshtu. kopeja jone (qe deshi ta bente dhe enveri) do te jete gjithnje me e shemtuar se e tyre. se delet tona nuk e kane leshin te gjitha njelloj, si delet e botes, mnjf.

ndersa neve kemi lindur per te jetuar individualisht, duhet pra qe kopese tone t'i pershtasim individualizmin qe nuk e kemi akoma humbur. ke pare ti qe Franca psh nuk eshte gje Federate, megjithese perbehet nga popuj shume te ndryshem se gjermanet. ndersa gjermanet megjithese jane shume te afert dhe te ngjashem se francezet, ndertuan Federate. 

tek keto dallime duhet dhe ne ta vrasim mendjen, po te jemi te zgjuar. duhet te gjejme ndonje rruge origjinale. (mbreteria ose qytet shtetet, psh, nuk do qene keq per kopene tone laramane dhe te pa pervoje)

Ndersa une mendoj se eshte me e thjeshte se aq. Ne mund te punojme e te ndertojme po aq ose edhe me shume se te tjeret, mjafton te veme ne krye dike qe na ve ne pune. S'ke nevoje as per qytet shtete e as per gjera te tjera te jashtezakonshme, se s'kemi asgje ndryshe nga vendet e tjera. Nuk eshte e vertete qe shqiptaret jane ndryshe e nuk jetojne dot pa shtet. Jane gomarlleqe te paverteta. Thjesht kane ndenjur shume, po shume shekuj pa shtet. Ne ato vite qe kane pasur shtet jane sjelle si gjithe te tjeret.

Kete mendova dhe une Alba, qe kjo teme te mbyllet dhe adminat ti hedhin nje sy MONITOR-it, se ka lajme ekonomike interesante smiley

cdo here qe hyj ne ppu, vec ket loqen qe eshte simbol i shqiptarit puntor shof tu komentu, ne cdo ore te dites apo nates. 
O zar, ik e boj naj xhiro vrap qe t'bij cik barku!

Koken lart e mos u qurravitni se late nam. Te kom dhi mu ne 3 pike futbolli. 

Provokimi shume i lezetshem e do hyje ne histori. Reagimi mese i pritshem. Ceshtjet e futbollit pastaj jane vetem buke per tifozat.

Kaq ishte kjo pune. Nje buzeqeshje nga shpirti dhe ec perpara.

Hej kalamoja per sonte zgjateni edhe pak kohen e komenteve pasi ndrohet ora duke u kthyer 1 ore mbrapa. Keshtu, ora tani eshte 12 pm por me oren e re qe ndrohet pas nje ore eshte 11 pm. Edhe hajde bojme njecik gallate se boll kemi folur budallalleqe serioze. 

si gjithmone  diskutimet dhe komentet gjasme anti-evropiane jane mese absurde smiley !!!

Nuk do t'i quaja komente antievropiane por kritikues te politikave evropiane ndaj vendit tone. Nuk e di per ty, por mua me duket qesharak ( per te mos thene i demshem) gjithe ai proevropianizem qe i eshte perplasur shqiptareve ne fytyre deri tani. 

Nuk e di por komenti jot me duket si ai qe tha jo haxhi alia por ali haxhia ne fund te fundit evropiane ishin dhe ata qe ne kohen e ismailit na ndihmuan ( Perandoria Austriake ). 

Une personalisht e kam fjalen per komentatrore qe ne vend qe te ulen e te bejne analizen e shqiptarve se pse erdhem deri ne kete krize i hidhen direkt nje pale te trete ( uefa evropa etc) qe mezi presin gabimet tona 'naive' prandaj dhe une shtroj pyetjen se cjane keto gjasme 'gabime' ?!

Diku lexova se loja e kthimit do te behet ne Shkoder ( po qe se kjo eshte e vertete ! ) po ta them se dhe skandali tjeter eshte i kalkuluar me se miri  smiley  sepse duke qene Shkodra afer Malit te Zi do te vijne te gjithe serbet e malazezt ne Shkoder dhe qyteti do te mbushet me flamuj serb dhe po ndodhi ndonje zenke ashtu rastesisht do te thone ja dhe shqiptaret jane njesoj si serbet agresiv etc !!!!

Se kuptoj se pse nuke cojne ndeshjen ne Vlore apo  diku tjeter meqe nuk dashkan ta bekan ne Tirane ?!

kush ishin ato carat qe kish bo protest ke piramida (e rrjepme) me banderolen "uefa don't f**k with albanians"......

nuk e pash, po me thane qe ishte dhe nje parrulle "uefa te qisha robt"

Ne, serbet dhe uefa(evropi)..asgje e re nga fronti n'perendim!!!

21 Shkurt, 2014 gazeta panorama

Nuk e kuptova përse erdhi Mishel Platini…

Nga BESNIK DIZDARI
U mundova fort ta kuptoj përse erdhi për të kushedisatën herë në Shqipëri, presidenti i UEFA-s, Michel Platini, por nuk ia arrita. Madje, u habita kur pashë se kësaj here ai kishte marrë me vete edhe sekretarin e Përgjithshëm të UEFA-s, Gianni Infantino, i cili në përditshmërinë e punëve në UEFA është më i rëndësishëm se vetë Platini.
Nuk e kuptova përse erdhi, sepse bie fjala, për të marrë vesh që stadiumi i ri do të ndërtohet “sapo të realizohen të gjitha kushtet” (çka do të thotë një zot e di se kushedi kur) nuk kishte assesi nevojë që të vinte në Tiranë, Michel Platini. Po kështu, për t’u bindur se me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, futbolli në Shqipëri “është në duar të sigurta”, këtë e dimë ne më mirë se UEFA, teksa e përjetojmë përditë realitetin dhe problematikën tronditëse të futbollit shqiptar.
Kështu që, mendja ta do se nuk kishte aspak nevojë që të merrte avionin e posaçëm e të vinte në Shqipëri presidenti i UEFA-s. Kësisoj, për të dëgjuar edhe një herë se po rregullohet (e, për autorin e këtyre radhëve, padrejtësisht) stadiumi i Elbasanit për Kombëtaren, këtë tashmâ e dimë dhe e stërdimë, e pra edhe për këtë, nuk kishte arsye përse duhej të vinte në Tiranë Michel Platini. Duke vazhduar më tej, për të mësuar se “qeveria jonë do të vazhdojë të jetë pranë federatës, pranë futbollit, pranë sportdashësve”, as për këtë monotoni shprehjesh (aq më tepër që kësisoj mbështetjesh, madje detyrimesh, për sportin kombëtar i kemi të sanksionuar deri në Kushtetutë) vërtet që nuk kishte përse të vinte në Tiranë Michel Platini. Dhe, as për “risinë” e përhapjes së futbollit në shkolla, detyrë e vjetër, e realizuar krejt bukur për herë të parë në Shqipëri qysh në shekullin e shkuar, në vitet ’30 të Mbretërisë, kur skuadrat e qyteteve shqiptare ishin të mbushura me gjimnazistë. Madje, prej një Lushte i cili ka shkëlqyer deri me Juventusin e Platinisë e deri te Kryeziu, Karapici, Stërmasi e Boriçi, vite kur ndeshja gjimnazi i Shkodrës – gjimnazi i Tiranës kishte përmasa kombëtare.

 

Nuk kishte aspak nevojë që të merrnin rrugën prej Zvicre presidenti i UEFA-s dhe sekretari i saj i përgjithshëm, për të thënë për krerët tonë se “njihemi prej vitesh”. Sepse edhe këtë e dimë fort bukur po prej vitesh. Aq më pak duhej të vinin në Tiranë këso dore krerët e UEFA-s, “armiqtë” më të mëdhenj të pranimit të Kosovës në këtë organizëm europian të futbollit (A thanë një fjalë? A dhanë një mbështetje? Këtë nuk e mësuam!…). Dhe, nuk kishte përse të rrinte disi i ndrojtur shqiptari i shquar i Kosovës, Fadil Vokrri “i paftuar” kur mendon se, përveçse president i sotëm i Federatës së Futbollit të Republikës së Kosovës, ka shkëlqyer edhe ai po në vitet e mëdha ’80 të futbollistit Platini, duke qenë një lojtar po kalibri.
Dhe, jo i Shqipërisë së futbollit modest, por i Jugosllavisë që dihet, se ishte një nga skuadrat më të forta të Europës, e ndonjëherë edhe të botës.
Nëse Michel Platini ka ardhur në Tiranë ngaqë “UEFA do të ndihmojë nëpërmjet sjelljes së materialeve, ekspertëve të ndryshëm, për të ndihmuar futbollin në Shqipëri”, as për këtë strategji të vjetër që UEFA e ka për gjithë shtetet e Europës, madje qysh para se të bëhej president i saj francezi i famshëm, prapë delegacioni kësisoj “i fryrë” i UEFA-s, kësaj radhe nuk kishte fort arsye që të sakrifikonte avionin e posaçëm për të ardhur në Tiranë. Aq më tepër që kryeqyteti i “vendit të Shqiponjave”, që e ka zakon të marrë poza euforie kur pret personalitete euopiane, as nuk po kërkonte dhe as mund të guxojë të kërkojë ndonjëherë që të merrte apo të marrë, për shembull, përsipër organizimin e ndonjë finaleje të Ligës së Kampioneve, qoftë edhe atë të femrave. Nuk e kuptova përse erdhi Michel Platini në Tiranë

Burimi: http://www.panorama-sport.com/opinion/nu...

Persa i perket kombetares sone, me komisionin e disiplines ne uefa ka funksionuar shprehja e vjeter "ca ujti i ke dhene gomarit".

Problemi eshte te provincialiteti ekstrem qe karakterizon drejtuesit tane ne sport, politike e kudo. Me nje buzeqeshje te platinise Duka perdor cdo lloj oportunizmi per tu rizgjedh me....100 per 100.

Uroj te mos ndodhe keshtu, por ka shume mundesi qe e njejta gje te na ndodhe dhe me viziten e te gjatit ne beograd.

Sajohet nje incident dhe....po ai Fyle a Merkel a ku di une "per te ruajtur ekuilibrat" do na fajesojne perseri ne.....dhe nuk do cuditesha fare kur te shihja Edin duke fol me gjuhe lakonike, njelloj sic po flet Duka sot.

Me vjen me vjell kur shoh keta palaco qe lene te kuptohet gjithe kohes qe "platinia ka nje plan me mua" e "Merkeli me ka thene ne vesh se.." dhe ne fund.....

 

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).