Qindra mijëra berlinezë dhe vizitorë të kryeqytetit festojnë këtë fundjavë rrëzimin e Murit para 25 vjetësh. Pika kulmore më e shkëlqyer është një instalacion dritash, që kalon përgjatë vijës ku kalonte muri.

Motivi i fotografuar më shumë në kryeqytet dallohet menjëherë: është instalacioni me 7000 tullumbace me dritë, të cilët shënjojnë vijën ku kalonte më parë Muri. Një spektakël optik, që i entuziasmon njëlloj si berlinezët edhe vizitorët. "Një ide madhështore", mendon Brigitta Wolf e cila bashkë me familjen ka ardhur në Berlin nga jugu i Gjermanisë për të marrë pjesë në festime. Wolf sot 78-vjeçare e ka përjetuar ndërtimin e Murit në 1961 në Berlin dhe i kujtohet shumë mirë rrëzimi i tij para 25 vjetësh: "Unë qava. Pastaj hapëm shishet e verës dhe festuam."

Gëzim dhe dhimbje, ashtu si shumë njerëz të tjerë të moshuar Brigitta Wolf i lidh të dy këto ndjenja me Murin dhe rënien e tij, pasi familja e saj u nda për shkak të ndarjes së kryeqytetit. Berlinin e sotëm mezi e njeh, thotë duke qeshur Wolf që banon prej vitesh në Karlsruhe dhe djali i saj Michael plotëson: "Ndenja e ankthit që ishte aq e pranishme në Berlinin e ndarë tani nuk është më."

Ardhur në Berlin për të festuar së bashku

Deri të dielën në mbrëmje "kufiri i ndritshëm" do të kalojë mes për mes qytetit, nga Porta e Brandenburgut deri në kalimin e dikurshëm kufitar në rrugën Bornhomer, ku në mbrëmjen e 9 nëntorit 1989 u ngrit trari i parë. Më parë anëtari i byrosë politike të SED-it, Günter Schabowski kishte njoftuar në një konferencë për shtyp se qytetarët e RDGJ mund të udhëtonin jashtë vendit "pa kushte". Lejet u dhanë brenda një kohe të shkurtër. Ky ishte fillimi i fundit të Murit.

Skena e famshme nga konferenca për shtyp e Schabowskit transmetohet vazhdimisht në Portën e Brandenburgut në një ekran të madh me titra në anglisht, që të mund të kuptojnë edhe vizitorët e huaj. Kështu edhe Jenny dhe Ulrika nga Suedia, të cilët si tifoze të vërteta të Berlinit kanë qenë në kryeqytet edhe në jubileun e 20-të të rrëzimit të Murit. Edhe këtë herë ato i kanë rezervuar në kohë dhomat e hotelit "për të festuar me berlinezët". Në kohën që ishin teenager ato patën mësuar që pranë Murit janë vrarë njerëz. "Kur Muri ra në gazetën suedeze ishte një foto ku shiheshin dy gjermanë, një nga Lindja dhe një nga Perëndimi, të cilët përqafoheshin", tregon Ulrika. "Këtë pamje e kam ende para syve."

Festime përkujtimore në gjithë qytetitn

Pjesa zyrtare e festimeve fillon të dielën (9.11.) në mëngjes në vendin përkujtimor në rrugën Bernauer Straße. Kancelarja Angela Merkel do të kujtojë të rënët tek Muri. Vetëm në Berlin buzë Murit kanë humbur jetën 138 vetë, pjesa më e madh u qëlluan për vdekje nga pikat kufitare të RDGJ gjatë përpjekjes për t'u arratisur. Këta të rënë përkujtohen edhe me një ekspozitë në vendin përkujtimor.

Në shesh gjendet copëza e fundit e Murit të Berlinin, e cila është ruajtur bashkë me strukturën e gjerë të kufirit. Se sa i madh është interesimi për historinë e Murit dhe fatet e lidhura me të, e tregon vërshimi i vizitorëve. Më shumë se 5 milionë turistë dhe berlinezë e kanë vizituar deri tani vendin përkujtimor. Merkel do ta hapë vizitën në vendin përkujtimor me një fjalim. Më parë së bashku me kryebashkiakun në largim të Berlinit Klaus Wowereit do të marrë pjesë në një meshë në Kishën e Pajtimit, e cila gjendet në mes të vijës së dikurshme të vdekjes.

Pas një akti festiv në sallën e kongreseve në sheshin Gendarmenmarkt dhe një feste qytetare me muzikë live në Portën e Brandenburgut, festimet marrin fund në mbrëmje dhe atëherë tullumbacet e ndritshëm do të lëshohen në qiellin e mbrëmjes mbi Berlin duke e shpërbërë në mënyrë simbolike "murin e dritave".

13 Komente

Ngjarje nga me te rendesishmet e gjysmes se dyte te shekullit te kaluar. Shembja e murit dhe bashkimi i dy gjermanive, apo me mire me thene hapja e gjermanise lindore, u perjetua me shume emocione te pakten nga grupi yne i shokeve te asaj kohe. E kuptuam se tashme dita e hapjes drejt perendimit ishte e afert dhe e sigurte. Por sigurisht qe nuk mund ta dinim se me cfare tragjedish do te shoqerohej kjo hapje, apo ky ndrim sistemesh. 

Renia e murit te Berlinit, ishte edhe nje rreze drite per shqiptaret qe prisnin ndryshime edhe ne Shqiperi. 

po ''muri i berlinit'' shqiptar,kur do te rrezohet???

perse shqiperia nuk duhet te ndjeke shembullin gjerman?

''bashkimi'' ne be,me te cilet vetgenjehen shqiptaret, do te na katandise si kurdet,te copetuar ne 20 shtete,te dobet,te asimilueshem nga fqinjet.   pastaj ,  nuk do ndonje mjeshteri te madhe per ti futur shqiptaret ne perleshje me njeri-tjetrin.

prandaj ti vene gishtin kokes shqipot, e te bejne si gjermanet e ti lene modelet palestineze e kurde per te tjeret

Muzhikut me ne fund, (dhe per fatin tone) iu mbarua zahireja e dimrit. Sot duket se eshte bere pishman, ... si tha ai te barcaleta, ah te kisha dhe ate copen qe me hengri macja.

E kuptuam se tashme dita e hapjes drejt perendimit ishte e afert dhe e sigurte. smiley

Terminologji që ka domethënie të një kohe të ndaries artificiale Politike të Botës . Është njësoj sikur të thuhet Dita e hapjes së perëndimit drejt Lindjes .

Edhe në sllën e O Ke Be -së smiley fjala përfaqësuese e të gjith Kombeve janë vergjet e Saadiut ...Të gjith njerzit të barabartë janë /se brumin e krijimit të njëjtë e kanë ..smiley

Kuptohet që ne jemi brez i produktit " se Lindja zotrie " " se perëndimi zotrie " si Kohë Spekullatorësh dhe Mashtruesish si Lider . Por të paktën personalisht  disa përgjithësime mund ti kemi më të qarta , sidomos ato që  në Brendi shprehin raporte Dominuese si këto shprehje ..sepse brenda koncepteve janë NJERZIT !

Lejua të revoltuarve revolucionarë  shokë antikomunistë të tëgjitha Orëve , që shohin  Muzhikë si PD-hi Salistëve që shihte " Li Pen turi qen " dhe pastaj ngjiste shkallët e MuTit Kinez si Lypsar !

Flm

Gezuar!

Nje birre dhe nje salçiçe!

 

Ne vitin e larget 91 kam qene ne Gjermani, diten qe komunistet ben grusht shteti ne Rusi. Ate dite po udhetoja per ne Nurenberg... shkova te marr trenin, por ishte pezulluar transporti hekurodhor, sepse ate dite ishin vene ne funksion ne ushtrise (Natos dhe amerikaneve). Qyteti ku jetoja une kishte nje baze ushtarake amerikane. Ne darke gjithe qytetaret ishin ne sheshin kryesor, me portrete te Gorbacovit duke u lutur. Ne ate kohe, megjithse dy Gjermanite ishin bashkuar, ne lindje kishte akoma rreth 210.000 forca ushtarake ruse qe nuk ishin terhequr nga Gjermania Lindore. Sinqerisht ate nate une kam pare gjerman qe qanin me lot, dhe nje frike te llahtarshme nga Rusia. 

Por qetesia erdhi ne darke, sepse ne tv u dha lajmi se Gorbi eshte mire, eshte marre ne mbrojtje nga forcat e sigurise, dhe valixhen e zeze e ka me vete. (Ne tv jepej Gorbacovi ne makinen presidenciale me valixhen e zeze ne preher). 

 

Te pakten njeri nga komentuesit nuk eshte i lumtur per kete ngjare para 25 vjetesh.

Po muri Basha /Berisha,-  Rama  respektivisht PD-PS ,kur do te rrezohet ?

Dhe kush e mban ne kemb kete mur ?

Kujt i intereson ?

Pyetje qe kerkojne pergjigje serioze, se ka gati 22 vjet qe ky mur vazhdone te jete ne kemb dhe SHQIPERIA ska pas asnje perfitim pervecse tagjedira!

Kujtojme 1997, Shtatorin 1998, Gerdecin, 21 Janarin ect .!

Me fton njehere nje gjyshe berlineze ne shpi per dreken e Vitit te Ri. E kishte shpine ne nje lagje periferike te Berlinit lindor, e fillova ta pyes si e qysh e kane perjetuar ndarjen, jetesen nen komunizem...pike entuziazmi per shembjen e murit: Oo,- tha- s'na solli ndonje gje kushedi Perendimi, coc prisnin njerezit. Kishte qene redaktore ne Akademine e Shkencave nona. Ca nostalgjike, shndrriu kur i thashe qe kemi qene dhe ne shqiptaret nen ate regjim. Ma ngeci supen ne fyt (se per dreke mqrf kishte bo supe me pras, per te cilen u shpreh se kishte nje jave qe gerrmonte tek libri i recetave dhe me ne fund kishte vendosur kete supersupen).

Muri i Berlinit ra dikur, por mure te tjere te padrejte aparteidi e pushtimi ekzistojne akoma, dhe nje dite do te bien edhe ata inshallah.

#FreePalestine

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).