Festa e “28 Nëntorit” e njohur si dita e flamurit kombëtar është shndërruar në një biznes të paparë në diasporë, sidomos në SHBA.
Dhjetëra lokale, kryesisht restorante kanë nisur organizimin dhe reklamimin e mbrëmjeve argëtuese me këngëtarë, kryesisht ‘turbofolkut’, duke paguar mijëra dollarë dhe euro për vetëm disa orë, por duke përfituar edhe mijëra dollarë nga rezervimet dhe mysafirët.
Aktivistë të shoqatave atdhetare në SHBA janë të shqetësuar për këtë dukuri, ku festa kombëtare është nëpërkëmbur dhe nuk ka asnjë shenjë festimi, por vetëm biznes të tmerrshëm ku derdhen dhe përfitohen mijëra dollarë. Siç mëson INA, për një këngëtar paguhet nga 10 mijë deri në 20 mijë dollarë për një apo dy mbrëmje festive. Këto festa kanë humbur karakterin human dhe të grumbullimit të fondeve për çështje humane, për mbështetjen e studentëve dhe aspekte tjera.
“Kjo që po ndodhë është një situatë që se kemi pritur. Festa e flamurit tashmë është bërë biznes dhe nuk ka asnjë shenjë se po shënohet dita kombëtare, që dikur ishte diçka e shenjta dhe shënohej me shumë aktivitete kulturore, por edhe me elemente muzikore patriotike e atdhetare, që i ngjasonte një feste të vërtetë kombëtare. Kjo duhet të ndodhë edhe tani, e jo biznes. Si t`ia përcjellim gjeneratës së re këtë datë historike kombëtare. Duhet ti tregojmë në forma të tjerë festive apo kulturore. Dhe jo të dominojë kjo mënyrë e kriminalizimit dhe çmendurisë”, thekson për INA, një aktivistë i diasporës.
Manifestimet dhe mbrëmjet e biznesit për ‘28 Nëntorin’ tashmë masivisht po reklamohen në forma të ndryshme nëpër disa qendra të SHBA-ve, si Nju Jork, Çikago, Nju Xhersi, por edhe në Evropë, për të tërhequr sa më shumë mysafirë dhe për të përfituar sa më shumë nga pronarë të lokaleve apo organizatorët e ndryshëm.
Në qendër të vëmendjes janë posterë dhe fotografi me këngëtaret gjysmë-nudo që kanë pushtuar edhe rrjetet sociale dhe mediat e ndryshme. Shoqatat atdhetare apelojnë që të ndërpritet ky trend i keqpërdorimeve dhe diaspora të bojkotojë këto evenimente që bëhen duke shfrytëzuar një datë kombëtare historike.
29 Komente
papapa c'paskan qene edhe per Flamur iu dhimbsen paret. Ju dridhet dora per nje pike raki, tha.
E përse duhet ky njoftim as lajm as lesh për këtë Festë Shqiptare ? Çfarë rëndësie ka ? Sipas prof dokërtor historian docent master digri B..ir Meta , për më tepër këto nuk janë festa Kombëtare ! Po besoj edhe kjo Vrimë haleje e babasqapit " kush ha më shumë Torta është pathRiOt i modh mer jahu " nuk do ketë jehonë në Shqipëri si " themeli festimeve përkujtimoreve të Bashkisë mer jahu" .
Po qe lajm për ne që rrojmë këtej ..Po .Ne e masim me sa pare do harxhojmë dhe ku harxhohen më mirë .
Pije me Fund të kam rixha
Shëndetje Flamurit si thonë shaka
Po tani, keq te organizojne koncerte me kengetar/e nga Albania e keq te mos organizojne
Na bjer ndonjë lajm si do e festoni Jue i nderuar Pjer e lena si do e festojmë nae !
Ja si e festojne pjerdhurit-e:
Une Idriso, kam çdo dite feste
E shef i nderuar se si çlirohen nga gazrat perdite duke festuar Çlirimin?
Pse ere sa herë keni festë Kombëtare Jue
. Do kenë ndonjë kalendar të veçantë me historikun e trevave sa herë keni shpallë Mëvetsinë në shekuj . Nja 365 herë besoj ...
Po ç'ti bësh armikut të klasës që ua hiqte prap !
Gëzuar i nderuar Pjer me dolli dymbëdhjetshe , për jetë të jetëve pa Historianët dokëratorë B...ir
Ti mos e kruj shumë me ne gjysëm apo nudo . Shkruj shtypit shqiptar po deshe . A ua blen njeri gazetat po nuk vutë Sumën e Kardashëses në gazetë ..dhe pa qenë festë fare
I nderuar meqe kemi kohe pa diskutuar dhe me ke bere disa kerkesa per foto, kape kete se eshte shume e forte. Me shprese qe çensura nuk do jete e rrebet, dhe do kete meshire per ne mekataret cinike:
https://grainedeflibuste.files.wordpress...
Mire qe nuk i kap ne ndonje pozicion shperthyes
Copa copa trupi nga Gezimi qe ..festojne Luften dhe fitojn
Gjith ate Torte me garuzhde qe u jep babasqapi ..edhe aq eshte pak qe humbasin nen Flashin e Shqup-it .
eshte e vertete kjo dukuri edhe ketu ne kanada. eshte kthyer ne biznes qe po shemton festen. mund te besh biznes cdo dite tjeter te vitit me cfare do lloj kengetaresh por ne diten e flamurit duhet me qene me shume i kujdesshem te mos biesh ne keto bataqe.
Dmth fajji eshte i bizneseve???
Jo I atyre njerezve qe shkojne vit per vit e festojne flamurin me Po te njejtat fitira kengetare bukurosh. Ato qofshin si e bejne. E mire ua bejne!
Dmth faji eshte i konsumatorit, dmth popullit, qe jo vetem genjehet por eshte edhe budalla, sepse nuk e feston festen sipas kutit te disave??
Me zorr si con njeri. P.s. Po mire po ti pse zgerdhihesh kaq shume?! Shume zhurme po ben, keep it down se po studiojne shoket.
mbahu nëno mos ki frike,
se ke bizneset ne Amerike,
mbahu me 28 Nentor,
ke bizneset ne Diaspore,
po mire,pa leke te kendojne ! ata,ate pune kane ,me te jetojne. le qe ca e ca paguajne per te pare colicin ! me mire ti marre ylli baka me shoke
ku ka feste pa biznes.. biznesi vete eshte feste!!!
car do boni per festa mer derra...do bleni ndoje flamur apo ca
E po kane mesu edhe keto gjelltoret e diaspores nga PR, domosdo...Prapanica e Kimit me ne sfond flamurin shet me shume bileta se me portretet e Rilindasve
Ti largohemi ca ketyre shalataneve qe po perpiqen ta shendrojne festen kombetare ne Madri Gras..
ja dhe nje lajm interesant qe ja vlen ta permendesh..
Flamuri shqiptar frymezon Aristokracine Franceze?.....
all that jelly....
Mos bej ze ti se e kallashi eshte gati per tu shkrefur
Ja se me rane ne duar ca Postera te ketyre
Flyer
Artikull debil!
http://static.musiciansfriend.com/static...
E paska dhi diaspora ! Dhe me duket se qenka vete diaspora qe e shkruka !
Bejne qejf qerratallaret, e nuk mendojne per ne pjatalaresit e USA e Canada, qe punojne ore te tejzgjatura ate dite.
Vallai greku i qa kto festat e Shqipnies.
8 Marsin jo dhe aq po ktyne te tjerave ja ka marre doren jo keq
Diaspora shfrytezohet fuqishem, ne shume aspekte, jo me i fundit ky i nostalgjise...