Prej disa ditësh po shoh në televizionet kryesore të vendit, një spot të Partisë Demokratike që i fton njerëzit të protestojnë në 22 nëntor, në një formë që të kall datën. “Le të na varë më mirë”, thotë dikush për Edi Ramën duke e shoqëruar fjalinë e tij me gjestin e vënies së duarve në fyt. “Unë do të vras veten”, vazhdon një tjetër. “S’kemi bukë”, klith dikush. Ndërsa militanti i radhës përsërit të njejtin refren: “Të hapim një gropë dhe të vrasim veten”.

Po të shohësh këto sekuenca të duket sikur je në ndonjë vend afrikan ku ebola po bën kërdinë apo ku lufta civile ka zhuritur çdo shpresë. Por jo, ky është vizioni që PD-ja ka për Shqipërinë e sotme. Një vend ku njerëzit më mirë preferojnë të vdesin sesa të jetojnë, e nëse nuk kanë këtë dilemë janë përpara një tjetre: ose të largohen jashtë, ose të ngrihen dhe të “përmbysin regjimin”.

Them që ky është vizioni njerëzve kryesorë të PD-së, sepse këto shpërthime janë të inskenuara. Tashmë çdo gazetar i thjeshtë i një redaksie lajmesh e di se gjithçka që publiku po sheh në TV është thjeshtë një shfaqje.

Në takimet e Lulzim Bashës (nga ku janë marrë edhe sinkronet e spotit) në disa qytete të vendit, mblidhen militantët, u jepet një tekst që ta mësojnë përmendësh, pastaj vjen kameramani i punësuar i selisë blu, që xhiron farsën e parapërgatitur, të cilën e merr më pas një montazhier në zyrat e ish shtëpisë së oficerëve dhe e bën gati, për t’ia shpërndarë televizioneve sterile që e përhapin pa brerje ndërgjegjje këtë mashtrim.

Pra është e qartë se me anë të këtyre kasetave nuk sillen në ekrane shqetësimet e njerëzve, por ai mesazh që selia e PD-së do të përcjellë, prandaj aty nuk lejohen gazetarë e reporterë, prandaj aty duket sikur në këtë vend katër në dhjetë shqiptarë kërkojnë të vetëvriten.

Por, problemi nuk qëndron këtu. Sa thashtë më lart, është thjeshtë çështje e raportit të opozitës me vetveten dhe me kauzat tek të cilat ajo beson, po aq sa edhe problem i profesionalitetit dhe ndershmërisë së mediave, që përcjellin mesazhet e saj.

Këtu shqetësimi është tjetër. Ai qëndron në faktin se sa opozita na thotë të vërtetën ose më mirë, se përse asaj i duhet të na gënjejë?

 Mjafton të shohësh spotin me të cilin PD-ja fton njerëzit në mitingun e të shtunës, për të mos pasur frikë të përdorësh fjalën gënjeshtër. Askush nuk mund të besojë sot se vetëm në 15 muaj,  atyre njerë zve që u thuhej se po konkurronin ekonomikisht me Gjermaninë, sot janë shndërruar në subjekte në prag të vetëvrasjes. Askush nuk mund të besojë se edhe sikur Edi Rama të qenkësh një gjeni i së keqes, ai do ta kish pasur forcën për ta shndërruar kaq shpejt këtë tokë të premtuar në një vend të nëmur.

Por, për të pasur sukses në 22 nëntor, kupola e PD-së beson se problemet reale duhen veshur edhe me këtë fabul absurde.

Në fakt, që mitingu i të shtunës, të kishte sukses, do të mjaftonte shumë më pak. Do të kish qenë e mjaftë të përmendeshin premtimet e pambajtura për rritjen e çmimit të energjisë. Do të kishin qënë të mjafta denoncimet për premtimet e gënjeshtërta për më pak taksa, më pak prishje godinash, më shumë drejtësi dhe barazi për të gjithë. Do të kishin mjaftuar vetëm slloganet e e pjesës së dytë të spotit të dalë nga selia blu, ku shqiptarët ftohen të ngrenë zërin “Kundër varfërisë”, ”Kundër rritjes së taksave”, “Kundër rritjes së çmimit të energjisë”. Kështu korteut të opozitës do të mund t’i bashkoheshin, me siguri, edhe ata qytetarë që (edhe pse mund të mos jenë anëtarë partish), duan të ushtrojnë presion ndaj qeverisë, për të arritur qëllimet e tyre.

Po me sa duket lidershipit të sotëm të demokratëve nuk i duhet kjo shtresë, as zgjerimi i bazës së partisë me të. Asaj më shumë i intereson gënjeshtra, që pjell radikalizimin dhe mbajtjen shtrënguar të rradhëve. Asaj më shumë i intereson fabula e shpikur sesa kauzat reale.

Fatkeqësia është se këtë lloj opozite shqiptarët e kanë provuar edhe pesë vite më parë. Kur në verën e vitit 2009, Edi Rama filloi mandatin e dytë në opozitë, ai kishte shumë argumente dhe fakte për të vazhduar misionin e tij. Por ai zgjodhi një kauzë të reme, vjedhjen e zgjedhjeve (pa prova, dhe pa fakte) për të ecur përpara. Natyrisht që një strategji e tillë e radikalizoi partinë, i vuri përfund kundërshtarët brenda llojit dhe në një farë mënyre e absolutizoi figurën e kryetarit në parti. Por kur erdhi puna, katër vite më pas, kjo strategji nuk i dha atij asnjë deputet më shumë. Ai erdhi në pushtet jo se i bindi shqiptarët, jo se fitoi me frymë, por thjeshtë se arriti të bëjë marrëveshje me pjesën më të errët të qeverisë së shkuar.

Këtë lloj opozite po tenton të përsërisë sot edhe Lulzim Basha. Prandaj kur të vërtetat janë sheshit, ai ka nevojë edhe për gënjeshtrën. Ai përmes saj kërkon të tregojë radikalizëm dhe forcë. Ai tenton të sfumojë kundërshtarët e mundshëm brenda llojit. Ai rreket të fitojë zemrat e militantëve. Dhe në afat të shkurtër mund t'i arrijë të gjitha këto, por në afat më të gjatë kjo nuk është një rrugë që të çon në fund të tunelit. Sepse ajo të bën të humbësh besimin e publikut. Të asaj pjese të paagazhuar, që kërkon të dëgjojë kritikën e Shqipërisë reale, dhe jo pikturën fantazmagorike të një vendi ku njerëzit janë vënë në rradhë për të vrarë veten. Nga mënyra se si po përgatitet mitingu i së shtunës, kjo pjesë është e përjashtuar.

 

Lapsi.al

72 Komente

Në fakt, që mitingu i të shtunës, të kishte sukses, do të mjaftonte shumë më pak. Do të kish qenë e mjaftë të përmendeshin premtimet e pambajtura për rritjen e çmimit të energjisë.

Nuk habitem. E ka shkruar Bushati. Po sikur mos rritet cmimi cfare te themi?

Rritja e cmimit te energjise perben kauz per proteste, per faktin se pa ardhur kta,premtuan ulje te cmimit.Kata u tallen e na fyen ne te gjitheve.

Ama dhe perdorja e ktij argumenti si kauze per proteste nga opozita,asht nje tallje dhe fyerje,nje gelbaze ne surratin tone, te gjithe ketij populli.Kerkush ma mire se kta qe qeverisen ne 8 vjet,nuk e din se ne c'gjendje e kane lane ket sektor dhe, kerkush ma mire se keta,s'mund ta kuptojne se c'masa duhen te merren me shpetu sektorin ne fjale.Te mos harrojme se sektori qe po flasim ka te baje deri me integritetin tone si vend dhe si shtet.

E megjithate rritje cmimi per vitin 2015 nuk ka per te patur. Perkundrazi! Qe te jem me i sakte do te them qe nuk ka per te patur rritje te shpenzimeve per konsumin e energjise elektrike. Pasi per shtresat ne nevoje e qe nuk konsumonin me shume se 300 kwh ne muaj diferenca ne rritje e vleres se fatures do te kompesohet ne masen mbi 100 % nga shteti. Ndersa te tjeret qe konsumojne me shume se 300 kwh deri ne 600-650 kwh do te paguajne njesoj. Dhe ato familje qe konsumojne mbi 650kwh do te paguajne me pak. Pra nga rritje cmimi po na del barazim cmimi per 80 % te popullsise dhe ulje cmimi per 20% te popullsise. 

Shqiperia reale sipas Bushatit na qenka nje vend ku nuk paska njerez qe nuk mbajne dot familjet? Kriza e mbertheu vendin qe ne fillim te 2013, por cfare beri qeveria Rama ne nje vit e gjysem pervecse e thelloi krizen ekonomike me taksa te larta dhe investime te ulta?

Nje shkrim qe mundohet te perserisi refrenin e njohur: Fajin e ka Saliu.

PO keta njerezit qe nuk mbajne dot familjet tani u krijuan apo ishin qe ne kohe te kriminelit? Po nese deri ne 2013 Shqiperia konkuronte me Gjermanine cfare beri Edi kaq keq qe u permbys situata per nje vit? 

Nese ti ta zeme per nja 5 vjet ke marre borxhe dhe me to krahas te ardhurave nga puna ke mobiluar dhe shtepine, por bere edhe dasmen e vajzes apo te djalit, tani nuk mund te vazhdosh te investosh se nje pjese e te ardhurave nga paga te duhet per shkyer kredine dhe ajo qe ngel per te ushqyer barkun. Apo, qi qi nonen borxheve- Nuk i paguj! Nese ky eshte mentaliteti yt, atehere je fiks me mendesite e shpellarit nga Vicidoli.

Rama mori borxh pafund ne diten e pare qe erdhi. Dhe me justifikimin qe arka u gjet bosh keto para nuk u perdoren per investime por per pagesa...nderkohe ne  u dendem me taksa.

Ja e e dhe vete pergjigjen, megjithese pa ndergjegje......megjithese mori perseri borxh, e megjithese ti u dende me taksa, keto para po shkojne per pagesa....... edhe kur ja fut kot ti... prape te del nai gjo per te rubrika pyetje pergjigje....

Plako te lutem kur nuk merr vesh nga ekonomia mos kalo ne ofendime. Pagesat nuk jane investime dhe nuk japin rritje ekonomike, sidomos kur nuk dihet se ku shkojne keto para. E di ti kujt i jane bere keto pagesa dhe per cfare? 

PO pra u detyrua te mare ca borxhe me kosto te ulet nga FMN-ja per te shlyer nje pjese te borxheve te fshehura te kriminelit. Ndersa borxhet e deklaruara do ti shlyeje pjese pjese nga te ardhurat. Eshte njesoj sikur ti psh pa dijenine e familjes te kesh marre edhe nje borxh tjeter (por qe nuk e perdore per mobilim e as per dasmen e djalit) dhe ate e harxhove ne kazino. Me keq akoma se duhet ta ulesh akoma me shume ngopjen e barkut.

Une mendoj ndryshe nga ty Tirone, Rama po hedh lek ne ekonomi keto 2 vjet dhe nuk eshte fajtor per thellimin e krizes te trasheguar.

Rama mund te anatemohet ne rast se gjithe kjo para qe po hudh shkon kot dhe nuk sjell ndryshime ne ekonomi vitet e ardhshme. 

Po cte bej populli i shkret kur alternativa tjeter perfaqesohet nga yjet e ekonomise shqiptare si Bode e Mima? Ti Tirone, ke besim qe varremihesit e ekonomise Shqiptare mund te kthehen ne Shpetimtaret e saj?

Populli e ka menjen qe ta duroje e shofi Palloshin deri zgjedhjet e tjera, dhe per mu eshte zgjidhja me e qut se sa te dali krah pelhrave bolshevike talibane te Shqupit. Ndaj dhe bushati ju ben thirrje Shqupistave te qerrohen nga Sheshi perderisa ne shtepi te tyre urdherat vijne nga Cuni iSheqers dhe Familja e tij.

Populli nuk ka ndermend ta duroje palloshin, ti mbase ne philadelphia e duron. Revolta eshte mjeti i vetem qe ka ne dore ky popull i pushtuar nga mafia e te dy kraheve.

Sikur folet edhe me shume ne protesten e meparshme, ca muaj me pare, dhe atehere s'kishte as rritje taksash, asgje. 

Nese e ke per armet kimike, aty ja treguam qejfin Rames.

Protesta e madhe e marsit. Per armet kimike u qellua me bidona uji basha dhe sala.

Po kujt i plasi se ca u be basha dhe berisha te armet kimike? Objektivi yne si protestues u arrit. Nuk e mbaj mend protesten e marsit dhe nuk me intereson. Mua me intereson qe te mos rriten taksat, te mos rritet energjia dhe shume gjera te tjera, vetem sepse eshte i paafte dhe hajdut kryeministri dhe ministrat. Eshte e thjeshte.

Ramen e duartrokitet, ca qejfi i treguat? Bertiste turma "Edi Rama" Ne Mars do behej ajo protesta me shoferat e furgoneve qe ju thoshit i ka qeveria oret e numeruara. dmth, kjo opozite, kete pune paska. cdo pese muaj, proteste per te rrezuar qeverine, del bertet e pastak iken ne shtepi. Gje tjeter, di te beje?

Une isha ne mes te protestuesve dhe nuk degjova brohoritje pro Rames. Madje para se te perfundonte fjalimin hiresia e tij te gjithe po bertisnin: Ik, Ik, Ik

E more rrogen nga qeveria ti, se me duket se qenke rrogetar i Rames. Te armet kimike Rama uli koken nga frika para popullit, pastaj lojra fjalesh bejme sa te duam.

Kot me te pyt, po pse ju trimat e tiranizum, te gjitha raportet popull pushtet i konsideroni gjithmone te dhunshme; pra o te vras si qen ne bulevard, ose te kam frike? A nuk ka mundesi qe Edi duke e pa qe populli ishte kundra armeve kimike nuk deshi me iu kundervu dhe u terhoq nga mendimi fillestar? Ne fund te fundit kjo quhet qeverisje demokratike, apo jo? Dhe edhe nese nuk e kupto si nocion, te pakten leje si opsion.

Hehe, kta jan akoma me mentalitetin e dikurshem. Kur tjetri kupton gabimin dhe thote edhe m'fal kta tipat pergjigjen "kerkoi falje si shkerdhate legeni". 

Tirane, une po mundoja te kuptoja pse Shqupistat e semure ankohen se palloshi po bo reforma te djathta e po i jep fund rrumpalles shteterore e dun me dal ne rruge me udheheq Socialistat e deshperuar. Po ti ma dhe pergjigjen qe ti me cunat, se duroni Palloshin e doni me bo revolte.

 Nuk na intereson ke duroni apo nuk duroni ju cunat e Shqupit, sovrani e ka dhon verdiktin. Per Revolte nuk e di, ti e ke thone qe Rama iku .....ra..e priten Shqupistat me te baraslarguarit ti sjellin lirine popllit. Tirone po qe ke per ti morr te keqen e goglave ti Rames e sidomos Likes, a e di?????

 

Ti e ke mendjen me bo lojra fjalesh. 

Ne nuk i durojme taksat pafund te palloshit me pretekste. Nuk jemi ne kohe te Enverit, qe perfunduam popull pa buke, me pretekstet e partise.

Eshte e thjeshte. Populli nuk do te paguaje nga xhepi i vete taksa te pajustifikuara dhe qe do perfundojne ne xhepat e pushtetareve dhe bizneseve te tyre. Nuk e ha njeri sapunin per djathe.

se ca do ndodhi me Ramen dhe Liken, kjo mbetet per t'u pare.

Populli mund te mos doje te taksohet fare per ate pune, po ja qe nuk ka per te ndodhur. sa per Revolten, une e kum hudh bastin, se e di si perfundon ai qe bo zgjedhjet me dhune rruge. Keshtu zbatoni ligjin o trima me flete, se ju jeni nga ata qe shperndaheni me nje bilbil ose kur e dini qe sju kref njeri kur thyeni ligjin. Tirone te kishe pagu dritat e te coje zerin para shume viteve per papergjegjshmeri fiskale, sot ka ardh dita me pagu ti nga xhepi per borxhin e jo me gjithe poplli. Po qe skeni per te bo asigjo neser a e di se poppli eshte merzit me ju???

pome Liken ckeni, e keni pas 4 vjet ne koalicion, e ju dha mundesi te rripni ate popull, 4 vjet me shume?

Dritat i kam pagu gjithe jeten po shkojne leket per kokainen e piktorit. Une nuk jam as me pd as me ps, por po vodhe qytetarin sic po ben ky do perballesh me pasojat.

Ti nuk je as me PS as me PD, je thjesht Lefti smiley

Eh cju ka bo  Cuni i Sheqeres, ju vjen turp te thoni qe jeni te Shqupit. A e kupton pse smund te flasesh e jo te udheheqesh popull ti me shoket e tu?

Shnet lale. Nuk ja vlen te debatosh per ekonomine me ty se nga padituria kalon me debate militantesh dhe kritika si ne flete-rrufe.Te te rroje Rama dhe Berisha. 

Po jo mer Lale, une jom tu te hap syte, se nuk osth bota si te kan rrejte ty.

Ketej nga Chicago jone, kur do me bo Revolte , si ata qe po te cojne ty ne rruge te gabume, perfundo sallam, si ish Kreu i Sindikatave.

Po cju duhet revolta juve more derdimen, e bete ne 97 dhe e sollet prape Cunin e sheqeres ne pushtet per 8 vjet. Ulni kurrizin e paguni borxhet e mos ja u lini niperve e mbesave o Ekonomiqar.

Ku po vjedh ?  na jep ca fakte na i provo vjedhjen ?  nxirre ne shesh oj ti tirane ! 

O idiot,kush je ti qe flet ne emer te "ne"?Po nuk na the,a e gjetet alternativen per te zevendesuar palloshin,apo kjo ju ka mbajtur deri tani qe nuk e keni rrezuar

tirane, nuk ke e kuptuar mire ç'ka dashur te thote autori, lexoje dhe nje here te lutem, por horizontalisht, jo vertikalisht. 

Nese e ke per armet kimike, aty ja treguam qejfin Rames...smiley

Pse na i futët dhe në Komente këtë idiot të Noteruar me Tiranë ? . Ju qofshi të nderuar admina të nderuar .. ..Lereni Idiotin aty tek pëjetjet e mejtimit të mëndjes se këtu tek komentet vijnë ca që kanë mbaruar tetëvjeçaren të paktën si Gjëmbi që mund të na ksehasin .

Duhet dhe ky zorë e verbër e zgjatur e LefTKopesë me "Shteti ka Rënë " Po qe për këtë ky është si punët e Gomarit të Vuçidolit që po e hante Uku dhe lutej në të 13 e qershorit smiley

" Bane o zot të duket andërr se kemi shtet ...po  Fiton Rama "

Te rekomandoj te marresh nje kurs per shkrimin e gjuhes shqipe. Pervecse nuk di te shkruash, merr persiper te flasesh per gjera qe nuk ja ke haberin dhe sidomos nga nje kontinent tjeter. Peace!

Po je Komunist i fshehur HAPU dhe leri këto " mbjelljet " me gjuhësi .Komunistët kanë Penën përTrakte e paralmërime dhe Pushkën , nuk kanë kritika Gjuhësore VFLP smiley

bashen e gjore e ka vene ''sali serbi '' te ngreje zerin se po coptohet partia.  eshte duke u krijuar parti e re nga mbeturinat e pd-se!

kjo parti ka nje imazh te keq tek te gjithe shqiptaret dhe jo vetem tek perkrahesit e rames.

po nuk u c'berishizua ,pd-ja do shkrihet ose do te ngelet me % te vogla.

Kjo qeveri duhet te rrezohet. Luli do dije si ta drejtoje revolten e popullit. Kjo kaste bijsh eterish nuk shpeton dot me. Si guxon ky katil ti kerkoje njerezve te paguajne korentin. Dum baben.

Ed Rama be affraid, be very affraid. Basha & Strazimiri are coming for you.

 

Me duket se ktu ku kane arrit punet, politikanet shqiptare jane nda ne dy grupe te medhaja: bij etrish dhe bira kurvash. smiley Gjeje ti kush eshte me i miri.

PF, birat e kurvave gjithmone bojn hajer. Dikur "bir kurve" thirreshin me respekt mashtruesit e bulevardit. Pas 90s ky titull fitoi nje dimension te ri me pulitikanet tane kodosha. 

 Askush nuk mund të besojë sot se vetëm në 15 muaj,  atyre njerë zve që u thuhej se po konkurronin ekonomikisht me Gjermaninë, sot janë shndërruar në subjekte në prag të vetëvrasjes.

Jo me jo, te dytet mbas Gjermanise ishim, sepse ne krye kishim Bac Sali Berishen , Doktor Profesor i Demokracise, qe rrezoi murin e Berlinit komunist ne Shqiperi,, Futi Shqiperine ne Nato, Hoqi Vizat, athere me Berishen kishte bollik! Njerzit e thirshin udheheqsin e tyre Sali Bolliku!

Droga vu  pare sa te dush ..

Liri Demokraci, Sali Berisha, sali berisha .....smiley  smileysmileysmileysmileysmileysmiley

J

Artikulli, me pelqeu, thjesht per vet faktin se sillte shembuj te perseritjes se historise, mu perpara hundes se shqiptarve te mij sy-lesh. 

Syleshet po e marrin ne qafe perandorine

do protestohet per taksat e rritme, taksat rriten deetyrimisht se duhet financu borxhi, borxhi eshte i madh sepse gjate kohes se qeverise se meparshme u rrit jashte mase per shkaqe elektorale si dhe keqmenaxhim gropes thithese te cezit. Pra i bi qe pas 1 viti opozita kujtohet te protestoje per pasojat e keqqeverisjes se saj. I'm confusedsmiley

O tip, sa u rrit gjate qeverise Berisha-Meta borxhi? Na jep ndonje shifer...
Ti thu qe u rrit per qellime elektoreale... E marrim te mireqene.
Po a e di ti o kodosh blogjesh qe padroni yt Edi Rama, pra drejtuesi i qeverise Rama-Meta e rriti rreth 2 deri ne 3 here krahasuar me rritjen e qeverise Berisha-Meta, dhe kjo brenda vitit te pare.

Tani, vetem llogjika e nje socialisti dogmatik si ti mund te pranoje qe te marri nje borxh me te madh per te paguar nje borxh me te vogel.

Konfuz je... duket! smiley

nuk rriti gje mer kar gjate vitit te pare, se as investimet e parashiukuara nuk u realizun(nuk kish llogjike si ta rriste), thjesht beri transparent borxhin real qe e fshinin strucat e meparshem si dhe lau nje pjese te borxhit ndaj biznesit privat qe mos ikshim fare per lesh.

Se kuptoj pse je kaq rrote kari iheresmiley

Perkundrazi gjate ketij viti, vetem dogana dhe tatimet kane realizuar 300 milion euro me shume.

 

Shume njeri i zgjuar je... smiley 

Dogana eshte ne vetvete taksim qe shteti mban mbi tregtine e mallrave. Madje, ty si socialsit do te te habisi, por mes vendeve te zhvilluara - ku nuk eshte Shqiperia - ka marreveshje qe nuk i taksojne disa mallra ne dogane, ose i taksoje fare pak ne mynre simbolike. Cilat jane efektet e kesaj e ke pyet ndonjehre veten?

Tatimi, eshte taksim. Pikerisht per keto taksa te rritura po flitet. Ti nese rrit taksat duke i mbytur qytetaret dhe fshataret (njerezit e thjeshte, qe eshte pak si teper abstrakt si koncept, psh i paguajne drejteperdjrejte, ose indirekt ne rritjen e cmimit te mallrave apo sherbimeve qe varen nga produktet mbi te cilat rritet dogana apo ne pergjithesi taksimi.) 

 

Spaske lene liber pa i lexuar faqet e para. smiley

Gjysma e pareve eshte bo vetem nga tatimi i plote i kromit te Zamirit.  smiley 

Ujk pa dhemb Rama; te fillote sekuestrimet per rikuperimin e evazionit fiskal ne vitet e kaluara e te fillonit te ulerinit ne kor, bijte e eterve, komunizma eqetera eqetera. 

 

Pse sipas teja ai 300 milionshi vjen nga taksat e rritura, perkndrazi vjen nga mire kontrrolli me i madh qe po ushtrohet. E njejta gje po ndodh dhe me OSHE, qe me keto rritme vjedhje pas 2-3 vjetesh do falimentonte. E kuptove o militant 2 leksh i pd qe nuk po shet me hashash dhe po ha kursimet qe vjedhur gjate gjithe ketyre viteve. 

22 nendori eshte date e shenuar. Lulushi do dali ne proteste....do marre me vete dhe kukllen e preferuar...

I hodhi nje kocke Rama qe e mori me vete ne Beograd , kaq e ka Bushati , tani qe po e sheh qe dhe te tijet i kane kthyer krahet merr anal iste borxh nga UDB -ja si Baton Haxhiu qe ta mbrojne.

Por kur erdhi puna, katër vite më pas, kjo strategji nuk i dha atij asnjë deputet më shumë. Ai erdhi në pushtet jo se i bindi shqiptarët, jo se fitoi me frymë, por thjeshtë se arriti të bëjë marrëveshje me pjesën më të errët të qeverisë së shkuar.

Cit. Mustafa Nano...

Eshte e paktueshme koncepti qe kane disa te djathe ketu mbi mbarevajtjen e ekonomise. Absurd per te qene me korrekt. 

Si nuk u ngopet nga keta me kompleks inferioriteti mer Jahu .

Tani Xhibolja e ka hjekun dashnine per Peshtymoren panorama dhe MAgazinen POpullore dhe ka shti dashni me nje Kalemxhiu .Kom smiley Nga i gjen mor aman keta me nga njera ane dhe nga ana tjeter ..Me keta do e formosh partine e te Baraztundurve ?

Po pse nuk i thua ketij lapsi .kom qe te shpike nje Popull tjeter e te kerreje nje Parti jo nga pjeset e erreta por nga pjeset e ndritshme te Fantaziase se semure me fantashkence te inteliDjences sterile Hemore , si keta te Lapsi .Com .

Po thuaj a derebardhe ..Kjo qe perfaqeson Opoziten eshte Themeluar mbi themelet e  

Genjeshtres ,Ulerimave dhe Mashtrimit .. dhe nuk mund te shfaqet ndryshe

Cfare do qi qe do me gjet Krahasime te tjera ? Edhe kete e kane lene pa Karrike smiley

Fillun antimitingjet smiley

20 shkurt 2014, vetem 9 muaj me pare, po njesoj. Protestuan per drogen, gjasme, nderkohe qe lazaratin e mbanin keta per kaq vite. Kete avaz paska PD, te beje protesta kot me kot. S'ofron dot gje tjeter.

shkabe, ty ste thyejne dot adminet.. Pss-tak-fuck, gati, nicku i ri..smiley

Lere se dje e 10-ne fare, Belul. Po thuaj qe s'pata une kohe te merresha me keta. Une po i flisja Milos si njeri e po perpiqesha ta ndihmoja, ata e fshine. Shume ordinere. Nderkohe bredharaku vazhdon te me qepet ne cdo postim me sharje nga motra, une e shperfill e prape ata me qepen mua. smiley U mor vesh qe jane nje grup keta adminet e qe s'duan te administrojne forum te hapur, por nje faqe facebooku te veten. Kot e lene publik. Keshtu i kane detyruar dhe keta te tjeret te vijne me lloj-lloj emrash, nga Redi ne tirane, edison a ca dreqin perdorin. Une te pakten nuk fshihem smiley

po mire mer mire.. une nje gje skuptoj me ty.... (jo, mos ki merak, nuk te them: ore, kaq te nevojshme e ke  ''peshkupauje'' ti.smiley)....

por ti deri tani  ke rreth 30 nicke abuzive, apo jo?  tashi: 30 X 5 komente qe lejohen per nicket abuzive,  ja pra ku i sigurove 150 komente  ditore, pa qene nevoja fare te krijosh nick te ri..smiley

 

Belul, ty s'te prish pune nicku im i ri po aq sa s'me prish mua pune bani ndaj te vjeterve, ndaj jemi ne rregull qe te dy.

Edhe nje gje, Belul. Keta m'i fshijne fare te vjetrit, jo thjesht 5 komente. Rralle harrojne t'i lene. Aq te fiksuar jane smiley

dhe ky pozicioni yt si miu (thjesht figure krahasimi,jo ofendim) ata mbyllin nje vrim,ti hap nje tjeter.smiley
Kur s'te dun,s'te dun,tha. beji naften peshkut dhe maroi filmi.

une s'futem qe te me doje njeri. lol

Ti futesh nga vesi?

Po ti e bredharaku, jeni gje nimfomaniake qe me jeni qepur pas? 

Dil nga blloku shoku Andi dhe hap syte ne Shqiperine reale, Shqiperine qe ka Rilindur qe prej tash 1 vit e 1/2, Shqiperise ku njerezit qe skane buke apo qe hane me veresie jane me te shumte se perpara 2013-es.

Pastaj dil e genje se ata i kane "mesuar permendesh"

Legen!

Lajmi i Fundit - Breaking News

Rama fshihet ne bunkerin anti-atomik te Enver Hoxhes perpara protestes se opozites
 

Nuk mahesh sot,s'ke faj. smiley

Nga Fejsbuku i udheheqesit e more kete news-in me breke?Spaska nder mend ti vrase si Fyhreri yt protestuesit Rama,po parapelqen te fshihet vete?

O Lefti, o i semure! smiley Keshtu thate dhe ne 20 shkurt ore! kete avaz paskeni!

haha, rama paska hapur dyert e kryeministrise per popullin sot ne 11:00, gjasme per te pare tunelin e diktatures. kush te doje, le te futet. hahahahahahhahahaha, shume simbolike.  i madh eshte. 

Weeee,gjith ai popull qenka mbledh,skisha pa naj here ma shume!

O lefti zemra vogel, ajde ajde ca menje, ik plako se na felliqe, do dali naj komunist nga bunkeri dhe do ta kerrcasi naj nji.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).