Për skandalin në EULEX, të cilin e publikoi gazeta Koha Ditore në një seri shkrimesh, së fundi ka raportuar edhe “The Guardian”. Gazeta shkruan se Bashkimi Evropian po përballet me krizën më të rëndë të politikës së jashtme të viteve të kaluara, pas akuzave të Maria Bamiyeh për korrupsion brenda EULEX-it. “Misioni i EULEX-it ka kushtuar më shumë se një miliard euro, që kur u krijua më 2009 me premtimin për ndjekjen e ‘peshqve të mëdhenj’ në mesin e politikanëve të Kosovës, që akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar. Deklaratat e Bamiyeh, së bashku me publikimin e dokumenteve komprometuese në shtypin kosovar, e kanë fuqizuar përshtypjen e qytetarëve se EULEX-i është bërë pjesë e problemit, në vend se të jetë zgjidhja.”

Artikulli i plote: EU’s biggest foreign mission in turmoil over corruption row

 

BIRN - Lojëtarët kyç në skandalin e  EULEX

Maria Bamieh – Prokurore e EULEXBamieh pretendon se EULEX i shpërfilli raportimet e saj për korrupsion brenda misionit. Përkundrazi, ajo u përball me hakmarrje. Misioni e ka pezulluar atë për dyshime të rrjedhjes së dokumenteve të ndjeshme te shtypi. Ajo e mohon këtë.

Francesco Florit – Ish-kryetar gjyqi në EULEX Florit akuzohet se ka pranuar një ryshfet për të liruar një të pandehur për vrasje dhe se ka kërkuar një ryshfet në çështjen Tolaj të korrupsionit. Florit, aktualisht një gjykatës në Itali, i quan akuza të pabaza.

Jaroslava Novotna – Kryeprokurore e EULEX Bamieh ka akuzuar Novotnan për bashkëpunim në përpjekjet për të  prishur çështjen Tolaj.

Ilir Tolaj – Ish-sekretar i përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë  Tolaj u dënua për mashtrim me teksat dhe për abuzim me pushtetin në një çështje korrupsioni në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës. Bamieh ishte hetoi çështjen dhe zbuloi përgjime që sugjeronin ndërmjetësime të Tolaj për të ndikuar çështjen përmes Florit dhe kryeprokurores së EULEX. 

 

BIRN: BE njofton hetim për dyshimet për ryshfet në misionin e Kosovës

Mogherini tha në një konferencë për shtyp në Bruksel të martën se një ekspert i pavarur do të hetojë akuzat se një gjykatës i EULEX mori ryshfet për të mbyllur një akuzë ndaj njerëzve të akuzuar për krime të rënda.

“Mora vendimin sot për të emëruar një ekspert ligjor, një ekspert të pavarur ligjor, për të parë dhe rishikuar zbatimin e mandatit të misionit. Natyrisht me një fokus të veçantë në trajtimin e akuzave,” tha shefja e politikës së jashtme të BE-së.

Akuzat dolën në publik javën e kaluar kur një prokurore e EULEX, Maria Bamieh, akuzoi një ish gjykatës të misionit, Francesco Florit, se ka marrë 300 mijë euro ryshfet për të shpallur të pafajshëm një person të akuzuar për vrasje dhe për kërkimin e një ryshfeti tjetër në një çështje korrupsioni kundër një zyrtari të qeverisë së Kosovës.

Florit mohoi prerazi akuzat.

Bamieh, e cila është pezulluar, akuzoi se EULEX në fillim refuzoi të hetojë dyshimet e saj mbi Florit dhe në vend të hetimit e shënjestroi atë si person që ka nxjerrë dokumente konfidenciale në publik. Elmar Brok, kryetar i komitetit të Parlamentit Europian për çështjet e jashtme, i kërkoi BE-së të martën të hetojë në tërësi akuzat për t’u siguruar që EULEX të mbetet një institucion i besueshëm.

“Roli i misionit në Kosovë është të luftojë korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë dhe ai duhet të japë vetë shembullin i pari. Ne duhet të tregojmë pa hezitim se askush nuk është mbi ligjin dhe se lufta kundër korrupsionit është prioriteti ynë kryesor, si në Kosovë ashtu edhe brenda institucioneve tona,” tha Brok, sipas raportimit të Wall Street Journal.

Bamieh akuzoi gjithashtu kreun e prokurorisë speciale të EULEX, Jonathan Ratel, se ka penguar një nga hetimet e saj në lidhje me deputetin Azem Syla të Kosovës, një zyrtar i lartë i Partisë Demokratike. Syla dhe nëntë të tjerë qenë akuzuar se kanë përfituar ilegalisht tokë me vlerë qindramilionë euro. Deputeti ka thënë se akuzat janë false.

“Besueshmëria e akuzave të tilla është shpesh e pabazë dhe tendencioze,” i tha Syla gazetës së përditshme koha Ditore të Prishtinës të mërkurën. Syla shtoi se ai ka bërë publike pasurinë e tij personale dhe familjare te autoritetet përkatëse. Ratel i tha BIRN javën e kaluar se nuk ka ndër mend t’i përgjigjet akuzave të Bamieh. EULEX merret me rastet e krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të luftës të cilat konsiderohen si tepër të rëndësishme apo tepër të ndjeshme që të trajtohen nga drejtësia e Kosovës.

20 Komente

po tani?/?  cdo te bejne ithtaret e eulex-izmit ne shqiperi!

gjithe ajo lufte per prokurore te huaj,per bankiere te huaj,per berbere turq qe qethin me mire se shqiptaretsmiley,perse u be!!!   kjo eshte thike mbas shpine,aq me teper nga birn-i klajdist!

po ty s'te ben pershtypje qe denoncimi u be publik pikerisht nga nje e huaj?
Sa veta bejne publike denoncimet ne shqiperi mgjse rryshfeti jepet e merret hapur? u rrofte fiks fare qe i argeton se asnji reagim nuk shkakton. Perkundrazi, te shofin me dyshim sikur te jesh psikopat nqse nuk i nenshtrohesh te njejtit rregull qe thote pak a shume, jep kur duhet dhe merr kur t'i japin!

Nje fakt eshte i pakundershtueshem, korrupsionin dhe mafian nuk i shpikem ne shqiptaret. Ato kane qene dhe do te jene, madje ne mes te Europes. Problemi eshte qe te mos trashen gjerat nga zullumi, se te zene perfund e te marrin frymen. Ky eshte dallimi qe duhet te bejme ne.

Trimeri eshte ai,qe guxon; Te guxosh,do te thote te veprosh; Te veprosh, do te thote te mendosh; Trim, pra, eshte ai qe guxon te mendoje. Keshtu,jeta eshte trimeri,guxim,pra mendim.Majat e trimerise te cojne ne keroizem.Heroizmin e bejne herojnte.E kush tjeter jane herojnte,vec mendimtareve,qe bejne gjithcka per gjithkend. Ky eshte heroizmi,qe u duhet te gjitheve e gjithkujt. Mesohun te beheni trima!

Te shof cer komente do marr per kete.

Para ligjit, jane te gjithe te barabarte. Kjo gje me pelqen, dhe besoj se ju pelqen edhe 90% e njerzeve. 

fillun patriotat me heq vemendjen nga vetja

une them, kjo paska qen arsyeja qi gjith ai korrupsion ne kosove dhe nuk eshte denuar asnje qeveritar. ishalla po hapen petet e lakrorit

Ehu merreni me Eulex-in juve, ka plas bomba ne Luxemburg....Shteti ju mundesoi multikorporatave per evazjon fiskal mjarda dollaresh, dhe gishtat po drejtohen nga Presidenti i ri i BEse , Junker i cili ka qene edhe KM pergjegjes per kete skandal...Ky korrupsjoni ne Kosove i perngjan pare xhepi perpara ketij ajzbergu te cilit nuk i dihet fundi.

paska pas te drejte Kameruni...lol

Kameruni te bej gati paret se e paska pranuar te paguaje £1.7 miljardeshin.... smiley ...(behu gati per rritje taksash Noshke sic duken bathet). Spaskan qene burra as keta Konservatoret, dhjaksa paskan qene....Mbaj mend kur ka per te fituar Farage zgjedhjet qe po vijne  smiley Deri tani e paska hedh tuc dhe Edin, pas kesaj takses se BEse ky do ta hedhe ne kanal dhe Kamerunin sic po e shof gjendjen une

Kameruni paska pas te drejte per kete Junkerin....do e mysin fare Luksemburgun smiley

Junker do e haje pataten nga kjo pune, se ka qene krieminister ne luksemburg

Arto, per kete parajsen fiskale ne Luksemburg qe kane patur disa multi-kompani, gazetat kane dje dhe sot qe po flasin. Po per ate te Kamerunit, nuk e di çfar ka bo vaki. Mund te ma sqarosh me dy llafe perse eshte fjala.  

Po ja do i paguajne ato leket, 2.1 miljared euro.....por pas zgjedhjeve dhe pa rritje kamate dhe pa gjoba i paska kerkuar Osborne dhe Cameron dhe si duket paskan pranuar..sa tju a fusim icik Anglezeve te na japin votat fillimisht    smiley

Per te qesh eshte se sa vlere e vogel eshte 2miljardshi ne fakt. 

Kamerun i ka pisk punet shume se po e shtyn miletin drejt Farage-s, edhe ne Partine e vete i jane sulur keqazi nderkohe me pro-evropjanet nga partia Laburiste (ish ministri Ken Clarke)po i kerkojne ta hedhe BEne ne gjyq, nuk eshte pune e 2 miljardeshit se sa e gjestit apo ultimatumit qe ju vune keta te BEse...Farage po ferkon duart para dy muajsht kishte kap 25% sipas sondazhet....fut dhe kete dhe e ve direkt ne rrezik David-in dhe Edin (vetem nese krijojne nje koalicjon  keta te dy , gje qe e shoh te pamundur)

Eshte turp o Bame qe ti kerkojne leke dhe paguaje Greku,Portugezi,Bullgari,Malta dhe Italiani per Francen,Suedine,Finlanden,Belgjiken,Austrine dhe Gjermanine

Eulex eshte mision politik i be. Nuk ka lidhje me Ligjin. Nuk mund te godasin thacin apo te tjere se prishet ekuilibri. Pra Eulex ruan statuskuon.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).