Si i kemi shoket? Po shoqet?

Ne kundershtim te plote me c'na premtonte Al Gori me shoke ndoca vjet me pare per ngrohjen globale, dimrat po na vijne njeri me i ftohte se tjetri. Stuhia e fundit e debores ne Buffalo (por dhe ne jug te Kanadase) eshte quajtur "epike", me reshje debore qe vende-vende (sic thoshte i ndjeri Petrit) ka arritur deri ne 193cm dhe tashma ka mbuluar gjysmen e Amerikes. Qytetare, po dhe fshatare, kane mbetur te bllokuar neper shtepi dhe makina pergjate highways per ore te tera. Deri kur do te vazhdoje kjo gjendje keshtu? Pse nuk merret shembull nga vende te perparuara europiane si Shqiperia ku dielli shkelqen akoma per shtate pale qejfe dhe ku as shiu nuk duket ne horizont.

Presim pergjigje.

GAT

67 Komente

epike dhe ajo foto e 2te! smiley

Eh c'iu ka bere ai Fifti Sheidi you grave!

Ja u qajme hallin , por nuk i ndihmojme dot ! smiley

Dmth veriu po behet akoma dhe me i ftohte , ndersa ekuadori akoma dhe me i nxehte.

Pa dash me u fut tek fusha e Pjerit me CO2-sha, po ne knej kemi fillu te blejme aksione afatgjata tek kompanite e konservimit dhe perpunimit te ujit. Shishja 500g e ujit qe tani ka fillu me u shit 1 dallar neper kjoska dhe per nja 2-3 vjet siguro qe do barazohet me cmimin e benzines. Me 30 e ca mije liqene, pa llogarit akullnajat, Kanadaja ka 25 perqind te rezervave te ujit te pishem ne bote.

Nje shpi, me gjithe liqenin perpara e ble ke 150.000 dallareshi neper fshatra te humbura kanadeze. Puse nafte nuk iu lame dot kalamajve, po ishalla po iu lejme nja 2-3 liqene.  Hajde se do flasim...  smiley

Duhet dhe ndonje pensionist afer qe di me lujt tavell. smiley

Nuk eshte keq PF, se kriza e ujtit ka kohe qe po ndihet por nuk behet zhurme, se drejtuesit e planetit e dine pastaj se ç'i pret, nje katrahure, nje anarshi globale. Keshtu qe ke bere mire se çmimi i ujtit rritet çdo vit. 

Rrofsh Pjer. Ja per nje llaf te mire nga ty kisha nevoje per kete investim. Tani nuk po ndalem mo.

P.S. Pese dite buke tha Ylli Bufi kemi dhe u vrane njerez. Imagjino te dali kryeministri i Indise dhe te thote kemi vetem tri dite uje. smiley

Sikur te ndodhi kjo qe nuk besoj te ndodhi, PF, brenda muajit ke 100 milion indian ne Kanada smiley

nji update per deklaraten, PF. Ka pas reshje ne Shqipri po sic mesohet nga korrespondenti i gazetes se North Yorkut atje, i vetmi problem kish qene shperndarja jo ne kohe e picave.
Eshte proverbiale sjellja moskokcarese e borgjezit tipik shqiptar qe eshte mesuar te haje jashte ose minimumi, t'ja servirin gati ushqimin.

3 te shkrete sikur kishin vdekur nga permbytjet ne Lac. Ajo dreq pica u vonua thuaj smiley

me siguri do kete qene zgjedhje e tyre personale.
Vec mos harro se aty s'te vret polici kurse ti ne Amerike ke frike kur del nga shpia se nuk e di a do kthehesh gjalle ne darke

Sh e drejte. Shyqyr me ka qelluar restoranti afer apartamentit qe na ka dhene shteti, socialit (TM Pjeri). Kemi nje tunel nen toke qe me nxjerr direkt tek bodrumi i restorantit, dhe s'ka police.

filloi bora andej nga ju mo..?  -hajde dimer te ,mbare!smiley

Ngushellime atyre qe jetojne atje....! S'ka gje me te merzitshme...

Kur te lejojne perdorimin e "cold fusion reactor" atehere qytetet do ngrohen me ane te "infrared heating panels".

Kisha qef me marr nje Mini Cooper ( m'pelqejne shume) Po me c'duken bathet ka per t rene bore shume kete dimer. 

Un skam pa gjo , jam kon ngjum!

S'eshte e vertete, vetem 3 minuta ra bore, kishte thene guvernatori i Nevyjorkut. 

P.S. Sugjerohet kujdes per te mos rreshkitur mbi bore-insinuatat qe presidenti i Turqise muslimane mund te hedhe neper rrotat e Perendimit.

Eh mer Xhib qe nuk le muhabet, pa e bo synet. smiley

ca osht kjo, paraqitje e nje fakti..thirrje per ndihme...apo thjesht tu bo muhabet moti ke peshku..

p.s. o PF-o, kto foto jan nga upstate...jo NY smiley

P.p.s. New York quhet shteti dhe kur thua "up state" eshte prape pjese e NY. Ai qe kujton ti e ka emrin New York City.

flmd gjembi, nuk e kisha parasysh smiley

detaje t'vogla. Nderkohe, sa lexoi komentin tat, e hoqi kokverdhin qe qesh korrespondenti i N. Yorkut. Edhe ky detaj

ass i gjeografise je

u prishe n'ftyre. As kokverdhe qe qesh me batuten tate nuk vune. Merre me humor englez them un

ok, snowflake

Ndoshta ate detaj (NYC eshte pjese e nje shteti goxha te madh me emrin NY) nuk e ka nxjerre ende LL.

gjembo, me duket se je nga alabama... kur robi do me fol per state, thot NY State...nuk thot NY

po lene mo, se ene nji te tallme trapi qi doja me bo un u shnderru ne shtjellim te llafit trap per gjembin

o shefo, mshiji kto gjeografistat se jon shum te bezdis

po lene mo, se ene nji te tallme trapi qi doja me bo un u shnderru ne shtjellim te llafit trap per gjembin

S'ke pse, e kam pare shtjellimin e asaj fjale qysh me 14 Dhj 2010 - 18:16

PF, 

A keni mare direktiva mbi vlersimin e rendesise se temave ne lidhje me imazhin e vendit dhe qeverise? Nese po, i keni ndjekur? Nese jo, perse nuk keni marre???!!!!

lere lere se po u del llafja me duket, qe do jete dimer i poshter, thame se s'kishte me te poshter se vjet, po te shofim ca thote Al Gore. 

Bora i rregullon imazhin atij qyteti te shemtut. 

Mire qe eshte PF, dhe tv ne Shqiperi (vuuu telefonat) qe te marrim vesh qe ka rene bore ne New Yorkun e larget.  Ne New Yorkun e afert dielli per qejf.  

O PF, pse perhap panik?   

Asnjehere nuk e kam kuptuar se ca do te thote Bore e modhe apo Bore e vogel.

Bore e madhe quhet kur ndalohet qarkullimi i makinave, dmth je arrest shpije. Te tjerat jane bore e vogel

Ngrohje globale smiley

Te jemi te sinqerte Art, qe ka crregullime shume te cuditshme atmosferike ka, po a eshte kjo pasoje e vrimes se Ozonit, a eshte a makinerive te alternimit te motit qe prodhon Kina, kete nuk e dime.smiley

Eshte mbyll shtresa apo vrima se s'po ju marrim vesh.

Ozoni llafi qe bie, por meqe jemi tek spekulimet, po sikur ngrohja globale te kete krijuar crregullime ne nje fushe manjetike te tokes qe krijon keto turbulencat atmosferike qe jo domosdoshmerisht jane te ngrohta? Apo s'nuk?

lajm i ri... bo ftoft ne NY (not upstate gjembi)

   Nuk ka asgje te jashzakonshme.Klima ka rregullsite e saj, por edhe devijime tek ekstremet, qe perseriten ne menyra ciklike.Njerzit jane  shum te vetedijshem per keto " Dekrete " Perendie, te cilat nuk ndryshojne me lutje por duke i njohur dhe programuar masa..! 

Sjellka ... shqetesim  dbora e madhe ne New York dhe aspak permbytja katastrofike ne Shqiperi ..! 

Nuk perben me shqetesim kur permbytesh cdo vit.

E veshtire duhet te jete te jetosh ne Alaska. Ndoshta ja fus kot, duhet ta provoje njehere. 

ne behar edhe alaska eshte bukuri e madhe .mbush plot me lumenj liqene trofte salmon .koburen duhet ta mbash gati prej arinjve te zinj se ata te marrin per gallof nganjehere.ne dimer pastaj ke vetem 3-4 ore dite , nese te pelqen peshkimi ne akull apo gjuetia e moose mund ta shtysh nese jo sigorohu te kesh rezerva te mjafta prozaku qe te mos lush nga mendja e krese.

Po qe shikon edhe Rusine qe nga ballkoni, si ajo Ulkonja e republikaneve smiley

E mira eshte qe kur sheh Rusine, ke shansin te shohesh edhe kete. smiley

Cfare eshte "prozaku" Alba? Po ne dimer me slita levizet apo funksionojne mjetet motorike?

prozaku eshte antidepresant , trecereku i kaureve e perdorin si ne aspirinat.smileyne dimer ne zonat jo te populluara perdorin slitat ne zonat urbane ku pastrojne rruget makinat.alaska prodhon nafte .makinerite e renda i transportojne me maune mbi akujt e liqeneve te ngrire.ice roads me duket eshte nje dokumentar ne youtube apo netflix.po flasim per ca shofere burra e gra teper trima.peshkimi i salmonit eshte industri e madhe po shikoja njenazaj se cfare hiqnin peshkataret ne ujerat e alaskes ne kushte klimatike teper te rrezikshme per te kapur salmonin qe ne e blejme ne supermarket , te paketuar marinuar gati per ta futur ne furre.

wow ca qejfi! Kisha me shku me ndejnte nja 1 muaj tani n'dimer, por nuk di kujt me i zone derren. Me nje fjale nuk njof njeri dhe keshtu turist fillikat sikur nuk me pelqen.

Sa bukur i hedh fjalet keshtu larg e larg nga Kina

Kerko ne Internet duhet me siguri te kete guida turistike specifke nese do te takosh eksimezet pinguinet etj.ka cruise ships ne bregdetin e Alaska.

Jo, jo, me mire po iki anej nga Kina, se Gjembi me perzuri smiley

..."trecereku i kaureve ..."  ! 

 U ty te vente e mira perpara , degjove moj ?

Kemi pas nje plak tiranas dikur kulloste delet prane pallatit tone.ai zuri miqesi me nje komshi I cili dilte here pas here jashte dhe I tregonte orat electronike me muzike.plaku tundte koken:c'ka bo kauri.kauri osht I mencem fort mer daje.smiley

Kujdes me deboren, kur te perdorni lopaten,ka rrezik te pesoni hart atac  ju keshillojne ekspertet e shendetsise!

Nuk ka rene kaq shume tek ne , sot filloi te zere serish mbasdite .

Sa alarmante duket ne foto, ne fakt keto kohe i kemi kaluar 100 here dhe sna ben pershtypje , nga makina ne pune , nga puna ne mall, nga mall ne supermarket, nga aty ne shtepi

Edhe kur ikim pa makine , qameti 7 minuta deri te treni edhe ajo rruge eshte e bukur , mua me pelqen , vecse kur ngrin ndonjeher dhe kur dimri zgjat me shume se 4 muaj atehere behet boring

Dill i modh ne Goa. U qelbem smiley

Kush më sjell ca borë nga Nju Jorku, se djali im është shumë kureshatarë të shohi borën dhe të luajë me topa bore. Këtej ncuq fare smiley

Ca e do boren mi Adria, ku ta gjesh diellin e bukur qe shkelqen dhe kur ulen temperaturat, vjet ne Tirane ka bere dimer fantastik, gjithe kohen corapet me te holla e c'na donte zemra tjeter kemi vesh, ka lezet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).