TIRANE -  Për herë të parë, 36 vjet nga inaugurimi në Qershor të 1978-ës, u hap në Tiranë bunkeri anti-bërthamor i ndërtuar nga qeveria komuniste, një pallat i vërtetë 5 kate nëntokë, por këtë radhë i shndërruar në një qendër historiko-artistike të quajtur “BUNK’ART”.

Hapësirat e parashikuara për mbledhjet e Byrosë Politike nëse Shqipëria sulmohej, dhomat ku mendohej të flinin ish-diktatori i komunizmit Enver Hoxha dhe ish-kryeministri Mehmet Shehu në rast të një sulmi bërthamor, janë transformuar në art. E ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili i i shoqëruar nga ambasadori italian Massimo Gaiani, kryediplomati amerikan Aleksandër Arvizu dhe ministra të kabinetit qeveritar të cilët hapën 5 dyert e blinduara të këtij bunkeri në periferi të Tiranës, që tashmë është shëndërruar në një ekspozitë-muze. Ja çfarë është Bunk'art e ku mund ta gjeni
 
Nga salla ku ishte parashikuar të mbaheshin mbledhjet e Kuvendit të Shqipërinë në rast sulmi bërthamor, Rama tha se pas çeljes së këtij bunkeri për mbarë publikun, do të hapet çdo varr i së shkuarës siç u shpreh ai, duke veçuar hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama
 
“Një varr i hapur i një kohe të shkuar për të na kujtuar se ne nuk e kemi arritur dot të varrosim në paqe tundimin që përmes të shkuarës të marrim peng të ardhmen. Kjo është arsyeja pse ne do t’i hapim të gjitha varret e të shkuarës, në formë tunelesh, edhe ato në formë dosjsesh. Për të kuptuar se nga vjinë prindërit, gjyshërit, e shkuara e tyre” , tha Rama.
 
Sipas kreut të qeverisë, vetëm duke e parë në sy të shkuarën, mund të shihet lirisht drejt së ardhmes, duke njoftuar njëherës itinerarin e hapjes së godinave të tjera. E radhës, tha Rama, do të jetë “Shtëpia e Gjetheve”. Në fjalën e tij, Rama tha se mazhoranca do të qëndrojë larg rishikimit të historisë, pasi edhe në rastet kur është tentuar tha ai, ka dështuar për shkak të ndërhyrjes politike. Rama tha se ka marrë një ndjesi të jashtëzakonshme nga çfarë ekspozohet në këtë bunker të shëndërruar totolisht përmes artit, ku nuk i shpëtoi tundimit të fotografonte me celularin e tij atë çka fshihte ky bunker i regjimit komunist.
 
Bunkeri me 5 dyer të blinduara, i emërtuar në vitet e regjimit komunist si “Objekti 0774”, ka mbi 106 dhoma, mes tyre ajo e ish-diktatorit të komunizmit Enver Hoxha dhe e kryeministrit të asaj kohe Mehmet Shehu. Në shumë nga këto ambiente janë ekspozuar armatime, uniforma, dokumente, harta të ndryshme dhe detaje të tjera që shërbenin në atë kohë.
 
Bunkeri, i cili ndodhet në Shish-Tufinë, pranë Batalionit Mbështetës të Shtabit të Përgjithshëm, hapet me rastin e 70 -vjetorit të çlirimit.  

“Ky 70- vjetor i çlirimit të Shqipërisë nuk është momenti për të nxituar se kush del më shumë partizan apo kolaboracionist nga ne të gjallët, por koha e një reflektimi dhe bashkimi për një ta ardhme më të mirë për të gjithë ne”, - theksoi kryeministri Rama.
 
Linja historike, muzeale dhe artistike, bëhen bashkë për të përcjellë tek vizitorët mesazhe të qarta për dy periudhat më të diskutuara të historisë tonë, periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe atë të regjimit komunist në Shqipëri. Muzeu do të qëndrojë i hapur deri në fund të dhjetorit dhe çdokush mund të shkojë ta vizitojë për të shuar kureshtjen.

Rama: Përpjeket për rishkrim të historisë, të dështuara, qytetarët ta shohin të shkuarën me sytë e tyre
E shkuara e Shqipërisë është një pjesë e pandashme historike e cila sipas kryeministrit Edi Rama duhet njohur nga qytetarët, e veçanërisht të rinjtë, në të gjitha dimensionet e saj. Me çeljen e bunkerit të nëndheshëm antibërdhamor të Enver Hoxhës, kreu i qeverisë tha se është çelur gjithashtu dera e një raporti të ri me historinë, ku ndyshe nga qeverisjet e mësparshme, publikut nuk i fshihet më e shkuara.

Rama tha se përballë përpjekjeve të dështuara për të rishkruar historinë, nga historinë që sipas tij, nuk i kanë shpëtuar dot ndikimin politik, qytetarët do të kenë mundësinë ta shohin me sytë e tyre këtë pjesë të historisë së Shqipërisë, duke i ftuar njëkohësisht që të vizitojnë “BUNK’ART”.

183 Komente

Kur protestonte PS-ja, Berisha ia bente me gishta nga dritarja. Kur protestoi PD-ja, Rama s'i provokoi ashtu ata po shkoi te hape bunkerin.

Kjo pra eshte Rilindje. Cmimi i dritave, papunesia etj jane thjesht gjera materiale, dmth ordinere, dmth jo-idealiste. 

Nëse ju do të vazhdoni të festoni me portrete të Enverit, cdo zyrtar amerikan do të bojkotojë pjesmarrjen në festimet e 70 vjetorit të clirimit të vendit. 

Madje ka theksuar Arvizu, ky nuk është një mesazh i ambasadorit, por një udhëzim i Departamentit të Shtetit.

Sipas burimeve konfidenciale te Lapsit, ky eshte mesazhi qe Arvizu i ka derguar Rames dhe Metes pas enverizmave te radhes.

Kush ia rrjedh Lapsit keto te dhena, keshilltaret e Rames apo te Arvizut? smiley

Thone qe Arvizu s'e mban mire pijen.smiley

Sidomos rakine e bufese se bunkerit smiley 

Ne 17 nentor Rama vinte n'Facebook foto enver-sfondiste si kjo, kurse pas shuplakes imperialiste ve bunker-fjalime si ky:

 një vizitë në këtë ngrehinë antiatomike do t’i tregojë vajzave dhe djemve të këtij vendi, mbi diktaturën, mbi Enver Hoxhën, mbi Mehmet Shehun, mbi gjithë hordhitë antinjerëzore dhe antifetare që prodhoi ai që u quajt çlirimi i atdheut, sesa ç’mund t’ju tregojnë të gjithë historianët e mbledhur së bashku. Të cilët, në rastin më të mirë mund t’i kthejnë lexuesit e historisë në partizanë dhe në gjermanë...

 

Ndërkohë që katarsisi që na mëson shembulli i madh i Gjermanisë, por dhe shembulli i të gjithë atyre vendeve që nuk iu shmangën, por u përballën me të keqen...

 

Ky është një varr i hapur i një kohe të shkuar, për të na kujtuar se ende nuk kemi arritur dot të varrosim në paqe tundimin e atyre që përmes së shkuarës të marrin peng të ardhmen. Kjo është arsyeja pse ne do t’i hapim të gjitha këto ‘varre’ të kujtesës. Nga këto që janë në formë godinash, tek ato që janë në formë tunelesh dhe tek ato që janë në formë dosjesh...

Tashi besoj e shef pse Meta i ben vazhdimisht Enver-fresk idrizave t'Shqiperise duke i ofruar votave te tyre besnikerine dhe qendrueshmerine e tij, perkunder alternatives se luhatshme te Rames i cili lekundet nga refleksionet tip "PS-ja eshte parti komuniste derisa te denoncoje hapur luften civile qe beri gjate L2B" tek "do bejme nje parti me Avokatin" tek  "Gramoz Rucet dhe Skender Gjinushet jane edhe buke edhe gjelle, si patatja" tek refleksionet 2.0 tip "anikomunist si puna ime ishte vetem Papa Gjon Pali" lol

Nuk e di per pikture, por hartimet i than ky. 

Hartimet padyshim qe i than Rama, por keto Enver-oshilacionet e tij i shkaktojne marrje mendsh nje pjese te mire te engjalveristeve, si puna e ketyre komentuesve qe replikojne tek ky fjalimi bunkerist i Rames: 

Veprat e Enverit te gjithe i duan,,kurse per Enverin s'duan as ta permendin dhe as ta shohin politikanet tane,,duan apo nuk duan ata ai ka len gjurme te thella smiley

 

Shqiptaret kujtojne qe ne komunizm ishim te gjithe te varfer e ne democraci do jemi gjithe te pasur.. Na e ka mesuar Enveri qe kapitalizmi eshte shfrytzim i njeriut ndaj njeriut e sa me shpejt ta kuptojme aq me mire do jete

 

Rroft Enver Hoxha dhe Vepra e ti e Lavdishme, veq Enveri diti mi shti Shqiptaret me e desht Shqipnin me zor, se e pame se qka bane Shqiptaret mbas Enverit, e shkatrrun Shqiperin total. Lavdi Vepres Xhaxhit Enver.

 

Z Edi Rama sistemi i enver hoxhes kishte shume gabime por organizimi dhe punesimi i popullit ne ate menyre.. ska burre ta perserise me ne shqiperi.!

 

Po vec veprat e Enverit po ekzistojn mas 25 vitesh nuk po shohim asnji veper tjeter masi po flitet e vec po prishin edhe prap shum prej tyne po ekzistojn

 

Po lereni enverin rehat atje Ku eshte ...se eshte i vetmi qe ka punuar vertet per shqiperine. ....energjine elektrike qe kemi sot eshte fale hidrocentraleve te enverit. 

 

ENVERI QENDROI NE SHQIPERI. PI JU POLITIKANET E MAJT DHE TE DJATHTE KU I KENI ÇUAR PARAT E PIPULLIT

 

Enueri ka qen dhe do te mbetet i pa vdeksgem,vet populli flet qe Enveri e ka len ne goje

 

persa i perket vlerave njerzore Enveri ka merita dhe jo pak sot njerzit tane jane degraduar Familja nuk eshte me prioriteti kryesor por vetem fitimet dhe mirqenja materiale

 

Bravo I qofte Enver Hoxhes I ndritet shpirti se nga keto vepra jemi sot ne NATO. Burre Shteti

Nga ana tjeter, ushqimi i diversifikuar qe Rama i jep milideleve te tij (nje here me luge enveriste dhe nje here me luge antikomuniste) u ndikon atyre ne rritjen e imunitetit dhe elasticitetit te lekures...pervec idrizave dhe liqeneve te cileve i merren pak mendte neper keto kethesat e forta smiley

Arti i Madh i ka keto, dmth kthesa te forta. Pse kot pagujn robt neper parqe lodrash qe te qisin zorret. Tashti arti ka dhe funksion utilitar. Dmth Enveri, Enveri, e fap 30% + karrenti. Artist mer. 

Tamam pra, Arvizut i mbushi mendjen (me bunkerin) qe ndryshe nga Meta, ky eshte antikomunist, pavarerisht atyre diversanteve qe i rrine mbrapa kurrizit me fotot e Enverit, kuptohet pa djenine e Partise/Rames. 

Mili(dele)leti nga ana tjeter mendjen e ka te mbushur, sepse ngritjen e karrentit (me cmimin me te larte ne rajon dhe para ngritjes) e kerkoi Banka Boterore, e Banka Boterore eshte e Amerikes te lutem shume, dhe Amerika na garanton sovranitetin, keshtu qe te anohesh per cmimin e larte te karrentit eshte te jesh anti-amerikan... ose sic tha Rama dje ne Twitter "vetem ata qe duan te vjedhen karrentin dhe ata qe jane kunder sugjerimeve te Amerikes ankohen per mua ne protesta dhe Facebook " smiley

Xhibo, s'ka nevoje me i mush menjen amerikes ky apo ndonje dhider tjeter albanez. Ato u dine dhe ku kane mcef brekt e palame, apo poshte ciles tavoline kane stampu nei sacme, per mos te thone ku i kane parku dallaret.smiley

Xhibo sa muaj perpara ka fillu me u pergatit projekti bunker a di gjo dhe Arvizuja ka qen prapa ketij projekti qe ne fillim? Sa per Karrentin Sikur nuk eshte kjo Tema, ose Kalo Tek tema e armiq be te luftes Nacionalclirimtare e fol per karrentin. Kush eshte dele Xhibi ata qe paguajne karrentin apo ata qe sdolen nje here ne proteste kunder mcefshjes se borxhit se elektrikut per 3 vjet ne buxhet? Po a kishte dele me te mdhoja se dje kur Lulthimi Zani i Drejtesise foli pa Turp para atyre qe i kish zhyt ne borxhe dhe u kish qit ene pushke tu vra 4 vete e plagos 68 te tjere? Si nuk pati nje dele te zeze qofte e ne mediat shqiptare te kujtdo te se vrasesit e Shqupit shkun Tek veni i Krimit? Delet e Sindikatave drejtohen nga Lulthimi Zani i Drejtesise? 

Xhibole ...Je mirë me shëndet ? Sinqerisht po ta përsëris ...Merr ca pushim .

Mos i jep kaq sforco vetes në Luftë me Mullijt e Erës . Ruaje shëndetin për Partinë si Lider kur të marrësh Pushtetin dhe për Familjen .  Je e dobishme për punëra të mëdha ! Kujdesu për veten dhe mos u konsumo e gjitha për Oidriso smiley Ke beteja përpara .....dhe suksese e Fitorje të presin ! Bën pak seks ..

Mire mo Edvin xhani , po sikur  NATO-ja t'ia beje bam andej nga Ukraina , dhe ne si vend anetar teknikisht futemi ne lufte me Rusine.Qe do te thote se aeroplanet ruse mund te bombardojne tiranen. A nuk do te duhet nje vendstrehim i sigurte per deget kryesore te pushtetit ne menyre qe vendi te mos mbetet pa qeveri?( ne fakt vendi ka 24 vjet pa qeveri po llafi qe bie).

Kemi flloten e droneve per ate dite.

lapsi smiley, a.k.a RD, CNN i ri i Xhibave

shkabe, pse u vonove, apo kishte video interesante nga liveleak sot? 

Lapsi (i Bushatit anti-Berishist te hershem dhe se fundmi te Rame-zhgenjyer) u fut ne radarin e shqip-publikut me publikimin e videos eksluzive te vrasjes se Santos, teksa policet pa radio dhe pa gaz ne motora fshiheshin pas pemes.

Po kjo s'ka rendesi Shkabe, sepse Lapsi nje tellall eshte (nje laps bie e mijera ngrihen ne mediasferen shqiptare) aq me pak te kete rendesi per ty qe deri dje u lodhe se demaskuari Panoramen per lajmet anti-ngjaliste, e tani qe edhe Lapsi u be i njohur nder mediat shqiptare te cilat s'e thithen ngjalen e Rames si zotrote tre here para buke, ti e paske mprehur kalemin dhe per Lapsin lol

Kthesa 180 Enver-grade (per here te 7-te) e Rames eshte evidente, pavaresisht faktit nese eshte Lapsi apo dikush tjeter media qe boton kete lajm akoma te pakontesuar nga endrifugat e Rames, te cilet (sado e pabesueshme qe mund te te duket) jane me vigjelente edhe sesa ty per publikimin e lajmeve ne internet. Plus qe Arvizu foli publikisht shume ashper kunder ketyre meseleve te fotove te Enverit ne ceremonite shteterore te Rilindjes, keshtu qe ketu s'ka kurrefar kontradikte qendrimesh (dmth qendrimi publik i Arvizut me ate qe i ka thene Rames e Metes, sipas Lapsit).

P.S. kjo nga ana tjeter iu ve ne trileme juve delet e korrit ngjalist "nuk na duhet politika e jashtme se na mbron Amerika kufijte", duke pare qe qeveria e rilndasit shqiptar e ul bishtin direkt vetem me nje te fishkellyer te ambasadorit amerikan...keshtu qe juve e qisni ngjale-frustrimin jo duke u marre me ate qe keni votuar (Ramen) por me Lapsin, dhe kuptohet me cunin e sheqeres smiley

Pa...pa...pa sa nostalgjike jane keta bijte e eterve mer jahu! 

blast from the past - i kishte marre "xhaxhi" gjithe masat. ja, shife vet. me ta pas qejfi nji lufte berthamore. s'qe e thone. po kur e meno, me cin do boje lufte, me kenedin apo me kastron? apo me at tullacin e rusve? s'eshte koka jote per artileri, o Bido, tha artileristi Avdo Babaramo, po c'te bej une qe s'kam me ke llafos... Po edhe per ne me te vegjlit kishte vendstrehime plot. Kishin nga nje si oxhak per ajrim, te bere me tuba betoni, nga ato per ujrat e zeza qe ngriheshin vertikal, si tymtare uraniumi.

por nuk qe e thene - tani vijne keta qe bejne art me bun'kart. "per cfare do flasim", i tha ajo goca atij qe e naloi  goce,m'fal i minut, "per ceshtje arti"?

 

Dhe ne kemi pasur nje goxha strehim kunderajror ne pallat. Nje here ne muaj grate e pallatit e fshinin me fshesa shqope dhe e benin drite. Ne tavan kishte 2 llampa elektrike 15 vateshe ndersa ne dysheme kishin vizatuar me shkumes nje nentsh dhe nje dam ku luanin te medhenjte ne rastet e alarmit. Kerkuam dhe ne te vegjelit te vizatonim nje loje me peta qe te kishim me se te merreshim, po nuk la lejua. "Jo se peta ben zhurme dhe na zbulon armiku strehimin pastaj" tha Shyqua i katit te katert. Posi jo, mer jau. Gjithe armiqte mbas tulles se Shyqos po vraponin. 

 te pakten ai Shyqua kishte te drejte ne ate kohe kur armet berthamore ishin drejtuar njeri-tjetrit ne Evrope te ishte paranoid...  Po keta ne Amerike qe sot e kesaj dite  ndertojne bunker ne raste lufterash kunder zombie?  

 

Ato i ndertojne robt per qefin e tyre mer Liqen. Dune dhe i bojn. Obama nuk ka thone gjo.

po as Enveri nuk i tha gje Shyqos  gjitonin tend ne kat te katert apo edhe popullit... Ne kishim TVSH amerika ka Holliwood.. propaganda njesoj punon  smiley

nejse, e kisha llafin qe paranoja eshte dicka njerezore pavaresisht se je ne Shqiperi apo ne Amerike.

I thosh i thosh. Po Enveri i binte pragut qe te degjonte porta, pastaj porta i fliste dritares, dritarja krevatit, krevati jastekut dhe jasteku Shyqos m'u ne vesh. Keshtu funksiononin gjerat atehere i dashur. Ja se vjen dhe Pjetri tani dhe ta shpjegon. Le qe ai me siguri do ta kete shpjegu ollredi tek VQ-ja.

Pjeri apo Pjetri o PF! Se po na habit.

Eh gjithmone me ngaterron ajo t e mallkuar. smiley

Eshte si ajo Alber, pa t ne fund.

- Alber, Alber, pa "t" ne fund, si ne frengjisht. Di frengjisht ti? 

- E ashtu, cobance...si Pjeri japonishten.

Bunkeret private ndertohen per qejfin e te zoterve, por edhe qeveriu nderton per qejf te vet, dhe s'pyeten as Obamrat, Bushrat, dmth presidentet per kete pune.  Shprehja "undisclosed location" nuk i referohet fushes se golfit smiley

Ne US, pervec se per presidentin, v-presidentin. ka bunker edhe per Kongresin.  Deri para se te behej publik, ka qene nen nje hotel ne West Virginia.  Tani eshte serish "undisclosed location."

ore bunkerat per qeverine jane ndertu e ndertohen kudo, xhanem. Ne Shqiperi tani i shohin paksa me ironi se qekur Tosi atehere ne rast rreziku ia mbathi ne Maqedoni (pa harru Zogollin ketu) duket sikur ka ndryshu trendi. Pra, kapiteni iken i pari me varken e pare nga anija qe po mbytet...

E gjithe kjo trahana, eshte nje publicitet per te gjithe kalamajte dhe antikomunistet komuniste. Eshte nje shfaqje e ndyre qe tregon as me pak e as me shume po shterpesine e ideve dhe te te berit scoop, me koqet e te tjereve.

Se pari, ky nuk ishte thjeshte bunker anti berthamor, por ishte vendkomanda e shtabit te pergjithshem ne rast agresioni te mundeshem. Dhe per vete kushtet e nje lufte berthamore kishte dhe elementet te nje mbrojtje antiberthhamore, siç e kishin te gjitha komandat e drejtimit te grupimeve dhe korpuseve ushtarake ne raste te tillle ne vendin tone.. Dhe te tilla ne ate periudhe kishin qe nga Suedia e deri tek Zvicra, qe ishte dhe neutrale, per te mos folur per me te medhenjte si USA apo BS. Pra kjo ishte nje menyre veprimi e perboteshhme ne nje kohe kur kercenimi berthamor dhe lufta e ftohte ishin ne apogjeun e saj. Kjo ishte dhe menyra e kunderveprimit qe vendi yne i bente luftes berthamore. Me ato qe kishim, kjo ishte e verteta.

Se dyti, behet nje abuzzim i madh gjoja me luksin e madh qe ishte kompletuar nje vendkomande e tille. Por keto jane gomarlleqe me brire, se mobiljet ishin te Pogradecit, kush i mban mend, dushi ishte i UM Gjirokaster, dhe kishte me bollek, tavolinat dhe karriket ishin prodhim vendi, e te thuash qe keto ishin njeliks, te vjen vertete per te qeshur.. keto ishin te gjitha "mall vendi" dhe nuk besoj se nje udheheqes i kujtdo vendi do te ulej mbi nje gur dhe per jastek do te vinte nje kercu per te treguar se ishte nje i varfer mes te varferve, kur te gjithe te varferit e tjere kishin jasteke dhe karrike (thjesht alegori)

Keta qe sot bejne si bythe e zgjuar, kur plasi '97, shkuan e u fshehen ne llagemet e presidences, dhe kur erdhi '99, ne Kukes, shkuan me vrap dhe filluan pastrimin e hendeklidhjeve dhe bunkereve te Enverit.... e tashti po na bojne si p*dha te bukur, na bojne interesantin, se akoma nuk u ka ra bytha ne uje..

nuk e mora vesh se cfare lidhje kishte lufta e dyte botrore me bunkerin e ndertuar ne fund te viteve 70 apo edhe me EH? Komplet absurditet. Nejse, bunkeri e ka mbaruar misionin e tij kshu qe dicka duhej bere me te..te pakten te genjejme turistat e hua e mos ta leme te behet germadhe..

Liqeno, e ke me mu apo dike tjeter, se ne kete koment nuk ka asnje rresht qe flet per LIIB

e kisha me bunkerin dhe Ramen qe thoshte eshte inaguruar per nder te 70 vjetorit. 

Keta qe sot bejne si bythe e zgjuar, kur plasi '97, shkuan e u fshehen ne llagemet e presidences, dhe kur erdhi '99, ne Kukes, shkuan me vrap dhe filluan pastrimin e hendeklidhjeve dhe bunkereve te Enverit.... e tashti po na bojne si p*dha te bukur, na bojne interesantin, se akoma nuk u ka ra bytha ne uje..

smileysmiley

Xhibolja e paska fshirë krahasimin me kalatë e Skënderbeut smiley

Pse kështu xhibole ? Se diktatura zotrie pagoi Para që i shndrroi në qendër Krenarie dhe Biznesi këtë aset . Biles akoma po mburremi me ndërtimet e Kostandinit në Durrës smiley

Në Fakt nuk jep asnjëri asnjë shpjegim se çfarë e përse duhej Kjo ?

Për LefTKopetë " se diktatura zotrie " , për të baraztundurit " se bunkerët zotrie " si dy nga Nuhatësit më të mëdhej të lagështirave të vendeve me myk ..Apo ka ndonjë të fshehur . Personalisht mendoj variant Pikant për Dërstilë !

Dritë Ju Lutem përveç shakave të pf smiley pas pilafit ..megjithatë me një bar Humor brënda smiley për çfarë ishte ky Eveniment !

Koqellëku i parë ...bunker i regjimit komunist....dmth kemi disa lloj Bunkerësh , Kapitalist , Feudal , Komunist , Imperialist , Revizionist ..smiley

Koqellëku dytë ...çdokush mund të shkojë ta vizitojë për të shuar kureshtjen.smiley ..dmth përfshi Arvizun  .

Rama  një Kopuk Klasi !

Nese duan ta diskretitojne ate regjim mund te rindertonin spacin apo vendet e internimit , ku te beheshin replika te kushteve te jeteses te burgosurve politike.Spaci e lufta e kllasave jane nje njolle turpi per regjimin e meparshem dhe shqipot e thjeshte te cilet bene sehir kur persecutoheshin bashkeqytetaret e tyre.zbulimi i nje bunkeri te tille qe cudi si ka mbetur secret deri tani, i ben commies te duken si shtet serioz e i organizuar.Cdo vend e qeveri serioze  ka vendstrehime te tilla per raste lufte apo katastrofash te tjera sado me probabilitet te ulet qe te jene.amerikanet prodhuan 13000 mbushje berthamore gjate luftes se ftohte ruset 7000 te tilla.Amerikanet bile kane nje qeveri hije me emra top secret , te cilet ne rast se nje sulm berthamor zhduk kongresin , presidentin dhe gjithe qeverine amerikane marrin pushtetin.Nashi me mendjen e sotme kur gjylja e madhe nuk plasi e lufta e ftohte nuk u materializua ne lufte te nxehte gjithe keto fortifikata duken kot per te gajasur miletin.Por duhet gjykuar ne dekorin e kohes kur lufta nuk dukej nje mundesi edhe aq e larget.duke gjykuar qe kishim fqinje te cilet edhe sot e kesaj dite bejne thirrje ;ti therrim te gjithe shqiptaret apo "te bejme ushkure brekesh me zorret e shqiptareve" marrja e masave per te mbrojtur vendin nuk duket marrezi perkundrazi.

Nese duan ta diskretitojne ate regjim mund te rindertonin spacin apo vendet e internimit , ku te beheshin replika te kushteve te jeteses te burgosurve politike.

Nuk e di nese jane bere rregullime pasi u raportua qe Spaci po shkaterrohej per skrap.  Ne ka nje vend qe duhet te rikonstruktohet e te kthehet ne muze te mirefillte, eshte Spaci.  

Sa per vendet e internimit, ne Saver sipas Ben Andonit:

Ka pak histori në Savër, por duket se më shumë nga çdo gjë ka përpjekje për ta vdekur vetë historinë. S’ka një pllakat për qyqarët, apo një vend memoriali.

Spaci dhe Batra ishte me shum per Ordiner qe punonin ne minier dhe kishin honger nai paragraf agjit/propsmiley Burreli ose Krasta e Martaneshit thon se ka qen ferri i vertet. 

Edhe te burgosurve ordinere duhet tu jepet pafajsia se gjykimi i tyre ka qene pa mbrojtje ligjore .thjesht fjala e nje fshatari a punetori me 8 klase psh kunder prokurorit e hetuesve ne gjyq.guess anen e kujt do te merrte gjykatesi.

Nese duan ta diskretitojne ate regjim mund te rindertonin spacin apo vendet e internimit

mire e ke ti, po bunk'arti nuk u be per t'a diskretituar ate regjim. perkundrazi.

 

Spaci e lufta e kllasave jane nje njolle turpi per regjimin e meparshem dhe shqipot e thjeshte te cilet bene sehir kur persecutoheshin bashkeqytetaret e tyre

ehh, turpi eshte per ata qe kane turp. keta e hane turpin me buke, dhe biles,  jane shume krenare per kete.

 

Po ca Spaci o burre, kush shkon ne Spac me pa burgun kur viktimat e spacit digjen me vajgur ne cadra ne mes te Tirones. Ty edhe nje monument per Spacin qe beri Lubonja, nuk ta beri ne Spac po tek lulishtja ne qender te Tirones. Pertojne njerezit sot.

dhe atij monumenti i ben shurren. ke shume te drejte.

Megjithate edhe Auschwitzi eshte 65 km nga Krakow, por nuk i ka penguar njerezit t'a vizitojne.

Eshte thjeshte ceshtje edukimi dhe organizimi, them une. Ashtu sic shkohet ne 5 Maj ne varrezat e deshmoreve te luftes nac.clirimt (dhe shume mire behet) ashtu duhet te organizohen, te pakten, nxenesit e shkollave, per te shkuar te vizitojne Spacin.

Ide e mire. Per sa kohe qe nuk i cojne diten kur duhet te dalin ne miting.

Rama mund te gjente ndonje gje tjeter per show, psh ai muhabeti i dosjeve nuk eshte keq, e mban vlagen ca muaj (po zor se kompeson per korrentin).

Kurse ky ishte nje objekt shteteror i ndertuar me paret e albanezeve per rast lufte. Problemi eshte qe Lideri nuk e ka konceptin e shtetit qe ka vazhdueshmeri, pavaresisht sistemeve apo atyre qe ishin/jane ne kale. Dhe lufterat akoma nuk jane heq nga defteret. 

smiley

le te na tregojne nje vend te botes qe nuk ka vendstrehime te tilla??   kjo ska te beje me llojin e regjimit.   cdo shtet serioz me ushtri te rregullt i ka bere me vite keto gjera.  aq me teper shqiperia qe ka nje ceshtje kombetare te pa zgjidhur akoma.     ne serbi dhe ne greqi cfare kane bere me keto lloj vendstrehimesh?  i kane bere muze?

Atë Spaçin nuk e njoh Alba , po këto vendet e Internimit i njoh . Përse janë turp dhe për kë ?

lufta e kllasave jane nje njolle turpi.....

Kjo është e njëllojtë me skupin " E shikoni , ka pas dhe bunker Diktatura " smiley

Cili vend nuk bën Luftë Kllasash apo shtresash dhe ku ato përfaqësojnë të gjithë ? Këto janë vazhdë e shkrimit uaj që mendova se mund ti cqarosh me që i ke theksuar si Turpmëdha !  Të tjerat më pëlqin megjithse të "thata " por duke ditur që është Stil i Albës i nënkuptoj të gjithë zametet prapa !

ne vend te bejne muze, te fusin aty ca familje te perndjekurish...

Cooool. Ti vejne dhe nje doorman ne hyrje me uniforme te vjeter polici. smiley

te kthehet prona tek i zoti !!! smiley

absurditeti berthamor i ketij bunkeri qendron ne fakti se per c'fare p***semes duhej??  thua ti enveri me shoqen pali miska e lenka çuko do na duheshin per mbarshtrimin e races shqiptare pas apokalipsit? apo se nuk i dihej, ndonje rus, bjellorus apo muzhik i bere tape me vodke, ngaterronte shenjestren e na binte neve ne vend ti binte fort lauderdale-it, e oburra, oidrisa, bunkerit!!

Doli arvizuja me i forte se enveristet, kjo eshte ç'eshte.

Thone qe Arvizu do te uli Enverin qe te ngreje Mehmetin, si agjent i amerikaneve qe ka qene.

absurditeti berthamor i ketij bunkeri qendron ne fakti se per c'fare p***semes duhej?

Per karshi te Titos per shembull, si dhe ishte pakez si ne mode ne pergjithesi.  

Tashme, ne bunkerin e Titos, qe nga 2010 mbahet Bienalia e Artit Bashkekohor.  

Deri tani mendoja qe cmendina e bunkiereve nuk ishte e shtrire deri te udheheqja por thjeshte perdorej frika nga pushtuesit si preteks per te ndertuar bunkiere populli dhe ne kete menyre te mbahej i angazhuar me pune si dhe kryesorja te kishte perfitime nga importi i makinerive etj etj qe kane lidhje me keto ndertime. Pasi pashe dhe kete bindem qe cmenduria ne ate kohe ishte gjithperfshirese, deri te enveri. Me vjen keq per ata qe kane jetuar ne ate kohe, sidomos per ate pjese qe ende e simpatizom dhe sot. Cmenduria te keta te fundit ende nuk eshte zhdukur dhe ajo po i motivon tua percjellin ate dhe brezave te ri.

Keto bunkeret duhen gjykuar ne kontekstin e kohes .po te shkojme me ate logjike duhet te themi sa trap ishte skenderbeu qe ndertonte keshtjella e jo vila ne lalez.smiley

Nje italian thoshte
Shqiperia ne ate kohe ishte nje cmendine dhe jo nje komunizem. Vetem ne nje cmendine ndertohen bunkiere kur populli nuk ka te haje. Ti shtojme kete dhe "kur populli gatuante ne hale" etj etj.
Dmth me pak fjale nuk kishe cfare te mbroje nga pushtuesit. Puna vullnetare me detyrim kuptohet thjeshte qe eshte per sklleverit.

Komunizmi ishte cmenduri.komunizem apo jo cdo qeveri merr masa per eventualitete te jashtezakonshme , si lufte , termete , permbytje,zjarre e fatkeqesi te tjera.Komunizem apo kapitalizem ka nje plan veprimi A,B,C per cdo eventualitet.Nashi a bene mire qe i bene hyzmetin maksimal mbrojtjes se vendit apo bene keq se ne shqiperi binte miu e thyente hundet e te huajve nuk iu hynte ne pune ajo kete historia nuk ka mbaruar se gjykuari...

skenderbeu bente keshtjella se lufta ishte me shpata, vone u shpik dhe mushka e ngordhur e pllenci plot me tagji e tipit ne se rruajme, hedhim valle ne goje te ujkut. po gjithe ajo lufte e ftohte me nendetese atomike e valixhe me kode berthamore, thua per ne behej?? apo parashikohej, qe pasi te leshoheshin nja 30 a 40 a 50 cope bomba, kur ndonjera te binte gabimisht mbi ne, do na rruante bythen??

betoni i fortifikimeve neper male eshte akoma. kabllin e nderlidhjes e kan nxjerr e shit per skrap. e ne ate kohe normalisht jetonin 5-6 vet ne 50 m². se ca po duheshin gjith ato fortifikime e bunkere armesh e municioni me arme e municion brenda vec enveri e dinte, se llogjike ushtarake e strategjike nuk kishte.

Rama do hape dosjet? U ca gallate!
Premtim prej verteti eshte ky apo smileythjesht nje premtim smiley ?

Uroj ta kete me gjithe mend e te mos jete vec nje frymezim i castit qe lindi nga ndjesite e papershkrueshme qe i pershkuan trupin teksa one beautiful day u gjend ne bunkerin madheshtor antiberthamor enveror....

 

Ky bunkier (qe e pashe dhe tek gazetat) ngriti edhe 1 pike me shume -ne bursen time- figuren e E. Hoxhes, figuren e ketij qe i kisha dhene shkelmin gabimisht. Ky s'paska bere gje tjeter, veçse paska kopjuar amerikanet qe i kane bunkieret e tyre me me shume se 8 kate nen toke.  

edhe cicin me lart se stalini dhe kennedy e hidhte. sa pike i shton tani?

i kopjoi ne karllik.

Pjero ca dmth kjo qe u pajtove dhe me ameriken?

Une i pajtuar jam me kedo smiley por ata e mbajne hunden perpjet akoma smiley

Edhe ata e kane kuptu gabimin ndaj teje, po u vjen turp si ta thone, onash e onash. smiley

smiley rendesi ka qe e korrigjuan gabimin e tyre, duke e marre seriozisht çeshtjen shqiptare. 

Ti je zemergjere, po mire eshte te bosh sikur e ke akoma inotin, he mer se kane pare sa te 10 ato, ene antikompesata sa te dush. Bo dhe nei "mobilje" per dimer. Dmth mos e ul pazarin.smiley

smileyamerikanet kane heq dhe katin e 13-te nga ashensori, i bjen direkt nga 12 ne 14, c'jane 8 kate nen toke?

Ai kundragazi i shtrire ne krevat nje here! Pale ajo nenkresa.... !!!!!

Bunk'Art changes the World...smiley    ate apostrofin e kane vene ne vendin e duhur.smiley

po mire, me pelqen..  edhe televizori Iliria stand-by ne bunker..  Biroja duke ndjekur Petritin.. sherbimi sinoptik i motit berthamorsmiley,  parashikimi  valeve nukleare per sot dhe ditet ne vijim...

Po hyn Ivani i krisur nga Rusia diku nga Serbia, e pastaj duhet me i hy pastim gjeneral sic shkroi me siper Alidemsi jo vetem ketij, por te gjithe bunkereve ne vend...smiley

 

po te kishte qene per jugosllavin a grekun, enveri me gjith bunkere as 3-4 dite pas vales se pare nuk e conte. me ivanin e krisur tani mund te shkoje te 3-4 orshi.

 

se hajde te kish ndertuar ndonje fshat te fortifikuar si aztek çermenike a martaneshi, do kishte njefare kuptimin...po 5kate nen toke, kunder?? luftes 3-te, qe dhe i ziu Einstein tha " do behet me shkopinj".

nje gje kish kuptu xhaxhi, prej largpamesise marksiste-leniniste siduket, qe bota "demokratike" nuk çon ushtare se i dhimbsen. luften e ben me bomba nga larg.

prandaj dhe ky bunkeri mos u duket budallik, se per te shpetuar koken e tij, mire ishte. problemi qe s'kuptoi ishte qe tenja e ha drurin nga mbenda, jo nga jashte. 

Kush eshte kurator i ketij projekti?Rama?

I paska fut nji "copy-paste" te zakonshem bunkerit te Bosnes smiley

Per hir te Artit Postmodern duhej te bente ndonje ndryshim te vogel (ta zeme, vetem vizitoret cullak lejohen te hyjne brenda).

Per sa kohe do te kete popull gjizëngrenes,per aq kohe do te kete dhe "artiste" postmodern!

 

Dikush që e kishte vizituar, ma përshkroi si " madhështore", se ia vlente ta vizitoje 

vetem diktaturat bejne gjera madheshtore. 

Çfarë thua ore, jo më larg se vjet, ishte Berisha që bënte vetëm rrugë e objekte madhështore

i bente me firmat turke ai dhe me pare borxh. dhe rruget e shqiperise nuk iu duken atij mikut tend madheshtore apo jo ?

Arvizu duket shume itneresuar dhe kurioz me shume i habitur, per fuqine e shqiptareve per te ndertuar strehime me siteme  te tilla, mbrojtje  te pa besueshme per nje vend te vogel .

Si thoshte Enveri "armiqte tane imeprialisto revizionist, habiten me ne,dhe pyesin ku e gjejne forcen shqiptaret? , dhe ne ju pergjigjemi, -ne unitetin parti- popull, kyci i fitorjeve tona!" Ata na kane ne gryke te pushkes, po ne i kemi ne gryk te topit!" smiley

Enveri ishte gati, per lufte, popullin e kishte ne kemb, kishte punuar shume vite per kete me gjithse lufta asnjehere nuk u be! Diktatura kishte funksionuar mire per shqiptaret! Te cilet me ndergjegje e kishin pranuar ate sitem ndoshta nga frika, ose ndoshta mos ditja sepse te gjithe ishin si ne rrethim dhe te izoluar!

Veshtire te dilje nga ky sitem izolimi, pasi e gjithe lindja ishte ne te njetat kushte, Gjerat filluan te c`kopsiteshin, mbas renies se Murit te Berlinit, dhe ndryshimeve ne Lindje vecanrisht ne Rusi, me Gorbacovin!

 

po jugosllavia pse s'beri gje bunkere ore enverist ? po kuba ne bithe te amerikes ka bere gje bunkere ? apo nuk e quan komuniste ti ate ?

Jugosllavia kishte nje ushtri shume te forte dhe armatim modern  qe mund te sulomonte cdo shtet ne rajon situat komplet ndryshe stradegji komplet ndryshe nga Shqiperia Pra skishte nevoje te mbrohej apo te ndertonte bunkere, Edhe Kuba po ashtu  panvarsisht se kishin te njetin sitem politik plus Rusine si vend mbeshtetes,

Shpenzimet ushtarake si ne Jugosllavi edhe ne Kube ishin kolosale, Enveri kishte menduar bunkerizimin si stradegji , per kushtet e nje vendi te vogel.Ishte koha e luftes se ftohte apo jo ? cdo vend ishte i kercenuar, ndjehej i kercenuar, ti tani po gjykon ne nje situate krejt ndryshe, dhe kjo pyetje qe ben eshte krejt naive,

  dhe pyetjet mos i be me bisht mbrapa, se ska kuptim apo jo o berishist kriptokomunist fashist ! smiley

shpresoj mos t'u besosh ketyre qe shkruan. 

 

Nje nderhyrje e vockel:

po jugosllavia pse s'beri gje bunkere

dhe

Jugosllavia ... skishte nevoje ... te ndertonte bunkere

Kur jakova me siper shkroi kete:

I paska fut nji "copy-paste" te zakonshem bunkerit te Bosnes

E kishte fjalen per ARK, bunkerin e ndertuar nga ushtria jugosllave (1953-1979) ne Konjic qe sot perdoret per art

edhe ?

Po kete te Bosnjes se kisha pare, interesante dhe kjo, lidhet me stradegjine e ushtrise me artin ushtarak te luftes partizane, por Jugosllavia nuk kishte 700 mije bunkere ne te gjithe vendin apo e kam gabim ? Bunkeret ne fjale ne Shqiperi dhe Jugosllavi jane te karaketerit te mbrojtjes se Komandes dhe shtabit udheheqes ne rast lufte.

Edhe ne si Jugosllavet paka ashume kishim nje art ushtarak Pregatitjen e popullit ushtar, per te perballuar nje lufte te mundsheme ..nga agresoret perendimos dhe lindor , JUGOSLLAVIA SIC E DIME ISHTE VEND I PAANGAZHUAR ne aleanca!

Ne nje fare menyre edhe ne ishim te paangazhuar, aleati me i mire per ne ne ate kohe ishte Kina e Mao Ceng DUNIT ! Mbas BS, Kina ishte mbeshteja jone me e madhe , mbas deshtimit me Kinen filloi tatepjeta edhe e SHQIPERISE  ,pilafi smbante me !

Pati fryke nga Protesta .

shume elegante makina

makina po me duket si Volvo.

zis-110.

po ballcekano, zis-110 qenka.smiley

nuk e dija qe paskesh pasur edhe zis-a  vetura. une dija qe zis bente vetem kamiona..

Eshte krim te nxjerresh ate makine ashtu ne meshire te fatit. Makina te tilla restaurohen dhe mbahen ne dhoma me temperature konstante. Zil i ka prodhuar me nr te limituar keto ekzemplare. Jane makina epoke. E ka mire Ngjela, i duhen brashnjareve per propagande dhe oburra ti dhjsim per nje dite.

Meqe ra llafi, zis 110 eshte kopje e Packardit amerikan.

belulo...dhe une dija qe zisi bente vesh si parafango zisi smiley

...smiley
ka pasur edhe: si te quajne? - Fener Zisi.smiley

Për kuriozitet të mender prof Olsit , kafeneja e ngritur në baçen e Enverit ,në kohën kur " sa mirë ishim kur na pushtoi Italia " smiley  ka qenë Strehim i betonuar reth  tre metra nën tokë me sa mbaj mend , dhe kupolën ne formë kurrizi peshku e kishte rreth njëmetër e gjysëm mbi tokë . Të gjith pallatet në Angli në projektet e tyre pas Sulmit të jermënëve në Londër nuk lejoheshin të ndërtoheshin në se nuk kishin Strehime nën tokë.

se usa zotrie , kush jeton në pallate pesë gjashtë katësh të asaj kohe e di që nën tokë Sot ose strehimet Dje jetojnë Superat smiley

Akoma ka shënja që veçojnë strehimet e zakonshëm nga ata të sulmit atomik .tepër dalluese në Hyrje të Ndërtesës  !

vari K... atomit, rroft bunkeri "normal", aty ku ram  per her t par m dafllaksmiley

 

tamom smiley..po pse ngatrrohesh me të tjerat .Kanë shërby dhe ato ...për ca për herë të parë për ndonjë Brigadier edhe si " vend pune " ku ndante punën smiley

.Edhe për nevojtarë , që shoku Sali e pa të arsyeshme të PAGUANTE për pastrimin e vënien në Gatishmëri të tyre kur i erdhi kokoveja te suma me serbët ...! Kanë shërby edhe si vend ku armiku Kllasës shfrente dufin kundër Partisë me Parrulla " rroftë Tito " smiley

Bravo Rama . Është e vetmja mënyrë të ruhen nga Xhahilët e Injorantët si Vepra Historike të Rralla për një Popull ! Bravo dhe këshillat e Amerikës që kanë Përvojë !

Tak-fak Ngjela strike again..smiley

 

Spartak Ngjela

Kurrë mos iu shkojë në mendje se Bunk-arti i Ramës, në këmbë të Malit të Dajtit, është një muze për të treguar bunkerët e Enver Hoxhës, apo të regjimit komunist. Ai është një metodë e propagandës tipike totalitare për të hapur "legalisht” një muze për Enver Hoxhën. Ajo është nje vepër e gjitha e ndërtuar nga kinezët, siç u ndërtua nën tokë dhe vetë Uzina e Traktorit, që është aty pranë. Tani atje kanë mbledhur të gjitha reliket që kanë grumbulluar nga Enver Hoxha. Ku i gjetën reliket këta që vetë janë relike? Sepse, ai Bunker u vodh i gjithë në kohën e trazirave te vitit 1997. Është një dredhi për të na hapur një muze të Enver Hoxhës. Madje, prisni kur të na thonë se edhe shtëpia e Enver Hoxhës në Tiranë “duhet hapur për popullin”. Priteni për disa ditë…Në ka të mjerë në këtë kohë, janë këta liderë që mendojnë për të kaluarën si një mit, sepse janë shterpë, janë antidemokratë, dhe nuk dinë të bëjne asgjë. Janë ithtarë të Enver Hoxhës. Pse vërtet mendoni se Enver Hoxha do të mbante foton e tij të luftës në zyrën e tij? ........

.......Kujt ia thonë këtë këta injorantë të tërbuar nga nxemja e brendshme që iu vjen nga përbuzja popullore për Enver Hoxhën, por edhe nga dashuria patologjike që vetë kanë për një kufomë që iu kujton pushtetin absolut. Pse e duan kufomën? Sepse janë njerëz që kanë ardhur në drejtim nga rasti, dhe që nuk janë në gjendje për të thënë e për të bërë asgjë. Asnjë reformë nuk janë në gjndje të bëjnë, por duan të kaluarën. E duan si filozofi apo intencion, sepse janë vendosur përballë frikës së paaftësisë së tyre. Nëse ka një frikë të tmerrshme të brendshme për një qëverisës, është frika nga paaftësia e tij. Atëherë - drejtoju të kaluarës totalirtare, për të zbutur dhimbjen që të jep injoranca jote! Ai bunker muze duhet mbyllur se është turp. Po ku ka sot vend në botë, në Europë e në Amerikë, që, gjatë Luftës së Ftohtë, të mos këtë pasur e të mos ketë ende sterhim antibërthamor për qeveritë? Kujt duan t'ia hedhin këta derdimenë që vetëm poltikanë s'janë, se lere më demokratë, me këtë Muze të pacipë? Këta mbetën po injorantë që kërkojnë të ”pinë ujë" në çezmat e totalitarizmit, sepse kanë ndërtim totalitar, dhe mendojnë se kështu mund t’i heqin deri diku brezit të ri përbuzjen për Enver Hoxhën. Rama…mos u lodh kot, kurrë nuk do t’i gënjesh dot shqiptarët për Enver Hoxhën, sepse kufoma e tij kudërbon me duhmë erën e keqe të terrorit dhe krimit shtetëror.

Interesante! Nuk e dija per ekzistencen e ketij strehimi gjigand per kohen qe eshte ndertuar. Do te shkoj ta vizitoj me qejf! 

Po si eshte hyrja, falas apo me bilet ? Se interesabte eshte ka shkruar edhe BBC per kete !

nga maji do vi ne albanie, shpresoj qe bunk;art te jete akoma hapur per ne refugjatetsmiley

Ai do te kthehet se shpejti ne nje artaskion turistik per qytetin e Tiranes. Fakti eshte qe vetem diten e pare e vizituan 2000 mije vete. Ne te njejten kohe me beri pershtypje jehona ne mediat nderkombetare. Bejne mire qe hyrjes ti vejne nje cmime prej 200 mije lekesh dhe te nxjerrrim fitim prej saj, jam i sigurte qe do te kete shume vizitor. 

cmim i arsyeshem .

 Fakti eshte qe vetem diten e pare e vizituan 2000 mije vete.

Ne nuk kemi experience te mire per relike te vjetra, historike,  qe thone dicka per historine  tone te vjeter, te mire apo te keqe,. Nuk i ruajme, gjerat e vjetra .

  Do zoti te kene ndryshuar mendjet  por jam shume skeptik, edhe mund ti prishin edhe mund ti vjedhin ose ti shkatrojne, dhe skam besim se do te ruhet gjate ky bunkeri !

Shquhemi per vandalizem.

-Grabitjet, vjedhjet dhe trafikimi i veprave të artit historik, të lëvizshme si ikonat, ikonostaset, objektet e veprave të aplikuara në metale të kishave, etj. përbëjnë tashmë një kapitull të Zi të historisë së trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, i cili filloi qysh me grabitjen spektakolare të Ikonostasit të Kishës së Shën Pjetrit dhe Pavlit në Vithkuq nga vetë drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës (IMK) në vitet 1991-‘92. Sipas dokumenteve që ruaj, më 1989 kanë qenë të ruajtura më së miri rreth 55 ikonostase në kishat e Shqipërisë

 

ne sjemi vandal po impulsiv. mjafton nai karizmatik si enveri ose berisha dhe periher i vejm kazmen cdo gjeje . persa i perket artit dhe kulturesnuk jam shum i sigurt se kush nga keta te dy i beri me teper dem shqiperis.

Thashe shquhemi  Enveri edhe shkatroi edhe ndertoi edhe  ruajti dhe zhvilloi dicka ,simbas menyres vet, kam parasysh artin, muziken, tradicionale shqiptare, dhe monumentet e ndryshme ,  ndersa Berisha vetem shkatroi, ose ndertoi keq fare .

Pse nuk kemi Përvojë për Relike ? Berisha si kokrra e Mollës është . Nanua po .Së shpejti rama ..Edhe Xhibolja si përvojë nuk keq tek PPU  .. .. Pse se do Veken taku nuk e marr vesh smiley Ka harxhu Valutë për  shëndetin e tij !

Shife dhe njëherë atë konceptin e Min .Kulturës .Mejtim e kam !

E vetmja gje qe mund te ruajme per BERISHEN eshte shtepia e vjeter e tij, ku ka lind. Kulla ne Vicidol! Nga ajo kulle doli DEMOKRATI me i madh i shqiptareve. smiley

Ai komunisti i 68 mjeku i bllokut qe bente xhiro me varke ne drilon me te birin e Diktatorit,,,, apo je tu fol per Kac Islamin komunisto-socilist-demokrta, apo demokratet e Ballshit qe bene qytetar nderi Fecor Shehun. Vetem demokrat e sociolasite ska ky vend, ka hajdute dhe njerez qe i votojne si dele.

Bunk-Art i quan ky teveqeli ynë! Nuk di nëse është konsultuar me Arvizunë më parë e ç'i ka thënë ai për Art-Bunk'ët e Iron Mountain, Massachusetts, - Raven Rock Mountain Complex, Maryland - Cheyenne Mountain, Colorado - The Greenbrier, Virginia. 

C'thotë Arvizussi për Svalbard Global Seed in Norway!?

Ah po, Arvizusi siduket nuk e ka lexuar historinë e vendit nga vjen, se origjinën ku i dihet nga e ka, dhe mesaduket nuk e ka shumë idenë e 14-28 tetor 1962 kur mungoi vetëm shtypja e një butoni nga lëshimi i rraketave bërthamore mbi washington.

Nejse, go Km go. Këto gjëra i kishin munguar këtij populli, më në fund i kënaqe të gjithë.

Mos ardhtë ajo ditë që ato llojë ndërtesash të të hyjnë në punë, se po erdhi, ai që i ndërtoi do shihet, në mos si Zoti, si Noe patjetër.

Top 10 Underground Bunkers: http://wonderfulengineering.com/10-secre...

The Cuban Misile crisis: http://www.youtube.com/watch?v=dMYumVM1rZM

Po ndonje pavion per artet vizuale te protestave politike te tranzicionit do hapen ke ai muzeu, mundesisht me intervista te ketyre artisteve improvizioniste? 

Ideja e turizmit komunist ne Shqiperi eshte hedhur ka kohe ne fuckt, sic dhe ne vendet e tjera. Ama eshte e rendesishme qe komercialiteti te mos dale mbi njerzillekun dhe idealet. P.sh. idrizat duhet te lejohen pa bilete, kolaboracionistet duhet te tregojne certifikate padiversantiteti dhe zogisteve duhet t'u krastiten shpendet. Meqe s'ra llafi, eshte akoma keshilltar i Bashes ai nipi i Zogut

P.S. Faqja ne internet e Bungabungartit. Kuptohet qe ka me shume foto te politikanteve gjate ceremonise se perurimit sesa foto ambientet e bunkerit, megjithate ka dhe foto si kjo e shpates (se mbrehur per situaten), e radios se vjeter dhe salles.

Ketu ku jetoj gjen gjithandej bunkere , disa jofunksjonale por shume prej te cileve te cilet jane ende ne funksjonim. (megjithese rrethohen nga vende te NATOs)

Kjo ideja e bunkereve te perdorur per ambiente arti eshte kthyer ne klishe te rendomte ..Ja nje bunker qe nje e njohur im ketu artist i cili e ka shendrruar ne studio arti

Ore mire bunkerin ky e trajton sikur t'ia kete lene i jati. Dmth nga objekt ushtarak qe kushedi sa kushtuar dhe mund t'i vije dita prap te duhet, e kthen ne estrade, po paret qe ka harxhu per keto zavete i ben njeri hesap. Apo cqt, pare borxh jane, i lan korrenti. 

Eshte bere me pune vullnetare.smiley

Kane bere punen fizike ministrat rilindas dhe Arvizu.smiley

Ide e bukur.

Ne gjithe shqiprine ka pat vendstrehime te kesaj natyre,me permasa kuptohet me te vogla.Te kom i partise,sot bashkia,ne kat te pare ne dysheme asht nje porte hekuri qe sic thuej athere,sherben per udheheqjen e rrethit ne rast lufte,qe permes nje tuneli dilnin ne vendstrehime te sigurta.Ka kolltuqe,dhoma gjumi,peshperitnim ne kalamjat per at vendstrehimin.Po kshtu te "cetat vullnetare" qe e kisha afer shpise,ne dyshemene e koridorit, ishte nje porte e tille hekuri qe me nje tunel,thuhej qe lidhej me brigaden. (rep ushtarak) Qe dhan i here "alarm ajrore" ,duhej te izolonim dritaret me batanije smiley dhe permes hyrjes se nje pallati hyme ne nje tunel.Gjithe ata njerez.per ne kalamajt ishte qef i madh.

po mer po, ishte qejf i madh per ne femijet gjitje ajo situate se te jepte nje ndjesi tjeter, sikur ishte ne lufte..smiley e pastaj ja sellonte fantazia femijerore, te dukej sikur ishte te filmi " mengjeze lufte", apo "Tomka dhe shoket e tij", gati per te shperndare trakte naten apo te sabotoje armikun..smiley

dy here mbaj mend qe kane bere nje mobilizim /evakuim te madh ne Vlore.. njeher kam qene 7 vjec, na cuan gjithe lagjen te bunkeri, apo trinçe-ja (keshtu e quajme ne Vlore) e lagjes dhe njeher tjeter kur kam qene rreth 11 vjec.. kesaj here ishte evakuim akoma ne kondita me te jashtzakonshme, se na hypen makina e na cuan jashte Vlores, ne nje fshat aty prane qe me emrin sinjifikativ, Qishbardhe!smiley
te dyja heret me eshte fiksuar mire era e rende, lageshtire dhe myk, qe mbanin keto vendstrehimet, saqe shume syresh paten probleme me frymarjen, madje u ra vilanepsen, deri u ra te fiket e i nxorren jashte ne ajer te paster..smiley

po pra,dukej si aventure e gjitha,pastaj ne duke qene qyteti i vogel,njihnim njani-tjetrin dhe na dukej si dicka shume interesante takimi ne tunel.lene masanej une u takove me nja dy shoke te mite,lame prindrit dhe fillum kalamjlliqet tona. smiley

belulo po ti ishte ate dite te plazhi ri kur po lozni. tavell e degjonim it's the final countdown.., e mban mend kur doli nje nendetese atomike ne forme zisi e kur ju leshua kateri rades me ne krye kumandar idris teveqel mavrine? ...manovre e ashper ne gji te vlores, kumandar idrisi: do me bëç kakerdhi, do me bëç.., zisi: idris ti è idris une, oidris na hengeç mune"

Belulo sa mir ja mban mend emrin fashatitsmiley po ti ke ca lakra ne koke e ke nevoje  per flete-rrufè, po na ankohesh per era myk,pse ç'doje zotrote ndonje gote cocacola   ne banak si  amerikanet?,vetem armiqte e kllases ankohen keshtusmiley 

 xheni, ja ta sqaroj etimologjine e emrit te fshatit Qishbardhe, se sikur e dija qe do tu shkonte mendja per keq..smiley

Qish-bardhe: togfjalesh  qe dmth Kisha e bardhe.. dikur, andej nga  jugu  K-ja  ne shume raste shqiptohej si Q. p.sh kemi fjalen qillo  per kilo-gram,  ose Qishë per Kishë.  dhe ti si kaurke qe je, duhej ta kishe kuptuar kete punen e Qish-Kishes..smiley

e meqe ra llafi, ky fshat ka edhe nje emer tjeter, me gjasa sllav, qe i eshte vene me vone, Sherishtë..  por per fat te mire ka mbetur edhe emri i vjeter, autentik shqiptar, Qishbardhe.smiley

 

ndersa per vendstrehimin nuk u ankova,  por nuk e di se si ishin planet ne kohe lufte.. dmth sa ore, sa dite apo jave  ishte parashikuar te rrinin njerezit ne keto vendstrehime,  pasi me c'mabj mend nja 2 ore kemi ndenjur atje...  dhe 2 ore pa lufte,  filluam te kishim viktima..smiley

Nga sa kuptoj nga kjo rrëfenjë  ..Nuk thuhet Viti  kur ka ngjarë  . Tjetra është se nuk del  emri  kapterit që Ju futi në strehim . Do ketë pas inat ndonjë nga  të evakuarit se ka pas raste që i kanë fut dhe në Hale smiley për inate personale në emër të Vijës së Partisë

Lindin pak dyshime për aromat e strehimit , se populli do kish reaguar menjëherë pas nuhatjes masive të aromës në strehim , pasi kishin përvojën e kafe Romanos ku binte era Drondafile dhe gatuhej në ....Hale !

Të lë ca mëdyshje kjo rrëfenjë e ngjarë !

oidrizo, po nxjerr konkluzione  siperfaqesore dhe te shpejta, gati me rregull 3-shismiley  dhe kjo eshte gjithashtu ne kundershtim me Vijen e Partise, pasi  Ajo i porosiste kuadrot te thelloheshin ne analiza..smiley

kam qene femij, dhe emrin kapterit se mbaj mend, (megjithse ma kapi veshi aty rrotull nje emer qe perflitej shpesh, Ramiu.. Ramiu.. mund te ket qene pra, Kapterr Ramiu.)..smiley

sidoqofte,  organizimi ishte ne baze lagje, ku  oraganizatore ishte keshilli i lagjes/ fronti  dhe koordinatore ishin anetaret e zones, per zonat perkatese.. mbaj mend qe na kishin lajmeruar me pare qe do te binte sirena ne mbremje (por jo oren ekzakte)  dhe ashtu ndodhi..smiley

nejse,  ka ndodhur dhe une kam marre pjese!!!smiley 

Na fal i nderuar Belul ..po brënda rrëfenjës suaj isha .Thua nuk kam të drejtë të pëjes smiley Partia na ka mësuar që kuadrot kanë të Ndrejtë të pëjesën .Ja psh një pëjetje serioze

Çfarë arome mendon se duhet të kenë Punimet nëntoksore ..Përveç aromës së nëntoksoreve tek Kullat e Berishajve që mbajnë era Drondafille .

Përse duhet parë në kuadrin e organizimeve për mbrojtjen e Popullatës një " shaka " tip Duçeje smiley

Pçr çfarë në fund të fundit duhej kjo Histori që bëri Jo pak shokë e shoqe të gajasen smiley Më fal për këtë po megjithmend nuk e kuptova . Sepse sipas kësaj " shakaje " i bie që të themi se edhe LeftGOPEJA mund të bjerë një variant laureshash " më mirë ishte tu kishin çuar për të parë suksest e Partisë  në vende ku ndërzeheshin Lopët ..

Prap më fal po dhe shumë gjëra nga Humori Kot së Koti nuk i kuptoj . Aq më tepër nga një nivel si Juaji ! Përshëndetje i nderuar me bindjen që nuk mërzitesh që marr pjesë në rrëfenjat tuaja .Ndryshe vlerësoje me një Injorim .Prap përshëndetje !

ramiu, ramiu..., kapterr ramiu, alo si me degjon marrje,ti shkallmoni brinjet, nuk shkrep kembeza shoku bunkerr!!

Belulo,po une jam kaurke DOKsmiley,kush te tha qe s'e mejtova,po ja te kalojme njeçike kohen ketu e te qeshim po pati mundesismiley

Belulo, duke qene se nuk e di entimollogjine e fjales Qish-Bardhe, po ta shpjegoj une qe kam qene aty nja 10 here gjate jetes time, per shkak se kam tezen aty. Duke qene se jugu, ose me sakte laberia, fjalen;Qysh, e thote edhe Qish, ka ngelur ky emertim per ate fshat, Qishbardhe. 

Pjerin e paskemi nip o Belulsmiley

Pjero, derman, lena me keto  ''entimollogjirat'', se e para  Qishbardha nuk eshte Laberi, eshte aty prane Vlores... direkt pas Babices, apo po te duash ti pas Kanines, nga krahu tjeter..smiley  dhe nuk para i thote Laberia Qish per Qysh.. 

keshtu, Qish per Qysh,  i thte Çameria..smiley

 

po per emertimin e dyte/ paralel,  kish ndonje spjegim  pellazgollogjik  tezja mo..?  apo vjen nga fjala, sherr.. sherr-sherr la fame----->> Sherishte.smiley

o Pjer s'te vje zor, gjith gjith vetem 10 here ke shku te tezja gjate gjithe jetes tende?

Po ti sikur shkon nga 4 here ne vit ne Albanie?

Do doja nje bunkier anti-berthamor. Ku blehet dhe sa kushton? smiley

Ju s'merreni vesh. Nje here thoni qe enveri beri bunker per vete e s'mendoi per popullin, nje here ankoheni se enveri e kishte mbushur shqiperine me bunkere. Dmth, paska menduar per popullin?

Bravo Rama per kete dhurate te bukur qe i bere popullit shqiptar. Nuk dime si te ta shperblejme.

Ne fakt, e ka ndertuar babai juaj, i pari i komunisteve.

Edver me fotot e Enverit.

Mire bunkere, po Enveri kish bere dhe ato rifurxhot ( ca fjale) neper pallate per qitetaret lol.

Vetem diçka nuk kuptoj. Cfare kane te bejne bunkieret me 70-vjetorin e Clirimit, lere pastaj me Clirimin?! 

nuk ka rendesi ta kuptosh ti dhe une jardine,e kane kuptuar ata qe e ndertuan per veten e tyre,pse pak te duket? pastaj dhe mqs eshte art i madh mer jahu,i dhurohet popullit ne kembim te vendeve te punes,tutto qua!

Ku eshte ky bunkeri tamam? Ne Tirane? Ca vendi ne Tirane? 

A ju kujtohet kur u hap shpia e Enverit cfare mizerje estetike dhe cfare hendeku me ate qe kishte imagjinu poplli, dhe une bashke me popllin. 

Shume pershtypje me boni se sa pak u fol per ate shtepi dhe reflektim xerro, sidomos nga keta analistat e leshit qe t'a analizojne sennin pa dale akoma na p!@hi i nones se sennit! smiley

tani, kjo nuk eshte gje e re. Ne ish DDR, Republiken Ceke etj kto jane kthy ne atraksione turistike. Ka te cmend qe kalojne naten neper qelite ku mbaheshin te burgosmit politike, dhunohen verbalisht dhe hane ate letyre qe hanin te burgosmit njehere e njekohe. Bota ka te cmend me shumice. Mu personalisht nuk me pelqen ky lloj ekzibicionizmi se duket sikur tall ato jete te humbme ne ato qeli, nji muze tradicional do reflektonte pak me shume respekt dhe do kish me shume vlera historike dhe me pak komerciale

102 vjet shtet, nga te cilat 45 vjet komunizem dhe 25 vjet trancizion. Art e shkuar artit - tha.

Kush i ma men bunkerat ke Shkami i Kavajes mbelu me cigare te lagme Merit, sa t'hante syni, tu u ter n'dillt? 

Cfare lidhje ka ky bunkeri me LANC?

Para disa muajsh me sa mbaj mend kishte dhe nje VILAart, ku ekspozohej vila e xhaxhit.

Pervec se ngop nje kuriozitet siperfaqesor nuk e di cfare mund te mesosh per te kaluaren nga keto "ekspozita" pa substance.

 

Me ben çudi qe eshte mbajtur mire(ndryshon puna nese e kane rregulluar)..pas rezimit te komunizmit fillimisht nga vend-strehimet njerzve u vinte turp perpara botes,pastaj ato u kthyen ne banjo publike,me vone u perpoq te shkateroheshin me tritol e lloj loj menyrash por ishte me e lehte me bunkeret, me vone "u zune" mbi to u ndertuan shtepi ose u rethuan me gardh dmth u privatizuan..fiks si shqiperia gjithe keto vjet!!!....sot eshte cool nje foto siper nje bunkeri apo vend-strehimi!!

pastaj ato u kthyen ne banjo publike....sidomos ato poshtë Ndërtesave nga ku lindi edhe bixnesi i vogël që polli Kapitalistët shqiptarë të sali Qnef berishës smiley . Besoj nuk qe shumë TURP !

Mendoj se duhet rithënë ajo Historia e Inercisë për ta kujtuar pasi po shtohen komentuesit për " Inerci " smiley

Babai karrocier merrte si zakonisht mësuesen e Fshatit nga stacioni Busit dhe e shpinte në Fshat ...

I nderuar karocier .Djali Juaj ka porbleme me Fizikën pasi nuk e kupton mirë INERCINË ..

- Po çfarë është kjo shoqja mësuese . Na i thuaj se mbase ndihmojmë .

Po ja Jepi shpejt Kuajve ..Ashtu .Tani tërhiqi me forcë frenat .

Nga Inercia mësusja ra mbi një nga Kuajt me fustan të ngritur ku i doli suma , dhe nga ai pozicion  JU drejtu karrocierit .

E kuptove .Kjo është Inercia.

Më fal zonja mësuese .Po djali nuk ka Faj . Ne kësaj në fshat i themi Bythë !

Shume bukur muzeu! Kam pa nje muze te komunizmit ne Prage dhe nga fotot me duket se ky i joni eshte shume cool - thjesht nga fakti qe ka qene nje bunker antiberthamor me pare. 

Pervec kesaj shoket antikomuniste dhe njekohesisht te baraztundur (tm: oidriso) qenkan ekzaltuar ne maximum is gjithmone. Shpotite nuk mungojne por objektivi eshte akoma i paqarte. Bejne xhiro pa drejtim ne tymin e krijuar nga baba shpirtnuer Sali berishovici me parrullat "s'dum te pagujm dritat" dhe "mos ma prish kiosken". Flamurin si gjithmone e mban xhibi, pararoja e revolucionit antikomunist.

Karlo Bolino perfiton 1 miljone dollare pa tender per te ngritur muzeun e diktatorit Hoxha

“Të dashur miq, më 22 nëntor qindra mijëra shqiptarë shprehën zemërimin, përçmimin, neverinë e tyre ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Në të njëjtën orë, të të njëjtës ditë, Edvin Kristaq Rama inauguroi në Shish Tufinë muzeumin e Enver Hoxhës, atit të tij shpirtëror, Hitlerit shqiptar të Pasluftës.

Duke inauguruar muzeun e babait të tij shpirtëror ditën e protestës më të madhe, që nga shkurti i vitit 91, të shqiptarëve kundër shtetit policor, mashtrimeve të pa shembullt elektorale, rritjes së madhe të varfërisë, papunësisë, mjerimit, taksave, cmimit të energjisë, tarifave te studentëve, Edi Rama me cinizëm ekstrem sfidoi revoltën mbarë popullore me rehabilitimin e Enver Hoxhës! Ndaj ju bëj thirrje mbarë shqiptarëve të vazhdojmë të bashkuar pa dallime partiake dhe të shporrim sa më parë Edvin Kristaq Ramën dhe bastardët e bllokut nga pushteti”, shkruan komandanti ne FB.

Sa hipokrit ky Edvini, ja ka heq meritat Cunit te Sheqeres, asnje fotografi me femijet e Merhumit ne vilat byroiste nuk ka vene. Xheloz i paskrupullt dhe fallsifikator historie bashke me ate Bolinon....gjithe ajo ekspozite e asnje fotografi me kumandarin ndersa ndante buke e kripe e zemer me familjen e shquar Hoxha

Ngjela: Me bunkerin Rama do të fshehë dështimet politike. Ta mbyllë para se ta djegin ish-të përndjekurit 

...e din avokati se vetem pishtari i tremb komunistat 

Kapo edhe pala juej vetem pishtarin per te vene flaken di te perdore.Ne mexhlisi i thjeshte nuk dime nga te mbytemi.

Rri mejtohem ne mejtime

andej lesh e ketej qime.smiley

Mr. Jones, of the Digjitalb Farm, had locked the hen-houses for the night, but was too drunk to remember to shut the pop-holes.

 

Sholoket  antikomuniste te mesojne cdo te thote qe ti lesh pasuri popullit . Turizmi Komunist smiley

Dhe e Ikur Byroja pasuri na la .. Titull per frymezim te Poetit Kombetar Xhelal Aga

Futur ne dhe pa i zene askujt vend / E pasuri e gjalle madem i ergjente ..smiley

Jo si ahmet zogu  ..

mire qe na tradhtove e ike ne arrati / po na vodhe dhe arkat mbushur me Flori smiley

Iso djema ...smiley

Nuk kane faj keto vemje te cilat na paskeshin pasur nje dell te zjarrte demokratik dhe ne kohen kur lulezonte ky bunkeri..Sec kam nje hije dyshimi objektiv qe me rrjedh nga ato mbledhjet kolegjiale qe organizonin shoket komunsite ku elementet qe bertisnin, ne litar,te varet te sheshi etj sot plot pasion dalin revolucionar demokrato-fashist pa paguar uje e drita ,zaptojne pronat publike,merrnin nga dy tre kempe dhe pervetesonin materialet nga me te ndryshmet ne pronen shteterore..E.H -diktatori(citat-s.b) dhe neobllokmenet kur e dorezuan pushtetin.Depot dhe magazinat i lane plot,lingotat e arit ishin deri ne kohen e likfloririt ne tunelet komuniste, shiteshin nga magazinier repartesh ushtarake,harta me pasurine nentokesore ishin ne zyrat ku u futen me perdhune te gjithe keto mostra qe i rropen skalpin ketij populli per vite te tera,dhe tani tregojne me gisht tjetrin..E keqja me e madhe qe mund ti kete ndodhur ndonjehere kesaj shoqerie nuk ka qene E.H.Kane qene te gjithe ato mjek idealisto komunist qe ne laboratoret e sistemit aq shume te anatemuar prodhuan  dhe vaksinuan keto pesticide qe sot mbjellin vetem urrejtje ,percarje dhe anarki totale ne shoqerine tone..

E.H -diktatori(citat-s.b) dhe neobllokmenet kur e dorezuan pushtetin.Depot dhe magazinat i lane plot

smiley

what's the fucking purpose?

cdo gje per vemendje smiley

po pse ca kujtove ti, kot u (zh)vesh Bleona ashtu?! - po ja pra, per pak vemendje..smiley
dhe ja arriti se ka nja 2 dite qe gjithe mediat e Botes po flasin per Bleonen.smiley

Hapja e ketij muzeu eshte shume e vonuar. Do te ishte mire te hapeshin dhe hapesira te tjera me po aq interes dhe qe permbajne historine tone te perbashket. 

Po shihja fotot dhe me beri pershtypje ekspozimi i asaj veture te blinduar aty jashte. Ajo eshte objekt shume i rendesishem dhe eshte e pafalshme nga ana e pergjegjesve te muzeut lënia e saj jashte ne meshire te faktoreve atmosferike. 

ore...hapja e ketij muzeu,jo qe s'eshte e vonuar, por eshte dhe e domodsoshme. se qe thua ti bir a bije i/e xhaxhait, na qe njehere njefare mcnamara, mcnamara i flisnin, shef i inukes... tha: ore se c'ka dale andej nga evropa e poshtme juglindore njefare vero, vero, ka bere nje ndertim pa leje 5 kate nen toke.., meqe fadromat dhe tanket i kemi te impenjuar ne vietnam, i leshojme nje fucking nuke e mbledhim mendjen?

dhe e bejme shoku mcnamara, i thane shoket e komitetit qendror berthamor, po puna eshte se s'kemi me nga ato te voglat, tani jane nga 4.5 megatoneshe..., keni ndonje te aferm atyre gerxheve ta lajmeroni ne kohe, se do na duhet ta fshijme nga faqe dheut?

ja keshtu shpetuam, buzagaze me shoshoqin kendonim kengen: do marr çiften do dal per gjah, jamam shokeni, jaman jaman.

Hajt se fillo Bajerni Ngadhnjyes tashi thujini Karlo Bollinos.

Ka kohe plot me i palos pizhamat e enveritsmiley

o IFiqo e ktheu rregjimin e vizave gjermania

Ka kohe plot me i palos pizhamat e enverit

youFiqo, na e rrudhose trurin me kete.

 

foto 4, salla e hartave smiley

Po dhoma e fluturave!smiley

smiley

Çer penalltije skandaloze

smiley

Bajerni Ngadhnyes e zhyti smiley

E boni gjermoni.

 

Komunistat jane mçef ne pus

Bunkere te tille ka bere e gjithe bota...ne vendet nordike ka qene fiks modeli qe kemi pasur ne, dmth vendstrehime per cdo pallat. Fakti qe jane bere te tilla tregojne qe te pakten Enveri ska qene aq i keq sa keta plehra qe jane ne pushtet apo ne opozite qe ju lepijne bolet ca ambasadoreve duke u tallur me vendin e vet...nderkohe qe ai ngriti keto qe te mbronte popullin e vet nga lufta atomike qe konsiderohej iminente atehere...Oh legena te kompleksuar qe bejne si disidente...pty race e keqe piktorash te deshtuar.

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).