Sa herë që vij në Vlorë mbështillem nga një gjëndje zymtësie e pezmatimi.

Gjithçka që syri ndesh është gri, e rrënuar e lenë në harresë.

Ajo çka të bën më tepër përshtypje është bashkëjetesa e Vlonjatëve, ky pakt i zi me degradimin dhe me gjëndjen e mjetuar.

Të pafuqishëm, të heshtur përballë një indiference totale të pushtetit lokal dhe më sipër duket sikur çdo gjë ka ngelur në vend.

Godina të vjetëruara dhe sipërfaqe gjoja të reja të cilave po ju del themeli shumë më shpejtë nga ç’duhet nëse do e llogarisim në bazë të lekëve të harxhuara.

Hapsira të gjelbërta totalisht inekzistente ose të kthyehera në vënde pshurrjeje publike.

Shatërvanë të gjymtuar ku era e moçalit dhe kënga e zhabave të shoqërojnë teksa u kalon ndanë.

Ky është realiteti i një qyteti që pushtetarët nuk lodhen së quajturi “Perla e Jugut” sa herë vijnë e japin premtimet elektorale.

Në bisedat me djem moshatar, ata që kanë “ngelur” në Vlorë dëgjon shpesh: Edhe Kabuli na e merr. Këtu është për të ikur natën e jo më ditën.

Një qytet që përveç detit në Verë nuk ofron më asgjë.

Ku mundësia për të punuar mungon ose është tejmase e keqshpërblyer.

Vlora e Patriotizmit, Vlora e 1912 e kryengritjeve dhe frontit të parë.

E përzhitura në histori, e djegur në kohë e vrarë nga shteti e përdhunuar nga pushtetarët e dhjamosur e të krekosur.

Ata që premtojnë mijëra vënde pune e që për të tilla nënkuptojnë kazinotë e tyre.

Hapsira të zaptuara e rrugë të deformuara që mbajnë mbi shpinë ndërgjegjen e pisët e fondeve të zaptuara.

Vlora ku historinë e ka të dhunuar e të trasformuar në ambiente kazinoshë që rrjepin dhe ato pak të ardhura të kryefamiljarëve të dështuar e shpresë humbur.

Kjo është një copëz realitet i një qyteti që ka bërë histori por që historia tashmë e ka lënë pas.

 

Publikuar fillimisht ne historia-ime

68 Komente

O moj Vlora Heroike / Me Partinë Demokratike smiley

Ajo çka të bën më tepër përshtypje është bashkëjetesa e Vlonjatëve, ky pakt i zi me degradimin dhe me gjëndjen e mjetuar.

Të pafuqishëm, të heshtur përballë një indiference totale të pushtetit lokal dhe më sipër duket sikur çdo gjë ka ngelur në vend.

 

te pafuqishem o posi!! 

kryetari  i korruptuar i bashkise qe drejton ate qytet mbi 10-vjet tashme dhe qe eshte pergjegjesi kryesor per katandine e ketij qyteti,  eshte kapur me shkelje dhe ka prova te pakundershuteshme..  dokumente te fallcifikuara etj,  por ai vazhdon normalisht  te jet kryetar bashkie i qytetit.. per turp te vet natyrisht, por edhe te partise qe ka kandiduar dhe e mbeshtet!!

e si mos te ndihesh i pafuqishem..??

Rilindja po ben Lungo Maren dhe do zbukurohet.

Xhibo, per sa e ha kete *eme vrima e zeze?

Kur Vlora kshu, po _____________ ?

Si doqë të vejë Vlora ca demokratikas do ti gjejë ..tua lyejë sumën me gjizë dhe ti përdorë për të kapur Peshk .Kështu kap e shit - kap e shit do ta kapë Veten ! Boll ti heqë merakun këtij shkrusit !

Eh, ai qytet, siç e tha dhe Beluli, i lindur dhe rritur ne Vlore, ka morr fund nga te korruptumit e Rilindjes. 

Ju lutem beni ndonje koment ketu, se lame koqen e namit.

belul kujdes se po te peshkojne...kendo "sapo del te hotel sazani/ dillà dillà da da"

.....duket lagja Partizani, dilla dilla da da.. ,
     eshte lagje heroike. dilla dilla da da........

 

si the ti: po me peshkojne?   po kengen e peshktarit amator Milo, e ke degjuar mo?

jo.., pa he jepi njehere

po ja, dilte Milua nga shtepia  ne mengjes per peshkim.  i krekosur, i  mireorganizuar kshu, me kallemb, fildispanje, arsenal grepash.. qe nga grepi zero e deri te parangalli.smiley, thua ti do bente namin ky..    nejse, zhurma e madhe, po skapte gje...

dhe gjitonet pastaj e tallnin:  doli Milua per peshkim,  zuri millokopin tim.smiley

po ky mi mi mimilua,.... punonte gje fabrik çimentos?

nuk e di jo, se nuk e njoh... historine i kam degjuar..smiley

...jo se une njoh lalain te gjelletore "ylli"( besoj e di ti belul ku ishte).. i mbahej goja, i venin e pyesnin: e pe gje mirin? ke mir? ai qe ta fut tel, ta nxjerr zinxhir...nje me dy, u acarua lalai, mua do me peshkojne... ndaloi njerin: e njeh mirin? ke mir? harroi rimen per momentin: mi mi mirin qe punon fabrik çimentos!!

...smiley

 

meqe na kujtove gjelltore ''ylli''.  po kete  e mban mend mo?   kerkohet cfare ka qene, emrismiley  dhe  (ish)vendodhja e kesaj ndertese?

belulo nostalgjiku.., jo po asfaltin avullues ne oren 3 te drekes, maqina qe na vadiste e therrja vrapit sa dilte lopata e pare me akullore..., ne dy pika te banakut, syri vigjilent kush dilte e para + dyqani riparim orash ne krah

mire mire, ballcekano, po emrin e nderteses e shmange ama..smiley siper hotel Vjosa, poshte restoranti me te njejtin emer dhe Pasticeria/ Embeltorja legjendare..smiley
nga njeri krah dyqani riparim orash dhe kepucet me porosi, nga krahu tjeter libraria e Mit Simonit dhe fotostudio e fotograf Venit..smiley

p.s nostalgjia......, kam gjetur foto me Vironin e Drites..smiley

o belulo.., do dhe emrin e berberit aty ne krah? lefter kokrrodhja, iku te 6-kateshi me vone.

embeltorja legjendare ka emer legjendar, duhet te perkulesh kur ja ze ne goje.

Po aty ngjitur ne krah te djathte , te ajo shtepia e vjeter ne foton tende ne kat te dyte banonin dy motra te bukura si yll smiley

 

Hapsira të zaptuara e rrugë të deformuara që mbajnë mbi shpinë ndërgjegjen e pisët e fondeve të zaptuara.

Une ndaj mendimin e disa perfaqesuesve te BE qe zeri te rinjve duhet te degjohet.

hëmmm.., fjale te mençura keto nga perfaqesuesit e BE! edhe une, bashke me kolegun NN, ndajme te njejtin mendim!

Pae keshtu i nderruar Pjer smiley Korrupsioni.. ke shkruar tek V...Q... nuk ka kahje politike .As nuk lind as nuk rilind . Ai eshte pjese e trupit si semundje e pasherueshme . Ate e gjen disi dhe e zhvillon ose e lufton ..

Faqe ...rreshti...kapitulli  " Mbi Trajtimin e Korrupsionit " .

Nuk po e jap te plote se mesohen njerzit Dembele dhe nuk e lexojne me vemendje vepren Madhore V....Q ... duke shpresuar se do ti marrin QYL pergjigjgjet tek Intervista Juaj e Madhe . Keshtu me kaq sa citova  do tu nxitet Interesi besoj .

Moj vlore e bukur ne grope

skele e pare ne evrope

te kane shitur te zote

shpetim gjika me shoke smiley

Kot me te pyt, po skele e dyte ne Evrope kush eshte? smiley

kete rapsodi popullor e ka mbajt sekret smiley

Nuk ka te dyte, as te trete... Pra jane dy vende bosh, pastaj vazhdon e katerta qe eshte........ Orikumi

E drejte. Sec me kujtove ate kengen

Vlora Vlora Vlora Vlora

Bjeri me te lumte dora...

smiley

Edhe Komandant Rrapua nga Vlora sikur qe ...smiley

Vlore moj tu shofte Nuri /  me ate rini Hauri ...

Hapsira të gjelbërta totalisht inekzistente ose të kthyehera në vënde pshurrjeje publike.

Edhe Shkodres i mungon gjelberimi... smiley Per ta gjetur duhet kaluar kufiri per ne Mal te Zi.... smiley Ato pak lulishte qe ka pasur jane shkaterruar per t'u lene vend pallateve apo kafeneve. 

Eshte e trishte qe ne nje qytet si Vlora, e cila normalisht thith me shume investime per shkak te turizmit, te kete aq pak organizim e mirembajtje te territorit. Habitem qe investitoret private nuk ushtrojne presion te bashkia, ose te marrin nisma kolektive per mirembajtjen e rrugeve dhe ambientit meqenese edhe do perfitonin bizneset e tyre. Nje turist qe gugllon per imazhe te nje hoteli te caktuar dh shikon nje rruge te prishur, me uje dhe pse jo, ndonje lope qe afrohet nga kurioziteti, nuk do mendoje dy here para se te nderroje faqe...

pëllumbesha dhe pëllumi laheshin nje dite te lumi

anës lumit anës detit

ne sy te gjithe miletit

heyyyy ooo heyy.

I bini lapsit sa i jep Vlora arkes se shtetit dhe sa merr investime pas.. do shihni se si e kane rrjepur me vite te tera jo vetem ata ne Tirane por edhe ne Vlore brenda. 

si eshte ajo shprehja " te miret i mori lufta, te zgjuarit shkuan ne Tirane, hajdaret me mustaqe miu ngelen ne Vlore". Mire e the Belulo, po s'iku ai pleshti nga bashkia keq e me keq do ti kene punet ne Vlore.

Po nuk na e kane lene keshtu Vloren te paret tane, pse Vlora keshtu te ikesh naten a ju qisha udhe ?!! Shpreheje e vjeter kjo  terbaciote, per nje gje te nisur keq, qe nuk sheh hajer nga udha e nisur!

Nuk kishin te paret tane Gomone që të nisesh nga gjërat e vjetra që të shpien "keq"

Prandaj  kështu badiava nuk duhen lëshuar krahasimet me të vjetrën . Se ja psh Kopshtarja smiley e ka krahsuar me të trishtë , si dhe Shkodrën ...po kjo mohon punën e Madhe të bërë nga Koha e kumandar Saliut  . Më të kujdesshëm duhet mendoj se ja fut tjetri plot frymëzim për të shkuarën ..

 Lum o Lum e përrrua / Deti madh e i kulluar / si i qethur dhe i rruar / me milet syzgurdulluar ..

O i Gjore mos harro Vloren
se ky faj lahet me gjak
veç nishanet dhe shiritat
kesaj pune i vene kapak...

Mos u bej merak mer lal se ne Vlore dhe guri i zakonshem tek cepi i rruges ka pronarin e vet ...vetem se leke nuk kane qe ti rimekembin smiley

ps. sa shakaxhi te mbdhej qe jane bere mer zot...kane filluar ta kuptojne dale nga dale shtypin perendimor sepse per artikuj te trishtueshem zgjedhin dhe pamje te trishtueshme me shi, bore, kenete, e peme te kalbura pa gjethe jeshile e keshtu me radhe ....

mos keni merak Vlora do te behet ka votuar nje deputet te famshem EDVERIN

Vetem realizimi i projektit te shetitores anes detit mund te bej qe ai qytet te mar pak fryme,Vlora eshte si gjithe shqiperia,nje katund i madh,me pak vende ku mund te maresh fryme lirirsht..

je mer arb, jo. e ke kabim! sepse pikerisht, ato leke qe jane investuar deri tani ne Vlore, jane investuar andej nga deti, ndersa qyteti vet ne brendesi, Vlora e vjeter, apo historike etj, eshte lene jashte cdo lloj vemendje dhe ku mbizoteron nje kaos i vertet! Vlora nuk mund te quhet qytet! dhe me e bukura, ne kete pjese te qytetit jetojne rreth 80-90% e vlonjateve... ketu pra duhet vemendje e investime, sepse gjemdja eshte mizerable dhe alarmante, e jo nga deti....
edhe artikulli per kete Vlore e ka fjalen.

Une mendoj Belul se ai projekt kur te realizohet(nese realizohet) do i jap kuptim e rregull atij qyteti,sot ai rip toke nuk eshte as shetitore e as vend qe te jep qetesi(ka qene me keq),eshte nje rremuje e madhe nen tymin e makinave.Vlora e vjeter eshte prishur qe ne 86' per mua,me ate hotelin te sheshi i Flamurit qe akoma qendron si plage ne zemer te Vlores,qe edhe sikur te perfundoj nuk di se çfare bukurie mund ti jap atij sheshi.Vulen ja vuri Gjika me ato shemtite e tjera,si tek foto me lart ku ai tipi qe shet çorape me karroce tregohet si shemti e Vlores kur ne fakt aty shemtia eshte ai pallati qe duket anash.Nuk ka gje me te bukur se Vlora e vjeter sikur te rregullohet e te kthehet ne identitet,do te blija me shume qejf e deshire nje shtepi te sheshi i Kateqit bie fjala si shembull...por per mua problemi me i madh i Vlores eshte tjeter,ai qytet nuk te jep asgje,nuk ka nje kinema bie fjala,gjalleri e jete kulturore pothuaj zero..mbizotron pothuajse kudo mediokriteti, remuja e mentaliteti i vjeter qe mbysin edhe ato vende,njerez, mendime,deshira e qellime qe realisht i gjen ne ate qytet e qe do te qendronin shume mire me shume dinjitet ne ç'do realitet  evropian te zhvilluar,pa asnje dallim.

Sahati i qytetit ishte nga të paktat prona publike që zotëronte shteti shqiptar në Vlorë. Kur shtetin në emër të demokracisë dhe kaosit-liri, e morën në dorë bandat dhe rrugaçët, edhe sahatin-merkatë e privatizuan. Askush në vitin 1994 nuk pyeti se pse duhej të privatizohej, dmth, të vidhej, të grabitej? E pse duhej të pyeste, kur shihte se "privatizohej", pra rrëmbehej një pjesë e pronës publike me emrin, "Banka e Shtetit Shqiptar-Korçë", ndërtim i shtetit dhe pasuri që mund t'i hiqej shtetit përpos se me VKM trasferim kapital. Një tjetër mustaqe në kryeministri e kish kompetencë, një anëtar i "nderuar" ky i këtij pellgun tonë, mbushur me burra të mençur..

Jo nga Vlora, por nga ky vend nuk ka më njeri shpresa për të jetuar në klimë të shëndetshme. Unë kam lindur 100 metra më tej atij sahati dhe foleja e lejlekëve në majë të kullës mbetet deri në moshën 8 vjeç kujtim imi i spikatur i vegjelisë. Kur më duhet të vete ndonjëherë në Vlorë për vaki, jo rrallë kam dashur të vë ulërimat.

une them te ndryshosh kujtimet

Nje poet i madh i rilindjes shkruan: maje catise nuk kish lejlek/ pellumbat i largoheshin aneve/ ne oren 12 gjemonte / kembana skifterin lajmeronte

Naikom Zeqo e interpreton vjershen se simbolizon baterdine e madhe qe ndodhi me Vloren gjate viteve 97-2014. Skifteri eshte Shpetimi, lejleku eshte ai i sahatit qe mban mend zotrote. 

 

nuk e di tamam se kur eshte privatizuar merkato/ sahati, por e di mire qe ne 94-n, kur u ktheva per here te pare Vlore e ne Shqiperi, merkato kishte degraduar dhe ajo kulla e larte e sahatit kishte marre nje pjeresi te ngjashme me kullen e Pizes, pra ishte gati ne te shembur... dmth,ishte bere e rrezikshme edhe per kalimataret..
me cmbaj mend une, bashkia aso kohe se c'gjeti nje nga ato firmat e famshme piramidale, mos gaboj Kamberi dhe ata sponsorizuan restaurim te pjesshem, sidomos kullen e sahatit, te kesaj godine.. por mbase edhe ua shiten me vone ketyre, por se di me siguri...
sidoqofte, per pjesen tjeter te komentit tend qe te jemi te sinqerte duhet kujtuar se si ishte Shqiperia e fillimviteve 90-te.... ishte kaos, vitet e qametit!! vend i pashprese, varferi e madhe.. dhe pse ishte keshtu? -po ja, sepse ato bandat paraardhese qe kishin pushtetin per rreth 45-vjet, u sollen si uzurpatore me te.. nuk shkuleshin, deri sa perfundimisht u kujdesen dhe e lane ate vend te falimentuar, te degraduar, skajshemerisht te mjeruar!
pra ne nje kohe te tille, tekstualisht qamet, ku shqiptaret i ushqente Pelikani italjan, nuk mendoj se e kishte kush mendjen, leket apo mjetet te investonte te sahati, apo ne te tilla objekte anembane shqiperise..

Do iki naten thote. Po ik. Vendin do ta zere ndonje fshatari zbritur nga tragjasi a dukati. Procesi evuimit demografik vazhdon 

o lubí, (se me kujtove ate kengen e "modern talking" lubi lubi lubi..smiley) ja ke haberin Vlores ti?? po Tragjasit e Dukatit?? keto qe thua ti derman, jane prane detit, e jane "fshatare" te privilegjuar tashme, skane nevoje dukatasit te zbresin ne germadhen Vlore, por e kunderta.smiley

p.s. kshu kot per info, Vlora eshte mbushur me fshatare/ qytetare nga Korca, Elbasani, Librazhdi, Gramshi e nga Veriu..

Sja kam shume idene vlores, keto fshatra mi ka zene veshi ne media, po ti e kap idene, iken njeri vjen tjetri. 

Për qejf tënd dhe pro Belul ..plus rreshtin e Fundit të qeverisjes së dhive dhe sqepërve antikomunistë të PD-hit

Nuk mund të bësh krahasim me fshtarët e Vlorës si me të krahinave të tjera .Qytetërimin apo shkatrrimin e Vlorës e kanë në dorë Vetë ata që quan Fshatarë " zëvendësues".  Vlora është e Vlonjatëve ..të drejtë që me sa e njoh Shqipërinë ,  mund ta kenë edhe Dibranët .

Të tjarat i shkërdhen kush Mund në çdo kohë të Vitit e Periudhë Historike .Edhe ky lapsaxhiu i Gjibit lapsi .al apo .com , që i vjen keq pse Vlora nuk është e Partisë Dhjerokratike .

Keq të vjen ti thuash Shqipëri jo më Vlorë !

Me Tragjasin mos u krruj se te del gjak.smiley E ke nigju kongen ti :

Dukat, Tragjas e Radhime

u derezeza o djem

C'u gjete qe e prishte zine ...

Këto janë këngë të Luftës nacioal Çlirimtare .për Tragjasiotët ka tjetër të lashtë që përfshin SHUMË brënda

Tragjiasiot mëndje kaleme .. që mbajnë shënime smiley

Pa për Gjak ? Edhe mundet në se ka nga shartesat e sotme me kriminelë të Luftës së dytë .Labët nuk e nxisin Gjakmarrjen .Shtatë Gjeneralë ka pas Tragjasi , bashkë me Tërbaçin janë kampion Gjeneralësh  ..po për gjak të marrë tek Pushtuesit !

Kur jeshe atje nuk m'u duk aq keq. Biles me mire se Durresi. Mbase ngaqe ishte vere, mbase se nuk qendrova gjate? Mbase! 

po ti besoj do kesh qene nga andej nga deti, jo brenda ne qytet,apo jo?

Brenda ne qytet eshte qamet.  Qytet pa nje lulishte, pa nje qender, pa nje pedonale, pa nje shesh.  Ndertuar ku i ka dashur qejfi dhe xhepi kryetarit te Bashkise.  Shume, po shume e trishtueshme, kriminale cfare i eshte bere atij qyteti.  

Keshtu qe per mua, Vlora fillon nga Skela e tutje nga deti.  Nga andej mezi iki.  Nga Skela e tehu nga qyteti, per te ikur naten. 

Kalova dhe neper Vlore, brenda. Leqe te gjitha qytetet qe kalova per ibret ishin. 

Ngelet duke u qare dhe ju vlonjatet. Deputete pecogroso keni, kryetar bashkie bos, mbledhjen e pare te qeverise aty e beri km-ja. Ca doni tjeter? Liken? Sorry ai eshte taken.

O belul Gjenomadhi mire Lalain e mban mend, po toshi gelldoshin e mban mend tek kalitrojes.....pa le me mos te flasim per Xhevin tek cepi i industriales ,ka qene nje peme ekualips aty......po mban mend xhevin duhet te mbash mend edhe ate propozimin legjendar qe i beri xhevi asaj vajzes qe kthehej nga puna ne pikun e vapes ,vinte nga rrobaqepsia ne kembe(qe ka qene dikur te SMT-ja) dhe shkonte per ne vlore .

peshkarexhe  Xhevin e njoh, ka pas ndenjur te pallati anes rruges per ne Skele, para eksopzites..  Xhevi ka pasur te forta,  plus  qe i mbahej cik goja, tip gagaçi dmth..smiley  por kete ''propozimin legjendar'' nuk e di..smiley

ndersa  me Toshi gelldoshin po me ve ne dyshim.. se une nje tjeter Toshi gelldoshi, ishte llustraxhi kepucesh ky, rrinte te kullat  te xhamia.
 

Turp!

Belul Aga .
Xhevi qe the ti na kishte rene ne dashuri(platonike)  me nje vajze qe punonte ne rrobaqepsi(tek e vjetra te SMT-ja)
kishte kohe qe ja kishte vene syrin, dhe nje dite dreke/vape perveluese korriku Xhevi i del mu tek cepi i industriales
E pa xhevi qe tek klubi i sherifave qe po i vinte krahqyerra......u pergatit.....perseriti propozimin nja tre kater here ne mendjen e tij si nje refren..... e ke parasysh he qe ne momente te tilla xhevit i mbahet goja akoma dhe me keq .....apo si i themi ne nga vlora nuk i ndante mire freksioni....
kjo e shkreta as qe e kishte vene re Xhevin...ishte damllakosur nga vapa, dhe mezi hidhte kembet.....xhevi merr fryme thelle....dhe i drejtohet.
Oooo gggggoce  me me me ffal nje minute, uuune kammm koh qe qe qqqqe.......
ore fol shpejt ,ia kthen ajo e nevrikosur.......
Uuuuuu  te qqqifsha mo motren ja kthen xhevi i ofenduar....smiley

 

Mbase e ka patur me te mire motren ajo.smiley

Ai i motres ishte Fadil kokrrodhja...

po i bente njeres nje propozim Fadili ne prezence e motres se saj. 

-Ik o Fadil , i tha ajo. Pune qe s'behet, me ler rehat. 

Dha e mori  Fadili i shkrete , po nuk ja varen. Zgjati pak koken nga e motra dhe i tha.

-  O motra, se mos ke qejf ti moj. Thuaj Fadilit, te dukem simpatik apo jo ?

per hir te se vertetes, Fadili ishte horror , me i shemtuar se Frankenshtaini.

 

Fadil kokrrodhja, aka Fadil Lloi.smiley  i njohur gjithashtu se qepte pantallona  kauboj  kadife, ose cop mushama makine jeshilesmiley.   po ate shtratin e pantalloneave e bente super te shkrurter, tjeter model nuk dinte Fadili.

fadili tifosi nr.1 i brazilit ne shqiperi, pantallonat ashtu i mban akoma!

Kesaj i thone e gjujtme me sacmesmiley

si shkoi ai muhabet?  kush e mori provimin, smileydmh. xhevin?motrasmiley

     Nga Vlora te ikesh ? Perse valle ? Jo kjo eshte ide e importuar nga armiqte e ketij vendi, kryesisht nga greku qe e don per kafsh te egra jugun.Ku ka mor si Vlora ! Jo nga Vlora, por nga te varurit ne qafe te ketij populli, qeverrisesit gangstere, hajdute dhe krejtesisht te paafte.Keta duhet te zhduken dhe sa me shpejt aqe me mire ! 

Po ju them vetem faktin e ketij viti. zona qe u popullua me shume ( si asnjehere ) prej pushuesave, shume te huaj, ishte Vlora dhe akoma me shume Saranda.E ca kane bere qeverisjet ? Vetem shkatrrime sepse kan lejuar rrumpallen ndertimore...Pra bukurine e vendit e kemi por nuk duam tja dime vleren..

Te ikim nga Vlora ? Jo more ..! Shko keput qafen mi thoni megaloidhese ! Ne do ta bejme Vloren nuse si na e dhuroi Zoti ! Por duhet te bejme keta  basdarde " ceco " , qe te shpetojme e lulezojme Vloren dhe gjith Atdheun tone , perle mesdhetare e lene ne balte...! 

perle mesdhetare me penxherè qe kerkojne diellsmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).