Barërat e së keqes

Ra si një rrufe në të kthjellët: mëhalla konservatore “Dymbëdhjetë lisat” u bë papritur skena e një krimi! Stacionet televizive lokale nxituan ta jepnin ngjarjen si kryelajmin e ditës. Fytyrat e folësve që nga ekranet, megjithëse të mësuara me gjithfarë ndodhish e ngjarjesh të habitshme, nuk mundën ta fshihnin dot një hutim të sinqertë. Ç’ne vrasje tek “Dymbëdhjetë lisat”?! Një mjedis i qetë ku klasa e mesme kalon në limonti jetët e mesme, dhe ku e vetmja zhurmë që ndihet është ajo e korrjes së herëpashershme të barit para shtëpive. Vërtet që bota po çmendet, Xhejms, nuk është vetëm ngrohja globale, as edhe ajo shakaja e keqe që, si lojtari më i mirë i golfit, ashtu edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, janë të zinj. Sikundër këngëtari më i mirë i rap-it është i bardhë. Jo, jo, gjërat po shkojnë vërtet shumë larg! Si dreqin shkojnë e vrasin postierin në një mëhallë ku njerëzit ruhen mos trembin ketrat dhe ushqejnë gjer edhe korbat me koncentrat të blerë enkas?! Pastaj, a nuk thuhet “mos e vrit lajmëtarin”? Kushedi ç’lajm të zi do të ketë sjellë, i ziu postier… qyqari.

Ishte vërtet e pashpjegueshme se ç’e kishte sjellë punën deri aty. Në mesditën e qetë të mesjavës, një të mërkure pa karakter e pritshmëri, pak pasi postieri kish mbërritur me makinën e bardhë, të vogël e paqësore të postës, ishte dëgjuar një krismë arme, e po ashtu fare pak më pas ishte dëgjuar kuja e urgjencës dhe e makinave të policisë.

Shkakun e vrasjes e morëm vesh më vonë. Ishte një motiv i dobët, siç u thonë tani shkaqeve vetjake për krim. A nuk i dëgjojmë kaq shpesh? Mirë thua që bota po merr kot, shtohet obeziteti dhe dobësohen motivet… më fal, e di që nuk ka vend për shaka… aq më tepër për shaka të dobëta, por gjithë fajin e kishin ato lulet që njëri nga gjitonët i kishte mbjellë rreth kutisë së postës: ca erëza të çuditshme mesdheu që ne i njohim vetëm përmes shishkave e kutive të vogla tek raftet e erëzave në supermarkete, por që na qenkeshin edhe bimë të vërteta, gjithfarë lavandrash e nenexhikësh e rigonesh që rriten në ato nahije të botës, erëza që e joshnin postierin, kushedi pse, njërin prej postierëve më saktë, thashë nuk dihet pse, për kushedi ç’arsye, fare kot xhanëm, një sebep duhet për jetëshkurtrin, ose mbase ishte nga ato anë, thashë nuk dihet pse, por nejse. Ai i ndjeri teksa fuste shukun e zarfeve dhe revistave në kuti, rrinte me gjatë se zakonisht të merrte atë erëmim, që kushedi ç’i kujtonte, e mallëngjehej ashtu, me fllad rivierash e brigjesh mesdheu që i shohim tek-tuk në TV, dhe njëri nga gjitonët, tek e shihte ashtu si të përmalluar, ra në dyshim se mos postieri i bënte isharete së shoqes, e cila për dreq edhe qëllonte të ish aty pari shi kur s’duhej, duke prerë ndonjë trëndafil-a, duke pirë ndonjë kafe për qejf-a, dhe aq është. Idili i pandehur është gjëja më e lehtë për t’u ngjizur, përkimet në këto raste s’mungojnë kurrë, janë ngjitëse ojnat, mu si kotja prej gjumit, e kështu mllefi i gjitonit erdh e t’u bë si një krusmë përbindëshe në zgavër të shpirtit e lukthit, derisa një ditë mori armën dhe ... krisëm..., e qëlloi pa një, pa dy…

Ndaj nuk duhen sjellë bimë të huaja, Xhejms, ndaj edhe në aeroporte të pyesin mos ke marrë dhe të huaj, bimë të huaja, mos ke fjetur pranë gjedhësh të huaja… S’u thonë kot bimë eterike, kupton, kushedi ç’dehje ka marrë i ziu postier, ç’kushtrim i vjetër i sojit të vet e ka thirrur, në pastë qenë nga ato vise sikundër thua… imagjino të jetosh në të atillë vend të mbushur me lloj-lloj sherebelash e çajrash endemike, e dhjozmash të çuditshme, e këngësh të vjetra që i bëjmë në shkollë, nuk është çudi që dëgjojmë për të vrarë aq shpesh andeja… ruajna Zot e të faleminderit që s’na linde atje, në ato ckërka e shkëmbinj sirenash plot me fole gjarpërinjsh e kushedi ç’akrepë helmues e fiq të nxehtë hardallosës shkëmbi e deti… Meqë ra fjala, bari ynë para shtëpisë ngriti krye përsëri, duhet prerë, gjitonët kanë dy orë që kanë filluar. Ç’pret akoma, Xhejms?

27 Komente

Qysh kur kemi filluar te mejtojme si anglez te vjeter? A nuk me thoni, cfare quhet kjo: perkthim?! Megjithat eshte shume pak per te krijuar mendim te sakte, por teksti ka gjuhe lakonike.

Nganjehere jeta eshte kaq e thjeshte sa te kalon para sysh dhe nuk e ve re fare...

Se lakonizmi shokë ..Ç'është kështu ?   ..po nejse .Unë kam gati një Doracak dhe shumë shpejt ata që shkruajnë do mësojnë se si shkruhet ....përplasi inatin  mbi Lisat  në lagjen" 12 Lisat " kritiku Lisi Trembëdhjetë !

Te kam thene qe je absolutisht i pakuptueshem? 

 

Po unë nuk kam bërë tregim pse duhet të më kuptosh ? Gjithnjë po qe se më je drejtu mu .

Emigranti vjen gjithnjë si pasuri Objektesh për reflektim . Pus përfytyrimi . Mirserdhe i nderuar ! Mungesa e penë suaj është një boshllëk për PPU , një sinjal që po "thahet " kultura letrare !

Po unë nuk kam bërë tregim pse duhet të më kuptosh ?

Vetem kaq kuptova, pjesa tjeter eshte shume e veshtire, jap doreheqjen. Megjithate, i nderuar Idriz, tek ti vleresoj qendrueshmerine, sepse gjithmone ne komentet e tua i qendron besnik formes dhe permbajtjes; dmth nuk kuptohesh smiley 

Thenks  smiley..si anglez ...

Po me një kusht po më shpjegove çfarë duhet të kuptoj unë nga Ju , në komentin tuaj të parë si kritik  për Tregimin smiley..Ose dhe një shtesë të vogël si janë anglezët e vjetër dhe nga i njeh !

Po perpiqem Idriz, megjithse une nuk po bej asnje kritike letrare, sepse se pari nuk jam i tille, dhe se dyti une thjesht po jap nje mendim timin. 

Nuk e njoh autorin, por me sa kuptova nga teksti, behet fjale per nje vend diku jasht, lagje e qete e nje qyteti tradicional, amerikan, anglez apo kanadez. Se pse me kujtonte F. Scott Fitzgerald me "The Great Gatsby". Strukturat e mendimit dhe perkujdesja per lulet, qofshin keto edhe me erza te ndryshme dhe ekgzotike, dialogjet me Xhejmsin, a nuk ngjajne si anglez te vjeter?

Megjithate, ajo qe thash me posht ka te bej me vlerat e tekstit, sepse mund te jete edhe perkthim. Ose autori mendon si nje anglez. I vjeter. Por vertet teksti me pelqeu dhe po e them perseri, ka gjuhe lakonike.

P.s. Edhe nese kam gabuar ne vleresimin tim, une jam perpjekur ta them qarte, dhe ti e ke shume te lehte per ta kuptuar. Edhe dicka, ti shkruan here me germa te vogla, here te medha, pastaj i fute nje figur ku shkul lesht e kokes, pastaj germa korsive dhe ne fund nje se intjelidjenca zotrie..., shume pika dhe shenja pikesimi, qe ne shumicen e rasteve nuk i vendos ne vendin e duhur, dhe kjo te shuan cdo shprese per te marr vesh dicka. Por une te vleresoj, se jeni person konseguent. Burri nuk leviz sa majtas djathtas!

 

falemnderit ..

.Po kështu të shkruarash me "shumë lule e shumë kopshtije "  them se i ka nga Konfuci dhe jo nga një anglez i vjetër , që në fjalorin e tij deri në vitin 1862 ka pasë 62% të popullsisë fshat me treqindfjalë në jetë ..jo në vit smiley

Po sidoqoftë vlerësoj , që të pëlqeu pa i kuptu  mesazhin dhe kjo nuk të detyron ndaj askujt të rrëfehesh e mbash përgjegjësi si e kupton . Thjesht tregim për kopshtarë lulesh .

Dhe pakëz ...Kohët kanëndryshuar i nderuar .Duhet të kuptosh mendoj se s'janë më mënyrat më efikase  të shprehurit e shkrtuarit STRIKT . Bile- bile  këtu vijnë edhe ata  që dinë dhe Gjuhë të tjera sidomos anglisht smiley Z.Pjer ankohet unë jo , po mbështes Pjerin të vijnë me përkthim smiley

Janë gjetë shumë forma si psh , smile , për të shprehur mendimin dhe mendoj më mirë të përshtatesh se të qahesh .Nëpër mediat zyrtare mundet të kërkosh një të tillë por këtu mbase duhet të përshtatesh .Dhe si rregull kur do të bashkëbisedosh e këmbesh mendim është më mirë të PëJesësh se si ta kuptosh atë që shkruan tjetri se helbete , Kultura e mënyra të ndryshme të shprehura mejtimi të mëndjes , me pak fjalë askush nuk mund të detyrojë zhargonin .

Unë psh nuk kam vështirësi për asnjërin të mos e kuptoj , përveç rasteve kur shkruajnë gjëra që nuk kuptojnë as vet pse i shkruajnë si psh .....Gjëmbi  .Ty të kuptoj !

e bukur,si gjithe krijimet e emigrantit!    gjaku nuk behet uje,por erezasmileybehet!

une e shikoj si kenga i,m a albanianman in new york!

Les bars du mal... smiley

E cuditshme, ky komshiu s'paskerkesh qene as maloque? smiley
Por shume e bukur, e gjalle, wirklich, me pelqeu shume dhe me solli ndermend filmin American Beauty.

tregim i kendshem, me pelqeu..  edhe emri i mehalles i gjetur.

bile mehalla ''dymbedhjete lisat'',  tingellon si toponim tipik shqiptar.  ''te rrapi'', ''pisha flamur'', etj..

Emigranti forcoi stilin e tij dhe më duket se është në proces por më tej !

Një stil i ngjeshur me ritmikë të lartë .Dikur e kam bërë dhe dallimin midis stilit të tij  me Kadarenë për kohën që konsumon dhe reagimin e lexuesit . Por tek të dy nuk mund të mos ndiesh nevojën ta lexosh " me një frymë " Cilësia e parë që lidh lexuesin me shkrimin më duket se pikërisht kjo Lidhëse . Ka që mund ti lexosh edhe për një javë një tregim ose edhe thënia e z. Pjer vlen " nuk pata kohë të lexoj , dikush të më thotë diçka" smiley Të gjitha variantet qëndrojnë por Cilësinë e përmba vetëm ky lloj Stili !

Tani me disa rate më  duket sikur ja ka harritë të përcjell edhe mesazhin në atë dënduri shprehjesh , krahasimesh e lidhjesh me fakte ! 

Megjithse nuk do të më dukej pa vend edhe një koment me përmbajtje pak a shumë si "

Mbajta frymën . Simboli luleve në skenë ....Fatmirësisht   m atje ku Rracionalja mplekset me Iracionalen , Snobizmi me Traditën që të ngërthyera përplasin para nesh një delir të vjetër të popujve të paqytetlëruar  ndëshkoni  Lajmësin , ngrë krye bari ynë Kombëtar shekullor .....gjelbërim .... paqe ...Qetësi ..Flm autorit .

Të na hajë mender munë sërbi ..do thoshte Xhibolja !

Dhëmbka vëlla dhëmbka smiley

+1

Ja me keto tregime do na marresh ne qafe,ti...E cuditeshme kjo puna e mallit floreal. Mesa duket kjo mikroklima e shpirtit paska shume hallate, ndaj dhe s'mbeti italian ketu pa bere bahce me domate. smiley Meq ra llafi, une e mbolla nje man te bardhe ne backyard kete vit. Shpresoj qe te te kene mbajtur fiqte....

Tregimin pastaj e ke qare edhe teknikisht. Thanks man.

O PF, ja Shqiperia me shume koka, sic e ke pershkru, me ate brilantin "E ka njëri." ne fund.
Kalofsh mire, bro!

"Befas një makine SUV e madhe, e zeze dhe e shkëlqyeshme më bllokoi krejt anën time, ndërsa po përpiqej të parakalonte mes makinave që dukej sikur ecnin të zëna dorëpërdore me njëra tjetrën. Më dukej shumë familiare, por nuk po e kuptoja dot se c’ishte. Por s’kaluan vec pak sekonda dhe hija e madhe e zezë kërceu përpara tek një e carë që u hap mes qilimit të makinave. O Zot. Nje Kadillak Escalade po ecte përpara meje e dukej mu si një struc mes pulave.
- Ore Mondi! Cfarë është ajo makina që na parakaloi mor vlla?
- Është Kadillak. E ka njëri."

E ka njëri

Shumë Berrane si shprehje smiley

Flm per tregimin, je kundërpeshë e barërave të së keqes.

Emo, where are you smiley

Faleminderit per kete!

shkrim interesant...era e borzilokut dhe e mëndërzës, po ra ne kundershtim me prejardhjen biblike te barbecues, gardhit prej druri lyer me boje te bardhe dhe bashkimit te perjeteshem martesor midis kafsheve shtepiake, ra!

Si gjithmone i pasur ne leksik Emigranti,kete here edhe me ereza nga memedhimbjasmiley

Flm!

oooo, Arifii... po ku je o derpederi..smiley..smiley 

mirese erdhe!smiley

... smiley

ps. jo, jo...

Bukur smiley me pelqeu, tregim qe shprehte shum ne pak fjale, konçiz smiley

Tani kur nuk kupton dikush sipas shijeve të veta , nuk është e thënë të mos ta çmosh të zgjuar si fashatari qaf Plloçës që ja hodhi Nastradinit me Plëndësin

Cila është ajo gjë që dhe e gatuan dhe i ha produktin , dhe e lan dhe shet prap...

The ke dit the ke dit ...The ka pas dijtë Hoxh efenia .Dhe  Hoxh efenia  e pëjeti si quhet ky vend

Qaf e Thanës..thae pshatari

E po mirë tha .kur se kuptova unë Ju të Qaf Thanës vafshi në p. të samës smiley

Çimo, rrofsh qe na bone me postu prape tek PPU!

Une qe smor shum vesh nga kto t shkrujtmet me fjale, di vetem me thon: Tregimin e ke qa! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).