Plane plot shpresë, diskutime plot zjarr, projekte plot përplot, por tregu është gati bosh me prodhime vendase. Drejtuesit më të lartë të shtetit, prej të paktën tri ditësh u mblodhën kokë më kokë për të diskutuar për bujqësinë, fshatin dhe të ardhmen e tij, por gjendja e fermerëve është e rëndë, si “bimë e vyshkur” në mes të verës.

Kryeministri Edi Rama, në një rezyme të gjatë për fshatin u shpreh dje se “duhet të specifikojmë prodhimin, që të njihemi për një gjë dhe jo të mos fitojmë asgjë, duke prodhuar gjithçka. Nga një bujqësi që është parë tradicionalisht si territori i varfërisë dhe shpërndarjes së lëmoshës për të ruajtur normat e një mbijetese, që asnjëherë nuk mund të kapërcejë vetveten, synojmë një bujqësi të suksesit dhe zinxhirit të vlerave”. Sipas Kryeministrit, buxheti për bujqësinë u rrit me 71 për qind më shumë se një vit më parë.

Ky fshat, ndonëse me shumë probleme, jep afërsisht 17-20 për qind të prodhimit të brendshëm kombëtar, por ka marrë vetëm 1-1.5 për qind të fondeve nga buxheti i shtetit. Aty jeton afërsisht 40 për qind e popullsisë, por varfëria deri në skamje është e pranishme në zonat rurale, pikërisht për shkak të mungesës së zhvillimit dhe vëmendjes shtetërore. Dy ditë më parë, në një takim në Fushë-Krujë, edhe ambasadori në ikje i SHBA-së nuk la pa dhënë sugjerimet e tij për bujqësinë.Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu kërkoi mbështetje për bujqësinë në Shqipëri, si një nga sektorët më të rëndësishëm në vend, ku është e punësuar mbi 40 për qind e fuqisë punëtore. Deklaratat e ambasadorit Arvizu u bënë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes USAID-it dhe bankave në shumën 15 milionë dollarë për të nxitur kreditimin. Si një nga sektorët që mendohet se mund të sjellë zhvillimin në të ardhmen, në takimet me bujq dhe projektet e mëtejshme nuk ka munguar as kreu i Kuvendit. “Zgjerimi i sipërfaqeve me sera është prioritet absolut për rritjen e prodhimit. Prandaj edhe mbështetja në Buxhetin e Shtetit për vitin e ardhshëm do të shtohet, jo vetëm për bujqësinë në përgjithësi, por në veçanti për rritjen e sipërfaqeve me sera”. Kështu u shpreh kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në një takim me fermerët e Lushnjes. Sipas tij, investimet në vitet e ardhshme nga ana e qeverisë do të jenë më të shumta. I të njëjtit mendim ka qenë edhe kryeministri, që duhet të investohet më shumë, por përveç “autokritikës”,

Rama kishte edhe një kritikë të fortë për fermerët kur u shpreh se: “fshati duhet të kuptojë se nuk duhet t’i drejtohet qeverisë për lëmoshë, por për projekte dhe subvencione të tyre”. Ndoshta me të drejtë, por sot fermerit bankat ia kanë mbyllur dyert, shteti nuk investon aq sa duhet dhe infrastruktura që lidhet me prodhimin, magazinimin, transportin dhe tregun, është krejt pa bosht.

Ndërsa lidhur me projektet e mirëfillta të hartuara nga fermerët, zor se do të vijnë. E vështirë të shohësh masivisht fermerë që të ulen para kompjuterit, të hartojë strategjinë zhvillimore të fermës së tyre, të paraqesin asistencën teknike, kapitalin e investuar dhe në fund të projektojë synimet për të ardhmen… Sepse , sipas specialistëve, niveli i shkollimit në zonat rurale aktualisht arrin deri në 4 për qind. Në “strategjitë e bujqësisë” të reklamuara me të madhe, fermerët duhet të marrin ndihmesë teknike në projekte nga specialistët e bujqësisë në rrethe. Por shumica e tyre, në vend të shkojnë arë më arë e në takime me fermerët, qëndrojnë në zyra dhe hartojnë broshura “studimore” për fshatin.

Aktualisht vendi është mbushur me ferma të vogla dhe të copëzuara, ku janë mbi 400 mijë familje bujqësore me rreth një milionë parcela. E thënë ndryshe, nëse një familje bujqësore ka afërsisht dy hektarë tokë, ajo është e ndarë në katër parcela. Problem tjetër madhor mbetet edhe mungesa e titujve të pronësisë. Edhe ata pak fermerë që kanë aplikuar për të marrë certifikatat e pronësisë, kanë hasur në probleme burokratike sa nga komunat ashtu edhe në Zyrat e Regjistrimit të Pasurisë (hipotekat). Vetëm 30 për qind e fermerëve mundin të nxjerrin produktet në treg dhe kjo për një periudhë të shkurtër kohore, kryesisht pjesa e prodhimeve sezonale, në muajt qershor-tetor.

Në premtimin elektorale të vitit 2013, është e përcaktuar se do të kishte subvencionim të naftës dhe investimet në kanalet vaditëse, mirëpo plani ka ndryshuar, pasi kryeministri u shpreh se nuk ka më subvencione kuturu. Për të përfituar subvencionet nga shteti, fermeri duhet të paraqesë faturën e mallit të prodhuar dhe më pas të marrë kompensimin në formë ndihme në të holla. Por kjo gjithnjë pasi të ketë dalë në treg. Kjo nënkupton se fshatarët duhet të kenë kapital fillestar për të punuar arën, blerë farërat, shpenzuar për plehrat kimikë, prodhuar produktet bujqësore dhe ti transportojë në treg. Pikërisht paraja zor se do gjendet në “sunduqet” e fermerëve, për më tepër bankat e nivelit të dytë i kanë mbyllur rubinetet e bujqësinë. Edhe pse është provuar se zonat rurale kanë një likuiditet të lartë në shlyerjen e kredive, përsëri bankat hezitojnë. Kjo lidhet kryesisht me mungesën e strategjive mbi bujqësinë dhe frikën e bankave që në fshat të ketë realisht një zhvillim të vazhdueshëm. Gjithashtu edhe garancitë nuk janë të pranishme në fshat, pasi toka bujqësore ende nuk është përfshirë në kolateral me vlerë.

Po a ka shumica e fermerëve para kesh për të investuar? Pjesa më e madhe e fermerëve sot në një familje me gjashtë anëtarë kanë 2 lopë, një viç dhe ndonjë djalë emigrant. Në gjuhën e politikës, zonat rurale njihen si ferma, ndërsa njerëzit që banojnë në to si fermerë, në të vërtetë shumica e tyre aktualisht janë fshatarë me toka djerr dhe në varfëri të madhe.

38 Komente

keq me thene por duan te bejne nje tjeter reforme agrare, qe do te ekzekutohet nga bankat e nivelit te dyte e do te zhbeje shperndarjen e viteve 90.. kujt i intereson ky perqendrim i tokes se punueshme? dhe a mund te realizohet? a eshte e deshirueshme nese shoqeria jone gjithsesi po urbanizohet e per 10 vjete te tjera fshataresia do te reduktohet?

po fshataret do te jene budallenj nese lene token ne hipoteke qe t'ja u marrin bankat me kredite e vogla 5000 dollareshe .. pervec faktit qe veshtire te hipotekohen per sa kohe nuk jane regjistruar gjekundi - Berisha e zgjidhi mire kete ceshtje, dha ca para dhe krijoi ca firma qe pastruan parate e qelbura me mbjellje ullinjsh dhe arrore, ku ka me mire se te japesh dy leke e te ftosh te investohen 100 - subvencionimi si uje per te pastruar zorren e trashe e zhbllokuar gjithe ate kapital qe e fshihnin poshte dyshekut e ne frigorifer. 

Eshte fare e thjeshte : Politika Shqiptare nuk ka piken e interesit te lere Bujqesine te dale nga prapambetja !

po spate byth per luft ske as shans me shit prodhime ne tregun nderkombtar, byrazer.  Ne t pakten prodhojm nai Grosh per vete se per te tjerat duhet me shku n Greqi me i ble.... me leket qe fitojn Emigrantet si puntor sesonal.....membran perfekte per BE, apo jo?

konkurrenc Hollandes, belgjikes apo Spanjes me Domate e kastraveca nga shqiperia?smileysmiley

vetem nese e heqim shqiponjen nga Flamuri dhe e vejm Gjethen e Kanabisit atehere ndoshta kemi nji Shans te vogel, ndoshta....  

Problemi eshte jo te konkurrenca por komplet dikut tjeter.

Aty ku jeto ti dhe une fshataret dhe bujqesoret jane komplet te pavarur dhe nuk ju rruhet shume se kush fiton te majtet apo te djathtet sepse jane zot te vetes ne ate qe bejne, pra me nje fjale u vjen politika nga mbrapa kurse ne Shqiperi ndodh komplet e kunderta politika nuk ka leverdi qe te zhqillohet bujqesia spese behen dhe ata te pavarur dhe nuk u intereson me se kush zgjidhet rama apo sala apo likja apo hasani apo hysen por shtrojne vetem kushte dhe kush nuk ja realizon kushtet behet firar nga politika. Ky eshte sekreti i 'vogel' !

Ne Shqipni duhet ndalu me ligj qe toka bujqsore te lehet kolateral per kredi. Do jete formule per rrenim.

Në premtimin elektorale të vitit 2013..

E ka dhënë vet purgjigjen ky kalemxhiu që e sheh zhvillimin me " demasku " Premtimet Elektorale ...dhe Vuuuuuu kalemxhijtë e tjerë rrënjasij me mejtime të mëndjes .

Shqipëria nuk ka asnjë të ardhme e coptuar me ngastra . U provua në shekuj deri sa solli Kohën e ARTË të bujqësisë në vitet e ishit .Është provuar dhe është Praktikë në prodhimin e MADH në të gjithë Europën dhe Botën e Kulturuar dhe të pa sunduar nga InteliDjentrë bythe me " premtime elektorale " smiley

Fatkeqësisht Shqipëria është në Kohën e Kokën e të MARRËVE " se fermeri ynë zotrie

Sa më shpejtë të binden Shqiptarët jo duke mallkuar se " ah diktatura zotrie " por duke ua rikujtuar dhe mbështetursi të Vetmen mundësi Suksesi Përvojën e TYRE , pa digjuar këta të Lëngëzuarit , aq  më shpejt do kapërcehet kjo Kohë Amulli Xhibolesh " as mish as peshk por edhe mish edhe peshk "

Sot  më i fundit në shkallë jep mendime për Banka me nivele smiley dhe grin Pordhë si specialit Bujqësie !

NJe shkrim shkel e shko, a thua se eshte i zene ngusht e duhet me patjeter te shkruaj dicka per bujqesine. 

 por tregu është gati bosh me prodhime vendase.

Qe ne fillim shkrimin e fillon me nje te pavertete te madhe!! Ky ose nuk del fare nga zyra, ose e kane instruktuar te flase keshtu. Ka mundesi kjo e dyta. Qe dritherat ne pergjithesi importohen kjo dihet. Por per te tjerat si perimet, frutat, bylmetrat, mishi i fresket i gjedhit (nje pjese e bagetive, kryesisht vica, vertet importohen te vegjel, por pastaj rriten dhe ushqehen e shtojne ne peshe ketu derisa skartohen), mishi i te imtave, broiler (mish i njome pulastreni), vezet, etj,. ne pjesen me te madhe prodhohen ne vend. Dhe ajo qe eshte me kryesorja eshte se nga viti ne vit eshte shtuar prodhimi vendas.

por sot fermerit bankat ia kanë mbyllur dyert,

Bankat nuk e kreditojne fermerin e vogel sepse ka kosto te larte sherbimi per njesi te borxhit qe merr e para. Dhe e dyta eshte se ne pergjithesi bankat kane dalur si rruar qethur nga kreditimi i bujqesise. Pra nuk u jane kthyer kredite e dhena. Dhe sigurisht, qe me interesat per kredite qe aplikojne bankat tona, duhet vete fshataret te mos i afrohen bankes. Zgjidhja eshte kooperimi apo kooperativizimi i tyre si dhe mbeshtetje me fonde publike per keto inisiativa. Edhe ngritja e nje institucioni financiar, te themi nje banke zhvillimi duhet piketuar.

Problem tjetër madhor mbetet edhe mungesa e titujve të pronësisë. Edhe ata pak fermerë që kanë aplikuar për të marrë certifikatat e pronësisë, kanë hasur në probleme burokratike sa nga komunat ashtu edhe në Zyrat e Regjistrimit të Pasurisë . 

Kjo eshte nje genjeshter e madhe. E kunderta eshte e vertete. Pra rretrh 70 perqind e tokave te privatizuara jane te regjistruara ne zyrat e regjistrimit te pasurise dhe me kerkese te pronareve ata/ato pajisen me certifikatat e pronesise. Vetem 30 % jane me probleme.

Edhe pse është provuar se zonat rurale kanë një likuiditet të lartë në shlyerjen e kredive, përsëri bankat hezitojnë

Futja kot! Njehere thua bankat nuk japin kredi fermereve, e tani thua se eshte e provuar qe fermeret e kane kthyer kredine!! Edhe ne ato pak raste kur bujqit kane marre kredi, e para e kane perdorur jo per qellimin e dhene bujqesor, por per te vazhduar ndertimin e shtepise dhe nese e kane kthyer, e kane paguar me parate qe i ka sjelle djali nga puna ne dhe te huaj. Kaq se mbaroi limiti. 

I nderuar Kuazi ..Ju mirë bëni që mereni me një "qetsues" Sqepërish me artikuj për " premtimet elektorale " , a thu se Bujqësia është problem i këtyre të " pritshmërisë"smiley dhe zgjidhet me urdhër të peshkut e me Vendime Minsitrash smiley Këta janë pjesa e Gallatës së Madhe Shqiptare e InteliDjencës që ka plasë si tubacionet e Ujrave të zeza me i mësue Bujkut si përdoret qylykja .

Ky artikull në se ka budallej që e vlerësojnë dhe e trajtojnë si "probleme të mëdhoja mer jahu " le të bëhet një shembull për trupën Ambasdadore që na Çau menderen me mostra e me pralla diktatorësh .

Të paktën të digjojmë njërin që i QAN Hallin Shqipërisë ku e ka katandisë kryemaskaraj e kryeqelbësira Berisha me Mashtrimet e tij padiumeve " se fermeri ynë zotrie " ku fatkeqësisht u përfshinë dhe njerëz me Kulturë si Rruli që e pranonte smiley

Si nuk lexum nonjonin përveç pordhëve me Politikë që u kanë sjellë përçarje dhe një Urrejtje Shqiptarëve që vallaj sikur të jenë të lirë i zënë me shqelma njësoj si këta pordhamanët e artikujve .

Po mijrat dhe dhjetra mijrat e niveleve nga Brigadier e deri Agronomë Ku Janë ?

Pa u rregulluar problemi i tokes, si veshtire te kete hecje perpara te bujqesise. 

I dashur Pjer, e ka marr lumi kete pune, qysh kur per vizionin e zhvillimit te vendit, dmth te bujqesise( gjith jeten kemi qene dhe do mbetemi nje vend agrar, per disa arresye) jep mendje Rame, Ilir, Ministri i bujqesise, Petrit Vasili, Bodia, Mima e plot me musteqe e lisho fare , duke mos harruar Berishen e faroreve  ...dhe gjer tek opinioniste ...te peshkut.

  Bujqesia eshte kultura baze e njerezimit, u shndrrua ne art  te shkences ..ne modernitet dhe arriti aty ku bota e perparuar e ka " uzine prodhimesh ...pa cati" , sepse per bujqesine, ci duhet asaj , japin mend shkencetaret.

 Bujqesise shqiptare sot i mungon doktrina, te cilen nuk mund ta bejne piktoret, laborantet, mjeket dhe ..druvaret! Bujqesia shqiptare nuk ka nevoje per nafte pa akcize e sadakara votash ...te partise se hurit e te litarit! Beji cte duash copezimit te tokes are ne mbi 550.000 copa traktori, mekanizimi nuk eshte del me kosto shum te larte por nuk ka efektivitet.Tokat i kemi modelin ideal per rendimentet e larta te realizuara.Por bujqesia e copezuar, nuk eshte e mbi jeteses( term i shpikur nga Rama dhe qe ja thash baloazi e ke gabim e mos bej shpikje te stisura, per origjinalitet) , por quhet tipi i bujqesise se neveritur.Keru jemi dhe bindet gjithkush po te pyesi fshatarin pse i biri i tij iken sa me larg tokes se vet...duke mbledhur koqerina bahceve greke !

  Ky vend qan per qeverisesin qe kur t'i vije do te arrije projektoje dhe hazuar je ligje te forta investoje duke ndare zonat e bujqesise forte, te bujqesise mesatare dhe te asaj me prodhimtari normale.Shqiperia ka potencialisht 12 zona te bujqesis forte dhe me shum se 25 te asaj mesatare.bujqesia normale do te shfrytezoje krejt token,  bahcet e fshatrave te braktisur.Qe te gjitha keto kur ligji do te stimuloje sipermarrjen kooperuese ku fermeri sipermarres te mos kete me pake se 300-500 hektare, duke i patur te gjith pronaret aksionere, qeradhenes, ose dhe me shitje ! Reforma duhet te ndale urgjent nepermjet nxitjes per shfrytezim te detyruar te tokes, copezimin si tendence e deshires se pjestareve  te familjes, per cope toke ne emer te vet...Reforma qe as dine ta bejne kete derdimene qeverisesa, do te percaktoje me ligj sipermarresin, te drejtat dhe detyrimet e tij,per shfrytezimin sistematik te tokes.

 Stafi qe ben sikur menaxhon bujqesine eshte me i paafti ne 100 vjet shtet shqiptar! 

 

 

Ah, te prisja i nderuar tek kjo teme smiley por gjendja e tokes do nje reforme te dyte, ku te flasin dhe vendosin vetem specialistet si ju e te tjere. Vetem politikanet te mos perzien, se ata e bejne me keq. 

Pjero,

faleminderit qe e cek problemin "te shkoje haku te i zoti" smiley

Plane plot shpresë, diskutime plot zjarr, projekte plot përplot, por tregu është gati bosh me prodhime vendase

Nuk ka gje te keqe, Kjo do te thote se prodhuesit vendas kane kuptuar ne te voglin planifikim te tyre, qe esht ei ndrshem nga planifikimi i keq qe bejne burrokratet e qeverise, se, te besh bujqesi ne Shqiperi eshte jo-fitimprurese. Mjere kush guxon t'u thote te kunderten. Me mire se ata askush nuk e di. Dhe ky jo-interes i tyre, nuk duhet te stimulohet per hir te “rritjes se bujqesise vendase”, kjo, nese do te beheshin nisma te tilla, do te sillte me shume dem ekonomik nga sa pretendon te beje mire.

 

Deklaratat e ambasadorit Arvizu u bënë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes USAID-it dhe bankave në shumën 15 milionë dollarë për të nxitur kreditimin.

Kjo eshte nje gje e mire qe mund te behet, edhe pse vet per te tilla kreditime ne pergjithesi kam rezerva.

 

 

 “Zgjerimi i sipërfaqeve me sera është prioritet absolut për rritjen e prodhimit. Prandaj edhe mbështetja në Buxhetin e Shtetit për vitin e ardhshëm do të shtohet, jo vetëm për bujqësinë në përgjithësi, por në veçanti për rritjen e sipërfaqeve me sera”. Kështu u shpreh kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, [...] Rama kishte edhe një kritikë të fortë për fermerët kur u shpreh se: “fshati duhet të kuptojë se nuk duhet t’i drejtohet qeverisë për lëmoshë, por për projekte dhe subvencione të tyre”.

Meta, duket se eshte me mendesin e vjeter socialiste, qe sic e dime te gjithe beri qe Rusia te kishte ate urin e madhe, dhe Shqiperia te hante buke misri (natyrisht buken e grurit ia jepnin derrave se vet nuk e donim). Shteti nuk duhet te investoje ne kete menyre, madje po te ishte per mua, duhet ndjekur modeli i vendeve te zhvilluara dhe nuk duhet te investoje fare. Minimalisht, perse nuk duhet te investoje ne kete menyre? Meqe planifikuesi qendror nuk i ben dot llogarite qe mund te bej fermeri (qe tani per tani nuk po investon). Dhe fermeri nuk investon ne sera, 1. sepse nuk ka interes, meqe nuk ka fitim. Nje pike tjeter mund te jete sepse kerkon nje kredi, dhe kjo eshte e pranueshme, sic e thash me larte, por kredia nuk mund te jepet nga shteti, meqe shteti parate i ka per pune tjeter. Kredia merret ne banke, dhe shteti per hir te disa koncepteve bazike eshte mire te mos i fusi hundet ku nuk i takon.

Nga ana tjeter, Rama disi te drejte, edhe pse nuk jam dakord me subvencionet, meqe keto, dalin gjithnje me humbje. Perndryshe subvencioni, nese do te kishte fitim, do te behej nga private qe shikojne njefare interesi ne ate aktivitet bujqesor. Fakti qe subvencione jo shteterore nuk ka, do te thote se subvencionet shtetreore vetem sa do ikin dem – dhe kjo nuk eshte gje e mire, meqe ato jane para te humbura. Ketij i thote klientelizem, meqe shteti merr parate e taksave dhe kinse ne emer te zhvillimit blen votat – dhe qytatari nuk e kupton se parate e tij po shkojne per lesh ne nje aktivitet qe ne treg nuk ka asfare mundesi mbijetese.

Keshtu, me logjike teper infantile dhe statike vazhdon i gjthe artikulli. Dhe kjo mendesi eshte mbizoteruese ne Shqiperi, ne te gjithe kinse analistet qe shkruajne gjera te pakuptimta si kjo me siper.

hujum; " ....Nga ana tjeter, Rama disi te drejte, edhe pse nuk jam dakord me subvencionet, meqe keto, dalin gjithnje me humbje. Perndryshe subvencioni, nese do te kishte fitim, do te behej nga private qe shikojne njefare interesi ne ate aktivitet bujqesor. Fakti qe subvencione jo shteterore nuk ka, do te thote se subvencionet shtetreore vetem sa do ikin dem – dhe kjo nuk eshte gje e mire, meqe ato jane para te humbura..." 

 

Subvencioni nuk jepet per te nxjerr fitim, por per te mbeshtetur nje fushe prodhimi apo sherbimi, ne interes te vendit, konsumatorit, dhe per efekte afat-gjata, ku fitimi mirret pas disa vitesh ose ne krahun tjeter. E kam shpjeguar tek Intervista e Madhe, te cilen adminet nuk po e nxjerrin. 

eh mor Pjer xhani.Ketu duhen intervista pak me te vogela ti pertypi ky milet! 

Subvencioni nuk jepet per te nxjerr fitim, por per te mbeshtetur nje fushe prodhimi apo sherbimi, ne interes te vendit, konsumatorit, dhe per efekte afat-gjata, ku fitimi mirret pas disa vitesh ose ne krahun tjeter.

Bie me kembet e tua. Ky eshte problemi me subvencionin shteteror: kur vet privati nuk ka interes te subvencionoje nje fermer tjeter, apo te marri kredi per fermen e vet, atehere subvencionimi shteteror sic propozohet gjeresisht ketu, eshte i pavlere, madje i keq per ekonomine, shtetin, publikun etj, meqe thjesht sa i fut parate qe vilen nga taksat ne nje rruge qorre, me humbje. Kjo eshte edhe arsyeja pse deshton socializmi dhe intervencionizmi shteteror.  Planifikuesi shteteror nuk e ka asnjehere info te plote se cfare eshte me fitim, me humbje, apo se cfare kerkon konsumatori meqe keto jane info lokale, te shperndara ne popullate dhe qe jane gjeresiht subjektive. Nuk hyn ne pune ketu mbledhja e infove apo matematika. Nuk behen dot kalkulime te gjera - vetem personi, pra fermeri e di se cfare eshte me interes per te.

I ke lexu ekonomistet e medhenj ca thone? apo ke lexuar perrallat me njerez si zombi qe bejne ca u thote autoriteti?

Buqsia eshte fronti me kryesor qe i duhet sot shqiptareve, burimi i te ardhurave dhe mireqenies, ne qoftese do te kete nje zhvillim sic duhet.

Gjate kohes se komunizmit ku prona e perbashket i shte baza kryesore e prodhimit vendas buqsia zinte nje vend te madh dhe prioritar, qeveria komuniste kishte specialist te mirfillt ne fushen e buqesise dhe blektorise, gjithe andej ne pasurimin e tokave buqsore ,ne impiante ne shkolla buqsore te mesme dhe  te larten te larten deri tek INSTITUTI BUQSOR ne Kmaez qe nxisnin zhvillimin e buqsise blektorise dhe ate te agrokultures!!

Ku kishin pare shqiptaret qe toka te plugohej me traktor ? Te thaheshin keneta dhe te krijoheshin toka buqsore , te sitemoheshin tokat per prodhime te kulturave te ndryshme ? Ne skemi pat ndonje eksperince kapitaliste ne Shqiperi ne buqsi blektori agrokulture, qe te merrnim experince teknike per te zhvillu kete sektor sic duhet !

Pra ai regjim kishte krijuar nje baze zhvillimi modern per kushtet e Shqiperise ne Buqsi blektori dhe agrikulture! Tani ne vend qe kjo eksperience dhe ky kontigjent njerzish specialist te zhvillohej ne kushte te tjear te prones, te kalimit te saj nga ajo kolektive ne ate private, ju futen masivisht importimit  duke ndjek nje politik te gabuar  per prodhimin e produkve tona buqsore blektorale, agrikultur ect .. cdo gje shkoi ne shkatrim. me nje fjale nuk u ndoq asnje POLITIKE  per te zhvilluar kete sektor, vetem kohet e fundit vihet re nje fare nderhyrje ne buqsi me ndihmat e huaja , si kooperacioni italian  japones kinez ect ..

ku shkoi gjithe ajo eksperience,teknike agro kulture 50 vjecare  e shqiptareve ,?!!

 

Perralle a bukur, po perrallat kane nje gje te keqe, kur mbaron propaganda perrallore shikon realitetin e ftohte. Dhe realiteti ishte qe bujqesia jone ne '90, krahasuar me realitetin/boten, ishte e tipit mesjetar. Duhet bere kujdes me sistemet vetreferuese.

sa vjec jeni ju mo xhan ? ahere ke qene " vec behareve .? ku di gje ti mo po merru me ndonje cingel 

Grava i nderuar pse dhe Hum -Humi nuk merr vesh nga Bujqesia smiley Po ai sikur ka thene "jam rrite me perallat e Babasqapit anes Votres me bujqesi,  Ha e Dhit , si te Babacareve te Kombit " Bile -bole me shaka ka thene  se eshte dhe shakaxhi  se "U habitem ne ne kullat e Bucidolit kur si Dhi na hodhen tagji smiley Dhe e tha me te qeshur se eshte dhe qesharak " ku di dhia se c.eshte Tagjia "  se na jem rrite me Kuaj ...thae i pari tyre sali Qenef berisha .

Po me shume e kam me ty i nderuar Grava .

Me tere mend merr mundimin te vlersosh komentet e Hum - Humit smiley

me pelqejne ata qe han debat pavarsisht cakane brenda kokes tyre 

Ne fakt keshtu ndodh edhe ne Mulli smiley e pelqejne shume debatin, po mullisi ka davane e UJIT or tie .Nuk meret me belbezake e fsohnjet qe qajne pas fustaneve ..O lele perrallat .

Per debat mbyllet shume thjeshte Kur keta pafillet te arrijne te marrin 400 kv domate per Ha ..ne rrjegull or ti edhe mund te Harxhohesh . Po keta jane nje Tufe llafazanesh qe as sa Majakovski nuk kuptojne .Te pakten ai e thoshte ne vjershe  ..me thoni ngjyren e grurit tu them cfare ndien bujku :) Po keta thone

Cfare ngjyre ka Bujku qe e quajne fermer smiley

debat te mbare ..., pa u bere merak c'them une po kujtoje nganjehere

Kthehu Nastradin se erdhi Lopa

jam qe jam pse mos ta kerkoj dhe ca ..mejtonte hoxh efenia !

Vazhdo mbushu mendjen smiley

Ne fakt perrale duket  ke te drejte ..

Aktualisht vendi është mbushur me ferma të vogla dhe të copëzuara, ku janë mbi 400 mijë familje bujqësore me rreth një milionë parcela. E thënë ndryshe, nëse një familje bujqësore ka afërsisht dy hektarë tokë, ajo është e ndarë në katër parcela.

Kjo eshte recete per kolaps te bujqesise... Nese nuk rikthehet nje sistem kooperativist te ndermarrur nga shteti apo fermeret, nuk besoj te kete permiresim dhe te vjen keq per nje vend si Shqiperia nga ku dalin produkte me te vertete cilesore.

realisht kemi 554.000 ngastra gjer sot ne rreth 700.000 ha toke gjithsejt Pra nje familje ka nga nje dynym gjer ne nje ha ...Kjo quhet "  bujqesia e neveriteshme " Un e kam trajtuar ne 5 artikuj ne shtypin e perditshem 

Qe ne 91 ekspertet e bujqesise paralajmeronin se fermat 1-2 hektareshe nuk jane rentabel.po kujt t'ia thoje .nje pjese e mire ne ato 1-2 dynymeshe tani  kane ndertuar shtepi..

Ti thu si pronat e fermereve te inner Americas qe shkojne deri ne horizont te mbjella me miser dhe grure? 

me qarte pytjen te lutem ! 

Dmth 400 mije familje bujqesore shumezoi (x) me nga 6 pjestare per famije....i bie qe rreth 2.4 milion njerez jetojne ne fshatra.

Hmmm, po sikur ai Censusi na nxorri neve nja 2.8 milione gjithsej. A thua te jene boshatisur te gjitha qytetet apo dmth qytetaret figurojne si fshatare me toke ??

Si mund te dali nga prapambetja, kur ne Ministrine e Bujqesise nuk ka asnje person te afte qe te njohi ligjet perkatese ? Pale te dine detajet teknike. Detyrohen te marrin eksperte nga jashte dikasterit per t'u kenduar legjislacionin e tyre.

Per mos te thene pastaj qe aty ka konflikte te pastra interesi. Drejtues qe kane firma private ne fushen e agro perpunimit, drejtojne dhe politikat e bujqesise.

E njejta gje ndodh dhe ne shendetesi etj, atehere c'prisni ? Qe keta te mendojne per hallet e popullit qe i bie bretku ne ara, apo per akcizen e X apo Y gje qe importojne vete ?

left nuk eshte njohja e ligjeve kryesorja por deshira per te ndihmuar smiley

dhe kete deshire per te ndihmuar se ka pasur kurre politika shqiptare ...kjo eshte fatkeqesia ....

Kur domatja dhe rrushi i importuar jane me lire se ato vendaset atere cme duhet Mua ta subvencionoj me taksat e mia nje aktivitet humbes si bujqesia? Kerkesa dhe oferta e dikton tregun. Pse duhet te kete patjeter bujqesi shqiperia njehere kur kete nevoje e ploteson importi? Vazhdon mendesia socialiste e planifikimit. Fshatari shqiptar te merret me dicka tjeter e ti lej denglat per subvencionim. 

po.., fshatari shqiptar mire eshte ti pjerdhi mu në të... pse si futet startapve, c'ka me shume silicon valley nga myzeqeja?

Bujqesia shqipetare eshte e shkerdhyer qe ne strukture; gje qe nuk e lejon te beje hapa perpara pavaresisht sistemit ekonomik te lirise se individit dhe respektimin e prones private. Per shkak te struktures se cale (apo te fragmentizimit te tokes bujqesore ne ngastra jo produktive) , por edhe te ligjeve ekzistuese per te drejtat e pjesetareve te familjes ne pronesine e tokes bujqesore, as qe mund te mendohet se mund te filloj te zbatohet kapitalizimi i bujqesise; pavaresiht sistemit kapitalist qe kemi perqafuar. E pra, pa kapitalizim te bujqesise nuk mund te pretendosh kurrefar zhvillimi. Prandaj eshte e kote te harxhohen para publike per kete sektor me kete strukture ekzistuese. Me parate publike nuk duhet mbeshtetur prodhimi apo tregetimi i produkteve bujqesore, por pergatitja e nje strategjie te themi 30 vjecare (njesoj si me skemen e pensioneve) per te tentuar te nxirret nga bataku ky sektor/aset jetik i ekonomise. 

Kot thuhet se mesatarisht nje familje ka rreth 1 ha toke. Jo, tashme mbas 20 vjeteve nga reforma agrare, nje familje duhet te kete mesatarisht 0.3 ha ose 3 dynym dhe mbas 20 vjeteve te tjera do te kete mesatarisht vetem nga 1 dynym. Po a do te kene valle interes per te shitur nje copez toke pronaret e saj dhe a do te kene durimin e duhur bleresit potencial qe per te blere ta zeme 10 hektare toke do t'ju duhet minimalisht te negocjojne me 100 pronare???

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).