Buxheti i vitit 2015 përcjell mesazhe. Për shembull, është evidente cilët janë kanakarët e Kryeministrit në qeveri. Është ministri i Dashurisë, të cilit do t’i rrisim “ushtrinë” e tij me mbi 1000 veta të tjerë. Është dhe ministri i Propagandës, buxheti i Ministrisë së të cilit është rritur pambarimisht për dy vjet rresht, dhe këtë vit, përveç gjithë shpenzimeve… që nxitin parazitizmin dhe asistencializmin selektiv, do dyfishojë edhe numrin e qendrave të rinisë. Për propagandë. Nuk dua të merrem më gjatë me këto çështje. Jo se nuk janë të rëndësishme. Mendoj se më e rëndësishme është të kuptohet a forcohet apo dobësohet ekonomia shqiptare nga buxheti dhe politikat fiskale të qeverisë socialiste? A i jepet rrugë konsolidimit të ekonomisë së tregut në Shqipëri? A bëhet Shqipëria më atraktive për investimet e huaja? A e nxit ky buxhet konkurrueshmërinë e sipërmarrjes shqiptare? Në çfarë filozofie qeverisëse e kanë dorëzuar veten shqiptarët dhe a do rritet punësimi për ta?

Gjatë vitit 2014 qeveria projekton që të ardhurat që do mblidhen në buxhetin e shtetit do të jenë 40.7 miliardë lekë më shumë se në vitin 2013. Nga ana tjetër, rritja nominale e ekonomisë shqiptare (PBB) për vitin 2014 parashikohet të jetë rreth 47.8 miliardë lekë. Është evidente që qeveria, përmes taksave, duke përdorur i merr ekonomisë 85 për qind të asaj çka është krijuar brenda Shqipërisë, në një kohë kur kontributi i sektorit publik në ekonomi nuk i kalon 20 për qind. Gjatë 2014-s ky kontribut i sektorit publik nuk arrin as te 20 për qind për shkak të pazotësisë totale për të kryer investimet kapitale – ato nuk e kalojnë 48 për qind të parashikimit të vetë qeverisë. Kemi një situatë tipike socialiste, si ajo që shumica e shqiptarëve e njohin mirë. Shteti socialist i 2014- s u ka rrëmbyer qytetarëve dhe sipërmarrjes shumicën e krijimit të punës së tyre të këtij viti. Për ta përdorur vetë. E njëjta logjikë antikapitaliste vihet re edhe në parashikimet e vitit 2015. Buxheti i 2015-s është i ndërtuar mbi një parashikim rritjeje të PBB me 78.7 miliardë lekë, ndërsa do të marrë prej saj mbi 59 për qind, duke i lënë qytetarit dhe sipërmarrjes vetëm 40 për qind të asaj çka prodhohet në shumicë prej tyre. Është e qartë që duhet e gjithë forca e tregut që ekonomia të funksionojë, të ringjallet. Po a janë pas kësaj rishpërndarje të burimeve në favor të shtetit, operatorët ekonomikë në gjendje të mbështesin fort rigjallërimin e ekonomisë shqiptare? Ata janë të mpirë, pa limfe. Më shumë se gjysma e gjakut të tyre sapo i është bërë transfuzion shtetit. Natyrshëm lindin pyetjet: Me çfarë do rritet punësimi? Cili do t’i kryejë investimet e reja në teknologji, aq të nevojshme për të rritur kapacitetin prodhues në këtë vend, për të qenë konkurrues? Zvogëlimi i mundësive për akumulim të kapitalit në dispozicion të sektorit privat, si e vetmja mundësi teorike dhe praktike për t’i kryer këto, siç e shpjeguam më lart, duket me sy të lirë. A ka mundësi shteti të rrisë punësimin? Përgjigjja është JO.

E padiskutueshme. Të vetmit që mund të krijojnë punësim të qëndrueshëm në Shqipëri dhe kudo në botë janë sipërmarrësit, duke vënë në përdorim kapitalin e tyre. Përveç të tjerave, qeveria e sotme mbledh para, merr borxh dhe nuk harxhon. Nuk kthen gjë mbrapsht në ekonomi. Investimet publike janë në nivele të mjera. Për shkak se socialistët e sotëm të Shqipërisë, dhe jo vetëm, mund të lëvizin lirisht nëpër botë dhe të shkollohen atje, jo rrallë bëjnë pyetjen me eliminim: Po Franca, Suedia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës…? Përpara se t’ia bëjnë këtë pyetje kujtdo, duhet t’i kujtojnë kulturës dhe dijes së tyre se si këto vende dhe të tjera e kanë akumuluar kapitalin, cila ka qenë baza e krijimit të kapitalit atje. Natyrisht, duhet edhe të thonë se ku besojnë me shumë: te shteti apo te kapitali privat? A mund të ketë shtet social pa një ekonomi kapitaliste të fortë, në gjendje të mbajë peshën e shtetit dhe njëherësh të jetë në gjendje të konkurroje në tregjet globale? A është ky rasti i Shqipërisë që me ekonominë e tregut dhe akumulimin e kapitalit u njoh vetëm para dy dekadash? E gjithë qasja e socialistëve në politikën fiskale dhe buxhetore, të paktën siç demonstrohet deri tani, vjen me një shterpësi ekstreme të argumentit të zhvillimit ekonomik. Socialistët e shohin veten si autoritetin më të rëndësishëm ekonomik të vendit, në një kohë kur është ekonomia e tregut ajo që mund të garantojë drejtësinë dhe harmoninë ekonomike dhe sociale. Kështu siç po sillen me taksat duket sikur duan ta sjellin vendimmarrjen ekonomike të operatorëve ekonomikë privatë brenda juridiksionit të qeverisë. Si dikur. Siç thotë Hayek: Sa më shumë të planifikojë shteti, aq më i vështirë bëhet planifikimi për individin. Kjo qasje mbështetet vetëm tek ideologjia e kufizimit të lirive dhe mundësive të individit dhe sipërmarrjes në favor të rritjes së mundësive të shtetit për të vendosur në emër të individit. Jo të jetë në shërbim të tij. 

Ajo mbahet në këmbë me 86 deputetë, të cilët janë njëherësh përgjegjës aq sa Kryesori i tyre, pavarësisht sa marrin vesh nga ekonomia dhe financat, veç e veç apo të gjithë së bashku. Në këtë optikë, është shqetësues qëndrimi i qeverisë, sidomos për sa i përket rritjes së taksës mbi kursimet. Akoma dhe më shqetësues është argumenti politik që përdoret për ta justifikuar atë. Ministra socialistë janë shpresëmëdhenj që pikërisht prej kësaj politike shqiptarët do i marrin lekët që i mbajnë kot në bankë dhe do t’i investojnë. Zotërinj qeveritarë! Larg qoftë! Shqiptarët aty i kanë kursimet dhe, po të duan, i marrin dhe investojnë. Nuk ka nevojë t’i trembësh si gogol me rritjen e taksës mbi to. Rritja e kursimeve është e vetmja mënyrë që bankat, vendi ku mbahen kursimet, si institucione të specializuara të kreditimit, të financojnë investime në ekonomi. Investime që paraqiten me një biznes plan, ne sektorë që bankat perceptojnë zhvillimin dhe suksesin. Shpresa e qeverisë se rritja e taksës mbi kursimet e shqiptarëve do sjellë rritje të investimeve private në ekonomi nuk sjell këtë. Ajo sjell kaos. Ajo shton paranë jashtë bankave dhe çon në rritjen eksponenciale të informalitetit. Në rastin më të mirë. Shqiptarët mezi i nxorën lekët nga dysheku dhe i çuan në bankë. Tani ka të ngjarë t’i fusin prapë në dyshek. Në rastin më të keq, nxitja e një politike të tillë do të destabilizonte fort sistemin bankar në Shqipëri. Buxheti i vitit 2015 prezumon një rritje ekonomike prej 3 për qind. Albert Einstein thotë se të kryesh të njëjtin veprim vazhdimisht dhe të presësh rezultate të ndryshme është çmenduri. Qeveria vazhdon të rrisë taksat dhe të thotë se pret të rritet ekonomia. Për të dytin vit radhazi. I ftoj ekonomistët e Parlamentit që t’i thërresin mendjes dhe të kundërshtojnë rritjen e taksave. Nuk e kërkon Fondi Monetar, e kërkon qeveria. Është ajo që i çon letër Fondit për t’i shprehur këtë vullnet dhe jo e kundërta. Çdo pretendim i kundërt është mashtrim. Jam i sigurt se edhe këshilltarët e qeverisë e kanë bërë të qartë se ky sulm që qeveria po i bën kapitalit të brishtë shqiptar në këtë kohë krize globale, do të shkaktojnë me siguri matematike =1 tkurrjen e ekonomisë, rritjen e papunësisë, varfërimin e shqiptarëve dhe sidomos rritjen e mëtejshme, dramatike, të ekonomisë informale. Është e qartë se ideja e ekonomisë së tregut të lirë nuk ka zënë asnjëherë vend në mendjen e shumicës së socialisteve, dhe sidomos të grupit të ngushtë të tyre që sot qeveris Shqipërinë. Përmes gjuhës së buxhetit dhe politikës fiskale, është e qartë se socialistët e shohin shtetin si një aktor dominant në treg. Nuk kanë shpjegim tjetër, rritja e taksave dhe tatimeve mbi kapitalin dhe çdo gjë tjetër për të dytin vit radhazi. Më ç’duket, ADN–ja politike e socialistëve që qeverisin sot Shqipërinë, i shtyn fort ta luftojnë kapitalin si shfaqje borgjeze. Në këta dy vjet të rikthimit të socialistëve të të gjitha llojeve në pushtet, bashkë me fotografitë e liderit të tyre politik dhe shpirtëror në ngjarje publike, është rikthyer edhe vendosmëria për të zmadhuar shtetin socialist dhe zvogëluar hapësirat ku jeton dhe vepron individi dhe sipërmarrja. Duke e taksuar biznesin kaq fort, ata duket sikur duan ta rrëzojnë nga froni kapitalizmin në Shqipëri. Ndoshta, këto rritje të taksave kanë për qëllim t’i thyejnë gjunjët të gjithë sipërmarrjes shqiptare dhe ta robërojnë atë, ta bëjnë atë skllave të humorit dhe axhendës politike për pushtet të Partisë Socialiste dhe LSI-së. Dihet që paraja e harxhuar nga qeveritë nuk krijon me shumë punësim dhe nuk krijon me shumë pasuri kombëtare, sesa po u shpenzua nga dora e privatit. Siç edhe dihet që kur Leku ikën nga privati dhe shkon te qeveria, shtohet mundësia për mbështetje financiare me para publike të klientëve më të ngushtë politikë të qeverisë. Për këto arsye dhe politika që po zbatojnë të dyja buxhetet e socialistëve, si ai që po përmbyllet i 2014-s, ashtu dhe ai që vjen në 2015-n, janë buxhete antizhvillim. Është një filozofi antikapitaliste, anti ekonomisë së tregut. Hayek e shpreh qartë këtë situatë që po rimerr jetë në Shqipëri: nëse fillon me politika ndihme sociale të çdo lloji, që nga taksimi për qëllime sociale, komandimi i individit, apo manipulimi i marrëdhënieve të tregut të lirë, është e sigurt që do përfundosh në totalitarizëm. Po ashtu, kjo filozofi e rritjes së taksave për të financuar aparatin ineficient shtetëror, e ka nxjerrë Shqipërinë nga loja e konkurrencës me shtetet e tjera të rajonit. Taksimi i kapitalit ne Shqipëri ka arritur në 30 për qind, kështu që konkurrimi me Maqedoninë, Malin e Zi, Kosovën apo dhe Serbinë, që u vizitua se fundmi nga Kryeministri, është pothuaj i pamundur. Por qeveritarët e sotëm nuk janë në rrugë të gabuar vetëm me këtë gjë. Ata nuk janë dhe aq të përkorë. Përkundrazi, janë ata që e kanë ngritur klientelizmin në sistem. Nuk e kanë për gjë të favorizojnë pijet energjike duke u hequr atyre akcizën, sikundër nuk e kanë për gjë të mos mbrojnë shëndetin dhe cilësinë e jetës së shqiptarëve duke u hapur tregun me vendim qeverie miellrave të një cilësie më të dobët dhe njëkohësisht duke i vendosur operatorët e tregut shqiptar në kushte konkurrence të pafavorshme. Kjo politikë dhe ajo e taksave të rritura ndaj kapitalit, dhe jo vetëm, po e ringre murin e izolimit të Shqipërisë, po e bën atë gjithnjë e më pak atraktive për investime të brendshme dhe të huaja. Po nxit bizneset të largohen nga Shqipëria drejt tregjeve më të favorshme, duke shkaktuar kështu ulje të mëtejshme të punësimit dhe varfërim të të gjithë shqiptarëve. Kjo filozofi e deritanishme e qeverisë, përveçse është antikapitaliste, është edhe antikombëtare. Mentaliteti kolektivist i ngulur si një gozhdë trau mu në ballë të shumë qeveritarëve të sotëm u rishfaq me artikulimin e bërë në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ku sulmohet PD, duke thënë se ajo i uli taksat qe të fitonte vota, dhe ne tani na duhet t’i ngremë. Zotërinj shokë! PD nuk i uli taksat që të fitonte vota, por sepse kjo është alternativa ekonomike që u ofron ajo shqiptarëve. Në themel të ekzistencës së Partisë Demokratike është liria ekonomike dhe funksionimi i ekonomisë së tregut. Liria ekonomike është me individin dhe sipërmarrjen. Këtë po jua thotë shumë fort i gjithë biznesi shqiptar ne konsultimet që formalisht po kryhen në Parlament. Ata janë të qartë. Kërkojnë uljen e taksave dhe jo rritjen e mëtejshme të tyre. Deri kur do talleni me ta?

Nga ana tjetër, a duhet të mjaftohet biznesi vetëm me paraqitjen elokuente të këtyre kërkesave në Parlament, dhe pastaj të presë pasivisht që qeveria, njësoj si vjet, të bëjë çfarë i do qejfi? Biznesi duhet ta thotë fjalën e vet fort. Duhet ta përdorë peshën e vet si aktori kryesor i zhvillimit, punësimit dhe mirëqenies në Shqipëri. Në forume, në media dhe në rrugë po lindi nevoja. Mbi 200.000 të papunët vetëm sa do të shtohen, nëse biznesi nuk çlirohet nga këto taksa. 

Është e sigurt që shqiptarët do jenë më të varfër në 2015-n. Heqja e fashës së mbrojtur prej 300 KW, dhe automatikisht rritja e çmimit, i ka detyruar shumë prej tyre në prag të dimrit të mblidhen kruspull, të mbulohen me batanije dhe të presin me ankth ardhjen e të ftohtit. Shumë prej tyre janë pensionistë. Janë prindërit tanë. Ata nuk kanë me se ta paguajnë këtë paaftësi të qeverisë. Duket sikur qeveria më këto taksa të reja dhe çmimin e rritur të energjisë do që t’i vrasë shqiptarët në gjumin e dimrit. Në mos të gjithë, një pjesë të tyre. A duhet ta lëmë këtë të ndodhë? Shqiptarët duhet të çohen në këmbë të mbrojnë xhepin e tyre, të luftojnë kundër varfërimit të tyre me vendime arbitrare qeverie, të mbështesin biznesin, të mbrojnë liritë e fituara që u garantojnë të tashmen dhe të ardhmen e tyre. Nuk ka rrugë tjetër!

26 Komente

Zotërinj shokë! PD nuk i uli taksat që të fitonte vota, por sepse kjo është alternativa ekonomike që u ofron ajo shqiptarëve.

Je shume i qarte me istikamin, por dhe vete je duke shkruar qe eshte alternative. Kam dyshim qe nuk ja njeh mire kuptimin fjales alternative.

 

Ai e kupton shume mire, z komentues. Çeshtja eshte se ju nuk keni kuptuar shkrimin e zotit Shano, i cili pikerisht duke forlur per alternativa, kujton se ajo socialiste nuk funksionon as e moderuar e jo me ne kete forme groteske.

Alternativat u votuan e do votohen serish. 

He mer se mban ai milet, ka dhene prova.smiley Pastaj rilindja, si cdo gje e mire, kushton. Pse s'e meritonte Dashnia nje ministri?

 A ka mundësi shteti të rrisë punësimin? Përgjigjja është JO.

WTF peshku.. me mire na kishit sjelle dora vete Fahri Balliun.. ky firaun vete pyet dhe vete pergjigjet

dhe vazhdon me pyetjet e tija:

: Po Franca, Suedia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës…? 

Belul vazhdoje: " Po Dovleti Ismail Bej, c'thote Dovleti? smiley

Wow.

An Ad Hominem is a general category of fallacies in which a claim or argument is rejected on the basis of some irrelevant fact about the author of or the person presenting the claim or argument.

A conflict of interest (COI) is a situation occurring when an individual or organization is involved in multiple interests, one of which could possibly corrupt the motivation.

 

Autori nga ana etike duhej te bente nje "disclaimer" : Qe eshte eksponent dhe autopolant i Lul bashes dhe PD-hit  dhe pastaj te llomotise sa te doje. 

Kete e beri Ilir Jani -per ty, qe kur ta lexosh ta kesh parasysh edhe kete fakt,  Do me thene donte te te hapte syte. por ti JO. une i dua syte e mbyllur.

Ti meqë je me flamur kanadez duhet ta deklarosh veten si parazit që ha në kurriz të shtetit dhe të taksapguesve kanadezë??

Megjithatë, je shumë i zgjuar. Kështu vazhdo. smiley

Po ty kush te tha qe une ha ne kurriz te tjereve? apo  keshtu me crystal ball. LOL 

ehhhhh veizi shoke veizi / e kruajti tek murrizi.

An Ad Hominem is a general category of fallacies in which a claim or argument is rejected on the basis of some irrelevant fact about the author of or the person presenting the claim or argument.

Shteti nuk e rrit punesimin. Shteti nuk stimulon as ekonomine. Ose me mire te themi ekonomia stimulohet vetiu kur shteti nuk nderhyn me planifikime, meqe eshte treguar ne te gjitha format e mundshme dhe te ndryshme qe planifikimi qendor qofshin planet 3, 5 apo 10 vjecare ( smiley ) deshton.

Franca, e para e cituar eshte ne krize. Eshte shteti europian qe i ka te ardhurat nga taksimi rreth 40 e ca perqind te PBB-se - vetem ndonje vend nordik ia kalon. E kote te kujtojme krizen qe po kalon Franca apo europa ne pergjithesi, per shkak te ketyre shpenzimeve te tepruara "te planifikuara" qe shpesh rrisin peshen fiskale tek qytetari (duke e kthyer kete ne skllav) e mepastaj kur nuk ka me taksa c'te shtohen, futen ne borxhe, sic ishte shembulli emblematik i Greqise apo sic kane borxhe edhe shume vende te tjera europiane.

Suedia, eshte nje nga ato vendet nordike qe shpesh merren si shembull i funksionimit te mire te welfare state, ku shteti ka taksa relativisht te larta dhe ne kembim jep sherbime dhe siguri te theksuar sociale. Ceshtja eshte se Suedia, apo Norvegjia, mund te kene welfare me te zgjeruar ne krahasim me vende te tjera, por ato kane burime natyrore me prodhimin dhe shitjen e te cilave furnizojne arken e shtetit. Norvegjia psh, ka burime nafte, e madje ka nje kompani, nje korporate me nje pjese te mire te aksioneve me pronesi shteterore qe merret pikerisht me punen e naftes. Nga ana tjeter, socialistet e gjithe botes i tellallisin vendet nordike si pararoja e energjive alternative. Ashtu mund te jete, por nuk eshte se i kane lene gje pasdore keto burimet e vjetra.

SHBA? Ndonjehere tjeter.

Buxheti i vitit 2015 përcjell mesazhe. Për shembull, është evidente cilët janë kanakarët e Kryeministrit në qeveri. - A e nxit ky buxhet konkurrueshmërinë e sipërmarrjes shqiptare? Në çfarë filozofie qeverisëse e kanë dorëzuar veten shqiptarët dhe a do rritet punësimi për ta?

Gjatë vitit 2014 qeveria projekton që të ardhurat që do mblidhen në buxhetin e shtetit do të jenë 40.7 miliardë lekë më shumë se në vitin 2013. - Zvogëlimi i mundësive për akumulim të kapitalit në dispozicion të sektorit privat, si e vetmja mundësi teorike dhe praktike për t’i kryer këto, siç e shpjeguam më lart, duket me sy të lirë. A ka mundësi shteti të rrisë punësimin? Përgjigjja është JO.

E padiskutueshme. Të vetmit që mund të krijojnë punësim të qëndrueshëm në Shqipëri dhe kudo në botë janë sipërmarrësit, duke vënë në përdorim kapitalin e tyre. Përveç të tjerave, qeveria e sotme mbledh para, merr borxh dhe nuk harxhon.- Sa më shumë të planifikojë shteti, aq më i vështirë bëhet planifikimi për individin. Kjo qasje mbështetet vetëm tek ideologjia e kufizimit të lirive dhe mundësive të individit dhe sipërmarrjes në favor të rritjes së mundësive të shtetit për të vendosur në emër të individit. Jo të jetë në shërbim të tij. 

Po e le me kaq ket ekstraktin fillim-fun paragrafi qe zakonisht me jep nje ide mbi cilsine e shkrimin. Peshku wtf? WTF?

 

Mos Bama, e gozhdove me argument teper te forte. Sic shifet nje fjali e gjysem, te dyja me ton pyetes, pseudo te indinjuar, ke pergejeshtruar tre paragrafe.

Jam e impresionuar nga logjika jote.

smiley rronj per tju impresionuar ju. 

Ky sikur ka qenë i kabinetit Nano më duket . Apo jom gabim ?  Si u tha në kohë të vet " Vidhni sa pa u bërë shtet dhe ta kalojmë me Katarsisa , se po u bë Shtet do katandisemi me  Shanot të japin mënd "

 Zvogëlimi i mundësive për akumulim të kapitalit në dispozicion të sektorit privat, si e vetmja mundësi teorike dhe praktike për t’i kryer këto, siç e shpjeguam më lart, smiley

Nuk qeke vetëm xhibo smiley

Apo s'ka mënd ky deri në grykë . E hudhi tuç dhe se Usa zotrie "Po nxit bizneset të largohen nga Shqipëria drejt tregjeve më të favorshme,...smiley

Të paktën PPU ka në dorë të lexojë prurjet për të pëjetur shkrusët , se kështu duket që LefTKopeja nuk e ka për gjë të vërvisë edhe Pampersa nga fusha e llamPaxhijve me kalem e letër dhe fletore katër lekshe me tabela shumzim -pjestimi !

Shifrat do ishin mire te jepeshin edhe ne euro, per 1 milion emigrantet qe jetojne jashte tashme. Sa do rritet taksimi i interesave vjetore te depozitave. Autori nuk thote gje. 

Kete pyetje duhet t'ia drejtosh qeverise z Pjer.Th.
Fakti qe nje njeri i informuar si puna juaj nuk eshte ne dijeni te ketyre shifrave dhe masave taksuese te qeverise dmth se qeveria nuk eshte transparente sa c'duhet. Dhe ku nuk ka transparence, pra ka uje te turbullt, ka edhe balte dhe pisllek. Apo e kam gabim? smiley

Pjer, taksa per kursimet behet 15%. Dhe taksat po rriten sistematikisht ne menyre uniforme...kompani shqiptare sot pagesat e stafit i bejne nga maqedonia, te tjera kane filluar te trashin librin e financave qe mbajne poshte tavoline, dhe evazioni eshte ne rritje...fatkeqesisht, nuk takon asnje person qe ka biznes apo punon si profesionist ne tirane (madje dhe administrate) qe shprehen pozitiv per gjendjen aktuale apo afat shkurter...keshtu qe Shano ndonese mund te jete zgjatur shume ne aspektin estetik te shkrimit, ne thelb eshte mese i sakte.

Flm Hulk. D. Shano eshte nje nder te paktit qe shkruan me qartesi per tema ekonomike. Ke gjithnje qejf ta lexosh.

Seriozisht e ke? Ti nuk sheh asnje problem me nje artikull qe flet negativisht per mbledhje taksash dhe ulje shpenzimesh si nje menyre per te ulur borxhin qe eshte bere mullar, nderkohe qe qorton shtetin se nuk kryhen aq investime publike sa ti mbaje frymen gjalle nje sektori privat te pazote te mbijetoje duke prodhuar ne menyre te konkurueshme, dhe nga ana tjeter na jep leksione crikell daun ekenamiks? 

Ky artikull eshte shkruar per tu lexuar ke mitingjet e PD-se. 

E ke kuptuar gabim shkrimin. Kam frike se nuk e ke lexuar fare.

a. Shpenzimet nuk ulen duke mbledhur taksa, apo duke i rritur ato. Shpenzimet ulen duke mos bere shpenzime, e si rrjedhoje kur nuk ben shpenzime nuk mbledh taksa por i le parate ne popullate (ta thone ekonomistet e gjithe botese se kush i administron me mire parate, popullata apo burokrati, qe nuk i ka gje parate e veta).

b. Mbledhja e taksave eshte gjithnje negative. Nderkohe qe rritja e tyre, sidomos ne forma te fshehta, eshte edhe me e keqe.

c. Borxhi eshte krijuar nga qeverite, dhe u rrit ne menyre tejet drastike nga qeveria Rama-Meta sapo erdhi ne pushtet, packa se kishte kritikuar ate te Berishes sepse edhe ajo e kishte rritur me disa pike perqindje borxhin. Borxhi fryhet kur xheveria shkon, jo vetem pertej bilancit, por shkon edhe pertej kompetencave te veta, duke kerkuar kompetenca gjithnje e me te reja, qe kinse i sherbejne publikut...

d. Sektori privat nuk mbijeton fale qeverise. Nese sjell ndonje shembull te tille, si psj ato bankat amerikane qe "shpetoi" Bushi dhe akoma me shume Obama, atehere ai eshte klientellizem i paster. Ne Shqiperi ka me bollek si ai. reforma universitare e propozuar nga qeveria Rama Meta ne bashkepunim me UET dhe te tjere, eshte klienteliste, sepse do te hedhi bazen qe keto universitetet edhe nese nuk pelqehen nga konsumatori, te mbijetojen, meqe do te arrijne me patjeter te konsolidojne veten ne kete pazar interesash korruptiv qe po projektohet dhe do te ngrihet me reformen e re universitare.

Pa ça biznesi aò ?!

Thuji ta kalojne gezushem me te dhjetat e Partise gjersa te vije dite e pashmangshme e konfiskimit, internimit e pushkatimit smiley

Neokomunistat e Tiranes do ta permbysin ate klase.

 

Autori vete pyet vete pergjigjet, e nis me paanesi po se mban dot ritmin dhe del ne identitet ne fund duke ber thirrje per protesta. Keto shkrime si merr dot seriozisht sado te mundohesh pasi duken qarte qe skane dhimbsuri per gjendjen ekonomike por prapavije te qarte politike. Nga ajo militantja madje.

keto jane shkrime te sforcuara qe partia jua detyron per ti bere, nese do qe te ngrihesh ne karr iere partiake. Ky i shkreti paska qene edhe dhjetorist e akoma nuk ja ka pa hajrin PD-hit. Por kur nuk ja ke pa keto 23 vjet, pret tia shofesh tani n'pleqni? Plak qejfli!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).