Enti Rregullator ka pranuar të marrë në shqyrtim kërkesat e të tre kompanive të sistemit energjitik për tarifat e reja, duke i hapur rrugë zyrtarisht procesit për vendosjen e çmimit të ri.

Enti Rregullator ka pranuar të marrë në shqyrtim kërkesat e të tre kompanive të sistemit energjitik për tarifat e reja, duke i hapur rrugë zyrtarisht procesit për vendosjen e çmimit të ri. 

Sipas aplikimeve zyrtare të dorëzuar pranë Entit, të tre kompanitë kërkojnë rritjen e tarifës që ato përfitojnë në zinxhirin e çmimit të energjisë. 

Përkatësisht, KESH kërkon që pjesa e saj e çmimit të shkojë nga 2.2 lekë për kilovat, që është aktualisht në 3.3 lekë pas 1 janarit. 

Sipas KESH, kjo rritje kërkohet për të kompensuar koston shtesë të energjisë që blen nga HEC-et private, por edhe kreditë që ka në banka. 

OST ka kërkuar rritje nga 0.65 në 0.73 lekë për kilovat, ndërsa Operatori i Shpërndarjes ka bërë kërkesë që çmimi i përfituar prej tij të rritet nga 5 lekë në 6.96 lekë për kilovat/orë. 

Çmimi final që paguan konsumatori për energjinë është rezultat i shumës së tarifave që përfiton secila nga tre kompanitë. Me aplikimet e tyre pranë Entit Rregullator, këto kompani kërkojnë që çmimi final për konsumatorët të rritet me 3.18 lekë për kilovat/orë nga niveli aktual. 

Kjo do ta çonte tarifën mesatare që paguajnë konsumatorët nga 9.53 në rreth 12.7 lekë për kilovat/orë. Edhe në të kaluarën kompanitë kanë kërkuar rritje të forta të çmimit, me përjashtim të tre viteve të fundit kur çmimi ka qenë i paracaktuar. 

Por vendimi final i Entit ka qenë gjithmonë i ndryshëm nga kërkesat e tyre. Vendimi për çmimet e reja të energjisë pritet të merret muajin që vjen. 

Ndërkaq, këtë të martë përfaqësuesit e misionit të FMN-së, të sapombërritur në Tiranë, kanë zhvilluar një takim të gjatë me drejtuesit e Entit Rregullator, ku vendimi për çmimet duket se ka qenë tema kryesore. 

Paraprakisht Enti, por edhe qeveria kanë lajmëruar se do të njëhsojnë çmimin energjisë duke hequr fashën e mbrojtur prej 300 kilovat/orë. 

Kjo sjell automatikisht rritje çmimi për të gjitha ato familje nën këtë nivel konsumi. Por sipas qeverisë, 204 mijë familjet me të ardhura të ulëta do të kompensohen me nga 700 lekë në muaj për këtë rritje të çmimit.

28 Komente

Kane filluar nderprerjet, se keto rritjet e cmimeve i mora vesh??

p.s: Ne nje vend si ky, do prisja shume ulerima socialiste per korporativizem, apo kompani te medha qe rrjepin konsumatorin, por nuk po shikoj gjekafshe... smiley

Çmimi final që paguan konsumatori për energjinë është rezultat i shumës së tarifave që përfiton secila nga tre kompanitë.

Korporatat jane me kapital shteteror d.m.th ajo qe po rrjep popullin eshte qeveria. Socialistet Te flasin kunder qeverise? .. Mos prit kot

Demokratet do Te protestojne me 22 Nentor

 

Si perfundim, sa vajti çmimi Bravekiddo, mundesisht ne eurocent. 

Po s'eshte vendosur nga Enti, javen tjeter thuhet ne artikull

Kesh ardhur dhe ai mavria i tabelave me BIRN . Atij që i ka marrë perëndia mendt se është ekonomist dhe i japin artikujt ti bëjë si letrar që është . Gjynah smiley

Po nejse  mund të ndihë z.Pjer të kuptojë nga Mish Mashi BIRN , që nuk meret vesh pse e ka botuar dhe kë heton . Pastaj për përfundime kalamajsh me Protestat e PD-hit që e shaktëroi me themel sist energjitik dhe e ka lënë në këtë derexhe ,  nuk besoj se mendon që do Ndrisim e LlamPathisim durnjanë !

 Por sipas qeverisë, 204 mijë familjet me të ardhura të ulëta do të kompensohen me nga 700 lekë në muaj për këtë rritje të çmimit.

Per nje familje kater vetesh dhe ne asistence me 3000 lek, 700 leke bejne diference te madhe. 

700 lek=7000 lek te vjetra, 7 usd. Lind pyetja si ti shpenzojne keto para smiley

te blejne nga nje cokollate 30 lek per 23 dite, ta ndajne ne katersh, sa per te embelsuar pak gojen

 

Nese e shikon thelle-thelle, ka benefite shendetesore te mosngrenja e cokollates. T'ua heqin edhe ate 700 leksh! S'u duhet gje...

Në një tv tek rubrika e shtypit të përditshëm dëgjova më të bukurën. Sipas qeverisë nuk u jepet asistenca sociale atyre që kanë frigorifersmiley 

http://gazetatelegraf.com/ndihma-ekonomi...

Ndihma ekonomike ne Shqiperi 4 here me e vogel se ne Somali

Pasi Ministri Veliaj deklaronte pastrimin e listave nga qindra ose mijerave perfitues te padrejte te kesaj ndihme "te madhe" prej 1800 lek/person, llogjikisht duhet te kishte rritur ndihmen per ata qe kane me te vertete nevoje. Rezultati eshte vetem mashtrim alla rilindje dhe tallje neper ekrane

 

Publikohet programi PS:
"Rilindja Shqiptare"

- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama shpalosi mbrëmë në faqen e tij zyrtare të internetit, edirama. al, programin e ri të PS-së i cili do të miratohet nesër në Kongres. Ndërkohë Shqiptarja. com shkruan sot se Kongresi i PS që do mbahet nesër, pritet të rinovojë 40 përqind të Asamblesë. 

Program titullohet “Rilindja shqiptare” dhe përbëhet prej 92 faqesh. “Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor, ju e doni këtë ndryshim e ne jemi gati ta bëjmë bashkë me ju ndryshimin e dëshëruar” – shkruan Rama në faqen e parë të prezantimit të programit.

Program është ndarë në kapituj të titulluar “Rimëkëmbja e ekonomisë”, “Ripërtëritja e Shoqërisë” , “Rivendosja e demokracisë” dhe “Ribashkimi me Europën”

EKONOMIA 
PS premton 300 mijë vende të reja pune brenda mandatit të parë qeverisës, anulim i të gjitha koncesioneve të paligjshme, politikë fiskale në funksion të zhvillimit ekonomik e social, ulje e kostos së jetesës për 95 perqind të popullsisë, heqje e taksës së sheshtë, politikë e re fiskale që ul kostot e prodhimit bujqësor, ulje e TVSH-së për produktet ushqimore bazë, zgjidhje e çështjes së pronës.

SHOQERIA
Shërbim shëndetësor universal dhe solidar për të gjithë, pagë minimale dhe minimumi jetik i garantuar, pensione jo më të ulëta se 40 për qind e pagës mesatare, ujë të pijshëm dhe kanalizime, energji elektrike, fond strehimi, buxheti për arsimin sa 5 për qind e PBB, sistem i pavarur për vlerësimin dhe renditjen e shkollave të larta.

DEMOKRACIA 
Përmbushje e standardeve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme; rikthim i parlamentarizmit dhe respekt ndaj opozitës, drejtësi e shpejtë dhe profesionale, ccmontimi i sistemit të korrupsionit dhe kulturës së pandëshkueshmërisë; administratë publike e depolitizuar, rigjallërim i autonomisë vendore dhe decentralizim i plotë fiskal.

INTEGRIMI 
Partneritet strategjik me SHBA dhe BE; Përmbushje të angazhimeve që burojnë nga anëtarësimi në NATO; buxheti për ushtrinë 2 perqind të PBB -së; Marrja sa më shpejtë e statusit të vendit kandidat; Reforma që mundësojnë eksesin në komponentët e ndihmës së para aderimit të BE; Fond i posaçëm për specializimin e administratorëve të rinj në çështjet europiane.
(s.g/Shqiptarja.com) 

Lajme
04 Nentor 2011

Ndërkaq, këtë të martë përfaqësuesit e misionit të FMN-së, të sapombërritur në Tiranë, kanë zhvilluar një takim të gjatë me drejtuesit e Entit Rregullator, ku vendimi për çmimet duket se ka qenë tema kryesore.

smiley Po jo mo, c'ne cmimi i energjise teme kryesore. Me ERE-n FMN-ja eshte takuar per politikat bujqesore smiley

smiley

futini nje pjesetim 700 lekeve kompensim per 300 kilovatet e pare , dhe shtroni ekuacionin se sa do te jete cmimi ne fund te kesaj loje. pra:

300 me ... x dhe mbi 300 me y  propozohet e gjitha te jete z 

x= 7.7 L/kWh

y= 13.5 L/kWh

z=?

z*kw - x*kw= 700 lek 

z*300kwh - 7.7lek*300kwh = 700lek

z*300 kvh - 2310lek=700lek

z*300 kvh=700+2310

z*300 kvh=3010

z=3010/300

z=10L/kWh

pra sipas llogarive cmimi do jete diku tek 10L/kWh

ose z = (7.7+13.5)/2 = 10.6

 

vlerat perafrojne por nuk eshte ceshjte cmimi mesatar , duke u nisur nga sa kane parashikuar ne buxhet per kompensim del dhe cmimi i ri qe do jete diku tek 10 lek per kilovatore. kompnesimi do jepet vetem per familjet ne nevojeose e thene ndryshe per pensionistet 

mal ketej e mal andej, ne mes kalon nje lum i tere....

ajde dhe perkufizo "nevojen"!!

Ka kaluar ne buxhet. I kane bere llogarite. Dmth shtresat ne nevoje sipas vilajet qyrkut. Dhe kryefamiljaret pensioniste.

Une i futa nje te pjestume direkt 700 lekeshit me 300 kwh e fashos dhe me doli 700/300= 2.33 leke. Pra me kete shume qe shteti ua jep familjeve ne nevoje ato mund te perballojne pa shpenzime shtese nje cmim prej 2.33 leke me shume se ai i fashos dhe qe eshte 7.70 leke kwh. Pra, cmimi i ri duhet te vendoset diku tek 10.03 leke kwh (7.70 + 2.33). Deri ketu ne regull, por meqe kemi te bejme me konsumatorin e fundit atehere ketij cmimi duhet ti shtojme e dhe TVSH prej 20 % dhe do te na dali diku tek 12.03 leke kwh. 

Berbero meqe eshte dhe tvsh atehere shtoje ne ekuacion pasi e kishim harru....vlera e re eshte diku tek 9.64 lek per kwh aq kompensohet. Pa tvsh.

dhe do te na dali diku tek 12.03 leke kwh.

13.5 lek kwh shqiptaret paguanin kur , tejkalohej  300 kwh i cili paguhej me 7.7 lek per kwh !

7.7 lek shume lire!

 Tani me nje llogari te thjeshte del qe sot te varferit paguajne me shume se ne kohen e Berishes.smiley

Dje

300kwh  .  7.7 lek  = 2310 lek (cmimi i vjeter )

Sot

300 kwh . 12.03 = 3609 lek (cmimi i ri )

3609 -700 = 2099 lek diferenca mbas rimbursimit.

2310 lek Cmimi i vjeter per 300 kwh  - 2099 lek cmimi i ri per 300 kwh = pra del i 200 lek teper .

 

 

 

Kam 1 kwh dhe e paguaj 10.6 lek

Pse 10.6 ?

Po sa ?

12.

Pse 12 ?

Po sa ?

E vjedhim !

 

te na fusin ne burg.

pse burg?

po ku?

ne qeveri.

pse qeveri?

po ku?

ne parlament.

Vete e votuan , 70.6 ta kishte bo.

Shtriju mëngën i nderuar Edi ... Sidomos kontroll të detajuar dhe shtrydhje deri në Palcë këtyre Hajdutëve të Saliut që të çajnë menderen me " keqardhje " për popullin Fukara e të Vuajtur ..

Dhe thonë cilat situata pregatisin kamunizmin smiley ..dhe Kush ..Anëtarët e partisë Komuniste të reformuar  si mos më keq dhe në Kulmi i Injorancës e Llumi i ish PK në substancë e Individë Udhëheqës ..alias  PD-hit!

Tani , sipas te dhenave qeveria nuk fiton gje nga rritja pasiqe pjesen me te madhe e kompenson, biles ata qe harxhojne 800 kwh si une psh do paguaj me pak.
Nuk po ma kap radari rritjen me zbritje......spo na e thone ku fle lepuri......

 204 mijë familjet me të ardhura të ulëta do të kompensohen me nga 700 lekë në muaj për këtë rritje të çmimit

Keto 204 000 familje duhet te jene nen-nivelin e varferise ..

ndoshta ky numer mund te jete edhe me i madh dhe qeverite i fshehin

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).